Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-11-2005, 00:29
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 21-08-2005
Postimet: 183
All-llahu tė shpėrbleftė: 49
Falėnderuar 110 herė nė 58 Postime
Rep Fuqia: 156
Muxhahidi is just really niceMuxhahidi is just really nice
Zekati i Fitrit (Sadakatul-Fitri)

Zekatul Fitri nė Ramazan ėshtė i emėrtuar ashtu ngase shkaku pėr te ėshtė “Fitri”-bajrami dhe lidhja me te ėshtė lidhje e gjėrės me shkakun e saj.

Argument pėr obligimin e tij ėshtė Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmaja.

Allahu thotė:

{قد أفلح من تزكى }

“ka shpėtuar ai qė e pastron”

thuan disa nga selefi se kėtu “tezekka” ka tė bėjė me nxerjen e zekatul-fitrit.

Poashtu hyn nė pėrgjithshmėrinė e ajetit:

{ وآتوا الزكاة } .

“dhe jepni zekatin”


nė sahihejn dhe nė tjerat:

" فرض رسول الله صلى الله عليه وسلم زكاة الفطر صاعاً من بر أو صاعاً من شعير ، على العبد والحر ، الذكر وألانثى ، والصغير والكبير من المسلمين " .

“Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bėrė farz sadakatul-fitrin njė sa’ (katėr grushta) gru ose njė sa’ shirija, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob

Dhe ėshtė terguar nga mė shumė se njė dijetar pėr ixhmanė e muslimanėve nė obligimin e nxjerjes sė tij.

Zekatul-fitri ėshtė vaxhib pėr ēdo musliman, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob nga hadithi qė e transmeton Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu] qė e pėrmendėm mė parė.

Poashtu ėn kėtė hadith ėshtė caktuar edhe sasia e caktuar pėr cdo person njė sa’ (katėr grushta) si dhe lloji nga ajo qė mė tepėr ushqehen njerėzit nė atė vend qoftė ajo gru, shirija, hurma, ullinj apo tjetėr.

Sikur qė na ka treguar edhe pėr kohėn e dhėnies sė tij Zekatul-fitri nxiret ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, ashtu qė koha mė e mirė pėr dhėnien fillon prej pas akshamit tė natės sė bajramit deri sa tė falet namazi i Bajramit mirėpo mundet tė jepet edhe para kėsaj dite (njė ose dy ditė), transmeton Buhariu rahimehullah se sahabet e kanė dhėnė edhe njė ditė ose dy ditė para dhe kjo ėshtė ixhma nga ata.

Dhėnia e Zekatul-fitrit ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, nėse i kalon ajo kohė atėherė obligohet ta japė ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit :

" ومن أداها قبل الصلاة ، فهي زكاة مقبولة ، ومن أداها بعد الصلاة ، فهي صدقة من الصدقات "

“Kush e jep ate para namazit ajo ėshtė sadaka e pranuar, dhe kush ejep pas namazit ajo ėshtė njė sadaka prej sadakave”


dhe ka bėrė mėkat me vonimin e dhėnies nga koha e caktuar ngase ka vepruar nė kundėrshtim me urdhėrin e Resulull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).

Muslimani e jep pėr vehte dhe pėr ata qė ai i furnizon nga gratė dhe farefisin si pasojė e pėrgjithshmėrisė sė fjalės sė Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):

: " أدوا الفطرة عمن تمولون " .

“jipne Fitrin pėr ata qė i mbani me pasuri”


Preferohet dhėnia pėr fėmijėn qė ėshtė nė bark pėr shkak se Othamni radijall-llahu anhu ka vepruar ashtu.

Nėse ai qė e ka obligim tjetėr kush dhėnien e fitrit pėr te e nxjerr nga ai qė e ka obligim kėte pa lejen e tij, ėshtė e lejuar, ngase kjo i ėshtė bėrė obligim i parė atij kurse tjetri ėshtė zėvendėsim dhe jo bazė. Nėse e jep njė person fitrat pėr dikend qė nuk e ka obligim dhėnien pėr te, lejohet nėse ėshtė me lejen e tij kurse pa leje prej vehte personit, nuk lejohet.

Pėr ate qė e ka obligim dhėnien e fitrave pėr tjetrin duhet dhėnė pėr vehte dhe pėr tjetrin nė vendin ku gjindet edhe nėse ai tjetri ėshtė nė vend tjetėr.


E pamė tė rrugės tė japim kėtu disa fjalė mbi llojin e asaj qė jipet pėr fitra nga Ibn Kajjimi rahimehullah i cili thotė:

“dhe kėto ishin ushqimi mė i shpeshtė nė Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi ėshtė tjetėr, atyre u takon tė japin njė sa’a nga ai ushqim. Dhe nėse ushqimi nuk ėshtė nga grurėrat sikur qumėshti, mishi dhe peshku; duhet tė japin fitart e tyre nga ushqimi qė kan nė ate vend cfarėdo lloji qoftė ai. Kjo ėshtė fjala e xhumhurit (shumica e dijetarėve) dhe ėshtė e drejtė qė nuk lėviz dot. Pra lejohet edhe dhėnia miell edhepse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i pėrket dhėnies sė ushqimit tė gatshėm ose bukės ajo edhepse mundet me qenė mė e dobishme pėr tė vobektit, nga shkaku i rėndėsisė dhe ngase nuk qėndron gjatė kohė, munden drithėrat tė jenė mė tė dobishme pėr ta ngase qėndrojnė mė gjatė”


Sa i pėrket dhėnies sė fitrave nė vlerėn e ushqimit, tė jipet tė holla nė vlerė tė asaj sasie; ėshtė veprim nė kundėrshtim me sunnetin dhe kjo nuk ėshtė e lejuar ngase nuk ėshtė pėrcjellur nga Resulullahu se ka dhėnė vlerėn pėr fitrin e as nga ndonjėri prej sahabeve (shokėve tė Pejgamberit).

Thot imam Ahmedi: “nuk jipet vlera”

I thuhet atij: disa njerėz thojnė: Omer ibn AbdulAzizi e ka marrė ate nė vlerė!

Tha: E lėjnė fjalėn e Resulullahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] anash dhe thojnė: ka thėnė filani, kurse ibn Omeri transmeton se “Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka obliguar…..” (hadithi i lartėpėrmendur)


SadakatulFitri duhet tė arrijė tek konsumuesi nė afatin e caktuar pėr dhėnien e tij, ose tek i autorizuari i cili ėshtė i caktuar pėr marje nė zėvendėim tė tij. Nėse nuk gjen tė autorizuar nė afatin e caktuar i obligohet dhėnia ndonjė personi tjetėr.


Kėtu gabojnė disa njerėz kur lėjnė Zekatin e fitrit tek persona tė cilat nuk janė tė autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.


Marrur nga: "Kitabul MelhasulFikhi”-1

Salih bin Fevzan Fevzani
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Agjėrimi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Zekati i Pasuris dhe Zekati i Fitrit lendi Video Ligjerata 0 13-05-2008 10:59
Zekati-pastrimi pasuris se besimtarit ebusumeja Zekati 0 08-03-2008 15:51
Zekati i Fitrit Muhammed AbdulMalik Zekati 2 05-10-2007 14:45
Zekati pėr paratė qe janė ndarė pėr blerjen e shtėpisė Lamise Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mėshiroftė) 0 09-05-2007 22:08
C`fare ėshtė Sadakatul Fiter, dhe kujt i jipet ? Etheristi Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 06-03-2006 13:05


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 23:54.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.