Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 29-09-2007, 14:16
Grafika e valeriana89
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 14-06-2006
Lokacioni: Kaēanik
Postimet: 713
All-llahu tė shpėrbleftė: 615
Falėnderuar 600 herė nė 290 Postime
Rep Fuqia: 376
valeriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond repute
Fikhu i agjėrimit

FIKHU I AGJĖRIMIT


Planprogrami i muslimanit tė vogėl

AGJĖRIMI

Agjėrim d.m.th. ta pengosh apo ta ndalosh veten nga diēka. Ndėrsa, nė Sheriatin Islam:

Agjėrim ėshtė ta pengosh ose ta ndalosh veten nga ushqimi, pija dhe epshi, prej agimit e deri nė perendim tė diellit, me nijet qė t’i afrohesh Allahut xh.sh.

Ibadeti ndaj Allahut xh.sh. bėhet nė mėnyra tė ndryshme:

-Kemi ibadet vetėm me fjalė, siē ėshtė shehadeti.
-Ibadet me fjalė dhe me trup sė bashku, siē ėshtė namazi.
-Kemi ibadet me tė holla, siē ėshtė zekati.
-Kemi ibadet me tė holla dhe me trup, siē ėshtė haxhi.

Ndėrsa, agjėrimi ėshtė ibadet trupor.
Edhe popujt e mėparshėm kanė agjėruar, mirėpo agjėrimi i tyre ka ndryshuar nga agjėrimi nė Islam. Kur’ani fisnik pėrmend agjėrimin e Merjemes para se t’i lind djali Isa a.s., por agjėrimi i saj ka qenė vetėm pengimi apo detyrimi i vetes sė saj pėr tė mos folur.
Nė tė njėjtėn mėnyrė ka agjėruar edhe Zekerija a.s., kur i ka lind djali Jahja a.s. Ai tri ditė e tri net ka ngrėnė dhe ka pi , mirėpo nuk ka folur. Ai vetėm ka sinjalizuar me shenja. Pėr kėtė, Zoti i Madhėruar nė Kur’an thotė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju tė cilėt keni besuar, ua kemi bėrė obligim agjėrimin ashtu siē ua kemi bėrė pėr obligim popujve para jush, me qėllim qė tė jeni tė devotshėm”.
(El-Bekare:183)


Pyetje:

1.Trego definicionin e agjėrimit?
2.Trego pėr mėnyrat e ibadetit?

AGJĖRIMI I MUAJIT RAMAZAN

Agjėrimi i muajit Ramazan ėshtė shtylla e katėrt e islamit.
Agjėrimi i muajit Ramazan ėshtė bėrė obligim nė muajin Shaban tė vitit tė dytė tė hixhretit.
Muhamedi a.s. pėr 9 vite i ka agjėruar nėntė muaj tė ramazanit.
Argument pėr agjėrimin e muajit tė Ramazanit kemi ajetin kur’anor:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ
فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ...

“Muaji i Ramazanit ėshtė (muaji) nė tė cilin filloi zbritja e Kur’anit, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga e pavėrteta). E kush prej jush pėrjeton kėtė muaj le tė agjėrojė”.
(El-Bekare:185)

Argument pėr agjėrimin e muajit Ramazan kemi edhe hadithine Muhamedit a.s. ku thotė:

“Kush e e agjėron muajin Ramazan me bindje dhe sinqeritet tė plotė, me shpresė se do tė shpėrblehet, atij i falen gabimet e mė parme”.
(Transmeton Ahmedi)

Kush me qėllim nuk e agjėron muajin Ramazan, ai do tė ndėshkohet me ndėshkim tė madh.

Pyetje:

1.Nė cilin vit ėshtė bėrė obligim agjėrimi i muajit Ramazan?
2.Sa vite ka agjėruar Muhamedi a.s.?
3.Cili ėshtė argumenti kur’anor pėr agjėrimin e muajit Ramazan?
4.Cili ėshtė argumenti i hadithit pėr agjėrimin e muajit Ramazan?

HĖNA E RE DHE RAMAZANI

Kemi dy lloje tė kalendarėve:

1.Kalendari diellor dhe
2.Kalendari hėnor.

Kalendari diellor bazohet nė rrotullimin e tokės rreth diellit.
Kalendari hėnorė bazohet nė rrotullimin e hėnės rreth tokės dhe sė bashku me tokėn rreth diellit.

Njė rrotullim i hėnės rreth tokės quhet muaj. Ndėrsa 12 rrotullime tė hėnės rreth tokės, plotėsohet njė rrotullim i hėnės rreth diellit.

Nė kalendarin hėnor ndonjėherė muaji i ka 29 ditė, ndonjėherė 30 ditė. Pėr kėtė arsye, nevojitet tė presim, qė tė shikojmė hėnėn e re, pėr tė vėrtetuar se, muaji Shaban, a i ka plotėsuar 29 ditė apo 30 ditė.

Muhamedi a.s. nė hadith thotė:

“Filloni tė agjėroni me tė shikuarit e hėnės sė re, dhe ndėrpritni agjėrimin me tė shikuarit e hėnės sė re”.

Pyetje:

1.Sa lloje tė kalendarėve i kemi?
3.Nė ēka bazohet kalendari diellor?
4.Nė ēka bazohet kalendari hėnor?
5.Sa ditė i ka muaji Ramazan?
6.Kur fillon dita e agjėrimit tė muajit Ramazan dhe trego hadithin?


DOBITĖ PREJ AGJĖRIMIT

Muhamedi a.s. nė hadith thotė:

“Agjėroni, do tė jeni tė shėndoshė”.

Prej agjėrimit kemi dobi tė shumta. Dobitė e agjėrimit kryesisht janė:

-Dobi trupore.
-Dobi shpirtėrore.
-Dobi mendore, dhe
-Dobi shoqėrore.

Agjėrimi ėshtė bėrė obligim, qė besimtari tė arrijė shkallėn mė tė lartė tė besimit dhe tė devotshmėrisė.

Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. na ka treguar nėpėrmjet Muhamedit a.s. se :

“Ēdo vepėr e njerėzve apo e bijve tė Ademit ėshtė pėr ta, pėrveē agjėrimit, ai bėhet pėr Mua (Allahun) dhe Unė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė”
(Transmeton Buhariu)
Muhamedi a.s. nė njė hadith tjetėr thotė:

“Vėrtetė nė xhenet ėshtė njė derė qė quhet “REJAN”, nėpėr tė hynė vetėm agjėruesit ditėn e Gjykimit e askush tjetėr, e kur tė hynė agjėruesit mbyllet ajo derė dhe askush nuk mund tė hyjė nėpėr tė”.
(Transmeton Buhariu)

Pyetje:

1.Cilat janė dobitė e agjėrimit?

LLOJET E AGJĖRIMIT

Llojet e agjėrimit janė:

1.Agjėrimi farz – ėshtė agjėrimi i muajit Ramazan.

2.Agjėrimi vaxhib.
Nė agjėrimin vaxhib bėjnė pjesė: agjėrimi i pėrbetimit, agjėrimi i ditės sė prishur tė agjėrimit nafile dhe agjėrimi i pėrbetimit tė iėtikafit.
3.Agjėrimi sunet.
Nė agjėrimin Sunet bėjnė pjesė: agjėrimi i ditės sė nėntė, dhjetė dhe tė njėmbėdhjetė tė muajit Muharrem.

4.Agjėrimi mendub.
Nė agjėrimin mendub bėjnė pjesė:
-Agjėrimi i ditėve tė bardha, d.m.th. dita e 13, 14 dhe 15 tė ēdo muaji tė muajve tė kalendarit hėnor.
-Agjėrimi i ditės sė hėnė dhe tė enjte.
-Agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit Sheval.
-Agjėrimi i tetė ditėve tė para tė muajit Dhul hixhe, d.m.th. para Ditės sė Arafatit.
-Tėrė jetėn ta kalosh njė ditė nė agjėrim, njė ditė pa agjėrim.
-Agjėrimi i muajit Sha’ban

5.Agjėrimi mekruh tahrimen.
Mekruh tahrimen ėshtė t’i agjėrosh kėto ditė:
-Agjėrimi i ditės sė parė tė Fitėr Bajramit.
-Agjėrimi i ditės sė parė tė Kurban Bajramit.
-Agjėrimi i ditės sė premte pa ia bashkangjitur tė enjten.
-Agjėrimi i ditės sė premte pa ia bashkangjitur tė shtunėn.
-Agjėrimi i dy, tri e mė shumė ditėve pa iftar dhe pa suhur, qė d.m.th. orė apo 94 orė pa ngrėnė ose pa pi, ndryshe kjo quhet grevė urie.
-Agjėrimi i tėrė jetės pa ndėrprerje.
-Agjėrimi nafile i gruas pa lejen e burrit kur ai ėshtė nė prani tė saj.
-Agjėrimi nė udhėtim nėse udhėtimi ėshtė i vėshtirė dhe e mundon shumė gjendjen e agjėruesit.

6. Agjėrimi mekruhi tenzihen

- Mekruhi tenzihen ėshtė ta agjėrosh ditėn e dhjetė tė muajit Muharrem pa tė nėntėn.
- Mekruhi tenzihen ėshtė edhe agjėrimi i ditės sė dhjetė tė muajit Muharrem pa tė njėmbėdhjetėn.


Pyetje:
1.Cilat janė llojet e agjėrimit?
2. Kur ėshtė agjėrimi farz?
3.Kur ėshtė agjėrimi sunet?
4.Kur ėshtė agjėrimi mendub?
5.Kur ėshtė agjėrimi mekruhi tahrimen e kur tenzihen?

RUKNET E AGJĖRIMIT

- Rukni dhe sharti janė dy pjesė thelbėsore tė ēdo ēėshtjeje, ashtu qysh janė pjesė thelbėsore tė agjėrimit.

- Dallimi nė mes tė ruknit dhe shartit ėshtė vetėm dallimi formal , pse pa marrė parasysh a mungon rukni apo sharti agjėrimi ėshtė i pavlefshėm. Mirėpo, rukni ėshtė pjesė brenda agjėrimit sikurse ėshtė sexhdeja pjesė pėrbėrėse brenda namazit.
Po ashtu, sharti ėshtė pjesė pėrbėrėse jashtė agjėrimit, ashtu siē ėshtė abdesti shart, jashtė namazit.
- Agjėrimi ka vetėm njė rukn, e ai ėshtė:

“Ta pengosh ose ta ndalosh veten nga tė ngrėnit, pija dhe kontakti martesor, prej agimit e deri nė perėndim tė diellit”.

Argument pėr kėtė kemi ajetin kur’anor:

... وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ ...

“Dhe hani e pini deri sa ta dalloni ju saktėsisht perin e zi nga peri i bardhė”.
El Bekare: 187
- Alegoria e Kur’anit “peri i bardhė” ka tė bėjė me tė zbardhurit e ditės nė agim.
- Alegoria e Kur’anit “peri i zi” ka tė bėjė me tė errėsuarit e natės pas perėndimit.
Kėtė e ka sqaruar Muhamedi a.s. nė hadith:
“Vėrtetė Bilalli e thirr ezanin nė mbrėmje, ndėrsa ju hani dhe pini deri sa tė thirr (Bilalli) i biri i Umi Mektumit”.
- Janė pajtuar tė gjithė dijetarėt-juristėt islam se, tė penguarit apo tė detyruarit e vetes nga ushqimi, pija dhe kontakti martesor ėshtė prej agimit deri pas perėndimit.

Pyetje:
1.Ēka ėshtė rukni dhe ēka ėshtė sharti?
2.Sa rukne i ka agjėrimi?
3.Prej cilės pjesė tė ditės fillon tė agjėruarit, dhe nė cilėn pjesė tė ditės pėrfundon tė agjėruarit?


SHARTET E AGJĖRIMIT

Shartet e agjėrimit ndahen nė tri lloje, e ato janė:

1.Shartet e vuxhubit (obligueshmėrisė)
2.Shartet e edait (e kryerjes sė agjėrimit) dhe
3.Shartet e sihatit (vlefshmėrisė)

Shartet e vuxhubit (obligueshmėrisė) janė:

1. Islami.
- Jomuslimani nuk e ka pėr obligim agjėrimin.
2. Mentalisht me qenė i shėndoshė.
3. Mosha madhore.
4. Ta dijė se e ka pėr obligim agjėrimin.

Shartet e edait (e kryerjes sė agjėrimit) janė:

1. Shėndeti.
2. Tė mos jesh nė udhėtim.
- Ai i cili, gjatė muajit tė Ramazanit ėshtė nė udhėtim nuk agjėron, por tė njėjtat ditė i plotėson mė vonė.

