Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Bazat e Teuhidit dhe Akides

  1. #1
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    12,227
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,972 herë në 1,336 Postime
    Rep Fuqia
    4567

    Bazat e Teuhidit dhe Akides

    Bazat e Teuhidit dhe Akides

    Thotë Shejhu i shquar AbdurRahman bin Hasan, rrahimeullah: ''Ekziston konsensus në mesin e ulemave të mëparshëm dhe të gjeneratave të para, duke filluar nga as-habët dhe tabiinët, imamët dhe të gjithë dijetarët e ehlis-sunnetit që një njeri nuk mund të jetë musliman përveç me largimin nga shirku i madh, heqjes dorë nga ai dhe nga ata që e veprojnë atë, urrejtjes ndaj tyre, armiqësisë ndaj tyre sipas mundësisë dhe me ihlas (sinqeritet) të veprave vetëm për All-llahun.'' (Ed-Durerus-Senijje, 8/338, dhe Fetuat e ulemave të Nexhdit, 1/435)

    Dijetari i madh i shekullit të katërt, Ebu el-Husejn el-Malti rahimeullah, thotë: "Muatezilët e Bagdadit dhe Basres, dhe gjithashtu nga të gjitha drejtimet e ehlul-Kibles janë dakord se ai që dyshon në kufrin e kafirave është kafir, sepse ai që dyshon në kufër nuk ka Iman, sepse nuk di të bëj dallim në mes të imanit dhe kufrit. Kështu, nuk ka divergjenca të ummetit, qoftë te mu'atezilët ose të tjerët, se kushdo që dyshon në kufrin e kafirit është kafir. Por, mu'atezilët e Bagdadit kanë shtuar diçka për këtë gjë që nuk e kanë bërë mu'atezilët e Basrës, ajo është, ata që dyshojnë në atë që dyshon, në atë që dyshon ... e deri në pafundësi, të gjithë janë kafira dhe arsyeja për kufrin e tyre është e njëjtë si te ai i pari ... " (Et-Tanbih wer-Radd, 40 41)

    Thotë shejh Hamed bin Atiq ', rrahimehullah: "Mendo, All-llahu të udhëzoftë, mbi fjalët të Plotfuqishmit në suret mekkase si: "Thuaj: O, ju pabesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni ... ", deri në fund të sures. E pra, a të ka ardhur në zemër që Allahu e urdhëroi që tu drejtohet atyre që ata janë kufar dhe tregoni atyre se ai nuk adhuron atë çka ata adhurojnë, ajo është se është i pastër dhe i distancuar nga feja i tyre, dhe ti lajmëroj ata se nuk e adhurojnë atë çfarë ai adhuron. Kjo është se ata nuk kanë asgjë të bëjnë me Teuhidin. Prandaj, edhe përfundoi me fjalët e Tij: "Ju keni fenë tuaj, ne kemi fenë tonë. Kjo përfshin distancimin e tij nga feja e tyre dhe berā'at - heqje dorë nga feja e tyre." (Ed-Durerus-Senijje, 9/256-259)

    Thotë shejh Hamed bin Atiq ', rahimehullah: "Me të vërtetë ka diçka të madhe në ajetin: "Ne heqim dorë nga ju dhe çfarë ju adhuroni pos All-llahut ". All-llahu i ka dhënë përparësi heqjes dorë nga mushrikët mbi heqje dorë nga idhujt e tyre, sepse më parësore është e para se e dyta. Sepse është e mundur që njeriu të heqë dorë nga idhujt, por jo edhe nga ata që adhurojnë ata, dhe i tilli nuk ka përmbushur detyrimin e tij. Mirëpo, nëse dikush heq dorë nga mushrikët, një i tillë automatikisht-direkt hoqi dorë edhe nga idhujt e tyre që adhurohen. Siç thuhet në ajetin: "Unë heq dorë nga ju dhe asaj çfarë luteni pos Allahut" (Surja Merjem, 48). All-llahu i dha përparësi heqjes dorë nga mushrikët para idhujve të tyre. Gjithashtu në ajetin: "Dhe kur hoqi dorë nga ata dhe ajo që ata adhurojnë pos Allahut" (Surja Merjem, 49). Gjithashtu në ajetin i cili thotë: "Dhe kur ju hiqni dorë nga ata dhe asaj çka adhurojnë ata ..." (Sure el-Kehf, 16).

    Duhet të kesh kujdes nga kjo, sepse kjo hap derën për mohimin e armiqve të All-llahut, sepse sa janë prej atyre që edhe pse nuk bëjnë shirk, nuk heqin dorë nga mushrikët! Për këtë shkak i tilli nuk është musliman, sepse e ka lënë Fenë e të gjithë Profetëve të Allahut. " (Mexhmu et-Teuhid, 175-176.)

    Është pyetur shejh Abdullah bin Abdulatif, rrahimeullah: ''... në lidhje me atë që nuk tekfiron shtetin (dmth, shtetin turk), dhe ai që nxitë kundër muslimanëve, zgjedh vilajetin (pushtetin-mbrojtjen) e tyre edhe pse xhihadi me ta është detyrim. Dhe mbi tjetrin, që nuk mendon kështu, por që shteti dhe ata që nxisin janë dhunues dhe që nuk është e lejuar nga ata, përveç asaj që është e lejuar nga dhunuesit, dhe se preja e luftës që merret nga beduinët është haram?''

    Kështu u përgjigj ai: ''Kush nuk di për kufër të shtetit dhe nuk bën dallim mes tyre dhe dhunuesve në mes muslimanëve – nuk ka mësuar kuptimin e 'La ilahe illAllāh. Nëse, për më tepër, beson se është shtet musliman – e ajo është më e rëndë dhe më e madhe. Dhe kjo është të dyshuarit në kufrin të atij që dështoi me Allahun dhe i bëri shirk Atij. Kurse nëse nxitë dhe ndihmon kundër muslimanëve në çfarëdo lloji të ndihmës – atëherë ajo është riddet (dalje nga feja) i qartë.'' (Fetuat e ulemave të Nexhdit, 3/64)

    Thotë shejh Abdullatif ibn AbdurRahman, rahimehullah: "Kushti më i madh i namazit dhe imamatit është Islami, njohja e Islamit dhe praktikimi i saj. Kushdo që tekfiron mushrikët, i urren ata, i tilli adhuron vetëm Allahun dhe nuk i bënë shirk Atij. I tilli është Imami më i mirë, dhe i cili meriton më së tepërmi të jetë Imam, për shkak se tekfiri i vepruesit të shirkut të madh dhe ta'atilit (mohimi i Emrave dhe Cilësive), është detyrimi më i madh i kufrit në tagut.” (Ed-Durerus-Senijje, 12/264)

    Shejh Muhamed b. AbdulVehhab thotë: "Domethënia e mosbesimit në tagut, nënkupton heqjen dorë nga gjithçka që adhurohet, pos All-llahut, qofshin prej xhinëve, njerëzve, pemëve, gurëve etj. Të dëshmosh për këtë se është kufr, devijim, ta urresh atë po edhe nëse është babai apo vëllau yt. Ndërsa kushdo që thotë, “Unë nuk adhuroj askënd pos All-llahut, por unë nuk do ti kundërshtojë njerëzit e dalluar (es-sadeh) e as ndërtesat mbi vare (tyrbet)”, dhe të ngjashme me këtë, ky njeri mohon 'La ilahe illAllah', dhe ai nuk ka mohuar (bërë kufr) në tagut." (Mexhmuatu resail vel mesail nexhdijje, 4/33-34)

    Shejh Muhamed b. AbdulVehhab thotë: "Pashë All-llahun, o vëllezër mbahuni në bazat e besimit tuaj, prej fillimit të saj deri në fund, bishtit dhe kokës, dhe kjo është e shehadetit "La ilahe illAllah '. Njihuni me domethënien e saj. Duani ata që i takojnë asaj, konsideroni ata si vëllezër tuaj edhe nëse janë larg nga ju. Tagutat shpallini pabesimtarë, urreni ata që i duan ata, ose diskutojnë për ta. Apo ata që nuk duan ti shpallin pabesimatarë. Apo që thonë: "All-llahu nuk më ka obliguar që të merrem me ata". Ai i ka shpallur Allahut gënjeshtër dhe trillim. Në të kundërtën, All-llahu e ka obliguar që të merret me ata, e urdhëroi atë në mosbesim në ata, distancim nga ata, po edhe nëse ata janë vëllezërit ose fëmijët e tij. Pashë All-llahun, mbajuni bazave të besimit tuaj ashtu që të takoheni me Sunduesin e juaj duke mos i përshkruar asgjë nga shirku. All-llahu ynë na bëjë të vdesim me muslimanët dhe na bashko me të mirët." (Ed-Durerus-Senijje, 2/119-120)

    Gjithashtu ka thënë Ibn Kethiri, rahimehullah: "All-llahu i Lartmadhërurar qorton ata të cilët janë larguar nga hukmi (gjykimi) i Allahut, i cili përfshin çdo gjë që është e mirë dhe ndalon çdo gjë që është e keqe, dhe të cilët shkuan me shtimin e mendimeve të tjera, dhe epsheve, dhe terminologjive që janë të prodhuara nga njerëzit, të cilat nuk kanë bazë në sheriatin e All-llahut. Sikur që janë njerëzit nga injoranca para-islamike (xhahilijetit), të cilët gjykuan me ide të gabuara dhe injorante, të cilat u udhëhoqën sipas supozimeve dhe pasioneve të tyre. Në mënyrë të ngjashme Tatarët gjykuan në përputhje me politikat e orientuara mbretërore që janë marrë nga mbreti i tyre Xhingis Kani, i cili për ata shpiku el-Jāsikun, që është emri i librit i përbërë nga rregullat të cilat ai i mori nga disa ligje të hebrenjve dhe të krishterëve dhe miletit Islam (fesë Islame), si dhe ligjeve tjera pos tyre.

    Gjithashtu në te (Jasik) ishin edhe disa rregullore me të cilat ai i shpifi nga epshi dhe dëshira e tij, kështu që ajo u bë ligj në mesin e pasuesve të tij, që ata e vënduan para hukmit (gjykimit) të Allahut dhe sunnetit të Dërguarit të Tij, sallallahu alejhi ve selem. Prandaj, kushdo që vepron kështu, atëherë ai është pabesimtar ndaj të cilit është vaxhib (e detyrueshme) për të luftuar deri në rikthimin e hukmit të Allāhut dhe të Dërguarin e Tij, kështu që ai mos të gjykoj me tjetër pos saj, qofshin ato gjëra të mëdha apo të vogla.

    I Lartësuari ka thënë: ''A thua vallë kërkojnë ata gjykimin e injorancës?” , “E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për popullin që në mënyrë të vendosur besojnë?'' (El-Maide, 50). Me fjalë të tjera, kush është më i drejtë se All-llahu në Sundimin (hukmin) e Tij, për atë që e kupton se Allahu është më i Urti nga gjyqtarët dhe më i Mëshirshëm për krijesat e Tij se sa një nënë për fëmiun e saj. Vërtet All-llahu i Plotfuqishëm është njohës i çdo gjëje, i fuqishëm për çdo gjë, i drejt mbi çdo gjë.” (Tefsir Ibn Kethīr, vol. 2, f. 67).

    Dijetarët Xhemalud-Din el-Kasim, Sulejman ibn Abdullah dhe Abdulatif ibn AbdurRahman, Allahu i mëshiroftë, lëshuan fetuan mbi braktisjen e fesë dhe thanë: ''Nuk ka dyshim se çdo person i cili kërkon vendimin e dikujt apo diçka tjetër, pos vendimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, ka bërë kufër në Allahun, azze ue xhel, dhe ka besuar në tagut.'' (Kitabu hukmul-murted)

    Përktheu nga boshnjakishtja: Ebu ORHAN

    Përgatiti: Teuhid.NET

    Teuhid

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •