Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 26-06-2006, 23:45
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 864
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,013
Falėnderuar 2,495 herė nė 712 Postime
Rep Fuqia: 764
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Besimi tek shpalljet (librat)

Shkeputur nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit.

Ibn Uthejmin tha nė "Sherh thelathatul-usul": "Librat, domethėnė atė qė ėshtė e shkruar. Ajo qė kihet pėr qėllim kėtu janė ato libra qė Allahu u zbriti tė Dėrguarve tė Tij si mėshirė pėr krijimin dhe si udhėzim pėr ta qė t'ua mundėsojė atyre qė tė arrijnė sukses dhe lumturi nė kėtė botė dhe nė ahiret. Besimi nė librat konsiston nė katėr ēėshtje:

1 - Besimi se ata u shpallėn nga Allahu.

2 - Besimi nė ato libra, emrat e tė cilėve ne i dimė. Ndėr ta Kur'ani qė iu zbrit Muhamedit. Tewrati qė iu zbrit Musės. Inxhili qė iu zbrit Isės. Zeburi qė iu dha Dawudit. Pėrsa i pėrket librave qė nuk u dimė emrin, besimi ynė nė ta ėshtė i pėrgjithėshėm.

3 - Afirmimi i gjithėēkaje qė ėshtė stabilizuar se gjendet nė to. Sikurse gjithėēka qė gjendet nė Kur'an dhe ēfarėdo qė nuk ėshtė ndryshuar apo shtrembėruar nė librat para tij.

4 - Tė veprohet mbi ēfarėdo gjykimi qė ato pėrmbajnė qė nuk ėshtė i abroguar dhe tė jesh i kėnaqur me tė dhe t'i nėnshtrohesh atij qoftė nėse ne e kuptojmė zgjuarsinė nė to apo jo. Tė gjithė librat e mėparshėm janė abroguar nga Kur'ani Sublim. Allahu thotė: "Dhe ne ta kemi zbritur Librin (Kur'anin) ty (o Muhamed) me vėrtetėsi si konfirmues i librave para tij dhe si dėshmitar besnik i hakut nė to dhe si gjykim mes tyre ndaj asaj qė ata kanė ndryshuar" (5:48)
Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se Kur'ani ėshtė gjykatės mbi ta prandaj nuk lejohet qė tė veprohet mbi asnjė vendim tė librave tė mėparshėm pėrveē asaj qė ėshtė faktuar se ėshtė prej tyre dhe pėr tė cilėn Kur'ani aprovon...".

Pėrsa i pėrket pikės sė parė qė Ibn Uthejmin thekson: "Besimi se ata u shpallėn nga Allahu", unė thashė:

Kjo realizohet duke pėrmbushur pikat e mėposhtėshme:

1 - Allahu ka shpallur libra.

2 - Kėto libra janė shpalljet e Allahut dhe as engjėjt, as xhinėt dhe as tė dėrguarit e Allahut nuk kanė pjesė nė to pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre origjinale.

3 - Kėto libra kanė zbritur tek tė Dėrguarit e Allahut verbatim, qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes qoftė pėrsa i pėrket mėnyrės.

4 - Kėto libra janė transmetuar nga tė Dėrguarit e Allahut ndaj subjekteve pėr tė cilėt u zbritėn kėto shpallje, verbatim, qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes qoftė pėrsa i pėrket mėnyrės.

5 - Si interpretimi i kėtyre librave po ashtu dhe gjykimi i tė Dėrguarve tė Allahut qe shpallje nga Allahu nė pėrputhje apsolute me kėto libra dhe si pėrforcim dhe qartėsim i tyre.

6 - Njohja, pranimi, besimi, tė dėshmuarit dhe tė vepruarit rreth gjithė kėtyre pikave.

Allahu ka shpallur libra.

Nuk ka mosmarrveshje mes jehudive, tė krishterėve dhe muslimanėve se Allahu ka shpallur libra. Nė kohė tė ndryshme Allahu ka zbritur shpallje dhe libra tė ndryshėm ndaj tė Dėrguarve tė Tij tė ndryshėm. Allahu thotė:

"Thoni (o muslimanė)! Ne besojmė nė Allah dhe nė atė qė na ėshtė shpallur ne dhe nė atė qė i qe shpallur Ibrahimit, Ismailit, Isakut,Jakubit dhe fiseve dhe (nė librat e) Musės e Isės dhe profetėve nga Zoti i tyre dhe ne nuk bėjmė dallime mes tyre dhe Allahut i nėnshtrohemi nė Islam. Nėse ata besojnė sikurse besoni ju, vėrtetė qė janė nė rrugėn e drejtė, por nėse kthejnė shpinėn, janė ata qė janė nė humbje..." (2:136-137).

