[CVlera e Ramazanit; shkaku i zmadhimit të mëkateve në Ramazan; definicioni i mëkatit.

Meseleja e parë: vlera e Ramazanit

Për vlerën e Ramazanit flasin shumë argumente të sherijatit. Prej tyre është edhe hadithit të cilin e transmeton Buhariu nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku thotë:


"يقول الله تعالى: كل عمل ابن آدم له إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزي به، والصيام جنة، فإذا كان يوم صوم أحدكم فلا يرفث ولا يصخب، فإن سابه أحد أو قاتله فليقل: إني صائم، إني صائم. والذي نفس محمد بيده، لخلوف فم الصائم أطيب عند الله من ريح المسك، للصائم فرحتان يفرحهما، إذا أفطر فرح بفطره، وإذا لقي ربه فرح بصومه".


"All-llahu ka thënë: çdo vepër e njeriut është për te përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej ate. Agjërimi është mburojë, andaj nëse dikush është agjërueshëm mos të flet fjalë të ndyta dhe mos të bërtet. Nëse e shan dikush le të thotë: unë agjëroj, unë agjëroj. Pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti i Muhammedit era e gojës së agjëruesit është më e këndshme se sa aroma e miskut. Agjërusi i ka dy gëzime: një kur ha iftarin dhe e dyta kur të takohet me Zotin e vet".

Në këtë hadith i kemi katër myzhde:

Një: agjërimi është për All-llahun dhe Ai veçanërisht shpërblen për te.

Pa dyshim se All-llahu është Ai që shpërblen për të gjitha adhurimet, mirëpo veçimi i agjërimit këtu tregon shtimin e shpërblimit që e jep All-llahu për këtë vepër.

Sufjan ibn Ujejne ka thënë:


(إذا كان يوم القيامة يحاسب الله عز وجل عبده، ويؤدي ما عليه من المظالم من سائر عمله، حتى لا يبقى إلا الصوم، فيتحمل الله ما بقي عليه من المظالم، ويدخل بالصوم الجنة) [الترغيب والترهيب 1/82].


"Në Ditën e Kijametit All-llahu do ta llogarit robin e Tij. Do ti lan të gjitha zullumet që ua ka bërë njerëzve me veprat e tija, e do ti mbetet vetëm agjërimi. Zullumet tjera do ti mer përsipër All-llahu tia lan, kurse me agjërimin ka me hy në xhennet".


Disa dijetarë tjerë kanë thënë: secila vepër shpërblimin e ka të kufizuar, kurse agjërimi e ka pa kufi. Argument për këtë është hadithi në sahihun e Muslimit:


"كل عمل ابن آدم له يضاعف، الحسنة بعشر أمثالها إلى سبعمائة ضعف، قال الله تعالى: إلا الصوم فإنه لي وأنا أجزي به" [انظر: صحيح الترغيب والترهيب 1/407، حاشية 5].


"Çdo vepër e njeriut i shumfishohet. Një e mirë në dhjetfish deri në shtatëqind fish. All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë: përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë shpërblej për te".


Dy: Agjërimi është mburojë, domethënë mburojë nga zjari i xhehenemit.


Transmeton Tirmidhiu se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


"والصوم جنة من النار" [صحيح الترغيب والترهيب 1/407]


"Agjërimi është mburojë nga zjari".


Pasiqë shejtani qarkulon në njeriun në kapilarët ku i qarkullon gjaku, e kur agjëron njeriu i ngushtohen kapilarët për shkak të qarkulimit të vogël të gjakut, e me këtë ia ngushtojmë kanalet shejtanit, andaj pakësohen vesveset. Nga ana tjetër n këtë muaj edhe prangosen djajt, andaj njerëzit jepen pas adhurimeve, e agjërimi bëhet mburojë.


Tre: Era e keqe e agjëruesit është më e këndshme se aroma e miskut.


Kjo pa dyshim se është keramet për agjëruesin.


Dijtarët kanë thënë:


All-llahu e shpërblen me aromë të mirë në ahiret, mu ashtu sikurse ndodh edhe me njeriun që plagoset në rrugë të Zotit. (shiko: "Feth'hul-Bari", 4/106).


Katër: agjëruesi gëzohet me agjërimin e vet dhe takimin me All-llahun.


Domethënë kur e takon dhe e shpërblen, kjo pa dyshim e gëzon.




Vlerat e agjërimit




Prej vlerave të agjërimit është:


1- Falja e mëkateve.


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


"من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا، غفر له ما تقدم من ذنبه، ومن صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه" [متفق عليه]


Domethënë duke i besuar urdhërave të All-llahut, me nijet të sinqertë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut.


Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


"وإذا كان أول ليلة من شهر رمضان صفدت الشياطين ومردة الجن، وغلقت أبواب النار، فلم يفتح منها باب، وفتحت أبواب الجنة، فلم يغلق منها باب، وينادي مناد: يا باغي الخير أقبل، ويا باغي الشر أقصر، ولله عتقاء من النار، وذلك في كل ليلة" [رواه الترمذي صحيح الترغيب 1/418].


Prej vlerave të Ramazanit është edhe prania e natës së Kadrit në këtë muaj, i cili është më i mirë se një mijë muaj, domethënë më i mirë se 83 vjet.


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


"إن هذا الشهر حضركم، وفيه ليلة خير من ألف شهر، من حرمها فقد حرم الخير كله، ولايحرم خيرها إلا محروم" [رواه ابن ماجة بسند حسن، صحيح الترغيب 1/418]


"Ju ka ardhur muaji, në të cilën ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj, ai që privohet nga e mira e saj është i privuar nga të gjitha të mirat, sepse vetëm i privuari privohet nga të mirat e saja". (Hasen, Ibn Maxhe).




Meseleja e dytë: shkaku i zmadhimit të mëkateve në Ramazan




Mëkatet në këtë muaj shumfishohen dhe zmadhohen.


Cili është shkaku?


Shkaku është zgjedhja dhe përdallimi i cili e shumfishon dhe zmadhon shpërblimin po edhe denimin, pa marë parasysh se kjo zgedhje ka të bëjë me vendin, kohën ose personin.


a) All-llahu e ka zgjedhur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe kjo zgjedhje ka qenë shkak për shumfishim të shpërblimeve të tija, fiton shpërblimin e atyreve që veprojnë sipas udhëzimeve të tij, duke mos iu pakësuar atyreve aspak shpërblimi, e me këtë është bërë njeriu me grada më të larta.


Gjithashtu All-llahu, subhanehu ve teala, e ka lajmëruar se edhe gabimet e tija i shumfishohen, edhe pse ai nuk gabon, mirëpo për sqarim fetar ndaj atyreve që janë të zgjedhur dhe të dalluar.


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:


وَإِنْ كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنْ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ لِتَفْتَرِي عَلَيْنَا غَيْرَهُ وَإِذاً لاتَّخَذُوكَ خَلِيلاً (73) وَلَوْلا أَنْ ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدْتَ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئاً قَلِيلاً (74) إِذاً لأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيراً (75)


"Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh". (El-Isra: 73- 75).


Domethënë denim dyfish në dynja dhe dyfish në ahiret.


Në këtë drejtim është edhe dedikimi që u është bërë nënave të besimtarëve, grave të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ مَنْ يَأْتِ مِنْكُنَّ بِفَاحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ يُضَاعَفْ لَهَا الْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيراً (30) وَمَنْ يَقْنُتْ مِنْكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ وَتَعْمَلْ صَالِحاً نُؤْتِهَا أَجْرَهَا مَرَّتَيْنِ وَأَعْتَدْنَا لَهَا رِزْقاً كَرِيماً (31)


"O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë. E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t'i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm". (El-Ahzab: 30- 31).


Pra, ato ia ka zgjedhur All-llahu, subhanehu ve teala, Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj kanë hise në dhunti, në besim, grada dhe jetesë në shtëpinë e Pejgamberit, në të cilat nuk kanë tjerat, andaj atyreve nuk u ka hije mëkati, ashtu sikurse u shumfishohet shpërblimi i veprave të tyre të mira.


b) I Njejti vendim vlen edhe për vendet e veçuara dhe të dalluara, siç është Mekeja, për shembull. Veprat që bëhen në meke janë më të mëdha se ato që bëhen jashta Mekës. Namazi që falet në Mesxhidul-Haram është sa njëqind mijë namaze që falen në xhamiat tjera, po edhe me mëkatin është e njejta gjë.


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاءً الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِي وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (25)


"S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët". (El-Haxhxh: 25).


c) Kjo dispozit vlen edhe për kohërat e veçuara dhe të dalluara, siç është muaji i Ramazanit, kurse argument i veçimit janë argumentet që tregojnë madhështinë e këtij muajit, sasia e madhe e shpërblimit, mëshira e All-llahut në ktë muaj, hapja e dyerve të xhennetit, mbyllja e dyerve të xhehenemit, prangosja e djajve, veçimi me natën e Kadrit. Pra, shpërblimet qenkan të shumfishuara. Nëse e kuptojmë se shpërblimet janë të shumfishuara, atëherë vërtetohet se edhe denimet shumfishohen, pasiqë treguam më herët se në raste të veçimit dhe dallimit shumfishohen edhe shpërblimet edhe denimet.


Pastaj kemi edhe argument decid që tregon se mëkati në Ramazan është shumë i madh, pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka parë disa njerëz të vjerur për kapilarët e tij, bark shkyer, duke rjedhur gjaku prej tyre, e ka pyetur: kush janë këta? U janë përgjigjur melekët: ata që kanë ngrënë para se ta përfundojnë agjërimin e tyre". (Ibn Huzejme, shiko: "Sahihu tergibi ve terhibi", 1/420).


Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njeriun që ka patur marëdhënie intime me gruan e tij gjatë ditës së Ramazanit i ka përcaktuar kefaretin më të rëndë, kefaretin e vrasjes dhe dhiharit: lirim të një robi, e nëse nuk gjen agjërim të dy muajve rradhazi, e nëse nuk mundet, atëherë të ushqejë gjashtëdhjet të ngratë.


Kefareti i madh vjen si rezultat i mëkatit të madh.


Kurse në këtë rast njeriu që ka marëdhënie me gruan e tij, të cilën e ka hallall, paska bërë gabim shumë të madh që duhet shpaguar me këtë kefaret kaq të madh, kjo tregon se mëkati që bëhet në Ramazan nuk është sikur mëkati që bëhet jashta Ramazanit.


Pastaj nëse ky mëkat qenka nëse njeriu nuk e respekton ndershmërinë e këtij muajit duke bërë marëdhënie me gruan e vet, e çka të themi për ata që bëjnë zina?!




Meseleja e tretë: definicioni i mëkatit.


Ka njerëz që aspak nuk i përfillin rregullat e sherijatit, andaj mëkatet i rangojnë në rangun e gjërave të lejuara, andaj duhet sqaruar se çka është mëkat sipas sherijatit.


Në arabisht fjala mëkat vjen në disa forma, kurse të gjitha e kanë një kuptim fetar, vjen si (المعصية), (الإثم), (الخطيئة), (السيئة), (السوء).


Të gjitha këto shprehje e shprehin realitetin e asaj që e bën njeriu kur i kundërshtohet urdhërave të All-llahut dhe të gjitha këto shprehje kanë ardhur në kontekstin e qortimit dhe kërcënimit.


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:


- وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135)


"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)". (Ali Imran: 135).


- وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَاراً خَالِداً فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُهِينٌ (14)


"Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë". (En-Nisa: 14).


- وَمَنْ يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْماً ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئاً فَقَدْ احْتَمَلَ بُهْتَاناً وَإِثْماً مُبِيناً (112)


"Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët". (En-Nisa: 112).


- بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (81)


"Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë". (El-Bekare: 81).


- إِنَّمَا التَّوْبَةُ عَلَى اللَّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السُّوءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِنْ قَرِيبٍ فَأُوْلَئِكَ يَتُوبُ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيماً حَكِيماً (17)


"Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti". (En-Nisa: 17).


Të gjitha këto forma ku përmendet mëkati e kanë një kuptim: kundërshtim i urdhërave të All-llahut, me moszbatim ose me veprim.


Kundërshtimi bëhet duke lërë ndonjë vaxhib, obligim ose duke bërë ndonjë haram, ndalesë, këtu nuk hyn lënia e ndonjë mendubi, ose veprimi i ndonjë mekruhi, sepse mendub është çdo vepër për të cilën shpërblehet ai që e bën, mirëpo nuk denohet nëse nuk e bën, kurse mekruhi është çdo vepër për të cilën nuk denohet nëse e bën dhe shpërblehet nëse e le. Andaj në këto dy kategori nuk hyn mëkati.


Kurse nëse lihet një obligim, ke bërë mëkat dhe nëse ke bërë një gjë të ndaluar, ke bërë mëkat.


Andaj kur thuhet filani ka bërë mëkat, nënkuptohet se filani ka lërë ndonjë obligim ose ka bërë ndonjë ndalesë.


I tërë ummetin janë të pajtuar se muslimanët duhet ti kryejnë obligimet dhe të largohen nga haramet.


Çdo gjë që ka urdhëruar All-llahu është obligim, siç është namazi, agjërimi, haxhi, zekati, bamirësia ndaj prindërve, vërtetësia, amaneti, mbulesa për gruan, përmbushja e premtimit, ruajtja e gjuhës, etj, kurse çdo gjë që ka ndaluar All-llahu është haram, siç është shirku, sihri, falli, kamata, zinaja, ryshveti, ngrënia e pasurisë së huaj, lakuriqësia e grave, mosrespektimi i prindërve, gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve, etj.


Obligimet janë të njohura edhe haramet janë të njohura, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


(الحلال بيّن، والحرام بيّن)


"Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë".


Andaj ska hapësirë për të ndryshuar gjërat, sepse All-llahu ka garantuar ruajtjen e fesë, Kur'anin dhe sherijatin, kur ka thënë:


إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ (9)


"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij". (El-Hixhr: 9).


Së funja dije se mëkat është ajo që ti e ndien se është mëkat, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


(والإثم ما حاك في صدرك، وكرهت أن يطلع عليه الناس)


"Mëkat është ajo që të ngacmon në gjoks, dhe nuk ke dëshirë ta shohin njerëzit tjerë".


Natyra e pastër dhe zemra e shëndosh e orientojnë njeriun drejt të vërtetës, sepse hallalli është i qartë, poashtu edhe harami është i qartë, e vërteta shndërrit, kurse e kota është e zbehtë.


Dr. Lutfullah Abdul-Adhim Hoxha

Përshtati: Bekir Halimi

OLOR="DarkOrchid"][/COLOR]