Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 17-06-2008, 03:13
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 11-06-2008
Postimet: 22
All-llahu tė shpėrbleftė: 8
Falėnderuar 46 herė nė 19 Postime
Rep Fuqia: 23
Uthman do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Besimi nė Ditėn e Ringjalljes dhe pėrgaditja pėr atė ditė

Besimi nė Ditėn e Ringjalljes dhe pėrgaditja pėr atė ditė

Lexues tė ndershėm, nė kėtė temė do tė lexoni argumentet pėr Ditėn e Ringjalljes dhe si duhet tė pėrgaditet njeriu pėr kėtė ditė tė vėshtirė.

Besimi nė Ditėn e Ringjalljes i pėrfshin dy gjėra:

1. Shkatėrrimin e gjithė kėtij universi, dhe

2. Fillimin e botės tjetėr

Dita e Kijametit patjetėr do tė vijė dhe secili njeri do tė shpėrblehet pėr atė se ēka ka pėrgaditur nė jetėn e kėsaj bote. Pėr kėtė arsye duhet tė besosh se Dita e Kijametit do tė vijė dhe se All-llahu do t'i rinjgjallė tė gjitha krijesat. Dhe tė gjitha krijesat do tė tubohen nė njė vend, dhe se do tė vendosen peshoret e drejta dhe secili njeri do tė shpėrblehet pėr atė se ē’ka ka punuar nė jetėn e kėsaj bote. Tė gjitha kėto duhet t’i besosh se do tė ndodhin nė Ditėn e Ringjalljes.

Thotė All-llahu nė Kur’an:

Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) tė ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, Ditės sė Gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve .” [El-Bekare, 177]

Pastaj thotė All-llahu nė njė ajet tjetėr Kur`anor:

E kur tė fryhet nė surė njė e fryme. Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t'i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur. Nė atė kohė ndodh e vėrteta (kijameti). E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i raskapitur. Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd. Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji.” [El-Hakka, 13-18]

Kėtė (e themi pėr ta ditur) se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti dhe se Ai ringjallė tė vdekurit dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do tė vijė patjetėr dhe se All- llahu me siguri do t'i ngjallė ata tė varrezave (tė vdekurit).” [El –Haxh, 6-7]

Pastaj vazhdon All-llahu dhe thotė:

Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr All-llahun ėshtė lehtė!" [Et-Tegabun, 7]

Thotė Hoxha i nderuar All-llahu e mėshiroftė: Obligohet secili njeri, pasiqė nuk e din se kur do ti vij vdekja, qė tė jetė i pėrgaditur dhe mos tė mashtrohet me rinin dhe shendetin e tij. Pėrarsye se mė sė paku qė vdesin janė tė moshuarit, ndėrsa mė sė shumti qė vdesin janė tė rinjėt. Ke kujdes e mos i bėj All-llahut gjynah sepse pėrfundimin e ke tė keq.

Thotė i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Shfrytėzoi pesė gjėra para se tė vijnė pesė tė tjera: Shfrytėzo jetėn para se tė vije vdekja, shfrytėzo shėndetin para se tė vije sėmundja, shfrytėzo kohėn e lirė para se tė vij koha kur do tė jeshė i zėnė, shfrytėzo rinin para pleqėris dhe shfrytėzo pasurinė para varfėrisė.”

Kurse Omeri, radijallahu anhu, thotė: Llogariteni vetvetn tuaj para se tė llogariteni dhe peshoni veprat tuaja para se t`u peshohen tė All-llahu dhe pėrgadituni pėr tė dalur para All-llahut, subhanehu ve teala. Pastaj e lexonte ajetin Kur`anor: “Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtė asnjė sekret juaji.” [El-Hakka, 18]

Pėr kėtė arsye obligohet secili musliman qė tė ndalet me veten e tijė nė kėtė botė dhe ta llogarisė secilėn vepėr, tė cilėn e ka vepruar dhe secilėn fjalė qė e ka thėnė. Sepse kush e llogarit vetėveten nė kėtė botė llogarin do ta ketė me tė letė ne botėn tjetėr.

Lexues tė nderuar, muslimani duhet ta llogarisė vetėveten e tij nė kėtė botė qoftė edhe ne shtratin e vdekjes.

Harun Err-Rreshidit, ai i cili ka qenė halifja i muslimanve dhe i cili iu thoshte reve: oj re, shkoni kah te shkoni, shiun do ta lėshoni nė tokat tona. Kur i erdhi vdekja kėtij prijėsi e shikonte qefinin e tij dhe thoshtė: “Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja.” [El-Hakka, 28-29]

Selefėt janė shėmbulli mė i mirė pėr neve se si tė pėrgaditemi pėr vdekjen. Selefėt nuk kanė lėnė derė prej dyerve tė hajrit veēse janė munduar qė tė hyjnė nė to dhe nuk kan lėnė derė prej dyerve tė sherrit, veēse janė munduar qė ta mbyllin atė derė e mos tė hyjnė nė tė dhe mos t’i lėnė edhe tė tjerėt tė hyjnė nė atė derė tė sherrit. E gjitha kjo ka qenė ngase e kanė zbatuar fjalen e All-llahut:

Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit. Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė (mėkat) tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetės sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre - e kushi i falė mėkatet pėrveē All-llahut? - dhe qė duke ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen). Shpėrblimi i tė tillėve ėshtė falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj e aty do rrijnė pėrgjithmonė. Sa i mirė ėshtė shpėrblimi i atyre qė punojnė.” [Ali Imran, 133-136]

Gjithashtu Selefėt janė frikėsuar nga All-llahu dhe kjo i ka bėrė qė tė jenė tė sinqertė me All-llahun. Ata thoshnin pėr sinqeritetin: “I sinqert ėshtė ai i cili i fsheh veprat e mira ashtu siē i fsheh veprat e kėqija.”

Gjithashtu janė frikėsuar kur e kanė lexuar ajetin Kur`anor: “Nė Ditėn e Gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės.” [El-Enbija, 48]

Dhe thotė All-llahu nė Kur`an: “O ju qė besuat, kinie parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kinie frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!” [El-Hasher, 18]

Ndėrsa kur e lexonin hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, qė thoshte: “Sikur ta dinit atė tė cilėn e di unė, do tė qesheshit pak e do tė qajshit shumė”.

Kur i kanė bėrė gjynah All-llahut, kanė shpejtuar me pendim duke i kėrkuar falje Atij pėr gjynahin qė e kanė bėrė.

Thotė All-llahu nė Kur’an: “Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.” [En-Nurė, 31]

Pastaj janė frikėsuar se mos nuk po e falėnderojnė Allahun sa duhet pėr tė mirat qė na i dhuroi Ai, subhanehu ve teala, sepse All-llahu thotė nė Kur`an:

Dhe ai ju dha gjith atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t'i numėroni tė mirat e All-llahut nuk do tė mundė tė arrini t'i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės.” [Ibrahim, 34]

Gjithashtu All-llahu thotė nė Kur`an: “Pastaj nė atė ditė do tė pyeteni pėr tė mirat (e dynjas)”. [Tekathur, 8]

Tė gjitha kėto qė i pėrmendem mė lartė i kanė bėrė Selefėt nga frika ndaj All-llahut dhe qė tė jenė tė pėrgaditur pėr botėn tjetėr, sepse e kanė ditur se kjo botė ėshtė kalimtare dhe do tė kalojė shpejt dhe do tė vije njė ditė kur tė gjithė do tė dalin para Allahut dhe do tė japin pėrgjėgjėsi pėr tė gjitha veprat qe i kanė bėrė nė jetėn e kėsaj bote.

E lusim Allahun qe tė dalim nga kjo dynja me fjalėn “La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah”.



Mahmud El-Misrij
Marrė nga libri: Er-Rrihletu ila Daril Ahireh
Pėrktheu: Lulzim Kabashi
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Si do tė dalin njerėzit nga varret e tyre nė Ditėn e Ringjalljes Muslimin Fetua nga Legjna 0 14-03-2007 13:06
Besimi tek shpalljet (librat) sunnih Akide 0 26-06-2006 23:45
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 05:02.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.