"Thuaj (o Muhamed)! Ne besojmė nė Allah dhe nė atė qė na ėshtė shpallur ne dhe nė atė qė i qe shpallur Ibrahimit, Ismailit, Isakut,Jakubit dhe fiseve dhe (nė librat e) Musės e Isės dhe profetėve nga zoti i tyre dhe ne nuk bėjmė dallime mes tyre dhe Allahut i nėnshtrohemi nė Islam. Nėse dikush kėrkon fe tjetėr veē Islamit, nuk do ti pranohet kurrė dhe nė ahiret do tė jetė nga tė humburit" (3:84-85).

 Kėto libra janė shpalljet e Allahut dhe as engjėjt, as xhinėt dhe as tė dėrguarit e Allahut nuk kanė pjesė nė to pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre origjinale.

Nė kėtė pikė duhet patur parasysh se kėto shpallje nė pėrgjithėsi dhe Librat nė veēanti pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre origjinale, janė vetėm ē'ka shpallur Allahu dhe as engjėjt, as xhinėt dhe as tė dėrguarit (qofshin kėta engjėjt qė sollėn shpalljen tek tė Dėrguarit qofshin kėta vetė tė dėrguarit) nuk kanė pjesė nė to. Themi pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre origjinale dhe jo pėrmbajtjes sė tyre konkrete pasi dihet se librat e njerėzve tė librit kanė ndryshuar. Kur flasim pėr besimin nė Librat e mėparshėm bėjmė fjalė pėr librat origjinalė dhe tė pa ndryshuar. Pėrsa u pėrket atyre, ato janė vetėm ē'ka shpallur Allahu. Allahu thotė pėrsa i pėrket engjėjve dhe tė dėrguarve:

“Allahut i bėjnė sexhde ē’ka nė qiej e ē’ka nė tokė dhe engjėjt dhe ata nuk janė arrogantė (pėrpara Allahut)” (16:49)

“Nuk ėshtė e mundur qė njė njeri tė cilit i ėshtė dhėnė Libri dhe Urtėsia (syneti) dhe pozicioni si profet qė ai t’u thotė njerėzve: bėhuni adhuruesit e mi nė vend tė Allahut, pėrkundrazi ai do thotė: bėhuni adhurues tė Zotit tė vėrtetė, pasi ju e keni mėsuar kėtė nė libėr dhe e keni studiuar sinqerisht. As nuk do t’u thonte qė merrni engjėj e profetė si zota. A do t’u shpinte ai nė kufr pasi tė ishit myslimanė?”(3:79-80)

"E nėse ai (Muhamedi) do tė kishte trilluar diēka pėr Ne, do ta kishim kapur prej dorės sė djathtė dhe do ia kishim prerė aortėn e zemrės"(69:44-46)

“Mesihu kurrė nuk ėshtė i pakėnaqur me tė qėnėt e tij rob i Allahut e as engjėjt mė tė afėrt (me Allahun). Ata qė urrejnė adhurimin e Tij dhe janė arrogantė Ai do t’i mbledhė qė tė gjithė sė bashku (e do t’i japin Atij llogari)” (4:172)

“...Nėse ndonjėri nga ata do tė thoshte: Unė jam zot veē Tij(Allahut), atė Ne e shpėrblejmė me xhehenem. Kėshtu i shpėrblejmė Ne zullumqarėt”. (21: 29)

Pėrsa i pėrket pėrjashtimit tė mundėsisė qė xhinėt dhe njerėzit nė pėrgjithėsi tė kenė pjesė apo tė kenė ndikuar tek mesaxhi origjinal, Allahu thotė:

"Shejtanėt nuk e kanė zbritur kėtė shpallje. Kjo nuk u pėrshtatet atyre e as qė kanė mundėsi pėr ta bėrė kėtė...." (210-211).

"E nėse dyshoni rreth asaj qė i kemi zbritur robit Tonė atėherė bėni edhe ju njė sure tė ngjashme me tė......" (2:23)

"Thuaj! Sikur njerėzit dhe xhinėt tė mblidheshin bashkė pėr tė bėrė diēka si Kur'ani ata kurrė s'mund tė bėjnė diēka tė ngjashme me tė edhe duke ndihmuar njėri-tjetrin" (17:88)

"(Vetėm Allahu ėshtė) I Gjithėdijshmi i sė fshehtės dhe nuk ia shpall atė askujt pėrveē ndonjė tė dėrguari tė cilin Ai e ka zgjedhur dhe mė pas Ai cakton roje tė ecin para dhe pas tij (i ruan tė Dėrguarit) derisa ta shohė se ata i kanė shpallur mesazhet nga Zoti i tyre..."(72:26-28)

 Kėto libra kanė zbritur tek tė Dėrguarit e Allahut verbatim, qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes qoftė pėrsa i pėrket mėnyrės.
Kur shpallja e Allahut arrin tek tė Dėrguarit nėpėrmjet tė Dėrguarve engjėj, ajo arrin tek ata verbatim domethėnė pa shtesa, pa ndryshime, pa mangėsi apo paqartėsi por sikurse engjėlli e mori shpalljen. Kjo ėshtė si pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė saj qoftė pėr sa i pėrket mėnyrės qė Allahu ka caktuar pėr mėnyrėn e transmetimit tė shpalljes. Pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė shpalljes sė Allahut ėshtė e pamundur qė engjėjt e Dėrguar tek tė Dėrguarit tė ndryshojnė atė, tė shtojnė nė tė, tė heqin nga ajo, apo ta sjellin atė nė mėnyrė tė paqartė si pėr nga pėrmbajtja edhe nga mėnyra. Kjo ngase:

1 - Engjėjt nuk dinė veē asaj qė Allahu u ka mėsuar:

"Ata (engjėjt) thanė! Subhenake! Ne nuk kemi dije veē asaj qė Ti na ke mėsuar...." (2:32)

2 - Zbresin vetėm me urdhėrin e Allahut dhe asgjė s'ėshtė e fshehur ndaj Tij nga ē'veprohet.

"Ne (engjėjt) nuk zbresim veē me komandėn Zotit tėnd. Atij i takon ē'ėshtė para nesh, pas dhe mes nesh. E Zoti yt nuk harron kurrė!" (19:64)

"...Zoti im nuk ėshtė i pa informuar e as nuk harron!"(20:52)

"Ai e di ē'ka nė qiej dhe nė tokė dhe Ai di ēfarė fshihni dhe ēfarė shfaqni. Ai di ē'ka nė zemra" (64:4)

3 - Engjėjt janė tė kujdesshėm dhe i frikėsohen Allahut, kryejnė urdhėrat e Tij me pėrpikmėri dhe nuk dėshtojnė nė plotėsimin e urdhėrave por kryejnė atė me tė cilėn janė urdhėruar.

"Dhe ata janė tė kujdesshėm dhe i frikėsohen Atij" (21:28)

"Ata i frikėsohen Zotit tė tyre mbi ta dhe kryejnė ēfarė janė urdhėruar" (16:50)

"Ata nuk janė tė pabindur ndaj urdhėrave tė Allahut por kryejnė atė me tė cilėn janė urdhėruar" (66:6)

 Kėto libra janė transmetuar nga tė Dėrguarit e Allahut ndaj subjekteve pėr tė cilėt u zbritėn, verbatim, qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes qoftė pėrsa i pėrket mėnyrės.
Jo vetėm qė engjėjt i transmetojnė shpalljet dhe librat verbatim por edhe tė dėrguarit nga njerėzit.

“Nuk ėshtė e mundur qė njė njeri tė cilit i ėshtė dhėnė Libri dhe Urtėsia(syneti) dhe pozicioni si profet qė ai t’u thotė njerėzve: bėhuni adhuruesit e mi nė vend tė Allahut, pėrkundrazi ai do thotė: bėhuni adhurues tė Zotit tė vėrtetė, pasi ju e keni mėsuar kėtė nė libėr dhe e keni studiuar sinqerisht. As nuk do t’u thonte qė merrni engjėj e profetė si zota. A do t’u shpinte ai nė kufr pasi tė ishit myslimanė?”(3:79-80)

“...Nėse ndonjėri nga ata do tė thoshte: Unė jam zot veē Tij(Allahut), atė Ne e shpėrblejmė me xhehenem. Kėshtu i shpėrblejmė Ne zullumqarėt”. (21: 29)

“Mesihu kurrė nuk ėshtė i pakėnaqur me tė qėnėt e tij rob i Allahut e as engjėjt mė tė afėrt (me Allahun). Ata qė urrejnė adhurimin e Tij dhe janė arrogantė Ai do t’i mbledhė qė tė gjithė sė bashku (e do t’i japin Atij llogari)” (4:172)

"...Thuaj! Nuk mund ta ndryshoj unė sipas qefit shpalljen. Unė nuk ndjek veē asaj qė mė ėshtė shpallur. Nėse unė do isha i pabindur ndaj Zotit tim, unė do kisha tmerr pėr vehte ndėshkimin e Ditės Madhore" (10:15)

"E nėse ai (Muhamedi) do tė kishte trilluar diēka pėr Ne, do ta kishim kapur prej dorės sė djathtė dhe do ia kishim prerė aortėn e zemrės"(69:44-46)

 Interpretimi i kėtyre librave dhe gjykimi i tė Dėrguarve tė Allahut qe shpallje nga Allahu nė pėrputhje apsolute me kėto libra dhe si pėrforcim dhe qartėsim i tyre.
Jo vetėm pėrmbajtja e shpalljeve dhe Librave tė Allahut u shpall nga tė Dėrguarit e Tij si verbatim por edhe shpjegimi i tyre dhe gjykimet qenė shpallje nga Allahu nė pėrputhje apsolute me shpalljen dhe si pėrforcim dhe qartėsim i tyre.

"Dhe Ne shkruam pėr tė (Musėn) nė pllaka mėsimet pėr ēdo gjė dhe shpjegimet pėr gjithėēka..." (7:145)

"...shpjegimi i saj ėshtė nga Ne..."(75:19)

"...Ai ka zbritur pėr ju Librin dhe hikmah-n (syneti, gjykimi i drejtė dhe zbatimi i shpalljes siē dėshiron Allahu tė zbetohet)..."(2:231)

"...Allahu tė ka zbritur ty Librin dhe hikmah-n dhe tė ka mėsuar atė qė nuk ke ditur mė parė. Dhe favori i Allahut mbi ty ėshtė pa fund" (4:113)

"E s'ka pyetje qė ata tė drejtojnė ty por Ne tė shpallim tė vėrtetėn dhe shpjegimin mė tė mirė pėr tė" (25:33)

"Thuaj! Nėse Allahu do kishte dashur, unė nuk do ua shpallja juve e Ai as nuk do ua kishte bėrė tė ditur juve..." (10:16)

Njohja, pranimi, besimi, tė dėshmuarit e tė vepruarit me tė, rreth gjithė kėtyre pikave

Tė gjitha sa pėrmendėm mė sipėr duhet tė njihen, tė pranohen, tė besohet nė to, tė dėshmosh pėr to dhe tė veprosh sipas asaj qė kėrkohet nė lidhje me to. Themi se duhet tė njihen ngase Allahu e ka urdhėruar Rrasulin dhe tė gjithė ne, me dije dhe njohjen e ēėshtjeve pėr tė cilat jemi urdhėruar tė besojmė. Allahu nuk ndėshkon derisa tė dėrgojė tė Dėrguar qė tė sqarojnė ēėshtjet . Pėrsa i pėrket kėsaj njohje (dije) ajo duhet pranuar pasi po qe se nuk pranohet kjo dije, atėherė nuk ka dallim mbi ata qė besojnė shpalljen dhe ata qė e refuzojnė atė. Po ashtu shpallja duhet njohur, duhet pranuar dhe mė pas duhet besuar pasi po qe se nuk beson atė qė njihet dhe pranohet atėherė as njohja dhe as pranimi nuk tė hyjnė nė punė pasi qėllimi i shpalljeve nuk ndalet vetėm nė njohje dhe pranim por edhe duhet besuar nė tė dhe po ashtu duhet vepruar me tė. Nga veprimi ėshtė edhe dėshmia dhe puna sipas asaj qė shpallja kėrkon. Pėrsa i pėrket dėshmisė kjo ėshtė e detyrueshme pasi kush nuk dėshmon tė vėrtetėn ėshtė nė statusin e jehudive dhe tė krishterėve qė edhe pse e dinin vėrtetėsinė e Islamit dhe Rrasulit, nuk dėshmuan pėr vėrtetėsinė e tyre. Pėrfundimisht edhe duhet vepruar sipas asaj qė shpallja kėrkon sipas tė tėra aspekteve tė saj qoftė pėrsa i pėrket ēėshtjeve tė besimit po ashtu edhe sipas ēėshtjeve ligjore. Argumentat pėr kėtė janė tė shumta si pėrsa i pėrket ajeteve Kur'anorė po ashtu edhe sipas haditheve dhe kjo ėshtė pėrmendur mė parė dhe mė hollėsisht.

Pėrsa i pėrket pikės sė dytė qė Ibn Uthejmin pėrmend: "Besimi nė ato libra, emrat e tė cilėve ne i dimė. Ndėr ta Kur'ani qė iu zbrit Muhamedit. Tewrati qė iu zbrit Musės. Inxhili qė iu zbrit Isės. Zeburi qė iu dha Dawudit. Pėrsa i pėrket librave qė nuk u dimė emrin, besimi ynė nė ta ėshtė i pėrgjithėshėm", unė them:

Pėr tė plotėsuar kėtė duhen plotėsuar dy aspekte: aspekti i pėrgjithėshėm dhe aspekti specifik.

 Besimi specifik se tė tėrė janė shpallur nga Allahu.

Pėr kėtė pikė kemi folur mė sipėr dhe nuk po zgjatemi mė tepėr tek ajo.

 Besimi specifik se tė gjithė ato thirrėn nė tewhid.

Pėrsa i pėrket kėsaj pike ēdo individ duhet tė besojė se tė gjitha shpalljet e Allahut, Libra apo forma tė tjera, tė zbritura tė Dėrguarve apo profetėve, qė tė gjitha pa pėrjashtim kishin si esencė tė tyre tewhidin e Allahut. Allahu thotė:

"Dhe Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje (o Muhamed) veēse i shpallėm: S'ka zot veē Meje (Allahut), pra mė adhuroni Mua (me tewhid)" (21:25).

"Dhe Ne kemi dėrguar nė ēdo komb tė dėrguar (duke shpallur): Adhuroni Allahun dhe mohoni Taghutin" (16:36)

"Thuaj (o Muhamed)! Ne besojmė nė Allah dhe nė atė qė na ėshtė shpallur ne dhe nė atė qė i qe shpallur Ibrahimit, Ismailit, Isakut,Jakubit dhe fiseve dhe (nė librat e) Musės e Isės dhe profetėve nga zoti i tyre dhe ne nuk bėjmė dallime mes tyre dhe Allahut i nėnshtrohemi nė Islam". (3:84)

 Besimi i pėrgjithėshėm se ligjet e tyre nuk ishin tė njėjta tek tė gjitha ato.

Edhe pse tė gjitha shpalljet e Allahut thirrėn nė tewhid, jo tė gjitha kishin tė njėjtin sheriat kėshtu qė diēka qė mund tė ishte haram njė ymet nuk qe pėr njė tjetėr apo aspektet e njė ibadeti tė ishin tė ndryshme nė dy ymete tė ndryshme e kėshtu me rradhė. Allahu thotė:

"...Secilit ndėr ju u kemi obliguar njė ligj dhe njė rrugė tė qartė..." (5:48)

 Besimi specifik nė lidhje me emrat e tyre dhe tė dėrguarit tė cilėve iu shpallėn ato.

Pėrsa i pėrket kėsaj pike, atėherė kjo konsiston nė tre ēėshtje: Emrat e shpalljeve. Tė dėrguarit tė cilėve iu zbritėn kėto shpallje. Ata tė cilėve iu drejtuan kėto shpallje.

Pėrsa i pėrket dy pikave tė para, atėherė njohim shkresat e Ibrahimit, Tewrati iu shpall Musės, Inxhili - Isės, Zeburi - Dawudit dhe Kur'ani - Muhamedit. Po ashtu tė tėra shpalljet e Allahut konfirmojnė njėra tjetrėn. Pėrsa i pėrket pikės sė tretė atėherė shpalljet para kuranit ishin specifike pėr ymete specifike ndėrsa Kur'ani ėshtė shpallje universale me aspekte tė pėrgjithėshme dhe specifike nė tė njėjtėn kohė. Pėrsa i pėrket karakterit tė pėrgjithshėm tė Kur'anit, ky konsiston nė atė qė Kur'ani ėshtė shpallja e fundit dhe universale dhe obligueshmėria e besimit dhe ndjekjes sė tij i aplikohet tė gjithė njerėzimit pa dallim rrace, vendndodhje apo origjine etnike apo fetare. Ai ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha kohėt dhe momentet. Pėrsa i pėrket aspektit specifik tė Kur'anit ai konsiston nė braktisjen e ēfarėdolloj feje tjetėr veē Islamit, nė obligueshmėrinė individuale tė pranimit, besimit dhe ndjekjes sė tij, si dhe shfuqizimin e gjithėēkaje nga ligjet e mėparėshme qė nuk pėrshtaten me tė. Kush beson dhe ndjek Kur'anin ka besuar tė gjitha shpalljet dhe kush mohon dhe/apo braktis Kur'anin ka mohuar dhe/apo braktisur tė gjitha shpalljet.

 Besim i pėrgjithėshėm nė ato qė nuk u dimė emrat.

Pėrsa i pėrket shpalljeve tė Allahut emrat e tė cilave nuk ua dimė, atėherė ėshtė e detyrueshme qė tė besojmė se ato janė tė vėrteta dhe ne i besojmė tė gjitha ato edhe pse nuk ua dimė emrat. Fakti qė ne nuk kemi dije tė detajuar rreth tyre nuk na dėmton aspak dhe nuk na lė aspak tė pa kompletuar pasi ne e dimė pa dyshim se mėsimet e kėtyre shpalljeve ishin rreth tewhidit dhe ndjekjes sė pėrpiktė tė tė Dėrguarve. Fakti se ne nuk jemi tė njohur me hollėsitė e detajeve tė ligjeve tė tyre nuk na dėmton aspak pasi tė tėra kėto ligje janė tė abroguara nga Kur'ani dhe ato ligje apo aspekte tė cilat Kur'ani nuk ka abroguar janė mė tė plota dhe mė tė perfeksionuara nė Kur'an qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre po ashtu edhe pėrsa i pėrket mėnyrės sė zbatimit. Duke besuar dhe ndjekur Kur'anin, ne besojmė dhe ndjekim tė tėra shpalljet e para qoftė ato qė njohim, qoftė ato pėr tė cilat kemi dije tė kufizuar apo pėr tė cilat nuk kemi fare dije. Gjithėsesi, besimi ynė dhe pozicionimi ynė nė lidhje me obligimet ndaj Allahut ėshtė korrekt dhe perfekt po qe se pėrputhet me atė qė parashtohet nė Kur'an dhe asgjė veē kėsaj nuk mund ta rrisė apo perfeksionojė atė mė tepėr.

 Besim i pėrgjithshėm se ato kanė ndryshuar pėrveē Kur'anit.

Themi se nė pėrgjithėsi shpalljet e mėparėshme kanė ndryshuar pasi pėr kėtė dėshmon Allahu kur thotė:

"A mos vallė keni shpresė se ata do tė jenė tė vėrtetė me ty ndėrkohė qė njė grup prej tyre (dijetarėt e tyre) e dėgjonin fjalėn e Allahut dhe mė pas e ndryshonin atė pasi e kishin kuptuar (e ndryshonin) me dije" (2:75)

"Ata ndėrrojnė vendet e fjalėve nga vendet e tyre dhe harrojnė njė pjesė tė mirė tė mesazhit qė u zbrit pėr ta as nuk do dėshtosh ti gjesh ata pėrveē njė pakice (do ti gjesh) tė lakuar nė mashtrim" (5:13)

"Kur ja! Njė grup i tyre (dijetarėt dhe gjykatėsit) shtrembėrojnė Librin me gjuhėt e tyre qė tė mund tė mendosh se ē'thonė ata ėshtė nga Libri ndėrkohė qė nuk ėshtė nga Libri dhe ata thonė ėshtė nga Allahu ndėrkohė qė nuk ėshtė nga Allahu. E ata gėnjejnė ndaj Allahut me dije" (3:78)

"O njerėz tė Librit! Pse ngatėrroni tė vėrtetėn me gėnjeshtėr dhe me dije e fshihni tė vėrtetėn?" (3:71)

"Ata tė cilėve Ne u kemi dhėnė Librin e njohin kėtė (Islamin, Kur'anin dhe Rrasulin) sikurse njohin bijtė e tyre. Por ja! Njė grup prej tyre (dijetarėt dhe gjykatėsit) me dije fshehin tė vėrtetėn" (2:146)

 Besim specifik nė atė qė tewhidi dhe akidah e tyre ėshtė ndryshuar.

Kushdo qė ka kontaktuar me jehuditė apo tė krishterėt apo ka lexuar biblėn e ka fare tė qartė se si ata thėrrasin nė idhujtari dhe braktisin tewhidin. Ndryshimet nė akidah janė tė shumta por na mjafton tė pėrmendim vetėm njė fakt qė ėshtė kufr aq i guximshėm sa qė refuzon tė fshehė vehten e tij. Allahu thotė nė lidhje me kėtė:

"Jehuditė quajnė Uzejrin bir tė Allahut dhe tė krishterėt quajnė Krishtin bir tė Allahut. Kjo ėshtė thėnie qė rrjedh nga gojėt e tyre dhe ata imitojnė atė qė kufarėt e hershėm thonin. Allahu i vraftė si i shmangen sė vėrtetės!" (9:30)

 Besimi specifik se Kur'ani nuk ndryshon.

Njė nga arsyet kryesore qė shpalljet e mėparėshme ndryshuan ishte se mbrojtja e tyre iu qe caktuar rabave dhe priftėrinjve. Allahu thotė:

"...Dhe rabatė dhe priftėrinjtė ngase atyre u qe besuar mbrojtja e librit tė Allahut..." (5:44)

Ndonėse ndėr ta kishte njerėz tė ndershėm, mė pas erdhėn njerėz qė i mashtroi dynjaja dhe epshet e tyre. Pėrsa i pėrket Kur'anit, Allahu e ka marrė pėrsipėr vetė mbrojtjen e tij dhe prandaj ėshtė e garantuar se Kur'ani nuk do ndryshojė. Allahu thotė:

"Vėrtetė qė Ne e kemi zbritur dhikrin (Kur'anin) dhe Ne do ta ruajmė" (15:9)

 Besim specifik nė lidhje me abrogimin e tyre nga Kur'ani.

Duhet pasur parasysh se edhe pse ėshtė e detyrueshme pėr ne qė tė besojmė nė tė gjithė Librat dhe shpalljet e Allahut ndaj ymeteve para nesh, po ashtu ėshtė e detyrueshme edhe besimi nė Kur'an dhe nė synetin e Rrasulit madje ky urdhėr ėshtė mė specifik se i pari ngase besimi nė pėrmbajtjen e librave dhe shpalljeve para Kur'anit ėshtė i pėrgjithėshėm si rrjedhim i ndryshimit tė tyre ndėrkohė qė Kur'ani nuk ėshtė dhe nuk ka pėr tė ndryshuar. Nė tė njėjtėn kohė, Kur'ani pėrmban gjykime, informacione, ndalesa dhe urdhėresa tė Allahut qė nuk gjenden nė shpalljet e mėparėshme. Njėkohėsisht, pjesa e mesazheve tė mėparėshme qė Allahu do qė ne tė ndjekim ėshtė pėrfshirė nė Kur'an ose nė sunetin e Rrasulit. Kur'ani jo vetėm qė ėshtė zbritur pėr ne si kriter gjykues nė ēdo ēėshtje por edhe si kriter gjykues pėr ymetet para nesh mes njėri-tjetrit: Allahu thotė:

"Dhe ne ta kemi zbritur Librin (Kur'anin) ty (o Muhamed) me vėrtetėsi si konfirmues i librave para tij dhe si dėshmitar besnik i hakut nė to dhe si gjykim mes tyre ndaj asaj qė ata kanė ndryshuar" (5:48)

Bukhari transmeton se Ibn Abaz tha: "Pse pyesni njerėzit e librit pėr diēka ndėrkohė qė Libri juaj qė i ėshtė shpallur Rasulilahit ėshtė shpallja e fundit dhe mė e reja? Ju e lexoni atė sikurse ka zbritur, tė pa shtrembėruar dhe tė pa ndryshuar dhe Allahu u ka thėnė ju qė njerėzit e Librit i ndryshuan Librat e tyre dhe i shtrembėruan ato dhe shkruan librin me duart e tyre dhe thanė "ėshtė nga Allahu" pėr ta shitur pėr pak fitim. A mos vallė dija qė u ka ardhur juve nuk u bėn tė panevojshme t'i pyesni ata pėr ēfarėdo ēėshtje? Jo wallahi! Ne kurrė nuk kemi parė dikė nga ata tu pyesė ju pėr atė qė u ėshtė shpallur juve!".



Pėrsa i pėrket pikės sė tretė qė Ibn Uthejmin thekson: "Afirmimi i gjithėēkaje qė ėshtė stabilizuar se gjendet nė to. Sikurse gjithėēka qė gjendet nė Kur'an dhe ēfarėdo qė nuk ėshtė ndryshuar apo shtrembėruar nė librat para tij", unė them:

Kjo ēėshtje ka dy aspekte: Aspekt tė pėrgjithėshėm dhe aspekt specifik.

Aspekti i pėrgjithėshėm i kėsaj ēėshtje ėshtė afirmimi i pėrgjithėshėm qė i bėhet pėrmbajtjes sė shpalljeve pėrpara Kur'anit qė nuk janė ndryshuar apo shtrembėruar.

Pėrsa i pėrket aspektit specifik, atėherė, afirmimi i gjithėēkaje qė gjendet nė Kur'an dhe i mesaxhit tė tewhidit, braktisjes sė shirkut dhe bazave tė besimit nė shpalljet para Kur'anit ėshtė specifik. Me afirmim tė gjithėēkaje do tė kihet parasysh, pranimi i gjithėshēkaje dhe besimi nė to. Pėr ato ēėshtje qė janė tė stabilizuara se gjenden nė shpalljet pėrpara Kur'anit, atėherė besimi nė to ėshtė obligim individual mbi kėdo qė i ėshtė bėrė e qartė ky stabilizim. Pėrsa i pėrket Kur'anit besimi tek i tėri ėshtė obligim individual dhe kush mohon njė gėrmė tė tij e ka mohuar atė tė tėrin. Kush nuk beson nė njė gėrmė tė vetme tė tij nuk e beson atė tė tėrin. Pėrsa i pėrket afirmimit tė asaj qė njerėzit e Librit mbajnė si Librin e tyre atėherė kemi dy pjesė tė mesazhit qė gjendet aty me dy gjykime tė ndryshme lidhur me to.

