Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 18-03-2007, 03:30
Grafika e Kur“an dhe Sunnet
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 19-02-2005
Postimet: 117
All-llahu tė shpėrbleftė: 2
Falėnderuar 129 herė nė 44 Postime
Rep Fuqia: 173
Kur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud of
Besimi nė pejgamberinė e Muhammedit (Alejhi Salatu ve Selam)

Besimi nė pejgamberinė e Muhammedit (Alejhi Salatu ve Selam)

.. Mbi misionin pejgamberik tė Muhammedit (Alejhi Selam) kanė paralajmėruar edhe shpalljet e mėparshme tė All-llahut (Subhanehu ve Teala): Teurati dhe Inxhili...

Muslimani beson se pejgamberi, i cili nuk ka ditur as shkrim as lexim, Muhammed b. Abdullah b. Abdulmuttalib, nga dega Hashimite e fisit Kurejsh, pasardhės i drejtėpėrdrejtė i mikut tė All-llahut, Ibrahimit (Alejhi Selam), pėrmes tė birit tė tij Ismailit, ka qenė rob dhe i dėrguar i All-llahut, tė cilin Ai, ua dėrgoi tė gjithė njerėzve, pa marrė parasysh racėn apo prejardhjen. Muslimani, poashtu, beson se me pejgamberllėkun5 e tij, janė vulosur tė gjitha Shpalljet e tjera, se pas tij nuk do tė ketė mė tė dėrguar apo pejgamberė, beson se All-llahu e ka ndihmuar atė me muxhize6 , si edhe se, sikurse e ka dalluar atė ndaj pejgamberėve tė tjerė, ashtu edhe i ka dalluar pasuesit e tij ndaj popujve tė tjerė. Pėrkrah kėsaj qė pėrmendėm, muslimani beson se i Lartėsuari e ka obliguar atė qė ta dojė tė Dėrguarin e vet, t“i nėnshtrohet atij dhe t“a pasojė atė, dhe se nė krahasim me tė tjerėt, atij i ka dhuruar pozitėn mė tė lartė nė Xhennet (el-Vesile), lumin Keuther, pishinėn Havd dhe vendin e lavdėruar (el-mekamu-l-mahmud), dhe tė gjitha kėto, nė bazė tė argumenteve tradicionale dhe racionale, qė vijojnė:

ARGUMENTET TRADICIONALE

1. All-llahu i Lartėsuar dhe melekėt e Tij dėshmojnė se ia ka pėrēuar Shpalljen. I Lartėsuari, nė lidhje me kėtė, thotė:

“ ... Allahu dėshmon pėr atė qė t’u zbrit ty, atė ta zbriti sipas dijes sė Vet, edhe engjėjtė dėshmojnė, po mjaft ėshtė All-llahu dėshmues.”
En-Nisa“, 166

2. Nė lidhje me faktin se, Muhammedi (Alejhi Selam) i ėshtė dėrguar tėrė njerėzve dh se, misioni i tij ėshtė vule e tė gjitha shpalljeve dhe ėshtė obligim pėr njerėzit qė t“i nėnshtrohen dhe t“a duan atė, i Lartėsuari thotė:

“ O ju njerėz, juve u erdhi i dėrguari me tė vėrtetėn (fenė e drejtė) nga Zoti juaj, pra tė i besoni se ėshtė mė e dobishme pėr ju,...”
En Nisa“, 170

“ O ihtarė tė librit, ju erdhi i dėrguari i Jonė, ju sqaron (ēėshtjet e fesė) pas ndėrprerjes sė tė dėrguarve, nė mėnyrė qė tė mos thoni: “Neve nuk na erdhi as i dėrguar qė tė na pėrgėzojė, e as tė na tėrheqė vrejtjen “. Pra ja, ju erdhi pėrgėzuesi dhe kėrcenuesi. All-llahu ėshtė fuqiplotė pėr ēdo send.”
El Maideh, 19

“ Dhe Ne nuk tė kemi dėrguar ty (O Muhammed a.s.) veēse si pėrkujtim mėshire pėr gjithė Alemin (pėr njerėzit, pėr xhindet dhe pėr gjithė ē“ėshtė krijuar nė gjithėsi).”
El Enbija“, 107

“ Ai ėshtė i Cili ēoi mes analfabetėve njė tė Dėrguar (Muhammedin alejhi selam) nga vetė mesi i tyre duke u kėnduar atyre Vargjet e Tij, duke i pastruar ata dhe duke u mėsuar atyre Librin dhe Hikmatin. Dhe vėrtetė qė mė parė qenė nė humbje tė qartė.”
El Xhumuah, 2

“ Muhammedi (alejhi selam) ėshtė i Dėrguar i All-llahut...”
El Fet“h, 29

“ I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai i Cili zbriti Kriterin e sė Vėrtetės (Kur“anin) te robi i Tij, qė tė jetė kėshillues pėr tė gjithė Alemin (pėr njerėzit dhe xhindet).”
El Furkan, 1

“ Muhammedi (alejhi selam) nuk ėshtė babai i ndonjė burri prej jush, por Ai ėshtė i Dėrguari i All-llahut dhe i fundmi i (vula e) Pejgamberėve.”
El Ahzab, 40

“ Ora ėshtė afruar dhe hėna u ēa mė dysh.”
El Kamer, 1

“ Vėrtetė qė Ne tė kemi dhuruar ty (Muhammed a.s.) El-Keuther (lumė nė Xhennet).”
El Keuther, 1

“ Dhe me tė vėrtetė qė Zoti yt do tė tė japė ty (gjithė tė mirat) qė ti tė jesh mė se i kėnaqur.”
Ed Duha, 5

“ ...Mbase Zoty yt tė ngre ty nė Gradėn e Lartė tė premtuar tė lavdėrimit dhe shkėlqimit.”
El Isra, 79

“ O ju qė keni besuar! Bindjuni All-llahut dhe bindjuni tė Dėrguarit...”
An Nisa“, 59

“ Thuaju (O Muhammed a.s.): “Nė qoftė se baballarėt tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, gratė tuaja, tė afėrmit tuaj, pasuria qė ju keni fituar, tregtia tek e cila keni frikė humbjen dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kėnaqėsi, janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, (mė tė dashura) se pėrpjekja dhe lufta pėr Ēėshtjen e All-llahut, atėherė prisni derisa All-llahu tė sjellė Vendimin (dėnimin) e Tij...”
Teube, 24

“ Ju jeni njerėzit mė tė mirė tė tė gjitha kohėve tė njerėzimit...”
Al Imran, 110

“ Kėshtu pra, Ne ju kemi bėrė ju komb tė drejtė qė ju tė dėshmoni pėrmbi njerėzimin dhe i Dėrguari (Muhammedi a.s.) tė jetė dėshmues pėr ju...”
El Bekareh, 143

“ Thuaj (O Muhammed a.s.): “Nėse vėrtetė e doni All-llahun, atėherė mė ndiqni mua, All-llahu do t“ju dojė ju dhe do t“ju falė gjynahet tuaja...”
Al Imran, 31

3. Nė lidhje me misionin (pejgamberllėkun) e tij, si mision tė fundit ndaj njerėzimit, dhe domosdoshmėrin e nėnshtrimit ndaj tij, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), ndėr tjerash, ka thėnė:

“ Unė jam pejgamber. Unė nuk gėnjej. Unė jam pasardhės i Abdul-Muttalibit.” Buhariu dhe Muslimi

“ Unė kam qenė rob dhe i Dėrguar i fundit i All-llahut, nė kohėn kur Ademi ishte ende dhe.” Buhariu nė Tarih, Ahmedi dhe Ibn Hibbani

“ Shembulli im dhe i pejgamberėve para meje, ėshtė shembulli i njeriut i cili ka ndėrtuar shtėpinė dhe e ka rregulluar dhe pėrshtatur bukur, pėrveē njė vendi, ku mungon njė tullė, andaj njerėzit, duke e vizituar dhe duke u mahnitur me bukurinė e saj, e pyetnin:
“ Pse nuk e ke vendosur edhe kėtė tullė?”- Unė jam ajo tullė dhe unė jam Pejgamberi i fundit.” Muttefekun Alejhi

“ Pasha Atė, nė Dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti im, asnjė prej jush nuk do tė besojė derisa nuk tė jem mė i dashur pėr tė sesa fėmiu i tij, prindi i tij dhe tėrė njerėzimi.” Buhariu

