|
Ramazani mundėsia pėr ndryshim
All-llahun e falėnderojmė, i Cili i ka ofruar njerėzve shkaqet e udhėzimit, u ka hapur dyert e mėshirės sė Tij
Ja, na ka ardhur Ramazani me dritėn dhe aromėn e vet, na ka sjellur me vete mirėsinė dhe pastėrtinė, ka ardhur pėr tė edukuar vullnetin e njerėzve dhe qėndrueshmėrinė e tyre, posedimin e durimit dhe ti stėrvis nė pėrballim tė vėshtirėsive, rezistim para pengesave dhe vėshtirėsive tė jetės.
Pa dyshim se Ramazani ėshtė shkollė pedagogjike, nėpėrmjet tė kėsaj shkolle stėrvitet muslimani nė forcimin e vullnetit pėr qėndrim dhe ndalje nė kufinjtė e All-llahut, ti dorėzohet vendimit tė Tij, tė zbatojė urdhėrat dhe ndalesat e Tija, ti disiplinon gjymtyrėt e veta nga ēdo gjė qė nuk i lejohet, me qėllim qė tė korrė sukses nga kjo shkollė dhe tė del ngadhnjimtar ndaj vetes, duke i siguruar aftėsitė njerėzore, energjinė dhe potencialin e tij material dhe shpirtėror pėr tė luftuar armikun e vet.
Ska dilemė se ky muaj ėshtė mundėsi e artė, pėr tu ndalur me veten dhe pėr ta llogaritur ate pėr tė pėrmirėsuar gjėrat qė kanė kaluar, pėr tė qenė i pėrgaditur pėr gjėrat qė vijnė, para se tė vjen lajmėrimi i shtegtimit, e tė fillon ankimi dhe tė shtohet dhimbja.
Tė gjith ne duhet tė pėrkujothemi dhe tė parashtrojmė pyetjen: a ka mundėsi ta ndryshojmė gjendjen tonė, tė pėrmirėsojmė situatat tona, duke menduar pėr pėrfundimin tonė pas vdekjes, duke u pėrgaditur para se tė na rrėshqet kėmba, tė shtohet pendimi dhe tė pajisemi me gjėrat e duhura pėr ditėn e kthimit.
Pse Ramazani?!
1- Sepse Ramazani ėshtė sezonė e mallit tė sukseshėm dhe pėr shkak tė veēorive qė ia ka dhėnė All-llahu, andaj ky muaj me tė vėrtetė ėshtė shkollė e pėrgaditjes sė burrave dhe universitet i krijimit tė trimave.
2- Pėr shkak se nė kėtė muaj All-llahu i ka lehtėsuar shkaqet e tė mirave dhe veprimin e adhurimeve. Nė kėtė muaj shpirti ėshtė i drejtuar drejt Zotit dhe drejt Tij anojnė.
3- Sepse Ramazani ėshtė muaj nė tė cilin prangosen djajt dhe nuk mund tė arrijnė aty ku kanė arritur jashta muajit tė Ramazanit.
4- Sepse gjat Ramazanit hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe pėr ēdo natė All-llahu liron dikend nga zjari i xhehenemit.
5- Sepse nė Ramazan ėshtė nata e Kadrit, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Pa dyshim se kjo gjė ėshtė njė sihariq shumė i madh, nėse mendojmė dhe analizojmė mirė, do tė gjejmė veten duke nxituar nė mirėsi, duke bėrė gara nė vepra qė na afrojnė te All-llahu, duke u larguar nga mėkatet shkatėrruese dhe duke lėrė epshet.
6- Ramazani ėshtė mundėsi pėr ndryshim, pėr shkak tė ndodhive tė mėdhaja qė kanė ndodhur nė kėtė muaj, ndodhi tė cilat e kanė shndėrruar ummetin nga njė realitet i keq nė njė mė tė mirė, e kanė ngritur nga bishti i karavanit dhe i kanė dhėnė pozitėn e liderit dhe udhėheqėsit.
- Beteja e Bedrit. Nė kėtė betejė u takuan ushtria e islamit nėn komandė tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me ushtrinė e kufrit, e cila ishte nėn komandė tė Ebu Xhehlit. Kjo betejė ka ndodhur nė vitin e dytė sipas hixhretit dhe nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit. Nė kėtė luftė ngadhnjeu ushtria e besimit mbi ushtrinė e kufrit. Nga kjo luftė filloi ylli i Islamit tė shndėrrit dhe tė ngritet lart kurse ylli i kufrit tė eliminohet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
{وَلَقَدْ نَصَرَكُمْ اللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنْتُمْ أَذِلَّةٌ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ[123]} [سورة آل عمران] .
"All-llahu u ndihmoi juve nė Bedėr kur ju ishit pak nė numėr, e pėr tė qenė mirėnjohės, keni frikė nga Zoti". (Ali Imran: 123).
- Nė vitin e tetė dhe nė muajin Ramazan, ndodhi ēlirimi i madh, me tė cilin e ngriti lart All-llahu kėtė fe, Pejgamberin dhe ushtrinė e Tij. Nė kėtė ditė All-llahu e shpėtoi qytetin e Tij nga dora e kafirit dhe idhujtarit. Ishte ēlirim pėr tė cilin u gėzuan edhe banorėt e qiellit, pas kėsaj dite hynė nė fe njerėzit palė palė dhe kjo shkaktoi shndėrritjen e fytyrės sė tokės anė e mbanė.
- Nė vitin 658 tatarėt bėnė kėrdi nė Sham, vranė njerėz, i detyruan ti braktisin vatanet e tyre, i shkatėrruan shtėpitė, e bėnė ēmos. Pas kėtij rasti u ngrit mbreti Mudhfirkudzi dhe pėrgaditi ushtrinė pėr tė luftuar kundėr tatarėve. Takimi vendimtar ndodhi ditėn e xhuma, me 25 Ramazan. Ai e urdhėroi ushtrinė qė mos tė sulmon derisa nuk e kalon diellizenitin, ti le hatibat dhe njerėzit ta falin namazin e xhumasė. Pastaj u pėrballuan dy rradhėt dhe filluan luftėn dy ushtritė. U bė njė betejė shumė e madhe, rodhi shumė gjak, u copėtuan trupat e njerėzve, filluan mosbesimtarėt ta humbin betejėn dhe fituan besimtarėt.
Tė gjitha kėto shkaqe na bėjnė tė bindur se me tė vėrtetė Ramazani ėshtė mundėsi e ofruar dhe preh i pėrgaditur, pėr ate qė dėshiron ndryshim nė jetėn e tij.
Shkaqet janė tė pėrgaditura, atėherė ka mbetur vetėm prania e vullnetit tė fuqishėm, shoqėria e mirė dhe kėrkimi i ndihmės nga All-llahu pėr tė na dhėnė sukses nė tė mira dhe udhėzim.
Poeti thotė:
رمضانُ أقبل قم بنا يا صاح هذا أوان تبتل وصـــلاح
واغنم ثـواب صيامه وقيامـه تسعـد بخير دائـم وفلاح
Ramazani na erdhi tė zgjohemi
Sepse kjo ėshtė koha e adhurimeve dhe mirėsisė
Fito shpėrblimin e agjėrimit dhe namazit
Tė jesh i lumtur pėrherė dhe i shpėtuar
Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr tė gjith
1- Ramazani ėshtė mundėsi qė tė bėhesh nga tė devotshmit dhe tė zgjedhurit.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمْ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ[183]} [سورة البقرة].
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm". (El-Bekare: 183).
"
qė tė bėheni tė devotshėm" ėshtė sqarim i arsyes sė agjėrimit, sqarim i dobisė sė madhe dhe urtėsisė supreme, e ajo ėshtė devotshmėria.
Devotshmėria ėshtė ndjeshmėri nė ndėrgjegje, frikė e vazhdueshme, kujdes i pėrhershėm, ikje nga therrat e rrugės, nga rruga e jetės nė tė cilėn gjinden therrat e dėshirave dhe epsheve, therrat e frikės dhe brengės, therrat e sprovave dhe mėkateve, therrat e shpresės sė rrejshme kundrejt atij qė smund ti pėrgjigjet asaj qė u premton, frikė e rrejshme nga ai qė sposedon as dobi e as dėm, e me dhjetėra therra tjera
Poeti thotė:
خل الـذنوب صغيرهـا وكبيرهـا ذاك الـتقى
واصنع كماش فوق أرض الشوك يحذر ما يرى
لا تحقـرن صـغيرةً إن الجبالَ مـن الحصى
Lėri mėkatet, tė mėdhajat dhe tė voglat, kjo ėshtė devotshmėri
Ec sikur mbi njė tokė me gjemba, kujdesesh se ku shkel
Mos nėnēmo asnjė mėkat tė vogėl, sepse malet bėhen nga guralecat.
