Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 26-08-2008, 14:48
Grafika e Motraislam
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 16-05-2008
Postimet: 71
All-llahu tė shpėrbleftė: 3
Falėnderuar 125 herė nė 53 Postime
Rep Fuqia: 52
Motraislam is just really niceMotraislam is just really nice
Po na vjen njė mysafir i rrallė!

Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar, sepse nėse do tė tregoheni tė pakujdesshėm, tė jeni tė sigurt se nė fundin e tij keni pėr t’u penduar!

Edhe pak ditė kanė mbetur dhe do tė vijė njė mysafir i rrallė dhe shumė i rėndėsishėm pėr tė cilin duhet tė pėrgatitemi. Duhet tė ngrihet vetėdija jonė qė kur vjen ky mysafir-Ramazani ta presim me ambicie tė larta, duhet tė jemi seriozė dhe ta shfrytėzojmė kėtė muaj tė bekuar deri nė maksimum, qė nė fund tė dalim fitimtarė.
Andaj duhet prej tash qė tė pėrgatitemi pėr tė, e qė gara tė mos na zė gafila-tė hutuar.

Sahabėt e tabiinėt janė pėrgatitur gjashtė muaj para Ramazanit pėr kėtė muaj tė bekuar. Transmetohet se ata gjashtė muaj kanė bėrė dua pas Ramazanit t’iu pranohet ai, ndėrsa gjashtė muaj para Ramazanit kanė bėrė dua qė ta arrijnė kėtė muaj. Njohja e muajit tė Ramazanit dhe pozitės sė tij na ndihmon dhe na bėn tė mundur qė tė pėrfitojmė mė tepėr mėshirė dhe mirėsi nė kėtė muaj. Gjatė ditėve dhe netėve tė Ramazanit ­ēdo njėri mundohet qė tė gjej ndonjė rrugė dhe mėnyrė pėr t’iu afruar Zotit. Andaj mos lejo qė ky Ramazan tė vjen e tė shkojė si Ramazanat e tjerė, por vetėdijesohu se po vjen si njė rast shumė i mirė pėr ty, pėr faljen e mėkateve. Ai qė do tė hyjė nė Ramazan, qė t’i falen gjynahet, duhet prej tash tė jetė i pėrgatitur. Ibnul Kajimi ka thėnė: “Ke kujdes prej dy gjėrave:
1. Ke kujdes kur tė vjen obligimi i kohės sė caktuar qė tė mos gjejė ty tė papėrgatitur (Ruaju se po vjen Ramazani e po tė gjen ty tė papėrgatitur, ruaju qė kur vjen namazi tė mos i kesh mendtė tjetėr kund)

2. Qė ta refuzosh urdhrin herėn e parė. (Tė vjen hadithi apo ajeti e ti e refuzon. Pranoje menjėherė ngase nuk e din se a do tė vdesėsh e nuk tė vjen mundėsia mė ta pranosh)

Ai i cili hyn nė ibadet i papėrgatitur e godasin dy dėnime:
1. plogėshtia pėr kryerjen e atij ibadeti dhe
2. pėrtacia pėr ta kryer atė ibadet.

Si tė pėrgatitemi pėr kėtė muaj

1. Tė tregosh pendim kualitativ (nga mėkatet, nga mėnyra e jetesės, nga humbja e kohės, pėr gjumin e tepruar, pėr ndejat e tepruara, nga gjuha dhe sherri i saj posaēėrisht nė Ramazan, tė penduarit nga pėrtacia dhe dembelizmi, etj.)
2. Ta ngadalėsosh ritmin e jetės. Ngadalėsoje prej tash shpejtėsinė e dynjasė, fillo t’i reduktosh vizitat qė i ke pasur, punėt e shtėpisė, obligimet, provimet, mundėsisht lirohu nga obligimet e dynjasė ngase kjo ėshtė kohė e veēimit me Allahun qė ta shfrytėzosh dhuratėn qė ta ka dhėnė Allahu)
3. Fillo prej tash namazin e natės ngase nė Ramazan duhet bėrė garė e jo ushtrime. Prej tash fillo ta ushtrosh gjuhėn pėr dhikėr, nė mėnyrė qė nė Ramazan ta shtosh atė. Fillo tė lexosh Kur’an. Ēdo ibadet filloje qė tani!

O robėr tė Zotit, ejani dhe merrni pjesė nė garėn hyjnore! Nė garėn qė askush nuk do tė mbetet pa shpėrblim, por gjithkush do tė shpėrblehet me aq sa meriton.
Ejani, o njerėz, tė ulemi nė shtėpinė e madhėrishme tė Zotit dhe trupin ta mbushim me mėshirė hyjnore!

Ditėt e muajit Ramazan janė shumė tė kufizuara. Sa shumė janė ata njerėz qė e humbin muajin e Ramazanit pa pėrfituar asgjė pėr vetveten. Tani pėr ta pėrgatitur vetveten pėr kėtė muaj duhet tė kthehemi nė urdhėresat dhe kėshillat e tė Dėrguarit Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i cili nė hadithet e tij na kėshillon pėr programe tė mira pėr kėtė muaj tė shenjtė. I humbur ėshtė ai qė nuk pėrfiton dhe nuk lutet nė kėtė muaj. Me urinė dhe etjen nė kėtė muaj pėrkujtoni Ditėn e Gjykimit kur do tė jeni tė etur dhe tė uritur.
U jepni lėmoshė tė varfėrve dhe nevojtarėve! Nderoni mė tė vjetrit dhe mėshironi tė vegjlit tuaj!

O njerėz, ēdo njėri nga ju qė e pėrmirėson edukatėn e tij nė kėtė muaj do ta ketė shumė lehtė tė kalojė nė urėn e Siratit, nė ditėn kur dridhen hapat e tė gjithėve.
O njerėz, nė kėtė muaj hapen dyert e parajsės. Kėshtu qė nga Zoti juaj kėrkoni qė tė mos ua mbyllė kėto dyer, kurse nė anėn tjetėr do tė mbyllen dyert e djajve dhe kėrkoni nga Zoti qė tė mos i hap kėto dyer pėr ju!
Shfrytėzoni ēdo moment qė ta adhuroni Zotin dhe tė pėrfitoni qė tė bėheni mė tė devotshėm dhe mė tė moralshėm! Sepse nuk dihet se a do tė jeni gjallė vitin e ardhshėm qė t’i pėrmirėsoni gabimet tuaja.
Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, lidhur me muajin e Ramazanit ka thėnė: “Ka ardhur muaji i Ramazanit, shtoni lutjet dhe kėrkoni ndjesė shumė nga Zoti! Ngase lutjet dhe duatė largojnė nga ju fatkeqėsitė, kurse kėrkimi i ndjesės apo istigfari iu largon nga mėkatet.”

Inshallah, Zoti na mundėson qė edhe ne tė kemi nderin dhe rastin tė ndodhemi nė mesin e atyre agjėruesve tė pastėr dhe tė pėrfitojmė nga mirėsitė dhe kėnaqėsitė e kėtij muaji tė bekuar nė mėnyrė qė tė mos humbim shpėrblimin e agjėrimit!

Vėrejtje:
Cili ėshtė roli i gruas nė muajin e Ramazanit? Mos vallė i gjithė mundi i saj duhet tė jetė nė artin e gatimit? Ēfarė ka punuar ajo pėr Krijuesin e saj nė kėtė muaj? JO. Mos tė jetė angazhimi yt kryesor arti i gatimit, por tė jetė: dhikri, leximi i Kuranit, namazi i natės e ibadetet e tjera.Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar, sepse nėse do tė tregoheni tė pakujdesshėm, tė jeni tė sigurt se nė fundin e tij keni pėr t’u penduar!
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Suela (27-08-2008), sunna (26-08-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Video e rralle nga Shejh Ebu Musab el Zarkavi dijar Tjera 2 30-05-2008 14:45
Sa ėshtė e vėrtetė se gruaja nė shtėpi tė burrit ėshtė mysafir ? sunna Pyetje-Pėrgjigje 1 30-01-2008 00:06


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:27.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.