|
20 rekatet e teravive
Rekatėt e Teravive
Pyetje: Sa rekate ka namazi i Teravisė?
Pėrgjigje: Kėtu nė vendin tone, qė pas viteve 90, ėshtė bėrė shumė i njohur mendimi sipas tė cilit namazi i Teravive ėshtė i pėrbėrė nga 8 rekatė. Kjo bazuar nė hadithin e trasmetuar nga Aishja i cili gjendet tek Buhariu sipas sė cilit profeti (a.s.) e ka falur namazin e Teravive me 8 rekatė.
Ky mendim nė Shqipėri ėshtė i njohur dhe nuk ka nevojė qė tė zgjatemi shumė. Por ekziston edhe mendimi, i cili ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, se namazi i Teravive ėshtė i pėrbėrė nga 20 rekatė.
Kėtu do tė ndalemi mė gjatė dhe do pėrpiqemi tė japim argumentet e dijetarėve tė cilėt pėrkrahin kėtė mendim.
Hadithet autentike dėshmojnė pėr 20 rekatėt e teravive
Nė shkurtoret e mėposhtme do tė paraqesim dėshmitė mė autentike nė mbėshtetje tė pesė shkollave tė mendimit Islam, Hanefi, Maliki, Shafi'i, Hanbeli dhe Dhahiri [1], dhe tė asaj qė ėshtė mė e rėndėsishme se vetė Profeti (paqja qoftė mbi tė) si dhe pikėpamja dhe praktika e sahabėve tė nderuar (Allahu qoftė i kėnaqur pre tyre) ėshtė se rekatet e teravive janė 20.
Transmetimet qė do tė paraqiten kėtu, kanė vulėn e saktėsisė nga tė paktėn dhjetė dijetarė tė dalluar. Hafiz Xhemaludin Zejlai [2] ka shkruar nė librin e tij Nasb ur-Ruyah [3] se:
"Bejhekiu ka transmetuar nė al-Marifa" [4]
(nėpėrmjet zinxhirit tė mėposhtėm tė transmetimit):
Ebu Tahir al-Fakih, Ebu Uthman al-Basri, Ebu Ahmed Muhamed, Ibn Abdul Uehab, Khalid ibn Mukhalad, Muhamed ibn Xhafer, Jazid ibn Khasifah, Seib ibn Jazid.
Tė cilėt kana thėnė:
"Nė kohėn e Umer ibn Hatabit r.a, njerėzit falnin 20 rekate dhe vitrin.
Nesaiu nė veprėn al-Khulasa ka thėnė:
"Isnadi i tij ėshtė sahih."
Hafiz Zejlai, gjthashtu pasi ka pohuar saktėsinė e kėtij hadithi, ka pėrmendur se imam Bejhekiu nė sunenin e tij al-Kubra, poashtu ka shėnuar njė version tjetėr tė transmetimit tė sipėrpėrmendur nėpėrmjet njė zinxhiri tjetėr transmetimi. Ky transmetim tė cilit po i referohemi ėshtė pėrmendur nė futnota nga kėshilli i dijetarėve muslimanė (Mexhlis al-Ulema) tė cilėt redaktuan Nasb ur-Rajah [5] me fjalėt e mėposhtme:
"Bejhekiu ka transmetuar nė al-Sunan [6] (sipas transmetimit tė mėposhtėm):
Ebu Abdullah al-Husejn ibn Muhamed ibn al-Husejn finjuuaj al-Dinari, Ahmed ibn Muhamed ibn Ishak al-Sunni, Abdullah ibn Muhamed ibn Abdul Aziz al-Bagaui, Ali ibn al-Xhad, ibn Abi Dhib, Jezid ibn Khasifeh, Saib ibn Jezid, tė cilėt kanė thėnė:
"Nė kohėn e Umer ibn Hatabit, r.a, ata do tė falnin 20 rekatė nė muajin e Ramazanit. Ai gjithashtu tha: 'Ata do tė kėndonin Mi'in [7], ndėrsa nė kohėn e Uthman ibn Afanit, r.a, do tė mbaheshin nė shkopinjtė e tyre nga lodhja e qėndrimit nė kėmbė."
Tė gjithė burrat nė zinxhirin e sipėrpėrmendur janė tė besueshėm, siē ėshtė pėrmendur dhe nga dijetari kėrkimor indian, Shejkh Memavi [8] nė Athar al-Suen [9]."
Dėshmia qė argumenton se Umeri, r.a, urdhėroi faljen e 20 rekateve ėshtė shėnuar nga Shejkh Ali al-Mutaki al-Hindi [10] nė koleksionin mė tė madh tė haditheve tė vlefshėm gjer mė sot: Kanz al-Ummal fi Sunen al-akual Af'al [11], si[ vijon nga Ubej ibn Kab, r.a:
"Umeri, r.a, e urdhėroi atė (Ubejin) t'i printe njerėzit nė namaz gjatė natės nė muajin Ramazan, sepse njerėzit agjėronin gjatė ditės dhe nuk mund ta kėndonin mirė Kuranin, prandaj ishte mė mirė qė ai tė kėndohej gjatė natės. Unė (Ubeji) iu drejtova: "O prijėsi i besimtarėve, kjo gjė nuk praktikohej mė parė." Ai mė tha: 'E di, por kjo ėshtė njė praktikė e mirė." E kėshtu (Ubeji) i priu (sahabėt) me 20 rekatė."
Ka shumė transmetime tė tjera qė vėrtetojnė faljen e 20 rekatėve, por disa prej tyre janė mė pak tė saktė se tė tjerėt, megjithėqė kanė aq peshė sa tė shtyjnė njėri-tjetrin dhe tė ngrihen nė shkallėn e transmetimeve tė sakta apo tė paktėn tė marrin gradėn hasen (tė mirė); si[ kanė verifikuar shejkh Nimavi dhe tė tjerė.
Nė dobi tė tij, lexuesi mund t'u refrohet librave tė mėposhtėm tė hadithit, pėr tė paktėn 25 argumenta tė tjerė:
1. Muuata Imam Malik nga Jazid ibn Ruman. [12]
2. Sunan al-Kubra i imam Bejhekiut [13] nga: Ibn Abasi, Jezid ibn Rumani (i njėjtė me transmetimin e Malikut), Sujad ibn Gaflahi, Ali ibn ebi Talibi etj. Gjithashtu lexuesi mund t'i referohet veprės sė Bejhekiut Marifetus Sunen.
3. Musannaf i imam Abdi Rrezakut [14] nga: Saib ibn Jazidi dhe Hasani.
4. Nusanaf i imam Ibn Ebi Sheibahut [15] nga 13 isnade tė ndryshme.
5. Kijam al-Lejl i imam Muhamed ibn Nasr Maruazit nga: Seib ibn Jazidi, Jazid ibn Rumani, Ibn Mesudi, Amash Kafiu, Ibn Sirini, Shafiu dhe tė tjerė.
Njė pėrmbledhje e pohimeve tė dijetarėve tė hadithit tė cilėt saktėsuan dhe i pėrdorėn transmetimet e Bejhekiut si dėshmi pėr 29 rekatėt e teravive.
i. Imam Jahja Neveviu (vdiq nė vitin 676 pas hixhrit)
Ai e ka saktėsuar transmetimin e shėnuar dhe sipėrpėrmendur nga Marifetus-Sunen e Bejhekiut, nė librin e tij al-Kubra- kjo u pėrmend nga hafiz Zejlai nė Nasb ur-Rajah (shihni mė lart). Pėrveē kėtij transmetimi, ai gjithashtu shėnoi transmetimin alternativ tė imam Bejhekiut nė veprėn e tij Sunen al-Kubra.
Ai e ka shpallur variantin e kėtij transmetimi si argument vendimtar dhe dėshmi pėr medhhebin Shafi, si dhe ka thėnė: "Isnadi i tij ėshtė sahih" nė veprėne tij voluminoze Al-Mexhmu Sharh al-Muhadhhab. [17]
ii. Imam Xhemaludin Jusuf Zajlai (vdiq mė 762 p.h)
E kemi pėrmendur mė sipėr se hafiz Zajlai, nė analizat e tij pėr transmetimet e gjetura nė librin e fikut Hanefi: al-Hadija, ka sjellur nė mend transmetimin nga vepra e Bejhekiut Marifetus-Sunan, dhe ka cituar imam Neveviun si autoritet tė tij pėr ta quajtur sahih kėtė transmetim.
iii. Imam Badrudin Ajni (vdiq mė 855 p.h)
Nė komentin e tij tė famėshėm mbi sahiun e Buhariut, Umdat ul-**** [18], ka thėnė: " Argumenti i shokėve tanė (dijetarėve Hanefi) si dhe i atyre Shafi dhe Hanbeli ėshtė ajo ēka ka transmetuar Bejhekiu me njė zinxhir tė saktė transmetimi..."
iv. Imam Ali al-****
Nė veprėn Shahrul-Nukajah [19] ka shkruar:
"Imam Bejhekiu ka tranmetuar me saktėsi tė pacėnueshme faljen e 20 rekateve teravi gjatė kohės sė Umerit, Uthmanit dhe Aliut, r.a, dhe kėshtu pėr tė ėshtė arritur marrėveshje."
v. Imam Kemaludin ibn Humami (vdiq mė 861 p.h)
Ibn Humami pohon se ėshtė vendosur me saktėsi tė paprekur se sahabėt dhe pasuesit e tyre falnin 20 rekatė teravi nė kohėn e ndritur tė Umerit, r.a; dėshmia e Jazit ibn Rumanit (si nė transmetimin e Imam Malikut) ėshtė transmetuar nga Seib ibn Jazidi se: 'Gjatė kohės sė volitshme tė Umerit, ne falnim 20 rekat.' Vėrtetėsia e kėsaj dėshmie ėshtė verifikuar nga imam Neveviu nė pėrmbledhjet. [20]
vi. Imam Taki Din Subki (vdiq mė 756 p.h)
vii. Zejn Din Iraki (vdiq mė 806 p.h)
viii. Xhelaludin Sujjuti (vdiq mė 911 p.h)
Sipas imam Abdul Haxh Lukneviut [21] nė veprėn e tij Tafatul Akhjar [22], imam Neveviu, Iraki dhe Sujuti [23], tė gjithė e kanė konsideruar transmetimin e Bejhekiut qė ėshtė shėnuar nė veprėn e tij Sunen al-Kubra, sahih.
Shejkh Habibur Rahman Adhami, gjithashtu ka pohuar se Neveviu, Iraki dhe Sujuti e kanė deklaruar transmetimin e Bejhekiut sahih. Ai gjithashtu ka shėnuar se imam Subki [24] si dhe Mullah Ali al-****, qė tė dy transmetimin alternativ tė transmetuar nga Bejhekiu nė Marifetus Sunen, e kanė konsideruar sahih.
ix. Imam Muhamed Shauk Nimavi (vdiq mė 1322 p.h)
Mė parė pėrmendėm se shejkh Nimani transmetimin e Bejhekiut e ka quajtur sahih nė veprėn e tij Athar al-Sunen. [26]
x. Imam Ibrahim Halabiu (vdiq mė 956 p.h)
Nė veprėn e tij al-Kebiri ka pėrmendur:
"Argumenti i shumicės sė njerėzve ėshtė transmetimi i imam Bejhekiut me vlefshmėri tė saktė (sahih), se gjatė kohės sė Umerit si dhe Uthmanit dhe Aliut,r.a, faleshin 20 rekatė."
Dijetarė tė tjerė bashkėkohorė
Dijetarė tė tjerė me zė qė kanė pėrdorur transmetimin e imam Bejhekiut, pėrveē argumentave tė tjerė, pėrfshijnė: "Shejkh Habibur Rahman Adhamin (shihni mė lart), shejkh Mukriun nė Tahkik al-Taraui, shejkh Zafar Ahmed Uthmanin nė veprėn e tij madhore I'la es-Sunen [28], shejkh Abdi Rahim Laxhpurin nė Fataua al-Rahimija [29], shejkh Ahmend Kanin nė Xha'al Hak [30], Shejkh Taki Uthmanin nė Ders at-Tirmidhi [31] e shumė tė tjerė.
Njė herė njė studiues pohoi se imam Buhariu ishte i mendimit se rekatėt e teravive ishin tetė, duke pėrjashtuar vitrin. Ajo qė tė ēudit kėtu ėshtė se me gjithė kėtė pohim tė plotbindshėm pėr pikėpamjet e imam Buhariut, ky studiues nuk solli as argumentin apo referencėn mė tė vogėl nga veprat e imam Buhariut pėr tė vėrtetuar pohimin e tij.
Pėrkundrazi, komentatorė tė sahiut tė Buhariut si hafiz ibn Haxhari dhe Hafiz Ajniu nuk ka kanė pėrshkruar ndonjė mendim pėr 8 rekate tė imam Buhariut. Nuk na ēudit shumė fakti tė pėrmendim kėtu se dy dijetarėt e sipėrpėrmendur tė hadithit kanė dhėnė shumė argumenta nė lidhje me 20 rekatėt. Nisur nga kjo dikush mund tė shtrojė pyetjen: Nėse imam Buhariu do tė mbante qėndrimin qė i kanė mveshur, atėherė nuk do tė ekzistonte as dhe dyshimi mė i vogėl se nxėnėsi i tij tepėr i dėgjuar, imam Abu Isa Tirmidhiu [32], nuk do ta kishte anashkaluar pa e pėrmendur?
Ngase ne e dimė se imam Tirmidhiu dinte vetėm pėr 20 apo 40 [33] rekatėt e kohės sė tij.
Ai ka shėnuar nė Al-Xhami es-Suhih, se Umeri [34], Aliu dhe shokė tė tjerė tė Profetit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre), falnin 20 rekatė teravi, pikėmamje qė e pėrkrahnin edhe imamė tė tjerė si Sufjan Thauri, Abdullah ibn Mubareku dhe Shafiu. Ai gjithashtu ka pėrmendur thėnien e imam Shafiut se i kishte parė banorėt e Mekės duke falur 20 rekatė teravi.
I vetmi argument qė dėshmon se Profeti a.s falte 20 rekatė ėshtė transmetuar nga Abdullah ibn Abasi r.a:
"Me tė vėrtetė, Profeti a.s nė muajin e Ramazanit falte 20 rekatė dhe vetrin (mė pas) pa xhemat." [35]
ثshtė parė se ky transmetim ka njė zinxhir tė dobėt, nga dijetarėt qė e kanė verifikuar si Hafiz ibn Haxhar Eskalani, hafiz Zejlai dhe tė tjerė ngase nė transmetim bėn pjesė Ebu Shaiba [37] Ibrahim ibn Uthman. Ai ishte gjyshi i imamit tė hadithit, Ebu Bekr ibn Ebi Shiba, si dhe ishte edhe Kadi; por pėrsa i pėrket statusit tė tij si transmetues hadithi, ai ėshtė shpallur i shfuqizuar (matruk) nga hafiz ibn Haxhari nė Takrib ul-Tadhhib [38]
Ndonjė mund tė ketė deshirė tė thotė se Albani ka shkuar nė cakun mė tė largėt tė mundshėm duke e konsideruar hadithin e ibn Abasit maudi (tė trilluar), ndėrkohė qė asnjė nga dijetarėt e mėparshėm tė hadithit nuk ka shkuar kaq larg, ata e kanė quajtur isnadin e tij daif (tė dobėt). Nė fakt kėtu nuk ka asgjė pėr t'u ēuditur sespe zakonisht Albani shkon nė caqe dhe mė ekstreme duke i konsideruar hadithet qė nuk i pėrshtaten tekave dhe dėshirave tė tij daif apo meudu.
Pėr tė verifikuar kėtė pohim do tė na ndihmonte njė studim interesant pėr kėtė [ėshtje i pėrgatitur dhe botuar nga njė dijetar pėr tė cilin thuhet se ka mėsuar pėrmendėsh gjatė pėrmbledhjet mė tė sakta tė hadithit.
Le tė shohim tani se ēfarė kanė thėnė njė sėrė imamėsh tė ligjit tė shenjtė pėr transmetimin e sipėrpėrmendur nga ibn Abasi r.a.
a. Imam Ahmed Tahtaui [41] ka thėnė nė Sharh Durr al-Makhtar [42]:
"Nga transmetimi i Ibn Abasit, 20 rekatė teravi janė falur qė nė kohėn e Profetit tė shenjtė a.s."
b. Shejkh Abdul Hak Dahlaviu [43] ėshtė pėrmendur nga autori i veprės Fatava Rahimija si vijon: "Shejkh Abdul Hak, muhadith nga Dehli, shkruan nė librin e tij, Fath-e-Sirr-ul-Menan:
"Ajo qė duket qartė ėshtė se sipas sahabėve tė shenjtė, falja e 20 rekatėve nga profeti i shenjtė a.s ishte themeluar, siē pėrmendet dhe nė traditėn e ibn Abasit, dhe pėr kėtė arsye Umeri r.a adaptoi 20 rekatė..."
Ai gjithashtu pėrmendi se shejkh Abdul Haku ka thėnė nė veprėn e tij Fataua:
"E vėrteta ėshtė se Ibn Abasi dhe Umeri janė tė dy sahabė; dhe nuk ka transmetues tė dobėt mes tyre. Tradita e ibn Abasit mund tė quhet e dobėt dhe vepra e sahabėve mund tė konsiderohet si vepėr e bazuar nė traditė tė dobėt. Por vepra e tyre bazohet nė saktėsi; a mundet vallė qė pasuesit e tyre tė quhen tė mashtruar? Me pak fjalė, bazuar nė njohjen e sahabėve, hadithi i sipėrpėrmendur nuk ėshtė i dobėt, megjithė zbulimin e mėvonshėm tė njė transmetuesi tė dobėt. Ibrahim ibn Uthmani mund tė konsiderohet i dobėt nga autoritetet e mėvonshme 'pėr ēėshtje transmetimi', por 'kuptueshėm' transmetimi duhet tė jetė i saktė sepse tė pėrmbajturit dhe vazhdimėsia nė 20 rekatė e Kalifėve tė drejtė dhe sahabėve tė tjerė, ėshtė argument qė ai ėshtė i besueshėm.
Allamah Bahrul-Ulum [46] ka thėnė:
"Vazhdimėsia e sahabėve nė faljen e 20 rekateve, ėshtė kontekst dhe shenjė e saktėsisė sė kėsaj tradite."
Nė mbėshtjetje tė asaj qė kemi pėrmendur gjer mė tash, le t'u tregojmė tani se [farė ka thėnė prijėsi i selefizmit nė librin e tij Kritikė haditheve mes muslimanėve me referencė Sunenin e ibn Maxhes [47]:
"Shafiu gjithashtu e pranon njė hadith tė dobėt si tė saktė nėse shihet se pranohet nga mbarė umeti (shih Sakaviun Fathal-Mugith). Por ai nuk e pranon pikėpamjen e Malikut pėr kufizimin e praktikės tek banorėt e Medines. Sipas dijetarėve tė mėvonshėm tė shkollės Hanefi si Ibn Humami, njė hadith do tė deklarohet sahih, nėse mbėshtetet nga praktika e Umetit (shih Abdul Rashid Numanin, Ma tamusu ilaihe al-Haxha, faq. 18).
'Ajo po praktikohet nga njerėzit e dijes.' Sujuti arrin nė pėrfundim: "Kjo don tė thotė se hadithi mbėshtetet nga thėniet e njerėzve tė dijes. Mė shumė se njė dijetar ka thėnė se njė hadith konsiderohet sahih, nėse pėrkrahet nga thėnia e njerėzve tė dijes, madje dhe nėse nuk ka isnadin e duhur (shih Sujutin, al-Ta'akubat, faq. 20)'"
Pėr ta mbyllur kėtė kapitull, merrni parasysh atė qė imam Ebu Hanifja i tha studentit tė tij, imam Ebu Jusufit (Zoti e mėshiroftė). Shejkh Enver Sheh Kashmiri ka pėrmendur nė Fajd ul-Bari Sahrh Sahih al-Bukhari:
"Imam Ebu Jusufi, e pyeti njėherė imam Ebu Hanifen: 'A kishte Umeri r.a ndonjė marrėveshje me Profetni a.s pėr 20 rekatėt e teravive?' Imami iu pėrgjigj: 'Umeri nuk ishte nga ata qė shpiknin nga e vetja; pa dyshim qė kishte njė argument pėr kėtė!" [48]
Ixhmaja e sahabėve pėr 20 rekatėt teravi
Njė sėrė imamėsh tė ligjit tė shenjtė kanė arritur tė nxjerrin nga dėshmitė qė u disponohen, se ka njė konsensus pėrfundimtar tė sahabėve (Ixhma us-Sahaba) [49] pėr kėtė [ėshtje. Pėr tė mirėn e lexuesit, nė vijim do tė pėrmendim disa citate (duke pėėrfshirė dhe njė studiues selefi).
i. Imam Ali al-**** al-Hanefi (vdiq mė 1014 p.h)
Nė veprėn Sharh al-Nukajah [50] ai ka thėnė:
"Imam Bejhekiu ka transmetuar nė njė transmetim tė saktė, faljen e 20 rekatėve teravi gjatė kohės sė Umerit, Uthmanit, dhe Aliut, r.a, dhe kėshtu pėr tė ka patur njė miratim."
ii. Shejkhu Islam Haxhar Hajthemi (vdiq mė 974 p.h)
Allamah Adbul Haji Luknavi ka shėnuar nė Tufat ul-Akhjar [51] dhe Maxhmu Fetava [52], faktin se hafiz ibn Haxhar Hajthemi ka deklaruar se Ixhmaja e Sahabėve pėr numrin e rekatėve tė teravive ėshtė 20.
iii. Imam Muuafak Dini Ibn Kudama Makdisi (vdiq mė 620 p.h)
Imami prijės i hanbelive nė atė kohė kishte deklaruar nė librin e tij tė famshėm tė fikut al-Mugni [53]:
"Sahabėt kanė rėnė dakord pėr 20 rekatėt e teravive."
iv. Shejkh Bahrul-Ulum Abdul Ali ibn Nizamudin (vdiq mė 1235 p.h)
Nė veprėn e tij Risail ul-Arkan [54] ka thėnė:
"Kishte mendim unanim pėrsa u pėrket 20 rekatėve."
v. Sheh Abdul Aziz Dehlavi[55] (vdiq mė 1824 p.k)
Ai ka deklaruar nė Maxhmu Fetava Azizi[56]:
"Pas asaj ata adaptuan 20 (rekatė teravi) dhe tre rekatė vitėr, ku pėr secilin numėr ishte arritur konsensus."
vi. Shejkh Kutubudin Kani (vdiq mė 1289 p.h)
Ai ka pėrmendur nė komentin e tij pėr pėrmbledhjen e haditheve tė njohur si Mishkat ul-Masabih: Mandhir ul-Hak[57]
"Por sahabėt ishin pajtuar qė numri i rekatėve tė teravive tė ishte 20."
vii. Imam Kemaludin Ibn Humami (vdiq mė 861 p.h)
Ai ka thėnė nė Fetul-Kadir[58]:
"Mė sė fundi u arrit mendimi unanim pėr 20 rekatėt e namazit dhe vetėm kjo u praktikua mė pas."
