Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: A ka mundësi njeriu ta vrasë xhinin dhe si?

  1. #1
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    12,227
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,972 herë në 1,336 Postime
    Rep Fuqia
    4567

    A ka mundësi njeriu ta vrasë xhinin dhe si?

    A ka mundësi njeriu ta vrasë xhinin dhe si?

    El – Thulathah 14 Rabi el Euel 1433 / 07 02 2012

    Po, xhinët mund të shkatërrohen, ata janë krijesa sikurse njerëzit, kanë shpirt, ndjenja, janë të vetëdijshëm, sikurse njerëzit e kanë detyrë për ta ndjekur Kur'anin dhe Profetin, salAllahu alejhi ve selem. Dallimi në mes nesh dhe atyre është se, se ata janë të padukshëm për sytë tanë, kanë një shpejtësi të lartë të lëvizjes, kane forcë të madhe, dhe mundësinë e mbisundimit dhe shndërrimit në disa forma.

    Do të thotë, xhinët vdesin si njerëzit vetëm pse koha e jetës së tyre është më e gjatë se sa e njerëzve. Megjithatë, tek shërimi me Kuran, një gabim i madh i disa rukjexhive është ajo se menjëherë kalojnë në djegien ose vrasjen e xhinit, dhe kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha tek i sëmuri. Xhinët janë qenie si ne, me ta duhet në njëfarë mënyre për të biseduar, tua tërheqim vërejtjen, ti thërrasim në islam, të kërkojmë që vetë ta lënë trupin, dhe të ngjashme. Po ashtu, xhinët në mes vete vriten dhe dëmtohen, luftojnë në mes vete sikurse edhe ne njerëzit.

    Si vriten xhinët?

    Më mirë është të thuhet se xhinët digjen me lejen e Allahut. Pra, kur xhini i kalon të gjitha kufijtë, refuzon të bashkëpunoj, i kërcënohet të sëmurit dhe rukjexhis, dhe ende i shkakton të sëmurit dhimbje të rënda, atëherë mund të kaloni në djegien e xhinit. Së pari duhet të shikohet në çfarë feje është xhini, në qoftë se është musliman atëherë lexohen ajetet që thërrasin në pendim dhe ta lenë trupin sepse kjo që e bënë është mëkat, nëse jo, atëherë i jepet kohë brenda tri ditëve për ta lënë trupin. Në qoftë se nuk largohet, atëherë me qëllim të torturës dhe djegies lexohen ajetet në të cilat përmendet dënimi i Allahut, vdekja dhe zjarri, dhe xhini me ndihmën dhe lejen e Allahut digjet, edhe nëse është hebrenj, i krishterë, ateistë...

    Pra djegia e xhinëve, apo vrasja e tyre nuk bëhet me asnjë mjet, sepse ajo është e pamundur, por rukjexhia që bënë rukje sinqerisht kërkon me nijet (vendimin) nga All-llahu që ta djeg atë xhinë, duke lexuar ajetet ku përmendet dënimi, vdekja, zjarri, xhehenemi etj.

    Përktheu: -Robëresha e Allahut-

    Bota Islame

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •