|
Hadithe tė dobėta mbi Ramazanin qė pėrdoren te njerėzit
Falenderimi i plotė i takon Allahut, subhanehu ve teala, paqa dhe mėshira e Tij qoftė mbi zotriun e pejgamberėve, mbi familjen dhe shokėt e tij.
I nderuar vėlla! E pashė tė arsyeshme tė shkruaj kėtė artikull, pėr t’u pėrhapur hajri dhe pėr tė mbrojtur sunnetin, mbi disa hadithe qė qarkullojnė nė gjuhet e njerėzve, nė librat e ndryshme fetare dhe nė media, e qė nuk janė tė vėrteta porse sillen mes atyre haditheve tė dobėta (daif) apo tė trilluara (meudu). Pėr t’u sqaruar njerėzve se nuk lejohet qė kėto hadithe t’ia veshim Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, po i pėrmendim mė tė njohurat:
1. “Fillimi i muajit tė Ramazanit ėshtė mėshirė, mesi falje kurse fundi i tij lirim nga zjari.” Hadithi ėshtė munker. (1) Siē e ka pėrmendur Ukajli nė librin e tij “Edduafa” 2/162, Ibėn Adiu nė “el kamil fidduafa” 1/165, nė librin “ilelul hadith” tė ibėn Ebi Hatimit 1/249, dhe nė “silsiletul ehadith eddaife vel meudua” 2/262 tė Albanit.
2. “Agjėroni tė shėroheni” hadithi ėshtė daif (I dobėt). Shiko: “tahrixhul ihja” te Irakut 3/75, “el kamil” tė ibėn Adiut 2/357, “kitabushedhere fil ehadith elmushtehere” tė ibėn Talunit 1/479, “kitabul fevaid elmexhmua fil ehadithil meudua” tė Sheukanit 1/259, “kitabul mekasid elhasene” tė Sehavit 1/539, dhe “silsiletul ehadith eddaife vel meudua” tė Albanit 1/420
3. “Kush e prish njė ditė tė Ramazanit pa arsye e pa sėmundje, nuk mund ta kompenzon atė edhe nėse agjėron deri nė vdekje.” Daif. Shiko: “fet-hul bari” 4/161, “Mishkatul mesabih” me tahkik tė Albanit 1/626
4. “Nė ēdo iftar Allahu liron ndokend nga zjarri” hadithi ėshtė daif. Shiko: “tenzihusheriah” tė Kennanit 2/155, “kitabul fevaid elmexhmua fil ehadithil meudua” tė Sheukanit 1/257
5. “Sikur ta dinin njerėzit vlerėn e Ramazanit, ummeti im do tė dėshironte qė agjėrimi tė zgjaste tėrė vitin. Vėrtet Xhenneti zbukurohet pėr Ramazanin, nė ēdo krye tė vitit….” Hadithi ėshtė daif. shiko: “kitabul meuduat” Ibėn Xheuzi 2/188, “tenzihusheriah” tė Kennanit 2/153, “kitabul fevaid elmexhmua fil ehadithil meudua” tė Sheukanit 1/254.
6. “O Allah! Na beko ne muajt Rexheb dhe Shaban dhe na mundėso tė arrijmė Ramazanin.” Hadithi ėshtė daif. shiko: “kitabul edhkar” tė Neveviut, “mizanul I’tidal” tė Dhehebiut3/96 dhe “daiful xhami’” tė Albanit hadithi nr. 4395
7. “O Allah! Pėr ty agjėrova dhe me rizkun Tėnd po bėj iftar” hadithi ėshtė daif. shiko: “Hulasatul bedril munir” tė Ibėn Mulekkinit 1/327, “telhisul habir” tė Ibėn Haxherit 2/202, “daiful Xhami’ hadithi nr. 4349.
Abbas Rahim
|