Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Gjerat qe e prishin agjerimin

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Gjerat qe e prishin agjerimin

    Gjërat Që E Prishin Agjërimin

    Është obligim për gjithse cilin musliman të i dijë gjërat që e prishin agjërimin,dhe të ruhet prej tyre ,ngase e prishin agjërimin e tij.
    Prej gjërave që e prishin agjërimin janë:
    1-Mardhënjet intime : Nëse agjëruesi bënë mardhënje intime prishet agjërimi i tij,dhe duhet patjetër ai ta kompenzoj atë ditë dhe të shpaguaj për të ,shpagimi për këtë është lirim i një robi , e nëse nuk gjenë ndonjë robë apo nuk e meroitn ai të lirohet nga robërimi,atëherë ai duhet të agjëroj dy muaj rreshtë,e nëse nuk mundet të agjëroj dy muaj rresht përshkak se ka arsye me sheriat,atëherë ai duhet ti ushqej gjashtëdhjetë të varfër me ushqim i cili është i mjaftueshëm në vendin e tij ku ai jeton.
    2-Dalja e spemës nëpërmjet masturbimit,apo shikimi i ndonjë burri apo gruaje kohë të gjatë derisa të dalë sperma,apo prekja e organit të burri me të femrës ,nëse në të gjitha këto raste del sperma atëherë agjërimi i tij është i prishur,dhe të tillët duhet ta komenzojnë këtë ditë dhe jo të shpaguajn për të,ngase shpagimi është vetëm për atë i cili bënë madhënje intime gjatë agjërimit.
    Ndërsa ai që është në gjumë , nëse gjatë ëndërimit në gjum del sperma nuk ka asnjë penges për këtë,dhe agërimi i tij është i plotë,ngase dalja e spermës tek i tilli është pa dëshirën e tij,mirëpo është obligim që pasi të zgjohet nga gjumi të pastrohet dhe të merr gusël.
    3-Ngrënja apo pirja me qëllim,thotë Allahu teala në Kur'an:"….hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim,pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…" (bekare-187).
    Ndërsa ai që ha apo pi nga harresa nuk ka kurfar të keqe për këtë,ngase transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Kush ha apo pi (gjatë agjrimit) nga harresa le ta vazhdoj agjërimin e tij,ngase Allahu teala e ka ushyer atë dhe I ka dhën të pij".
    Marrja e barnave në hundë (pika për hundë) që arrin deri në fytë,marrja e ushqimit nëprmjet venave,marrja e gjakut gjatë agjërimit,të gjitha këto e prishin agjërimin,ngase këto janë lloj ushqimi për të,gjithashtu marrja e iniksioneve që pëmbajnë ushqim e prish agjërimin,sa I përket iniksioneve që nuk përmbajnë ushqim është mirë që agjëruesi të ruhet prej tyre në mënyr që ta ruaj agjërimin e tij ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Largohu nga ajo që dyshon,dhe veporoje ate që nuk dyshon".( transmeton, Ibni Huzejme,Tirmidhiu,Nesaiu,Hakimi dhe Imam Ahmedi ).
    Pra përdorimi I barërave të tilla duhet të vonohet deri pas iftarit
    4- Nxerrja e gjakut nga trupi nëpërmjet hixhames
    Ndërsa nxjerrja e gjakut në sasi të vogël si p.sh nxerrja e gjakut për bërjen e analizave,nuk e prish agjërimin,gjithashtu dalja e gjakut nga plaga apo hekja e dhëmbit nuk e prish agjërimin.
    5-Vjellja qëllimisht: është prej gjërave që e prishin agjërimin ,ndërsa nëse vjell pa dëshirën e tij atëherë nuk prishet agjërimi,ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kush vjell pa qëllim,nuk e prish agjërimin,ndërsa ai që vjell me qëllim,le ta kompenzoj atë ditë " (transmeton Imam Ahmedi,Tirmidhiu,Ebu Davudi, dhe Hakimi).Fjala e Pejgamberit alejhi selam "dhereahu el-kaj'u" dmth ka vjellur pa qëllim,dhe fjala "istikaae" dmth vjellja ka qenë qëllimisht.
    * Është mirë të ruhet agjëruesi nga përdorimi I pikave në sy e të ngjashme , në mënyr që ta ruaj agjërimin e tij.
