|
Sipas veprės edhe shpėrblimi (rreth agjėrimit)
Agjėrimi ėshtė cilėsi dhe adet i zotėrinjve, kurse adetet e zotėrinjve janė zotėrinjtė e adeteve.
A nuk dėgjoni fjalėn e All-llahut [subhanehu ve teala]:
(( الصوم لي و أنا أجزئ به ))
Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe unė shpėrblej pėr te.
1- Shpėrblimi pėr lėrjen e ushqimit.
Lėrja e ushqimit ėshtė re e bereqetshme, ai qė e pakėson ushqimin, zemra e tij pikon me urtėsi, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
(( أقصر من جشائك فإن أكثر الناس شبعا في الدنيا أكثرهم جوعا في الأخرة))
Ndalu nga gromėsira (gogėsimi), sepse njerėzit mė tė ngopur nė kėtė botė do tė jenė njerėzit mė tė uritur nė ahiret. (Ibn Maxhe dhe Hakimi, hasen).
Sipas veprės ėshtė edhe shpėrblimi.
Ai qė mund ta sundon barkun e vet e forcon fenė e tij, andaj agjėro.
Ata qė durojnė dhimbjen e zorėve nė kėtė botė nga uria, si ka mundėsi tė shpėrblehen sipas veprės sė tyre, kėtyre qė ju janė tharė buzėt nga etja dhe u janė dobėsuar barqet nga uria?
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئاً بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الأَيَّامِ الْخَالِيَةِ (24)
(E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė. (El-Hakka: 24).
Muxhahidi dhe tė tjerėt kanė thėnė: Ka zbritur pėr agjėruesit.
Jakub ibn Jusuf Hanefiu thotė: Na kanė ardhur lajme se All-llahu do tu thotė miqve tė vet nė Ditėn e Kijametit: o miqtė e mij, ju kam shikuar gjatė nė dunja, ju janė tharrė buzėt nga pija, u janė future sytė nė gropat e tyre dhe u janė zbrazur barqet, andaj sot jetoni nė dhuntitė e juaja dhe pini nga tė mirat qė keni.
Enesi [radijall-llahu anhu] thotė:
All-llahu ka njė sofėr tė cilėn se ka parė syri, se ka dėgjuar veshi dhe as qė e ka paramenduar zemra e njeriut. Nė kėtė sofėr ulen vetėm agjėruesit.
Disa dijetar tė slefit kanė thėnė: Na ka ardhur lajmi se All-llahu do tu shtron sofėr tė veēantė agjėruesve nga e cila do tė hanė, kurse njerėzit do tė llogariten e do tė thonė: O Zot, ne llogaritemi, kurse ata hanė. Do tu thuhet: pasiqė kur ata kanė agjėruar, ju keni ngrėnė dhe kur janė falur, ju keni flejtur.
Disa e kanė parė nė ėndėr Bishr ibn Harithin para sė cilit ka qenė njė sofėr, nga e cila ka ngrėnė, e atij i ėshtė thėnė: ha ti qė ske ngrėnė dhe pi ti qė ske pirė.
Pasiqė sipas veprės ėshtė edhe shpėrblimi.
2- Shpėrblimi i etjes sė tyre.
Sehl ibn Sadi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
(( في الجنة باب يدعى الريان ، يدعى له الصائمون ، فمن كان من الصائمين دخل ، و من دخله لا يظمأ ابداً ))
Nė xhennet ka njė derė qė quhet Rejjan. Nė kėtė derė do tė thėrriten agjėruesit. Ai qė ėshtė prej agjėruesve do tė hyjė, e ai qė hyn nuk do ta kaplon etja asnjėher. (Tirmidhiu dhe Ibn Maxheja, sahih).
Poashtu tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
(( إن في الجنة باب يقال له الريان : يدخل منه الصائمون يوم القيامة ، لا يدخل منه أحد غيره ، يقال: أين الصائمون؟ فيقومون ، فيدخلون منه ، فإذا دخلوا ، أغلق فلم يدخل منه أحد ))
Nė xhennet ka njė derė qė quhet Rejjan. Nga kjo derė hynė agjėruesit nė Ditėn e Kijametit, e askush me ta nuk hynė. Do tė thuhet: ku janė agjėruesit? Ata do tė ngriten dhe do tė hynė nga kjo derė. E kur tė hyjnė do tė mbyllet dhe askush nuk do tė hyjė nga kjo derė. (Buhariu dhe Muslimi).
(( للصائمين باب في الجنة يقال له الريان ، لا يدخل فيه أحد غيره ، فإذا دخل أخرهم أغلق ، و من دخل شرب و من شرب لم يظمأ ابداً ))
Agjėruesit kanė njė derė nė xhennet, e cila quhet Rejjan. Nė kėtė derė nuk hyn askush pėrveē tyre. E kur tė hyjė agjėruesi i fundit, ajo mbyllet. Ai qė hynė nė kėtė derė ka pėr tė pirė, e ai qė pinė nė kėtė xhennet, nuk e kaplon etja asnjė herė. (Nesaiu, sahih).
(( في الجنة ثمانية أبواب ، فيها باب يسمى الريان لا يدخله غلا الصائمون ))
Xhenneti i ka tetė dyer. Nė te ka njė derė qė quhet Rejjan, nė kėtė derė nuk hyn askush tjetėr pėrveē agjėruesve. (Buhariu dhe Muslimi).
Mendo vėlla im
Emir Rejjan buron nga rejji qė domethėnė ngopje me ujė. Vet emėrtimi i derės tė tregon ngopjen me ujė, kurse shiu fillon me njė pikė shi. Veē pėrmendja e ujit nė shkretėtirė ta pakėson nevojėn pėr ujė, e most ė flasim se ēka ka mbrenda?!
Abdur-Rahman ibn Semure [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa njė ėndėr, ku mes tjerash ishte edhe kjo:
Pash njė njeri nga ummeti im i etur duke kėrkuar ujė, ēdo her qė i afrohej Haudit (pishinit) largohej prej tij, e ndėrkohė i erdhi agjėrimi i Ramazanit dhe i dha ujė e e ngopi me ujė. (Taberaniu).
Ngopja me ujė nė kėtė botė ėshtė etje, kurse ngopja e vėrtetė ėshtė nė ahiret, sepse sipas veprės vjen edhe shpėrblimi.
3- Era e keqe e agjėruesit.
((عن أبي هُرَيْرَةَ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ يَقُولُ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : قَالَ اللَّهُ : كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصِّيَامَ فَإِنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ وَالصِّيَامُ جُنَّةٌ وَإِذَا كَانَ يَوْمُ صَوْمِ أَحَدِكُمْ فَلَا يَرْفُثْ وَلَا يَصْخَبْ فَإِنْ سَابَّهُ أَحَدٌ أَوْ قَاتَلَهُ فَلْيَقُلْ إِنِّي امْرُؤٌ صَائِمٌ وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لَخُلُوفُ فَمِ الصَّائِمِ أَطْيَبُ عِنْدَ اللَّهِ مِنْ رِيحِ الْمِسْكِ لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ يَفْرَحُهُمَا إِذَا أَفْطَرَ فَرِحَ وَإِذَا لَقِيَ رَبَّهُ فَرِحَ بِصَوْمِهِ )).
Ēdo vepėr e birit tė Ademit i takon atij. Njė e mirė shpėrblehet sa dhjetė sosh dhe deri nė shtatėqind herė shumėfishohet shpėrblimi, e Zoti ka thėnė: Pėrpos agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė, pėr shkak se njeriu e braktisė ushqimin pėr Mua, e braktisė pijen pėr Mua, i braktisė tė kėndshmet pėr Mua, e braktisė gruan e tij pėr Mua. Era e keqe e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek All-llahu se aroma e miskut. Agjėruesi i ka dy gėzime: njėri gėzim kur tė hajė iftar dhe tjetri kur ta takojė Zotin e vet. (Buhariu dhe Muslimi).
E nė hadithin tjetėr tė cilin e tregon Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga Jahja ibn Zekerija [alejhis-selam]:
(( و آمركم بالصيام ، و مثل ذلك كمثل رجل معه صرة مسك في عصابة كلهم يجد ريح المسك و إن خلوف فم الصائم أطيب عند الله من ريح المسك )).
Ju urdhėroj qė tė agjėroni, sepse shembulli i atij qė agjėron ėshtė sikurse njeriu qė ka me vehte njė qese pėrplot me parfym Brenda njė grupi, ku secili e nuhat kėtė erė tė parfymit. Me tė vėrtetė era e keqe e agjėruesit ėshtė mė e mirė te All-llahu se sa era e parfymit. (Tirmidhiu dhe Ahmedi, sahih).
Mekhuli thotė: Banorėt e xhennetit do tė nuhasin njė erė shumė tė kėndshme dhe do tė thonė: Zoti ynė, nuk kemi nuhatur erė mė tė morė se kjo qė nga ēasti qė kemi hyrė nė xhennet. Do tu thuhet: kjo ėshtė era e gojės sė agjėruesve.
Ēdo gjė qė njerėzit zakonisht nė kėtė botė e konsiderojnė tė mangut, nėse ėshtė pėr hirė tė All-llahut dhe pėr ta kėnaqur Ate, atėherė ajo me tė vėrtetė ėshtė e plotė.
Era e keqe e agjėruesve ėshtė mė e mirė se era e parfymit mė tė mirė, lakuriqėsia e muhrimėve (atyreve qė i kanė veshur ihramet) qė e vizitojnė shtėpinė e All-llahut, ėshtė mė i mirė se rrobat mė tė bukura qė i kan veshur ndonjėher njerėzit, vajtimi i mėkatarėve nga frika prej All-llahut ėshtė mė i mirė se sa kėndimi i njerėzve me zė mė tė bukur, mposhtja para Madhėrisė sė All-llahut ėshtė forcė, pėrulja e tė frikėsuarve nga denimi i Tij ėshtė krenaria, zbulimi i dashurisė ndaj All-llahut ėshtė mė i mirė se sa mbulesa e saj, flijimi i jetės nė rrugė tė All-llahut ėshtė jetė, uria e agjėruesve pėr hirė tė Tij ėshtė ngopje, etja pėr tė arritur kėnaqėsinė e Tij ėshtė ngopje me ujė dhe lodhja e punėtorėve nė shėrbim tė All-llahut ėshtė rehati.
Era e mirė e agjėruesit te All-llahu ka kėtė domethėnie: pasiqė agjėrimi ėshtė secret mes robit dhe Zotit nė kėtė botė, All-llahu [subhanehu ve teala] e publikon nė ahiret para krejt krijesave, qė tė dallohen me kėtė agjėruesit, e tė njihen me agjėrimin e tyre nė mesin e njerėzve, si shpėrblim pėr fshehjen e tij nė dunja.
Pra, sipas veprės ėshtė edhe shpėrblimi.
Erė e keqe te hundėt e njerėzve, mirėpo e mirė te All-llahu
Era e agjėrimit mundet tė pėrhapet edhe nė dunja, para se tė shpėrndahet nė ahiret, edhe ate nė dy mėnyra:
Njė: Duke e ndier me shqisat e dukshme. Abdull-llah ibn Galib El-Hamedaniu, Ebu Kurejsh El-Abid, ishte njeri i dhėnė pas adhurimit, namazit dhe agjėrimit. Pasiqė vdiq nga varri i tij dilte erė e mirė e miskut. E panė nė ėndėr dhe e pyetėn pėr kėtė erė tė mirė qė dilte nga varri i tij, e ai tha: kjo ėshtė era e etjes dhe pagjumėsisė.
Dy: Atė qė e nuhasin shpirtėrat dhe zemrat, e kjo shkakton qė agjėruesit tė duhen dhe tė respektohen nga besimtarėt.
Pasiqė raportet e agjėruesve me Zotin e tyre janė secrete, All-llahu [subhanehu ve teala] ua zbuloi kėtė secret robėrve tė Vet dhe me kėtė ky raport u bė public. Ashtu qė ky publikim dhe zbulim ishte shpėrblimi i atij agjėrimi dhe sekreti. Secili njeri qė bėn ndonjė vepėr fshehurazi, All-llahu ia vesh veshmbathjen publikisht
Ai qė pėr hirė tė All-llahut nė dunja e le ushqimin, pijen dhe epshin njė kohė tė caktuar, All-llahu ia kompenzon me gjėra qė sharxhohen, me gra qė nuk plaken.
Hasan Basriu [rahimehull-llah]- thotė: Huria i thot mikut tė All-llahut, duke qenė i mbėshtetur me te pran lumit tė mjaltės dhe duke pirė me gotė nga ky lum: All-llahu tė ka parė nė ditėn e nxehtė dhe tė gjatė tė verės, ti nė atė nxehtėsi qėndroshe i etur dhe i raskapitur nga lodhja, e me ty ėshtė krenuar para melekėve duke u thėnė: shikoni robin Tim, ka lėnė gruan, epshin, kėnaqėsinė, ushqimin dhe pijen vetėm pėr Mua, duke shpresuar atė qė ėshtė te Unė. Dėshmoni se Unė ia kam falur. Qė atė ditė tė janė falur mėkatet dhe tė kemi martuar. (Letaiful-Mearif, fq. 167).
Kush agjėron nga epshi i tij nė dunja, e arrijnė nesėr nė ahiret, ai qė agjėron nga ēdo gjė tjetėr pėrveē All-llahut, feston ditėn kur do tė takohet me All-llahun
مَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ اللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ اللَّهِ لآتٍ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (5)
E kush shpreson takimin (shpėrblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do tė vijė pa tjetėr, e Ai ėshtė dėgjuesi i dijshmi. (El-Ankebut: 5).
Pasha All-llahun, shikoni se si vjen shpėrblimi sipas veprės
fotografi e qartė dhe e dukshme:
(( الصيام و القرآن يشفعان للعبد يوم القيامة ، يقول الصيام : أي رب إني منعته الطعام و الشهوات بالنهار ، فشفعني فيه ، يقول القرآن : رب منعته النوم بالليل ، فشفعني فيه ، فيشفعان )).
Agjėrimi dhe Kur'ani ndėrmjetėsojnė pėr robin nė ditėn e Kijametit. Agjėrimi thotė: O Zot, e kam penguar nga ushqimi dhe epshet gjat ditės, andaj mė bėn ndėrmjetėsues pėr te. Kur'ani do tė thotė: O Zot, e kam penguar nga gjumi gjatė natės, mė mundėso tė ndėrmjetėsoj pėr te, edhe ndėrmjetėsojnė. (Ahmedi dhe tė tjerėt, sahih).
I lumtė atij qėndron i uritur dhe i etur pėr ngopjen e ditės sė ngopjes sė Madhe
I lumtė atij qė i lė epshet e kėsaj jetė kalimtare pėr takimin e fshehur qė se ka parė
Marur nga: El-Xhezau min xhinsil-Ameli, 1/ 543- 548.
albislam.com
|