Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Alkooli Dhe Duhani

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6483

    Alkooli Dhe Duhani

    Alkooli Dhe Duhani

    Alkool llogaritet qdo gjë që të dehë apo që ndikon tek mendja e njeriut qoftë shumë apo pak,ka thënë Pejgamberi alejhi selam:"Qdo dehëse është alkool,dhe qdo dehëse është haram"(transmeton imam Muslimi).
    Vërtetë pijet dehëse dhe drogat e ndryshme janë shkak i qrregullimeve të mëdha në aspëktin e dunjas, ne aspektin e moralit dhe të bashkësis njerëzore.
    Ndoshta disa njerëz mendojnë se pirja e alkoolit,duhanit dhe drogave të ndryshme është qështje e lehtë dhe e parrezikshme,porse realiteti tregon ndryshe nga se në gjithsecilën prej tyre ka sherr dhe rrezik për personin dhe shoqërinë,dhe këto pije janë mjete luftarake të shejtanit me të cilat hudhë mes njerzëve armiqsi dhe i largon ata nga të përmendurit e Allahut teala dhe nga namazi, mjafton që Allahu teala ka tërhequr vërejtjen dhe ka kërkuar nga ne që të largohemi nga to ku thotë:"Vërtetë shejtani dëshiron që të hudhë armiqsi dhe urrejtje mes jushë nëpmnjet alkoolit dhe bixhozit,dhe dëshiron të ju largoj nga të përmendurit e Allahut dhe namazi,pra a po i jepni fund(a po largoheni nga to)".(sure el-maide -91).
    Sheriati islam kujdeset për ruajtjen e njerzimit dhe largimit të së keqes , nga kjo Allahu teala e ndaloi alkoolin ku thotë:"O ju të cilët keni besuar vërtetë alkooli ,bixhozi, idhujt dhe falli janë vepra të ndyra të shejtanit ,largohuni prej tyre nëse doni të jeni të shpëtuar."(el-Maide-90).
    Kurse dënimin për atë që pin alkool e kemi mësuar nga fjala e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:"Kush pin alkool rrihne e nëse i kthehet prap për të katërten herë mbyteni"(transmeton imam Tirmidhiu).
    Rrahja për pirësin e alkoolit është e dobishme dhe i sjellë atij të mira në fenë e tij dhe dunjan e tij, ngase njeriu kur e din dënimin largohet nga veprimi i krimit , kurse ai që është i sigurtë se nuk dënohet bënë mëkate dhe krime të ndryshme.
    Pijet dehëse dhe drogat e ndryshme e humbin mendjen e njeriut , i është thënë një të dituri pse nuk pin alkool? Është përgjigjur:Kam vërejtur se ajo ta humbë mendjen komplet,dhe nuk kam ndëgjuar se diqka që shkon komplet dhe kthehet komplet.
    Prej dëmëve të alkoolit dhe drogave të ndryshme është edhe ajo se shumica e krimeve që ndodhin vinë nga pirësit e alkoolit dhe të drogave.
    Allahu teala e ka ndaluar alkoolin dhe Pejgamberi alejhi selam e sqaroi dënimin, thotë Pejgamberi alejhi selam:"Qdo pije dehëse është haram,kurse Allahu teala ka premtuar për ata që pinë alkool se në ahiret do ti dënon që ti pinë djerset dhe qelbin që del nga banorët e Xhehennemit"(transmeton imam Buhariu).
    Ka thënë Ibni Kudame r.a:Kanë koncenzus umeti se pirja e alkoolit është haram, kurse Pejgamberi alejhi selam na ka lajmëruar se alkooli dhe imani nuk bashkohen në zemrën e muslimanit,ku thotë:"…dhe nuk pin alkool e në momentine pirjes të jetë musliman"(transmeton imam Buhariu).
    Me ndalesen e pirjes së alkoolit ndalohet edhe prodhimi I tij,tregtia me të,shërbimi i tij të tjerëve dhënja hedije etj, ngase të gjithë këta I ka mallkuar Pejgamberi alejhi selam.
    Prej fatkeqsive që I ka goditur njerzimin është edhe pirja e duhanit , ngase sipas statistikave mjeksore rezulton se nuk ka pirës të duhanit që është i shëndosh,plotësisht,vetëm kjo të ishte mjafton për argument se pirja e duhanit është sherr dhe zullum.
    Vërtetë në pirjen e duhanit ka dëm dhe rrezik të madhë, kështu janë shprehur edhe njerëzit kompetent nga mjeksia , prej tyre është edhe ajo se duhani është shkaku kryesorë për smundje të rrezikshme të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë me vdekje, prej tyre:
    kanceri në mushkri,
    probemet me frymëmarrje,
    bllokimet të damarëve të zemrës,
    shkak për infrakt e të tjera të shumta.
    Pas gjithë kësaj është për tu habitur se si nuk mundë ta braktisin duhanin duhanpirësit, a mos është ai ndonjë ushqim i shishëm,apo ka vitamina dhe të nxitë për ngrënjen e ushqimit,apo nuk mundë të largohen nga ai ngase era e tij është më e mirë se era e parfumit,apo është i shëndetshëm dhe i jep fuqi të dobëtit,apo në pirjen e tij ka përfitime materiale,apo tymi i tij u bënë dobi fëmive afër ,apo i sëmuri pas pirjes së tij shërohet !!!
    Pra mbështetu në Allahu teala dhe provoje fuqinë e imanit tëndë dhe vendos të largohesh nga pirja e duhanit,mos u shoqëro me duhangjinjët,në vendë të cigarës mbaje ne gojë misvakun ngase në te ka dobi të shumta ,e kush e le një mëkat për hirë të Allahut teala Allahu e angzhon me diqka të mirë në këtë dunja.

    E lusim Allahun teala që të i largon muslimanët nga këto pije të ndyra të ua bënë ato të urrejtura e të I nxit në punë të mira. AMIN

    Përmblodhi:Zekerija Qazimi
    Shoqata Realiteti
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Alkooli medicinal
    By Muhlis in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2010, 19:01
  2. Hajet e nxehta, alkooli & duhani shkaktojnë kancer në fyt
    By Muslimin in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2010, 17:03
  3. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2010, 12:25
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 12:28
  5. Alkooli
    By Mesudi in forum Fikh
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 16:13

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •