Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 01-11-2005, 19:38
Grafika e Keshille
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 10-10-2005
Postimet: 191
All-llahu tė shpėrbleftė: 165
Falėnderuar 210 herė nė 76 Postime
Rep Fuqia: 165
Keshille is a name known to allKeshille is a name known to allKeshille is a name known to all
Pse u urdhėrua Agjėrimi

Pyetja:
Pėr ēfarė arsye u bė agjėrimi Farz?

Pėrgjigje:
Falėnderimi i takon All-llahut s.v.t..

Sė pari :

Duhet tė cekim se njė prej Emrave tė All-llahut ėshtė el-Hakim (i Gjithėdijshmi). Fjala Hakim rrjedh nga e njėjta rrėnjė sikurse fjala hukm (regull, udhėzim) dhe hikmah (dituri). Vetėm All-llahu ėshtė Ai, i Cili parashtron rregullat, dhe rregullat e Tij janė mė tė diturat dhe mė tė pėrsosurat.

Sė dyti:

All-llahu nuk parashtron asnjė rregull pas tė cilės nuk fshehet ndonjė dituri, tė cilėn ne mund ta kuptojmė, ose mendja jonė nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė. Ne mund tė dijmė njė pjesė prej saj, por pjesa dėrmuese ėshtė e panjohur pėr ne.

Sė treti:

All-llahu s.v.t. ka pėrmendur arsyen dhe menēurinė e cila fshihet pas urdhėrimit tė agjėrimit mbi ne, ashtu sikurse thotė Ai s.v.t.:

“ O ju qė keni besuar! Ju ėshtė urdhėruar juve edhe Es-Seum (agjėrimi) siē u qe urdhėruar edhe atyre pėrpara jush me qėllim qė tė mund tė bėheni El Muttekunė (tė pėrkushtruar nė Besimin e Pastėr Islam).”
[El-Bekareh, 2:183]

Agjėrim do tė thotė arritje e gjendjes Takwa“ (devotshmėri, vetėdijshmėria mbi All-llahun), dhe Takwa“ do tė thotė veprimi i asaj qė ka urdhėruar All-llahu dhe largimi nga ajo qė Ai ka ndaluar.

Agjėrimi ėshtė mėnyra mė e mirė, e cila i ndihmon njeriut pėr tė pėrmbushur detyrat e Islamit.

Dijetarėt (All-llahu i mėshiroftė) kanė pėrmendur disa nga arsyet se pse All-llahu s.v.t. bėri agjėrimin farz.Tė gjitha kėto kanė tė bėjnė me devotshmėrinė, por ne prapseprap do t“i pėrmendim disa prej tyre, pėr tė tėrhequr vėmendjen e agjėruesve dhe pėr tė cekur rėndėsinė e pėrmbushjes sė kėsaj detyre me devotshmėri tė pėrpiktė.

Disa prej arsyeve janė:

1 – Agjėrimi na bėn tė dijmė tė vlerėsojmė dhe tė falėndrojmė pėr kėnaqėsitė. Pasi qė agjėrimi nėnkupton largimin nga ngrėnia, pirja dhe marrėdhinet, tė cilat janė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha, largimi nga ato pėr njė kohė tė shkurtė, na bėnė tė dijmė vlerėn e tyre.Pasiqė bekimet e All-llahut nuk janė tė "njohura", kur largohemi nga ato, fillojmė ti njohim ato, dhe kjo na motivon qė tė jemi mirėnjohės dhe falėnderues pėr to.

2 – Agjėrimi nėnkupton largimin nga haramet (gjėrat e ndaluara), sepse nėse njeriu largohet nga hallalli (gjėrat e lejuara) me qėllim qė tė arrijė kėnaqėsinė e All-llahut dhe nga frika prej dėnimit tė Tij tė dhimbshėm, atėherė ai do tė largohet edhe mė lehtė nga haramet. Kėsht pra, agjėrimi nėnkupton edhe largimin nga gjėrat tė cilat All-llahu s.v.t. i ka ndaluar.

3 – Agjėrimi na bėn t“i kontrollojmė epshet tona, sepse kur njeriu ėshtė i ngirė epshet i shtohen, por kur ėshtė i uritur epshet i dobėsohen. Kėshtu, i dėrguari i All.llahut s.a.v.s.(Paqja dhe Mėshira e All-llahut s.v.t. qofshin mbi tė) tha: “O ju tė rinjė! Kush prej jush ka mundėsi tė martohet, le tė veproj ashtu, sepse ajo i ndihmon atij ta ulė shiqimin dhe ta mbroj dinjitetin(nderin). Kush nuk ka mundėsi, le tė agjėrojė, sepse ai (agjėrimi) do tė jetė mburoja e tij.”

4 – Agjėrimi na bėn tė ndjejmė dhe tė kuptojmė tė varfėrit, sepse, kur personi i cili agjėron ndjen dhimbjen e urisė, ai pėrkujton ata njerėz tė cilėt janė nė atė gjendje tėrė kohėn, ashtu qė ai do tė jetė i shtyer tė sillet mirė ndaj tyre dhe tė ndjejė gjendjen e tyre. Kėshtu pra, agjėrimi nėnkupton edukimin e njeriut tė mirėndjejė me tė varfėrit dhe tė sillet mirė ndaj tyre.

5 – Agjėrimi nėnēmon dhe dobėson Shejtanin; dobėson efektivitetin e pėrshpėritjeve tė tij (vesveseve) mbi njeriun dhe reukton veprimet e kėqija (gjynahet). Kjo, pėr arsye se Shejtani “qarkullon pėrmes birit tė Ademit sikurse gjaku” ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., por agjėrimi ngushton rrugicat pėrmes tėcilave qarkullon Shejtani, kėshtu qė ndikimi i tij dobėsohet.

Shaykh el-Islam tha nė Mexhmu’ el-Fetaava, 25/246:

Padyshim se gjaku krijohet nga ngrėnia dhe pirja, kėshtu qė kur njeriu hanė dhe pinė, rrugėkalimet pėrmes tė cilave shejtanėt qarkullojnė – qė ėshtė gjaku – zgjerohen. Por kur njeriu agjėron, rrugėkalimet pėrmes tė cilave shejtanėt qarkullojnė ngushtohen, kėshtu qė zemrat motivohen tė kryejnė vepra tė mira dhe tė largohen nga tė kėqijat.

6 – Agjėruesi ushtron vetėvehten e tij qė tė jetė i vetėdijshėm se All-llahu e mbikqyrė atė ēdo moment, ahstu qė ai largohet nga gjėrat tė cilat ai i lakmon edhepse ėshtė nė gjendje tu afrohet apo ti shfrytėzojė ato, sepse ai e di se All-llahu e sheh atė edhepse ai nuk e sheh Atė s.v.t. .

7 – Agjėrimi nėnkupton zhvillimin e njė cilėsie tė askeizmit ndaj kėsaj bote dhe epsheve (apo kėnaqėsive) tė saj, dhe animi nga gjėrat me tė cilat ėshtė i kėnaqur All-llahu s.v.t. .

8 – Agjėrimi nxitė muslimanin tė kryej edhe mė tepėr vepra adhurimi, sepse agjėruesi zakonisht kryen mė tepėr vepra adhurimi dhe kėto vepra adhurimi mbesin edhe shprehi e mėtutjeshme.

Kėto janė disa nga arsyet se pse u urdhėrua agjėrimi. Lusim All-llahun s.v.t. tė na ndihmojė ti kryejmė kėto obligime dhe tė na mundėsojė qė ta adhurojmė me dinjitet dhe devotshmėri. Amin

All-llahu e di mė sė miri.

Shiko Tefsir el-Sa’di, f. 116; komentimet e Ibn el-Kajjim nė el-Rawd el-Murabba’, 3/344; el-Mewsu’ah el-Fikhiyyah, 28/9.

kurandhesunet.net
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kujt i obligohet agjėrimi Keshille Agjėrimi 1 07-10-2008 07:36
Fikhu i agjėrimit valeriana89 Agjėrimi 1 23-09-2008 01:48
Dispozitat e Ramazanit nga Dr Shefqet Krasniqi firdeuse Agjėrimi 0 06-09-2007 15:17
Kaptina e agjėrimit Keshille Agjėrimi 0 01-11-2005 20:01


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:28.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.