“ Secili prej jush do tė hyjė nė Xhennet, pėrveē atij qė refuzon.- I Dėrguar i All-llahut, po kush do tė refuzojė?- kanė pyetur, dhe iu pėrgjigj: -Ai i cili mė bindet mua, do tė hyjė nė Xhennet, ndėrsa i cili nuk mė bindet mua, veēse e ka refuzuar atė.” Buhariu

“ Pejgamberllėku dhe lajmėrimet janė ndėrprerė. Pas meje nuk do tė ketė as pejgamberė e as lajmėrues.” Ahmedi dhe Tirmidhiu

“ Mua, nė krahasim me pejgamberėt e tjerė, mė janė dhėnė gjashtė gjėra: plotėkuptueshmėria e fjalės, jam ndihmuar me frikėn, mė ėshtė lejuar plaēka e luftės, toka mė ėshtė bėrė e pastėr dhe vend pėr tu falur, jam dėrguar tėrė njerėzimit dhe me mua ka pėrfunduar dėrgimi i pejgamberėve.” Muslimi dhe Tirmidhiu

“ Kush mė bindet mua, iu ka bindur All-llahut, kush nuk mė bindet mua, nuk iu ka bindur All-llahut. Kush i bindet emirit tim, mė ėshtė bindur edhe mua, ndėrsa kush nuk i bindet emirit tim, nuk mė ėshtė bindur mua.” Buhariu

“ U ėshtė ndaluar Xhennti tė gjithė pejgamberėve, derisa tė hyjė unė nė tė, dhe u ėshtė ndaluar tė gjithė pasuesve tė tjerė, derisa tė hyjnė pasuesit e mi.” Darekutni

“ Unė do t“u jem, pa u lavdėruar, nė Ditėn e Gjykimit, tė gjithė pejgamberėve imam, hatib dhe folės.” Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi

“ Nė Ditėn e Gjykimit, unė do tė jem pasardhėsi mė i zgjedhur i Ademit, do tė jem i pari tė cilit nė Ditėn e Gjykimit do t“i ēilet varri, i pari folės dhe i pari, tė cilit do t“i pranohet ndėrmjetėsimi.” Muslimi

4. Mbi misionin pejgamberik tė Muhammedit (Alejhi Selam) kanė paralajmėruar edhe shpalljet e mėparshme tė All-llahut (Subhanehu ve Teala): Teurati dhe Inxhili. Lajmin pėrgėzues tė ardhjes sė Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem) e kanė paralajmėruar edhe tė dėrguarit e mėparshėm: Musa (Alejhi Selam) dhe Isa (Alejhi Selam). Mbi kėtė, duke folur pėr Isėn (Alejhi Selam), i Lartėsuari, thotė:

“ Dhe (kujto) kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Bijtė e Israilit! Unė jam i Dėrguari i All-llahut tek ju duke vėrtetuar Teuratin qė ka ardhur para meje dhe pėrgėzues i njė tė Dėrguari qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit do tė jetė Ahmed.”
Es Saff, 6

I Lartėsuari, poashtu, thotė:

“ Ata tė cilėt ndjekin tė Dėrguarin, Pejgamberin qė s“di as tė shkruaj e as tė lexojė tė cilin e gjejnė tė shkruar nė Teurat qė e kanė nė duart e tyre dhe nė Inxhil- ai i udhėzon ata pėr El-Ma“ruf7 ; i ndalon ata nga El-Munker8 ; ...”
El A“raf, 157

Nė Teurat qėndron: “ Unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e Mia, dhe ai do t`u thotė atyre tė gjitha ato qė Unė do t`i urdhėroj. Dhe do tė ndodhė qė nė se dikush nuk i dėgjon fjalėt e Mia qė ai thotė nė emrin Tim, Unė do t`i kėrkoj llogari.”9

Ky lajm pėrgėzues, i ruajtur nė Teuratin e sotėm, vėrteton pejgamberinė dhe misionin e Pejgamberit tonė, Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe domosdoshmėrinė e pasimit tė tij dhe bindjes ndaj tij. Sido qė tė interpretohen apo refuzohen, kjo ėshtė dėshmi kundėr Jehudėve, duke pasur parasysh se fjalėt e All-llahut: “ Do t“u ngris profet, sikurse je ti”- pa dyshim- vėrteton misionin pejgamberik tė Muhammedit (Alejhi Selam), sepse kėtu Ai i drejtohet Musės (Alejhi Selam), tė dėrguarit dhe pejgamberit dhe se sikurse ai mund tė jetė vetėm ai qė ėshtė i dėrguar dhe pejgamber. Nga fjalėt e tė Lartėsuarit: “...nga mesi i tyre” padyshim vėrehet se ėshtė fjala pėr Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem). Kjo, edhe mė tepėr vėrehet nga fjalėt e Tij: “ Do t“i vendosė fjalėt e Mia nė gojėn e tij”, sepse kjo, duke pasur parasysh memorizimin dhe pėrsėritjen e Fjalės sė All-llahut, d.m.th. Kur“anin, mund tė aludojė vetėm nė Pejgamberin tonė, Muhammedin (Alejhi Selam). Fjalėt e tė Lartėsuarit: “...qė t“ua pėrcjellė tė gjitha ato qė e urdhėrojė...”, poashtu dėshmojnė njė gjė tė tillė, sepse Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka folur edhe pėr paralajmėrimet, mbi tė cilat nuk ka folur asnjė pejgamberė dhe ka folur pėr ndodhitė tė cilat kanė ndodhur apo do tė ndodhen deri nė Ditėn e Gjykimit.

Buhariu tregon se, nė Teurat qėndron: „ O i dėrguar, Ne tė kemi dėrguar qė tė kumtosh lajmin pėrgėzues, t“ua tėrheqėsh vėmendjen dhe t“i mbrojsh ata qė nuk dijnė as tė lexojnė e as tė shkruajnė. Ti je robi Im dhe i dėrguari Im.Tė kam emėrtuar me emrin Mutevekkil , i cili nuk do tė ketė zemėr tė egėr dhe tė vrazhdė, e as do tė bėjė zhurmė nėpėr tregje, e as do tė kthejė tė keqen me tė keqe, por do tė falė me zemėrgjerėsi. All-llahu nuk do t“a vdes atė, derisa me tė, tė mos pėrmirėsojė fenė e shtrembėruar dhe popullin e devijuar, derisa tė thuan: „ Nuk meriton tė adhurohet askush, pos All-llahut!“, dhe derisa me tė, tė mos i hapė sytė e verbėra, veshėt e shurdhuara dhe zemrat e ngujuara.“

Nė Teurat, poashtu, qėndron: „ Ata mė kanė bėrė ziliqar me atė qė nuk ėshtė Perėndi, kanė provokuar zemėrimin Tim me idhujt e tyre tė kotė; dhe Unė do t`i bėj ziliqarė me njerėz qė nuk janė njė popull, do tė ngacmoj smirėn e tyre me njė popull paganė!“10

Ėshtė mė se evidente se me fjalėt “…me njė popull paganė” aludohet nė arabėt, tė cilėt para kohės sė pejgamberisė tė Muhammedit (Alejhi Selam) ishin aq tė thelluar nė paganizėm derisa edhe Jehudėt i quanin ata tė pazotė.

Nė Teurat, poashtu, qėndron: „ Skeptri nuk do t`i hiqet Judės, as bastuni i komandimit nga kėmbėt e tij, deri sa tė vijė ai tė cilit i takon; dhe atij do t`i binden popujt.“11

Kush mund tė jetė tjetėr, po tė Dėrguarit Muhammed (SalAllahu Alejhi ve Selem), ardhjen e tė cilit, aq gjatė e kanė pritur popujt? Sikurse edhe vet e pranojnė, askush nuk e ka pritur mė shumė se vet Jehudėt, mirėpo xhelozia se nuk ėshtė paraqitur nė mesin e tyre, i ka shpier aq larg sa qė shumica prej tyre kanė refuzuar tė besojnė nė tė dhe t“i binden atij. Nė lidhje me kėtė, i Lartėsuari, nė suren El Bekareh, thotė:

„ E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė, e qė para se t’u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftė kundėr mosbesimtarėve!“
El Bekareh, 89

Nė Ungjijtė, gjenden kėto paralajmėrime mbi ardhjen e Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

a) „Tani nė ato ditė erdhi Gjon Pagėzori, qė predikonte nė shkretėtirėn e Judesė, dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr!``“12

Me fjalėt „ …sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr“, pa kurrėfarė dyshimi, bėhet fjalė pėr Muhammedin (Alejhi Selam) dhe paralajmėrohet pejgamberia e tij, me tė cilėn do tė vendoset rregull dhe pushtet sipas Ligjit Hyjnor (tė Zotit).

b) „ Mbretėria e qiejve i ngjan njė kokrre sinapi, tė cilėn e merr njė njeri dhe e mbjell nė arėn e vet. Ajo, pa dyshim, ėshtė mė e vogla nga tė gjitha farėrat; por, kur rritet, ėshtė mė e madhe se tė gjitha barishtet…“13

Ky pėrshkrim nė Ungjill, ėshtė pothuajse i ngjashėm me püėrshkrimin Kur“anor, ku i Lartėsuari thotė:

„...ndėrsa shembulli i tyre nė Inxhil ėshtė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi) Pėr t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve.”
El Fet“h, 29

Me kėtė aludohet nė Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe sahabėt e tij.

c) “ Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t`jua dėrgoj. Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.“14

Athua, se kjo fjali nga Inxhili, nuk paraqet njė lajm pėrgėzues pėr ardhjen e Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem)? Kush tjetėr, pos Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem) mund tė jetė Ngushėlluesi i pėrmendur? Kush tjetėr, po tij, mund t“a bindtte botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim?! A nuk ėshtė ai, i cili u dėrgua nė kohėn, nė tė cilėn mbretėronte ērregulli dhe devijim, dhe paganizmi trokitte nė dyer, e edhe tė pasuesve tė Librit?! Kush tjetėr, pos Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem), pas ngritjes sė Isės (Alejhi Selam), erdhi tė thėrrasė botėn tek All-llahu, Zoti i qiejve dhe Tokės?

ARGUMENTET RACIONALE

1. A ka pasur ndonjė pengesė qė All-llahu i Lartėsuar tė dėrgojė Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem) si Pejgamber, pasi qė para tij Ai dėrgoi me qindra pejgamberė dhe me mijėra lajmėrues tjerė? Nė qoftė se nuk ka kurrnjė pengesė, qoftė ajo logjike apo fetare, atėherė me ēfarė tė drejte mund tė mohohet pejgamberia dhe misioni i tij drejtuar tėrė njerėzimit?

2. Rrethanat nė tė cilat ėshtė dėrguar Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem), me nevojshmėri kanė treguar nevojėn ndaj pejgamberisė dhe pejgamberit, ashtu qė botės, tė ngujuar nė mosdije, edhe njė herė t“i ndriēohet e vėrteta mbi atė se kush ėshtė Krijuesi i Lartėsuar.

3. Pėrhapja e shpejtė e Islamit nėpėr tėrė botėn, nėpėr tė gjitha viset ku kanė jetuar njerėzit, si edhe pranimi masovik i tij, nė krahasim me fetė tjera, ėshtė dėshmi e mjaftueshme mbi vėrtetėsinė e misionit pejgamberik tė Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem).

4. Vėrtetėsia, vlefshmėria dhe principi i pėrsosshėm i fesė, me tė cilėn u dėrgua Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem), si edhe rezultatet jashtėzakonisht tė mire dhe fisnike qė u treguan, janė argumenti mė i mirė se ato janė prej All-llahut tė Lartėsuar dhe se Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ėshtė Pejgamber dhe i Dėrguar i Tij.

5. Mrekullitė (muxhizet) dhe cilėsitė e jashtėzakonshme, tė cilat i ka treguar Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem), janė poashtu dėshmi e pejgamberisė sė tij, sepse pėr mendjen e shėndoshė, ėshtė e papranueshme qė tė njejtat tė mund t“i tregonte dikush qė nuk ėshtė pejgamber.

Ne do t“i cekim disa prej kėtyre mrekullive, ashtu si janė paraqitur nė hadithet autentike, tė pėrcjellura me zinxhirė tė pandėrprerė tė transmetuesve, tė cilat mund t“i mohojnė vetėm ata tė cilėt kanė mendje tė pėrkufizuar apo ata tek tė cilėt mungon fare:

5.1 Me kėrkesėn (lutjen) e tij (SalAllahu Alejhi ve Selem), Hėna ėshtė ēarė nė dysh. Nė tė vėrtetė, El-Velid b. El-Mugire dhe jobesimtarėt e tjerė tė fisit Kurejsh, kėrkuan nga Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem) qė, si dėshmi tė pejgamberisė sė tij, t“u tregojė ndonjė mrekulli, andaj Hėna u ēa nė dy pjesė, ashtu qė njėra pjesė mbeti mbi kodėr ndėrsa pjesa tjetėr ndėr tė. Nė kėtė, i Dėrguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha: “ Dėshmoni!”

