Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 09-12-2007, 15:01
Grafika e Fidan
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 04-08-2005
Postimet: 1,645
All-llahu tė shpėrbleftė: 601
Falėnderuar 2,556 herė nė 1,093 Postime
Rep Fuqia: 886
Fidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond reputeFidan has a reputation beyond repute
Gjendja e Selefit (pasuesit e Profetit Alejhi Selam) nė muajin e Ramazanit

Gjendja e Selefit ( pasuesit te fesė se pejgamberi Muhammedit a.s ) nė muajin e Ramazanit

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut, tė Madhit dhe Fuqiplotit, i Cili e bekoi [dalloi] muajin e Ramazanit nga muajt tjerė si dhe paqja e mėshira e Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij Muhammedin alejhis selam, familjen e tij, shokėt e tij si dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Shkatėrrimit.



Thotė Allahu, nė Kur'anin e Tij fisnik: “Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi) tė shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėzim pėr njerėzimin dhe dallues (i sė vėrtetės nga e pavėrteta).” (Sure el-Bekare, ajeti i 185-tė).



Vėlla dhe motėr muslimane, dije se Allahu aze ve xhel-le ka veēuar muajin e Ramazanit nga muajt tjerė me shumė veēori dhe begati, siē janė kėto:



1. era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė pėr Allahun sesa era e miskut (lloj parfumi)
2. engjėjt (melaiket) e Allahut kėrkojnė faljen e mėkateve pėr agjėruesit, derisa ta hanė iftarin
3. Allahu e zbukuron dhe e stolisė Xhennetin nė kėtė muaj pėr ēdo ditė
4. burgosen djajt (shejtanėt)
5. hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit
6. nė kėtė muaj ėshtė njė natė (nata e Kadrit), e cila ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj dhe kujt i ėshtė ndaluar e mira e kėsaj nate vetėm se i janė ndaluar atij tė gjitha tė mirat
7. iu falen mėkatet agjėruesve nė natėn e fundit tė kėtij muaji tė bekuar dhe
8. Allahu me mėshirėn e Tij i liron robėrit e Tij nga Xhehennemi dhe i futė ata nė xhennet.



Kėshtu, vėlla dhe motėr muslimane kėto janė disa nga mirėsitė e kėtij muaji dhe ki kujdes qė tė mos pakėsosh diē nga kėto mirėsi, me preokupime tė kota, si tubimet e padobishme, kalimi i netėve tė kėtij muaji nė gjėra tė kota apo tė ndjesh pakėnaqėsi pėr ardhjen e kėtij muaji tė bekuar; i kėrkojmė Allahut mbrojtje nga tė gjitha kėto cilėsi.



Robi i mirė e mirėpret kėtė muaj me pendim tė sinqertė dhe qėndrim serioz pėr shrytėzimin e kėtij muaji nė tė mira, duke shfrytėzuar kohėn e tij vazhdimisht me punė tė lavdėruara, dhe duke kėrkuar gjithnjė nga Allahu qė ta ndihmojė pėr adhurim tė mirė.



Vėlla dhe motėr muslimane, po i cekim disa nga punėt e mira me shpresė se do t'i kemi parasysh kėto nė kėtė muaj e tė punojmė me to.



1. Agjėrimi



Thotė Muhammedi alejhis selam: “ēdo punė e mirė e birit tė Ademit shpėrblehet dhjetė deri shtatėqind fish.” Allahu thotė: “Pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua, dhe Unė shpėrblej pėr tė, ngase ai ka braktisur kėnaqėsitė, ushqimin dhe pijen e tij pėr Mua. Dhe pėr agjėruesin ka dy gėzime; Gėzimi i tij kur ta hajė iftarin dhe gėzimi i tij kur tė takohet me Zotin e tij. Dhe, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu sesa era e miskut (lloj parfumi).” (Transmeton Buhari dhe Muslim).



Transmeton Buhari dhe Muslim, se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush agjėron me bindje tė plotė duke llogaritur (nė shpėrblimin e Tij) i falen tė gjitha mėkatet e bėra mė parė.”



Padyshim se kėto shpėrblime tė mira nuk janė vetėm pėr atė se ai e lenė ushqimin dhe pijen, ngase Muhammedi alejhis selam ka thėnė: “Kush nuk i braktisė fjalėt e ndyta dhe punėt e kota, Allahu nuk ka nevojė qė ai ta braktisė ushqimin dhe pijen.” (Transmeton Buhari)



Muhammedi alejhis selam ka thėnė gjithashtu: “Agjėrimi ėshtė mburojė dhe kur ėshtė ditė agjėrimi, nuk bėn tė fliten fjalė tė ndyta dhe tė bėhen punė tė kėqija, e nėse e ngacmon (agjėruesin) ndokush le tė thotė se jam agjėrues."




2. Namazi i natės (teravitė)



Thotė Muhammedi alejhis selam: “Kush ngritet pėr tė falur namaz (tė natės) nė Ramazan me besim tė plotė, duke llogaritur nė shpėblimin e tij, do t'i falen mėkatet e bėra mė parė.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



Allahu i Lartmadhėruar thotė: “Dhe robėrit e tė Mėshirshmit (Allahut) janė ata tė cilėt ecin nė tokė me pėrulje (jo kryelartė) dhe nė qetėsi, dhe kur u drejtohen atyre tė pa diturit (me fjalė tė kėqia), ata ua kthejnė me fjalė tė buta e mirėsi (paqė). Dhe ata tė cilėt e kalojnė natėn para Zotit me fytyrė nė tokė, nė sexhde dhe nė kėmbė (nė adhurim tė Tij).” (Sure Furkan, ajeti i 63-tė dhe i 64-ėt).



Namazi i natės ka qenė traditė (adet) e vazhdueshme e Pejgamberit alejhis selam dhe e shokėve tė tij. Aishja (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) thotė: “Mos e le namazin e natės, se me tė vėrtetė i Dėrguari i Allahut nuk e ka lėnė atė kurrė, e kur ka qenė i sėmurė apo kur nuk ka mundur ėshtė falur ulur.”



Ka qenė Umeri radijallahu anhu, i cili falte namaz tė natės aq sa dėshironte Allahu, e kur hynte gjysma e natės e zgjonte familjen pėr t'u falur, duke iu drejtuar atyre me kėto fjalė: “Namazi, namazi!”dhe citonte ajetin: “Urdhėroje familjen tė falė namaz, dhe ji i qetė e durimtar me ta. Ne nuk kėrkojmė nga ti furnizim, Ne tė furnizojmė ty dhe fundi i mirė ėshtė pėr tė devotshmit.” (Sure TaHa, ajeti i 132-tė).



Ka qenė i biri i Umerit, Abdullahu, i cili shpesh citonte ajetin: "(A mosbesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) Apo ai qė i ėshtė nėnshtruar Allahut, duke bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė namaz gjatė orėve tė natės, duke pasur frikė jetėn e Pastajme dhe duke shpresuar nė mėshirėn e Zotit tė tij." (Sure ez-Zumer, ajeti i 9-tė), duke thėnė se ky ėshtė Uthman Ibn Affani (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė), e thotė Ibn Hatimi: “E ka thėnė kėtė biri i Umerit, duke patur pėr qėllim namazin e shumtė tė Uthmanit qė e falte natėn dhe leximin e tij tė shumtė nė kėtė namaz, ndoshta lexonte tėrė Kur'anin nė njė rekat.”



Thotė Alkame Ibn Kajsi: “Isha njė natė musafir i Abdullah Ibn Mesudit radijallahu anhu, dhe ai u ngrit nė fillim tė natės qė tė falej. Ai filloi leximin e Kur'anit ashtu sikurse lexonte imami nė xhami (me zė tė bukur), dhe tė gjithė ne u fascinuam nga bukuria e zėrit qė kishte, dhe vazhdoi kėshtu deri sa mbeti edhe pak kohė pėr ezanin e sabahut, pastaj e pėrfundoi dhe fali namazin e vitrit.”



Thotė Saib Jeziti: “Kanė qenė lexuesit e namazit tė natės, tė cilėt lexonin me qindra ajete (nga Kur'ani), derisa ne mbėshteteshim mbi shkopinj (nga lodhja), pėr shkak tė gjatėsisė sė namazit tė tyre.”



