Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 17-09-2007, 17:37
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 17-09-2007
Lokacioni: Maqedoni
Postimet: 2
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 0 herė nė 0 Postime
Rep Fuqia: 0
Dr. Leone nuk ka vlerėsime momentalisht
Muaji i Ramazanit dėshmi e besimit tė sinqertė

Muaji i Ramazanit dėshmi e besimit tė sinqertė


Jemi nė prag tė muajit tė Ramazanit, para muajit qė gjithmonė ofron ngrohtėsi dhe kėnaqėsi, muajit specifik qė ka rregullimin, orarin dhe atmosferėn e vet.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė fillim tė muajit tė Ramazanit iu drejtua besimtarėve:

"O njerėz! Ju ka ardhur muaji i All-llahut tė Madhėrishėm, muaj i begative, mėshirės dhe faljes; muaji mė i lartė tek All-llahu. Ditėt e kėtij muaji janė mė tė vlefshmet e ditėve; netėt e kėtij muaji janė mė tė mirat e netėve; orėt e kėtij muaji janė mė tė bekuarat e orėve. Ėshtė muaji nė tė cilin jeni tė ftuar tek All-llahu si miqtė mė tė respektuar tė Tij. Ėshtė muaji nė tė cilin shikimi ėshtė lartėsim i All-llahut dhe gjumi ėshtė adhurim, ėshtė muaji kur pranohet lutja dhe shumėfishohet shpėrblimi pėr veprat. Kėrkoni pra, me zemėr tė pastėr dhe qėllim tė sinqertė bekimet e All-llahut pėr mbajtjen e agjėrimit gjatė kėtij muaji dhe lexoni Kur'an pėr hir tė Tij. Atij njeriu qė i mohohet falja e mėkateve nė kėtė muaj, ėshtė njeriu mė i pafat. Uria dhe etja e kėtij muaji le t'ju sjellė ndėrmend urinė dhe etjen e Ditės sė Kijametit. Jepni lėmoshė pėr tė varfrit dhe tė vobektėt, nderoni tė moshuarit dhe silluni me ėmbėlsi ndaj fėmijėve, forconi lidhjet farefisnore, ruajeni gjuhėn, uleni shikimin dhe ruajeni dėgjimin nga ajo qė ėshtė e ndaluar, tregojuni tė mėshirshėm me jetimėt, qė tė tjerėt tė tregohen tė mėshirshėm me ju, kthehuni tek All-llahu tė penduar sinqerisht dhe ngrijini duart nė lutjet tuaja dhe nė namaz pėr tė kėrkuar begatitė dhe mėshirėn e Tij. Ramazani ėshtė epiqendėr pėr pėrforcimin e fuqive shpirtėrore, psikike e morale nė jetėn e popullit apo tė individit... Ky na rikujton tė vėrtetėn e qiejve dhe tė tokės, na armatosė me fuqi ngadhėnjyese dhe na nxitė ta duam lirinė, prej sė cilės varet nderi i njerėzimit. Pra, Ramazani na dhuron tė vėrtetėn, fuqinė dhe lirinė gjatė ditėve tė urisė dhe etjes. O njerėz! Shpirtrat tuaj janė peng i veprave tuaja. Shpengojini ata duke kėrkuar falje. Supet ju rėndojnė nga mėkatet. Ēlirojini duke u pėrgjunjur me ballin nė tokė. All-llahu ka premtuar qė nuk do tė dėnojė dhe as frikėsojė ata qė janė lutur dhe pėrgjunjur pėrpara Tij. O njerėz! Nėse nderoni njė agjėrues duke e ushqyer me njė vakt, All-llahu do t'ju japė shpėrblim sikur keni ēliruar njė skllav dhe do t'ju falė mėkatet". Kur e dėgjoi kėtė, njė prej shokėve tė Pejgamberit u ngrit e tha: "O i Dėrguar i All-llahut, jo tė gjithė prej nesh kanė mundėsi tė ushqejnė njė agjėrues siē thua ti". Kėsaj Pejgamberi iu pėrgjigj: "Ruajeni veten nga e keqja e zjarrit qoftė edhe me njė copė hurmė apo me njė gllėnkė ujė."

"O populli im! Nėse njė prej jush ndreq karakterin e tij gjatė kėtij muaji, All-llahu do ta ndihmojė qė ai tė kalojė urėn e Siratit (urė mes zjarrit dhe kopshtit) me hapa tė sigurt, nė njė kohė kur tė tjerėve do t'u dridhen kėmbėt. All-llahu do ta zbutė gjykimin ndaj njerėzve qė tregojnė butėsi gjatė kėtij muaji kundrejt atyre qė kanė nėn vartėsi. All-llahu do ta largojė zemėrimin kur tė takohet me njė prej robėrve tė Tij nė Ditėn e Gjykimit, i cili ėshtė larguar nga mėkatet gjatė kėtij muaji. All-llahu do ta ndėrpresė mėshirėn e Tij pėr ata njerėz qė i prishin lidhjet e gjakut gjatė kėtij muaji. All-llahu do t'i mbajė larg zjarrit ata njerėz qė me dėshirėn e tyre falen mė shumė se ē'ju ėshtė bėrė obligim, kurse shpėrblimi pėr faljet e obliguara kėtė muaj ėshtė 70 herė mė i madh se nė muajt e tjerė. Shtimi i faljeve nė kėtė muaj do tė rėndojė shumė nė peshoren e Ditės sė Gjykimit. Shpėrblimi i atij njeriu qė lexon vetėm njė varg tė Kur'anit kėtė muaj, ėshtė i njėjtė me shpėrblimin qė ka sikur tė ketė lexuar tė tėrė Kur'anin nė ndonjė muaj tjetėr.

O njerėz! Gjatė kėtij muaji hapen dyert e Xhennetit. Lutuni All-llahut qė tė mos i mbyllė ato dyer pėrpara jush. Gjatė kėtij muaji mbyllen dyert e zjarrit, ndaj lutuni All-llahut qė tė mos i hapė ato dyer pėrpara jush. Shejtanėt janė tė lidhur, ndaj lutuni All-llahut qė tė mos kenė ndikim mbi ju." Pasi dėgjoi tė gjithė kėtė, Ali ibn Ebi Talib u ngrit nė kėmbė dhe pyeti: "Cila ėshtė vepra mė e shpėrblyer gjatė kėtij muaji?" Pejgamberi [sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem] u pėrgjigj: "Vepra mė me vlerė dhe me shpėrblimin mė tė madh gjatė kėtij muaji ėshtė tė qenit i kujdesshėm ndaj gjėrave qė All-llahu i ka ndaluar".

Muaji i Ramazanit ėshtė moment i fillimit tė shpalljes sė Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes, i pejgamberisė. Prej atij momenti fillon edhe formimi i njė grupi islam, e mė vonė edhe themelimi i Botės islame. Shikoni muslimanėt e hershėm, ata tė cilėt nė betejėn e Bedrit, e cila u zhvillua nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit, tė cilėt edhe pse ishin pakicė, korrėn fitore bindėse kundėr pabesimtarėve, fitore tė cilėn e pėrmendi edhe All-llahu nė Kur'anin Famėlartė... A mendoni se do tė korrnin sukses sikur tė mos i kishte pėrforcuar agjėrimi nė shpirtrat e tyre fuqinė, tė vėrtetėn dhe lirinė e plotė shpirtėrore? Ata sulmonin me fuqinė e Zotit, qėllonin me fuqinė e Zotit, sulmi i tyre kishte pėr qėllim tė vėrtetėn. Pastaj shikoni fitoret e muslimanėve nė betejat e Jermukut, Kadisijes, Xhelules, Hit-tinit etj...! A do tė mund tė ndodhnin ato nė atė mėnyrė mahnitėse, qė i habitnin edhe hulumtuesit mė tė mėdhenj, sikur tė mos ishin fituar me karakteristikat e agjėruesve, si ndershmėria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj vėshtirėsive, nėnshtrimi para Zotit dhe zhvlerėsimi i fuqive destruktive? E gjithė kjo ndodhi me fuqinė e Zotit tė Madhėrishėm, sepse Ai ėshtė ngadhėnjyesi mė i madh!

Tė tillėve u hapen dyert e Xhennetit nė Ramazan, u mbyllen dyert e Xhehennemit, pranojnė prej engjėjve (melaikeve) nė Natėn e Kadrit uratė dhe paqe, u falen mėkatet e tė kėqijat, u mbushen zemrat me dritėn e Zotit dhe e pėrtėrijnė famėn me fuqinė e besimit (imanit)...

Me tė tillėt fitohen luftėrat, gėzohen shoqėritė...

Nevoja jonė pėr njerėz tė tillė ėshtė shumė e madhe, sepse sot ballafaqohemi me nėnshtrim, me gjėra destruktive, korrupsion dhe devijim...

Muhammedi [sal-lall-lahu alejhi ves-sel-lem] ligjėroi nė ditėn e fundit tė Muajit Sha'ban kėshtu: "O ju njerėz, ėshtė afruar muaji famėlartė dhe i begatshėm, nė tė cilin ėshtė nata qė vlerėsohet mė tepėr se njė mijė muaj, nė tė cilin obligohen agjėrimi dhe lutja (namazi) vullnetare natėn (nafile); kush vepron pak, fiton shumė dhe ai qė kryen njė farz nė tė, sikur ka kryer shtatėdhjetė farze nė njė kohė tjetėr; ky ėshtė muaji i durimit, kurse durimi shpėrblehet me Xhennet; ky ėshtė muaji i barazisė dhe i shtimit tė furnizimit (rizkut) tė besimtarit; ai qė ushqen ndonjė agjėrues, i falen mėkatet, shpėton nga zjarri dhe nuk i pakėsohet shpėrblimi fare". Njerėzit i thanė: "O i Dėrguar i Zotit, nuk mundet ēdokush prej nesh tė ushqejė ndonjė agjėrues", kurse ai u pėrgjigj: "Zoti e shpėrblen kėshtu atė qė ushqen ndonjė agjėrues me hurmė, ujė ose qumėsht".

Fillimi i kėtij muaji ėshtė mėshirė, mesi falje (ndjesė) kurse fundi shpėtim nga zjarri. Ata qė japin nga pasuria e vet, Zoti i mėshiron dhe i shpėton nga zjarri.



Ramazani, muaji i lirisė

"Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".
Ahmed ibn Hadravejhi thotė: "Liria nuk ėshtė ashtu siē e kuptojnė shumica e njerėzve, gjegjėsisht nuk pėrkufizohet me pėrfitimin e popujve tė drejtat e tyre nė udhėheqje e pavarėsi, sepse kjo ėshtė liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisė, e popullit, kulturės dhe doktrinave humane fisnike".

O besimtarė e besimtare!

Ramazani na mėson lirinė e plotė, me urinė e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin...

A nuk e dėshironi lirinė e tillė, qė buron nga uria dhe ndalesa?

Ejani pra tė fluturojmė nė horizontet e lirisė! Ejani tė largohemi nga bota e robėrve! Ejani tė shohim se si jetojnė robėrit nė botėn e adhurimit!

A mendoni se politikanėt e mėdhenj, tė cilėt i dirigjojnė ēėshtjet e botės, janė tė lirė? A nuk e shihni se ata janė bėrė robėr tė ambicieve tė tyre politike! E si tė bėhet bota e lumtur kur robėrit e udhėheqin?

A mendoni se ata tė cilėt e udhėheqin popullin pa dėshirėn e tij janė tė lirė? A nuk i shihni se ata janė robėr tė epsheve dhe lakmisė? Si mund tė jetė populli i lumtur kur robėrit e udhėheqin?

A mendoni se tė gjithė popujt qė anojnė nga epshet e lira janė tė lirė nga ēdo adhurim? A nuk e shihni se ata janė viktimė e pavetėdijes dhe shprehisė vrasėse? Si mund tė zgjohet njė popull qė nuk ėshtė ēliruar nga prangat e robėrisė?



Ramazani si dėshmi e besimit tė sinqertė

Duke iu pėrgjigjur urdhrit tė Zotit, besimtari heq dorė nga dėshirat e veta trupore, heq dorė edhe nga gjėrat tė cilat jashtė muajit tė Ramazanit All-llahu ia ka bėrė tė lejueshme. Thėnė edhe mė qartė: ēėshtjet e veta ia ka besuar All-llahut, e kjo ėshtė njė sprovė nėpėrmjet sė cilės manifestohet sinqeriteti qė i fle nė thellėsinė e shpirtit tė tij ndaj besimit, kurse dihet se vetėm nėpėrmjet detyrave - obligimeve zbulohen fshehtėsitė qė flenė nė brendinė e njeriut.

Agjėrimi ėshtė njė adhurim i jashtėzakonshėm, ngase ėshtė veprim i fshehtė, ėshtė njė ēėshtje qė i ėshtė besuar njeriut, askush tjetėr nuk di nėse ėshtė duke agjėruar apo jo. Nė anėn tjetėr, agjėrimi ėshtė njė adhurim qė nuk ka kurrfarė pėrkrahjeje nga jashtė: agjėruesit nuk i brohorit askush. Pėrderisa pėr haxhiun njerėzit thonė "ky ėshtė haxhi", atij qė jep sadaka i thonė bujar, atij qė falet i thonė namazxhi etj., edhe pse kėto thėnie nuk duhet tė peshojnė tek vepruesit, prapėseprapė ata kanė njėfarė pėrkrahjeje, kanė njėfarė shtytje ndaj atij personi, ndėrsa tek agjėruesi mbretėron vetėm bindja e tij se Zoti ėshtė duke e pėrcjellė dhe vetėm ajo bindje e mban tė fortė e tė qėndrueshėm nė vendosjen e tij pėr tė agjėruar. Ndoshta pėr kėtė arsye agjėrimi ėshtė vlerėsuar aq lart, siē thuhet nė njė hadith kudsij: "Ēdo vepėr e njeriut ka shpėrblim, vepra e mirė shpėrblehet me dhjetėfish e deri nė shtatėqind fish, me pėrjashtim tė agjėrimit, sepse ai bėhet vetėm pėr hirin Tim, pra Unė vetė do ta shpėrblej". E dihet se shpėrblimi nga vetė Zoti ėshtė mė i madh se shumėfishet e pėrmendura.

Kurrė nuk ėshtė vonė pėr t'u kthyer nė rrugėn e drejtė, pėr tė pėrqafuar mėsimet islame, pėr t'iu pėrulur madhėrisė sė Mėshiruesit, nė duart e tė Cilit ėshtė ēdo gjė, e nė duart e tė Cilit do ta dorėzojmė edhe shpirtin.

All-llahu na dhuroftė vėrtetėsi tė agjėrimit, na bėftė nga tė dhėnurit pas namazit, posedues tė veēorive tė tė devotshmėve; na ringjalltė me tė shpėtuarit dhe na mundėsoftė tė arrijmė gradat e njerėzve tė afėrt me Zotin.


Dr. Leone
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes Isa Agjėrimi 0 11-10-2007 05:26
Agjerimi i Ramazanit Granit Agjėrimi 0 05-07-2007 11:15
Fshehja e besimit firdeuse Akide 0 03-06-2007 23:29
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:25.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.