viii. Imam Malik ibn Enesi (vdiq mė 179 p.h)
ثshtė shkruar nė shėnimin mė tė saktė[59] tė imam Malikut tė njohur si al-Mudauanah al-Kubra:
"Ibn Kasimi ka thėnė: 'Rekatėt e teravive bashkė me vitrin janė 39' Imam Maliku ka thėnė: 'Kjo ėshtė ajo nė tė cilėn ranė dakord tė parėt dhe njerėzit nuk kanė reshtur sė vepruari kėshtu.'" [60]
ix. Shejkh Shabir Ahmed Uthmani (vdiq mė 1369 p.h)
Shejkh Abdur Rahimi ka thėnė nė fetvanė e tij[61]:
"Allamah Shabir Ahmed Uthmani thotė se asnjė nga sahabėt nuk bėri ndonjėherė ndryshe veē 20 rekatėve, dhe kėshtu tė gjithė ata ishin unanim pėr kėtė numėr." [62]
x. Nevap Sidik Hasan Khan Bhopali (vdiq mė 1307 p.h
Ai ishte njė ndėr prijėsit e lėvizjes 'Selefi' nė Indi. ثshtė shėnuar qė ai tė ketė thėnė nė veprėn e tij Aunul Bari[63]:
"Praktika e sahabėve e vėnė nė kohėn e hazreti Umerit pėr 20 rekatėt, ėshtė marrė si konsensus nga dijetarėt."
Falenderimet e takojnė vetėm Allahut, shkurtimoret e argumentave, saktėsia e tyre dhe rezultati nga Ixhmaja e sahabėve, ėshtė treguar duke pėrdorur mendimet e disa nga dijetarėt mė nė zė tė medhhebeve tė ndryshme tė kėtij umeti tė bekuar.
O besimtarė, a nuk e kemi dėgjuar atė qė ka thėnė Allahu:
"O besimtarė, pėruljuni Allahut dhe nderoni profetin, por dhe pėrfaqėsuesit tuaj. E nėse nuk pajtoheni nė ndonjė ēėshtje, drejtojuni Allahut dhe profetit, nėse i besoni Allahut dhe botės tjetėr; ajo ėshtė mė e mirė dhe mė i bukuri shpjegim." [65]
O besimtarė, a nuk e keni dėgjuat tė dėrguarin e Allahut (paqja qoftė mbi tė) qė ka thėnė nė dy raste:
"Kapuni fort pas shembullit tim dhe shembullit tė kalifėve tė drejtėudhėzuar, forconi moralin me tė, shmangni shpikjet e reja, sepse ēdo shpikje ėshtė bidat, dhe ēdo bidat ėshtė devijim." [67]
"Allahu asnjėherė nuk do tė lejojė qė umeti im tė pajtohet nė devijim, dhe dora e Allahut ėshtė me grupin (xhematin), prandaj ndiqni masėn e besimtarėve (Sauad ul-Azam), sepse kushdo qė largohet prej tyre, largohet drejt zjarrit." [68]
Do ta mbyllim kėtė kapitull duke pėrmendur titujt e librave qė kanė shkruar pėr kėtė [ėshtje. Libri i parė ėshtė shkruar nga njė kadi nė gjykatėn e Sheriatit nė Medinen e ndritur, njėkohėsisht dhe lektor nė xhaminė e Profetit (paqja qoftė mbi tė)- Shejkh Atija Muhamed Selimi, dhe i dyti nga shejkhu Ismail ibn Muhamed Ensari. Ashtu siē sugjeron vet titulli, libri i Ensarit ėshtė njė kundėrshtim i punės kėrkimore dhe kėndvėshtrimit tė Albanit lidhur me kėtė [ėshtje.
1. Al-Taraui- Akthar min alf Aam fi Mesxhid al0Nebi alejhi salatu ue selem[69].
2. Tashih Hadith Saltul- Taraui Ishrin Rekah uel Radd ala al-Albani fi Tadaifah[70].
Duke pėrfunduar, lexuesi mund tė jetė i interesuar tė dijė se madje dhe sot, ashtu si nė kohėn e selefėve tė parė, r.a, 20 rekatė vazhdojnė tė falen ne Mekė dhe Medine.
Futnota
1. Pikėpamja se imamė si Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ibn Hanbeli dhe Daut Dhahiriu ku tė gjithė preferonin 20 rekat teravi duke pėrjashtuar namazin e vitrit, ėshtė pėrmendur nga Kadi ibn Rushdi nė veprėn Bidajat al-Muxhtehid (1/239)
2. Ai ishte njė hanefi hafiz nė fushėn e hadithit, si dhe njėri nga mėsuesit e ibn Haxhar Eskalanit. Vdiq nė vitin 762 pas hixhrit, Zoti e mėshiroftė.
3. 2/154 Mexhelisi i Dijetarėve, Indi, vėll. 4, 1357 pas hixhrit.
4. Titulli i plotė i veprės ėshtė Al-Marifetus-suan ua'l athar.
5. 2/154 Futnota 2
6. 2/496.