Dije, vėlla i dashur se ėshtė mirė qė ta plotėsosh namazin e taravive me imam, ngase thotė Muhammedi alejhis selam: “Kush falet bashkė me imamin deri sa ta pėrfundojė ai (imami) i shkruhet atij sikur tė ketė falur namaz tė natės.” (Transmeton Ahmed, Ebu Davud, Tirmidhi, Nesai dhe Ibn Maxheh)




3. Lėmosha



Muhammedi alejhis selam ka qenė shumė dorėlirė pėr lėmoshė dhe bamirės ndaj njerzėve, mirėpo bujaria dhe bamirėsia e tij mė sė shumti shtohej nė muajin e Ramazanit. Muhammedi (paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė) ka thėnė: ”Lėmosha (sadakaja) mė vlefshme ėshtė ajo qė jepet nė muajin e Ramazanit.” (Transmeton Tirmidhi)



Zejd Ibn Eslemi transmeton, se babai i tij ka thėnė: “Kam dėgjuar Umerin radijallahu anhu duke thėnė: "Na urdhėroi i Dėrguari i Allahut qė tė japim lėmoshėn (sadakanė)!'” Thotė Umeri: “Ishte ky urdhėr nė favor timin, sepse kisha pasuri dhe thashė: "Nėqoftėse edhe sot nuk ia kaloj Ebu Bekrit, kurrė mė nuk do t'ia kaloj. Dhe shkova tek i Dėrguari i Allahut me gjysmėn e pasurisė, e ai mė pyeti se ēka i kam lėnė familjes time. Unė u pėrgjegja: gjysmėn e saj. Pastaj erdhi Ebu Bekri (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) me tėrė pasurinė. E pyeti Muhammedi alejhis selam se ēka i ka lėnė familjes sė tij, ai u pėrgjigj duke thėnė: "Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.' Atėherė, unė thashė: "Kuptova se nuk mund dot t'ia tejkaloj Ebu Bekrit nė bamirėsi.'“



Shpresoj, motėr dhe vėlla musliman, se e keni kuptuar sado pak vlerėn e lėmoshės (sadakasė), sidomos nė kėtė muaj, pra, mundohuni tė arrini kėtė begati, aq sa keni mundėsi. Ja disa nga mėnyrat qė jua lehtėsojnė t'i arrini kėto mirėsi.



a) Tė ushqyerit apo dhėnia e ushqimit - Thotė Allahu nė Kur'an: “Dhe ata qė u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr (duke thėnė): "Ne po i ushqejmė vetėm pėr fytyrėn e Allahut, ne nuk duam prej jush as shpėrblim e as falėnderim.'” (Sure el-Insan, ajeti i 8-tė dhe i 10-tė).



Selefi (nga sahabėt dhe tabi'inėt) kanė qenė prijės dhe shėmbėlltyrė e pashoqe nė tė ushqyerit e njerzėve, pa marrė parasysh se kush ishte ai, duke mos dalluar tė mirin nga i keqi dhe nuk pėrqėndroheshin vetėm nė tė varfėrit.



Thotė Muhammedi alejhis selam: “O ju njerėz, pėrhapeni selamin (pėrshėndetjen), jepni ushqim, mbani marėdhėniet farefisnore, faleni namazin e natės kur janė njerėzit nė gjumė, qė tė hyni nė Xhennet me selam (paqė).” (Transmeton Ahmed dhe Tirmidhi, dhe thotė Albani se hadithi ėshtė i vėrtetė (sahih)).



Kanė thėnė disa nga Selefi: “Qė t'i ushqej dhjetė vetė nga shokėt e mi, ėshtė mė e dashur pėr mua sesa t'i liroj dhjetė robėr nga bijtė e Ismailit.”



Kanė qenė shumica nga Selefi, tė cilėt ndikonin tek njerėzit me iftarin e tyre kur ishin tė agjėrueshėm, prej tyre: Abdullah Ibn Umeri radijallahu anhu, Davud et-Tai, Malik Ibn Dinari, Ahmed Ibn Hambeli, ka qenė Ibn Umeri, i cili ēdoherė u jepte iftar jetimėve, bonjakėve dhe tė varfėrve, edhepse e ka ditur se familja e tij e mohojnė njė gjė tė tillė nga ai.



Ka pasur raste, gjithashtu prej Selefit, kur njeriu i ushqente njerėzit duke qenė agjėrueshėm, dhe duke i shėrbyer e gostitur ata, siē ishte Hasen el-Basri dhe Abdullah Ibn Mubareku.



Thotė Ebu Surar el-Adevij: “Ka pasur njerėz nga fisi Beni Adij, qė faleshin nė xhami dhe asnjėri prej tyre nuk bėnte iftar i vetmuar, nėqoftėse gjenin dikė pėr t'iu bashkangjitur nė iftar hanin me tė, (e nė qoftėse nuk gjenin) ata nxirrnin ushqimet e tyre nė xhami, duke ngrėnė sė bashku me njerėzit tjerė.”



Dhe ky lloj adhurimi (ibadeti), d.m.th. dhėnia e ushqimit, sjell edhe disa dobi dhe ibadete tjera, siē janė: Vėllazėrimi dhe dashuria mes besimtarėve qė ushqehen, e kjo ėshtė njė nga shkaqet pėr hyrjen nė Xhennet. Muhammedi alejhis selam thotė: “Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa tė duheni ndėrmjet vete...”, kėshtu qė nga kjo rrjedh ibadeti, tubimi me njerėz tė devotshėm dhe tė shpresuarit e shpėrblimit nga Allahu, duke i nxitur edhe ata nė adhurime tė tjera, si shkak i tė ushqyerit tė tyre.




b) Dhėnia e iftareve - Thotė Muhammedi alejhis selam: ”Kush jep iftar pėr agjėruesin, e ka shpėrblimin sikur tė agjėruesit, duke mos iu pakėsuar fare shpėrblimi agjėruesit.” (Transmeton Ahmed dhe Nesai dhe e ka vėrtetuar Albani).



Transmeton Selmani radijallahu anhu, se Muhammedi alejhis selam ka thėnė: “Kush jep iftar pėr agjėruesit, ka falje mėkatesh dhe shpėtim nga zjarri (i Xhehennemit) dhe ka shpėrblim tė njėjtė si agjėruesi, duke mos iu pakėsuar aspak (agjėruesit) nga shpėrblimi i tij.”




4. Leximi i Kur'anit



Nė kėtė pikė do tė pėrmendim dy nga cilėsitė e Selefit:



a) Leximin e shumtė tė Kur'anit dhe tė qajturit gjatė leximit tė tij. Ishte engjėlli (meleku) Xhibril, i cili ia mėsonte Muhammedit alejhis selam Kur'anin nė Ramazan dhe ka qenė Uthmani radijallahu anhu, i cili pėrfundonte leximin e plotė tė Kur'anit pėr ēdo ditė, disa tė tjerė nė namazin e natės pėr ēdo natė, dikush ēdo tė shtatėn, e disa ēdo tė dhjetėn, duke lexuar Kur'an nė namaz dhe jashtė namazit.



Ka qenė Imam Shafiu rahimehullah, i cili lexonte Kur'anin nė Ramazan gjashtėdhjetė herė, duke lexuar edhe jashtė namazeve, pastaj Katade qė e pėrfundonte leximin e plotė ēdo tė shtatėn ditė, kurse nė Ramazan ēdo tė tretėn, e nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit pėr ēdo natė.



Imam Zuhriu (Allahu e mėshiroftė) braktiste ēdo lloj tubimi shkencor nė Ramazan, duke u pėrqėndruar vetėm nė leximim e Kur'anit, po ashtu edhe Sufjan Theuriu linte ēdo lloj adhurimi vullnetar pėr tė lexuar vetėm Kur'an.



Ibn Rexhebi thotė: "Ėshtė ardhur ndalesa e tė lexuarit tė Kur'anit brenda tre ditėve, jashtė kėtij muaji, kuptohet, mirėpo pėrsa i pėrket kohėve tė vlefshme, si muaji i Ramazanit dhe vendeve tė vlefshme, si Meka dhe Medine, pėr atė qė ėshtė banor i kėtyre dy vendeve lejohet dhe ka shpėrblim ta lexojė Kur'anin (pėr shkak se) shfrytėzon vlerėn e kohės dhe vendit.” Kėshtu ka thėnė edhe Imam Ahmedi dhe Is'haku e shumė tė tjerė nga dijetarėt e Selefit.



b) Tė qajturit gjatė leximit tė Kur'anit - Nuk ėshtė nga udhėzimi i Selefit tė lexuarit e Kur'anit me lexim tė rėndomtė, duke mos kuptuar dhe menduar nė pėrmbajtjen e tij, por kanė qenė ata (Selefi) nė zemrat e tė cilėve ndikonte Kur'ani. Transmeton Buhari nga Ibn Mesudi radijallahu anhu, i cili thotė: “Mė tha i Dėrguari i Allahut alejhis selam (paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė): "Ma lexo Kur'anin!' I thashė atij: "Si ta lexojė Kur'anin ty, pėrderisa tė ėshtė zbritur (shpallur) ty!' Tha: "Kam dėshirė qė ta dėgjoj nga tjetėrkush.' Thotė Ibn Mesudi: "Fillova leximin e Kur'anit derisa arrita nė kaptinėn en-Nisa nė vargun e 40-tė (ajetin): "E si do tė jetė atėherė, kur ne do tė sjellim ty (o Muhamed) si dėshmitar mbi kėta tė gjithė.'' Mė tha: "Mjaft!' Tha (Ibn Mesudi): "Kur u ktheva kah ai, pashė se i rridhnin lotėt.'“



Transmeton Bejhekiu nga Ebu Hurejra radijallahu anhu i cili thotė: “Kur zbritėn ajetet: "A habiteni nga ky rrėfim (Kur'ani)! E po qeshni e nuk po qani. Madje edhe e zėni nė asgjė.” (Sure en-Nexhm, ajeti 59-tė dhe i 61-tė). Qajtėn tė gjithė banorėt e Sufės (kėta nuk kishin shtėpi dhe familje, dhe banonin nė xhaminė e Pejgamberit alejhis selam), duke iu rrjedhur lotėt nėpėr faqet e tyre (nga frika qė kishin prej Allahut), e kur dėgjoi pėr kėtė Pejgamberi alejhis selam qau edhe ai me ta, me ē'rast qajtėn edhe tė tjerėt derisa Muhammedi alejhis selam tha: “Nuk i kaplon zjarri i xhehennemit ata tė cilėt qajnė nga frika prej Allahut.”



Umeri, kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė, kur arriti nė vargun (ajetin) e 6-tė tė kaptinės (sures) Mutafi-fifin: “Atė ditė njerėzimi do tė qėndrojė para Zotit tė botrave” aq shumė qau, sa qė e humbi vetėdijen nga frika e madhe qė kishte, duke mos mundur ta pėrfundojė leximin e tij.



Muzahin Ibn Zefiri thotė: “Ne e falnim namazin e mbrėmjes (akshamit) me Thevriun, dhe me tė arritur nė ajetin e 5-tė tė sures el-Fatiha: '.... vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė dhe ndjesė kėrkojmė,' qau aq tepėr sa qė iu ndėrpre leximi, dhe mė pas filloi leximin nga fillimi i kaptinės (sures).




5. Qėndrimi nė xhami deri nė lindjen e diellit



Muhammedi alejhis selam pasi falte namazin e mėngjesit (sabahut) qėndronte nė faltoren e tij (duke pėmendur Allahun) derisa lindte dielli. (Transmeton Muslimi)



Transmeton Tirmidhi nga Enesi, se i Dėrguari alejhis selam ka thėnė: “Kush e fal namazin e mėngjesit (sabahut) me xhemat e pastaj qėndron nė xhami, duke e pėrmendur Allahun derisa nė lindjen e diellit e mė pas ngrihet dhe fal namaz dy rekatėsh, e ka shpėrblimin e haxhit dhe umres sė plotė, sė plotė, sė plotė.” (Albani thotė se hadithi ėshtė i vėrtetė (sahih)).



I gjithė ky shpėrblim nė ditėt e rėndomta. A thua si qėndron ēėshtja e ditėve tė Ramazanit?!



Kėshtu, vėlla dhe motėr muslimane, Allahu ju ruajtė, kėrkoni ndihmė nga Ai qė tė arrini kėto shpėrblime dhe grada tė larta, duke u munduar qė t'i pasoni gjurmėt e kėtyre njerzėve tė mirė, me qėllim qė tė arrini grada tė larta nė Xhennet.




6. I'tikafi*



Muhammedi alejhis selam bėnte I'tikaf nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, kurse nė vitin qė vdiq ka bėrė I'tikaf nė njėzet ditėt e fundit. (Transmeton Buhari dhe Muslim)



I'tikafi ėshtė njė lloj adhurimi, i cili pėmbledh nė vete shumė nga punėt e dobishme, siē janė: leximi i Kur'anit, namazet (tė obliguara dhe vullnetare), pėrmendjen e Allahut (dhikri), tė luturit Atė pėr mėshirė, etj.



Ndofta dikush mund tė thotė se ky lloj adhurimi (ibadeti) ėshtė i vėshtirė dhe kėrkon mund, mirėpo kjo qėndron vetėm pėr ata qė nuk e kanė provuar, e qė ėshtė e lehtė pėr atė qė Allahu ia lehtėson kėtė adhurim. Kush vendos qė ta zbatojė kėtė me qėllim (nijet) tė pastėr dhe tė sinqertė si dhe me bindje, padyshim se Allahu do ta ndihmojė nė kėtė.



Pra, ai cili bėnė I'tikaf vetėm se e ka pėrqėndruar veten e tij nė adhurimin e Zotit dhe pėrmendjen e Tij, duke ndaluar dhe larguar veten nga ēdo gjė qė e pengon nga adhurimi, duke e orientuar zemrėn nė ēdo gjė qė ofron tek Ai dhe qė shkakton kėnaqėsinė e Tij.




--------------------------------------------------------------------------------
* I'tikafi ėshtė adhurimi qė realizohet nė xhami, duke qenė i mbyllur gjatė dhjetė ditėve tė muajit tė Ramazanit, me qėllim tė adhurimit ndaj Allahut.

--------------------------------------------------------------------------------



7. Umreja



Janė transmetuar shumė hadithe tė vėrteta rreth vlerės sė kėtij riti fetar, nė mesin e tė cilave ėshtė edhe ky, ku thotė Muhammedi alejhis selam: “Umreja nė Ramazan e ka shpėrblimin e haxhit.” (Transmeton Buhari dhe Muslim) Nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Sa shpėrblimi i haxhit me mua.” Allahu Ekber! Le tė gėzohet ai, tė cilit i mundėsohet kryerja e kėtij lloji tė adhurimit nė Ramazan me kėtė shpėrblim dhe dhunti kaq tė madhe.




8. Nata e Kadrit



Thotė Allahu i Lartėmadhėruar: “Vėrtet, Ne e kemi zbritur (Kur'anin) natėn e Kadrit. Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj.” (Sure el-Kadr, ajetet e 1,2,3).



I Dėrguari i Allahut alejhis selam thotė: “Kush ngrihet pėr t'u falur natėn e Kadrit me besim dhe bindje, duke llogaritur nė shpėrblimin e Allahut, do t'i falen mėkatet e bėra mė parė.” (Transmeton Buhari dhe Muslim)



Muhammedi alejhis selam e kėrkonte natėn e Kadrit, duke urdhėruar edhe shokėt e tij pėr njė gjė tė tillė dhe zgjonte familjen e tij nė dhjetė netėt e fundit, duke shpresuar nė arritjen e shpėrblimit tė kėsaj nate tė bekuar.



Transmetohet se disa sahabė (shokė tė tė Dėrguarit tė Allahut) dhe tabi'inė (gjenerata pas sahabėve) pastroheshin dhe parfumoseshin dhjetė netėt e fundit, duke shpresuar nė arritjen e kėsaj nate tė bekuar, qė Allahu i Lartmadhėruar e ka veēuar nga netėt e tjera tė rėndomta, duke ngritur vlerėn e saj me shumė bekime.



O ju qė ju ka shkuar jeta nė kotėsi, mundohuni qė kėtė herė tė mos ju ikė kjo natė e bekuar, sikurse ato tė kaluarat, dhe dijeni se njė punė e mirė nė kėtė muaj ėshtė mė e vlefshme sesa njė mijė tė muajve tjerė, e kujt i ndalohet e mira dhe shpėrblimi i saj le ta di se veē i janė ndaluar tė gjitha tė mirat e tjera.



Dhe ajo, Nata e Kadrit, padyshim se ėshtė nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit dhe ajo ėshtė nė netėt tek, e sidomos nė natėn e njėzet e shtatė, ashtu si e ka transmetuar Muslimi nga Ubej Ibn K'abi se ka thėnė: “Pėr Zotin, unė e di se cila natė ėshtė ajo; ėshtė nata nė tė cilėn i Dėrguari i Allahut, Muhammedi alejhis selam na urdhėronte qė tė faleshim, e kjo ishte nata e njėzet e shtatė.”



Ka pyetur Aishja, kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė, tė Dėrguarin e Allahut alejhis selam duke i thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, nėse e qėlloj Natėn e Kadrit, ē'tė lutem?” Tha: “O Zoti im, vėrtet Ti je falės dhe e do faljen, mė fal mua.” (Transmeton Ahmed dhe Tirmidhiu dhe e ka vėrtetuar Albani).




9. Lutja e Allahut dhe kėrkimi i faljes nga Ai



Le tė jetė kėrkimi i faljes nga Allahu mė shumė i theksuar nė netėt e muajit tė Ramazanit, nė ditėt dhe netėt qė janė mė tė vlefshme se ēdo kohė tjetėr, atėherė shfrytėzoje kėtė kohė duke e pėrmendur Allahun, sidomos nė kohėn kur nuk refuzohet lutja, siē janė:



- Para ngrėnies sė iftarit, d.m.th. lutja e agjėruesit (nė kohėn kur afrohet koha e ngrėnies, me rastin e pritjes sė ezanit tė mbrėmjes) nuk refuzohet;



- Pjesa e tretė e natės, nė tė cilėn kohė Allahu zbret nė qiellin e kėsaj botė, duke thėnė: “A ka dikush qė kėrkon diē nga Unė, qė t'ia plotėsoj (dėshirėn); Dhe


ndokush qė kėrkon falje mėkatesh, e qė Unė t'ia fali.”



- Kėrkimi i faljes (istigfari nė syfyr). Thotė Allahu xhel-le ve ala: “... dhe nė orėt e para tė agimit kėrkojnė falje.” (Sure edh-Dharijat, ajeti i 18-tė).



Dhe nė fund, vėlla dhe motėr muslimane, pas tė gjitha kėtyre kėshillave tė arta, tė kėshilloj edhe me diēka shumė tė rėndėsishme. A e di se ē'ėshtė kjo? Ėshtė sinqeriteti (ihlasi) nė vepėr, e sa gjė e mirė ėshtė sinqeriteti!



Sa e sa nga agjėruesit janė qė nga agjėrimet e tyre nuk fitojnė gjė veēse uri dhe etje, e sa e sa nga falėsit e namazit nė kėtė muaj nuk pėrfitojnė gjė nga namazi i tyre veēse lodhje dhe mundim, e sa e sa... Allahu na ruajtė nga kėto.



Pėr kėtė shohim se Muhammedi alejhis selam nė disa hadithe ka thėnė: “... me besim dhe llogaritje... “



Kanė qenė Selefėt (gjeneratat e para nga sahabėt, tabi'inėt dhe pasuesit mė tė mirė pas tyre) tė cilėt kanė fshehur punėt e tyre tė mira nga njerėzit, duke pasur frikė nga hyrja e shikimeve (sy-e-faqėsisė) nė zemrat e tyre dhe kėshtu t'iu shkatėrrohen veprat.



Dhe ja, ky ėshtė Ej-jub Sahtijani, qė pėr tė tregon Hammad Ibn Zejdi duke thėnė: “Ishte Ej-jubi Sahtijani, qė kur citonte ndonjė hadith qante, dhe pėr ta fshehur tė qajturit e tij nga njerėzit, ai kollitej dhe fėrkontė sytė me duar kinse ėshtė sėmurė dhe thoshte se sa sėmundje e fortė mė paska goditur.”



Thotė Muhamed Ibn Vasiė: “Kam arritur njerėz qė mė kanė treguar se ka pasur njeri qė ka fjetur me bashkėshortėn e tij nė njė jastėk, e (njeriut) i kanė rrjedhur lotėt nėpėr faqe (duke kujtuar mėkatet) duke mos e vėrejtur kėtė bashkėshortja e tij. Gjithashtu mė kanė treguar se derisa njeriu ka qenė duke falur namaz, nga frika qė kishte prej Zotit i rridhnin lotėt nėpėr faqe, duke mos e vėrejtur kėtė ai qė ishte pranė tij.”



Ej-jub Sahtijani, Zoti e mėshiroftė, falte tėrė natėn namaz, duke mos e ditur askush nga familja e tij, e pak para se tė afrohej koha e namazit tė mėngjesit (sabahut) ngriste zėrin kinse ėshtė ngritur nė atė kohė.



Thotė Ibn Ebu Adij: “Ka agjėruar Daud Ibn Hindi dyzet vjet (agjėrim vullnetar), duke mos e ditur kėtė familja e tij. A dini se ē'bėnte ky njeri? Merrte ushqimin e drekės qė i ofrohej atij dhe ua shpėrndante tė varfėrve nėpėr rrugė, pastaj kthehej natėn tek familja e tij dhe hante sė bashku me ta ushqimin e darkės.”



Sufjan Theuriu thotė: “Vėrtet robi punon nė fshehtėsi deri sa djalli (shejtani) mundohet vazhdimisht ta nxisė atė qė ta publikojė punėn qė e ka bėrė, pastaj vazhdon djalli me kėtė nxitje e cytje derisa t'ia futė nė zemrėn e tij dashurinė ndaj asaj qė njerėzit ta lavdėrojnė atė, e kur i mallkuari e arrin kėtė, prej kėtij momenti vepra shndėrrohet nga sinqeriteti nė sy-e-faqėsi dhe kėshtu humb shpėrblimi.”



Vėlla dhe motėr muslimane, ndoshta e teprova duke ua humbur kohėn me kėtė.... unė ju kėshillova pėr shfrytėzimin e saj, mirėpo kėrkoj falje dhe mirėkuptim nga ju, qė edhe kėtė herė tė duroni pak qė sė bashku ta kuptojmė kėtė realitet tė hidhur; Ky ėshtė realiteti i dukshėm i humbjes sė kohės sė tepėrt nė gjėra qė nuk kanė dobi dhe qė nuk ofrojnė respektimin e Allahut, dhe ėshtė largim nga mėshira e Allahut dhe kėnaqėsia e Tij. Thotė Allahu i Lartmadhėruar: “Dhe kushdo qė ia kthen shpinėn pėrkujtimit Tim, padyshim qė pėr kėtė do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė Ditėn e Ringjalljes Ne do ta ringjallim tė verbėr, e ai do tė thotė: "O Zoti im! Pėrse mė ke ringjallur tė verbėr, kur unė isha me sy?' Allahu do t'i thotė: "Ashtu si harrove ti argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". Dhe nė kėtė mėnyrė Ne e shpėrblejmė atė qė kalonė kufijtė (duke mos besuar Allahun, tė Dėrguarin e Tij dhe Kur'anin) dhe nuk beson nė argumentet e Zotit tė tij, dhe ndėshkimi i jetės sė pastajme ėshtė shumė i ashpėr dhe i vazhdueshėm.' A nuk shėrben si udhėzim pėr ta (qė tė dinė) se sa shumė breza Ne kemi shkatėrruar para tyre nėpėr vendbanimet e tė cilėve ecin. Me tė vėrtetė qė kėtu ka shenja tė qarta pėr njerėzit me arsye tė shėndoshė.” (Sure TaHa, ajetet e 124 deri 127-tė).



Tė pyes, pėr Zotin, mė trego si nuk ndien dhembje nė veten tėnde pėr atė ēka po sheh nga punėt e shumicės sė tė rinjve muslimanė, tė cilėve u ėshtė mbushur dhe kapluar zemra me preokupime boshe, e sidomos kur vėrejmė nė netėt e kėtij muaji tė bekuar shkelje tė ndalesave dhe bėrje tė mėkateve ndaj Zotit.



Mirėpo... mos u mėrzit. Vėlla e motėr... vėrtet, rruga pėr lumturinė tėnde dhe vėllezėrve e motrave tua ėshtė tė thirrurit ata nė rrugėn e Allahut dhe tė luturit pėr udhėzimin e tyre. Po, ėshtė thirrja drejtuar vėllezėrve dhe motrave tė preokupuara me rrugėn e lajthitur, ndoshta njė ditė do t'i pėrgjigjen thirrjes, kur Allahu tė dėshirojė, e shpresėn mos e humbni.

selamualejkum nga vellau juaj ne islam
__________________
www.kurandhesunet.net
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (09-12-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė urdhrin e Muhamedit, alejhi selam valeriana89 Akide 0 25-09-2007 03:23
Pse pabesimtarėt e fyen Pejgamberin Alejhi Selam - Sadullah Bajrami Kur“an dhe Sunnet Feja dhe Shoqėria 0 28-05-2007 23:21
Besimi nė pejgamberinė e Muhammedit (Alejhi Salatu ve Selam) Kur“an dhe Sunnet Akide 0 18-03-2007 03:30
Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem valeriana89 Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 02-09-2006 07:38


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:55.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.