-
Bazat e mosbesimit
Bazat e mosbesimit
Ibnul- Kajjim el-Xheuzijje thotë:
Ekzistojnë katër baza të mosbesimit: mendjemadhësia, zilia, zemërimi dhe epshi.
Mendjemadhësia pengon njeriun që të nënshtrohet, zilia e ndalon të marë këshilla dhe të japë të tjerëve, zemërimi e ndalon të bëhet i drejtë dhe epshi nuk e lejon ti përkushtohet adhurimit.
Kur e prish bazën e mendjemadhësis i bëhet më e lehtë që të nënështrohet, kur e prish bazën e zilis i bëhet e lehtë dhënja dhe pranimi i këshillave, kur e prish bazën e zemërimit i bëhet e lehtë të jetë i drejtë dhe i përulur, kurse kur e prish bazën e epshit i bëhet e lehtë të jetë i durueshëm, të jetë i maturë dhe ti përkushtohet adhurimit.
Lëvizja e maleve nga vendet e tyre është më e lehtë sesa largimi i këtyre katër gjërave, sidomos nëse ato nguliten fortë sikur tipare dhe karaktere të qëndrueshme. Ai që posedon këto tipare kur nuk do të përqëndronë në një vepër të mirë, as që do ta pastrojë shpirtin e tij. Sa herë bënë një përpjekje që të mirret me veprat e mira, këto katër gjëra do të prishin përpjekjen e tij.
Të gjitha mangësit rrjedhin nga këto katër baza. Kur këto dominojnë në zemrën e njeriut, të vërtetën ia shfaqin si të pavërtetë, kurse të pavërtetën si të vërtetë, të mirën si të keqe, kurse të keqën si të mirë, duke ia afruarë dynjan dhe duke ia larguarë Ahiretin.
Nëse mendon për mosbesimin e pranishëm tek njerëzit, do të shohish se bazohet në këto katër gjëra dhe se popujt e mëparshëm janë dënuarë mu për këto gjëra. Ai që bazave të mosbesimit lejon qasje, ka hapur vetës derën e të gjitha të këqijave në këtë botë dhe botën tjetër. Dhe kush ua mbyllë derën, ka mbrojtur veten nga të gjitha të këqijat të cilat e ndalojnë në nënshtrim, sinqeritet, pendim, kthimin te Allahu, pranimin e të vërtetës, këshillimin e muslimanëve dhe përuljes dhe modestis para Allahut dhe krijjesave të Tij.
Këto katër gjëra janë të bazuara në faktin që robi nuk njeh Sunduesin e tij, por edhe asaj se robi nuk njeh veten e tij, po sikur ta njeh Sunduesin dhe emrat e Tij të përsosura dhe cilësitë madhështore dhe të njeh mangësit dhe dobësit e veta, kurr nuk do të jetë mendjemadhë as që do të zemërohet e as që do ti ket dikujtë zili sepse zilia në bazë është një formë e kundështimit ndaj Allahut.
Përktheu: ebu Orhan
-
Autorizimet e Postimit
- Ju nuk mund të postoni tema të reja
- Ju nuk mund të postoni përgjigje
- Ju nuk mund të postoni shtojca
- Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
-
Rregullat e Forumit
Bookmarks