Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 13-08-2008, 04:17
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Kapitulli i Agjėrimit, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"

Autor: Sejjid Sabik
Pėrkthyer nga njė grup pėrkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani

AGJĖRIMI (ES-SIJAM)

Sijam nė pėrgjithėsi do tė thotė “tė ndalohesh nga diēka”. Pėr shembull, njė ajet kuranor thotė: “Unė i kam dhėnė besėn Allahut tė mėshirshėm tė ndalohem”, qė nė kėtė rast do tė thotė tė mos flasė. Ajo ēfarė nėnkuptohet kėtu nga agjėrimi ėshtė ndalimi nga tė ngrėnėt, tė pirėt dhe marrėdhėniet seksuale nga agimi deri nė perėndim tė diellit, me qėllim vetėm pėr hir tė Allahut.

Vlera e agjėrimit

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Allahu i Madhėruar ka thėnė: Biri i Ademit (njeriu) ēdo vepėr e bėn pėr vete, pėrveē agjėrimit, qė ėshtė vetėm pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė. Nėse dikush agjėron, ai nuk duhet tė flasė fjalė tė kėqija, nuk duhet ta ngrejė zėrin apo tė sillet nė mėnyrė jo korrekte. Nėse dikush e ofendon dhe e gjuan, ai duhet tė thotė: “Unė agjėroj” dy herė. Betohem ne Atė, nė dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, era e gojės sė agjėruesit tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė mė e mirė se era e miskut. Ai qė agjėron ka dy gėzime, kur prish agjėrimin nė fund tė ditės dhe kur tė takojė Zotin e vet e tė kėnaqet qė ka agjėruar”.[1] Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi dhe Nesaiu.

Sipas transmetimit tė Buhariut dhe Ebu Daudit thuhet: “Agjėrimi ėshtė mburojė. Nėse dikush agjėron, ai nuk duhet tė flasė fjalė tė kėqija dhe nuk duhet tė sillet keq me tė tjerėt. Nėse ndonjėri do tė grindet me tė apo e shan atė, le t’i thotė dy herė “Unė agjėroj”. Betohem nė Atė, nė dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, era e gojės sė agjėruesit tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė mė e mirė se era e miskut. Ai lė ushqimin, pijen dhe epshin pėr hatrin Tim. Agjėrimi i tij ėshtė pėr Mua e Unė do e jap shpėrblimin pėr tė dhe pėr ēdo vepėr tė mirė ai do tė shpėrblehet dhjetėfish”.[2]

Abdullah ibėn Amr transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Agjėrimi dhe Kurani janė dy ndėrmjetėsues tė robit tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit. Agjėrimi do tė thotė: O Zot! Unė e ndalova nga ushqimi dhe epshet e tij gjatė ditės. Mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Kurani do tė thotė: Unė e ndalova nga gjumi i natės. Mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Kėshtu, ndėrmjetėsimi i tyre do tė pranohet”.[3] Ky hadith transmetohet nga Ahmedi me njė zinxhir tė vėrtetė transmetimi.

Ebu Umame transmeton se kishte shkuar tek i Dėrguari i Allahut dhe i kishte thėnė ta urdhėronte pėr njė punė qė do ta ēonte ne xhenet. Profeti (a.s.) i kishte thėnė: “Mos iu nda agjėrimit se nuk ka si ai”. Pastaj ky kishte shkuar pėrsėri dhe ai i kishte thėnė sėrish: “Mos iu nda agjėrimit”.[4] Transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu dhe Hakimi i cili e konsideron tė vėrtetė

Ebu Seid El Hudri transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush agjėron njė ditė nė rrugė tė Allahut, Allahu e largon zjarrin e xhehenemit 70 vjet nga fytyra e tij”.[5] Transmeton “Grupi”, pėrveē Ebu Daudit.

Sehl ibėn Sead transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nė xhenet ka njė derė qė quhet Rejan. Nė ditėn e gjykimt ajo do tė thotė: Ku janė agjėruesit? Pasi tė ketė hyrė dhe agjėruesi i fundit ajo do tė mbyllet”.[6] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Llojet e agjėrimit

Ka dy lloje agjėrimi; i detyrueshėm dhe vullnetar. Agjėrimi i detyrueshėm ndahet mė tej nė tre lloje:

-Agjėrimi i muajit tė Ramazanit

-Agjėrim pėr shlyerjen e shkeljeve tė normave fetare apo pėr pamundėsinė e kryerjes sė tyre.

-Agjėrimi qė bėhet detyrim, pėr shkak tė ndonjė betimi tė bėrė.

Kėtu do tė diskutojmė pėr agjėrimin e Ramazanit dhe agjėrimin vullnetar, ndėrsa shtjellimi i llojeve tė tjera do tė vijė nė vendin e vet.

Agjėrimi i ramazanit

Gjykimi fetar pėr tė

Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė detyrim fetar sipas Kuranit, Sunetit dhe konsensusit tė dijetarėve. Faktet pėr detyrimin e agjėrimit tė muajit tė Ramazanit janė tė shumta nga Kurani dhe Suneti, por ne do tė mjaftohemi me disa prej tyre.

Argumentet nga Kurani konsistojnė nė ajetet e mėposhtme:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمْ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ)أَيَّامًا مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ وَأَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمْ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

“O ju qė besuat! Agjėrimi u ėshtė bėrė detyrim, sikurse ka qenė edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara. E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė...” (El-Bekare, 183-185)

Nga hadithi kemi thėniet e mėposhtme tė Profetit: “Islami ngrihet mbi pesė shtylla qė janė; tė dėshmuarit se Zoti ėshtė njė dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i ramazanit dhe haxhi nė Mekė”.[7]

Talha ibėn Ubejdullah tregon se njė burrė shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Mė trego cili agjėrim ėshtė i detyrueshėm pėr mua?” Ai u pėrgjigj: “Muaji i Ramazanit” Burri pyeti sėrish: “Nuk ka ndonjė tjetėr?” Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “Jo, vetėm nė rast se e bėn vullnetarisht”.[8]

Agjėrimi u bė i detyrueshėm nė vitin e dytė tė hixhretit, ditėn e hėnė kur kishin mbetur dy ditė tė muajit Shaban. Tė gjithė muslimanėt bien dakord se agjėrimi i Ramazanit ėshtė i detyrueshėm. Ai ėshtė njė nga shtyllat e Islamit dhe nėse dikush e kundėrshton kėtė, ai nuk mund tė quhet musliman.

Mirėsia e muajit tė Ramazanit dhe vlera e veprave qė bėhen gjatė tij

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Po vjen njė muaj i bekuar, nė tė cilin Allahu ju ka bėrė detyrim agjėrimin. Gjatė kėtij muaji hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e ferrit dhe shejtanėt lidhen me zinxhirė. Nė tė ėshtė njė natė mė e mirė se njė mijė muaj. Kush privohet nga ajo, do tė jetė privuar nga diēka e madhe”.[9] Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Bejhakiu.

Arfexhe tregon se ishte njėherė me Utbe ibėn Farkad, ndėrsa ky i fundit po fliste rreth Ramazanit. Nė atė kohė hyn njė nga shokėt e Profetit (a.s.). Kur Utbe e pa atė, u turpėrua dhe ndaloi sė foluri. Pastaj burri filloi tė fliste rreth Ramazanit, duke thėnė se kishte dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Gjatė Ramazanit mbyllen dyert e ferrit, hapen dyert e parajsės dhe shejtanėt lidhen me zinxhirė. Njė engjėll thėrret: O ju qė doni tė bėni mirė, gėzohuni! O ju qė doni tė bėni keq, ndaloni deri nė fund tė Ramazanit!”[10] Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu me njė zinxhir tė besueshėm transmetimi.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Pesė namazet e ditės, xhumaja deri nė xhuma dhe ramazani deri nė Ramazan janė falje pėr gjithēka ka ndodhur gjatė kėsaj kohe, nėse mėnjanohen gabimet e mėdha”.[11] Transmeton Muslimi.

Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e Ramazanit duke i njohur kufijtė e tij dhe duke u pėrmbajtur nga ato qė duhet tė pėrmbahet, atij do t’i falen gabimet qė ka bėrė mė parė”.[12] Transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu me njė zinxhir tė besueshėm transmetimi.

Po ashtu, Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e Ramazanit me besim tek Allahu dhe duke kėrkuar kėnaqėsinė dhe shpėrblimin e Tij, do t’i falen tė gjitha gabimet e mėparshme”.[13] Transmetohet nga Ahmedi dhe autorėt e “Es-Sunen”.

Pasojat pėr atė qė ndėrpret agjėrimin e Ramazanit

Ibėn Abasi transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Thelbi i vėrtetė i Islamit dhe bazat e fesė mbi tė cilat ngrihet Islami janė tre. Kush lė njėrėn prej tyre ėshtė jobesimtar dhe gjaku i tij ligjėrisht mund tė derdhet. Ato janė: Dėshmia se Zoti ėshtė njė, falja e namazit dhe agjėrimi i Ramazanit”.[14] Transmetohet nga Ebu Jala dhe Dejlemiu. Dhehebiu e konsideron hadithin tė vėrtetė.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Nėse dikush e ndėrpret agjėrimin e njė dite gjatė muajit tė Ramazanit, pa pasur ndonjė arsye pėr tė cilėn Allahu do ta falė, nuk do tė mund ta zėvendėsojė atė ditė, edhe nėse agjėron gjithė jetėn e tij”.[15] Transmeton Ebu Daudi, Ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu.

Buhariu kujton nga Ebu Hurejra nė formėn “marfu’a”: “Kush e ndėrpret agjėrimin e muajit tė Ramazanit pa pasur njė arsye tė pranueshme ligjėrisht apo pa qenė i sėmurė, ai nuk mund ta zėvendėsojė atė ditė, edhe nėse agjėron tėrė jetėn e tij”.[16] Kėtė e ka thėnė edhe Ibėn Mesudi.[17]

Dhehebiu thotė se sipas besimtarėve tė qėndrueshėm, ai qė e lė agjėrimin e Ramazanit, pa qenė i sėmurė, konsiderohet mė i keq se ai qė bėn imoralitet apo ai qė pi alkool. Nė fakt, ata hedhin dyshime mbi Islamin e tij dhe mendojnė se ai mund tė jetė nga ata qė nuk janė muslimanė dhe nga ata qė e shkatėrrojnė realisht Islamin.

Ardhja e muajit tė Ramazanit

Kjo ngjarje vėrtetohet nga shikimi i hėnės, edhe nė rast se shihet vetėm nga njė person i drejtė apo pas mbarimit tė tridhjetė ditėve tė muajit paraardhės Shaban. Ibėn Umeri tregon se, ndėrsa njerėzit po pėrpiqeshin njėherė tė shihnin hėnėn e re, ai i tha Profetit (a.s.) se e kishte parė atė. Kėshtu, Profeti (a.s.) agjėroi dhe i urdhėroi tė tjerėt tė agjėronin.[18] Transmetohet nga Ebu Daudi, Hakimi dhe Ibėn Hibani. Kėto dy tė fundit e vlerėsojnė hadithin si tė vėrtetė.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Agjėroni pasi ta shihni atė (hėnėn e re) dhe ndėrpriteni agjėrimin (nė fund tė muajit) kur ta shihni atė. Nėse ėshtė e fshehur, atėherė plotėsoni tridhjetė ditėt e muajit Shaban”.[19] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Duke komentuar transmetimet e mėsipėrme, Tirmidhiu thotė se shumica e dijetarėve veprojnė sipas kėtyre transmetimeve. Ata thonė se pranohet tė presėsh edhe dėshminė e njė personi tė vetėm pėr tė pėrcaktuar fillimin e agjėrimit. Ky ėshtė dhe mendimi i Ibėn Mubarekut, Shafiut dhe Ahmedit. Neveviu thotė se ai ėshtė mendimi mė i saktė.

Pėrsa i pėrket hėnės sė re te Shevalit (qė simbolizon fundin e agjėrimit), vėrtetohet me plotėsimin e tridhjetė ditėve tė Ramazanit. Nė kėtė rast nuk pranohet dėshmia e njė personi (se ka parė hėnėn). Shumica e juristėve mbrojnė idenė se ardhja e hėnės sė re duhet tė ketė dy dėshmitarė tė drejtė, tė cilėt e kanė parė atė kur ka dalė. Megjithatė, Ebu Theuri nuk e bėn dallimin midis hėnės sė Shevalit dhe hėnės sė re tė Ramazanit. Nė tė dy rastet ai pranon dėshminė e njė personi tė vetėm qė ėshtė i drejtė.

Ibėn Rushdi duke komentuar mbi kėtė temė thotė: “Mendimi i Ebu Bekėr El Mundhiriut ėshtė i njėjtė me atė tė Ebu Theurit. Unė mendoj se tė njėjtin mendim ndan edhe shkolla dhahirite”.

Ebu Bekėr El Mundhiriu mbėshtetet nga argumenti i ekzistencės sė njė marrėveshjeje tė plotė tė dijetarėve pėrsa i pėrket ēėshtjes se prishja e agjėrimit ėshtė e detyrueshme dhe se braktisja e ushqimit bazohet mbi raportimin e njė personi. Situata duhet tė jetė e ngjashme si pėr fillimin, ashtu dhe pėr mbarimin e muajit, pasi tė dyja janė thjesht shenja qė ndajnė kohėn qė agjėrohet dhe atė qė nuk agjėrohet.

Sheukani vėren se, nėse nuk ka asgjė autentike tė ruajtur qė tė thotė se duhet tė pranohet dėshmia e dy dėshmitarėve pėr pėrfundimin e muajit, atėherė ėshtė e dukshme qė njė dėshmitar ėshtė i mjaftueshėm, ashtu siē ėshtė i mjaftueshėm pėr fillimin e muajit.

Pėr mė tepėr, tė bazuarit e adhurimit nė pranimin e njė raporti tė vetėm, tregon qė raporte tė tilla pranohen nė ēdo ēėshtje duke marrė parasysh ekzistencėn e provave qė specifikojnė tiparin dallues tė rasteve tė veēanta. Ky ėshtė mendimi i Ebu Theurit nė pamje tė parė.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 5 Pėrdorues nė vijim:
Eli (02-10-2008), Ervala (03-09-2008), jeto22 (30-09-2008), Merda1 (14-08-2008), sunna (03-09-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 13-08-2008, 04:21
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Kapitulli i Agjėrimit - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"

Dallimet e dukjes sė hėnės sė re nė vende tė ndryshme

Sipas shumicės sė dijetarėve nuk ka rėndėsi, nėse hėna e re ėshtė parė nė njė vend tė caktuar apo nė njė vend tjetėr. Me fjalė tė tjera, kur tė shihet hėna nė cilindo vend tė botės, bėhet detyrim pėr tė gjithė muslimanėt fillimi i agjėrimit, siē ka thėnė Profeti (a.s.): “Agjėroni kur ta shihni atė dhe ndėrpriteni agjėrimin kur ta shihni atė”.[20]

Ky hadith ėshtė njė mesazh i pėrgjithshėm drejtuar tė gjithė botės islame dhe do tė thotė se, nėse dikush prej jush e shikon hėnėn nė ndonjė vend, atėherė kjo do tė ishte e vlefshme pėr tė gjithė.

Sipas Ikrimės, Kasim ibėn Muhamedit, Salimit, Is’hakut, mendimit tė saktė tė hanefive dhe mendimit tė zgjedhur tė shafive, ēdo vend duhet tė marrė parasysh shikimin e hėnės nga ana e tij dhe jo domosdoshmėrisht tė ndjekė atė tė tė tjerėve. Kjo bazohet mbi atė qė ka thėnė Kurejbi: “Kur isha nė Sham, hėna e re e Ramazanit u shfaq tė premten nė mbrėmje. Unė u ktheva nė Medine nė fund tė muajit. Atje mė pyeti Ibėn Abasi: “Kur e patė hėnėn e re?” Unė i thashė: “Ne e pamė tė premten nė mbrėmje”. Ai mė pyeti: “A e pe vetė atė?” Unė i thashė: “Po. Edhe njerėzit atje e panė dhe ata agjėruan bashkė me Muavijen”. Ai tha: “Por ne e pamė tė shtunėn nė mbrėmje, kėshtu qė ne do tė vazhdojmė tė agjėrojmė, derisa tė plotėsojmė tridhjetė ditė ose derisa tė shohim hėnėn e re”. Unė i thashė: “A nuk ėshtė i mjaftueshėm shikimi dhe agjėrimi i Muavjies pėr ju?” Ai tha: “Jo! Ky ėshtė urdhėri i Profetit”.[21] Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu.

Rreth kėtij hadithi Tirmidhiu thotė se ėshtė hasen-sahih-garib. Dijetarėt veprojnė nė pėrputhje me kėtė hadith, sipas tė cilit ēdo vend ka shikimin e tij tė hėnės. Ne librin “Fet’h El Alam Sherh Bulug El Meram” thuhet: “Mendimi mė afėr tė vėrtetės ėshtė qė ēdo vend dhe rrethinat e tij tė ndjekė shikimin e hėnės sė tij”.[22]

Shikimi i hėnės nga njė person i vetėm

Dijetarėt e jurisprudencės islame bien dakord se, nėse hėna e re e Ramazanit shihet edhe nga njė person i vetėm, ai duhet tė agjėrojė. Atau ka njė mendim tjetėr pėr kėtė dhe thotė se ai nuk duhet tė agjėrojė, derisa dhe dikush tjetėr ta shohė atė sė bashku me tė. Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme pėrsa i pėrket hėnės sė re tė Shevalit. Mendimi mė i saktė ėshtė ai i Shafiut dhe Ebu Thaurit, tė cilėt thonė se personi e prish agjėrimin, pasi ka parė hėnėn e re. Profeti (a.s.) e ka bazuar fillimin e agjėrimit dhe prishjen e tij nė shikimin e hėnės. Nėse dikush e shikon hėnėn, ėshtė e mjaftueshme pėr tė dhe nuk ka nevojė qė ta shohė dhe dikush tjetėr.

Elementet themelore tė agjėrimit

Agjėrimi ka dy shtylla ose elemente bazė qė duhet tė plotėsohen qė ai tė konsiderohet i vlefshėm dhe i pranueshėm. Ato janė:

1- Ndalimi nga ato gjėra qė e prishin agjėrimin nga agimi deri nė perėndim tė diellit

Kjo pikė bazohet nė ajetin kuranor:

فَالآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمْ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنْ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنْ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْل

“Tani e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa tė dalloni perin e bardhė nga ai i zi nė agim. Pastaj agjėroni deri kur tė bjerė nata”. (El-Bekare, 187)

Me pe tė bardhė dhe pe tė zi nėnkuptohet bardhėsia e ditės dhe errėsira e natės.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Adij ibėn Hatim ka thėnė: “Kur zbriti ajeti “...derisa tė dalloni perin e bardhė nga ai i zi...” unė mora njė pe tė bardhė dhe njė tė zi dhe i vendosa poshtė jastėkut tim. Gjatė natės i vėshtrova nėse mund t’i dalloja, mirėpo nuk po i dalloja dot. Nė mėngjes shkova tek Profeti (a.s.) dhe i tregova pėr kėtė dhe ai mė tha: “Bėhet fjalė pėr errėsirėn e natės dhe bardhėsinė e ditės”.[23]

2- Qėllimi:

Allahu udhėzon nė Kuran:

وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

“Ata nuk ishin tė urdhėruar me gjė tjetėr, veēse tė adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė...” (El-Bejine, 5)

Profeti (a.s.) ka thėnė: “Veprat janė sipas qėllimit dhe secilit i takon ajo ēka pasur pėr qėllim”.

Qėllimi duhet tė vendoset pėrpara agimit (fexhrit) dhe gjatė ēdo nate tė Ramazanit. Kjo bazohet nė hadithin e Hafsės, e cila transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kushdo qė nuk e bėn nijetin e agjėrimit pėrpara agimit, atij nuk do t’i pranohet agjėrimi”.[24] Transmeton Ahmedi dhe autorėt “Es-Sunen”. Ibėn Huzejme dhe Ibėn Hibani e konsiderojnė hadithin nė fjalė tė vėrtetė.

Nijeti ėshtė i vlefshėm qė tė bėhet gjatė ēdo pjese tė natės. Nuk ėshtė e nevojshme tė thuhet me gojė pasi ėshtė njė gjė qė bėhet me zemėr dhe nuk ėshtė e nevojshme tė pėrfshihet dhe gjuha. Ai pėrmbushet me qėllimin e dikujt pėr tė agjėruar pėr t’iu bindur Allahut dhe pėr tė kėrkuar kėnaqėsinė e Tij.

Nėse dikush ha syfyr me qėllim pėr tė agjėruar dhe pėr t’u afruar me Allahun me anė tė kėsaj vepre, atėherė mund tė themi se nijeti i tij ėshtė bėrė. Nėse dikush vendos se do tė agjėrojė ditėn tjetėr pėr kėnaqėsi tė Zotit, atėherė ky qėllim ėshtė i vlefshėm, edhe nėse personi nuk ngrihet pėr tė ngrėnė syfyr.

Sipas mendimit tė shumė juristėve, nijeti (qėllimi) pėr agjėrimin vullnetar mund tė bėhet nė ēdo kohė, pėrpara se tė hahet ushqim. Ky mendim bazohet nė hadithin e Profetit (a.s.), tė transmetuar nga Aishja, se ai i kishte thėnė asaj njė ditė: “A ka ndonjė gjė pėr tė ngrėnė?” Ajo i ka thėnė: “Jo!” Pastaj ai ka thėnė: “Atėherė po agjėroj”.[25] Transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.

Hanefitė dhe shafitė vendosin si kusht nijetin pėrpara mesditės pėr agjėrimin vullnetar. Mendimi i Ibėn Mesudit dhe Ahmedit ėshtė se qėllimi pėr agjėrimin vullnetar mund tė bėhet para ose pas mesditės.

Kush e ka detyrė agjėrimin?

Tė gjithė dijetarėt bien dakord se agjėrimi ėshtė i detyrueshėm pėr ēdo musliman tė moshės madhore qė ėshtė i shėndetshėm nga ana mendore dhe trupore, i cili nuk ėshtė udhėtar nė kėtė kohė. Ndėrsa pėr gratė nuk lejohet tė agjėrojnė, nėse janė me menstruacione ose janė lehona. Njerėzit qė nuk janė mendėrisht tė shėndetshėm, ata qė nuk kanė hyrė nė moshėn madhore, ata qė janė nė udhėtim, ato gra qė kanė menstruacione ose janė lehona, tė moshuarit, gratė shtatzėna dhe ato qė kanė fėmijė nė gji nuk janė tė detyruar tė agjėrojnė.

Pėr disa agjėrimi nuk ėshtė aspak i detyrueshėm si pėr shembull jobesimtari dhe i sėmuri mendor. Nė rastin e tė rinjve prindėrit ose ata qė kujdesen pėr ta duhet t’i urdhėrojnė ata tė agjėrojnė. Disa prej kėtyre kategorive e plotėsojnė agjėrimin e ndėrprerė nė ditėt e mėvonshme, ndėrsa tė tjerėt pėr agjėrimin e lėnė mangut paguajnė njė sasi parash dhe kėshtu nuk janė tė detyruar t’i agjėrojnė ditėt e mbetura. Ne do tė diskutojmė pėr secilin grup nė detaje.

Agjėrimi i jobesimtarit dhe i tė sėmurit mendor

Agjėrimi ėshtė adhurim i Islamit, prandaj nuk ėshtė detyrim pėr jomuslimanin. Agjėrimi nuk ėshtė i detyruar pėr tė sėmurin mendor, pėr faktin se ai nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr atė qė bėn. Aliu (r.a.) transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Penat janė tharė pėr tre grupe njerėzish (pasi ata nuk janė tė pėrgjegjshėm pėr ēfarė bėjnė): i sėmuri mendor derisa tė shėrohet; ata qė janė nė gjumė derisa tė zgjohen; dhe fėmijėt derisa tė arrijnė pubertetin”.[26] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Agjėrimi i fėmijėve

Megjithėse tė rinjve tė kėsaj moshe nuk u kėrkohet tė agjėrojnė, prindėrit e tyre e kanė pėr detyrė t’i nxisin fėmijėt tė agjėrojnė pėr t’u mėsuar pėr tė ardhmen. Ata mund tė agjėrojnė aq sa munden dhe pėr aq sa janė tė aftė.

Rubejia bint Muavidh tregon se Profeti (a.s.) dėrgoi njė burrė nė mėngjesin e ditės sė Ashures tek fshatrat e ensarėve pėr t’u thėnė: “Kush e ka kaluar mėngjesin agjėrueshėm, le ta plotėsojė agjėrimin e tij dhe kush nuk ka agjėruar kėtė mėngjes, le tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė ditės”. Ne pastaj e agjėronim kėtė ditė dhe i urdhėronim fėmijėt e vegjėl qė tė agjėrojnė.

Ne shkonim nė xhami, - vazhdon Rubeija, - dhe bėnim lodra tė mbushura me lesh pėr fėmijėt, qė tė luanin me to. Nėse ndonjėri nga ata qante nga uria ne i jepnim njė lodėr qė tė luante, derisa tė vinte koha pėr tė ngrėnė (iftari).[27] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ata qė janė tė lejuar tė mos agjėrojnė dhe nė vend tė tij paguajnė njė sasi tė hollash si arsye qė nuk kanė agjėruar

Pleqve dhe plakave qė janė nė moshė tė thyer u lejohet ta ndėrpresin agjėrimin, ashtu siē u lejohet te sėmurėve kronikė dhe atyre qė bėjnė punė shumė tė rėnda nė rrethana tepėr tė vėshtira dhe qė nuk kanė mėnyrė tjetėr pėr t’u ushqyer.

Tė gjithė kėta persona janė tė lejuar ta prishin agjėrimin, nėse ai do ta vėshtirėsonte gjendjen e tyre gjatė cilėsdo stinė tė vitit. Ata janė tė detyruar qė pėr ēdo ditė tė paagjėruar tė ushqejnė njė tė varfėr. Pėr sasinė e ushqimit qė duhet dhėnė nė kėtė rast dijetarėt kanė mendime tė ndryshme. Nuk ka asgjė tė pėrmendur nė Sunet pėr sasinė e saktė qė duhet tė jepet.

Ibėn Abasi thotė se i lejohet njė tė moshuari tė ndėrpresė agjėrimin e tij, por pėr kėtė ai duhet tė ushqejė njė tė varfėr ēdo ditė. Nėse vepron kėshtu, nuk e ka pėr detyrė t’i agjėrojė ditėt qė ka lėnė mangut.[28] Transmeton Darakutni dhe Hakimi, i cili e vlerėson si tė vėrtetė.

Buhariu transmeton nga Atau se ky i fundit ka dėgjuar Ibėn Abasin tė lexojė ajetin:

وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِين

“Dhe ata qė nuk mund tė agjėrojnė e kanė pėr detyrė tė ushqejnė njė tė varfėr”. (El-Bekare, 184)

Pastaj Ibėn Abasi vijoi duke thėnė se nuk ėshtė shfuqizuar ligji pėr ata tė moshuar qė nuk mund tė agjėrojnė. Ata, nė vend tė agjėrimit, duhet tė ushqejnė[29] njė tė varfėr duke i siguruar atij ushqim ditor.[30]

E njėjta gjė vlen pėr njė tė sėmurė, pėr tė cilin nuk shpresohet se do tė shėrohet, qė nuk mund tė agjėrojė dhe pėr atė person qė bėn punė tė rėnda nė kushte tė vėshtira, pėr tė cilin agjėrimi do tė ishte njė barrė shtesė. Tė dy kėta grupe mund t’i kompensojnė kėto ditė duke siguruar pėr ēdo ditė tė lėnė ushqim ditor pėr njė tė varfėr.

Duke komentuar ajetet e sures Bekare, Shejh Muhamed Abduh thotė: “Ata qė nėnkuptohen nė kėtė ajet, kur pėrmenden ata qė nuk mund tė agjėrojnė, janė tė moshuarit, tė sėmurėt kronikė dhe kėshtu me radhė. Nė mėnyrė tė ngjashme janė dhe ata qė kanė punė tė vėshtira nė kushte tė rėnda si pėr shembull nė minierat e qymyrit etj.

Po kėshtu veprohet edhe me tė burgosurit qė janė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe punojnė nė punė tepėr tė vėshtira.

Gratė shtatėzėna dhe ato qė kanė fėmijė nė gji, mund ta ndėrpresin agjėrimin dhe tė paguajnė sasinė e parave qė nevojitet pėr tė ushqyer njė tė varfėr, nėse kanė frikė pėr veten e tyre apo pėr fėmijėn.[31] Ato nuk i zėvendėsojnė ditėt e lėna mangut. Kėshtu mendon Ibėn Umeri dhe Ibėn Abasi.

Ebu Daudi transmeton nga Ikrime se Ibėn Abasi ka thėnė rreth kėtij ajeti: “Dhe pėr ata qė mund tė agjėrojnė (por qė nuk e bėjnė)”: Ky ka qenė njė lehtėsim pėr tė moshuarit, meqė ata mund tė agjėrojnė. Ata mund ta prishin agjėrimin dhe tė ushqejnė njė tė varfėr. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, mund tė veprojė edhe gruaja shtatzėnė dhe ajo qė ka fėmijė nė gji. Nėse ato kanė frikė pėr fėmijėn e tyre, mund tė mos agjėrojnė dhe tė paguajnė ushqim pėr njė tė varfėr.[32] Transmeton Bezari.

Nė fund tė transmetimit ėshtė njė shtesė e tillė: Ibėn Abasi u thoshte grave tė tij qė ishin shtatėzėna se ato ishin njėlloj me ata persona qė nuk mund tė agjėronin. Ai u thoshte tė paguanin sasinė e parave pėr tė ushqyer njė tė varfėr dhe nuk duhet t’i zėvendėsonin ato ditė mė vonė.[33] Transmeton Darakutni dhe thotė se zinxhiri i transmetimit ėshtė i vėrtetė.

Nafiu transmeton se e pyetėn njėherė Ibėn Umerin pėr njė grua shtatėzėnė qė kishte frikė pėr foshnjen e saj. Ai u pėrgjigj: “Ajo ta prishė agjėrimin dhe tė japė ēdo ditė njė “mud”[34] grurė pėr njė tė varfėr”.[35] Transmeton Maliku dhe Bejhakiu.

Gjithashtu, njė hadith thotė: “Allahu nuk e ka bėrė agjėrimin detyrim pėr udhėtarėt dhe ua ka shkurtuar namazin. Po ashtu grave shtatėzėna dhe atyre qė kanė fėmijė nė gji u ka hequr agjėrimin”.[36] Ky hadith ėshtė transmetuar nga Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesai dhe Ibėn Maxhe. Zinxhiri i tij ėshtė hasen.

Sipas hanefive, Ebu Ubejdit dhe Ebu Theurit kėto gra duhet tė plotėsojnė vetėm ditėt e lėna mangut dhe nuk paguajnė ushqimin pėr njė tė varfėr ēdo ditė.

Sipas Ahmedit dhe Shafiut, nėse kėto gra kanė frikė pėr fėmijėt e tyre, ato duhet tė paguajnė ushqimin e njė tė varfėri ēdo ditė dhe t’i zėvendėsojnė kėto ditė mė vonė. Nėse ato kanė frikė pėr veten e tyre bashkė me fėnijėt ose vetėm pėr veten e tyre, ato duhet t’i plotėsojnė mė vonė ditėt e lėna mangut dhe nuk duhet tė bėjnė asgjė tjetėr.

Vazhdon...
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Eli (02-10-2008), Ervala (03-09-2008), jeto22 (30-09-2008), sunna (03-09-2008)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 13-08-2008, 04:22
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Kapitulli i Agjėrimit - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"



[1] Buhariu 1904, Muslimi 2700, Nesai 2216, Ahmedi 2/273.

[2] Buhariu 1894, Muslimi 2699 shkurt, Ebu Daudi 2363 shkurt, Nesai 2217, Ibėn Maxheh 1691, Ahmedi 2/245, 257, 273, 6/224. Bejhakiu 4/304.

[3] Hadith Hasen. "El Mishkat" 1963, "Tamamul Mineh" 394, "Et Targib" 984. Transmetimi i Ahmedit 2/174 ėshtė i dobėt, por hadithi ka ardhur me rrugė tė tjera. Atė e ka nxjerrė gjithashtu Taberani nė "El Kebir", el Hakim 1/554, Ibėn Ebi Dunja.

[4] Hadith Sahih. "Et Targib" 986. E ka nxjerrė Nesai 2221, 2222, 2223, Ahmedi 5/249, 264, el Hakim 1/421.

[5] Buhariu 2840, Muslimi 2704, Tirmidhiu 1623, Nesai 2247, 2248, 2249, 2250, 2251, 2252, Ibėn Maxheh 1717, Darimi 2/203, Ahmedi 3/26, 59, 83.

[6] Buhariu 1896, Muslimi 2703, Ahmedi 5/333, Bejhakiu 4/305.

[7] Buhariu 8, Muslimi 113, 114, Nesai 5034, Tirmidhiu 2614.

[8] Buhariu 46, 1891, 2678, 6956, Muslimi 100, Ebu Daudi 391,392, Nesai 457, 2090, Maliku 1/175, Shafiu nė "Er Risale" 344.

[9] Sahih Ligajrihi – i saktė pėr shkak tė haditheve tė tjera me tė njėjtin kuptim, tė nxjerrė nga Buhariu dhe Muslimi. "Tamamul Mineh" 395, "El Mishkat" 1962, "Et Targib" 999. E ka nxjerrė Nesai 2106, Ahmedi 2/230, 385, 425, Bejhakiu 4/303 me kuptim tė njėjtė.

[10] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Nesai 2107, 2108, Bejhakiu 4/303, Ahmedi 4/311, 312, 5/411.

[11] Muslimi 551, Ahmedi 2/400.

[12] Hadith Daif. "Ed Daife" 5083, "Tamamul Mineh" 395. E ka nxjerrė Ahmedi 3/55, Bejhakiu 4/304.

[13] Buhariu 37, 2009, Muslimi 1776, 1778, Ebu Daudi 1372, Nesai 2203-2205, Tirmidhiu 683, Ibėn Maxheh 1326.

[14] Megjithėse Mundhiri dhe Hejthemi thonė qė zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė i pranueshėm (hasen), ai ėshtė i dobėt. Shejh Albani e ka diskutuar kėtė hadith nė detaje nė librin “Silsiletu El Ehadith Ed Daife” Nr. 84. E ngjashme me kėtė ėshtė dhe thėnia e Ibėn Abasit. Nė fakt nė librin “Kitab El Kebair”, Dhehebiu e ka regjistruar atė vetėm si njė thėnie tė Ibėn Abasit dhe jo si njė thėnie tė Profetit (a.s.). Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur nė kapitullin e Namazit.

[15] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 396, "El Mishkat" 2013, "Et Targib" 605, "Daiful Xhami" 5462. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2396, Tirmidhiu 723, Ibėn Maxheh 1672, Darimi 2/10, Ahmedi 2/458, 470.

[16] E ka pėrmendur Buhariu mualak me shprehje qė tregon dobėsinė e tij, nė "Kapitullin e Agjėrimit", tema "Nėse kryen marrėdhėnie intime nė Ramazan".

[17] Megjithėse ky hadith ėshtė transmetuar nga Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu, Ibėn Maxhe, Ibėn Huzejme dhe tė tjerė, ai ėshtė i dobėt, siē e pėrmend Shejh Albani nė librin e tij “Tehrixh Mishkat El Mesabih”. Tirmidhiu thotė se e njeh hadithin e Ebu Hurejres vetėm nėpėrmjet kėtij zinxhiri.

[18] Hadith Sahih. "El Irva" 908. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2242, Darimi 2/4, el Hakim 1/423, Ibėn Hibani 871, Darakutni 227, Bejhakiu 4/212.

[19] Buhariu 1909, Muslimi 2512, Nesai 2117, 2118, Tirmidhiu 684, Ibėn Maxheh 1655, Ahmedi 4/23, 5/42.

[20] U pėrmend mė sipėr.

[21] Muslimi 2523, Ebu Daudi 2332, Tirmidhiu 693, Nesai 2111.

[22] Ky ėshtė njė fakt qė pėrkon me realitetin.

[23] Buhariu 1916, 4509, Muslimi 2528, Ebu Daudi 2349, Tirmidhiu 2970, 2971, Nesai 2169.

[24] Hadith Sahih. "Sahihu Ebi Daud" 2118, "El Irva" 4/26. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2454, Nesai 2336, 2337, Tirmidhiu 730, Ibėn Maxheh 1700, Maliku 1/288, Darimi 2/6.

[25] Muslimi 2707, Ebu Daudi 2455, Nesai 2327, Tirmidhiu 733, Ahmedi 6/207.

[26] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.

[27] Buhariu 1960, Muslimi 2664, 2665.

[28] Hadith Sahih. "El Irva" 4/18 (912). E ka nxjerrė Darakutni 2/205, el Hakim 1/440, Bejhakiu 4/230, Taberiu 2752, 2753, Ibėn Xharudi 381, Ebu Daudi 2318.

[29] Sipas Malikut dhe Ibėn Hazmit, nuk ėshtė detyrim pėr kėtė grup social as kryerja kaza e agjėrimit, as ushqimi i tė varfėrve.

[30] Buhariu 4505, Ebu Daudi 2317, 2318, Bejhakiu 4/230, Darakutni 2/205, el Hakim 1/440.

[31] Kjo mund tė pėrcaktohet me anė tė pėrvojės personale, konsultimit me njė mjek specialist apo kur ka shumė gjasa qė tė ndikojė negativisht nė jetėn e foshnjes dhe tė nėnės.

[32] Hadith Sahih. "El Irva" 912, 913. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2318, Bejhakiu 4/230, etj.

[33] Ether Sahih. "El Irva" 4/19. E ka nxjerrė Darakutni f.250.

[34] Njė “mud” zė vėllimin e ¼ sė njė ene tė caktuar (tasi) me grurė.

[35] Hadith Sahih. "El Irva" 4/22. E ka nxjerrė Maliku 1/308, Shafiu 1/266, Bejhakiu 4/230.

[36] Hadith Sahih. "El Mishkat" 2025, "Sahihul Xhami" 1835. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2408, Nesai 2275, Tirmidhiu 715, Ibėn Maxheh 1667, Ahmedi 4/347, 5/29.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Eli (02-10-2008), Ervala (03-09-2008), jeto22 (30-09-2008), sunna (03-09-2008)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 25-08-2008, 07:11
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Kapitulli i Agjėrimit, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"

Plotėsimi i ditėve tė agjėrimit tė lėna mangut

Lejohet pėr ata qė janė tė sėmurė kronikė dhe ata qė janė udhėtarė ta ndėrpresin agjėrimin gjatė Ramazanit, me kushtin qė ato ditė t’i plotėsojnė mė vonė.

Allahu (xh.sh.) thotė: “Ata qė janė tė sėmurė ose nė udhėtim le t’i plotėsojnė aq ditė nga ditėt e mėvonshme”.

Muadhi thotė: “Me tė vėrtetė Allahu e bėri tė detyruar agjėrimin pėr Profetin duke thėnė: “O ju qė keni besuar! Agjėrimi ėshtė bėrė obligim pėr ju, ashtu siē ishte dhe pėr ata pėrpara jush ... ”, deri te fjalėt: “Dhe pėr kė mund tė agjėrojė (por nuk e bėn) ka njė sasi qė duhet paguar”. Muadhi tregon se pas zbritjes sė kėtij ajeti, kush donte agjėronte dhe kush dėshironte tė ushqente ndonjė tė varfėr, e bėnte kėtė dhe ishte e mjaftueshme pėr tė. Pastaj, Allahu shpalli ajetin: “Muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė cilin zbriti Kurani” dhe mė tej “...kush e gjen kėtė muaj, le tė agjėrojė!”. Me kėtė ajet agjėrimi u vendos pėr ata qė ishin tė shėndetshėm dhe jo udhėtarė. Njė lejim u bė pėr tė sėmurėt, udhėtarėt dhe u konfirmua ushqimi i njė tė varfėri nga i moshuari qė nuk mund tė agjėronte.[1] Transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi dhe Bejhakiu me sened tė vėrtetė.

I sėmuri mund ta ndėrpresė agjėrimin, nėse ai ndikon nė pėrkeqėsimin e sėmundjes ose vonon shėrimin e saj[2]. Nė librin “El Mugni” thuhet: “Transmetohet nga disa dijetarė tė hershėm se ēdo lloj sėmundjeje e bėn tė lejuar pėr personin ndėrprerjen e agjėrimit, madje dhe njė plagosje nė gisht apo dhe njė dhimbje dhembi. Ata e bazojnė mendimin e tyre mbi dy argumente:

- Fjalėt e pėrdorura nė ajet janė tė pėrgjithshme dhe i referohen tė gjitha sėmundjeve.

- Udhėtarit i lejohet tė mos agjėrojė, edhe nė rast se ai nuk e ka tė nevojshme.

I njėjtė me kėtė ėshtė dhe rasti i tė sėmurit”.

Gjithashtu, ky ėshtė dhe mendimi i Buhariut, Ataut dhe shkollės dhahirite.

Ai qė ka frikė se mos sėmuret nga agjėrimi, mund ta ndėrpresė atė siē bėn ai qė ėshtė pėrfshirė nga uria ose etja dhe ka frikė se mos vdesė pėr kėtė shkak, edhe nėse ėshtė i shėndetshėm dhe nuk ėshtė udhėtar. Ai duhet t’i plotėsojė ato ditė mė vonė.

Kėtė ide e mbeshtesin edhe dy ajetet e mėposhtme kuranore:

وَلاَ تَقْتُلُوا أَنفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا

“Mos e vrisni veten, se Allahu ėshtė i mėshirshėm me ju” (En-Nisa, 29) dhe وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

“Ai nuk ka vėnė mbi ju vėshtirėsi nė fenė tuaj”. (El-Haxh, 78)

Nėse njė person agjėron, megjithėse ėshtė i sėmurė, agjėrimi i tij ėshtė i papėlqyeshėm, pasi ai nuk praktikon lehtėsimin e dhėnė nga Allahu dhe nė kėtė mėnyrė vėshtirėson veten e tij. Nė kohėn e Profetit (a.s.) disa nga shokėt agjėronin e disa jo (kjo nėse ishin tė sėmurė apo nė udhėtim) sipas porosive tė Profetit.

Hamza El Eslemi ka thėnė: “O i Dėrguari i Allahut! Unė kam forcė tė agjėroj edhe kur jam udhėtar. A bėj gabim po tė veproj kėshtu?” Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “Ky ėshtė njė lehtėsim nga ana e Allahut. Kush e shfrytėzon, vepron drejt dhe kush do tė agjėrojė, nuk ka ndonjė vėrejtje pėr tė”.[3] Transmeton Muslimi.

Ebu Seid El Hudri tregon: “Njėherė (gjatė njė beteje) po udhėtonim me Profetin (a.s.) pėr nė Mekė dhe ishim agjėrueshėm. Ndaluam nė njė vend dhe Profeti (a.s.) tha: “Po i afroheni armikut. Do tė jeni mė tė fortė po ta prishni agjėrimin”. Ai ishte njė lehtėsim dhe kėshtu disa nga ne e prishėn agjėrimin dhe disa tė tjerė vazhduan tė agjėronin. Pastaj ne mbėrritėm nė njė vend tjetėr dhe Profeti (a.s.) tha: “Nė mėngjes ju do tė pėrballeni me armikun tuaj. Prishja e agjėrimit do t’ju jepte mė shumė forcė”. Kėshtu, ne e prishėm agjėrimin duke qenė se ajo ishte gjėja mė e mirė pėr t’u bėrė. E megjithatė, disa nga ne agjėronin me Profetin (a.s.) gjatė udhėtimit”.[4] Transmeton Muslimi, Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Nė njė transmetim tjetėr, Ebu Seid El Hudri ka thėnė: “Ne luftuam nėn udhėheqjen e Pejgamberit (a.s.) gjatė Ramazanit. Disa nga ne agjėruan dhe disa jo. Ata qė nuk agjėronin nuk e shihnin si tė gabuar veprimin e atyre qė agjėronin dhe anasjelltas. Ata e dinin se, nėse dikush kishte mundėsi tė agjėronte kjo ishe e mirė dhe, nėse dikush ishte i dobėt dhe nuk agjėronte, edhe kjo ishte e mirė”.[5] Transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

Juristėt kanė mendime tė ndryshme pėr atė qė ėshtė mė e vlefshme tė bėsh pėr tė agjėruar ose jo gjatė udhėtimit. Ebu Hanife, Shafiu dhe Maliku janė tė mendimit se, nėse dikush ka mundėsi tė agjėrojė, ėshtė mė mirė pėr tė qė tė agjėrojė. Ahmedi thotė qė ėshtė mė mirė ta prishėsh agjėrimin.

Umer ibėn Abdul Aziz thotė: “Veprimi mė i mirė prej atyre tė dyve ėshtė ai qė ėshtė mė i lehti. Nėse pėr dikė ėshtė mė e lehtė tė agjėrojė sesa tė plotėsojė ditėt mė vonė, atėherė ėshtė mė mirė pėr tė qė tė agjėrojė”. Sheukani ka dalė nė konkluzionin se, nėse ėshtė e vėshtirė pėr njė individ tė agjėrojė dhe nuk dėshiron ta praktikojė lehtėsimin gjatė udhėtimit, atėherė mė e mirė pėr tė ėshtė tė mos agjėrojė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse dikush mendon se agjėrimi i tij gjatė udhėtimit do tė dukej si mburrje apo sa pėr sy e faqe, atėherė mė mirė pėr tė ėshtė tė mos agjėrojė. Nėse dikush nuk pėrballet me kėto rrethana, atėherė ėshtė e preferuar pėr tė qė tė agjėrojė.

Nėse udhėtari e bėn nijetin nė darkė pėr tė agjėruar dhe e ka filluar atė, ai mund ta prishė agjėrimin e tij gjatė ditės. Xhabir ibėn Abdullahu tregon: “I Dėrguari i Allahut po udhėtonte me sahabėt pėr nė Mekė nė vitin e ēlirimit tė saj. Profeti (a.s.) ishte agjėrueshėm e bashkė me tė edhe sahabėt. Kur arritėn nė luginėn e Gumejmit[6], dikush i tha Profetit se njerėzit ishin shumė tė lodhur nga agjėrimi, megjithėse ata preferonin tė ndiqnin shembullin e tij. Pastaj ai kėrkoi njė enė me ujė, e ngriti lart dhe e piu qė ta shihnin njerėzit. Mė vonė i treguan se disa njerėz ende vazhdonin tė agjėronin. Ai tha: “Ata janė mėkatarė”.[7] Transmeton Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Tirmidhiu e quan kėtė hadith tė vėrtetė.

Nėse dikush ka vendosur qė tė agjėrojė duke mos qenė udhėtar, por gjatė ditės vendos tė udhėtojė, shumica e dijetarėve janė tė mendimit se ai duhet tė agjėrojė.

Ahmedi dhe Is’haku thonė se ai mund ta prishė agjėrimin. Ky mendim bazohet mbi transmetimin e Muhamed ibėn Keab, i cili tregon: “Shkova te Enes ibėn Maliku gjatė Ramazanit dhe ai mendonte tė udhėtonte. Kafsha e tij ishte gati dhe ai kishte veshur rrobat e udhėtimit. Ai kėrkoi ushqim dhe hėngri. Unė i thashė: “A ėshte kjo prej Sunetit?” Ai tha: “Po”. Pastaj i hipi kafshės sė tij dhe u largua”.[8] Transmeton Tirmidhiu, i cili e cilėson atė tė besueshėm.

Ubejd ibėn Xhubejr tregon: “Gjatė Ramazanit udhėtova nė njė anije nga Fustati[9] me Ebu Basra El Gafarin. Ai pėrgatiti ushqimin, ma serviri dhe mė tha: “Urdhėro!” Unė i thashė: “Ende nuk jemi pėrtej shtėpive tė qytetit (qė do tė thotė se nuk jemi nisur ende). Atėherė Ebu Basra m’u drejtua dhe mė tha: “A po kėrkon tė largohesh nga Suneti i Profetit?”[10] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Ata qė e transmetojnė kėtė janė njerėz tė besueshėm.

Sheukani shton: “Kėto dy hadithe tregojnė se udhėtari mund ta prishė agjėrimin pėrpara se tė fillojė udhėtimin”. Mė tej Sheukani citon Ibėn El Arabiun tė ketė thėnė: “Pėrsa i pėrket hadithit tė Enesit, ai ėshtė i vėrtetė dhe tregon se dikush mund ta prishė agjėrimin kur pėrgatitet tė udhėtojė. Ky ėshtė njė qėndrim i drejtė”.

Lloji i udhėtimit kur lejohet ndėrprerja e agjėrimit ėshtė i njėjtė me atė tė shkurtimit tė namazit. Po ashtu edhe koha e qėndrimit nė tė cilėn i lejohet mysafirit tė mos agjėrojė ėshtė e njėjtė me dispozitat e namazit tė udhėtarit. Ne i kemi diskutuar tė gjitha mendimet pėr kėtė pikė nė pjesėn “Shkurtimi i namazit” dhe kemi mbledhur perfundimet e Ibėn El Kajimit pėr kėtė ēėshtje.

Ahmedi, Ebu Daudi, Bejhakiu dhe Tahavi kanė regjistruar nga Mensur El Kelbi se Dihja ibėn Halife udhėtoi njėherė nga njė fshat i Damaskut nė nė njė distancė 1 farsah gjatė Ramazanit. Kur e prishi agjėrimin, disa njerėz bėnė tė njėjtėn gjė. Disa tė tjerė nuk e pėlqyen kėtė veprim. Kur u kthye nė fshatin e tij, Dihjau tha: “Unė pashė diēka sot qė nuk kisha dyshuar se do ta shihja. Njerėzit u larguan nga udhėzimet e Profetit dhe tė shokėve tė tij”. Ai e tha kėtė pėr ata njerėz qė vazhduan tė agjėronin. Pastaj tha: “O Allah! Mė merr tek Ti!”.[11] Tė gjithė ata qė e tregojnė janė njerėz tė besueshėm, pėrveē Mensur El Kelbit, megjithėse El Ixhli pohon pėr besueshmėrinė e tij.

Ata tė cilėt nuk lejohet tė agjėrojnė dhe duhet tė plotėsojnė ditėt e lėna mangut

Dijetarėt bien dakord se gruaja gajtė periodave mujore dhe gruaja lehonė duhet ta prishin agjėrimin dhe t’i zėvendėsojnė ato ditė mė vonė. Nėse agjėrojnė, agjėrimi i tyre ėshtė i pavlefshėm dhe nuk ėshtė i pranuar.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Aishja (r.a.) ka thėnė: “Kur ne kishim ciklin (me perioda) gjatė kohės qė Profeti ishte gjallė, ishim tė urdhėruara t’i plotėsonim mė vonė ditėt e lėna tė agjėrimit, por nuk ishim tė urdhėruara tė plotėsonim namazet e humbura”.[12]

Ditėt nė tė cilat ndalohet agjėrimi

Ka hadithe qė tregojnė qartė se agjėrimi ėshtė i ndaluar nė ditė tė caktuara. Kėto ditė janė:

1- Ditėt e festave tė Bajramit:


Tė gjithė dijetarėt bien dakord se agjėrimi gjatė ditėve tė festave tė Bajramit ėshtė i ndaluar. Nuk ka rėndėsi nėse agjėrimi nė kėto ditė ėshtė i detyrueshėm apo vullnetar. Umeri dėshmon se i Dėrguari i Allahut e ka ndaluar agjėrimin nė kėto ditė. Ai ka thėnė: “Profeti (a.s.) e ka ndaluar agjėrimin nė ditėt e festave tė Bajrameve. Pėrsa i pėrket ditės sė Fitėr-Bajramit, veproni si nė kohėn e iftarit gjatė Ramazanit, ndėrsa nė Bajramin e Kurbanit ju duhet tė hani nga kurbani juaj”.[13] Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.

2- Ditėt e teshrikut (Tre ditė pas Kurban-Bajramit):


Nuk lejohet tė agjėrohet tre ditė pas ditės sė Kurban-Bajramit. Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut e ka dėrguar Abdullah ibėn Hudhafen tė lajmėronte nė Mina: “Nuk duhet tė agjėroni nė kėto tre ditė. Ato janė ditė nė tė cilat hahet, pihet dhe kujtohet Allahu”.[14] Transmetohet nga Ahmedi me njė zinxhir transmetimi tė besueshėm.

Ibėn Abasi transmeton se Pejgamberi (a.s.) dėrgoi njė person tė lajmėrojė: “Mos agjėroni nė kėto ditė, pasi nė to hahet, pihet dhe dėfrehet me bashkėshorten”.[15] Tabaraniu e tregon kėtė hadith nė librin e tij “El Eusat”.

Shafitė e lejojnė agjėrimin nė ditėt e teshrikut, nėse ka ndonjė arsye pėr kėtė, si pėr shembull agjėrimi pėr shkak tė njė premtimi, pėr shlyerje apo pėr tė plotėsuar ditėt e Ramazanit. Pėr agjėrimin qė nuk ka arsye tė veēantė, nuk ka kundėrshtim dhe rrjedhimisht nuk lejohet tė bėhet nė kėto ditė. Shafitė pėrdorin tė njėjtin arsyetim me namazet e veēanta qė lejohen tė falen dhe nė kohėt kur nuk lejohet namazi (pėr shembull namazi i pėrshendetjes sė xhamisė etj).

3- Ndalohet ta veēosh tė premten si ditė agjėrimi:

Dita e premte ėshtė si njė bajram i pėrjavshėm pėr muslimanėt dhe pėr kėtė ėshtė e ndaluar tė agjėrohet nė kėtė ditė. Shumica e dijetarėve thonė se kjo gjė ėshtė mė shumė e papėlqyeshme[16] sesa njė ndalim i mirėfilltė.

Nuk ėshtė e papėlqyeshme tė agjėrosh tė premten, nėse agjėron njė ditė para ose njė ditė pas saj (bashkė me xhumanė) nėse kjo i bie tė jetė nė ditėn e Arafatit, tė Ashures apo nėse ėshtė nė njė nga ditėt qė dikush i agjėron vazhdimisht, si nė rastin kur dikush zotohet se do tė agjėrojė ditėn e shėrimit tė tij etj.

Abdullah ibėn Amėr tregon se, njėherė i Dėrguari i Allahut ka hyrė nė dhomėn e Xheurije bint El Harithit, ndėrkohė qė ishte e premte dhe ajo po agjėronte. Ai e pyeti: “A ke agjėruar dje?” Ajo iu pėrgjigj: “Jo!” Ai tha: “A ke ndėrmend tė agjėrosh nesėr?” Ajo iu pėrgjigj: “Jo!” Pastaj ai tha: “Atėherė prishe agjėrimin”.[17] Transmetohet nga Ahmedi dhe Nasaiu me njė zinxhir tė besueshėm transmetimi.

Amir El Eshari tregon se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, Muhamedin (a.s.) tė thotė: “Nė tė vėrtetė dita e premte ėshtė ditė feste pėr ju, prandaj mos agjėroni nė tė, pėrveē nėse agjėroni njė ditė pėrpara ose njė ditė pas saj”.[18] Transmeton Bezari me zinxhir tė besueshėm transmetimi.

Aliu (r.a.) kėshillon dhe thotė: “Ai qė dėshiron tė agjėrojė vullnetarisht duhet tė agjėrojė tė enjten e tė mos agjėrojė tė premten, pasi e premtja ėshtė njė ditė pėrkujtimi, nė tė cilėn hahet dhe pihet”. Transmeton Ibėn Ebi Shejbe me njė zinxhir tė besueshėm transmetimi.

Nė tė dy “Sahihet” e Buhariut dhe Muslimit, Xhabiri tregon se Profeti ka thėnė: “Mos agjėroni tė premten, pėrveēse kur tė agjėroni bashkė njė ditė pėrpara ose njė ditė pas saj”.[19]

Nė versionin e Muslimit thuhet: “Mos e zgjidhni nė veēanti natėn e sė premtes pėr tė kryer namaz nate dhe gjithashtu mos e zgjidhni nė veēanti ditėn e premte si ditė agjėrimi, pėrveē rastit kur ajo qėllon tė jetė nė njė nga ditėt qė ju agjėroni rregullisht”.[20]

4- Ndalohet ta veēosh tė shtunėn si ditė agjėrimi:


Busr Es-Selmi transmeton nga motra e tij Sama, se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Mos agjėroni tė shtunave, pėrveē nėse bėhet fjalė pėr njė agjėrim tė detyrueshėm. Nėse nuk gjeni diēka pėr tė ngrėnė, merrni disa lėvore rrushi ose dege peme dhe pėrtypini”.[21] Transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Ibėn Maxhe dhe Hakimi. Hakimi thotė se hadithi ėshtė i vėrtetė (sahih) sipas kushteve tė Muslimit, ndėrsa Tirmidhiu e quan tė besueshėm (hasen). Tirmidhiu ka thėnė se ajo ēka ėshtė e papėlqyeshme ėshtė caktimi i veēantė i tė shtunės nga dikush si ditė agjėrimi, kjo pasi ėshtė dita qė e nderojnė ēifutėt.

Nė kundėrshtim me transmetimin e mėsipėrm, Umu Seleme thotė se Profeti (a.s.) agjėronte mė shumė tė shtunave dhe tė djelave se nė ditėt e tjera. Ai thoshte: “Ato janė festat e politeistėve dhe unė pėlqej tė dallohem nga ata”.[22] Transmetohet nga Ahmedi, Bejhakiu, Hakimi dhe Ibėn Huzejme. Dy tė fundit e konsiderojnė hadithin nė fjalė tė vėrtetė.

Hanefitė, shafitė dhe hanbelitė e konsiderojnė tė papėlqyeshėm agjėrimin e veēuar tė tė shtunave, pėr shkak tė fakteve tė mėsipėrme.

Maliku ka pikėpamje tė kundėrt nga ata dhe e lejon agjėrimin e veēantė tė kėsaj dite, megjithėse hadithi ėshtė fakt kundėr tij.

5- Ndalohet tė agjėrosh nė “ditėn e dyshimit”:


Amar ibėn Jasiri ka thėnė: “Kush agjėron nė ditėn e dyshimit[23] ka kundėrshtuar Ebu El Kasim (Profetin)”.[24] Transmetohet nga Nesai, Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.

Pėr statutin e kėtij hadithi, Tirmidhiu thotė se ėshtė njė hadith hasen-sahih dhe se shumica e dijetarėve veprojnė nė pėrputhje me tė. Ky ėshtė mendimi i Sufjan El Theurit, Malik ibėn Enesit, Abdullah ibėn El Mubarekut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Tė gjithė ata e urrejnė agjėrimin nė “ditėn e dyshimit”. Shumica e tyre besojnė se, nėse dikush agjėron nė njė ditė tė tillė dhe mė pas zbulohet se ka qenė Ramazan, ai duhet ta zėvendėsojė atė ditė. Nėse kjo ditė qėllon tė jetė nė njė nga ditėt e zakonshme qė dikush i agjėron rregullisht, atėherė ėshtė e mundur tė agjėrohet nė njė ditė tė tillė.

Transmetohet nga “Grupi” se Ebu Hurejra tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mos i paraprini Ramazanit duke agjėruar njė apo dy ditė para tij, pėrveē rastit kur ėshtė njė ditė qė ju agjėroni rregullisht”.[25]

Rreth kėtij hadithi Tirmidhiu thotė se ai ėshtė hasen-sahih dhe dijetarėt veprojnė nė pėrputhje me tė. Ata nuk e pėlqejnė faktin qė dikush ta shpejtojė Ramazanin duke agjėruar ditėn para tij.

Nėse dikush agjėron njė ditė qė qėllon tė jetė nė “ditėn e dyshimit” sipas mendimt tė tyre nuk ka ndonjė problem me agjėrimin e tij nė atė ditė.

6- Ndalohet tė agjėruarit e tėrė vitit:

Kjo ndalohet, pasi nė ditė tė caktuara tė vitit nuk lejohet agjėrimi.

Muhamedi (a.s.) ka thėnė: “Nuk ka agjėrim pėr atė qė agjėron pėrherė”.[26] Transmetohet nga Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.

Nėse dikush qė agjėron gjithmonė e prish agjėrimin nė ditėt e Bajramit dhe tė teshrikėve, atėherė agjėrimi i tij nuk do tė jetė i papėlqyeshėm, nėse ai ėshtė i fuqishėm dhe ka mundėsi ta bėjė kėtė.

Duke komentuar rreth kėsaj ēėshtjeje, Tirmidhiu thotė: “Njė grup dijetarėsh nuk e pėlqejnė agjėrimin e ēdo dite, nėse pėrfshin dhe ditėt e bajramit dhe teshrikėt. Nėse ai e ndėrpret agjėrimin nė kėto ditė, agjėrimi i tij nuk ėshtė mė i papėlqyeshėm, pasi nuk pėrfshin tė gjithė vitin. Ky grup dijetarėsh janė Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku.

Profeti (a.s.) e ka pėrkrahur agjėrimin e vazhdueshėm tė Hamza El Eslemit dhe i ka thėnė atij: “Po tė duash agjėro dhe po tė duash prishe agjėrimin”. Ky hadith ėshtė pėrmendur dhe mė parė. [27]

Mė e vlefshme ėshtė qė njė ditė tė agjėrohet dhe njė ditė jo, ngase ky ėshtė agjėrimi mė i dashur tek Allahu. Megjithatė, pėr kėtė do tė flitet mė vonė me detaje.

7-Nuk i lejohet gruas tė agjėrojė pa lejen e burrit, kur ky i fundit ėshtė me tė

I Dėrguari i Allahut ia ka ndaluar gruas tė agjėrojė kur burri i saj ėshtė prezent, pėrveē rasteve kur ai e lejon njė gjė tė tillė.

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Pėrveē muajit tė Ramazanit, gruas nuk i lejohet tė agjėrojė qoftė edhe njė ditė, kur burri i saj ėshtė prezent, pėrveēse me lejen e tij”.[28] Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.

Dijetarėt e interpretojnė kėtė hadith si njė ndalesė dhe ata e lejojnė burrin t’ia ndėrpresė agjėrimin gruas, nėse ajo ka agjėruar pa lejen e tij e tė kėrkojė tė drejtėn (seksuale) prej saj. Natyrisht qė kjo qėndron pėr ato ditė jashtė ditėve te Ramazanit, pasi pėr agjėrimin e detyruar tė Ramazanit asaj nuk i duhet leja e burrit. Nėse burri mungon, ajo ka tė drejtė tė agjėrojė vullnetarisht pa kėrkuar lejen e tij, por ėshtė e drejtė e tij qė kur tė kthehet ta prishė agjėrimin e saj. Nėse burri ėshtė i sėmurė apo i paaftė pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale, gruas i lejohet tė agjėrojė pa lejen e tij, pasi ky rast ėshtė i ngjashėm me rastin kur burri nuk ndodhet pranė gruas sė tij.

8- Ėshtė e ndaluar tė agjėrohet dy ditė rresht ose mė shumė pa ngrėnė fare:


Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Mos e praktikoni El-Uisalin (tė agjėruarit pa ndėrprerje)!” Ai e tha kėtė tre herė dhe njerėzit i thanė: “Por ju po e praktikoni vetė kėtė o i Dėrguari i Allahut”. Ai tha: “Ju nuk jeni si unė nė atė ēėshtje. Unė e kaloj natėn nė njė gjendje tė tillė dhe Allahu mė ushqen dhe mė jep pėr tė pirė. Pėrkushtohuni nė ato vepra qė mund t’i bėni”.[29] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Dijetarėt janė tė mendimit se kjo ndalesė tregon se veprimi nė fjalė ėshtė i papėlqyeshėm.

Ahmedi, Is’haku dhe Ibėn Mundhiri janė tė mendimit se lejohet tė agjėrohet deri nė kohėn e syfyrit, pėr aq kohė sa kjo nuk ėshtė njė vėshtirėsi pėr vetė personin. Ky mendim bazohet nė atė qė Buhariu ka transmetuar nga Ebu Seid El Hudri, sipas tė cilit i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mos e praktikoni El-Uisalin. Nėse ndonjėri nga ju ngul kėmbė pėr ta bėrė kėtė, ai mund ta vazhdojė agjėrimin e tij deri nė kohėn e syfyrit”.[30]
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Ervala (03-09-2008), jeto22 (30-09-2008), sunna (03-09-2008)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 25-08-2008, 07:14
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Kapitulli i Agjėrimit, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"

AGJĖRIMET VULLNETARE

Profeti (a.s.) na nxit pėr tė agjėruar nė ditėt e mėposhtme:

Gjashtė ditė nga muaji Sheval

Ebu Ejub El Ensari transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e Ramazanit dhe e pėrcjell me gjashtė ditė tė muajit Sheval, do tė shpėrblehet si tė kishte agjėruar tėrė vitin”.[31] Ky hadith transmetohet nga “Grupi”, pėrveē Buhariut dhe Nesaiut. [32]

Sipas Ahmedit kėto ditė mund tė agjėrohen rresht ose jo, pasi asnjėra nuk preferohet nga tjetra. Hanefitė dhe shafitė janė tė mendimit se ėshtė e preferueshme qė kėto ditė tė agjėrohen rresht pas ditėve tė Bajramit.

Agjėrimi i dhjetėditėshit tė parė tė Dhulhixhes, veēanėrisht ditėn e Arafatit pėr ata qė nuk janė nė haxh


Ebu Katade transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Agjėrimi i ditės sė Arafatit i fal gabimet e dy viteve, njė vit pėrpara dhe njė vit pas. Agjėrimi i ditės sė Ashures fal gabimet e vitit tė kaluar”.[33] Ky hadith transmetohet nga “Grupi”, pėrveē Buhariut dhe Tirmidhiut.

Hafsa tregon se Profeti (a.s.) katėr gjėra nuk i kishte braktisur kurrė; agjėrimin e ditės sė Ashures; agjėrimin e dhjetėditėshit tė parė tė Dhulhixhes, agjėrimin e tre ditėve tė ēdo muaji dhe faljen e dy rekateve para namazit tė agimit.[34] Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu.

Ukbe ibėn Amir transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Dita e Arafatit, dita e kurbanit dhe ditėt e teshrikut janė ditė feste pėr ne pjesėtarėt e Islamit. Ato janė ditė, nė tė cilat hahet dhe pihet”.[35] Transmetohet nga “Tė pestėt”, pėrveē Ibėn Maxhes. Tirmidhiu e konsideron hadithin tė vėrtetė.

Ebu Hurejra thotė se i Dėrguari i Allahut e ka ndaluar agjėrimin e ditės sė Arafatit pėr atė qė ėshtė nė Arafat atė ditė.[36] Kjo transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu, Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.

Tirmidhiu thotė se dijetarėt preferojnė qė dita e Arafatit tė agjėrohet, pėrveē atyre qė janė nė Arafat.

Umu El Fadl ka thėnė se njerėzit dyshonin nėse Profeti (a.s.) po agjėronte apo jo nė ditėn e Arafatit. Ajo i dėrgoi atij pak qumėsht dhe ai e piu ndėrsa po u fliste njerėzve nė Arafat.[37] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Agjėrimi gjatė muajit Muharrem, veēanėrisht ditėn e Ashures dhe ditėt qė e paraprijnė dhe e shoqėrojnė atė

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ėshtė pyetur se cili namaz ėshtė mė i vlefshėm pas namazeve tė detyruara. Ai i ka thėnė: “Namazi gjatė mesit tė natės”. Pastaj e ka pyetur se cili agjėrim ėshtė mė i mirė pas agjėrimit tė Ramazanit dhe Profeti (a.s.) i ėshtė pėrgjigjur: “Muaji i Allahut qė ju e quani Muharrem”.[38] Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Muavije ibėn Ebu Sufjan tregon se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Pėrsa i pėrket ditės sė Ashures, nuk ėshtė e detyrueshme pėr ju tė agjėroni, megjithėse unė agjėroj. Kush dėshiron, le tė agjėrojė e kush nuk dėshiron, nuk ėshtė i detyruar tė agjėrojė”.[39] Hadithi transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.

Aishja (r.a.) tregon se Kurejshėt e kishin zakon tė agjėronin ditėn e Ashures pėrpara Islamit. Edhe Profeti (a.s.) e agjėronte atė ditė. Kur shkoi nė Medine, ai vazhdoi tė agjėronte dhe i urdhėroi njerėzit tė agjėronin edhe ata. Pastaj, kur muaji i Ramazanit u bė i detyrueshėm, ai tha: “Kush dėshiron mund ta agjėrojė ditėn e Ashures dhe kush do mund ta lėrė atė”.[40] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ibėn Abasi tregon se Profeti (a.s.) shkoi nė Medine dhe i gjeti ēifutėt duke agjėruar ditėn e Ashures. U tha: “Pėr ēfarė e bėni kėtė agjėrim?” Ata i thanė: “Ėshtė njė ditė e madhe, se Allahu e shpėtoi Musain dhe fiset e Izraelit nga armiqtė e tyre nė kėtė ditė, prandaj dhe Musai ka agjėruar nė kėtė ditė”. Profeti (a.s.) u tha: “Ne kemi mė shumė tė drejta tek Musai se ju”. Kėshtu, ai agjėroi dhe i urdhėroi njerėzit tė agjėronin nė atė ditė.[41] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Sipas Buhariut dhe Muslimit, Ebu Musa El Eshariu tregon se ēifutėt e nderonin ditėn e Ashures si njė festė bajrami. Profeti (a.s.) tha: “Ju duhet tė agjėroni nė tė”.[42]

Ibėn Abasi transmeton se Dėrguari i Allahut agjėroi ditėn e Ashures dhe urdhėroi njerėzit tė agjėronin bashkė me tė. Njerėzit i thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Kjo ėshtė dita qė e nderojnė ēifutėt dhe tė krishterėt. Profeti (a.s.) u tha: “Kur tė vijė viti tjetėr nė dashtė Allahu, ne do tė agjėrojmė ditėn e nėntė”. Ndodhi qė Profeti (a.s.) ndėrroi jetė para vitit pasardhės.[43] Transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi. Nė njė version tjetėr thuhet: “Nėse do jem gjallė deri vitin tjetėr, do tė agjėrojmė ditėn e nėntė”.[44] (sė bashku me Ashuren). Transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.

Dijetarėt kanė pėrmendur agjėrimin e Ashures nė tre mėnyra:

(1) Agjėrimi i tre ditėve 9, 10 dhe 11 nė muajin Muharrem.

(2) Agjėrimi nė datėn 9 dhe 10 tė kėtij muaji.

(3) Agjėrimi vetėm nė datėn 10 Muharrem.

Bujaria me ushqimet e shtėpisė ditėn e Ashures

Xhabiri transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush ėshtė bujar me veten dhe me familjen e tij ditėn e Ashures, Allahu do tė jetė bujar me tė pėr gjithė vitin”.[45] Kėtė e transmeton Bejhakiu nė librin “Esh-Shuab” dhe Ibėn Abdul Berr. Hadithi ka zinxhirė tė tjerė transmetimi, por tė gjithė ata janė tė dobėt. Megjithatė, tė tubuar tė gjithė bashkė ata e forcojnė rangun e hadithit, siē thotė dhe Sehavi.

Agjėrimi i pjesės mė tė madhe tė muajit Shaban (muaj paraprirės i Ramazanit)

Profeti (a.s.) agjėronte pjesėn me tė madhe tė muajit Shaban. Aishja (r.a.) tregon se kurrė nuk e kishte parė Profetin (a.s.) tė agjėronte njė muaj tė plotė pėrveē Ramazanit dhe se kurrė nuk e kishte parė atė tė agjėronte mė shumė gjatė njė muaji se sa nė muajin Shaban.[46] Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.

Njėherė Usame ibėn Zejdi i tha Profetit (a.s.): “O i Dėrguari i Allahut! Nuk tė shoh tė agjėrosh nė asnjė muaj tjetėr, ashtu siē bėn nė muajin Shaban”. Profeti (a.s.) iu drejtua dhe i tha: “Ai ėshtė muaji qė njerėzit nuk i kushtojnė vėmendje. Ai ėshtė midis Rexhebit dhe Ramazanit. Ai ėshtė muaji, gjatė tė cilit ngrihen veprat tek Zoti i botėrave dhe unė preferoj tė jem agjėrueshėm kur tė ngrihen veprat e mia”.[47] Transmetohet nga Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ibėn Huzejme e vlerėson kėtė hadith si tė vėrtetė.

Disa njerėz veēojnė nė agjėrim ditėn e pesėmbėdhjetė tė kėtij muaji, duke menduar se ajo ditė pėrmban mė shumė vlera se tė tjerat, por kjo gjė ėshtė e pabazuar dhe nuk mbėshtetet nė ndonjė argument tė vėrtetė.

Agjėrimi gjatė “muajve tė ndaluar” (Esh’hur el-hurum)


Kėta muaj janė Dhulkade, Dhulhixhe, Muharrem dhe Rexheb. Ėshtė e pėlqyeshme qė gjatė kėtyre muajve tė agjėrohet sa mė shumė. Njė burrė nga Bahileh shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Unė jam ai qė erdhi tek ju njė vit mė parė”. Profeti (a.s.) i tha: “Ēfarė tė ka gjetur? Ke qenė shumė mė i pashėm!”Ai u pėrgjigj: “Nuk kam ngrėnė, pėrveēse natėn qė kur u ndava prej jush”. Profeti (a.s.) i tha: “Pėrse e ke dėnuar veten? Agjėro gjatė muajit tė durimit (Ramazanit) dhe nga njė ditė nė ēdo muaj”. Burri tha: “Mė shto diēka tjetėr, pasi unė kam mė shumė forcė dhe mundėsi pėr tė agjėruar”. Profeti (a.s.) i tha: “Agjėro nga dy ditė (tė ēdo muaji)”. Burri kėmbėnguli dhe tha: “Mė shto pėrsėri”. Atėherė Profeti (a.s.) i tha tre herė: “Agjėro nga “muajt e ndaluar” (tri ditė rresht) dhe lėre agjėrimin (tri ditė rresht)”. Ai tregoi me tre gishtat e tij duke i mbledhur dhe i lėshuar ato.[48] Hadithi transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi, Ibėn Maxhe dhe Bejhakiu me zinxhir tė mirė transmetimi.

Agjėrimi gjatė Rexhebit nuk pėrmban mė shumė vlera se agjėrimi nė muajt e tjerė. Nuk ka ndonjė transmetim tė vėrtetė nga Suneti qė tė tregojė se agjėrimi nė muajin Rexheb ka njė shpėrblim tė veēantė. Gjithēka qė ka pasur lidhje me tė nuk ka qenė plotėsisht e konsiderueshme pėr t’u marrė si provė.

Ibėn Haxheri thotė se nuk ka hadith autentik, qė ėshtė i vlefshėm pėr argmentim rreth vlerave tė tij e as agjėrimit tė tij apo ditėve tė caktuara tė tij dhe as rreth faljes sė namazit nė ndonjė natė tė veēantė prej netėve tė kėtij muaji.

Agjėrimi i tė hėnave dhe tė enjteve

Ebu Hurejra transmeton se ditėt qė Profeti (a.s.) agjėronte mė tepėr ishin e hėna dhe e enjtja. Kur u pyet rreth kėsaj, ai tha: “Veprat paraqiten (te Allahu) ēdo tė hėnė dhe tė enjte. Allahu fal ēdo musliman apo ēdo besimtar, pėrveē atyre qė janė grindur me njėri-tjetrin. Ai thotė: Lėrini ata pėr mė vonė”.[49] Transmeton Ahmedi me njė zinxhir tė vėrtetė transmetimi.

Nė “Sahih Muslim” thuhet se, kur u pyet Profeti (a.s.) rreth agjėrimit tė ditės sė hėnė, tha: “Ajo ėshtė dita kur unė kam lindur dhe ėshtė dita qė mė ka ardhur shpallja”.[50]

Agjėrimi i tre ditėve tė ēdo muaji

Ebu Dherr El Gafari transmeton se Profeti (a.s.) i kishte urdhėruar tė agjėronin tre ditė tė ēdo muaji, pikėrisht ditėt me hėnė tė plotė (13, 14, 15 sipas kalendarit hėnor). Ai ka thėnė nė lidhje me to: “Nėse agjėron ato ditė, ėshtė si tė agjėrosh gjithė vitin”.[51] Transmeton Nesaiu dhe Ibėn Hibani, i cili e konsideron kėtė hadith tė vėrtetė.

Tregohet se Profeti (a.s.) agjėronte tė shtunėn, tė dielėn dhe tė hėnėn e njė muaji dhe tė martėn, tė mėrkurėn dhe tė enjten e muajit tjetėr.[52]

Gjithashtu, ai agjėronte tre ditė nė fillim tė muajit. Po ashtu agjėronte tė enjten e parė dhe dy tė hėnat e pasardhėse tė muajit.[53]

Agjėrimi njė ditė po dhe njė ditė jo

Ebu Seleme ibėn Abdurrahman transmeton nga Abdullah ibėn Amėr se Profeti (a.s.) i ka thėnė atij: “Mė kanė thėnė se ti falesh natėn dhe agjėron ditėn (vazhdimisht)”. Abdullahu iu pėrgjigj: “Po, o i Dėrguari i Allahut”. Pastaj Profeti i tha: “Agjėro dhe ha, falu dhe fli, pasi ti ke detyrime ndaj trupit tėnd, ndaj bashkėshortes tėnde dhe ndaj mysafirit tėnd. Ėshtė e mjaftueshme pėr ty tė agjėrosh tre ditė tė njė muaji”. Abdullahu donte ta nėnshtronte veten e tij dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Unė kam fuqi pėr mė tepėr. Profeti (a.s.) i tha: “Agjėro tre ditė nė javė”. Abdullahu tha: “Unė kam fuqi pėr mė tepėr”. Atėherė, Profeti (a.s.) i tha: “Agjėro sipas agjėrimit tė Profetit tė Allahut, Daudit dhe mos bėj mė tepėr!” Abdullahu e pyeti: “Cili ishte agjėrimi i Daudit?” Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “Ai agjėronte njė ditė dhe hante nė tjetrėn”.[54] Transmeton Ahmedi dhe tė tjerė.

Ahmedi transmeton nga Abdullah ibėn Amri se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Agjėrimi mė i pėlqyer tek Allahu ėshtė agjėrimi i Daudit dhe namazi mė i pėlqyer tek Allahu ėshtė namazi i Daudit. Ai flinte gjysmėn e natės, 1/3 e kalonte duke u falur dhe pjesėn e mbetur flinte pėrsėri. Gjithashu, ai agjėronte njė ditė po dhe njė ditė jo”.[55]

Ai qė agjėron vullnetarisht njė ditė tė caktuar mund ta ndėrpresė agjėrimin e tij

Umu Hani tregon se Profeti (a.s.) hyri nė dhomėn e saj, ditėn kur u ēlirua Meka. I dhanė diēka pėr tė pirė dhe piu. Pastaj ai ia dha Umu Hanit dhe ajo i tha se agjėronte. Profeti (a.s.) i tha: “Ai qė agjėron vullnetarisht ėshtė pėrgjegjės pėr veten e tij. Nėse do, agjėro e nėse do prishe agjėrimin tėnd”.[56] Transmeton Ahmedi, Darakutni dhe Bejhakiu.

Edhe Hakimi e transmeton kėtė hadith dhe thotė se zinxhiri i tij ėshtė i vėrtetė. Nė versionin e tij thuhet: “Nėse dikush dėshiron, mund tė agjėrojė dhe nėse dėshiron, mund ta prishė atė”.

Ebu Xhuhejfe tregon se Profeti vėllazėroi Selmanin dhe Ebu Derdanė. Njėherė Selmani i bėri vizitė Ebu Derdasė dhe vuri re se e shoqja e tij, Umu Derdaja, mbante rroba shumė tė thjeshta. Ai i tha asaj: “Ēfarė tė ka ndodhur?” Ajo i tha se vėllai i tij (Ebu Derdaja) nuk kishte asnjė nevojė pėr dynjanė (dhe nuk e vriste fare mendjen pėr tė). Kur erdhi Ebu Derdaja, ai pėrgatiti ushqim pėr Selmanin dhe i tha: “Ha, pasi unė agjėroj”. Selmani tha: “Nuk do tė ha, derisa tė hash dhe ti”. Kėshtu hėngri dhe ai. Natėn, Ebu Derdaja u ngrit pėr t’u falur dhe Selmani i tha tė flinte. Ashtu bėri. Nė fund tė natės, Selmani e zgjoi Ebu Derdanė dhe i tha: “Falu tani”. Ata u falėn tė dy dhe Selmani i tha: “Ndaj Zotit ke detyrime, ndaj vetes tėnde ke detyrime dhe ndaj gruas tėnde ke detyrime. Jepi secilit tė drejtėn qė i takon”.

Mė vonė, Ebu Derdaja shkoi tek Profeti (a.s.) pėr t’i treguar se ēfarė kishte thėnė Selmani. Pasi e dėgjoi, Profeti (a.s.) i tha: “Selmani ka thėnė tė vėrtetėn”.[57] Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.

Ebu Seid El Hudri tregon se, njėherė po pėrgatiste ushqim pėr Profetin (a.s.). Ai shkoi tek ai me disa nga shokėt e tij. Kur u shtrua ushqimi, njėri nga burrat tha se agjėronte. Pejgamberi (a.s.) i tha: “Vėllait yt tė ka ftuar dhe ka shpenzuar pėr ty”. Pastaj ai tha: “Prishe agjėrimin dhe agjėro njė ditė tjetėr, nėse do”.[58] Transmeton Bejhakiu.

Shumica e dijetarėve janė tė mendimit si ai qė agjėron vullnetarisht, mund ta prishė atė. Megjithatė, preferohet qė ai ta zėvendėsojė atė mė vonė. Ky mendim ėshtė i qartė dhe mbėshtetet nga hadithet autentike.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Ervala (03-09-2008), jeto22 (30-09-2008), Suela (27-08-2008), sunna (03-09-2008)