|
Kaptina e agjėrimit
Vendimi i sherijatit mbi agjėrimin
Agjėrimi i muajit Ramadan ėshtė njė shtyllė prej shtyllave tė Islamit dhe njė obligim prej obligimeve tė saja. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: " O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aqė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qė se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju. (ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtėrsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni". (El-Bekare: 183- 185). Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Islami ngritet mbi pesė shtylla: dėshmia se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė i dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnja e zekatit, shkuarja nė haxhxh dhe agjėrimi i muajit Ramadan". Mbarė muslimanėt janė tė pajtimit se agjėrimi i muajit ramadan ėshtė obligim, ėshtė njė shtyllė e Islamit, tė cilėn duhet ta dijė doemos secili anėtarė i kėsaj feje dhe ai qė e mohon ėshtė kafir. Vlera e agjėrimit Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush e agjėron muajin Ramadan me besim dhe shpresim, i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė". "Cdo vepėr e birit tė Ademit i takon atij, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur tė agjėrojė ndokush le tė mos flasė fjalė tė ndyta dhe mos ta ngre zėrin, e nėse dikush e ngacmon apo e sulmon, le tė thotė: Unė agjėroj, unė agjėroj!". Dhe, pasha Atė nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti i Muahmmedit, aroma e pakėndshme qė del nga goja e agjėruesit ėshtė mė e mirė tek All-llahu se sa era e miskut. Agjėruesi i pėrjeton dy gėzime: kur tė hajė iftar gėzohet dhe kur ta takojė Zotin e vet gėzohet pėr agjėrimin e vet (pėr shpėrblimin)". Sehl ibn Sa'di [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] ka thėnė: "Nė xhennet ekziston njė derė qė quhet rejjan nga e cila hyjnė agjėruesit nė Ditėn e kijametit dhe askush tjetėr nuk hyn nga ajo derė . E kur tė hyjnė ata, ajo mbyllet e askush tjetėr nuk hyn."
Obligohemi tė fillojmė agjėrimin e muajit Ramadan me parje tė hėnės
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Filloni agjėrimin kur ta shihnin hėnėn dhe hani kur ta shihni hėnėn, nėse ka mjegulla, plotėsoni muajin Shaban 30 ditė".
Si e vėrtetojmė hyrjen e muajit?
Hyrja e muajit vėrtetohet me pamjen e hėnės nga njė njeri i drejtė e besnik ose me plotėsimin e muajit Sha'ban 30 ditė. Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: "Njerėzit ishin bėrė gati qė ta shohin hėnėn, kurse unė e lajmėrova Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se e kam parė hėnėn, atėhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] agjėroi dhe i urdhėroi njerėzit tė agjėrojnė". Nėse nuk shihet hėna pėr shkak tė mjegullave ose gjėrave tė ngjajshme, atėhere plotėsohet muaji i Shabanit 30 ditė, duke u mbėshtetur nė hadithin e Ebu Hurejres rad- qė e pėrmendėm pak mė lartė. Kurse pėrfundimi i muajit Ramadan dhe hyrja e muajit Shevval, nuk mund tė konfirmohet pėrveē se me dy dėshmitar. Abdur-rahman ibn Zejd ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] u mbajti njerėzve hutbe nė ditėn e dyshimtė dhe mes tjerash u tha: "Unė kam ndejtur me shokėt e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i kam pyetur pėr kėtė gjė, kurse ata mė kanė treguar se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Agjėroni kur ta shihni hėnėn, dhe hani ushqim kur ta shihni hėnėn. Sipas hėnės edhe haxhxhin kryeni. Nėse ka mjegulla, atėhere plotėsoni muajin Sha'ban 30 ditė. Nėse dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė e musliman, agjėroni dhe hani sipas dėshmisė sė tyre". Na tregon Emiri (kryetari) i Mekkės, Harith ibn Hatib duke thėnė: "Pejgamberi [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] na e ka lėnė nė emanet qė ta kryejmė haxhxhin me parjen e hėnės, e nėse nuk e shohim, mjafton tė dėshmojnė dy dėshmitarė musliman". Dy hadithet e lartėpėrmendura janė argument se nuk mjafton njė njeri qė tė dėshmon hyrjen ose daljen e muajit Ramadan, mirėpo duke e pasur parasysh hadithin e mėparshėm, nėnkuptojmė se fillimi i agjėrimit mund tė dėhmohet me njė muslimani, gjė qė nuk vlen edhe pėr daljen nga muaji Ramadan dhe hyrja nė muajin Shevval. Vėrejtje: Ai qė e sheh hėnėn vetėm, nuk fillon me agjėrim derisa tė fillojnė edhe muslimanėt tjerė dhe fillon tė hajė atėherė kur edhe muslimanėt tjerė hanė. Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Agjėrohet ditėn qė agjėrojnė njerėzit dhe prishet agjėrimi atė ditė qė e prishin njerėzit, dhe kremtohet festa e kurban bajramit, kur edhe muslimanėt tjerė e kremtojnė".
Kush e ka obligim agjėrimin e muajit Ramadan
Tė gjithė dijetarėt kanė konsenzus se agjėrimin e ka obligim ta agjėrojė muslimani i menēur, i moshėrritur, i shėndoshė, vendas, kurse gruaja duhet tė jetė e pastėr nga menstruacionet dhe lehonia. Argument se agjėrimi nuk ėshtė obligim pėr ate qė nuk ėshtė i moshėrritur dhe i menēur ėshtė hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ku thotė: "Eshtė ngritur lapsi nga tre persona: nga i ēmenduri deri sa t'i vijė mendja, nga njeri qė ėshtė nė gjumė derisa tė zgjohet dhe nga fėmiu derisa tė hynė nė bylyg (kohėn e moshėrritur sipas normave fetare, domethėnė 15 vjet)". Argument se agjėrimi nuk ėshtė obligim pėr njeriun qė nuk ėshtė i shėndoshė dhe vendas, ėshtė ajeti Kur'anor: "
e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė". (El-Bekare: 184). Nėse njeriu i sėmurė dhe ai qė nuk ėshtė vendas agjėron, kjo gjithsesi do t'i mjaftojė, pasiqė leja pėr mosagjėrim ėshtė lehtėsim, kurse agjėrimi ėshtė veprimi sipas asaj qė ėshtė mė e rėndė, s'ka dilem se edhe kjo ėshtė mirė.
A ėshtė mė mirė tė agjėrohet ose tė mosagjėrohet?!
Nėse njeriu i sėmurė dhe ai qė nuk ėshtė vendas, nuk e kanė rėndė tė agjėrojnė, atėherė mė mirė ėshtė tė agjėrojnė, e nėse e kanė vėshtirė agjėrimin, atėherė mė mirė ėshtė tė mosagjėrojnė. Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotė: "Ishim nė betejė me Pejgamberin [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė muajin e Ramadanit, disa prej nesh agjėronin e disa tjerė nuk agjėronin, mirėpo as ai qė agjėronte nuk ia zinte pėr tė madhe atij qė nuk agjėronte e as ai qė nuk agjėronte nuk ia zinte pėr tė madhe atij qė agjėronte. Ata mendonin se kush ka fuqi tė agjėrojė, kjo ėshtė mė mirė pėr te, e kush nuk ka fuqi, mė mirė pėr te ėshtė tė mosagjėrojė". Argument se agjėrimi nuk ėshtė obligim pėr gruan qė ėshtė nė menstruacione dhe nė lehoni, ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Ebu Seidi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ka thėnė: "A nuk ėshtė e vėrtetė se gruja qė ėshtė nė menstruacione as nuk falet e as nuk agjėron? Kjo ėshtė shkak i pakėsimit tė fesė sė tyre". Nėse gruaja qė ėshtė nė menstruacione dhe lehoni agjėron, ky agjėrim nuk vlen, sepse prej kushteve tė agjėrimit ėshtė tė jetė e pastėr nga hajdi dhe nifasi, dhe duhet ta kompenzojnė. Aisheja [radijall-llahu anha] thotė: Nė kohėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] na vinin ciklet e menstruacioneve, e urdhėroheshim ta kompenzojmė agjėrimin dhe nuk urdhėroheshim ta kompenzojmė namazin". C'duhet bėrė plaku dhe plaka e vjetėr dhe i sėmuri i cili nuk shpreson shėrimin Ai qė s'ka mundėsi tė agjėrojė nga shkaku i pleqėrisė, ose gjėrave tė ngjajshme, atėherė nuk agjėron dhe pėr ēdo ditė ushqen nga njė tė varfur, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri..". (El-Bekare: 184). Atau [radijall-llahu anhu] tregon se ka dėgjuar Ibn Abbasin [radijall-llahu anhu] duke e lexuar kėtė ajet dhe duke thėnė: "Ky ajet nuk ėshtė i deroguar, nė kėtė ajet hynė plaku dhe plaka e vjetėr, tė cilėt nuk mundin tė agjėrojnė, pėr kėtė ata japin fidje, duke ushqyer pėr ēdo ditė nga njė tė varfur". Gruaja qė ėshtė shtatėzėnė dhe gjidhėnėse Gruaja shtatėzėnė dhe gjidhėnėse nuk kanė mundėsi tė agjėrojnė ose kanė frikė pėr fėmijėt e tyre, u lejohet tė mosagjėrojnė dhe pėr ēdo ditė duhet tė japin fidje, dhe nuk obligohen ti kompenzojnė. Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotė: "I lejohet plakut dhe plakės qė kanė mundėsi tė agjėrojnė tė mos agjėrojnė nėse dėshirojnė dhe pėr ēdo ditė tė japin fidje, e nuk obligohen ti kompenzojnė, pastaj kjo ėshtė deroguar me ajetin: "E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė,
". (El-Bekare: 185). Kurse mbeti lejimi pėr mosagjėrim pėr plakun dhe plakėn qė nuk kanė mundėsi tė agjėrojnė. Nė tė njejtin rang janė edhe gruaja shtatėzėnė dhe gjidhėnėse, nėse frikohen se agjėrimi i dėmton, dhe pėr ēdo ditė japin fidje". Poashtu Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotė: "Nėse gruaja shtatėzėnė frikohet pėr vetveten dhe ajo qė jep gji frikohet pėr fėmiun e sajė gjatė muajit Ramadan, u lejohet tė mosagjėrojnė, kurse pėr ēdo ditė ushqejnė nga njė tė varfur dhe nuk e kompenzojnė kėtė agjėrim". Nafiu [radijall-llahu anhu] thotė: "Njė vajzė e Ibn Omerit ishte grua e njė kurejshitit dhe ishte shtatėzėnė. Nė muajin e Ramadanit e kaploi njė etje e madhe, kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] e urdhėroi ta prishė agjėrimin e sajė dhe pėr ēdo ditė tė ushqen nga njė tė vrafėr". C'farė sasie ushqimi duhet dhėnė Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] thotė: "Njė vit isha i pamundshėm qė tė agjėrojė, andaj pėrgadita njė enė tė madhe me pėrshesh dhe i thėrrita tridhjet tė varfur qė tė hanė derisa tė ngopen".
Pjesėt pėrbėrėse (ruknet) tė agjėrimit
Nijeti.
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thėnė: "E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė". (El-Bejjine: 5). Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Veprat vlerėsohen sipas qėllimit, kurse secilit njeri i takon ajo qė ka pasur pėr qėllim". Nijeti duhet bėrė ēdo natė para mėngjesit, duke u mbėshtetur nė hadithin qė e trasnmeton hafsa [radijall-llahu anha], e cila thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Ai qė nuk e vendos agjėrimin para agimit tė mėngjesit nuk ka agjėrim". Largimi nga gjėrat qė ta prishin agjėrimin, nga agimi i mėngjesit deri nė perendim tė diellit. "
Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartė tė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim, e pastaj agjėrimin plotėsojeni deri nė mbrėmje
". (El-Bekare: 187).
Cka e prish agjėrimin
1.2- Ngrėnja dhe pirja me qėllim, sepse ai qė ha dhe pi nga haresa, nuk duhet ta kompenzon kėtė ditė e as ta shpaguan. Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nėse njė njeri duke qenė agjėrueshėm haron dhe ha edhe pi, le ta plotėsojė agjėrimin, sepse e ka ushqyer All-llahu".
3-Vjellja me qėllim, sepse po vjelli pa dėshirė tė veten, nuk duhet ta kompenzojė kėtė ditė e as ta shpaguajė. Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Njeriu i cili vjellė pa dėshirė, nuk duhet ta kompenzojė kėtė ditė, kurse ai qė vjell me qėllim, le ta kompenzojė".
4.5- Menstruacionet dhe lehonia, edhe po tė vijnė nė momentet e fudnit tė ditės. Nė kėtė janė tė pajtuar tė gjithė dijetarėt Islam.
6- Kontakti seksual. Nėse ndokush gjatė muajit tė Ramadanit ka kontakt seksual duhet tė shpaguan pėr kėtė mėkat, siē ėshtė theksuar nė hadithin qė vijon: Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Ishim ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e erdhi njė njeri dhe i tha: I dėrguar i All-llahut, jam shkatėrruar. I tha: C'ke? Tha: Kisha kontakt seksual me gruan time duke qenė i agjėrueshėm. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: a ke rob qė ta lirosh? Tha: jo. I tha: a mundesh tė agjėrosh dy muaj reshtaz? Tha: jo. I tha: a ka mundėsi tė ushqesh gjashtėdhjet tė varfur? Tha: jo. Mbetėm njė kohė me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur ndėrkohė i sollėn njė shportė me hurma. Atėherė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ku shkoi ai qė pyeti pak mė parė? Tha: ja ku jam. Meri kėto hurma dhe jepi sadaka. Njeriu tha: a ka njeri mė tė varfur se unė qė t'i jap sadaka? Vall-llahi asnjė njeri qė jeton mes kėtyre dy luginave nuk ėshtė mė i varfur se familja ime. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qeshi deri sa iu anė edhe dhėmballėt, pastaj tha: ushqeje familjen tėnde".
Rregullat e agjėrimit
Agjėruesi gjatė agjėrimit tė tijė duhet tė ketė parasysh kėto rregulla:
Sehurin (syfyrin). Enesi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Hani sehurin, sepse nė sehur ka bereqet". Sehuri mund tė bėhet edhe vetėm njė gllėnkė ujė, duke u mbėshtetur nė hadithin e Abdull-llah ibn Amrit, i cili thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Hani sehur, sė paku me njė gllėnkė ujė". Eshtė e pėlqyer qė tė vonohet maksimalisht sehuri duke u mbėshtetur nė ndodhin tė cilėn e tregon Enesi [radijall-llahu anhu] nga Zejd ibn Thabiti, [radijall-llahu anhu] i cili ka thėnė: "Ngrėnėm sehurin me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pastaj u ngritė qė tė falė namazin (e sabahut). I thashė: sa ishte dallimi kohor mes sehurit dhe ezanit? Tha: sa tė lexosh pesėdhjet ajete". Nėse e dėgjon ezanin, kurse ushqimin ose pijen e ka nė dorė, i lejohet qė ta pėrfundon, duke u mbėshtetur nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu], se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur ndokush prej jush do tė dėgjojė ezanin duke e pasur enėn nė dorė, mos ta lenė derisa ta kryen nevojėn qė e ka prej sajė".
Largimi nga fjalėt e kota dhe tė fėlliqura, gjėra tė cilat bien ndesh me agjėrimin.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur ndokush prej jush agjėron, mos tė flet fjalė tė fėlliqura, mos tė bėrtasė e as mos ta ofendon ndokend, e nėse ndokush e ofendon ose e ngacmon le tė thotė: unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm". Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush nuk i le fjalėt e rrejshme dhe veprimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojė qė ky njeri tė le ushqimin dhe pijen". Bujaria dhe leximi i Kur'anit tė Madhėrishėm. Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu mė bujar, kurse edhe mė bujar ishte gjatė muajit Ramadan kur takohej me Xhibrilin. Ai takohej ēdo mbrėmje tė Ramadanit me Xhibrilin deri ditėn e fudnit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia paraqitke Kur'anin Xhibrilit. E kur e takonte Xhibrili Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem], ishte edhe mė bujar se era qė sjell bereqetin e sajė".
Nxitimi i iftarit.
Sehl ibn Sadi [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Njerėzit do tė mbesin nė tė mirė pėrderisa e nxitojnė iftarin". Tė bėjė iftar me gjėrat qė do t'i pėrmendim nėse ka mundėsi. Enesi [radijall-llahu anhu] thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bėnte iftar me hurme tė njoma para se tė falej, e nėse nuk kishte hurme tė njoma atėherė tė thata, e nėse nuk kishte hurme atėherė me ujė". Tė bėjė dua sipas kėsaj qė gjindet nė kėtė hadith: Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur hante iftarin thoshte: dhehebe dheme'u, veb-teletil-uruk ve thebetel-exhru inshaAll- llah (shkoi etja, u lagėn venėt dhe mbeti shpėrblimi me leje tė All-llahut)".
Cka i lejohet agjėruesit
Larja pėr freski.
Nga Ebu Bekri, i biri i Abdur-Rahmanit, nga disa prej as'habėve tė Pejgamberit [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanė thėnė: "E kam parė Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė fshatin Arexh duke hedhur mbi kokėn e tij ujė, nga etja ose nxehtėsia edhe pse ishte agjėrueshėm".
Shpėrlarja e gojės dhe hundės duke mos e tepruar.
Lekit ibn Sebrete thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thė: "Shpėrlaje hundėn mirė, pėrveē se kur tė jeshė agjėrueshėm".
Bėrja e hixhames.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bėrė hixhamen duke qenė i agjėrueshėm". Eshtė e urrejtur tė bėhet hixhameja mbi ate njeri qė ka mundėsi ta dobėsojė. Thabit Benani thotė: e pyetėn Enes ibn Malikun [radijall-llahu anhu] a e keni urrejtur hixhamen pėr njeriun qė ėshtė agjėrueshėm? Tha: jo pėrveē njeriut qė i shkakton dobėsi".
Puthja dhe pėrkdhelja e gruas pėr ate qė ka mundėsi tė pėrmbahet.
Aishjea [radijall-llahu anha] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i puthte dhe pėrkdhelte gratė e tija edhe pse ishte agjėrueshėm. Ishte njeri qė mundeshte ta pėrmban epshin e tijė".
Tė gdhinė xhunub.
Aisheja dhe Ummu Selemeja [radijall-llahu anhuma] tregojnė se Pejgamberin [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] e takonte mėngjesi xhunub nga shkaku i kontaktit me gratė e tija, pastaj lahej dhe vazhdonte agjėrimin". Vazhdimi i agjėrimit deri nė sehur. Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] ka dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: "Mos vazhdoni agjėrimin, nėse ndonjėri prej jush dėshiron tė vazhdon agjėrimin le ta vazhdojė vetėm deri nė sehur. I thanė: ti je duke e vazhduar agjėrimin, o i Dėrguar i All-llahut? Tha: unė nuk jam si ju, unė bijė kurse ka kush mė ushqen dhe mė jep pėr tė pirė".
Pėrdorimi i misvakut, parfymit, yndyrave, syrmes, pikave dhe injekcionit.
Bazė pėr lejimin e kėtyre gjėrave ėshtė lejesa esenciale, po tė ishin tė ndaluara do t'i sqaronte All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]. "
e Zoti yt nuk ėshtė qė harron". (Merjem: 64).
Agjėrimi vullnetar
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] preferonte dhe nxite tė agjėrohen kėto ditė:
Gjashtė ditė nga muaji Shevval.
Ebu Ejub El-Ensariu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush e agjėron muajin Ramadan dhe e pason me agjėrim tė gjashtė ditėve tė Shevvalit, i konsiderohet sikur tė agjėron tėrė vitin".
2.3- Ditėn e Arafatit pėr ate qė nuk ėshtė haxhxhi dhe ditėn e ashurasė me njė ditė para.
Ebu Katadeja thotė: e kanė pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi agjėrimin e ditės sė Arafatit? Eshtė pėrgjigjur: i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar dhe tė ardhshėm. Kur e kanė pyetur mbi agjėrimin e ditės sė Ashurasė? Ka thėnė: i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar". Ummu Fadli, e bija e Harithit thotė: disa njerėz filluan tė polemizojnė se a ėshtė duke agjėruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė ditė tė Arafatit ose jo. Disa thanė se ėshtė duke agjėruar, e disa tjerė thanė se nuk ėshtė duke agjėruar. I dėrgova njė gotė me qumėsht, e duke qėndruar mbi devenė e tij nė Arafat, e piu". Ebu Gatafan ibn Tarif El-Murri tha: kam dėgjuar Ibn Abbasin [radijall-llahu anhuma] duke thėnė: Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e agjėroi ditėn e Ashurasė dhe urdhėroi njerėzit qė ta agjėrojnė kėtė ditė, i thanė: o I dėrguar i All-llahut, kėtė ditė e madhėrojnė ēifutėt dhe krishterėt. Atėherė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Nė vitin e ardhshėm do tė agjėrojmė edhe ditėn e nėntė. Mirėpo ndėrkohė vdiq Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]".
Agjėrimi i pjesės mė tė madhe tė muajit Muharrem.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Agjėrimi ma i mirė pas muajit ramadan ėshtė agjėrimi i muajit tė All-llahut Muharrem, kurse namazi mė i mirė pas farzit ėshtė namazi i natės".
Agjėrimi i pjesės mė tė madhe tė muajit Shaban.
Aisheja [radijall-llahu anha] thotė: "Kurė nuk e kam parė Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke plotėsuar muaj me agjėrim pėrveē muajit Ramadan, kurse nė asnjė muaj nuk e kam parė duke agjėruar ma shumė se nė muajin Shaban". Agjėrimi i ditės sė Hėnė dhe tė Enjte. Usame ibn Zejdi [radijall-llahu anhu] thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] agjėronte ditėn e hėnė dhe tė enjte. E pyetėn pse i agjėron kėto ditė? U pėrgjegj: Sepse veprat e robėrve ngriten ditėn e hėnė dhe tė enjte".
Agjėrimi i tre ditėve nga ēdo muaj.
Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ma tha: agjėro nė ēdo muaj nga tre ditė, sepse njė vepėr e mirė shpėrblehet dhjetėfish. Kėshtu konsiderohesh se ke agjėruar mbarė vitin". Eshtė e pėlqyshme tė agjėrohet dita e trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė dhe pesėmbėdhjetė. Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Ebu Dherr, nėse i agjėron te ditė nga ēdo muaj, atėhere agjėro ditėn e trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė dhe pesėmbėdhjetė".
Agjėrimi njė ditė po e njė ditė jo.
Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Agjėrimi mė i dashur te All-llahu ėshtė agjėrimi i Davudit [alejhis- selam], njė ditė e agjėronte, kurse njė ditė hante". Dhjetė ditėt e para tė Dhil-Hixhes. Hunejde ibn Halidi transmeton nga gruaja e tij, e cila transmeton nga disa gra tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tė cilat kanė thėnė: "Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] agjėronte nėntė ditė tė Dhil-Hixhes, ditėn e Ashurasė, tre ditė nga ēdo muaj dhe tė hėnėn dhe tė enjten e parė tė muajit".
Ditėt e ndaluara pėr agjėrim
Agjėrimi i ditėve tė bajramit.
Ebu Ubejde, shėrbėtori i Ibn Zahirit thotė: Kam marur pjesė nė bajram me Omerin [radijall-llahu anhu], i cili tha: "Kėto dy ditė i ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė agjėrohen: ditėn e fitėr bajramit dhe ditėn tjetėr ku hani nga kurbani juaj". Agjėrimi i ditėve tė teshrikut. Ebu Murete, shėrbėtori i Ummu Hanit, hyri me Abdull-llah ibn Amrin te babai i tij, Amr ibn Asi [radijall-llahu anhum], kurse ky u afroi ushqim, e i tha: ha. Tha: jam agjėrueshėm. Amri tha: ha, sepse kėto janė ditėt qė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na urdhėronte tė hamė dhe na ndalonte t'i agjėrojmė. Maliku tha: kėto ditė ishin ditėn e teshrikut". Aisheja dhe Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] thonė: "Nuk i ėshtė lejuar tė agjėrojė ditėt e teshrikut askujt pėrveē atij qė ka shkuar nė haxh e nuk ka pasur kurban pėr ta prerė atje".
Agjėrimi i ditės sė xhuma vetmas.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: "Mos ta agjėron askush prej jush ditėn e xhuma tė vetmuar, pėrveē se nėse agjėron njė ditė para dhe njė ditė mbrapa".
Agjėrimi i ditės sė shtunė vetmas .
Abdull-llah ibn Busr Es-Sulemiu, transmeton nga motra e tijė, e cila thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mos agjėroni tė shtundėn pėrveē se nė ato ditė qė e keni obligim, nėse nuk gjenė ē'ka tė hajė pėrveē lėvores sė pjergullės ose lėvores sė drurit, le ta pėrtypė ate".
Agjėrimi i gjysmės sė dytė tė muajit Shaban, pėr ate njeri qė nuk ka agjėrim tė zakonshėm.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur tė vjen gjysma e muajit Shaban ndaloni agjėrimin". Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Mos e parakaloni muajin Ramadan me agjėrim tė njė ose dy ditėve, nė pėrjashtim tė njeriut qė e ka pasur tė zakonshme agjėrimin nė ato ditė".
Agjėrimi i ditės sė dyshimtė.
Ammar ibn Jasiri [radijall-llahu anhu] thotė: "Ai qė agjėron ditėn nė tė cilėn dyshon, ka bėrė mėkat ndaj Ebul-Kasimit , [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]".
Agjėrimi i tėrė vitit, edhe nėse nuk agjėron nė ditėn e ndaluara.
Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: Abdull-llah ibn Amr! Je duke agjėruar tėrė vitin dhe tėrė natėn je duke u falur. Nėse kėshtu vepron, lodhesh dhe tė kaplon letargjia. Nuk ka agjėruar ai qė agjėron tėrė vitin pa ndėrprerė". Ebu Katadeja [radijall-llahu anhu] thotė: erdhi njė njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: O I Dėrguar i All-llahut si agjėron? Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] u hidhėrua nga kjo thėnje e tijė, e kur Omeri [radijall-llahu anhu] e vėrejti kėtė gjė tha: jemi tė kėnaqur me All-llahun pėr Zot tonin, me Islamin pėr fe tonėn dhe me Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr Pejgamber tonin, kėrkojmė strehim te All-llahu nga hidhėrimi i All-llahut dhe nga hidhėrimi i Pejgamberit tė Tij. E pėrsėriti kėtė fjalė Omeri disa herė derisa u qetėsua hidhėrimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Atėherė tha: o I dėrguar i All-llahut, ē'ėshtė puna e atij qė agjėron tėrė vitin? Tha: "As ka agjėruar e as ka ngrėnė".
I ndalohet gruasė tė agjėrojė nė prani tė burrit tė sajė, pa lejen e tij.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mos tė agjėrojė gruaja nė prani tė burrit tė sajė, pėrveē se me lejen e tij".
I'tikafi
Eshtė sunnet i pėlqyeshėm i'tikafi nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit Ramdan, pėr tė kėrkuar tė mirėn dhe natėn e Kadrit, natė pėr tė cilėn All-llahu thotė: "Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė)tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit". (El-Kadėr: 1-5). Aisheja [radijall-llahu anha] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qėndronte nė xhami nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramadanit dhe thoshte: "Kėrkoni natėn e kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramadanit". Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramadanit". Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] preferonte namazin nė kėto ditė dhe i nxitke muslimanėt qė t'i ngjallin kėto netė duke thėnė: "Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė". I'tikafi nuk lejohet tė bėhet nė vende tjera pėrveē xhamisė, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "E kur jeni tė izoluar (nė i'tikafė) nė xhamia, mos t'u afroheni atyre (pėr marėdhėnie intime)". (El-Bekare: 187). Dhe se nė kėto vende ka bėrė i'tikaf Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]. "Njeriu qė ėshtė nė i'tikaf duhet tė angazhohet me ibadete, siē ėshtė namazi, leximi i Kur'anit, lavdėrimi dhe falėnderimi i All-llahut, madhėrimi dhe kėrkimi i faljes nga All-llahu, dėrgimi salavate mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], lutja dhe pėrsėritja e diturisė, etj. Eshtė e urrejtur ta angazhon veten me gjėra tė cilat nuk ka aspak dobi qofshin fjalė ose vepra, ashtu sikurse ėshtė e urrejtur qė tėrė kohėn tė heshtė, duke menduar se me kėtė vepėr i afrohet All-llahut". I lejohet qė tė dalė nga vendi i i'tikafit pėr gjėra pėr tė cilat ka nevojė, ashtu siē i lejohet edhe shkurtimi i flokėve, krehja, shkurtimi i thonjėve dhe pastrimi i trupit. Prishet i'tikafi nėse del pėr gjėra tė panevojshme dhe me kontakt seksual.
Marrė nga: Elvexhiz min Fikh us-Sunneti vel-Kitab il-Aziz
AbdulAdhim elBedevi
albislam.com
|