Kjo ėshtė kuptimi i devotshmėrisė. Nėse akoma nuk e ke tė qartė, dėgjo se si Aliu, radijall-llahu anhu, e pėrshkruan devotshmėrinė:
' هي الخوفُ من الجليل، والعملُ بالتنزيل، والقناعةُ بالقليل، والاستعدادُ ليوم الرحيل' .
"Frikė nga i Madhėrishmi, veprim sipas shpalljes, bindje me pak dhe pėrgaditje pėr ditėn e shtegtimit".
Kjo ėshtė devotshmėria, kjo ėshtė domethėnia e saj, andaj ku jemi ne kundrejt kėtyre domethėnieve shndėrritshe?
Atėherė kur zemrat e selefit ishin pėrplot devotshmėri, All-llahu i bashkoi pas pėrēarjes, i bėri krenar pas nėnēmimit, u hapi vende tė ndryshme, tėrė kjo u ndodhi nė shenjė tė realizimit tė premtimit tė All-llahut:
{وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنْ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ[96]} [سورة الأعراف].
"E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, andaj i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan". (El-Araf: 96).
Le tė jetė ky muaj fillimi i pėrvehtėsimit tė petkut tė devotshmėrisė, sepse ky ėshtė petku mė i mirė:
{إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ [54] فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ[55] } [سورة القمر].
"Ėshtė e vėrtetė se tė devotshmit do tė jenė nė xhennete e nė lumenj. Nė njė vend tė kėnaqshėm, te Sunduesi i plotfuqishėm (te All-llahu)". (El-Kamer: 54- 55).
2- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr ate qė ka qenė neglizhent ndaj namazit.
Ai qė sillet me neglizhencė ndaj namazit le ta dijė se ėshtė duke bėrė njė gabim shumė tė madh dhe nėse nuk e pėrmirėson kėtė gabim do tė pėrfundon nė njė denim shumė tė frikshėm.
Semure ibn Xhundubi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė hadithin e ėndrės ka thėnė:
[ أَمَّا الَّذِي يُثْلَغُ رَأْسُهُ بِالْحَجَرِ فَإِنَّهُ يَأْخُذُ الْقُرْآنَ فَيَرْفِضُهُ وَيَنَامُ عَنْ الصَّلَاةِ الْمَكْتُوبَةِ] رواه البخاري.
"Njeriu, tė cilit i bluhej koka me gurė, ishte ai qė e refuzonte Kur'anin dhe flinte nė kohėn e namazve obligative". (Buhariu).
Tė thėrras me shumė dhimbsuri dhe sinqeritet, nė kėtė muaj tė bekuar, qė tė rishikosh edhe njė herė qėndrimin tėnd ndaj namazit, tė rishikosh zhvillimin e jetės tėnde, tė thėrras qė edhe njė herė tė rianalizosh vetveten, tė mendosh mbi gjendjen tėnde para se tė bėhet vonė.
Tė kėshilloj qė mos tė tė mashtrojė pamja e jashtme, mos u mashtro me shėndetin dhe mirėsit qė tė janė dhėnė, rininė dhe fuqinė qė ke, sepse shėndetin e pason sėmundja, rininė pleqėria, fuqinė dobėsia, pėr kėtė zgjohu nga ky gaflet, sepse jeta ėshtė e shkurtė, sado qė tė zgjatė, gėzimi kalimtar sado qė tė qėndroj gjatė.
Pėr kėtė bėne kėtė Ramazan mundėsi pėr tu kujdesur pėr kėtė namaz tė madh, sepse All-llahu ta ka mundėsuar ta falish namazin me xhemat, ta ka bėrė tė afėrt xhaminė, e ka mbushur me dhikėr dhe tesbih, andaj mbėshtetu nė Zotin dhe vendose qė tani qė ky muaj i bekuar tė bėhet fillimi i kujdesit pėr namazin dhe nxitimi drejt tij. All-llahu, subhanehu ve teala, duke i pėrshkruar besimtarėt ka thėnė:
{ الَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ[23]} [سورة المعارج] .
"
tė cilėt janė tė rregullt nė faljen e namazit tė tyre". (El-Mearixh: 23).
{ وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ[34]أُولَئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُكْرَمُونَ[35]}[سورة المعارج] .
"Edhe ata qė janė tė kujdesshėm ndaj rregullave tė namazit tė tyre. Tė tillėt janė nė xhennete dhe janė tė nderuar". (El-Mearixh: 34- 35).
3- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr ate qė miret me harame, qoftė alkool, drogė, duhan, etj.
Pasiqė njeriu largohet nga kėto gjėra para iftarit, mos ti konsumoj as pas iftarit. Duhet tė ketė vendoshmėri tė fuqishme dhe mos tė jetė i luhatshėm. Ashtu sikur ėshtė i vendosur tė largohet nga hallalli nė kohė tė caktuar tė jetė i vendosur tė largohet edhe nga harami pėrgjithmonė.
Sa i urtė do tė ishte ai qė e shfrytėzon Ramazanin si shkollė ku stėrvitet qė tė largohet nga gjėrat qė i urren sherijati, nga gjėrat qė ėshtė adaptuar nė konsumimin e tyre.
Vėllau im qė agjėron!
E trimėroj besimin dhe bindjen qė ke nė All-llahun, i cili tė largon nga konsumimi i kėtyre gjėrave helmuese edhe gjat Ramazanit.
Ti e di se askush prej njerėzve nuk mund ta dij, se a agjėron ose jo.
Mirėpo vetdija se All-llahu tė shikon, tė kontrollon, tė ka larguar nga konsumimi i harameve gjat agjėrimit. Ai vullnet qė tė dha mundėsinė qė tė agjėrosh mė shumė se dymbėdhjetė orė a nuk ka fuqi qė tė ndihmojė nė vazhdimin e procesit tė pėrmirėsimit?!
Ai vullnet qė qėndroi pa e konsumuar kėtė haram, gjatė kėsaj kohe tė gjatė tė ditės, a ndodh qė tė shkatėrrohet nė fundin e udhėtimit deh kur vjen nata?!
Ku ėshtė ambicja qė para saj nuk mund tė dalin as kodrat e mėdhaja? Ku ėshtė vendoshmėria? Kėrko ndihmė te All-llahu pėr ta lėrė kėtė bela, sepse fitoreja vjen me durim njė ēast, shpėtimi ėshtė afėr, sepse All-llahu ėshtė me durimtarėt.
4- Ramazani ėshtė mundėsi pėr ndryshim pėr ate qė ėshtė i mangėt nė adhurimet shtesė dhe vullnetare.
Nė Ramazan pėrgaditet shpirti, pranon zemra, e shfrytėzon kėtė mundėsi, kujdeset pėr kėto adhurime, tė cilat e plotėsojnė farzin dhe e mbushin ate.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
[إِنَّ أَوَّلَ مَا يُحَاسَبُ بِهِ الْعَبْدُ الْمُسْلِمُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ الصَّلَاةُ الْمَكْتُوبَةُ فَإِنْ أَتَمَّهَا وَإِلَّا قِيلَ انْظُرُوا هَلْ لَهُ مِنْ تَطَوُّعٍ فَإِنْ كَانَ لَهُ تَطَوُّعٌ أُكْمِلَتْ الْفَرِيضَةُ مِنْ تَطَوُّعِهِ ثُمَّ يُفْعَلُ بِسَائِرِ الْأَعْمَالِ الْمَفْرُوضَةِ مِثْلُ ذَلِكَ] رواه ابن ماجة والترمذي والنسائي وأحمد.
"Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė llogaritet muslimani nė ditėn e Kijametit ėshtė namazi obligativ. Nėse ate e ka tė plotė shpėton, pėrndryshe do tė thuhet: shikoni mos vallė ka ndonjė namaz vullnetar, e nėse ka ndonjė namaz vullnetar, kjo ia mbush mangėsinė e namazit obligativ. Kėshtu veprohet me tė gjitha veprat obligative". (sahih, Ibn Maxhe).
Vitri mė i shkurtė ėshtė njė rekat, namazi duha mė i shkurtė ėshtė dy rekate, numri i rekateve tė sunneteve tė rregullta ėshtė dymbėdhjetė rekate: dy para sabahut, katėr para drekės, dy pas drekės, dy pas akshamit dhe dy pas jacisė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
[ مَا مِنْ عَبْدٍ مُسْلِمٍ يُصَلِّي لِلَّهِ كُلَّ يَوْمٍ ثِنْتَيْ عَشْرَةَ رَكْعَةً تَطَوُّعًا غَيْرَ فَرِيضَةٍ إِلَّا بَنَى اللَّهُ لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ أَوْ إِلَّا بُنِيَ لَهُ بَيْتٌ فِي الْجَنَّةِ] رواه مسلم .
"Secili musliman qė i fal pėr All-llahun pėr ēdo ditė dymbėdhjet rekate namaz vullnetar e jo obligativ, ia ndėrton All-llahu njė shtėpi nė xhennet". (Muslimi).
Pse mos ta bėjmė Ramazanin kėsi mundėsie. Pas Ramazanit t'i bėjėmė vetes orar pėr agjėrim tė ditėve tė caktuara gjat vitit, sepse ai qė agjėron pėr All-llahun njė ditė, All-llahu e largon nga xhehenemi shtatėdhjet vjeshta. Pas Ramazanit vijnė gjashtė ditėt e shevalit, agjėrimi i ditės sė ashurasė, ditės sė arafatit, tė hėnės dhe tė enjtes, agjėrimi i ditėve tė bardha, etj.
Nxito tash sa je i ri, para se tė plakesh, tash sa je gjall para se tė vdesish, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
[كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصَّوْمَ فَإِنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ وَلَخُلُوفُ فَمِ الصَّائِمِ أَطْيَبُ عِنْدَ اللَّهِ مِنْ رِيحِ الْمِسْكِ] رواه البخاري ومسلم .
"Tė gjith veprat e njeriut janė pėr te pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe unė shpėrblej pėr te. Era e gojės sė agjėruesit ėshtė me e mirė te All-llahu se sa aroma e miskut". (Buhariu dhe Muslimi).
5- Ramazani mundėsi e ndryshimit pėr ate qė ėshtė larguar nga Kur'ani.
Ky muaj duhet tė bėhet fillimi i ndryshimit nė kėtė drejtim, duke i pėrcaktuar vetes njė pjesė tė Kur'anit pėr ta lexuar, tė cilėn pjesė nuk do ta anshkalosh asnjėherė dhe duke mos haruar shpėrblimin qė e fiton ai qė e lexon fjalėn e All-llahut, subhanehu ve teala.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
[مَنْ قَرَأَ حَرْفًا مِنْ كِتَابِ اللَّهِ فَلَهُ بِهِ حَسَنَةٌ وَالْحَسَنَةُ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا لَا أَقُولُ الم حَرْفٌ وَلَكِنْ أَلِفٌ حَرْفٌ وَلَامٌ حَرْفٌ وَمِيمٌ حَرْفٌ] رواه الترمذي.
"Ai qė lexon njė shkronjė nga Libri i All-llahut, i regjistrohet njė mirė, kurse njė e mirė shpėrblehet dhjetėfish. Nuk them: elilamimi ėshtė njė shkronjė, por elifi ėshtė njė shkronjė, lami ėshtė njė shkronjė dhe mimi ėshtė njė shkronjė". (sahih, Tirmidhiu).
Prej gjėrave shumė tė ēuditshme ėshtė fakti se vlerėn e Kur'anit e kanė kuptuar jomuslimanėt, kurse ne akoma jemi indiferent ndaj tij. Andaj ata duke ia ditur vlerėn dhe rėndėsinė kėtij Kur'ani nė ngjalljen e ummetit edhe pėrpiqen qė ta eliminojne ate. Gladstoni thotė: "Pėrderisa ky Kur'an ėshtė nė dorė tė muslimanėve, Europa nuk do tė ketė mundėsi ta sundon lindjen, as qė tė jetė e sigurtė nė vendin e vet". Kurse marshi i ushtrive kolonizatore ishte: "unė po shkoj qė tė shkatėrroj njė popull tė mallkuar, pėr ta luftuar fenė islame dhe pėr ta fshirė Kur'anin me tėrė fuqinė time".
Cili ėshtė raporti yt me kėtė Kur'an?! Pėrgjigjen po ta lė ty
6- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr gruan muslimane.
Mundėsi e ndryshimit pėr atė grua muslimane e cila nuk e pėrfillė mbulesėn islame, e cila del lakuriq dhe e parfymosur para burrave tė huaj.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
[أَيُّمَا امْرَأَةٍ اسْتَعْطَرَتْ فَمَرَّتْ بِقَوْمٍ لِيَجِدُوا رِيحَهَا فَهِيَ زَانِيَةٌ] رواه أبوداود والترمذي والنسائي والدارمي وأحمد .
"Secila grua qė del e parfymosur e kalon pran burrave qė tia nuhasin aromėn, ajo ėshtė lavire". (sahih, Ebu Davudi).
Andaj, motra ime, le tė jet Ramazani mundėsia pėr ta edkuar veten nė mbulesė islame, pėr ta edukuar veten tė qėndrosh nė shtėpi dhe tė dalish vetėm kur ke nevojė. Le tė jetė Ramazani mundėsia pėr tė disiplinuar veten nė ēeshtjen e veshmbathjes, modės, daljes nga shtėpia, sjelljes nė shkollė, etj
Le tė jetė Ramazani mundėsia pėr tu mbuluar me mbulesė islame nė shenjė respekti pėr All-llahun dhe mllefosje pėr shejtanin.
7- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr ata qė janė mėsuar tė jetojnė jetė luksoze, qė jetojnė jetė dembele dhe joserioze.
Le tė bėhet Ramazani mėsim pėr edukim tė vetvetes, pėr nėnshtrim te rregullave mė tė vrazhda, pėr vetdisiplinė, sepse mund tė ndodh qė All-llahu ta mer dhuntinė dhe ta sjell vuajtjen.
8- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr ate qė qėllim tė vetmin tė vetin e ka ngopjen e barkut.
Ne nuk jemi krijuar qė vetėm pėr barkun tė brengosemi. Ushqimi ėshtė mjet e jo qėllim, andaj kėtė kėshtu edhe duhet ta kuptojmė.
Ushqimi i paktė e zbut zemrėn, e forcon kuptimin, e bėn njeriun modest, e dobėson epshin dhe mllefin, kurse ushqimi i tepėrt e shkakton tė kundėrtėn.
Amr ibn Kajsi thotė:
' إياكم والبطنة فإنها تقسي القلب' .
"Kujdes nga ngopja e barkut, se ajo e ngurtėson zemrėn".
Kurse Seleme ibn Seidi thotė:
' إن كان الرجل ليعير بالبطنة كما يعير بالذنب يعمله'.
"Njeriu qortohet pėr ngopjen e shumtė tė barkut sikur qė qortohet pėr mėkatin qė e ban".
Malik ibn Dinari, rahimehull-llah, thotė:
' ما ينبغي للمؤمن أن يكون بطنه أكبر همه، وأن تكون شهوته هي الغالبة عليه' .
"Nuk i takon besimtarit qė barku i tij tė jetė brenga e tij kryesore dhe epshi tė jetė ai qė e sundon".
Le tė jetė ky muaj i bekuar i Ramazanit fillimit i pakėsimit tė ushqimit dhe vazhdimi nė kėtė gjendje.
9- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit tė disa sjelljeve tona.
Ai qė ėshtė mėsuar nė egoizėm, kopraci, narcizoizėm, pa dyshim se muaji i agjėrimit ėshtė shkollė e madhe pėr te. Ky muaj mė shumė ndikon te ai se sa kėshilla e ndonjė njeriut, sepse ėshtė kėshillė tė cilėn e dėgjon nga zhumra e barkut dhe etja e trupit, kėto gjėra ia kujtojnė urinė e tė uriturve, fatkeqėsit e tė ngratėve, nevojat e nevojtarėve, e i lejon vetes ti kryen detyrat qė i ka para All-llahut, e bėhet bujar ndaj tyre, sepse muaji i Ramazanit ėshtė edhe muaji i bujarisė dhe solidaritetit.
Ramazani ėshtė shkolla e eliminimit tė egoizmit dhe kopracisė, e pastaj kalitet nė mendjen e tij vetėdija pėr njė trup, nėse i dhemb njė gjymtyrė, i tėrė trupi i ankohet nga dhmibja dhe pagjymėsia.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
[ مَثَلُ الْمُؤْمِنِينَ فِي تَوَادِّهِمْ وَتَرَاحُمِهِمْ وَتَعَاطُفِهِمْ مَثَلُ الْجَسَدِ إِذَا اشْتَكَى مِنْهُ عُضْوٌ تَدَاعَى لَهُ سَائِرُ الْجَسَدِ بِالسَّهَرِ وَالْحُمَّى] رواه البخاري ومسلم-واللفظ له- .
"Shembulli i muslimanėve nė dashurinė, mėshirimin dhe solidaritetin e ndėrsjelltė ėshtė sikur shembulli i njė trupi: nėse i ankohet njė pjesė, i tėrė trupi ankohet nga pagjymėsia dhe dhimbja". (Buhariu dhe Muslimi).
10- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit tė njeriut pa durim dhe qė hidhėrohet shpejt.
Muslimani nga Ramazani duhet tė mėsojė durimin dhe mosnxitimin.
Ti duron urinė, duron etjen, lodhjen me orė tė tėra, a nuk ka mundėsi ta mėsosh veten qė gjatė kėtij muajit tė durosh edhe ndaj sjelljeve tė njerėzve, moralit tė tyre, gabimet qė i bėjnė ndaj teje. Parulla yte e pėrhershme le tė jetė:
{ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ[134]} [سورة آل عمران].
"Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit". (Ali Imran: 134).
Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
[مَنْ كَظَمَ غَيْظًا وَهُوَ يَسْتَطِيعُ أَنْ يُنَفِّذَهُ دَعَاهُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَى رُءُوسِ الْخَلَائِقِ حَتَّى يُخَيِّرَهُ فِي أَيِّ الْحُورِ شَاءَ]رواه الترمذي وأبوداود وابن ماجة وأحمد .
"Ai qė ngulfat mllefin edhe pse ka mundėsi tė hakmiret, All-llahu e thėrret para krijesave dhe i jep mundėsi qė tė zgjedh cilėn hurijė e dėshiron". (hasen, Tirmidhiu).
Nė kėtė muaj le tė jet parulla ynė durimi dhe mosnxitimi.
11- Ramazani ėshtė mundėsi e ndryshimit pėr ate qė han nga harami, qoftė nga kamata, ose hilet nė shitblerje, ose shitja e gjėrave tė ndaluara, siē ėshtė alkooli, droga, bixhozi, etj.
Ky njeri duhet ta dijė se All-llahu i llogarit tė gjitha vepat tona, ato tė voglat dhe ato tė mėdhajat, andaj kujdes mos tė vjen denimi i All-llahut, pėr shkak tė kėtyre maketeve!
A tė gėzon fakti se muslimanėt i ngrisin duart me lutje gjat namazit tė teravijės, kėrkojnė ndihmė nga All-llahu, kėrkojnė dhuntitė e Tija, e atyreve u pėrgjigjet All-llahu, kurse ty tė refuzohet lutja yte?! A e di pse?! Sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
[ أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ اللَّهَ طَيِّبٌ لَا يَقْبَلُ إِلَّا طَيِّبًا وَإِنَّ اللَّهَ أَمَرَ الْمُؤْمِنِينَ بِمَا أَمَرَ بِهِ الْمُرْسَلِينَ فَقَالَ {يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ[51]}[سورة المؤمنون]. وَقَالَ:{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ...[172]}[سورة البقرة]. ثُمَّ ذَكَرَ الرَّجُلَ يُطِيلُ السَّفَرَ أَشْعَثَ أَغْبَرَ يَمُدُّ يَدَيْهِ إِلَى السَّمَاءِ يَا رَبِّ يَا رَبِّ وَمَطْعَمُهُ حَرَامٌ وَمَشْرَبُهُ حَرَامٌ وَمَلْبَسُهُ حَرَامٌ وَغُذِيَ بِالْحَرَامِ فَأَنَّى يُسْتَجَابُ لِذَلِكَ] رواه مسلم .
"O ju njerėz! All-llahu ėshtė i pastėr dhe vetėm tė pastrėn e pranon. All-llahu i ka urdhėruar besimtarėt me atė qė i ka urdhėruar edhe pejgamberėt duke u thėnė:
"(Ne u patėm thėnė): "O ju tė dėrguar, hani atė qė ėshtė e lejuar dhe e mirė dhe bėni vepra tė mira se Unė e di atė qė ju veproni". (El-Muminun: 51). Dhe:
"O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni All-llahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni". (El-Bekare: 172).
Pastaj e pėrmendi njė njeri, qė ka udhėtuar gjatė, i pluhėrosur dhe i raskapitur, i cili i ngrit duart nė qiell duke lutur: o Zot, o Zot, mirėpo ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshmbathjen e ka haram, ėshtė ngopur me haram, si ka mundėsi ti pėrgjijget kėtij njeriu". (Muslimi).
Dije se askush nuk mundet me tė ndihmu edhe nėse dėshirojnė, sepse secili ka me qėndru para All-llahut i vetėm, dhe do ta pyet pėr punėt dhe fjalėt e tija, tė mėdhajat dhe tė voglat, vallė kush do tė ndalet me ty nė kėtė qėndrim?!
12- Ramazani ėshtė mundėsi ndryshimi pėr ata shkrimtar qė luajnė rol nė shoqėri.
Kėtyre njerėzve u themi: keni mundėsin tė ndryshoni, tė flitni dhe tė shkruani tė drejtėn, tė vėrtetėn, tė mirėn, pozitiven, sepse edhe fjala ka pėrgjegjėsi.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
{وَلا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولاً[36]} [سورة الإسراء].
"Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi". (El-Isra: 36).
A je i kėnaqur qė tė bėhesh shkaktar i prishjes sė popullit tėnd, me vetėdije ose pa vetėdije, a je dakord qė tė pėrhapish nė popull gjėra qė ia prishin fenė dhe moralin?!
Pashė Zotin mė thuaj, a je dakord qė tė shkruash gjėra qė e hidhėrojnė Zotin?!
Si ka mundėsi qė lapsi yt tė shkruan gjėra qė e pėrhapin imoralitetin nė mesin e shoqėrisė sonė?!
Prej nga guximi pėr tė pėrhapur tė pavėrteta ose pėr ti shtrembėruar faktet?!
Nėse je besimtar dhe ke frikė Zotin, lapsi yt le tė jetė nė shėrbim tė tė vėrtetės, pėrhapjes sė nderit dhe moralit, fisnikėrisė dhe dinjitetit.
13- Ramazani ėshtė mundėsi ndryshimi pėr ata hoxhallarė qė u janė dobėsuar ambicjet dhe u ėshtė dobėsuar xhelozia.
Ata le tė zgjohen nga gjumi, le ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi tė artė, le ti thėrrasi njerėzit nė fenė e All-llahut, le tė shkojnė nė vendet ku tubohen dhe grumbullohen ata qė ti pėrkujtojnė, tua pėrkujotjnė All-llahun, ti frikėsojnė nga zjari i xhehenemit, ti stimulojnė pėr nė xhennet, le tė mendojnė seriozisht pėr mjetet e pėrshtatshme tė pėrmirėsimit, duke e pėrkujtuar njėri tjetrin pėr vlerėn e thirrjes, pagjumėsinė pėr hirė tė kėsaj vepre, shpėrblimin e atyreve qė pendohen nė dorėn tėnde.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
...لَأَنْ يُهْدَى بِكَ رَجُلٌ وَاحِدٌ خَيْرٌ لَكَ مِنْ حُمْرِ النَّعَمِ] رواه البخاري ومسلم .
"Tė bėhesh shkak qė tė udhėzohet njė njeri ėshtė mė mirė pėr ty se tė ksh deve tė kuqe". (Buhariu dhe Muslimi).
Le tė bėhet Ramazani stacion shpirtėror i cili na inspiron seriozitet, e tė pėrgaditet thirrėsi, tė pajiset dhe tė mendon vazhdimisht, se si tė jet i dobishėm pėr rrethin ku gjindet.
14- Ramazani ėshtė mundėsi ndryshimi pėr ate qė ka qenė mėkatar, i zhytur nė to.
Ti qė tėrė kohėn tėnde e kalon nė dėgjim tė muzikave tė ndryshme, ti qė tėrė kohėn e kalon nė tv programe tė ndryshme, ti qė rrotullohesh nė kanale tė ndryshme satelitore, ti qė brengė kryesore e ke ngacmimin e vajzave, ti qė je zhytur nė mėkate, nxito nė pendim, kthehu, hyn nė fe, para se tė vjen denimi dhe vuajtjet, se atėherė nuk mund tė pėrmirėsohesh dhe tė pendohesh:
{...وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ[31]} [سورة النور].
"
Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (En-Nur: 31).
U mjafton pendimtarėve nderim ajo qė All-llahu ka thėnė:
{...إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ[222]} [سورة البقرة] .
"
.All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme". (El-Bekare: 222).
Pendohu, nxiton nė pendim, sepse kjo ėshtė parulla e njerėzve tė devotshėm, zakon i njerėzve tė mirė dhe stoli e tyre, andaj nxito nė kėtė vepėr gjatė kėtij muajit tė bekuar, sepse dyert e xhennetit janė tė hapura, kurse dyert e zjarit janė tė mbyllura dhe All-llahu pėr ēdo nat e liron dikend nga zjari i xhehenemit, andaj mundohu tė jesh njėri prej tyre
Nė fund
Ka ardhur koha qė petku i mėkatit tė ēveshet nė Ramazan dhe tė vishet petku i kėnaqėsisė se All-llahut, qė ti dhuron pendim, i cili i shlyn mėkatet qė janė bėrė mė herėt
All-llahun e falėnderojmė dhe paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij
Marrė nga libri: "Ramazani mundsia pėr ndryshim"
Autor: Muhamed ibn Abdullah El-Hebedani
|