Shartet e Sihatit (vlefshmėrisė) janė:

1. Qė femra mos tė jetė nė kohen e menstruacionit.
- nėse femrės njė orė para iftarit i vjen menstruacioni atė ditė e agjėron kaza.
2. Nijeti.
- Nijet d.m.th. qėllim. Vendi i nijetit ėshtė zemra. Kur nė mbrėmje me zemėr e di se nesėr nevojitet tė agjėrosh, kjo konsiderohet nijet.
- Nijeti bėhet pa aguar dita, por mund tė bėhet deri para dreke.

Pyetje:
1.Si ndahen shartet e agjėrimit?
2.Cilat janė shartet e obligueshmėrisė?
3.Cilat janė shartet e kryerjes sė agjėrimit?
4.Cilat janė shartet e vlefshmėrisė sė agjėrimit?

SUNETET E AGJĖRIMIT

Sunetet apo mustehabet e agjėrimit janė:

1. Tė ngriturit nė Suhur. Muhamedi a.s. ka thėnė: “Ngrituni nga gjumi dhe ushqehuni nė suhur, se nė suhur e keni bekimin dhe bereketin e Allahut”. (Buhariu dhe Muslimi)
2. Shpejtimi i iftarit. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“E mira e njerėzve ėshtė gjithmonė kur ata e shpejtojnė iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi)
Nėse ėshtė mjegull, atėherė mė mirė ėshtė qė ta vonojmė pak iftarin nga koha e caktuar.
3. Tė filluarit e iftarit me hurme. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“Kur ndonjėri prej jush e fillon iftarin le tė fillojė me hurme, sepse nė tė ka bereket, e nėse nuk gjeni apo nuk keni hurme, atėherė me ujė se nė tė ėshtė pastėrtia”.
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
4. Mustehab ėshtė tė filluarit e iftarit me hurme apo ujė, e menjėherė me falė akshamin. Mirėpo, nėse uria ndikon nė moskoncentrimin nė namaz, atėherė mė mirė iftari e pastaj namazi.
5. Tė bėsh dua para iftarit. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“Duaja e agjėruesit para iftarit nuk kthehet prapė”.
Transmeton Ibni Abasi se Muhamedi a.s. kur e fillonte iftarin lutej: “O Zoti im pėr ty agjėruam, me furnizimin Tėnd ushqehem, na prano, vėrtetė Ti je i ditur dhe dėgjon”.
(Transmeton Taberani)
6. Tė bėsh ibadet mė shumė se zakonisht, tė bėsh tė mira mė shumė se zakonisht, t’iu dhėsh sadaka tė varfėrve, jetimėve dhe tė gjorėve.
Transmeton Ibn Abasi se Muhamedi a.s. ka qenė njeriu mė fisnik dhe mė bujari, mirėpo ai mė bujarė se ēdo herė ka qenė nė Ramazan kur i vinte Xhibrili. I vinte nė ēdo mbrėmje tė Ramazanit dhe ia mėsonte Kur’anin. I Dėrguari i Allahut vėrtetė ka qenė mė bujari dhe mirėsitė i bėnte me shpejtėsi tė erėrave.
(Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi)
7. Ta falėsh namazin e teravive.
8. Ta ndalėsh veten dhe tė mos bisedosh pa nevojė dhe tė mos bėsh biseda tė kota.
9. Tė bėsh Iėtikafin.

Pyetje:
1. Cilat janė sunetet e agjėrimit?

TĖ LEJUARAT (MUBAHET) E AGJĖRUESIT

Pėr agjėruesin janė tė lejuara:
1. Ta flladitė veten me ujė tė ftohtė pėr shkak tė nxehtėsisė, ose tė lahesh pėr shkak tė zhegut apo djersitjes.

2. Lejohet qė tė zgjohesh xhunub nė mėngjes e pastaj tė pastrohesh dhe tė vazhdosh agjėrimin.
“Transmeton Aishja r.a. se Muhamedi a.s. pas imsakut ėshtė zgjuar nė mėngjes i papastėr – xhunub nga kontakti martesor, pastaj ėshtė pastruar ( ka marrė gusul) dhe e ka vazhduar agjėrimin”.

3. T’i pastrosh dhėmbėt, me kusht qė mos tė depėrtoj uji nė fyt.

4. I lejohet agjėruesit ta pėrqafoj bashkėshorten e tij, me kusht qė tė mos frikėsohet se i ndodhė ejakulimi.

Pyetje:
1. Ēka ėshtė e lejuar (Mubah) pėr agjėruesin?



MEKRUHET (GJĖRAT E URREJTURA) TĖ AGJĖRIMIT

Gjatė agjėrimit ėshtė mekruh:

1. Ta kėrkosh ushqimin pa nevojė me buzė apo me gjuhė.
7. Tė pėrtypėsh diēka pa arsye.
8. Ta puthėsh ose ta pėrqafosh bashkėshorten.
9. Tė agjėrosh dy ditė rresht pa ndėrprerė. Pra, tė mos ngrėsh dy ditė rresht.
5. Mbajtja e pėshtymės nė gojė, pastaj mė vonė ta pėrbish.
6. Tė agjėrosh nė kohėn kur agjėruesi ka punė tė rėndė, e cila ia dobėson pėr sė tepėrmi shėndetin, sa qė gati e paralizon, ose dhėnia e gjakut.
7. Dėfrimi dhe loja intime me bashkėshorten, e cila shpie deri te ejakulimi.
- nėse ndien siguri dhe nuk ndodh ejakulimi, atėherė dėfrimi nuk ėshtė mekruh.

Pyetje:
1.Ēka ėshtė mekruh pėr agjėruesin?

ĒKA NUK ĖSHTĖ MEKRUH PĖR AGJĖRUESIN

Nuk janė mekruh pėr agjėruesin kėto gjėra:

1. Ta pėrqafosh ose ta puthėsh bashkėshorten me kusht qė me qenė i sigurt se nuk do tė ndodh ejakulimi,
2. Ta shijosh ose ta kėrkosh ushqimin pėr pėrgatitjen e tij, nėse ėshtė e nevojshme ose e domosdoshme,
3. T’i lyesh pjesėt e trupit me vaj ose yndyrė qė kanė erė tė mirė (p.sh. mjekrėn, mustaqet),
4. Dhėnia gjak.
5. Ta shpėrlash gojėn dhe hundėn ose t’i lash dhėmbėt me brushė ose me misvak.
6. Ta pastrosh trupin ose ta mbėshtjellėsh trupin me ēarēaf pėr freskim.

Pyetje:
1.Ēka nuk ėshtė mekruh pėr agjėruesin?

TĖ PRISHURIT E AGJĖRIMIT

-Agjėrimi ėshtė ibadet, i cili kėrkon pėrkushtueshmėri gjatė gjithė kohės. Pėr kėtė arsye, ndodh qė tė veprohet diēka ēka e prish agjėrimin. Mirėpo, tė prishurit e agjėrimit patjetėr duhet tė kompensohet, ose me fjalė tė tjera tė agjėrohet kaza.
Pėr kėtė arsye, tė prishurit e agjėrimit ėshtė i ndarė nė dy -lloje esenciale:
1.Prishja e agjėrimit, qė obligohet tė agjėrosh kaza,
2.Prishja e agjėrimit, qė jo vetėm qė obligon tė agjėrosh kaza, por ta kompensosh me kefaret, qė d.m.th. tė agjėrosh edhe ditė tė tjera si ndėshkim.

- Me fjalėn kompensim nė kėtė rast kemi pėr qėllim qė t’i agjėrojmė edhe 60 ditė tjera apo dy muaj pa ndėrprerje.
Kjo ėshtė si masė ndėshkuese pėr mospėfilljen e ligjit tė Allahut, respektivisht agjėrimin.
-Kompensimi bėhet edhe me lirimin e njė robi ose me ushqimin e gjashtėdhjetė tė varfėrve.

Pyetje:
1.Ēka duhet tė vepro,mė nėse prishet agjėrimi?
2.Sa lloje tė prishjes sė agjėrimit i kemi?

TĖ PRISHURIT E AGJĖRIMIT QĖ OBLIGON ME AGJĖRU KAZA DHE KOMPENSIM

Tė prishurit e agjėrimit qė obligon tė agjėrosh kaza dhe kompensim janė:
1.Kontakti me bashkėshorten,
2.Ngrėnia ose pirja e diēkaje pa arsyetim tė sheriatit islam.

-Ai i cili e prish agjėrimin me qėllim dhe ai i cili me qėllim kontakton me bashkėshorten seksualisht gjatė ditės kur ėshtė agjėrueshėm, i agjėron 61 ditė, d.m.th. ditėn qė e ka prish e agjėron kaza dhe 60 ditė tjera dėnim pėr prishjen e agjėrimit.

Pyetje:

1.Cilat janė rastet e tė prishurit e agjėrimit qė obligon me agjėru kaza dhe me kompenzu?


TĖ PRISHURIT E AGJĖRIMIT QĖ OBLIGON VETĖM KAZA

Gjėrat tė cilat e prishin agjėrimin, por obligojnė tė agjėrosh vetėm kaza, ditė pėr ditė janė:

1.Gėlltitja e diēkaje ēka nuk ėshtė ushqim apo pije si p.sh: brumin e papjekur, orizin e pazier etj.,
2.Pėrdorja e ushqimit pėr shėrim apo barėra pėr shėrim, me arsyetim tė sheriatit islam,
3.Nėse agjėruesi kontakton me bashkėshorten nė gjumė pa vetėdije tė plotė,
4.Tė vjellėsh me gojėn plotė,
5.Femrės nėse i vijnė menstruacionet para perėndimit tė diellit, atėherė ajo ditė e agjėrimit automatikisht prishet dhe e bėnė kaza.
- Mustehab ėshtė pėr femrėn qė kur tė hajė gjatė ditės kur ėshtė me m menstruacione tė fshehet dhe mos ta shohin agjėruesit tjerė.

Pyetje:
1.Ēka e prishė agjėrimin?
2.Trego pėr prishjen e agjėrimit qė obligon agjėrimin kaza, por edhe kompensim 60 ditė tjera?
3.Trego pėr prishjen e agjėrimit qė obligon agjėrimin vetėm kaza?


ĒKA NUK E PRISHĖ AGJĖRIMIN

Rastet kur nuk prishet agjėrimi janė:

1.Ngrėnia ose pirja e diēkaje me harresė. Argument pėr kėtė kemi hadithin e Muhamedit a.s.:
“Agjėruesi i cili harron se ėshtė agjėrueshėm, e hanė ose pinė (ujė), le ta vazhdojė agjėrimin se Allahu ėshtė Ai i cili e ka ushqyer”,
2.Nėse ejakulon farė (menij) pas ndonjė shikimi, tė menduari apo duke fjetur,
3.Nėse e lyen kokėn ose ndonjė pjesė tė trupit me vaj ose yndyrė,
4.Nėse e shijon ushqimin pėr pėrgatitjen e tij,
5.Nėse jep gjak, se Muhamedi a.s. ka dhėnė gjak nė haxh gjatė agjėrimit.
6.Nėse thithė tym, apo diēka joushqyese pa dėshirė, pėr shkak tė rrethanave tė domosdoshme,
7.Nėse thithė pluhur qoftė edhe pluhur i miellit, si p.sh. duke bluar miell nė mulli,
8.Nėse nė fyt i hyn ndonjė insekt gjatė fluturimit pa dėshirė,
9.Nėse zgjohet xhunub, madje edhe nėse mbetet xhunub gjatė tėrė ditės,
10.Nėse i mbushen veshėt me ujė gjatė larjes,
11.Nėse vjellė, por jo gojėn plot,
-me vjellė me qėllim gojėn plot, atė ditė e agjėron kaza,
12.Nėse e gėlltitė gėlbazėn,
13.Nėse pėrbinė mbeturinėn e pjesėve tė ushqimit qė mbetet nė mes tė dhėmbėve,
14.Nėse pėrtypė diēka qė ėshtė mė e vogėl se kokrra e bizeles,
15.Nėse e pėrdorė misvakun ose larja e dhėmbėve me brushė.
16.Tė lahesh, tė pastrohesh ose tė marrėsh gusėl,
17.Nėse merr injekcion pėr shėrim,
-mė mirė ėshtė tė marrėsh injekcion pas iftarit.
]
Pyetje:
1.Ēka nuk e prishė agjėrimin?

RASTET KUR LEJOHET MOSAGJĖRIMI

Zoti i Lartėmadhėruar nė Kur’anin fisnik thotė:

... وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ ...

“Ne juve asgjė nuk ju kemi bėrė obligim, e cila ju vėshtirėson dhe ju mundon”.
(El-Haxh: 78)

Feja islame ėshtė e bazuar nė lehtėsim e jo nė vėshtirėsim.
Zoti i Lartėmadhėruar e di aftėsinė dhe mundėsinė e njeriut, pėr kėtė arsye edhe nė disa raste ka bėrė lehtėsime pėr muslimanin
Kėshtu, edhe pėr agjėrimin e Ramazanit ka paraparė raste kur disa individė tė cilėt janė nė gjendje tė vėshtirė tė mos agjėrojnė.

Rastet kur lejohet mosagjėrimi janė:

1. Sėmundja.
2. Shtatėzania.
3. Gruaja e cila i jep gji fėmijės.
4. Udhėtimi.
5. Gruaja me menstruacion dhe lehoni.
6. Pleqėria e rėndė.
7. Ēmenduria.
8. Lufta e ashpėr.
9. Presioni apo imponimi pėr mosagjėrim.
10. Paraqitja e urisė deri nė alivanosje.

Pyetje:

1. Nė ēka ėshtė e bazuar feja islame?
2. Cilat janė rastet kur lejohet mosagjėrimi?

SĖMUNDJA

Sėmundja e rėndė, e cila dėmton shėndetin ose e dobėson agjėruesin shumė, ėshtė arsye e ligjshme nė sheriatin islam pėr mosagjėrim. Pėr kėtė thotė Zoti i Lartėmadhėruar nė Kur’an:

... وَمَنْ كَانَ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ...

“Dhe kush ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim (dhe nuk mund tė agjėrojė), le tė agjėrojė po aq ditė mė vonė”.
(El Bekare: 185)
-Agjėrimi i tė sėmurit ėshtė mekruh
-Pas kalimit tė sėmundjes agjėron kaza.

UDHĖTIMI

Nėse besimtari para syfyrit niset nė ndonjė udhėtim, i cili ėshtė larg mbi 81 km, atėherė nuk e ka obligim agjėrimin atė ditė.
Njėherit, nėse nė atė vend ku ka udhėtuar qėndron mė pak se 15 ditė, nuk e ka pėr obligim ta agjėrojė atė ditė.
Pėr kėtė argument kemi ajetin kur’anor:

... وَمَنْ كَانَ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ...

“Dhe kush ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim (dhe nuk mund tė agjėrojė) le tė agjėrojė po aq ditė mė vonė”.
(El Bekare: 185)
-Pas udhėtimit, ditėt e paagjėruara agjėrohen kaza.

SHTATZĖNIA

Shtatėzėna ka pėrgjegjėsi pėr fėmijėn e posaformuar, i cili ka nevojė pėr ushqimin e nėnės.
-Pas shtatzėnisė, lehonisė dhe gjidhėnies, agjėron kaza.

GRUAJA E CILA I JEP GJI FĖMIJĖS

Foshnja ka nevojė pėr qumėshtin e nėnės, ndėrsa ushqimi i nėnės ėshtė burim i qumėshtit. Pėr kėtė arsye, ajo ėshtė e liruar nga obligimi i agjėrimit. Mirėpo, pasi tė kalojė gjidhėnia, ajo Ramazanin e agjėron kaza. Me fjalė tė tjera, ditėt tė cilat nuk i ka agjėruar i agjėron kaza.

FEMRA ME MENSTRUACION DHE LEHONI

Nėse femrės i paraqitet menstruacioni para iftarit edhe pėr njė ēast, asaj i prishet agjėrimi dhe atė ditė e kompenson mė vonė.
Kėshtu ajo ēdo ditė tė cilėn nuk e agjėron e bėn kaza, ndėrsa namazin nuk e bėn kaza.
Kėtė e tregon nėna e besimtarėve – Aishja r.a. e cila tregon hadithin e Muhamedit a.s.:
“Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut xh.sh. na vinin menstruacionet, andaj urdhėroheshim qė ta agjėrojmė kaza Ramazanin , e nuk urdhėroheshim qė ta bėjmė kaza namazin”.

PLEQĖRIA E RĖNDĖ

Plaku nuk ka rast tė forcohet pėr shkak tė pleqėrisė sė rėndė, pėr kėtė arsye ai paguan FIDJEN. Thotė Zoti i Lartėmadhėruar nė Kur’an:
... وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ ...
“Ata tė cilėt mund tė agjėrojnė, por agjėrimi i dobėson tejmase dhe i bėnė tė paaftė (dhe nuk kanė shpresė tė shėrohen, mos tė agjėrojnė), le tė ushqejnė njė tė varfėr (le tė paguajnė FIDJE)”.
(El Bekare: 184)
- FIDJA – ėshtė vlerė e tė hollave tė ēmimit tė 1.666 gr. tė grurit.

Po ashtu, prej agjėrimit lirohet i sėmuri psiqikisht, ai i cili detyrohet tė mos agjėrojė me presion tė madh. Po ashtu, edhe ushtria, e cila ėshtė nė gjendje gatishmėrie tė luftės apo nė luftė e agėrimi mund t’i dobėsojė fizikisht.

Pyetje:
1. Cilat janė rastet kur lejohet mosagjėrimi?


AGJĖRIMI KAZA

Tė gjithė ekspertėt juristė islam janė tė pajtimit se, ai i cili ndonjė ditė apo tėrė muajin Ramazan nuk e agjėron me arsye (p.sh. pėr shkak tė sėmundjes, menstruacionit,udhėtimit) e agjėron mė vonė kaza.
Argument pėr kėtė kemi ajetin kur’anor:

... فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ...

“Dhe kush prej jush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim (e nuk agjėron), le tė agjėrojė po aq ditė mė vonė”.
(El Bekare:185)

Ka treguar Aishja r.a. bashkėshortja e Muhamedit a.s. se, kur ju kanė ardhur menstruacionet nė kohėn e Muhamedit a.s., ai i ka urdhėruar tė agjėrojnė kaza mė vonė.
Ndėrsa, ai i cili pa arsye nuk agjėron, bėn gabim tė madh.

Pėr kėtė ka thėnė Muhamedi a.s.:

“Ai i cili nuk e agjėron njė ditė pa arsye dhe jo pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje, nuk mund ta kompensojė (ta bėjė kaza) edhe nėse agjėron gjatė tėrė jetės”.

Agjėrimet kaza janė:

1. Agjėrimi i muajit Ramazan.
2. Agjėrimi i dėnimit (kefaretit).
3. Agjėrimi i zotimit.
4. Agjėrimi nafile (pra, e bėn nijet tė agjėrojė nafile dhe e prishė)

Pyetje:

1. Cili ėshtė argumenti pėr agjėrimin kaza?
2. Cilat janė llojet e agjėrimit kaza?

KOHA E AGJĖRIMIT KAZA

Nuk lejohet agjėrimi kaza nė ditėt kur ėshtė i ndaluar agjėrimi, pra nė ditėt e para tė Bajramave.
Po ashtu, nuk lejohet agjėrimi kaza nė muajin Ramazan, sepse muaji Ramazan ėshtė koha e agjėrimit tė rregullt, e jo koha pėr tė agjėruar kaza. Ngase, agjėrimi kaza ėshtė agjėrimi i ērregullt, ndėrsa nuk mundet qė agjėrimi i ērregullt tė zėvendėsoj agjėrimin e rregullt.
Nėse nė atė vit Ramazani i ka pasur 29 ditė, atėherė vitin tjetėr agjėrimi i muajit Ramazan kaza agjėrohet 29 ditė, edhe pse muaji ramazan nė vitin tjetėr i ka 30 ditė.
Agjėrimi i muajit Ramazan mund tė bėhet kaza 29 ditė rreshtė, pra ditė tė pandara (pandėrprerė), por mund tė agjėrohet me ndėrprerje.
Pra, me rėndėsi ėshtė t’i plotėsosh ditėt, ndėrsa mund t’i agjėrosh edhe me javė tė ndara.

Pyetje:

1. Cila ėshtė koha e agjėrimit kaza?
2. Si bėhet agjėrimi i muajit ramazan kaza?


KOMPENSIMI I AGJĖRIMT

Kemi tri lloje tė kompensimit tė agjėrimit, e ato janė:

1.Lirimi i njė robi.

2.Agjėrimi i dy muajve rreshtazi.
- Nėse gjatė agjėrimit tė dy muajve rreshtazi prishet njė apo dy ditė, atėherė kompensimi nuk vlenė, por vlenė vetėm nėse fillohet prej muajit tjetėr dhe tė agjėrohet dy muaj rreshtazi pandėrprerje.

3.Tė ushqyerit e gjashtėdhjetė tė varfėrve.
-Mund tė ushqehet njė i varfėr gjashtėdhjetė ditė.

Argument pėr kėtė kemi hadithin:

“Shkon njė njeri te Muhamedi a.s. e i thotė:
-Jam shkatėrruar o i Dėrguar i Allahut.
-Po si je shkatėrruar – e pyeti i Dėrguari a.s.
-Kam kontaktuar me gruan ditėn e Ramazanit (dhe e kam prishur atė ditė).
-A ke rob tė lirosh – i thotė Muhamedi a.s.
-Jo, nuk kam.
-A ke mundėsi me agjėru dy muaj rreshtazi?
-Jo!
-A ke mundėsi t’ i ushqesh gjashtėdhjetė tė varfėr?
-Jo!


Pyetje:

1.Sa lloje tė kompensimit tė agjėrimit i kemi?


FIDJE

Thotė Zoti i Lartėmadhėruar nė Kur’an:

... وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ ...

“Dhe ata tė cilėt i mundon shumė agjėrimi, mos tė agjėrojnė, por le t’u japin njė FIDJE (le tė ushqejnė) tė varfėrit”.
(El Bekare: 184)

-FIDJE quhet sadakaja tė cilėn ia jep mosagjėruesi tė varfėrit, pėr shkak se nuk ka mundėsi tė agjėrojė.

FIDJE jepet nė kėto raste:

1. Plaku ose plaka tė cilėt nuk mund tė agjėrojnė, sepse ėshtė e pamundur qė ata tė kthehen nė rini dhe ta agjėrojnė kaza.

2. I sėmuri, i cili nuk ka shpresė shėrimi.
- nuk jepet FIDJE pėr tė sėmurin, i cili ka shpresa shėrimi edhe nėse zgjat sėmundja njė kohė tė gjatė.


Pyetje:

1. Ēka quajmė FIDJE?
2. Cili ėshtė argumenti pėr pagimin e FIDJES?
3. Pėr cilat raste jepet FIDJE?


IĖTIKAFI

IĖTIKAF quhet qėndrimi nė xhami pėr ta adhuruar Allahun nė mėnyrė tė posaēme, duke qenė agjėrueshėm.

IĖTIKAFI ėshtė sunet kifaje muekede nė dhjetė ditėt e fundit tė
muajit Ramazan.
IĖTIKAFI ėshtė mustehab nė ditėt tjera, pėrpos dhjetė ditėve tė
fundit tė muajit Ramazan.

Shartet e IĖTIKAFIT janė:

1. Tė jesh musliman
2. Tė jesh moshėrritur dhe mentalisht i shėndoshė
3. Tė jesh i pastėr, pra nuk lejohet pėr xhunubin dhe femrėn kur ajo ėshtė nė kohėn e menstruacionit dhe lehonisė
4. Tė jesh agjėrueshėm.

IĖTIKAFI prishtet nė kėto raste:

1. Nėse ke marrėdhėnie seksuale me bashkėshorten.
2. Nėse del nga xhamia pa arsyetim tė sheriatit islam.
3. Nėse alivanosesh.
4. Nėse femrės i vjen koha e menstruacionit.
5. Nėse ha apo pi gjatė ditės, d.m.th. nėse prishet agjėrimi, atėherė prishet IĖTIKAFI.
6. Nėse largohesh nga feja
7. Nėse dehesh apo humbė vetėdijen.


Pyetje:

1. Ēka ėshtė IĖTIKAFI?
2. Cilat janė shartet e IĖTIKAFIT?
3. Ēka e prishė IĖTIKAFIN?



AGJĖRIMI DHE UDHĖTIMI

Ishte nxehtėsi e madhe, dielli pėrcėllonte, ndėrsa rėra e shkretėtirės i pėrvėlonte kėmbėt.
Muslimanėt me Muhamedin a.s. kishin marrė njė rrugė tė gjatė prej Medinės nė Meke.
Nė mes tė rrugės karavani ndalet pėr tė pushuar. Muhamedi a.s. nuk kishte kohė pėr tė pushuar. Derisa tjerėt pushonin, Muhamedi a.s. i kontrollonte dhe kujdesej pėr ta.
Duke i kontrolluar shokėt, kur e sheh njė njeri ishte shtrirė nėn njė hije tė njė lisi. Muhamedi a.s. mendoi se ishte i sėmurė dhe i pyeti shokėt e tij, se ēka ėshtė gjendja me tė, mos ėshtė i sėmurė apo ėshtė lėnduar gjatė rrugės?! Shokėt i thanė: Nuk ėshtė lėnduar, por ai ėshtė agjėrueshėm, ndėrsa rruga dhe dielli i fortė e kanė molisur. Muhamedi a.s. tha:
“Nuk ėshtė mirė tė agjėrosh gjatė udhėtimit”.
(Buhariu)

AGJĖRIMI MĖ I VLEFSHĖM

Abdullahu ishte djalė i ri dhe i fuqishėm. Njė ditė ai e dėgjon Muhamedin a.s. duke e kėshilluar njėrin prej shokėve tė tij:
“Agjėro se agjėrimi ka vlerė sa qė vlera e tij nuk mund tė barazohet me asgjė”.
Prej kėtij momenti Abdullahi filloi tė agjėronte pėr ēdo ditė pandėrprerė. Kur dėgjoi Muhamedi a.s. shkoi dhe i tha:
“Mjafton qė ti tė agjėrosh pėr ēdo muaj nga tri ditė”, sepse ēdo punė e mirė shpėrblehet me dhjetė punė tė mira dhe kjo ėshtė sikur tė agjėru tėrė kohėn (tėrė vitin).
Mirėpo, Abdullahu dėshironte tė agjėrojė vullnetarisht me shumė se tri ditė tė ēdo muaji. Atėherė Muhamedi a.s. i tha:
“Agjėro njė ditė dhe mos agjėro ditėn tjetėr”.
Abdullahi i tha Muhamedit a.s.: O i dėrguar i Allahut, unė kam mundėsi edhe mė shumė tė agjėrojė. Ndėrsa Muhamedi a.s. i tha:
“Agjėro agjėrimin e Davudit a.s. dhe mos shto mė shumė”.
Abdullahu e pyeti: Po, cili ka qenė agjėrimi i Davudit a.s.?”
Muhamedi a.s. u pėrgjigj:
“E agjėronte njė ditė dhe nuk agjėronte ditėn tjetėr. Dhe ky lloj agjėrimi ėshtė agjėrimi mė i merituar dhe mė i vlefshm”.
Mirėpo, Abdullahi i tha se unė mund tė agjėroj mė shumė.
Ndėrsa Muhamedi a.s. i tha:
“Nuk ka agjėrim mė tė vlefshėm se ky (agjėrimi i Davudit a.s.).
(Mutefikun alejhi)

LEHTĖSIMI I AGJĖRIMIT

Zoti i Lartėmadhėruar e ka bėrė obligim agjėrimin e Ramazanit nė muajin Shaban tė vitit tė dytė tė hixhretit.
Koha e agjėrimit ka qenė prej ezanit tė jacisė deri nė ezanin e akshamit, ndėrsa koha pėr iftarė ka qen prej akshamit deri nė jaci. Nėse ndonjėrin e zinte gjumi, prej para akshamit deri pas jacisė, ai detyrohej ta vazhdojė agjėrimin e ditės tjetėr pa iftarė e pa suhurė.
Njėri prej Ensarėve (Shokėve tė Muhamedit a.s.) ishte agjėrueshėm. Pa perėnduar dielli shkon nė shtėpi pėr tė bėrė iftar, mirėpo nė shtėpi nuk kishte asgjė tė gatshme. Ishte i lodhur shumė nga puna dhe bie pėr tė fjetur.
Derisa bashkėshortja e tij e pėrgatitė njė ushqim, e zgjon nga gjumi pėr tė ngrėnė. Dhe, para se tė fillojė e dėgjon ezanin e jacisė, kėshtu qė nuk han bukė, por pa bėrė iftarė e vazhdon agjėrimin e ditės tjetėr.
Aty kah mesi i ditės, deri sa ai punonte alivanoset nga uria e tepėrt. Pėr kėtė rast i tregojnė Muhamedit a.s. dhe zbret ajeti kur’anor:

وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ
ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ

“Dhe hani e pini derisa ta dalloni penin e bardhė nga peni i zi (deri para sabahut), pastaj plotėsone agjėrimin deri nė mbrėmje”.
(El-Bekare: 187)

Zbritja e kėtij ajeti ėshtė mėshirė pėr muslimanėt, sepse Zoti ėshtė i mėshirshėm ndaj robėrve tė Tij. Ndėrsa, ne duhet ta falėnderojmė gjithnjė dhe pandėrprerė, pėr tė mirat qė na i ka dhėnė.

ZBRITJA E KUR’ANIT DHE RAMAZANI

Nė Meke jetonte njė fėmijė i menēur, i butė dhe i sjellshėm. Ai ishte jetim. Nė fillim pėrkujdesjen e tij e merr gjyshi i tij – Abdul Mutalibi, por, pasi qė ai vdes, atėherė pėrkujdesjen ndaj tij e merr axha i tij – Ebu Talibi.
Ky fėmijė u rritė, u zhvillua dhe filloi tė mendojė pėr natyrėn, vendin dhe njerėzit tė cilėt ishin rreth tij.
Ai i shihte se ata adhuronin idhuj prej balte, prej guri e prej druri. Idhujt i kishin vendosur nė brendi tė Qabės dhe iu luteshin atyre.
Ky fėmijė jetim quhej Muhamed, i cili nuk mund ta duronte kėtė kėtė gjendje tė popullit tė tij. Mendja e tij nuk mund ta pranonte, tė adhurohej dielli, hėna, guri e druri, se tė gjitha kėto i kishte krijuar Zoti.
Ai po ashtu e shihte se si njerėzit ishin injorantė, tė padrejtė, tė cilėt nuk e nderonin jetimin, nuk i respektonin prindėrit, nuk iu ndihmonin tė varfėrve. Kshtu qė, ai u detyrua tė kalojė nė malin Thevr, nė shpellėn e quajtur Hira. Ashtu qėndronte me javė e me muaj tė tėrė.
Nė natėn e njėzet e shtatė tė muajit Ramazan apo nė natėn e Kadrit, Muhamedit a.s. i vjen Meleku Xhibril dhe i thotė: LEXO!
Muhamedi a.s. i thotė: Nuk di tė lexoj.
Xhibrili pasi e pėrsėritė edhe dy herė tjera, i thotė:

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ الْأِنْسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ (3)
الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) عَلَّمَ الْأِنْسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ (5)

“Lexo me emrin e Zotit Tėnd i cili ka krijuar (ēdo gjė).
E ka krijuar njeriun prej njė rrecke.
Lexo se Zoti yt ėshtė mė fisniku.
Ai e ka mėsu (njeriun) me pėrdorė lapsin.
E ka mėsuar njeriun ēka nuk ka ditur”.
(El-Alek: 1-5)

Pas kėtyre fjalėve, Muhamedi a.s. doli nga shpella e quajtur Hira dhe nė horizont e sheh Melekun i cili i thotė: O Muhamed, unė jam Xhibrili, ndėrsa ti je i Dėrguari i Allahut.
Nga kjo natė e Ramazanit, ka filluar zbritja e Kur’anit dhe ka zgjatur 23 vjet.

Pėr kėtė edhe ka zbritur sureja Lejletul Kadr, e cila sure tregon vlerėn dhe rėndėsinė e kėsaj nate:

إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1) وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ (3)
تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ (4) سَلامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ (5)

“Ne e kemi zbritur Kur’anin nė natėn e Kadrit (natėn mė tė vlefshme dhe mė tė rėndėsishme).
Po ti (o Muhamed) a e di ēfarė vlere ka nata e Kadrit?
Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme dhe mė e dobishme se njė mijė muaj.
Zbresin melaqet dhe shpirti i shejt (Meleku Xhibril) nė tokė nė kėtė natė me lejėn dhe urdhėrin e Zotit pėr ēdo ēėshtje. Dhe pėrshėndesin me selam deri sa tė agojė dita”.
(El-Kadėr: 1-5)

Kur Aishja r.a. e ka pyetur Muhamedin a.s.: cilėn dua duhet bėrė nė kėtė natė? Muhamedi a.s. i thotė:

“Thuaj: O Zoti im! Ti je falės i gabimeve, e do faljen e gabimeve, mi fal gabimet e mia”.

BEDRI DHE RAMAZANI
Muslimanėt vetėm pse kanė besuar nė Allahun, vetėm pse kanė thėnė
LA ILAHE IL LALLAH, janė torturuar, janė plaēkitur dhe nė fund edhe janė dėbuar prej shtėpive dhe vendlindjes sė tyre.
Shokėt e Muhamedit a.s. vazhdimisht kėrkonin tė luftojnė, por Muhamedi a.s. i kėshillonte pandėrprerė, duke u thėnė: Duroni!
Pastaj, kur Muhamedi a.s. migroi nė Medine, atje filloi njė jetė tė qetė, tė lumtur dhe filloi ta pėrhapė Islamin, pasi qė edhe e vendosi shtetin islam. Mirėpo, kjo nuk i pėlqente pabesimtarėve dhe idhujtarėve. Pėr kėtė arsye, ishin nisur ta sulmonin Muhamedin a.s. dhe muslimanėt nė Medine.
Pėr kėtė arsye zbret ajeti kur’anor:
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا وَإِنَّ اللَّهَ عَلَى نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ .
الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّا أَنْ يَقُولُوا رَبُّنَا اللَّهُ ...

“Ju ėshtė lejuar lufta atyre qė po sulmohen me luftė, pse atyre iu ėshtė bėrė padrejtėsi dhe janė torturuar. Dhe padyshim se Allahu pėr me ju ndihmu atyre ka mundėsi. Ata tė cilėt janė dėbuar nga shtėpitė e tyre pa tė drejtė vetėm e vetėm se kanė thėnė Allahu ėshtė Zoti ynė”.
(El Haxh: 39)
Numri i muslimanėve ishte i vogėl, ndėrsa numri i idhujtarėve ishte i madh. Besimtarėt kishin pėrgatitje tė vogėl luftarake, ndėrsa idhujtarėt kishin pėrgatitje tė madhe luftarake. Mirėpo, ishte Ramazan, besimi i fortė, qėndrueshmėria e fortė, por mbi tė gjitha ishte ndihma e Allahut. Allahu iu dėrgoi melaqe si pėrforcim dhe muslimanėt fituan.
Pėr kėtė Zoti i Madhėruar thotė:

وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنْتُمْ أَذِلَّةٌ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

“Dhe juve ju ka ndihmuar Allahu nė Bedėr, derisa ishit tė dobėt dhe tė pafuqishėm. Frigojuni Allahut dhe bėhuni falenderues ndaj Tij”.
(Ali Imran, 123)
Nė kėtė vit ėshtė bėrė obligim agjėrimi, kur zbret ajeti kur’anor:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju tė cilėt keni besuar, ju kemi bėrė obligim agjėrimin, ashtu si ua kemi bėrė obligim popujve tė mė hershėm, qė tė bėheni tė devotshėm”.
(El Bekare: 184)

Pasi lufta ka pėrfunduar, muslimanėt e fituan luftėn dhe u kthyen nėpėr shtėpitė e tyre.
Muhamedi a.s. thotė:
“Jemi kthyer nga beteja (xhihadi) e vogėl dhe kemi filluar betejėn (xhihadin) e madhe. E ajo ėshtė beteja (xhihadi) me vetveten, beteja e cila nuk pėrfundon deri nė fund tė jetės”.

Agjėrimi ėshtė arma mė e fortė pėr tė qenė i fortė, i qėndrueshėm dhe ngadhnjimtar, pas ēdo sfide apo problemi tė jetės.



Autor : DR.MUSLI VERBANI
Kaēanik
__________________
بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحِيم
Rasulullah (Sallallahu Aleyhi ve Sellem) şöyle buyurdu:
“Allah’a ve ahiret gününe imān eden kimse, komşusuna eziyet etmesin. Allah’a ve ahiret gününe imān eden misafirine ikramda bulunsun. Allah’a ve ahiret gününe imān eden kimse, ya hayır söylesin veya sussun.”
Buhārī, Müslim
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
sunna (29-09-2007), yggiz (23-09-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 23-09-2008, 01:48
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,341
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,493
Falėnderuar 2,305 herė nė 803 Postime
Rep Fuqia: 919
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Re: Fikhu i agjėrimit

Selamun Alejkum

Pyetja e vėllaut yggiz ėshtė zhvendosur te kategoria Pyetje-Pėrgjigje.

Ky postim shlyhet pasi qė vėllau t“a kupton se pyetja ėshtė zhvendosur nė vendin e duhur.

Selamun Alejkum
__________________
Jakub el-Makfufi ka thėnė: "Person i sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e tij tė mira sikurse qė i fsheh veprat e tij tė liga."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
sunna (23-09-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij Ebu_Fudejl Agjėrimi 0 02-10-2006 12:39
Kaptina e agjėrimit Keshille Agjėrimi 0 01-11-2005 20:01
Tė mirat e agjėrimit Keshille Agjėrimi 0 01-11-2005 19:56
Kultura e agjerimit Besim2005 Agjėrimi 0 04-10-2005 12:56


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:02.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.