|
Muaji i Agjėrimit
Muaji i Agjėrimit
Vėrtetė qė Allahu i ka falur ata tė cilėt malli i ka marrė pėr te bėrė vepra te mira, dhe mjerė pėr ata qė kanė mbetur nė mėshirėn e fatit, nė detin e injorancės, nė sofrėn e mėkateve.
E hėnė, 18 Gusht 2008 16:49
Shkruan: Mr. Fehim DRAGUSHA
Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe mėshirė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Krijuesi prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona tė liga. Mė i lartėsuari ėshtė Allahu qė agjėrimin na ka bėrė obligim dhe pėrmes tij tė synojmė devocionin (takvallėkun). Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi alejhisselam ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Tė dashur vėllezėr besimtarė. Ėshtė fat i madh tė takohemi pėrsėri me muajin e bekuar, muajin e mėshirės, bereqetit dhe sakrificės, muajin e faljeve te mėkateve, muajin nė tė cilin zbritėn librat e shenjtė, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fletushkat e tjerė, si dhe Kur'ani Famėmadh.[1] Ky ėshtė muaji nė tė cilin u zhvillua lufta e bedrit, muaj nė tė cilin ndėrruan jetė axha i Muhammedit alejhisselam dhe gruaja e tij, Hadixheja radijallahu anha, gjithashtu edhe Mekka u ēlirua gjatė muajit tė agjėrimit. Sa te lumtur qė pėrsėri arritėm te takohemi me muajin e veēant, tė cilin Allahu Fuqiplotė e veēoi me natėn e Kadrit, muaj qė nuk ka tė krahasuar me asnjė muaj nga muajt e vitit.
Vėrtetė qė Allahu i ka falur ata tė cilėt malli i ka marrė pėr te bėrė vepra te mira, dhe mjerė pėr ata qė kanė mbetur nė mėshirėn e fatit, nė detin e injorancės, nė sofrėn e mėkateve. Ejani vėllezėr, ta falėnderojmė Allahun e Plotfuqishėm pėr begatitė qė na ka dhuruar, pėr muajin e bekuar qė na ka bėrė te mundur pėr ta takuar; ta pėrkujtojmė nė tė Krijuesin e te gjitha krijesave, Mėshiruesin e tė gjitha botėrave, atyre qė shohim dhe nuk i shohim, tė pėrfitojmė nga ky muaj atė qė kemi lėnė mangu nė vitet e kaluara, tė veprojmė vepra te mira, gjithnjė mė qėllime tė mira, tė shfrytėzojmė rastin qė gjatė kėtij muaji tė japim maksimumin si nė vepra, po ashtu edhe nė punė te mira, te bashkohemi, tė vizitohemi me tė afėrmit, tė pėrgatisim ushqime pėr tė varfėrit, t'i ndihmojmė bonjakėt, t'i vizitojmė invalidėt e luftės, t'i pastrojmė zemrat tona nga ndryshku i xhelozisė, inatit dhe koprracisė, t'i falim ata qė na kanė dėmtuar, t'i ftojmė te varfrit nė iftare, t'i mėshirojmė te moshuarit, t'i edukojmė te vegjlit. Ejani vėllezėr te lexojmė Kur'anin, te falim namazet sėbashku me xhemat. Ejani te nderuar besimtarė, ta falėnderojmė te Gjithmėshirshmin pėr kėtė muaj te agjėrimit si dhe pėr begatitė e tij.
Vėlla besimtar,
Pėrpiqu qė gjatė kėtij muaji t'i kryesh obligimet, e veēmas agjėrimin, mundohu qė t'i japėsh hakun aq sa ke mundėsi. Allahu i Madhėruar na ka urdhėruar nė suren el-bekareh, ku thotė:
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm." ([2])
Vėllezėr besimtarė, kjo ėshtė mirėsia qė Allahu e dėshiron pėr mbarė njerėzimin. Ramazani na trajnon qė gjithherė te veprojmė mirė; na mėson se si tė tregohemi dashamirės ndaj te tjerėve, njėherazi na pėrkujton fushatėn e rritjes se imanit dhe forcon anėn shpirtėrore te njeriut. Pra, ky ėshtė qėllimi kryesor i agjėrimit. Ne nuk agjėrojmė thjesht qė t'i rezistojmė etjes dhe urisė. Muaji i agjėrimit nuk ėshtė vetėm te falim namazin e teravive, apo namazin e natės. Ajo qė kėrkohet nga ne ėshtė se, nė ēdo adhurim qe kryejmė pėrgjatė kėtij muaji, duhet shikuar pėrtej anės se jashtme se kryerjes se ritualeve. Po ashtu, duhet kushtuar kujdes te veēantė se, adhurimet e kryera duhet te na ndėrtojnė ne nė njė mysliman te gjallė, dinamik, mysliman me plot kuptimin e fjalės; mysliman me plot iman; te jemi shembullor dhe individ energjik. Agjėrimi nuk duhet kuptuar si njė muaj i vetėm pėr ta adhuruar Allahun, siē ndodhė me shumė myslimanė, ku gjatė muajit te agjėrimit bėjnė vepra te mira, dhe mė tė kaluar tė kėtij muaji, kthehen pėrsėri ne mėkate dhe vazhdojnė jetėn e tyre te mėparshme ne mėkate dhe armiqėsi. Agjėrimi posedon qėllimet e veta. Myslimani duhet ta kuptoj se agjėrimi forcon besimin dhe ndėrton frikėrrespektin ndaj Krijuesit; ndėrton karakterin dhe sjell forcė dhe fuqi pėr t'i anashkaluar sfidat te cilat pėrcjellin myslimanin gjatė jetės se tij.
Vėllezėr besimtarė
Ejani ta shfrytėzojmė ēdo orė te kėtij muaji, ta forcojmė besimin tonė, t'i kryejmė obligimet ashtu siē ka porositur Allahu i Madhėrishėm. Te fillojmė me vetėn tonė, t'i kushtojmė rėndėsi anės se jashtme nė pėrgjithėsi dhe asaj shpirtėrore nė veēanti. Te ruhemi nga ēdo e metė, te kemi kujdes se si te veprojmė me gjymtyrėt tona, ku shkojmė, ēfarė hamė, ēfarė flasim, dėgjojmė, shikojmė, shkelim, te gjitha kėto hynė nė llogari ditėn e gjykimit. Ajo qė na duhet gjatė kėtij muaji ėshtė ndryshimi i vetes sonė, e me pas t'i kėshillojmė te tjerėt.
Fillimisht, jemi te obliguar qė para se tė fillojmė njė punė, te posedojmė nijetin e pastėr; te jemi te sinqertė nė atė qė themi dhe veprojmė. Ne kėtė muaj te mėshirės, te nxitojmė drejt kryerjes se adhurimeve, ibadeteve me sinqeritet. T'i kryejmė tė gjitha pėr hirė tė Allahut, e jo pėr qėllime fitimprurėse, apo pėr tu shtirė si besimtar. Vetėm me sinqeritet mund te arrihet suksesi, andaj me zemėr te ēiltėr dhe qellim te pastėr, jemi te obliguar qė te veprojmė vetėm vepra te mira. Ne lidhje me kėtė, Allahu xh.sh nė suren El-Bejineh thotė:
"E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė." ( [3])
Gjatė kėtij muaji duhet te luftojmė qė gjithsesi nė mendjet tona te zė vend morali dhe sjelljet e mira. Ta marrim si shembull Pejgamberin e fundit Muhammedin [alejhisselam], i cili gjithmonė ishte dhe mbeti shembull pėr gjeneratat qė erdhėn pas tij. Ai na tregoi se si duhet te jetė morali i myslimanit. Kjo ėshtė diēka e pamohueshme dhe nuk ka pikė dyshimi nė te. A ka diē mė tė mirė nė kėtė botė kur tė lavdėron Krijuesi i Gjithėsisė? Vėrtetė qė po mos tė ishte shembull pėr te mirė, Allahu nuk do ta kishte pėrmendur kėtė lėvdatė mbi moralin e Muhammedit [alejhisselam], Ai nė Librin e Tij famelart thotė:
"Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vie rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndijshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt."([4])
A keni menduar ndonjėherė, pėrse Islami na nxit te mobilizohemi me moral tė mirė? A kemi pyetur veten ndonjėherė se ēfarė do te kishte ndodh me atė person, i cili nuk posedon moral dhe karakter te mirė? Si do te ishte halli i tij? Ēfarė do te flitej pėr te? Jam i bindur se morali dhe karakteri i mirė janė tejet te rėndėsishme pėr ndėrtimin e njė shoqėrie te shėndoshė. Pa dyshim se askush nuk do te pajtohej te jetoj dhe te ndėrtoj jetėn nė njė vend apo shoqėri te degjeneruar. Vėllezėr besimtarė, tashmė kuptuam se ēfarė vlere ka morali, pėr kėtė edhe themi se feja islame ėshtė fe qė njeriut i sjell te mira, bereqet dhe lumturi nė jetė, prandaj ta ndėrtojmė njė shoqėri me baza te shėndosha, duke filluar themelet e saja ne kėtė muaj te rėndėsishėm.
Si ta shtojmė besimin, devotshmėrinė dhe sjelljet e mira?
Pėr ta shtuar besimin dhe devotshmėrinė si dhe pėr tu pajisur me moral te mirė, duhet qe fillimisht te shtojmė edhe njohuritė, njohuri te cilat do t'i sjellin dobi mbarė njerėzimit.
Feja Islame si fe universale, qe nga fillet e saja, ka porosit qe nė mėnyrė te vazhdueshme te kėrkojmė dituri. Kur njeriu kėrkon dituri, arrin grada te larta nė kėtė dhe botėn tjetėr, nė lidhje me kėtė, Allahu xh.sh thotė:
"
..All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri
."([5])
Pasi qė gjendemi nė muajin e agjėrimit dhe leximi i Kur'anit ėshtė i domosdoshėm, te mos harrojmė se pėrveē leximit, rendėsi duhet kushtuar edhe kuptimit te ajeteve dhe pas arritjes se njohurive, t'i mėsojmė te tjerėt, ta shpėrndajmė atė qė kemi mėsuar, vetėm nė kėtė mėnyrė do te arrijmė suksesin e garantuar dhe me kėtė gjest do te jemi me afėr Kur'anit.
Mos te harrojmė se leximi i Kur'anit ka qenė lindės i ideve, zbulimeve dhe inovacioneve te ndryshme pėr njerėzimin. Kur'ani ėshtė libėr i shenjtė dhe nga ai mund te mėsojmė ēdo ditė gjėra te reja, aq me shumė qe te lexojmė, aq me tepėr do tė kuptojmė kuptimet dhe komentimet e tij. Kur'ani nuk duhet lexuar ashtu sikurse lexohet gazeta, ai duhet te lexohet dhe te meditohet, kuptimet e tij te studiohen dhe nėse veprojmė kėshtu, padyshim se agjėrimi, kur'ani, namazi, zeqati, do tė formojnė individin dhe do te vėrehet se asnjėra pa tjetrėn nuk mund te jetojnė. Poqe se zbatojmė Kur'anin dhe veprojmė sipas tij, padyshim se do te ketė avancim ne jetėn tonė dhe kurrė nuk do te mbetemi prapa, prandaj, duke zbatuar obligimet ashtu siē i ka hije myslimanit, kėrkohet edhe durimi, pasi qė durimi na shpie deri te arritja e suksesit. Vėllezėr besimtarė, se fundi kėshilloj veten, e me pas ata te cilėt dėgjojnė dhe lexojnė kėtė temė se, elementi kryesor gjatė kėtij muaji ėshtė durimi, vetėm duke bėrė sabėr, sigurojmė edhe shpėrblimet mbi kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) tona. Po ashtu, te pėrpiqemi maksimalisht qė gjatė kėtij muaji ta pėrmirėsojmė vetėn tonė, familjen, te afėrmit; te pėrfitojmė nga te mirat qė sjell ky muaj. Te mobilizohemi me moral te mirė, pa marrė parasysh vendin ku jetojmė dhe rrethanat. Te jemi te durueshėm. Ta vėzhgojmė anėn e jashtme dhe atė te brendshme. Te falemi dhe te punojmė ashtu siē ka porositur Krijuesi i kėsaj Gjithėsie.
Nė fund lusim Allahun e Plotfuqishėm te na i fal mėkatet tona dhe te na bėjė prej vepėrmirėve, durimtarėve dhe te jetė i kėnaqur me agjėrimin dhe ibadetet tona. Amin.
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|