Besimi nė Librat e All-llahut [Subhanehu ve Teala]
Muslimani beson nė tė gjitha Librat tė cilat i ka shpallur All-llahu i Lartėsuar, si edhe nė Suhufet tė cilat ua ka dhėnė disave nga tė Dėrguarit e Tij. Ai beson se tė gjitha kėto janė Fjalė e All-llahut, e shpallur tė Dėrguarve tė Tij, pėrmes sė cilės ata do tė pėrcjellin Fenė dhe Ligjin e Tij. Ai, poashtu beson se, nga tė gjitha ato, mė tė rėndėsishmet janė katėr Libra: Kur“ani - i shpallur tė Dėguarit tonė, Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem), Teurati i shpallur tė Dėguarit tė All-llahut, Musės (Alejhi Selam), Zeburi i shpallur tė Dėrguarit tė All-llahut, Davudit (Alejhi Selam) dhe Inxhili i shpallur robit dhe tė Dėrguarit tė All-llahut, Isės (Alejhi Selam). Dhe pėrfundimisht, ai beson se, prej tė gjitha Librave tė pėrmendur, mė i rėndėsishmi dhe mė i zgjedhuri ėshtė Kur“ani, i cili ka zėvendėsuar tė gjitha Ligjet e hershme dhe i ka shfuqizuar rregulloret e tyre. E tėrė kjo, nė bazė tė argumenteve tradicionale dhe racionale, qė vijojnė:
ARGUMENTET TRADICIONALE
01. All-llahu i Lartėsuar urdhėroi qė tė besohet nė Librat e Tij, me fjalėt:
O ju qė keni besuar! Besoni All-llahun dhe tė Dėrguarin eTij (Muhammedin a.s.), dhe Librin eTij (Kur“anin) tė cilin Ai ia ka zbritur tė Dėrguarit tė Tij dhe Librat e Parė tė cilėt Ai ua zbriti atyre para tij.
[En Nisa“, 136]
02. Mbi to, i Lartėsuari flet me fjalėt:
All-llah! Askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Atij. I Pėrjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtėsi dhe Mbrojtėsi i gjithēkaje qė ekziston. Ėshtė Ai i Cili tė ka zbritur ty (O Muhammed a.s.) Librin (Kur“anin) me tė vėrtetėn, duke vėrtetuar ēfarė ka zbritur para tij. Dhe Ai i ka zbritur edhe Teuratin dhe Inxhilin kohė mė parė, si udhėheqje pėr njerėzimin. Dhe Ai zbriti edhe Kriterin (e gjykimit mes tė mirės dhe tė keqes-Kur“anin).
[Al Imran, 2-4]
Dhe Ne tė kemi dėrguar ty (O Muhammed a.s.) Librin (Kur“anin) me tė vėrtetėn duke vėrtetuar Librat e Parė qė patėn ardhur para tij dhe Mahajminun (i besueshėm nė shkallėn mė tė lartė dhe dėshmues) pėr ta (Librat e Parė).
[El Maideh, 48]
Dhe Davudit Ne ia dhamė Zeburin.“
[En Nisa“, 163]
Dhe sigurisht qė ky (Kur“ani) ėshtė Shpallje nga Zoti i Alemit (i Gjithėsisė, Zoti i njerėzve dhe xhinėve). Tė cilin Ruhu (Meleku Xhibril) i besueshėm e ka zbritur. Nė zemrėn tėnde (O Muhammed) qė tė mund tė jesh prej kėshilluesve. (I zbritur) nė gjuhėn e qartė arabe. Dhe me tė vėrtetė qė ai (Kur“ani dhe zbritja e tij Muhammedit a.s.) ėshtė njoftuar nė Librat e zbritur popujve tė mėparshėm (nė Teurat dhe Inxhil)."
[Esh Shuara 192-196]
Me tė vėrtetė qė kjo ėshtė edhe nė Shkrimet e Para. Nė Shkrimet e Ibrahimit dhe tė Musait (a.s.)
[El A“la, 18-19]
03. Mbi Librat e All-llahut na ka lajmėruar edhe Pejgamberi ynė, Muhammedi (Alejhi Selam) nė hadithet e tij tė shumta, nga tė cilat po i pėrmendim kėto:
Nga kjo botė e juaj, nė krahasim me atė qė ka kaluar prej saj, ka mbetur vetėm aq sa, prej ikindisė deri nė perėndimin e diellit. Pasuesve tė Teuratit u ėshtė dhėnė Teurati dhe kanė vepruar sipas tij deri nė drekė, pas sė cilės e kanė lėshuar dhe janė dobėsuar, dhe kėshtu u ėshtė dhėnė nė atė masė sa edhe e kishin merituar. Pastaj, pasuesve tė Inxhilit u ėshtė dhėnė Inxhili dhe kanė vepruar sipas tij deri sa ėshtė falur ikindia, pas sė cilės e kanė lėshuar dhe janė dobėsuar, dhe kėshtu u ėshtė dhėnė nė atė masė sa edhe e kishin merituar. Pastaj, juve u ėshtė dhėnė Kur“ani, dhe keni vepruar sipas tij deri sa ka perėnduar dielli, dhe u jipet dy herė mė shumė se sa meritoni. Idhtarėt e librit pyetėn:“ A tė mundohen mė pak se ne, ndėrsa tė shpėrblehen mė shumė? dhe All-llahu i pyeti “A u kam bėrė ndonje tė padrejtė nė drejtat e juaja?“-“Jo“- u pėrgjigjėn dhe Ai u tha:“Kjo ėshtė Mirėsia Ime, tė Cilėn ia jap atij qė Unė dua.“
[Buhariu]
Davudit (Alejhi Selam), aq shumė iu patė lehtėsuar mėsimi, sa qė urdhėronte t“i sillen kafshėt pėr kalėrium dhe mėsonte Teuratin dhe Zeburin para se tė shaloheshin ato. Ushqehej vetėm nga puna e duarve tė veta.
[Buhariu]
Vetėm dy personave mund t“iu keni lakmi: njeriut tė cilit All-llahu ia dha Kur“anin dhe e lexon natė e ditė...
[Buhariu]
Kam lėnė nė mesin e juaj atė, tė cilėn, nėse i pėrmbaheni nuk do tė lejojė qė pas meje tė devijoni: Librin e All-llahut dhe Sunnetin e tė Dėrguarit tė Tij.
[Hakimi dhe Maliku]
04. Miliona njerėz tė shkolluar, tė ditur dhe besimtarė nė mbarė botėn, nė tė gjitha kohėrat dhe hapsirat e ndryshme, besuan dhe besojnė fortė se All-llahu i Lartėsuar iu ka shpallur tė Dėrguarve tė Tij Librat e Tij dhe se ata kanė qenė krijesat mė tė zgjedhura tė Tij. Nė to, i Lartėsuari shpallte vetėm aq sa Ai donte, nga Cilėsitė, Fshehtėsitė, Ligjet, Feja, Premtimet dhe Kėrcėnimet e Veta.
ARGUMENTET RACIONALE
01. Dobėsia e njeriut dhe varėsia e tij nga Krijuesi, nė lidhje me mirėmbajtjen, si tė trupit tė vet, ashtu edhe tė shpirtit, parashtruan nevojėn ndaj librave me ligje dhe regullore tė definuara saktėsisht, tė cilat do t“i ndihmonin qė, nė pėrputhshmėri me to, tė mirėmbajė dhe zhvillojė marrėdhėniet me tė tjerėt dhe tė arrijė atė qė i nevojitet pėr jetė, si nė kėtė, ashtu edhe nė botėn e ardhme.
02. Duke pasur parasysh se tė Dėrguarit kanė qenė njė lidhje specifike ndėrmjet Allllahut- Krijuesit dhe krijesave tė Tij dhe se ata kanė jetuar dhe kanė vdekur sikur edhe tė tjerėt, po tė mos ishin librat, tė cilat pėrmbanin doktrinėn e tyre, kjo do tė shtrembėrohej dhe do tė humbte pas vdekjes sė tyre, me ē“rast njerėzit do tė mbeteshin edhe pa tė Dėrguar edhe pa lidhjen e pėrmendur, e kjo do tė thoshte humbjen e qėllimit thelbėsorė tė shpalljes dhe misionit tė Dėrguarve. Qė tė mos vijė deri te kjo, pa kurrėfarė dyshimi, ishte tejet e nevojshme shpallja e Librave tė Zotit.
03. Nė rast se, njė Dėrguar i Zotit, i cili thėrriste qė tė besohet All-llahu, nuk ka sjellė nga Zoti i tij Librin me udhėzim dhe ligj, bota do tė fillonte ta pėrgėnjeshtrojė dhe ta mohojė misionin e tij tė pejgamberisė. Edhe ky ishte njė nga arsyet e shpalljes sė Librave tė Zotit, ashtu qė edhe ato tė jenė argument pėr njerėzit.
Burimi: www.kurandhesunet.net