Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 29-01-2007, 00:41
Grafika e Sumeja
Ushtarja e Allahut
 
Data e Anėtarėsimit: 19-06-2005
Postimet: 2,094
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,103
Falėnderuar 3,375 herė nė 1,495 Postime
Rep Fuqia: 1101
Sumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond repute
Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve

Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve

Falėnderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], Zotit tė botėrave, ndėrsa paqa dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin tonė Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] familjen dhe shokėt e tij.
Muaji Muharrem ėshtė muaj i madh dhe i begatshėm, ėshtė edhe muaji i parė i vitit hėnorė (Hixhrij) dhe poashtu njėri prej muajve Hurum (tė ndaluar pėr luftė) pėr tė cilėt Allahu [subhanehu ve teala] ka thėnė:

“Tė Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo ėshtė fe e drejtė. Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata katėr muaj. Luftoni tė gjithė idhujtarėtpa dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim, e dine se Allahu ėshtė me ata qė ruhen (tė kėqiave).” [Et-tevbe, 36]

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Viti i ka dymėbdhjetė muaj prej tyre katėr tė shenjtė, tre tė njėpasnjėshėm Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem. Kurse muaji Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” (transmeton Buhariu 2958).
Muaji Muharrem ėshtė quajtur me kėtė emėr pėarsye tė qenies sė tij Muharrem (i ndaluar) dhe pėrforcimit pėr ndalimin e tij. Kėtė e argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotė: “Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj (nė ata katėr muaj)!” [Et-tevbe, 36]
Qė don tė thotė se nė kėta muaj mėkati ėshtė mė i madh se sa nė mujat tjerė, por natyrisht qė edhe shpėrblimi ėshtė mė i madh.
Thotė Katade pėr fjalėn e Allahut [subhanehu ve teala]: “Pra mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj)”: Mėkati nė kėta katėr muaj ėshtė barrė mė e madhe edhe pse padrėjetėsia dhe mėkati nė ēdo kohė janė tė mėdha. Mirėpo, Allahu [subhanehu ve teala] madhėron prej ēėshtjeve tė Tij ēfarė tė dojė. Gjithashtu thotė: “Allahu zgjedh nga krijesat ēfarė tė dojė”, ka zgjedhur prej melekėve dhe njerėzve tė Dėrguar, ka zgjedhur prej fjalėve pėrmendjen e Tij, ka zgjedhur prej tokės xhami, ka zgjedhur prej muajve muajin Ramazan dhe muajt Hurum, ka zgjedhur prej ditėve ditėn e xhuma, ka zgjedhur prej netėve natėn e madhe tė Kadrit. Andaj, madhėroje atė qė e ka madhėruar Allahu [subhanehu ve teala]. Prandaj e madhėrojnė atė qė e ka madhėruar Allahu tė zotėt e kujtesėsė dhe mendjes”. (Tefsiri i Ibėn Kethirit Allahu e mėshiroftė. Tefsiri i sures Et-tevbe ajeti 36).

Vlera e agjėrimit nafile nė muajin Muharrem

Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Agjėrimi mė i vlefshėm pas agjėrimit tė ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit Muharrem.” (tarnsmeton muslimi 1972).
Ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se nuk ka agjėruar asnjė muaj tė plotė pėrveē Ramazanit mirėpo nga hadithi kuptohet nxitja pėr shtimin e agjėrimit gjatė muajit Muharrem e jo tėrė muajin. Poashtu ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka shtuar agjėrimin nė muajin Sha’ban e ndoshta nuk ėshtė inspiruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr vlerėn e muajit Muharrem pėrveē nė fund tė jetės sė tij. (Sqarimi i Imam Neveviut Allahu e mėshiroftė nė Sahihu Muslim).
Allahu zgjedh ēfarė tė dojė prej vendit dhe kohės
Thotė El-Izz bin Abduss-selami Allahu e mėshiroftė: “Vlera e vendeve dhe kohėrave ėshtė nė dy mėnyra:
E para: vlerė e dunjasė, dhe
E Dyta: vlerė fetare qė Allahu [subhanehu ve teala] begaton robėrit e Tij me vlerėn e shpėrblimit tė punuesėve, si vlera e agjėrimit tė Ramazanit ėshtė mė e madhe se sa vlera e muajve tjerė. E kėshtu dita e Ashureve, vlera e tyre ėshtė kthyese nė bėmirėsinė e Allahut xh.sh. ndaj robėrve tė Tij. (Kavaidul Ahkam 1/38).

Ditėt e Ashurėve nė histori

Transmetohet nga Ibėn Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thėnė: “Erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė Medine dhe i pa Jehudėt tek agjėronin kėtė ditė (ditėn e ashureve). Tha: ē’ėshtė kjo? Thanė: kjo ėshtė ditė e mirė. Nė kėtė ditė i ka shpėtuar Allahu xh.sh. Beni Israilėt (popullin e Musės alejhi selam) nga armiku i tyre (Firaoni) dhe ka agjėruar Musau. Atėherė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Unė kam tė drejtė te Musa mė shumė se ju, e agjėroi kėtė ditė dhe urdhėroi pėr agjėrimin e kėsaj dite.” (transmeton Buhariu 1865).
Agjėrimi i ashureve ka qenė i njohur edhe nė kohėn e injorancės para dėrgimit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ėshtė vėrtetuar nga Aishja [radijallahu anhu] se ka thėnė: “Me tė vėrtetė populli injorant-paraislam e kanė agjėruar kėtė ditė.”
Thotė Kurtubiu: “Ndoshta Kurejshėt kanė pasur nė agjėrimin e tyre ligjin i cili ka kaluar si Ibrahimi alejhi selam."
Poashtu ėshtė vėrtetur se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka agjėruar kėtė ditė nė Mekke para emigrimin pėr nė Medine.
Kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] emigroi nė Medine i gjeti Jehudėt e kremtonin kėtė festė e i pyeti ata pėr shkakun e iu pėrgjigjėn nė hadithin e lartėpėrmendur, atėherė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhėroi pėr kundėrshtimin e tyre nė marrjen e kėsaj dite festė ashtu siē ka urdhėruar nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Musa [radijallahu anhu], i cili thotė: “Ka qenė dita e ashureve, tė cilėn e konsideronin Jehudėt festė, kurse nė transmtimin e Muslimit: “Ka qenė dita e ashureve e madhėruar ndėr Jehudėt dhe festė, nė njė transmetim tjetėr: “Kanė qenė populli i Hajberit (Jehudėt) e konsideronin kėtė ditė festė poashtu nė kėtė ditė i veshnin gratė bukur dhe i zbukuronin.”
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Agjėrone kėtė ditė ju!” (transmeton Buhariu).

Vlera e agjėrimit tė ashureve

Transmetohet nga Ibėn Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thėnė: “Nuk e kam parė Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė e ka agjėruar ndonjė ditė dhe e ka vlerėsuar ndaj tė tjerave pėrveē ditėn e ashureve dhe kėtė muaj (ka pėr qėllim muajin e Ramazanit).” (transmeton Buhariu 1867).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Unė konsideroj se agjėrimi i ashureve i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar.” (transmeton Muslimi 1976).
Kjo ėshtė nga vlera dhe bėmirėsia e Allahut [subhanehu ve teala] ndaj nesh, i Cili na ka dhėnė me njė ditė agjėrim shlyerjen e mėkateve tė njė viti tė plotė.

Ēka shlyen agjėrimi i ashureve?

Thotė Imam Neveviu Allahu e mėshiroftė:”I shlyen mėkatet e vogla dhe i falė ato pėrveē tė mėdhave. Pastaj thotė Allahu e mėshiroftė : Agjėrimi i ditės sė Arafatit i shlyen mėkatet e dy viteve, kurse dita e ashureve i shlyen mėkatet e njė viti e nėse pėrputhen tė thėnurit “amin” kur tė thojnė edhe melaqet “amin", i janė falur atij mėkatet e mėparshme. Tė gjitha kėto ditė qė i pėrmendėm janė tė mira nė shlyerjen e mėkateve. Pra, nėse gjejnė tė vogla i shlyejnė ato e nėse nuk gjejnė as mėkat tė vogėl e as tė madh i janė shkruar atij tė mira dhe janė ngritur shkallė (derexhe) pėr tė.

Muhamed El-Mundexhid
www.ankebut.com
__________________
U pyet Shabiu pėr njė ēėshtje dhe tha: “Nuk e zotėroj.” Shokėt e tij i thanė: “Tė turpėruam.” Ai tha: “Melekėt nuk u turpėruan kur thanė: ‘ ... Ne nuk dimė asgjė mė tepėr nga ē’na ke mėsuar Ti’ …" Bekare, 32.
Ka thėnė Ibn Mes'udi – kėnaqėsia e Allahut qoftė me tė!–: "O njerėz! Kush pyetet pėr dije dhe e di atė le ta thotė. Kush pyetet dhe nuk ka dije le tė thotė Allahu ėshtė i dijshėm, sepse pėr atė qė nuk e di, ėshtė prej dijes tė thuash: Allahu ėshtė i dijshėm".
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Fikhu i agjėrimit valeriana89 Agjėrimi 1 23-09-2008 01:48
“Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit? Isa Agjėrimi 0 11-10-2007 05:43
Agjerimi gjat diteve te muajit Muharrem Lamise Agjėrimi 0 27-01-2007 22:01
Kaptina e agjėrimit Keshille Agjėrimi 0 01-11-2005 20:01


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 23:38.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.