Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 05-07-2007, 11:15
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 21-09-2006
Postimet: 99
All-llahu tė shpėrbleftė: 86
Falėnderuar 52 herė nė 27 Postime
Rep Fuqia: 96
Granit ka shprehje tė posaēme
Agjerimi i Ramazanit

Nga dobitė e shumta tė agjėrimit tė Ramazanit do tė tregohen vetėm shtate prej tyre, brenda nėntė pikave:

1) Muaji i Ramazanit qė nė tė filloi tė shpallet Kur’ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra).

Pika e parė: Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė nga pikat e para tė "Themeleve tė Besimit" tė fesė Islame.

Agjėrimi ka disa anė tė dobishme, qė mbėshteten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqėrore dhe individuale, sidomos nė edukimin e veseve tė nefsit dhe pėr tė shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., pėr mirėsitė qė na ka dhėnė. Muaji i Ramazanit ėshtė njė vėrejtje dhe paralajmėrim nga pikėpamja e Edukatės Hyjnore, sepse ka shumė dobi. Ja njė nga kėto:

All-llahu xh.sh. i Madhėruar, faqen e tokės e ka krijuar nė formėn e njė sofre, tryeze, me tė gjitha llojet e mirėsive dhe e ka shtruar pėrpara tė gjithė popujve nė njė mėnyrė tė atillė.

2)“nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe nė kėtė mėnyrė, Ai shfaq Edukimin e Gjithmėshirshmėrisė dhe Plotmėshirshmėrisė sė Vet. Njerėzit, nėn perden e pakujdesisė tė tė mirave materiale, nuk po munden tė vlerėsojnė dhe tė ēmojnė tė mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhėruar me urdhėrin e agjėrimit tė Ramazanit, i shtyn besimtarėt tė vihen nė pozitėn e njė ushtrie. Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, duke dalur para Mbretėrisė, i fton besimtarėt tė marrin pjesė nė njė adhurim dhe festė tė amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesėn Hyjnore tė iftarit me fjalėn e ezanit tė akshamit, duke thėnė: “All-llahu- Ekber!", qė shpirtėrisht ka kėte kuptim: "Urdhėroni robėrit e Mi tė nėnshtruar”. Pėrkundrejt kėsaj situate tė bukur tė Mėshirshmėrisė sė Gjerė tė tė Gjithmėshirshmit, besimtarėt pėrgjigjen me njė rregullsi dhe pėrsosmėri tė shkėlqyer. Tė gjithė besimtarėt nė momentin e iftarit, pėrpara sofrės presin urdhėrin e Krijuesit tė Madhėruar. Ēfarė thua, a e meritojnė t’u thuash njerėz,atyre qė nuk marrin pjesė kėtė adhurim tė ndershėm dhe fisnik?

Pika e dytė: Kjo pikė e ka qėllimin tek falenderimi i mirėsive tė All-llahut xh.sh..dhe pėrmban shumė dobi, por ne do tė parashtrojmė vetėm njė. Siē ėshtė treguar edhe nė “Fjalėn e Parė", nuk mund tė merret me mend se sa ēmenduri ėshtė tė shpėrblesh shėrbėtorin pėr arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerėsuar atė qė i ka dėrguar dhe nė mėnyrė tė pakujdesshme t'i nėnvlerėsosh ato, kur dihet qė ato dhurata kanė vlerė tė jashtėzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhėruar, pėrballė mirėsive qė ka ekspozuar nė faqen e tokės, kėrkon falenderime nga njerėzit.

Shkaqet e dėrgimit tė mirėsive, nuk vlejnė pėr gjė tjetėr, por mė tepėr ato janė si njė shėrbyes. Ne veten e konsiderojmė mirėnjohės ndaj tyre, duke i dhėnė njė vlerė apo ēmim, mė shumė se sa e kanė merituar, kurse Bamirėsi i Vėrtetė, duke u nisur nga arsyeja e mirėsive, meriton shumė mė tepėr falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atė, duke i pranuar mirėsitė drejtėsisht nga Furnizuesi i Madhėruar, duke e ditur se kush ėshtė Pronari i vėrtetė dhe tė pėrcaktosh vlerėn e tyre. Kjo do tė dalė nė pah atėhere kur e pranon nevojėn ndaj tyre, e kjo vlerėsohet vetėm kur agjėron.

Tani e kuptuat se agjėrimi nė muajin e Ramazanit ėshtė njė "Ēelės" i vėrtetė pėr njė falenderim tė madh dhe tė pastėr. Nė kohėra tė tjera, ngaqė nuk kanė qenė tė detyruar, shumė njerėz nuk e kanė ndjerė dhimbjen e urisė dhe nuk kanė mundur tė pėrcaktojnė dot vlerėn reale tė mirėsive. Njeriu nuk mund ta dijė vlerėn e copės sė bukės tė thatė, sidomos pasanikėt, tė cilėt e kanė mundėsinė e vlerėsimit vetėm gjatė muajit tė Ramazanit. Kurse nė pikėpamjen e besimtarit, nė kohėn e iftarit ajo bukė thatė, nė dėshminė e shqisės sė shijes, na tregon se ėshtė njė mirėsi e madhe.

Duke filluar qė nga Mbreti dhe deri tek mė i varfėri i fundit, nė muajin e Ramazanit, duke vlerėsuar mirėsitė e All-llahut xh.sh., shpirtėrisht e fitojnė sevapin e falenderimit. Besimtari ėshtė i ndaluar tė hajė ditėn, mirėsitė e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se kėto mirėsi nuk janė tė tiat. Unė nuk jam i lirė t'i konsumoj nė qejfin tim. Ato janė malli dhe mirėsia e tjetėrkujt dhe duhet pritur urdhėrin e Tij. Me kėtė mendim duke i vlerėsuar mirėsitė, shpirtėrisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjėruar, ju bėni detyrėn ndaj All-llahut xh.sh., qė ėshtė ēelėsi i falenderimit.

Pika e tretė: Ne do tė shėnojmė vetėm disa nga dobitė e shumta tė agjėrimit, qė kanė si pikėsynim jetėn shoqėrore.

Kėshtu: Njerėzit, Zoti i ka krijuar qė tė ushqehen nė forma dhe mundėsi tė ndryshme. Sipas kėtyre dallimeve, pėr kėtė pasanikėt i fton tė ndihmojnė tė varfėrit. Kurse pasanikėt gjendjen e dhimbshme tė varfėrisė, mund ta kuptojnė vetėm atėhere kur duke agjėruar, ta ndjejnė vetė atė. Po tė mos ishte agjėrimi, shumė pasanikė duke mos e provuar dhimbjen e urisė, do tė binin viktimė e nefseve tė tyre dhe nuk do tė kishin asnjė pikė mėshire pėr tė varfėrit, tė cilėt kanė shumė nevojė pėr atė mėshirė. Ky mendim qė tė shtyn tė respektosh racėn tėnde, ėshtė themeli i tė vėrtetės sė falenderimit. Patjetėr qė mund tė gjesh dikė mė tė varfėr se vetja, sado i varfėr qė tė jesh. Po qe se nuk detyrohet tė vuajė urinė, atėhere askush nuk mund tė kryejė detyrimin e mėshirės, qė ėshtė i obliguar tė bėjė mirė dhe tė ndihmojė tė varfėrit siē e meritojnė. Pa ndjerė dhimbjen e urisė edhe nė qoftė se do tė bėjė mirė, e bėn mangut, sepse nuk ka rėnė nė gjendjen e saj.

Pika e katėrt: Agjėrimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumė dobi, ne vetėm* njė do tė shpjegojmė:

Kėshtu nefsi i njeriut do ta shohė veten tė lirė. Pėrderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon qė dikush t'i ndėrhyjė nė fushėn e vet. Nuk mund tė pranojė se dikush po e edukon me mirėsi tė panumėrta. Nė veēanti kush ka pasuri dhe pushtet tė pakufizuar dhe sidomos kur atė e ndihmon edhe pakujdesia. Nė kėtė rast, mirėsitė e All-llahut xh.sh. i gėlltit si kafshė dhe pėrfiton si i shfrenuar. E pe se nė muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga mė i pasuri deri tek mė i varfėri e kupton se askush nuk ėshtė zot, sepse Pronar ėshtė tjetėrkush. Askush nuk ėshtė i lirė, por rob dhe e pranon se po nuk urdhėroi Ai edhe punėt mė tė thjeshta dhe mė tė lehta nuk mund tė realizohen. As dorėn nuk mund ta zgjasė pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Nė kėto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon tė bėjė detyrėn kryesore tė falenderimit. *nefs, egoja, uni, dėshira qė janė tė karakterizuara vetėm pėr kėtė botė.

Pika e pestė: Prej shumicės sė dobive, agjėrimi ėshtė ndikimi nė edukimin e nefsit,duke i pėrmirėsuar ato. Njėrin, tė cilin po e pėrmendim mė poshtė, i shėrben braktisjes sė punėve tė liga dhe pėrmirėsimit tė sjelljeve tė kėqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobėsinė, varfėrinė e pafundme dhe paaftėsitė e panumėrta. Ai nuk do qė t’i shohė ato dhe ta kuptojė se ėshtė njė i varfėr qė mund tė shkojė drejt zhdukjes. Ky ėshtė edhe thelbi i fatkeqėsisė, sepse ai ėshtė njė krijesė qė ėshtė krijuar prej mishi dhe kocke, qė do tė prishet sė shpejti dhe do tė ndahet. Ai mendon se ka njė trup prej ēeliku, qė kurrė nuk do tė zhduket, prandaj sulet pas interesave tė kėsaj bote, duke imagjinuar se nuk do tė vdesė. Me njė ambicje tė tmerrshme dhe me njė lidhje tė fortė pas kėsaj bote, bėn ēdo pėrpjekje. Tėrhiqet pas ēdo gjėje qė ėshtė e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin qė e edukon me Mėshirėn e Pasosur. Mė nė fund rrokulliset nė moralin e keq, duke mos menduar pėr pėrfundimin e jetės, sepse edhe ai do tė vdesė njė ditė dhe do tė ikė nė jetėn e pėrjetshme. Agjėrimi i Ramazanit u tregon dobėsinė mosmirėnjohėsve, varfėrinė dhe pakujdesinė e tyre. Pėr shkak tė urisė ata mendojnė stomakun dhe e pranojnė nevojėn e tij. Me anė tė urisė sė agjėrimit, njeriu e kujton se sa mashtrues ėshtė trupi i tij dhe e pranon se ka nevojė pėr Mėshirėn e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn tė braktisė idhujtarinė e nefsit dhe tė pranojė dobėsinė dhe varfėrinė e tij. Nė kėtė mėnyrė i zgjohet dėshira qė tė mbėshtetet nė praninė e All-llahut xh.sh. dhe atėhere shpirtėrisht bėhet gati qė me dorėn e falenderimit tė trokasė nė derėn e Mėshirės sė Tij (me njė kusht qė tė mos ia prishė zemrėn pakujdesia).

Pika e gjashtė: Gjithashtu nė muajin e Ramazanit, ėshtė zbritur Kur'ani, e cila ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme. Ne vetėm pėr njė dobi do tė flasim. Kur'ani i bekuar qė ka zbritur nė tokė pikėrisht nė kėtė muaj, ka zgjedhur pėr vete muajin e Ramazanit, po kėtė periudhė, pėr tė treguar mikėpritjen e mesazhit tė All-llahut xh.sh. dhe pėr t’u pastruar nga veset e kėqija epshore. Pėr kėtė arsye, ne duhet t’i pėrulemi urdhėrit, duke mos ngrėnė dhe pirė, veprime kėto qė tė ēojnė nė pėrngjasimin e melekėve (engjujve). Pra siē veprojmė kur lexojmė Kur'an, ashtu edhe e dėgjojmė me respekt fjalėn e All-llahut xh.sh., me njė vėmendje tė madhe, sikur se sapo tė kishte ardhur nga Ai, nėpėrmjet tė Dėrguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Tė duket sikur kėto fjalė po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kėshtu pėrfiton njė kėnaqėsi shpirtėrore, sepse mendon arsyen e zbritjes sė Kur'anit nė tokė. Veē kėsaj, pėr tė tjerėt ju bėheni edhe si njė pėrkthyes i posaēėm.

Nė muajin e Ramazanit sipėrfaqja e tokės shndėrrohet nė njė xhami tė tillė, qė njė milion hafizė tė Kur'anit, ia kėndojnė atė popullit, tė cilėt e dėgjojnė me respekt. Kėshtu sa herė qė vjen muaji i Ramazanit. Kėtė kuptim e nxjerr nė dritė ky Ajet i ndritur.

3) Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur’ani.

Me kėtė veprim dėshmohet se muaji i Ramazanit ėshtė gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Pėrveē hafizėve tė fesė Islame edhe shumė grupe tė tjera, i pėrulen Atij kur dėgjojnė zėrin e bukur tė hafizėve, gjithashtu edhe shumė tė tjerė kėndojnė pėr vete. Nė kėtė mėnyrė tė ndahesh nga njė xhami, prej njė adhurimi tė bukur qė i bėhet Zotit dhe tė adhurosh nefsin duke ngrėnė dhe pirė, padyshim kjo sjellje ėshtė e shėmtuar dhe i hidhėron shumė ata qė shkojnė nė xhaminė e madhe tė botės (domethėnė tė gjithė myslimanėt qė agjėrojnė, konsiderohen si njė xhami e madhe). Po kėshtu edhe kur u kundėrshton atyre qė agjėrojnė muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtėrore tė tė gjithė popujve myslimanė kudo nė botė.

Pika e shtatė: Prej shumė dobive tė agjėrimit tė muajit Ramazan, ėshtė edhe vėrtetimi se kjo botė ėshtė njė vend tregtimi dhe bujqėsie pėr jetėn tjetėr:

Pra nė muajin e Ramazanit vetėm me njė punė tė mirė tė jetės sė mbrapme, pėrfiton njėmijė sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe tė Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtė Ramazanit, pėr ēdo shkronjė tė Kur'anit qė ti kėndon, fiton sė paku dhjetė sevape, mirėsi dhe fruta tė xhennetit. Nė muain e Ramazanit, jo dhjetė, por pėr secilėn shkronjė fiton njėmijė, kurse pėr ato tė disa ajeteve, siē janė ato tė “Ajetul Kursi”-sė, fiton me mijėra sevape. Nė tė xhumatė e muajit Ramazan dhe nė natėn e Kadrit, pėr njė shkronjė fiton tridhjetėmijė sevape. Ja pra, njė shkronjė njeriut i jep tridhjetėmijė sevape dhe Kur'ani pėr atė bėhet dobiprurės nė muajin e Ramazanit, si njė pemė e xhennetit, "Tuba”-s, njė dru frutor i shndritshėm dhe i pėrjetshėm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur kėtė tregti tė amshuar dhe tė pėrjetshme dhe kuptoje se sa humbje tė pafundme ėshtė pėr ata qė nuk e ēmojnė Kur'anin.

A e kuptove se Ramazani ėshtė njė model ekspozite dhe shumė fitimprurės pėr jetėn e pėrjetshme? Pėr tė mbjedhur prodhimet e jetės tjetėr, Ai ėshtė si ai shiu i prillit nė pranverė. Prandaj ndaj mirėsive dhe Edukatės sė Zotit xh.sh., ėshtė si njė festė dhe parakalim zyrtar. Ky ėshtė njė shkak i arsyeshėm pėr t'i urdhėruar myslimanėt tė agjėrojnė Ramazanin dhe tė mos i shtojnė pakujdesitė. Tė mos jenė tė pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshėrore dhe orekseve tė papėlqyera. Kėshtu urdhėrohen qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė braktisin veset kafshėrore dhe t’u shėmbėllejnė melekėve tė pamėkatshėm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojė se ka hyrė nė tregtinė e jetės tjetėr, pėr tė mbledhur prodhimet e saj, prandaj le tė bėhet njeri i pamėkatshėm pėr njė farė kohe. Shpirtėrisht le t’i braktisė nevojat dhe tė bėhet Pasqyra e Gjithėdrejtuesit duke pranuar dobėsinė dhe varfėrinė e vet.

Nė muajin e Ramazanit myslimanėt nė kėtė jetė tė pėrkohshme, me njė jetė tė shkurtėr u jepet mundėsia tė pėrfitojnė moshėn e pėrjetshme dhe njė jetė tė pėrgjithmonshme.Vetėm nė muajin e Ramazanit njeriu mund tė pėrfitojė frutat e njė moshe tė gjatė prej tetėdhjetė vjetėsh. Nė Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen mė shumė se njėmijė muaj.

Shpesh herė njė Mbret i Famshėm, disa ditė tė vitit i zgjedh pėr vetveten si ditė festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaēėm tė vet i njeh me ligje tė veēanta, ndoshta dhe u falė dhurata tė veēanta, duke qėndruar ballė pėr ballė njėri tjetrit pa kurrfarė perdeje, ashtu siē u ka hije shtetasve besnikė.

Po kėshtu edhe Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, Mbretėria e tė Cilit arrin nė njėzetetetė mijė botėra, ku tė gjitha mbretėritė lėvizin me Fermanin e Urdhėrave tė Tij. Mesazhin dhe Fermanin mė tė madh dhe mė tė pėrsosur neve na i ka zbritur nė muajin e Ramazanit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė Ramazani tė bėhet si festė e veēantė pėr All-llahun xh.sh., tė Gjithdijshėm dhe tė shndėrrohet nė njė ekspozitė tė madhe tė Edukatorit tė Vėrtetė dhe nė njė kuvend shpirtėror. Pra kjo festė qė thamė ėshtė Ramazani i Bekuar. Nė tė vėrtetė pėr nga angazhimi i largimit tė veseve epshore dhe tė jetės kafshėrore, duhet tė na urdhėrohet pėr njė agjėrim. Pėrsosmėria e Tij mė e madhe ėshtė se ashtu siē na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga tė imagjinatės.

Domethėnė secilės shqisė i ndalohet tė ndėrhyjė nė shijime tė ndaluara dhe tė padobishme.

Pėrshembull: Gjuhėn ta ndalosh nga gėnjeshtra, pėrgojimi dhe nga fjalėt e papėlqyera, sepse pėr tė tilla veprime ėshtė duke agjėruar edhe ajo. Atė ta angazhosh nė kėndimin e Kur'anit, tė bėjė "tespih", tė pėrmendė All-llahun xh.sh., tė pendohet pėr gabimet dhe t’i dėrgojė pėrshėndetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjetėr: Syrin ta ndalosh nga vėshtrimi i harameve dhe nga lėvizjet nė vende tė dyshimta, kurse veshin ta drejtosh tė mos dėgjojė fjalėt e liga, por Kur'anin dhe fjalėt e drejta. Nė kėtė mėnyrė edhe shqisat e tjera i shtyn tė agjėrojnė nė kėtė muaj tė ndritur.

Nė qoftė se gjatė agjėrimit e ndalon tė punojė kėtė fabrikė tė madhe tė stomakut, tryezat e tjera do t’i pėrshtaten mė shumė atij.

Pika e tetė: Pėr jetėn individuale, nga dobitė e shumta qė sjell agjėrimi i Ramazanit, do tė veēojmė vetėm njėrėn.

Shpirtėrisht dhe fizikisht pėr njerėzit, agjėrimi ėshtė njė ilaē me shumė efekt. Nga pikėpamja mjekėsore ėshtė njė dietė e mirė, sepse njeriu kur ha mė tepėr se sa duhet dhe pa kontroll, e dėmton stomakun, gjė qė mund t’i shkatėrrojė shėndetin. Duke gjykuar nė kėtė formė, ai mund tė bėhet i pavėmendshėm edhe pėr ushqimiet e palejuara, gjė qė do ta shqetėsojė shumė shpirtėrisht, jo vetėm pėr kėtė jetė por edhe pėr atė tjetrėn. Kjo vepėr e papėlqyer bėhet shkak qė zemra dhe shpirti tė mos u binden urdhėrave tė fesė Islame. Nė kėtė moment nefsi i pakujdesshėm i merr nė dorė frerėt e njeriut dhe e sundon atė, duke e ēuar ku tė dojė vetė. Me agjėrimin e Ramazanit njeriu mėsohet tė mbajė dietė. Tė tillė janė edhe evlijatė, qė duke ngrėnė pak e pastrojnė veten nga veset e nefsit. Kėshtu nefsi mėsohet t’i bindet urdhėrave dhe stomaku i dobėt e fatzi shpėton nga pesha e rėndė e bluarjes, qė bėhet shkak qė njeriu tė sėmuret shpesh. Njeriu gjatė muajit tė Ramazanit disiplinohet,qė ai tė mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mėson njeriun ta kuptojė se qėllimi i krijimit tė tij ėshtė tė mos e shkatėrrojė jetėn shpirtėrore.

Njeriu nė jetėn e tij nė shumė raste pėrballohet me urinė, pra agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė lloj ushtrimi, qė ia kalit durimin njeriut. Agjėrimi i Ramazanit zgjat rreth pesėmbėdhjetė orė nė ditė dhe po tė mos hahet syfyr, ai zgjat njėzetekatėr orė. Pra pėr tė kalitur durimin, ky ėshtė njė ushtrim shumė i mirė dhe njė ilaē pėr atė qė nuk duron dot fatkeqėsinė dhe nuk ka rezistencėn e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumė anė shpirtėrore, sepse pajisjet e saja kanė kontakt me vetė njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinė e njė muaji, atėhere sundimin e merr nė dorė ai dhe bėhet shkaktari i veseve tė tjera, duke u dhėnė pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek tė vegjėlit, qė janė si ato dhėmbėzat interesante, duke u marrur me ulėrimėn dhe tymin e "fabrikės" shpirtėrore tė stomakut, tė ngrėnit i ngatėrron ato dhe ua rrėmben kohėn e tyre. Po tė mos ishte agjėrimi, do t’i shtynte tė harronin detyrat. Ky ėshtė njė shkak qė prej vitesh shumė njerėz tė shenjtė, pėr tė arritur pėrsosmėrinė, e kanė mėsuar veten tė jetojnė me pak bukė dhe ujė. Me agjėrimin e Ramazanit pajisjet e kėsaj "fabrike" e kuptojnė se nuk janė krijuar vetėm qė t’i shėrbejnė asaj. Tė tjera pajisje nė vend qė ta kalojnė kohėn nė ambjente tė papastra tė stomakut, ato duke agjėruar, kohėn shpirtėrisht e kalojnė duke provuar shije si melektė. Agjėrimi e detyron njeriun ta kthejė vėmendjen nga ata qė e kalojnė jetėn pa ngrėnė, si engjėjt. Pėr kėtė shkak, nė muajin e Ramazanit myslimanėt shpirtėrisht pėrparojnė nė shkallė tė ndryshme dhe sipas meritave fitojnė gėzime, qetėsi dhe lehtėsira tė zemrės. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave tė besimtarėve nė muajin e Ramazanit, pėr shkak tė agjėrimit pėrsosen dhe fitojnė shumė ngushėllime shpirtėrore. Ato qeshin pėrballė vajtimeve tė stomakut.

Pika e nėntė: Pikėsynimin kryesor agjėrimi i Ramazanit drejtėpėrsėdrejti e ka tė thyejė imagjinatėn prej idhulli tė nefsit dhe ta njohė dobėsinė qė tė fillojė tė bėjė adhurimin ndaj Krijuesit tė tij. Kėtu do tė pasqyrojmė vetėm njėrėn nga dobitė e shumta:

Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojė ekzistencėn e njė Edukatori tė Gjithėsisė. Ashtu si njė faraon, ai kėrkon tė bėhet idhull. Megjithėse me shumė vėshtirėsi, mundohu sa tė duash, damari i tij pėrsėri kėrkon tė ringjallet. Ky damar i tij mund tė thyhet vetėm me anė tė urisė.

Pėrfundimisht agjėrimi i Ramazanit e ka qėllimin drejtėpėrsėdrejti tė thyejė faraonėsinė e nefsit, duke i treguar dobėsinė, varfėrinė dhe pafuqinė e tij. Ai e njofton se ėshtė njė rob dhe asgjė mė tepėr.

Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhėruar, nefsit i ka thėnė:”Kush je ti, kush jam Unė". Nefsi i ėshtė pėrgjigjur: “ Unė jam unė, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur nė ferr dhe pėrsėri e ka pyetur, por ka marrė tė njėjtėn pėrgjigje: Ene ene, ente ente" (Unė jam unė, Ti je Ti) dhe asnjė torturė nuk i ka mjaftuar pėr t'ia thyer egon. Mė pas All-llahu xh.sh. i ka bėrė torturėn e urisė, pra e ka lėnė pa ngrėnė dhe e ka pyetur: "Kush jam Unė, kush je ti?" Atėherė nefsi ka thėnė

4)Me emrin e Atij qė ėshtė i Patėmeta. Nuk ka asnjė send qė nuk e madhėron (nuk i bėn tesbih) duke i shprehė falenderime Atij.

Pėrgjithmonė qofshin mbi ju bekimi dhe mėshira e pashterrshme e Zotit xh.sh.)

Tė nderuar vėllezėrit e mi tė sinqertė!

Fillimisht ju uroj natėn e "Beraatit" sė bashku me Bajramin qė po vjen. I lutem Zotit xh.sh. pėr natėn e Kadrit qė do tė vijė, pėr tė regjistruar nė fletoren e veprimeve tona, tė mirat, qė do tė bėhen dobiprurėse sa njė mijė muaj. Vendosėm qė tė lexojmė kėtė dua (lutje):

O All-llah sjellna neve dhe nxėnėsve tė vėrtetė, te Risale-i Nurit, qė nata e Kadrit tėna bėhet mė e dobishme se njėmijė muaj.

Inshaallah pėr tė gjithė besimtarėt do tė kthehet nė njė arsye bollėku (bereqeti) dhe sevapi. Lutem me sinqeritet dhe shpresoj ndaj Mėshirės Hyjnore, qė tė gjitha ditėt e Ramazanit tė na i shpėrblejė me sevapet e Natės sė Kadrit. Amin!…..

Tani vendosėm qė nė secilėn ditė, secili nxėnės i Risales tė kėndojė njė "xhuz" (dhjetė fletė tė Kur'anit), nė mėnyrė qė nė secilėn ditė tėRamazanit tė bėhet nga njė "hatme" (lexim i plotė i Kur'anit). Kjo tė bėhet nė formėn e "nakshive", tė cilėt kur pėrmendin All-llahun xh.sh., ulen rreth e rrotull, duke marrė pjesė pėrqark atij rrethi tė madh ku do tė kėndohet Kur'ani. Pra ato "hatme" tė amshuara, tė kėndohen pėr njė qėllim tė lartė dhe shpresojmė qė tė pranohet me sukses ndaj Mėshirės sė All-llahut xh.sh..

SAID NURSI

Shėnim: Nė prefektura, krahina dhe fshatra ku jetojnė nxėnėsit e rinj sė bashku me tė vjetrit, ēdo ditė tė Ramazanit tė kėndojnė nga njė "xhuz" tė Kur'anit, nė mėnyrė qė ato duke u mbėshtetur tek kėshillat e mėsuesve tė tyre, t’i shpėrndajnė kėto mendime tė mbushura me sevape dhe dritė. Kėshtu ata do tė arrijnė tė fitojnė sevapet e "hatmes" sė ēdo dite tė Ramazanit, meqenėse i kėndojnė mė njė qėllim tė lartė dhe pa kurrėfarė interesi material, vetėm pėr t'ua dhuruar besimtarėve tė tė gjithė botės.

KAPITULL I EKONOMISĖ

5) Me emrin e All-llahut Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit.Hani e pini dhe mos e teproni.

Ky ajet i Zotit xh.sh., duke na dhėnė njė mėsim tė rėndėsishėm, me saktėsi na urdhėron tė ekonomisim dhe na ndalon tė shpenzojmė pa kriter. Kjo temė pėrmban tre pika:

Pika e parė: Krijuesi Mėshirėplotė nga njerėzit pėrballė mirėsive qė ka dėrguar, kėrkon "shyqyr" pra falenderime. Shpenzimi pa llogari e kundėrshton falenderimin dhe ėshtė njė nėnvlerėsim ndaj mirėsive. Ekonomia ėshtė njė nderim i plotė i fitimeve ndaj mirėsive. Pra ekonomia ėshtė falenderim pėrkundrejt mirėsive dhe nderim ndaj Gjithėdijes Hyjnore, si dhe njė shkak i fortė pėr tė fituar, duke e lehtėsuar trupin e njeriut. Ekonomia tė shpėton edhe sedrėn, qė tė mos pėrulesh e tė lypėsh dhe tė falė shijen e mirėsive qė nuk e ke provuar kurrė mė parė. Shpenzimet pa llogari kanė njė fund tė tmerrshėm pėr shkak se kundėrshtohet me parimet qė pėrmendėm mė lart.

Pika e dytė: Krijuesi i Gjithdijshėm trupin e njeriut e ka krijuar nė formėn e njė vile tė pėrsosur, apo tė njė qyteti tė rregullt. Shqisa e shijes nė gojė si njė portier, nervat dhe damarėt i paralajmėron qė tė bėjnė marrėveshjen midis shijeve tė gojės dhe tė stomakut. Ato janė njėlloj si telat e telefonit, po qe se nuk ka nevojė, i thotė stomakut qė ėshtė e ndaluar dhe i kthen jashtė ushqimet. Nganjėherė po qe se trupi s’ka nevojė pėr to dhe ndonjė ushqim ėshtė i hidhur apo i thartė, menjėherė ia hedh jashtė, duke ia pėshtyrė fytyrėn. Siē e shikuat, shqisa e shijes ėshtė njė "portier". Nga pikėpamja e kursimit tė trupit, stomaku ėshtė si njė zotėri dhe sundimtar. Pra nė qoftė se dhurata e sundimtarit tė vilės apo qytetit vlen njėqind lira, portieri meriton vetėm pesė lira dhe jo mė tepėr. Nuk duhet tė paguhet portieri mė tepėr, sepse duke harruar detyrėn kryelartėsohet dhe e humbet mendjen, duke futur brenda "vilės" provokatorėt. Nga ky sekret propozojmė dy kafshata, njėra qė pėrmban djath dhe vezė dhe vlen dyzet para, e cila ka njė ushqim tė fortė, kurse tjetra bakllavaja mė e shijshme, vlen katėrqind para. Kėto dy kafshata, para se tė hyjnė nė gojė, dhe pasi tė kalojnė nga fyti, nga pikėpamja trupore nuk kanė dallim. Ndoshta nganjėherė djathi tė ushqen mė mirė, vetėm se nga pikėpamja e shijes sė gojės, vetėm njė gjysmė minute mė tepėr e kėnaq kėtė shqisė dhe kaq. Pra pėr hatrin e njė gjysmė minuti nga dyzet para tė hipėsh nė katėrqind, ėshtė njė shpenzim i pavlerė dhe kuptohet,se ėshtė pa kurrėfarė dobie. Nuk ia vlen qė portierin ta nderosh nėntė herė mė tepėr se sundimtarin e vilės. Kur atė e vlerėson, atėhere kryelartėsohet dhe thotė: "Kėtu unė jam sundimtar, kush mė jep mė tepėr dhurata apo shije, atė e marr brenda". Ti nuk mendon se brendėsinė e trupit po e ngatėrron dhe po e zhyt nė zjarr. Kjo do tė tė bėjė tė bėrtasėsh me tė madhe: " Aman thirreni doktorin tė mė shuajė zjarrin!" Kur i bindesh Zotit xh.sh. dhe bėn ekonomi, je mbėshtetur nė Gjithėdijen e Tij dhe shqisėn e shijes e konsideron si portier duke e respektuar sipas detyrės qė ka. Ngaqė shpenzimi pa kriter kundėrshton Gjithėdijen Hyjnore, nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė marrėsh njė shuplakė syve. Gjithashtu duke e ngarkuar stomakun, e humb oreksin e mirė. Me njė oreks adtificial duke u ushqyer me ushqime tė shumėllojshme, qė tė mundojnė dhe tė sėmurin.

Pika e tretė: Nė pikėn e dytė thamė se shqisa e shijes ėshtė portier. Me tė vėrtetė qė ėshtė e tillė pėr ata njerėz qė nė ritin e falenderimit, nuk kanė pėrparuar shpirtėrisht dhe qė janė tė pakujdesshėm. Pėr hatrin e shijes ėshtė e mjaftueshme tė shpenzojmė njė para, por nė fakt ne harxhojmė dhjetė. Por pėr ata qė hanė vetėm pėr falenderim, qė janė njerėz tė vėrtetė dhe qė pėrparojnė shpirtėrisht, ata barazpeshohen me tregimet e "Fjalės sė Gjashtė", qė thotė: "..shqisa e shijes sė tyre ėshtė njė kontrollues dhe inspektor i kuzhinėve tė Mėshirės sė Zotit xh.sh., qė shėrben pėr tė shijuar dhe vlerėsuar tė gjithė sasinė e mirėsive. Pra gjuha me peshoret e shijeve, duke drejtėpeshuar nė formėn e njė falenderimi mirėsitė e Zotit xh.sh., ia lajmėron trupit dhe stomakut.

Pra e kuptoni se me kėtė tregim shqisa e shijes nuk ka detyrim vetėm pėr anėn fizike tė trupit dhe ndoshta pikėsynimi i saj ėshtė qė stomaku tė mos i kundėrvihet zemrės, shpirtit dhe mendjes sė njeriut. Kushdo nė kėtė mėnyrė, mund t’i njohė shijet me njė kusht; i pari, kur nuk shpenzon mė tepėr se sa duhet; i dyti, kur i ndjen tė gjitha llojet e shijeve tė mirėsive pėr tė bėrė detyrėn e falenderimit ; i treti, pa hyrė nė asortimente tė palejuara, duke menduar se nga shpenzimi i tepėrt tė mos poshtėrohet dhe i katėrti, duke u kujdesur qė po qe se gjuhėn, pra shqisėn e shijes e pėrdorė pėr tė bėrė "shyqyr" dhe falenderim, atėhere mund tė marrė shije sa tė dojė.

Njė herė njė dijetar i madh, Imam Gejlani (k.s.), mori pėr tė edukuar djalin e njė plake. Plaka kur ka shkuar tė shohė djalin e vetėm dhe tė llastuar nė dhomėn ku rrinte, ē'tė shihte! Mėsuesi i tij pėr ta mėsuar qė tė pėrballojė vėshtirėsitė e jetės, i ka dhėnė tė hajė njė copė bukė tė zezė, thatė. Dhimbja dhe dobėsia pėr djalin ka tėrhequr mėshirėn e nėnės dhe ajo me vrap ka hyrė nė dhomėn e mėsuesit tė tij, qė po hante njė pulė tė pjekur. Plaka fisnike hidhėrohet mė tepėr dhe thotė: "O mėsues! Si i bėhet kėshtu hallit? Djali im po vdes urie, kurse ti po ha njė pulė tė pjekur!" Njeriu i shenjtė i thotė pulės sė pjekur: "Ngrihu me lejen e All-llahut xh.sh.!" E nė tė mblidhen kockat e pulės sė pjekur dhe ajo befas ngrihet dhe del nga ena e fillon tė ecė. Kėtė tė vėrtetė, shpirtėrisht e kanė transmetuar shumė njerėz besnikė. Ai i thotė plakės: "Kur tė arrijė djali yt nė kėtė pozitė, atėhere edhe ai le tė hajė pula". Kjo fjalė e Gejlaniut ka kėtė kuptim: "Kur tė arrijė djali yt qė nė trupin e tij tė sundojė shpirti trupin, zemra nefsin dhe mendja stomakun dhe tė shijojė vetėm pėr tė falenderuar, atėhere mund t’i hajė gjėrat e shijshme".

Shėn: 1. Gavsi Gejlani ka qenė njė njeri i shenjtė me famė, tė cilin bota e ka njohur tė tillė me anė tė "kerameteve" tė veēanta. Gavsi Gejlani ka qenė 190 cm i gjatė dhe 40 kg i rėndė, qė nga pikėpamja mjekėsore nuk mund tė jetojė. Qė kėtu kuptohet se nuk ėshtė ushqyer me pula, kėshtu qė ngjarja e mėsipėrme ėshtė vetėm njė mėsim pėr ne. Shėn. i pėrkthyesit.
Kush bėn ekonomi, ai nuk vuan shumė pėr furnizim.

Me sekretin e kėtij hadithi e kuptuam se: Kush bėn ekonomi, nuk vuan vėshtirėsitė e urisė sė familjes. Mund tė parashtrojmė argumente tė shumta qė kush e pėrdorė ekonominė,do tė gjejė bollėk, duke mos vuajtur nga uria. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, me provat e mia dhe nga dėshmitė e shokėve qė mė shėrbejnė, u them se: "Meqenėse bėjmė ekonomi, nganjėherė All-llahu xh.sh. po na jep dhjetė fishin. Gjatė nėntė vjetėve, nga tridhjetė vjetėt e internimit, disa prijės fisesh qė ishin internuar me ne nė qytetin Burdur, qė tė mos poshtėrohesha nga skamja, mė jepnin zekatin e mallit tė tyre. Atyre qė ishin tė pasur u thoja qė megjithėse jam i varfėr, nga pėrdorimi i ekonomisė (kursimit), qė kam mėsuar prej shumė vitesh, unė jam mė i pasur se sa ju. Ata pėrsėri mė propozonin pėr diēka, por unė nuk ua pranoja. Ėshtė pėr t’u habitur se ata njerėz qė m’u luteshin qė t'ua pranoja zekatin e tyre, pas dy vjetėve disa prej tyre nga qė nuk bėnin ekonomi, morėn para hua. Falenderoj All-llahun xh.sh., sepse pėr shkak tė ekonomisė mė mjaftonin paratė qė kisha. Zoti nuk mė detyroi qė tė detyrohesha tė kėrkoja tek tė tjerėt para hua. Nuk mė shtyu deri aty sa tė prish principet e jetės time dhe t’i kėrkoj ndokujt diēka. Pra ai qė nuk bėn ekonomi, nga ana shpirtėrore ėshtė kandidat pėr t’u bėrė lypės dhe pėr t’u poshtėruar. Nė kėtė botė ato para qė shpenzohen nė vende tė papėrshtatshme janė shumė tė dhimbshme. Pėrkundėr kėtyre parave, ndonjėherė shitet nderi dhe namuzi, nė raste tė tjera pėr tė fituar ca para tė tilla, shiten qenie tė shenjta tė fesė.

Kėshtu duhet tė mbėshtetesh tek urdhėri i Zotit xh.sh.

7)8 ) Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė, qė

All-llahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj.

Prandaj ndihma e Zotit xh.sh. tė vjen nga nuk e mendon, pėr tė gjetur mundėsinė, rriskun pėr tė jetuar. Kėtė ta garanton ajeti qė pėrmendėm. Mos tė harrojmė se rrisku ndahet nė dy pjesė:

I pari: Ėshtė rrisku i vėrtetė me tė cilin mbahesh gjallė. Me domethėnien e kėtij ajeti, ai ėshtė nėn garancinė e Zotit xh.sh.. Po qe se nuk pėrzihet dashakeqėsia e njeriut me kėtė rrisk qė ėshtė i nevojshėm pėr njeriun, patjetėr qė e gjen atė. Pėrballė kėtij rrisku, nuk ėshtė e domosdoshme tė sakrifikosh as fenė, as nderin dhe as krenarinė, namuzin.

I dyti: Ky rrisk ėshtė i mbushur me artificializma dhe abuzime tė ndryshme, qė tė imponohen si nevoja tė jetės. Ky ves i paraqitet si ai i alkolistit, qė nuk mund ta braktisė dot pijen. Pėr kėtė rrisk All-llahu xh.sh. nuk tė garanton dhe dihet se nė kėtė kohė tė vėshtirė ajo tė kushton shumė shtrenjtė. Mė parė duhet tė sakrifikosh nderin dhe mė pas ta pranosh poshtėrsinė, bile ndonjėherė, do tė ulesh aq poshtė sa qė tė puthėsh edhe kėmbėt e ndonjė tė poshtėri. Do tė tė duhet ta braktisėsh dritėn e jetės sė pėrjetshme, pra fenė, vetėm e vetėm se do tė fitosh disa mall pa vlerė. Nė kėtė kohė qė nevojat dhe varfėria janė shtuar, pėrballė njerėzve tė varfėr dhe tė uritur, nuk duhet tė ngopesh dhe veēanėrisht duhet tė largohesh nga shijimi i atyre sendeve tė papastra, duke lakmuar jetėn luksoze. Ky veprim qė po bėn duhet tė ta hidhėrojė ndėrgjegjen. Nė kėtė kohė qė shumica e fitimeve janė tė dyshimta, nga mallėrat e pamerituara ty duhet tė tė mjaftojė vetėm e domosdoshmja. Nė njė hadith tė Pejgamberit (a.s.) thuhet: Njeriu prej mallit haram, mund tė hajė vetėm sa mos tė vdesė.
Nga mallėrat haram mund tė marrėsh vetėm aq sa s'mund tė jetosh pa to, por jo mė tepėr. Pra kush ka rėnė nė gjendjen e urisė, ai nga copa e mishit tė coftė nuk mund tė hajė aq sa tė ngopet, por vetėm aq sa tė mos vdesė nga uria. Njerėzit nuk duhet tė hajnė pa kriter pėrkundrejt mijėra tė uriturve.

Pėr tė ilustruar faktin qė ekonomia ėshtė njė arsye sedre dhe pėrsosmėrie, do tė tregojmė njė ndodhi mjaft interesante: Njė herė nė kohė tė lashta, njė bujar i famshėm me emrin "Hatemi Tai", kur ka dhėnė njė pritje tė madhe, miqve u ka dhėnė edhe nga njė dhuratė tė bukur. Vetė del dhe shėtit nėpėr shkretėtira. Nė shkretėtirė takohet me njė plak, qė po mbarte mbi shpinėn e tij ferra, tė cilat e kishin pėrgjakur atė. Bujari i thotė plakut:

"O plak, braktisi kėto ferra dhe shko nė filan vend ku "Hatemi-Tai” shtron gosti tė mėdha pėr miqtė dhe u jep dhurata tė bukura. Nė vend tė kėtyre ferrave qė nuk bėjnė as pesė grosh, atje do tė fitosh pesėqind".

Plaku qė e njihte mirė ekonominė i pėrgjigjet:

"Unė me nderin tim, peshėn dhe kėto ferra i mbaj dhe i ngre dhe nuk mundem t'i jem mirėnjohės "Hatemi-Tai”-sė.

Pas njė farė kohe pyesin "Hatemi-Tai”-sė:

"Ti a ke parė diku ndonjė bujar mė tė madh se veten?"

Ai u pėrgjigjet: "Po. Atė plakun qė takova nė shkretėtirė dhe qė kishte ngarkuar nė kurriz ferra. Ai ėshtė mė bujar se unė, sepse ishte njė ekonomiqar me sedėr dhe i ndershėm.

Pika e pestė: All-llahu i Madhėruar me Mėshirėn e Tij tė Pafundme, ka bėrė qė nė kėtė jetė, si tė pasurit ashtu edhe tė varfėrit, t'i gostisė dhe t'i shijojnė njėlloj mirėsitė e Tija. Pra njė tė varfėri, nga uria dhe kursimi i tij, do t’i shijojnė mė shumė njė copė bukė e zezė dhe thatė, se sa njė mbret apo pasanik qė shpenzon pa kriter dhe qė nga mėrzia ha bakllava tė shijshme, pa kėnaqėsi dhe pa oreks. Ėshtė pėr t’u habitur se disa qė janė mėsuar tė shpenzojnė pa kriter, i shikojnė me dashakeqėsi ekonomiqarėt. Kjo ėshtė njė marrėzi e kėtyre lloj njerėzve qė pėrbuzin bujarinė e vėrtetė, duke thėnė pėr ta se janė ambiciozė. Por ambicja dhe pėrbuzja janė fytyra e brendshme e njerėzve tė pamoralshėm, tė cilėt shpenzojnė pa kriter.

Nė qytetin Isparta, nė dhomėn time ndėrsa isha duke shkruar kėtė kapitull, kjo ngjarje ma pėrforcoi kėtė bindje. Nė kundėrshtim me principin tim, njė nxėnės mė dhuroi tre kg. mjaltė. Megjithėse u mundova qė t'ia kthej, nuk ia arrita. Me tė vetmin qėllim qė nė kėta muaj tė mėdhenj; Shaban dhe Ramazan, t’ua jap tre vetėve nga pak, qė t’i ėmbėlsoj me mjaltė tridhjetė-dyzet ditė dhe pėrveē kėsaj, ai qė ma solli tė fitojė sevape, u thashė shokėve qė ta merrnin mjaltin. Unė e kisha njė *okė, prandaj e pranova atė pėr ato tre shokė, qė ishin prej atyre qė vlerėsonin ekonominė. Kėshtu duke ia dhuruar njėri tjetrit mjaltin, duke iu bėrė ziliqarė nefsit tė njėri-tjetrit, pėr tre-katėr netė, u sosėn tre kg mjaltė. Unė u thashė duke qeshur: "Unė prej atij mjalti do t’ju kisha shijuar tridhjetė-dyzet ditė, kurse ju tridhjetėn e ulėt nė tre ditė. Megjithatė ju bėftė mirė! "Njė okshen" time unė e shpenzova me ekonomi gjatė muajve Shaban dhe Ramazan. Nė kohėn e iftarit falenderoj All-llahun xh.sh., sepse nė mėnyrė tė barabartė me ditėt e kėtyre muajve, ēdo ditė e hėngrėm nga njė lugė (1), si unė, ashtu duke u dhėnė edhe atyre, duke fituar gjithashtu edhe sevape.

Arsyetimin tim, ndoshta dikush e quan ambicje dhe atė tė shokėve tė mi e quan bujari, por realisht nėn pamjen e kėsaj "ambicjeje", nė fshehtėsi shfaqet njė bollėk dhe sevap i madh, qė e pamė me sytė tanė. Po qe se do tė arsyetonim ashtu, pėrfundimi i asaj bujarie me shpenzime tė mėdha dhe pa kriter, do ta zbriste njeriun nė njė gjendje lypėsi,duke pritur nga duart e dikujt tjetėr ndonjė lėmoshė.

Shėn: 1. Ėshtė njė lugė pak mė e madhe se ajo e ēajit.... *njė okė ėshtė e barabartė me 1200 gr.

Pika e gjashtė: Ka shumė dallim koprracia nga ekonomia (kursimi). Shpirtėrisht ato ndryshojnė siē ndryshon modestia nga servilizmi i paskrupullt. Ashtu si dinjiteti dhe serioziteti, qė nga kryelartėsia shpirtėrisht janė veē, nė dukje ngjajnė njėri me tjetrin.

Edhe dinjiteti i njeriut shėmbėllen me lartėsimin, por kanė domethėnie tė veēanta. I pari meriton lavdinė dhe i dyti tė shqetėson.

Po kėshtu edhe ekonomia ėshtė njė cilėsi e bukur, qė pėrcakton edhe rregullin e gjithėsisė si dhe ėshtė njė veprim i Pejgamerit tonė (a.s.), i Cili ėshtė larg nga koprracia, ambicja dhe dorėshtrėngimi, qė janė simbole tė poshtėrsisė dhe nuk pajtohen me bujarinė kurrė. Po parashtrojmė edhe njė ndodhi qė vėrteton temėn tonė:

Njėri nga shtatė Abdullah-llarėt e famshėm, ka qenė djali i Umer-ul Farukut (r.a), pra djali i njėrit prej katėr sahabeve tė mėdhenj tė Pejgamberit (a.s.). Abdullahi ka qenė njė nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj. Ky njeri njė ditė pazari, pėr arsye tė ekonomisė dhe pėr tė mbrojtur rregullin e pazarit me besnikėri, pėr dyzet para kishte bėrė debate tė forta. Kur e kishte parė njė shok tjetėr i Pejgamberit (a.s.), ishte habitur se si kishte mundėsi qė djali i njėrit prej halifeve tė Pejgamberit, tė grindej pėr dyzet para dhe thoshte me vete se kjo ishte njė ambicje dhe asgjė mė tepėr. E pa qė Abdull-llahu po afrohej tek shtėpia e tij dhe nė tė dyja hyrjet e sokakut, po e prisnin dy lypėsa. Shkoi tek njėri prej tyre dhe u vonua pak. Pastaj shkoi tek i dyti dhe pėrsėri u vonua. Mė pas hyri nė shtėpi. Sahabja tjetėr qė e njihte atė, e ndoqi nga mbrapa pėr sė largu dhe posa ai u largua i afrohet njėrit prej lypsėve dhe e pyet:

"Ēfarė tė dha Imami?"

"Njė flori"-tha

Pastaj pyeti tjetrin, prej tė cilit mori tė njėjtėn pėrgjigje. U ēudit shumė ky sahabe i Pejgamberit (a.s.) dhe tha:

"Fesubhana-llah, nė pazar u grind pėr dyzet para nė mes tė njerėzve, mė pas tek shtėpia e tij, nė njė vlerė dyqind herė mė tepėr, me gjithė zemėr, jep dy flori!"

Duke menduar kėshtu, ndėrsa ecte rrugės, e mbėrriti Imam Abdull-llahun, tė cilin e pyeti:

O Imam! Ma zgjidh kėtė problem qė po mė mundon! Ti nė treg veprove nė mėnyrė vulgare, kurse tek shtėpia ndryshe.

Imami i pėrgjigjet dhe i thotė:

“Nė treg kam vepruar nė bazė tė ekonomisė, qė tė ruajmė rregullin e tregut, gjė qė nuk do tė thotė tė jesh ambicioz.Veprimi qė kam bėrė tek shtėpia ime, ėshtė vepėr e mėshirės sė zemrės dhe i pėrsosmėrisė sė shpirtit. Siē nuk ka qenė veprimi i parė njė ambicje personale edhe i dyti nuk ka qenė njė shpenzim i tepėrt".

Imam Adhami kėtė sekret e ka theksuar me kėto fjalė tė bukura:Shpenzimi nė vendin e duhur nuk ėshtė "israf" (shpenzim i kotė), po kėshtu edhe harxhimi pa kriter, nuk tė sjellė kurrfarė dobie".
Pika e shtatė:

Shkaku i shpenzimit tė tepruar ėshtė ambicja, e cila ka tre pėrfundime tė kėqija: I pari, mosbindja ndaj Zotit xh.sh.. Kjo ēėshtje ia thyen zellin pėr punė njeriut. Nė vend qė tė falenderojė, ai rri duke u ankuar dhe e lėshon veten nė prehrin e vagabondėsisė. Braktis atė pak mall hallall (3) dhe vrapon pas atij haram, ngaqė atje fitohet pa vėshtirėsi. Me kėtė veprim, ai sakrifikon sedrėn dhe nderin.

Shkaku i dytė i ambicjes ėshtė se njeriu shkon drejtė mossuksesit dhe humbjes, ngaqė nuk i realizon dot qėllimet. Secili i kundėrvihet dhe askush nuk i jep ndihmė, deri sa tė pėrballohet me sekretin e kėsaj fjale qė thotė:Gjithmonė koprraci ėshtė nė humbje dhe pa shpresė.
Ėshtė e qartė se ndikimi i ambicjes dhe i bindjes rrjedhin nė popull si dy parime tė kundėrta.

Shkurt drurėt frutorė, ngaqė janė tė bindur qėndrojnė nė vendet e tyre, duke u arritur rrisku nė kėmbė, sepse ato kanė nevojė pėr ushqim. Kafshėt ngaqė sulen me ambicje pas ushqimit, akoma mė me vėshtirėsi e fitojnė atė. Kėta shembuj tregojnė se ambicjet ta vėshtirėsojnė jetėn dhe bindjet tė sjellin dobi. Edhe foshnjet e vogla, tė dobėta dhe tė pafuqishme, me gjuhėn e sjelljes sė tyre, sigurojnė ushqimin e mjaftueshėm pėr tė jetuar, si qumėshtin, mė tė pėlqyerin nga ushqimet, qė i rrjedh nė gojė. Edhe egėrsirat, pėr shkak tė sulmit ambicioz ndaj rriskut, arrijnė tė sigurojnė njė rrisk tė papastėr. Kėta dy shembuj na ilustrojnė ēėshtjen tonė. Kėtė ēėshtje e pėrforcon edhe jetesa e peshqėve trashaluqė, qė pėrfitojnė njė ushqim tė pėrsosur pa shumė sakrificė, ngaqė janė tė bindur dhe tė nėnshtruar. Dhelpra dhe majmuni, meqėnėse mbėshteten tek intelekti i tyre dhe sulmojnė me ambicje edhe pse vrapojnė pas rriskut tė tyre, pėrsėri mbeten tė paushqyer mirė dhe tė dobėt.Po nė kėtė rrugė edhe ēifutėt, ngaqė sulen pas rriskut me ambicje, kamatė dhe pabesi, pėrfitojnė tė tilla gjėra, qė nuk janė hallall. Ata pėrballohen me pėruljen dhe jetėn e endacakėve, pėr shkak tė mosbindjes, gjė qė po tė manifestonin tė kundėrtėn, bindjen, do tė gjenin njė rrisk tė bollshėm dhe do tė jetonin me nder. Ky fakt na vėrteton edhe akuzėn tonė.

(3) Shėn: Nga mospėrputhja me parimet e ekonomisė, shpenzimet shtohen dhe tė ardhurat pakėsohen. Secili i ngul sytė tek dera e shtetit. Burimi i tė ardhurave qė janė: zeja, tregtia dhe bujqėsia, shkojnė drejt rėnies dhe niveli i jetės sė popullit bie ditė pėr ditė drejt varfėrisė sė thellė.

Dijetarėt (4) dhe poetėt (5) ngaqė mbėshteten tek inteligjenca e tyre dhe ambicja, gjithmonė mbeten tė varfėr, kurse shumė budallenj e tė pafatė, nga gjendja e tyre pėrfitojnė mė shumė se ta.

Shėn. (4) : Nga ministrat e menēur tė mbretit tė famshėm dhe tė drejtė tė persianėve, ėshtė pyetur me kureshtje:

" Pse dijetarėt trokasin tek dera e kryetarėve dhe kryetarėt nuk trokasin tek dera e dijetarėve, kur dihet se dija qėndron mbi sundimin?"

Ai u ėshtė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė:

"Kjo vjen nga dituria e dijetarėve dhe nga padituria e kryetarėve. Domethėnė, kryetarėt nuk dinė ta vlerėsojnė dijen, qė tė shkojnė tek dera e dijetarėve pėr ta kėrkuar atė. Dijetarėt nga dija e tyre, qė dinė ta vlerėsojnė mallin e vet, e shesin atė tek dera e kryetarėve". Ky dijetar, nė njė formė tė bukur dhe tė hollė, duke krahasuar kėtė ndryshim tė sjellshėm ka theksuar shkakun e poshtėrsisė sė dijetarėve, qė si rezultat i krenimit pėr shkencėn e tyre, detyrohen tė bėhen lypsa.

Hysrev

Shėn.(5) : Edhe kjo ndodhi e pėrforcon kėtė pohim. Shteti francez u jepte diplomė lypsi poetėve, ngaqė dinin pėr tė kėrkuar, pra pėr tė lypur.

Sulejman Rushdi

Bindja tė bėn pasanik. Kjo me njė saktėsi tė madhe vėrteton se rrisku hallall vjen sipas dobėsisė dhe varfėrisė dhe jo sipas aftėsisė dhe dėshirės. Ndoshta rrisku hallall bie nė

kundėrshtim me aftėsinė dhe vullnetin. Vogėlushėve sa mė tepėr u shtohet aftėsia, aq mė shumė u pakėsohet edhe rrisku.

“Bindja ėshtė njė thesar qė nuk soset kurrė.”

Ambicja ėshtė njė minierė vėshtirėsish dhe poshtėrsish.

Ky hadith e sqaron mjaft mirė temėn tonė.

Shkaku i tretė i ambicjes: Ambicja njeriut ia thyen sinqeritetin dhe ia shqetėson rrugėn e mbarė tė punėve tė mira tė jetės sė mbrapme, sepse: Po qe se njė njeri i devotshėm ka ambicje, kėrkon dhe pret nderim ndaj vetes. Kur e kryen atė qėllim pėr vetveten, e humb sinqeritetin ndaj Zotit xh.sh.. Duhet pasur kujdes ndaj kėsaj dukurie, sepse ka rėndėsi tė veēantė.

Pėrfundim: Shpenzimi pa kriter tė ēon tek mosbindja, e cila tė thyen dashurinė dhe zellin pėr punė, tė kthen nė sorollatės, tė hapė dyert e ankesave tė pambarim dhe tė hipokrizisė (6), tė thyen sinqeritetin, tė thyen nderin dhe tė ēon nė rrugėn e lypėsit. Ekonomia ėshtė njė shkak dhe rezultat i bindjes.
Njeriut, bindja ia garanton nderin dhe ambicja poshtėrsinė.

Ky hadith tregon se rezultati i bindjes ėshtė nder, fisnikėri dhe lartėsim. Bindja tė jep forcė dhe trimėri pėr tė punuar dhe ta shton dashurinė ndaj punės. P.sh. punove njė ditė. Me sekretin e bindjes, duke iu bindur fitimit tė paktė qė ke fituar, atėhere edhe ditėn e nesėrme do tė punosh. Pėr "musrifėt" (ata qė shpenzojnė pa kriter), ngaqė nuk i binden shansit qė u ka dhėnė All-llahu xh.sh., tė nesėrmen nuk punojnė, bile edhe po tė punojnė, e bėjnė punėn pa vullnet. Ekonomia qė vjen nga bindja e njeriut, ia hap derėn tė ushqyerit tė mirė dhe ia mbyll ankesat, pra e gjithėjeta vazhdon me falenderime. Tė bėsh ekonomi do tė thotė tė mos presėsh gjė nga askush. Nė kėtė mėnyrė nuk i pėrulesh askujt dhe e ke syrin tė ngopur,e atėherė tė hapet dera e sinqeritetit ndaj Krijuesit dhe tė mbyllet ajo e hipokrizisė.

Shėn. (6): Sa herė tė takohesh me atė qė harxhon pa kontroll, ai fillon e tė rradhit ankesat. Edhe i pasur po tė jetė, ai pėrsėri do tė ankohet. Po qe se do tė takohesh me njė tė varfėr dhe tė bindur, do tė dėgjosh vetėm falenderime.

Nė njė mėnyrė tė gjerė, m'u shfaqėn dėmet e mosmbėshtetjes nė ekonomi.

Kėshtu para nėntė vjetėsh erdha nė njė qytet fisnik. Meqenėse ishte dimėr nuk e pashė burimin e prodhimeve tė tyre. Zoti e mėshiroftė myftiun e atij qyteti, qė mė patė thėnė disa herė: "Populli ynė ėshtė i varfėr". Fjala e tij mė shqetėsoi shumė. Gjatė pesė-gjashtė vjetėve qė vazhduan, mė dhimbseshin njerėzit e atij qyteti tė varfėr. Pas tetė vjetėsh, nė verė shkova pėrsėri nė atė qytet. Kur pashė vreshtat e tyre tė begata, mė ra ndėr mend fjala e myftiut. Thashė: "Fesubhanallah! Prodhimi i kėtyre vreshtave i tejkalon nevojat e tyre. Ky popull nuk ėshtė i varfėr, por shumė i pasur". Fjala e myftiut mė habiti shumė, por e dija se nuk mashtron, meqenėse ka qenė edhe udhėrrėfyesi im. Mė nė fund e kuptova pėrse mė pati thėnė ashtu, pėr shkak tė mosmbėshtetjes nė parimet e ekonomisė. Kishte ikur bereqeti i prodhimeve dhe tė ardhurave tė tyre. Edhe pse kishin gjithė atė pasuri, pėrsėri myftiu vazhdonte tė thoshte:"Populli ynė ėshtė i varfėr!"

Pra nga shumė prova qė solla deri tani, nė qoftė se pėr mallin e jep zekatin, ai tė shtohet mė shumė. Po kėshtu edhe ekonomia ėshtė njė shkak tjetėr pėr tė shtuar prodhimin, siē janė nė tė kundėrt, mosdhėnia e zekatit dhe shpenzimi pa kriter,tė cilėt janė shkak pėr tė larguar bereqetin e mallit. Kėtė ēėshtje e kanė vėrtetuar ndodhi tė panumėrta. Platoni i fesė Islame, prijėsi i mjekėve dhe mėsuesi i filozofėve, Ebu Ali Ibni Sina i famshėm, qė nė Europė e thėrrasin Avicena, nga pikpamja mjekėsore duke komentuar kėtė ajet:
Hani e pini dhe mos e teproni; ka thėnė:
“Mjekėsinė e pėrmblodha nė dy rreshta. Ekonomia ėshtė rezultat i bindjes.

Bukuria e fjalės ėshtė tek shkurtėsia e saj. Kur tė hash, ha pak. Pasi tė kesh ngrėnė, mos ha pa kaluar katėr pesė orė. Shėrimi ėshtė tek tretja, pra ha atė qė stomaku e tret mė lehtė. Rėndesa mė e madhe e stomakut ėshtė kur ha ushqim pas ushqimi". (7)

Ja pra dy vjet mė pas, ata qė shpenzonin pa kriter, duke vėrtetuar temėn, lufta e dytė botėrore, ēoi qė ata tė bėjnė me zor ekonomi.
__________________
Vetėm e All-llahut ėshtė gjithė ē'ka nė qiej e nė tokė, Ai i fal atij qė do dhe Ai e dėnon atė qė do. All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.(Ali Imran,129)
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Fikhu i agjėrimit valeriana89 Agjėrimi 1 23-09-2008 01:48
“Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit? Isa Agjėrimi 0 11-10-2007 05:43
Dispozitat e Ramazanit nga Dr Shefqet Krasniqi firdeuse Agjėrimi 0 06-09-2007 15:17
Mirė se vjen muaj i ramazanit Uthman Ibn Affan Agjėrimi 0 08-10-2006 23:43


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 02:06.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.