-
Besimi në kader (caktimin e Allahut) - hadithi -7- Akide
Besimi në kader (caktimin e Allahut) - hadithi -7- Akide
El – Hamis 16 Rabi el Euel 1433 / 09 02 2012
Secili prej jush formohet në barkun (mitrën) e nënës dyzet ditë si ‘nutfe’ (pikë), pastaj shndërrohet në ‘alaka’ (gjak i ngjizur), në një periudhë të afërt me të parën, pastaj transformohet në ‘mudga’ (copë mishi), në një periudhë të afërt me të parën. Pastaj Allahu dërgon një engjëll, i cili fryn në të shpirtin dhe urdhërohet të shkruaj katër gjëra: Riskun e tij, sa do të jetojë, punët që do ti kryejë dhe a do të jetë i lumtur apo i mjerë.
Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, dikush prej jush do të punojë prej punëve të njerëzve të Xhennetit, derisa të mbetet mes tij dhe Xhennetit vetëm një pëllëmbë, por pastaj ndodh ajo që është caktuar më parë në libër dhe ai punon prej punëve të banorëve të Zjarrit, ndaj dhe futet në të. Dikush tjetër do të punojë prej punëve të banorëve të Zjarrit, derisa të mbetet mes tij dhe Zjarrit vetëm një pëllëmbë, por pastaj ndodh ajo që është caktuar më parë në libër, dhe ai punon prej punëve të njerëzve të Xhennetit, ndaj dhe futet në të. Buhariu dhe Muslimi
1. Nutfe – pikë: Kjo është faza e parë, nëpër të cilën kalon embrioni në barkun e nënës, pas bashkimit të qelizës mashkullore, spermatozoidit dhe qelizës femërore, vezës. Kuptimi origjinal i fjalës ‘nutfe’ është ‘ujë i pastër’, ndërsa në hadith ka kuptimin ‘spermë’. Kjo fazë, ashtu siç thotë dhe Profeti [salAllahu alejhi ve selem] zgjat dyzet ditë.
2. Aleka – gjak i trashë i mpiksur: Kjo është faza e dytë, nëpër të cilën kalon embrioni në barkun e nënës. Edhe kjo fazë zgjat dyzet ditë, siç përmendet dhe në hadith.
3. Mudga – copë mishi në madhësinë e kafshatës: Kjo është faza e tretë, nëpër të cilën kalon embrioni në barkun e nënës. Kjo fazë është quajtur me këtë emër, pasi embrioni në këtë kohë ka madhësinë e një kafshate. Edhe kjo periudhë zgjat dyzet ditë.
Kuptimi i përgjithshëm i Hadithit:
Allahu dëshiroi që të kujdesët qysh prej fillimit të njeriut e deri tek fundi i tij, qysh në barkun e nënës kalon nëpër dhuntitë e Allahut dhe në kujdesin e Tij, njëherë Allahu e krijon si pikë uji pastaj në gjak të ngjizur pastaj prej gjakut të ngjizur deri në copë mishi kështu që kur plotësohet pamja e tij Allahu jep leje që ti jepet shpirti, në këtë periudhë ai ka kaluar katër muaj të plotë, pastaj vjen meleku me këtë qëllim: Me shkrimin e rrizkut të tij, exhelin (jetën se sa do të jetoj) dhe udhëtimin e tij se a do të jetë i lumtur apo i pikëlluar, ky shkrim nuk e përcakton udhëtimin e tij mirëpo e zbulon atë, sepse ajo që e shkruan meleku është dituria e Allahut që e din për atë njeri se çfarë do të vepron ai në jetën e tij.
Hadithi i shpjegon situatat nëpër të cilat njeriu kalon në jetën e tij, në momentin kur është duke kaluar në rrugën e drejtë dhe të vërtetë ai bëhet pishmanllëk dhe kthehet nga e vërteta për në rrugën e shkatërrimit dhe devijimit dhe vdes në këtë dhe anasjelltas disa të tjerë e kalojnë jetën e tyre në mëkate dhe gjëra të dëmshme mirëpo në çastet e fundit kthehet dhe pendohet sinqerisht dhe vdes në pendim dhe hynë në xhennet.
Dobitë e akides (besimit) nga hadithi:
1- Dituria e përsosur e Allahut, se Ai ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë.
2- Kujdesia e Allahut ndaj njeriut në të gjitha fazat e tij në të cilat ai kalon.
3- Shkrimi i diturisë së Allahut për njeriun në një libër të veçantë.
4- Se melaqet e kanë përgjegjësin (me lejen e Allahut) që të fryn shpirtin në bijtë e Ademit dhe ti shkruajnë veprat e tyre.
5- Kalimi i njeriut gjatë periudhave të jetës së tij në rrugë të mira dhe të këqija.
6- Marrja mësim në përfundimin me Iman dhe kufer.
7- Përgjegjësia e njeriut për veprat e tij.
8- Pendimi i shlyen mëkatet e kaluara.
9- Nëse njeriu vdes me kufer ia asgjëson (shkatërron) punët e tij të mira.
Përktheu: -Ebu Merjem-
Bota Islame
-
Autorizimet e Postimit
- Ju nuk mund të postoni tema të reja
- Ju nuk mund të postoni përgjigje
- Ju nuk mund të postoni shtojca
- Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
-
Rregullat e Forumit
Bookmarks