7. Njė grup kapitujsh tė mesėm nga Kurani
8. Emri i tij i plotė ishte Muhammad Shauq al-Nimawi; (vdiq mė 1322 AH - rahimahullah).
9. 2/54.
10. Vdiq nė vitin 975 AH, rahimahullah.
11. 4/284, no. 5787 (8 vols. 1st edn; Hyderabad, India, 1312-14 AH), transmetoi prejt tij nga muhadithi Ibn Man'i.
12. Ky transmetim ėshtė shumė i ngjashėm me atė tė Bejhekiut. (shih Muėatta, 6.2, no. 5, p. 48, botimi anglisht.)
13. 2/496-7.
14. 4/260-3, no's. 7730-1 & 7733.
15. 2/392-4. Printuar nė Hyderabad, India, 1387/1967.
16. PP. 91-2, India, 1320 AH.
17. 4/32-3, printed with Imam al-Rafi'i's (d. 623 AH) Fath al-Aziz and Hafiz Ibn Hajar al-Asqalani's Talkhis ul-habir nė futnota; Idara al-Tibat al-Muniriyyah, Egypt.
18. 7/178, Idara al-Tibat al-Muniriyyah, Egypt.
19. 1/104.
20. Pėrmendur nė Fataua Rahimiyya (1/241) i Mufti Abdur Rahim; nga Ibn al-Humam's Fath al-Qadir (1/407).
21. Ai ishte njė muhadith shumė i njohur Indian qė njihej dhe nga selefėt pėr kontributin qė kish dhėnė nė Islam. Vdiq mė 1304 AH. Rahimahullah.
22. P. 192, Pėrmendi nė Is Taraueeh 20 raka'ats? p. 22, Madreseja Islame Arabe, Azadville, nė Afrikėn e Jugut.
23. Sipas libėrthit tė sipėrpėrmendur (Is Taraueeh 20 raka'ats?), p. 5; Imam Nawawi ka saktėsuar transmetimin e Bejhekiut (nė Sunenin e tij) in al-Khulasah, al-Iraqi e ka saktėsuar atė Sharh Taqreeb, dhe Sujuti e ka saktėsuar nė librin e tij pėr teravite: Masabeeh.
24. Shih veprėn e tij Sharh Minhaj.
25. Shih veprėn e Shajkh al-A'zamit Raka'at Taraueeh, p. 63, Shtypi Ma'arif, Azamgarh, Indi.
26. 2/54.
27. P. 388.
28. 7/47, kapitulli pėr teravitė.
29. 1/235-300.
30. PP. 105-114 .
31. 1/651-664.
32. Vdiq nė vitin 279 pas hixhrit. Rahimahullah.
33. Praktikimi i 41 rekateve ishte ai i banorėve tė Medines nė kohėn e Kalifit Umer Abdul Aziz dhe Imam Malik ibn Enesit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre). Nė tė vėrtetė ajo ėshtė 20 rekatė, sepse banorėt e Medines falnin 4 rekate shtesė pa xhemat (pas faljes sė katėr rekatėve standarte); kėshtuqė kjo shpiente nė 16 rekate mbi standarten qė ishte 20 rekatė. Pas kėsaj ata do tė falnin 3 rekatė vitėr dhe mė pas, nė disa raste, 2 rekatė nafile duke bėrė kėshtu 41 rekatė (20 rekatė teravi + 16 rekatė nafile + 3 rekatė vitėr + 2 rekatė nafile = 41 ). Arsyeja pse banorėt e Medines shtuan 16 rekate tė tjera ishte pėr shkak se banorėt e Mekės do tė bėnin tauaf rreth Qabes pas ēdo katėr rekatesh teravi, kėsisoj medinasit donin tė bėnin kompensim. Allahu e di mė sė miri. Shih veprėn e Shajkh Anver Shah Kashmirit: Tirmidhi al-ma'ruf ba arfash shazzi (1/329) pėr detaje tė mėtejshme.
34. 3/170, botimi i Ahmad Shakirit, i botuar nga Fu'ad Abdal Bakiu, Maktaba Faisalia, Makkah.
35. Ky transmetim ėshtė mbledhur nga Bejhekiu nė veprėn e tij al-Sunan al-Kubra (2/496), Ibn Abi Shaiba nė al-Musannaf (2/394), Ibn Adi nė al-Kamil (1/2), Tabaraniu nė al-Kabeer (3/148), Ibn Manda nė al-Muntakhab min al-fauaid (2/268), Baghaui nė Majmu as-Sahaba, Musnad Abd ibn Humaidi dhe tė tjerė.
36. Shih veprėn e Ibn Haxherit Talkhis ul-habir fi takhreej ahadith al-Rafi'i al-kabir (1/119) dhe Al-Matalib al-'Aliyya (1/146, nr. 534) apo veprėn e Zaylait, Nasb ur-Rayah (2/153).
37. Vdiq nė vitin 235 p.h. Musnafi i tij ėshtė botuar nė nja 15 vėllime.
38. 1/39, no. 241.
39. 2/496.
40. Shih veprėn e tij "al-Da'eefah", (2/35, nr. 560), botimi i tretė; Maktaba al-Islamia, Amman, 1406 p.h.
41. Ai ishte njė dijetar egjiptjan hanefi qė ka shkruar njė sėrė komentesh tė njohura dhe tė pėrdorura rregullisht nė tekstet klasike tė fikut hanefi. Vdiq nė vitin1231/1816 p.k. Rahimahullah.
42. 1/466.
43. d. 1052 p.h nė Indi.
44. Myfti Abdur Rahim Lajpuri, 1/280, Maktaba Rahimiyyah, Rander, Indi.
45. P. 223. 46. Vdiq mė 1235/1820 p.k, rahimahullah. Shajh Abdur Rahimi e ka pėrmednur kėtė pohim nė libirn e tij Rasa'il ul-Arkan, p. 138.
47. P. 131, Hasan, Suhaib, shoqėria kuranore, botim i dytė; 1407/1986.
48. Ky transmetim gjendet gjithashtu edhe nė veprėn e Imam Shurunbulalit Maraqi ul-Falah, p. 81, dhe Imam Ibn Nujaim Misrit Bahr ur-Ra'iq, 2/66.
49. Ijma us-Sahabah ėshtė burimi i tretė i ligjit islam pas Kuranit dhe Sunetit. .
50. 1/104.
51. P. 197.
52. 1/182.
53. 1/803.
54. P. 138.
55. Ai ishte biri i dijetarit tė famshėm indjan: Shah Waliullahut.
56. 1/126.
57. 1/433.
58. 1/470; pėrmendur nė Fataua Rahimiyya (1/245).
59. Ky libėr pėrmban pyetje tė drejtpėrdrejta qė dy dishepujt e tij tė drejtuar ia kanė drejtuar imam Malikut: Ibn al-Qasim dhe Ibn Wahb. U pėrpilua nga studenti i Ibn Kasimit: Kadi Sahnun (see 1/193-4).
60. Arsya pėr faljen e 39 rekateve, u sqarua mė lart. Fakti se imam Maliku preferonte kėtė numėr, ėshtė verifikuar nga kadinjtė Maliki: Ibn Rushdi (d. 595 AH) in Bidajat al-Muxhtehid (1/239). Ai gjithashtu ka pėrmendur njė transmetim nga Ibn Abi Sheibah qė dėshmon se falja e 39 rekateve ishte zakon nė kohėn e Umer ibn Abdul Azizit,
61. 1/249.
62. Pėrmendur nė veprėn e tij Fathul-Mulhim Sharh Sahih al-Muslim, (2/320).
63. 4/307, pėrmendur nė Fataua Rahimiyya, (1/245).
64. 1/131.
65. Kuran 4:59.
66. Abu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre.
67. Njė hadith sahih i shėnuar nė (nr. 4590), Sunan al-Tirmidhi (5/43, nr. 2676), Sunan Ibn Majah (1/15-6, nr. 42), Sunan al-Darimi (no. 96), Ibn Abi Aasimi nė al-Sunnah (nr. 54), Imam Ahmad ibn Hanbali nė Musnadin e tij (4/126), Hakimi nė al-Mustadrak (1/95-6) dhe Ibn Hibbani nė Sahiun e tij (1/166, nr. 5).
68. Njė transmetim i saktėsuar dhe raportuar nga Hakimi (1/116), dhe Dhehebiu u pajtua me tė. Njė raportim i ngjashėm ėshtė shėnuar nga Tirmidhiu (4/2167). Imam Munaviu tha nė komentimin e haditheve tė Tirmidhiut : (Dora e Allahut ėshtė me xhematin) qė nėnkupton mbrojtjen dhe pėrkrahjen e Tij, d.m.th qė kolektiviteti i besimtarėve tė Islamit, ėshtė nė mbrojtjen e Allahut, pra qėndroni nė strenė e Allahut, mes tyre dhe mos u ndani prej tyre. (Kushdo qė largohet prejt tyre, largohet drejt zjarrit) qė nėnkupton se kushdo qė ndryshon prej shumicės pėrsa i pėrket asaj qė ėshtė e ligjshme apo e paligjshme dhe pėr tė cilėn gjė komuniteti nuk shfaq mospajtim, ėshtė larguar nga rruga e udhėzimit dhe kjo gjė do ta shpjerė nė zjarr. (shih veprėn e Imam Azizit: al-Siraj al-Munir Sharh al-Jami us-Saghir, 3/449, cf. Reliance of the Traveller, faq. 25).
69. Shtypur nga Maktaba Dar al-Turath, Madinja e Ndritur, botimi i parė. 1407/1987. Shtypur nga Maktaba Rashidia, Pakistan
|