    * Nuk është mirë që gjatë agjërimit të pastrohet goja (deri në fyt) dhe të mirret uji thell në hundë ngase mundë të shkoj uji në fytë,për këtë Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Pastrojeni hundën thell me uje,përveq kur jeni agjërueshëm"(transmeton Timidhiu,Ebu Davudi,Nesaiu,Ibni Maxhe,Ibni Xherud,Ibni Huzejme,Ibni Habben dhe Hakimi).
    *Ndësra misvaku nuk e prish agjërimin,mirëpo përdorimi I tij është I pëlqyer për agjëruesin dhe të tjerët gjatë gjithë ditës.
    * Futja e mizës dhe insekteve të tjera në fytë nuk e prishin agjërimin.( nëse rastis një gjë e tillë )
    * Duhet që agëruesi të lagohet nga gibeti (përgojimi),sharja,rrena,nëse dikush e shanë atë le të thotë "unë jamë agjërueshëm" ,për disa njerëz është i lehtë qëndrimi pa ushqim e pije ,mirëpo nuk është I lehtë largimi nga fjalët dhe veprat jo të mira,për këtë disa Selef kanë thënë:Agjërimi më I lehtë është largimi nga ushqimi dhe pija.
    Muslimani duhet ta ketë frikë Allahun teala në qfardo gjendje që është dhe në qdo kohë, dhe të ketë kujdes nga gjërat që e prishin agjërimin dhe e paksojnë shpërblimin në mënyr që agjërmi I tij të jetë I potësuar.
    *Duhet që agjëruesi të bënë dhikër sa më shumë,të lexoj Kur'an dhe ti shtojë namazet nafile,ngase selefët gjatë agjërimit janë ulur në xhami dhe kanë thënë: Të kujdesemi për agjërimin tonë dhe mos ta përgojojmë askënd , ngase ka thënë Pejgamberi alejhi selam:"Kush nuk e le dëshmin e rrejshme dhe punët e këqija ,Allahu nuk ka nevoj për mosngrënjen e tij dhe mospijen e tij" (tranmseton Imam Buhaiu).
    Kjo ngase ai nuk e plotëson afërsin e tij tek Allahu teala vetëmse pasi që të lagohet nga ato që I ka ndaluar Allahu teala si :Rrena,padrejtësia,amqsia ndaj njerëzve me pa të dretjë ,derdhja e gjakut të muslimanit,marrja e nderit dhe pasurisë së tyre etj.., ngase është transmetuar nga Ebu Huejre radijAllahu anhu se ka thënë:Agjëruesi vazhdon të jetë në ibadet përderisa nu e përgojon apo nuk e shqetëson muslimanin.
    Po ashtu është transemtur nga Enesi radijaAllahu anhu se ka thënë:Nuk agjëron ai I cili vazhdon të hajë mishin e njeriut"(këtu është për qëlim përgojimi,ngase Allahu teala përgojimin e ka kahasuar me ngrënjen e mishit të njeriut)
    Agjëruesi gjatë ramazanit largohet nga disa gjëra që janë të lejuara ditëve të tjera pos ramazanit,pra më pasrësore është që të largohet gatë rmazanit nga gjërat që janë të ndaluara qoft në ramazan apo jasht ramazanit,ai që janë ,gjënnjeshtra ,pergjimi,etj..
    E kush I përmbahet rregullave të agërimit,ai mesiguri se do të jetë prej agjëruesve të vërtetë.
    Lusim Allahun teala që të na bëjë prej atyre që agjërojn me sinqeritet,të larguar nga qdo haram dhe vepër jo e mirë,dhe të jemi prej atyre që e adhurojnë Allahun teala ashtu si që është I kënaqur Ai.

    Marrë nga libri:El-Mulehas El-Fikhije
    Autorë:Salih El-Fevzan
    Përktheu;Ummu Jusuf
    Shoqata Realiteti Islam
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Gjërat që e prishin abdestin
    By Ebu Hatib in forum Fikh
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 17:45
  2. Gjërat që nuk e prishin agjërimin
    By Ebu Hatib in forum Fikh
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 16:42
  3. Gjërat që nuk prishin agjërimin
    By sunna in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 20:49
  4. Gjèrat qè NUK e prishin agjerimin
    By Gjeniu i Vogel in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 16-09-2007, 19:12
  5. Gjërat që nuk e prishin Agjërimin
    By Muhammed in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 03:54

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •