|
Kultura e agjerimit
Me emrin e Allahut , Meshiruesit , Meshireberesit !
Adhurimi ne muajin ramazan.
O ju qė besuat, agjerimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm". "(jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjeroi), atėherė ai (le tė agjerojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjerojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri e ai qė nga vullneti jep mė tepėr, aj o ėshtė aq mė mirė per tė. Mirėpo, po qe se e dini, agjerimi ėshtė mė i mirė pėr ju". "(ato ditė tė numuruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues ( i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). e kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjerojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim per ju. (tė agjeroni ditėt e leshuara mė vonė). Qė tė plotėsoni numurin, tė madhėroni Allahun pėr atė se ju udhėzoi dhe qė tė falenderoni". II-183,184,185
Ky nėnshtrim ndaj urdhėrit tė Allahut pėrbėn adhurimin e sinqertė, e bėn njė tė vetėm adhurimin me realitetin e tij vullnetor, mendor dhe shpirtėror.
Agjeruesi, i cili ia ndalon vetes sė vet kėnaqėsitė e jetės pa asnjė imponim, presion apo ndonjė shkak tjetėr, pėrveē zbatimit tė urdhėrit tė Zotit, provon nė kėtė mėnyrė nėnshtrimin e tij ndaj urdhėrit tė Zotit dhe adhurimin e sinqertė per tė . Agjeruesi, edhe sikur tė jetė nė shtrat, nėse nuk pėrfol ndonjė musliman tjetėr nė mungesė, konsiderohet adhurues.
Resulullahu s.a., nga ana e tij, e ka bėrė tė qartė nė njė fjalim tė vyer shpirtin besimtar, i cili e dallon atė qė agjeron pėr Allahun me sinqeritet e besnikėri, duke u bėrė altar (Mihrab) i adhurimit. Aktiviteti trupor i agjeruesit, tė nėnshtruar ndaj urdhėrit tė Zotit, kthehet nė adhurim. Jo mė kot Resulullahu s.a., e konsideronte gjumin e adhuruesit dhe frymėmarrjen e tij adhurim, pasi ato lindin e zhvillohen nė njė trup adhurues, i cili ėshtė privuar nga kėnaqėsitė dhe gjėrat e dėshiruara e tė lejuara nė pėrgjigje tė urdhėrit tė Sundimtarit tė sė vėrtetės. Kėshtu ai ka thėnė: "Shpirtėrat tuaj nė agjerim janė tė Iavdėruar dhe gjumi juaj nė tė ėshtė adhurim".
Ali Ebin Musa Er-Rida, tregon se ka dėgjuar nga prindėrit e tij dhe gjyshi i tij Resulullahu s.a., i cili ka thėnė:
" O njerėz! Kush nga ju gjatė kėtij muaji mirėson sjelljet e tij morale, ai do tė lejohet tė kalojė rrugėn (Siratin), ditėn kur tė rrėshqasin kėmbėt nėpėr tė"
Agjerimi dhe edukimi i vetvetes , ē'do adhurim nga adhurimet qė i ka obliguar Allahu i Madhėrishėm s.v.t., si : agjerimin, faljen, pelegrinazhin el-haxhxh'in , zekatin... etj., ka tė mira dhe dobitė e veta shpirtėrore, edukative dhe shoqėrore tė shumta. Ato, pėrveē qė janė adhurim ndaj Zotit, me anėn e tė cilave njeriu shpreh nėnshtrimin e tij ndaj afrimin me Te Allahun ,me njė qėllim te sinqertė e besnik, lėnė nė shpirtin e tij, shoqėrinė dhe personalitetin e tij, ndikime rregulluese e reformuese, kontribuojnė nė procesin e ndryshimit tė vetvetes e tė edukimit tė tij shpirtėror. Agjerimi ėshtė njeri prej formave tė adhurimit tė permendura, qė ndihmon nė ndryshimin dhe rregullimin e personalitetit njerezor e shoqėror.
Agjerimi ka dobi edukative dhe ndikime reformuese e rregulluese tė mėdha mbi sjelljet morale tė njeriut dhe lidhjet e tij me anėtarėt e tjerė tė shoqerisė. Feja islame nuk e obligoi adhurimin e agjerimit vetėn per atė qė njeriu tė mos hajė, tė mos pijė e tė mos bashkohet me gruan, por e bėri edhe njė mbrojtje tė njeriut nga ē'do gjė e ndaluar, ku mund tė bie ai qoftė me fjalė qoftė me vepra.
Tregojnė se Pejgamberi i Islamit s.a., ka thėnė:
"Gjeja mė e pakėt qė i ka imponuar Allahu agjėruesit gjatė agjerimit ėshtė ushqimi dhe pija"
Agjerimi, pra, nuk ėshtė njė proces shkėputjeje nga ushqimi dhe pija, por njė obligim, qė synon tė ndalojė njeriun nga gjerat e ndaluara, t'i rrise atij ndjenjėn e besimit si dhe ta edukojė atė me njė edukatė tė shėndoshė morale e shpirtėrore. . Ai ndikon nė edukimin e njeriut nė dy drejtime kompletuese:
Sė pari ėshtė ndalimi i njeriut dhe largimi i tij nga gjerat e ndaluara, nga gjėra me tė cilat nuk duhet tė merret si: shpifja , gėnjeshtra, grindjet dhe armiqėsimi me tė tjerėt... etj.
Ndėrsa drejtimi i dytė ėshtė inkurajimi e nxitje, qė synon tė ngrejė nivelin moral e shpirtėror tė njeriut , nė sajė tė synimit per tė arritur gjerat e lejuara e tė pėlqyera si: lėmosha, lutja, leximi i Kuranit , kujtimi ne Allahun dhe kryerja e veprave tė mira. Agjerimi ėshtė njė shkollė pėr edukimin e shpirtit dhe pėrgatitjenė e tij nga ana islamike nė mėnyrė tė gjithanėshme.
Tregimet e shenjta, qė ekzistojnė per kėtė gjė, na sqarojnė edukatėn e agjeruesit: atė tė cilės duhet ti pėrmbahemi dhe atė tė cilės duhet t' japim fund, per te arritur qėllimet e agjerimit dhe per tė ruajtur sevapin e adhurimit.
Kėshtu Imam Aliu tregon se Resulullahu s.a., ka thėnė:
"Kush agjeron muajin e Ramazani me besim e kėnaqėsi dhe largon degjimin e tij, shikimin dhe gjuhėn e tij nga njerėzit, atėhėr agjerimi i tij pranohet nga Allahu.
Ky ia fal atij mėkatet qė ka bėrė dhe do ti shkruajė atij sevapin e durimtarėve"
Kurse Imam EI-Baker , tregon se Resulullahu s.a., ka thėnė:
"Resulullahu s.a., i tha Xhabir Bin Abdullahut :
O Xhabir! Ky ėshtė muaji i Ramazanit. Kush agjėron ditėt e tij dhe falet netėve tė tij, kujt i zbutet barku dhe i pushon gjuha ai ka dalė nga mėkatet e tij, ashtu siē ka dalė nga vetė muaji"
" Xhabiri i tha:
"0 Resulullah ! Nuk ka thėnie mė tė bukur e mė tė mirė se kjo". Atėhėr Resulullahu s.a., i tha; "0 Xhabir! por nuk ka kusht, mė tė forta se kėto".
Imam-Es-Sadiku tregon gjithashtu se kishte dėgjuar nga prindėrit e tij tė thonė se Pejgamberi s.a., ka thėnė:
"Robin agjėrues, kur e shajnė, te pėrgjigjet selam alejkum (paqa qoftė me ju) dhe tė thote se nuk tė shaj siē mė shave ti mua. Allahu s.v.t., ka thėnė: "Ndihmoje robin tim nė agjerim nga e keqja e robit tim, tė cilin e shpėrbleva me zjarrin e ferrit"
Por Imam Es-Sadikun r.a., tregohet tė kete thėnė:
"Agjerimi nuk ėshtė vetėm per ushqim dhe pije". Dhe ka vazduar: "Unė e gėzova Mėshiruesin me agjerim ,domethėnė me agjerimi dhe heshtje". Nė njė vend tjetėr spjegohet se ē'farė Iloje heshtjeje ėshtė kjo, duke thėnė: "Nėse agjeroni, kafshoni gjuhėn tuaj, mbyllni shikimet tuaja dhe mos u grindni me njėri-tjetrin e as mos e kini zili njėri-tjetrin
Pejgamberi i Allahut hz. Muhammedi s.a.v.s., dėgjoi njė grua qė po shante shėrbėtoren e vet, megjithėse po agjeronte, Atėherė ai e ftoi ate tė hante duke i thėnė: "Ha!". Ajo iu pėrgjigj: "Une agjeroj". Atėherė Resulullahu s.a., i tha: "Si ka mundėsi tė agjėrosh, kur ti nxjerr gjithė kėto fjalė sharėse pėr shėrbėtoren tėndė ? . Agjerimi nuk ėshtė vetėm mos ngrenie e mos pirje."
Imam Es-Sadiku r.a., i kėshillon kėshtu agjėruesit:
"Nėse agjėron, le tė agjerojė edhe degjimi yt edhe vėshtrimi yt, duke mos u marrė me gjera qė ju janė ndaluar. Le tė agjerojnė tė gjitha organet e tua e tė mos kryej nė veprime tė shėmtuara. Largo prej vetes mendimet e liga dhe mos i lėndo shėrbėtorėt. Le tė duket tek ti madhėshtia e agjerimit. Mundoju sa mė shumė t'i pėrmbahesh heshtjes, pėrveē rasteve kur kujton Allahun. Mos e bėj ditėn e agjerimit tėnd si ditėt kur nuk agjeron. Mjerė ti "Nėse bėn dashuri, puth apo qesh me zė tė lartė. Allahu nuk i duron dot ato"
Qėndrimi i ashpėr kundėr pėrfoljes sė tjetrit nė mungesė, shpifjes dhe gėnjeshtres gjatė agjerimit jepet nė shumė raste, aq sa thash-e themexhinjtė, shpifėsit dhe gėnjeshtarėt llogariten nė radhėn e mosagjeruesve, ashtu siē e Ilogariti Resulullahu s.a., ate gruan qė shau shėrbėtoren e vet nga radhėt e mosagjerueseve.
Nė porositė e Pejgamberit s.a., per Imam Aliun r.a., thuhet:
"0 Ali! Ki kujdes nga thashethemet e pėrfolje e tė tjerėve, kurse shpifja ndjell torturėn e varrit"
Po ashtu ai ka thene :
"Kush pėrflet vėllaun e tij musliman nė mungesė, agjerimi i tij nuk pranohet dhe i kundėrshtohet abdesi. "Nėse ai vdes nė kete gjendje, vdes bashkė me atė qė ia ka ndaluar Allahu".
Nė kete mėnyrė na sqarohet kultura e agjerimit. Agjeruesi nuk duhet te pushojė sė punuari per te pasuruar moralin dhe sjelljet e veta. Muaji i Rarnazanit ėshtė muaji i adhurimit, muaji i ndryshimit te vetes e i rregullimit e i mirėsimit te saj.
Qėllimet ndryshuese e reformuese te agjerimit, nuk mund te realizohen pėrveēse duke iu pėrmbajtur kėsaj kulture dhe duke punuar sipas direktivave te saje . Ndryshe agjeruesi nuk fiton nga agjerimi i tij asgjė pėrveē vuajtjes nga uria, etja dhe mundime te tjera.
Feja islame dėshiron tė ndryshojė e transformojė njeriun dhe vetė shoqerinė. Logjika e ndryshimit ėshtė shpriti njerezor. Kur realizohet prėsosja e shpirtit njerezor, duke u bazuar nė fenė islame, atėherė ndodh edhe ndryshimi i shoqėrisė njerėzore dhe reformimi i saj per tė mirė.
Kurani na e provon kete ligj shoqėror me thėnien: "
Allahu nuk e prish gjendjen (nuk na largon te mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre"
Suratu Er-Ra'd, ajeti 11.
Islami ka obliguar rite dhe adhurime (ibadete) kohore dhe vendore, si haxhillekun, agjerimin, festat, faljen ne pes kohet , tė premtes, pėrcjelljen e te vdekurit, etj., me qėllim qė te krijojė njė atmosferė shpirtėrore te aftė pėr tė ndryshuar e reformuar shpirtin njerezor dhe per tia nėnshtruar atė Krijuesit te tij.
Agjeruesi duhet pa tjetėr tė ngulisė thellė nė veten e tij kete realitet, te punojė per ta bėrė muajin e Allahut , njė rast pėr pendim e mirėsi, ndryshim e pėrsosje morale e sjelljeje.
Agjėrimi ka qėllime dhe pėrfitime me interes jo vetėm per vetė agjėruesin, por edhe qėllime e pėrfitime qė shkojnė nė interes te shoqėrisė islame. Sa mė tepėr tė pėrmirėsohet personi aq mė shumė pėrmirėsohet shoqėria, sidomos kur elementet mirėsuese , me fuqitė mendore, shpirtėrore e psikologjike qė pėrmbajnė, do tė mund te krijojnė njė rrymė shoqėrore me ndikim tė madh nė jetėn e shoqėrisė
Feja islame gjithnjė e shikon personin nga dy pikepamjė ; nga pikėpamja se ai ėshtė njė person i lirė dhe nga pikėpamja tjeter , se ai ėshtė pjesė e shoqėrisė, i le tė influencojė e tė influencohet prej saj. Mbi kete bazė rregullat ligjet, sistemet, morali dhe kultura qė transmeton mesazhi Islam , bashkėpunojnė me njėri-tjetrin, herė si individė me vete e herė si pjese e sė teres.
Po ashtu, ne pamė se agjerimi ndihmon nė mėnyrė efektive nė ndryshimin dhe mirėsimin e anės morale dhe edukative te individit te shoqerisė dhe tė vetė marrėdhėnieve shoqėrore. Nga kjo pikėpamje agjerimi sjelle gjithashtu, pėrfitime dhe interesa tė rnėdha ekonomike, pėr tė cilat flasin bisedat dhe tregimet e anėtarėve tė Ehli Bejti (Familjes sė Muhammedits.a.v.s.) . Por kėto ndikime morale, shoqėrore, ekonomike dhe fetare kanė edhe pasoja e influencė nė fushėn e politikės. Veprimet dhe aktivitetet qė bėn njeriu, janė tė lidhura njėra me tjetrėn Kėshtu, besimi tek Allahu dhe tek Dita e Gjykimit , influencojnė nė anėn fetare, morale, politike dhe ekonomike, qė nga ana e tyre influencojnė edhe mbi njėra-tjetren. Nė kete mėnyrė lind ndikimi dhe pėrsosja e ndėrsjelltė nė jetėn e njeriut dhe te shoqėrisė.
Duke karakterizuar dhe pėrshkruar kete realitet, Imam Ali Bin Mu sa Er- Rida r.a., thotė:"U urdhėruat tė agjeroni me qėllim qė ta njihni se ē'ėshtė uria dhe etja , per te provuar vėshtirėsitė e botės sė pėrtejme. Le tė jetė agjeruesi i qetė dhe i nėnshtruar dhe le ta dijė se si bėhet durim pėrballė asaj qė e ka goditur nėpėrmjet urisė dhe etjes. Le te meritojė mirėsinė, pėrfshirė kėtu edhe privimin nga kėnaqėsitė e lakmitė. Kjo do te jetė per tė predikim per te tashmen dhe per tė ardhmen e largėt. Tė mėsoni se ē'vlerė tė lartė ka kjo pėr njerėzit e varfėr e tė pamundur nė kėtė botė dhe, per pasojė, te tregoni dashuri ndaj atyre qė Allahu u ka imponuar kufizime nė jetėn e tyre"
Ndėrsa Imam Es-Sadiku r.a., ka thėnė: "Agjerirni ėshtė obligim i Allahut, qė nėpėrmjet tij tė barazohet edhe i varfėri edhe i pasuri. Kjo pasi i pasuri nuk e din se ėshtė uria dhe etja dhe, duke agjėruar, do ta mėshirojė te varfėrin. I pasuri, kur don njė gjė, e arrin atė. Por Allahu deshi qė ta ndreqė krijesėn e Tij duke e bėrė tė pasurin te ndjejė e te kuptojė se ē'ėshtė uria e dhimbja me qėllim qė te tregojė butėsi e dhimbjė per te dobėtin dhe te mėshirojė te uriturit"
Nė kete mėnyrė imamet e Ehli Bejtit r.a., na e sqarojnė urtėsinė edukuese dhe vlerat shoqėrore, shpirtėrore, ekonomike e politike qė ka agjerimi, qė, nga ana e vet, ndihmojnė nė gjendjen e pėrgjithėshme te shoqėrisė islame.
Kjo ndjenjė e ndėrgjegjėshme per dhimbjen ndaj tė varfėrve dhe per nevojėn e barazisė thyen prirjet dhe shfaqjet e mendjemadhėsisė dhe tė pėrbuzjes sė tė tjerėve, duke i bėrė njerėzit tė ndjehen te barabarte, tė kuptojnė qėshtė dhimbja kur shkaktohet me varfėri dhe nevoja per te mbijetuar, dhe per pasojat tjera , ndjehjet shpirterore qe te shtyjnė drejt barazisė dhe vllazėrisė, te ngritura mbi mirekuptimin dhe ndjenjat e pėrbashkėta tė ndėrgjegjes.
El-Harru El-Amilij, El-Uasailu, Vell.4. Kultura e agjeruesit .
|