|
Hadith per agjerimin
Agjerimi nuk esht abstenim nga ushqimi dhe pija,per agjerim i vertet esgt largimi nga fjalet e kota dhe fjalet e ndyta. Nese ndonjeri te fyen apo sillet me pakuptimesi,ti thuaj:"Une jam agjeruse,une jam agjerus."
Agjerimi eshte mbrojtje nga zjarri i xhehnemit.Secili qe gdhihet agjerueshem,ate dit le te mos sillet me pakuptimesi,e nese ndonjeri sillet ndaj tij me pakuptimesi,mos ta ofendoje e as mos ta fyej,por le te thot: une jom agjerueshem,une jam agjerueshem.
Pasha Ate ne doren e te Cilit gjendet shpirti i Muhamedit,era e gojes se agjeruesit eshte me e mir tek All-llahu sesa era e miskut.
All-llahu i Madheruar thote:"Agjerimi me takon Mua dhe vetem Une shperblej per te.Agjeruesi i ka dy gezime:gezohet kur te beje iftare,dhe gezohetkur ta takoj All-llahun e Ai ta shperbleje.
Qohuni ne syfyr sepse ne syfyr vertet ka bereqet[begati].
Tri dua padyshim jan te pranuara:lutja e agjeruesit,lutja e udhetarit,dhe lutja e atij mbi te cilin behet padrejtesi.
All-llahu i Madheruar ka bere qe nje e mir te shperblehet me dhjete te mira,nje muaj me dhjete muaj,ndersa agjerimi i 6 diteve pas muajit [Ramazan]logaritet plotesim i vitit.
Agjerimi i tri diteve per qdo muaj llogaritet agjerim i tere kohes.Ato jan ditet e bardha:dita e trembedhjete,e katermbedhjete,dhe pesembedhjete.[Te muajve lunar.
Ne diten e Kijametit per robin do te ndermjetesojne Kur'ani dhe agjerimi.
Agjerimi thote:O Zoti im, une e oengova nga ushqimi dhe nga deshirat gjate dites,andaj prano ndermjetesimin tim per te [mos e deno]. Ndersa Kur'ani thote:O Zoti im ia kam penguar gjumin gjate nates,andaj prano ndermjetesimin tim per te. Pejgamberi tha: dhe keshtu u pranohet ndermjetesimi i te dyve[per robin]
Kush e agjeron ramazanin pastaj e percjell ate me 6 dit te muajit sheval do te konsiderohet sikur te kishte agjeruar tere jeten.
Kush ndonjeri prej jush harron ha ose pi,mos ta nderprej agjeriminpor le te vazhdoj ate,sepse All-llahu i Madherum e ushqeu ate.
O ju te rinj,kush ka mundesi per martes,le te martohet,sepse ajo[martesa]me se miri e ruan shikimin nga te shikuarit haram,nga zinaja,e ai qe ska mundesi,le te agjeroj sepse agjerimi eshte mbrojtje[frenim]per te.
Pra te dashur lexues keto ishin pak nga disa hadithe te Pejgamberit tone [savs]paqa dhe meshira e All-llahut qoft mbi te,familjen e tij shoket e tij dhe mbi te gjith pasuesit e tij.
Te marr nga nje permbledhje hadithesh "PERLA TE URTESIS NGA I DERGUARI I PERENDIS. All-llahu e shperbleft me Firdeus inshAllah lexuesin e ketyre haditheve dhe pasuesin e tyre.Gjithashtu me beni hallall per gabimet ne shkrim. Selam Alejkum te gjith besimtareve.
|