Njėri prej tyre, duke treguar rreth kėsaj ngjarjeje, ka thėnė: “ E kam parė Hėnėn nė mes tė dy tė ēarave (prerjeve) tė kodrės”- d.m.th. tė kodrės Kubejs. Pas kėsaj, Kurejshėt janė interesuar tek banorėt e viseve tjera se a kanė vėrejtur ata tė ēarurit e Hėnės, ndėrsa ata u thonin se po dhe ua pėrshkruanin se si e kishin parė. Pas kėsaj, All-llahu i Lartėsuar shpalli:

“ Ora ėshtė afruar dhe Hėna u ēa mė dysh. Dhe nėse ata shohin ndonjė shenjė, ata largohen e thonė:“Kjo ėshtė magji e paprerė.“ Ata pėrgėnjeshtruan dhe ndoqėn epshin e tyre.”
El Kamer, 1-3

5.2 Nė Betejėn e Uhudit, Katade u plagos nė sy, ashtu qė syri i dul prej vendit dhe i ra nė faqe. Kur e vėrejti kėtė, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e mori dhe ia vuri nė vend, ashtu qė iu shėrua dhe iu bė mė i bukur se mė parė.

5.3 Nė Betejėn e Hajberit, Ali b. Ebu Talibi pėsoi njė kallje tė rėndė tė syve, andaj i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu fryu atyre ashtu qė ato u shėruan pothuajse nuk kishte ndodhur asgjė.

5.4 Nė Betejėn e Bedrit, Ibn el-Hakimi e theu kėmbėn15 , andaj i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i fryu nė tė, dhe ajo u shėrua nė tė njejtin moment, ashtu qė ai nuk ndjeu kurrėfarė dhimbje.

5.5 Me njė rast, tė Dėrguarit tė All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ėshtė afruar njė beduin, tė cilin e pyeti: “ O beduin, ku je nisur?” “ Nė shtėpi”- iu pėrgjigj ai. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nė kėtė, e pyeti: “ A tė tregoj diēka qė ėshtė mė e mirė dhe mė e dobishme?”- ndėrsa, beduini e pyeti: “ Ēka ėshtė ajo?”, “Thuaj: “ Dėshmoj se nuk meriton tė adhurohet askush, pėrveē All-llahut, tė Cilit nuk i gjason asgjė dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij!”- iu pėrgjigj. Nė kėtė, beduini e pyeti: “ Po kush do tė dėshmojė se kjo qė thua ti, ėshtė e vėrtetė?”- ndėrsa i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i treguar njė dru, i cili ndodhej nė fund tė luginės, i tha: “ Ky dru”- me ē“rast druri, duke ēarė tokėn, u afrua dhe u ndal para tij, derisa i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tri herė kėrkoi nga ai tė dėshmojė, dhe ai dėshmoi, ashtu si tha ai.

5.6 Rėnkimi dhe qarja e trungut tė palmės pas zėrit tė tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), tė cilin e kanė dėgjuar tė gjithė tė pranishmit, nė xhaminė e Pejgamberit (Alejhi Selam). Kjo ka ndodhur ne kohėn kur, nė vend tė trungut tė palmės, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) filloi ta mbajė hutben nga minberėt e ri, tė posavendosur. Nė tė vėrtetė, kur i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) pėr herė tė parė hypi nė minber, e jo nė trungun e palmės, mbi tė cilin ai deri nė atė kohė i mbante hutbet, trungu filloi tė qajė nga pikėllimi dhe rėnkonte sikurse deveja rėnkuese, dhe nuk u ndal derisa i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu afrua dhe vendosi dorėn e tij tė bekuar mbi tė.

5.7 I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e luti All-llahun qė ta shkyej (sh.p. shkatėrrojė) mbretėrinė e Kisrės (ashtu sikurse ai e shkeu letrėn e tij), dhe kėshtu u shkatėrrua dhe u shkye mbretėria e tij.

5.8 I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e luti All-llahun qė Abdullah b. Abbasit t“i dhurojė mprehtėsi dhe perceptim nė fe, dhe kėshtu, kur u rrit, Abdullah b. Abbsi ishte dijetari mė i madh i kėtij Ummeti.

5.9 I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e luti All-llahun qė t“a shtojė ushqimin, dhe kėshtu nga njė thėrmi tė bukės sė misrit janė ushqyer mė tepėr se tetėdhjetė njerėz.

5.10 I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e luti All-llahun qė t“a shtojė ujin, dhe All-llahu e shtoi. Kjo ndodhi nė ditėn e Hudejbijės, kur mbretėronte njė thatėsi e madhe, dhe i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) filloi tė marė abdes nga ena nė tė cilėn gjendej sasia e fundit e ujit. Duke vėrejtur kėtė, njerėzit iu afruan dhe i thanė: “ Nuk na ka mbetur mė aspak ujė, pėrveē kėsaj qė gjendet nė kėtė enė.” Atėherė, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) vendosi dorėn e tij nė enė dhe nga gishtat e tij, sikurse prej burimit, filluan tė rrjedhin rrymat e ujit, nga tė cilat tė gjithė pinė dhe morėn abdes, ndėrsa ishin rreth njėmijė e pesėqind njerėz.

5.11 I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) udhėtoi nė Natėn e Irasė dhe Miraxhit, prej Mesxhidul Haramit nė Mekke deri nė Mesxhidul Aksa nė Jerusalem, dhe prej aty u ngrit nė lartėsitė mė tė larta qiellore, deri tek Sidrei-Munteha dhe u kthye prap nė shtratin e tij, pa ndier kurrėfarė ftohtėsie.

5.12 Kur“ani Fisnik, Libri nė tė cilin gjenden: lajme rreth ndodhive para nesh, paralajmėrime rreth asaj se ēka do tė ndodhė pas nesh, gjykimi rreth ēshtjeve tona tė ndėrsjellta, udhėzimi dhe drita, ėshtė muxhizja mė e madhe e tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe dėshmi e amshuar, pėr tė gjitha kohėt, e pejgamberisė sė tij, ėshtė vėrtetim i vėrtetėsisė dhe argument i pamohueshėm pėr njerėzit, derisa All-llahu t“ua trashėgojė Tokėn robėve tė Tij. Andaj, Kur“ani ėshtė muxhizja dhe argumenti mė i fortė, i cili i ėshtė dhėnė Pejgamberit tonė (SalAllahu Alejhi ve Selem). Nė lidhje me kėtė, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:

“ Nuk ka asnjė prej pejgamberėve, tė cilit nuk i janė dhėnė ajete tė ngjashme (me ato tė Kur“anit), tė cilat iu janė kuntuar njerėzve. Ajo qė mė ėshtė dhėnė mua ėshtė Shpallja, tė cilėn ma ka shpallur All-llahu. Shpresoj qė tė kam mė sė shumti pasues, nė krahasim me tė tjerėt, nė Ditėn e Gjykimit.”

-------------------------

5- me Shpalljen e cila i ėshtė shpallur Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem)
6- mrekulli
7- Besim i Pastėr Islam nė njė Zot dhe gjithė rregullat e detyrimet e tjera tė tij
8- Mosbesimi, politeizmi i ēdo lloji dhe gjithė ndalimet e tjera tė Islamit
9- Ligji i Pėrtrirė 18:18-19
10- Ligji i Pėrtrirė 32:21
11- Zanafilla 49:10
12- Ungjilli sipas Mateut 3:1-2
13- Ungjilli sipas Mateut 13:31-32 14- Ungjilli sipas Gjonit 16:7-8
15- pjesėn pėrfundi gjunit


Burimi: www.kurandhesunet.net
__________________
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Tė kenė kujdes ata qė kundėrshtojnė urdhrin e Muhamedit, alejhi selam valeriana89 Akide 0 25-09-2007 03:23
Pse pabesimtarėt e fyen Pejgamberin Alejhi Selam - Sadullah Bajrami Kur“an dhe Sunnet Feja dhe Shoqėria 0 28-05-2007 23:21
Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem valeriana89 Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 02-09-2006 07:38
Jeta e te Derguarit te All-llahut Ebu Velid Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 22-05-2006 12:15


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 02:54.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.