Halid Err Rrashid
بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!
Nuk ka dyshim se të folurit me te vërtetë është te folurit e Allahut,udhëzimi me i mire është udhëzimi i Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, ndërsa punët me te këqija janë sajimet (shpikjet ne fe) ngase çdo sajim është risi ndërsa çdo risi është lajthitje, e kështu, çdo lajthitje është në zjarre.
Te dashurit e mi!
Vëllezër dhe motra!
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju!
Allahu ua shpërbleftë mundin për çdo hap qe keni bere, dhe Allahun e lus qe te na bashkojë si vëllezër ne Xhennetet e Tij.
E lus Allahun te na ruaje nga sprovat, te dukshme e te padukshme, te na beje te udhëzuar dhe udhëzues e jo te humbur dhe humbës!
Titulli i kësaj ligjërate ne këtë dite te bekuar, ne këtë vend te bekuar dhe me ju vëllezër, do te jete:
Ramazan të kërkojmë ndjesë!
Përse kjo temë dhe cilat janë pikat e saj?
Kjo temë përbëhet nga pikat vijuese:
Përse kërkimi ndjesë?
Mendo para fillimit të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit.
Juve iu është obliguar agjërimi.
Çfarë kërkohet prej nesh?
Ka filluar vetëm dhe do te kthehet prape ne këtë gjendje.
Gurebate (gurbetçarët, muslimanët e devotshëm) dhe agjërimi.
Motër! Disa lajme për agjërueset para teje.
Llojet e agjëruesve.
Ndjesë Ramazan!, dhe
Thirrja e fundit.
Përse të kërkojmë ndjesë?
Po, ne duhet të kërkojmë Ndjesë ngase ne, çdo vit, përsërisim gabimet e njëjta ne Ramazan. Para se te vjen Ramazan për ca dite ne themi se do ta bëjmë këtë e këtë, do te falemi natën, do ta lexojmë Kur’anin kaq here, do te japim kaq sadaka, pastaj posa të hyje Ramazani dhe te kalojmë vetëm pak dite, strategjia jone dështon dhe dëshirat zhduken.
A e di se për çfarë shkaku? Shkaku është sepse ne po kemi dëshirë te bëjmë gjerat, te cilat nuk i kemi bere shprehi me herët, me konkretisht, para Ramazanit. Andaj nuk ka perse te çuditemi kur kjo strategji dhe ky plan te dështojnë. Kur jemi falur natën? Kur kemi lexuar tere Kur’anin? Kur kemi agjëruar?
Kjo sa na përket neve, ndërsa ata qe ishin para nesh, ata tere vitin e kishin Ramazan, kështu qe kur iu vinte Ramazani, ata vetëm shtonin kapacitetin e adhurimit te tyre.
Andaj, paraprakisht, duhet t’i kërkojmë Ndjesë Ramazanit sepse shumica jone do ta përsërisin këtë gabim dhe këtë dështim.
Mendo para fillimit të Ramazanit
Edhe vitin e kaluar kështu e prisnim Ramazanin por pastaj çka ndodhi? Tere viti, me ditët dhe netët e tij, përmblodhi vete, ngushtoi rripin dhe morri atë, qe ne patëm bërë. Te vërtetën e thotë Allahu:
“وَتِلْكَ الأيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ
Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve”. (Ali Imran, 140)
“يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُوْلِي الْأَبْصَارِ
All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë”. (Nur, 44)
Ka thënë Ibni Kethiri: Ditët kalojnë njëra pas tjetrës ndërsa ne shkojmë drejt exheleve (caktimeve), e syri vetëm shikon. Sekondat dhe minutat qe kane kaluar nga jeta jone nuk do te kthehen edhe sikur te shpenzonim ar e argjend sa një kodër.
Dijeni se frymëmarrjet tona janë te numëruara, exhelet tona janë te caktuara, dhe se prej begative me te m;dha te Allahut ndaj nesh është edhe fakti se ne po e përjetojmë këtë Ramazan. Sa shokun e morri vdekja, sa te dashurin e mbuloi dheu?! Përkujtoni ata qe agjëruan me ne, falen bajramin me ne, ku janë tani? Ata i morri vdekja dhe i mbuloi dheu, ndërsa familja dhe te dashurit tanimë thuajse i kane harruar…
Vetes sate caktoja një hise nga ky hadith:
“اغتنم خمساً قبل خمس : اغتنم حياتك قبل موتك ، وصحتك قبل سقمك ، وفراغك قبل شغلك ، وشبابك قبل هرمك ، وغناك قبل فقرك
Shfrytëzoji pesë gjëra para pese te tjerave: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmurjes, kohen e lire para se te jesh i zënë, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë”. (Hakimi)
Bëhuni kureshtar qe te jeni nga njerëzit me te zgjedhur, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam kur ishte pyetur se kush është me i miri:
“من طال عمره وحسن عمله
Kush ka jete te gjate dhe bën vepra te mira”.
vijon....


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat