|
Shpjegim i hadithit "Shejtanėt ndryhen"
I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:
"Kur tė fillojė ramazani, portat e xhenetit hapen, portat e xhehenemit mbyllen dhe shejtanėt ndryhen".
Shumė pyesin:"Nėse shejtanėt ndryhen, atėherė pėrse ende ndodhin tė kėqijat dhe mėkatet?"
E para e punės, ky hadith ėshtė i vėrtetė. Imam el-Buhari e ka shėnuar atė nė Sahi-nė e vet, nė Kapitullin e Agjėrimit; Imam Muslim e ka shėnuar nė Sahi-nė e vet, nė Kaptinėn e Agjėrimit; Imam en-Nesai e ka shėnuar nė Sunen-in e vet, nė Kapitullin e Agjėrimit; dhe Imam Ahmed e ka shėnuar nė Musned-in e vet.
Ibn Haxher, rahimehullah, thotė nė shpjegimin e kėtij hadithit, nė Fet'hul-Bari:
"'Dhe shejtanėt ndryhen', [nė lidhje me kėtė] el-Halimi ka thėnė:'Ka mundėsi se ajo qė ėshtė menduar me shejtanė janė ata tė cilėt pėrgjojnė [Shpalljen] dhe se ky ndrynim ndodh gjatė netėve [tė ramazanit] e jo gjatė ditėve, sepse atyre u ėshtė ndaluar tė pėrgjojnė gjatė kohės sė shpalljes sė Kuranit, kėshtu qė atyre u bėhet ky ndrynim si masė shtesė pėr mbrojtje [tė Shpalljes]. Dhe ka mundėsi se ajo qė ėshtė menduar ėshtė se shejtanėt nuk janė aq tė vendosur nė nxitjen e muslimanėve siē janė jashtė tij [dmth ramazanit], ngaqė muslimanėt janė tė zėnė me agjėrim, gjė qė i ndrydh epshet e tyre, si dhe pėr shkak tė leximit tė Kuranit dhe kujtimit/pėrmendjes sė Allahut'.
Tė tjerėt kanė thėnė:'Ajo qė ėshtė menduar me shejtanė janė disa prej tyre, tė kėqijtė ndėr ta...'"
Ibn Haxher, rahimehullah, vazhdon tė citojė opinionin e Ijadit:"...'Ka mundėsi qė kjo tė aludojė nė shpėrblimin dhe faljen e madhe [nė ramazan], dhe se nxitja e shejtanėve dobėsohet deri nė atė masė, saqė bėhen sikur tė jenė ndryrė'. Ai [Ijad] thotė:'Ajo qė e mbėshtet mundėsinė e dytė ėshtė thėnia e tij nė transmetimin e Junusit nga Ibn Shihab, nė Sahi Muslim:'Hapen dyert e mėshirės'. Ka mundėsi qė hapja e dyerve tė xhenetit do tė thotė: ēfarė ka hapur Allahu pėr adhuruesit e Tij nga aktet e bindjes, dhe kėto janė arsyet pėr hyrjen nė xhenet. Kurse, mbyllja e portave tė xhehenemit do tė thotė largim nga dėshira pėr tė mėkatuar, gjė qė e ēon mėkatarin nė xhehenem, dhe ndrynimi i dreqėrve do tė thotė dobėsim i mundėsisė sė tyre pėr tė nxitur dhe pėr t'i zbukuruar dėshirat'".
Ai [Ibn Haxher] vazhdon ta citojė el-Kurtubin, rahimehullah, kur thotė:"Nėse bėhet pyetje se si bėhet qė tė shohim shumė tė kėqija dhe mėkate nė ramazan? Nėse shejtanėt mbyllen, pėrse ndodh kjo? Pėrgjigja nė kėtė ėshtė se pak nga ata qė agjėrojnė, e kryejnė agjėrimin siē duhet. Ose ajo qė mendohet mė kėtė janė disa nga shejtanėt, tė kėqijtė ndėr ta, jo tė gjithė, siē ka paraprirė nė disa transmetime. Ose ajo qė mendohet ėshtė dobėsimi i sė keqes nė ramazan, dhe kjo mund tė ndjehet, se vėrtet e keqja gjatė tij ėshtė mė e rrallė sesa jashtė tij. Njėherėsh, ndrynimi i tė gjithė shejtanėve nuk e bėn tė domosdoshme mospasjen e sė keqes dhe mėkatit, sepse ka tė tjera arsye pėr kėtė, pėrveē shejtanėve, si: natyra e ligė, traditat e ēoroditura si edhe shejtanėt ndėr njerėzit".
Tė tjerėt kanė thėnė:"Mbyllja e shejtanėve nė ramazan tregon heqjen e arsyetimit pėr njeriun. Kjo ėshtė sikur t'i thuhej atij:'Shejtanėt janė penguar, kėshtu qė mos i pėrdor ata si arsyetim pėr lėnien e akteve tė bindjes apo pėr bėrjen e mėkateve'". [Pėrfundoi citati i Ibn Haxher]
Imam en-Neueui, rahimehullah, thotė nė shpjegimin e Sahi Muslim:
"'... portat e xhenetit hapen, portat e xhehenemit mbyllen dhe shejtanėt ndryhen'. el-Kadij Ijad thotė:'Ka mundėsi qė kjo tė jetė thėnė nė kuptimin e drejtpėrdrejtė, dhe se hapja e portave tė xhenetit, mbyllja e portave tė xhehenemit dhe ndrynimi i shejtanėve janė shenja tė hyrjes sė ramazanit dhe lavdėrim i shenjtėrisė sė tij. Dhe ata [shejtanėt] ndryhen, pėr t'u penguar nga dėmtimi i besimtarėve dhe nga nxitja e tyre'. Po ashtu, ka thėnė:'Ka mundėsi qė ky tė jetė shpjegim figurativ dhe se kjo e ka domethėnien e shpėrblimit dhe faljes sė madhe, si dhe qė nxitjet e dėmet e shejtanėve dobėsohen, nė mėnyrė qė ata tė jenė sikur tė ndryrė, dhe se ata pengohen nga disa gjėra e jo nga tė gjitha, dhe nga disa njerėz e jo nga tė gjithė..."
__________________
Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja. (El Bekare 191)
|