1 - Pjesa qė kundėrshton ēėshtjet qė janė baza e besimit si p.sh. tewhidi i Allahut, ndėshkimi nė varr, ringjallja, xheneti, xhehenemi etj... , atėherė kėto nuk afirmohen pasi siē e kemi shpjeguar mė lart nė kėto ēėshtje tė gjitha shpalljet e Allahut pėrputhen me Kur'anin. Po ashtu nė kėtė kategori futet edhe gjithėēka qė ėshtė afirmuar nga syneti i Rrasulit nė lidhje me shpalljet e mėparėshme apo nė lidhje me tė Dėrguarit e Allahut, kėshtu qė afirmojmė gjithėēka qė hadithet sahih afirmojnė dhe mohojmė gjithėēka qė bie ndesh me kėto hadithe sahih.

2 - Pėrsa i pėrket kategorisė sė dytė, kėtu pėrfshihet gjithėēka qė nuk bie ndesh me Kur'anin apo me hadithet sahih tė Rrasulit dhe pėr tė cilat nuk kemi asnjė transmetim sahih. Nė lidhje me kėtė, qėndrimi qė ne mbajmė ėshtė sikurse Rrasuli na ka urdhėruar: "...Mos i besoni njerėzit e Librit e as mos i mohoni ata (rreth transmetimeve tė tyre) por thoni: - Ne besojmė nė Allah dhe nė gjithėēka qė na ėshtė shpallur ne dhe nė gjithėēka u ėshtė shpallur juve". Nė lidhje me kėtė kategori, shtrihet edhe diskutimi qė kemi pėrmendur mė lart nė lidhje me dritėn nga e cila janė krijuar engjėjt e kush dėshiron mund ti rikthehet atij.

Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė katėrt qė Ibn Uthejmin thekson: "Tė veprohet mbi ēfarėdo gjykimi qė ato pėrmbajnė qė nuk ėshtė i abroguar dhe tė jesh i kėnaqur me tė dhe t'i nėnshtrohesh atij qoftė nėse ne e kuptojmė zgjuarsinė nė to apo jo... Kur'ani ėshtė gjykatės mbi ta prandaj nuk lejohet qė tė veprohet mbi asnjė vendim tė librave tė mėparshėm pėrveē asaj qė ėshtė faktuar se ėshtė prej tyre dhe pėr tė cilėn Kur'ani aprovon...", unė them:

Pėrsa i pėrket kėsaj pike, nė lidhje me ēėshtjen se Kur'ani abrogon shpalljet e mėparėshme jemi ndalur mė lart. Nė lidhje me veprimin dhe qėnien i kėnaqur ndaj ēfarėdo gjykimi qė shpalljet e mėparėshme pėrmbajnė dhe nuk ėshtė i abroguar por tė cilin Kur'ani aprovon, atėherė duhet pasur parasysh se tė gjitha kėto gjykime gjenden edhe nė Kur'an dhe synet pasi ato qė Kur'ani nuk abrogon, ai i ka pėrforcuar akoma mė tepėr dhe po ashtu edhe syneti i Rrasulit dhe selefėt tanė dhe dijetarėt i kanė bėrė tė qarta pika tė tilla nė libra tė ndryshėm. Megjithėatė duhet theksuar se nė totalitet gjykimet dhe informacionet qė na arrijnė nga shpalljet e mėparėshme janė nė dy kategori:

1 - Ato informacione dhe gjykime qė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to pėrbėn obligim individual dhe mohimi i tė cilave pėrbėn kufr.

2 - Ato informacione dhe gjykime qė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to nuk pėrbėn obligim dhe mohimi i tė cilave edhe pse mund tė pėrbėjė mėkat tė madh, nuk pėrbėn kufr.

 Ato informacione dhe gjykime qė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to pėrbėn obligim individual dhe mohimi i tė cilave pėrbėn kufr.

Mė sipėr pėrmendėm se: "Pėrsa i pėrket afirmimit tė asaj qė njerėzit e Librit mbajnė si Librin e tyre atėherė kemi dy pjesė tė mesazhit qė gjendet aty me dy gjykime tė ndryshme lidhur me to". Mė pas pėrmendėm pjesėn e parė tė mesaxhit: "Pjesa qė ka lidhje me ēėshtjet qė janė baza e besimit si p.sh. tewhidi i Allahut, ndėshkimi nė varr, ringjallja, xheneti, xhehenemi etj... Po ashtu edhe informacionet qė kanė lidhje me tė Dėrguarit e Allahut". Ēfarėdolloj informacioni apo gjykimi nė lidhje me kėtė kategori, i cili pėrputhet me Kur'anin apo hadithet sahih tė Rrasulit, pra qė janė stabilizuar si autentike nga sheriati Islam, atėherė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to pėrbėn obligim individual dhe mohimi i tyre pėrbėn kufr. Kur themi qė mohimi i tyre pėrbėn kufr nuk do tė thotė se po ndalemi vetėm tek kufri i mohimit por duhen patur parasysh tė gjitha llojet e kufrit, tė gjitha aspektet e tij dhe gjykimi nė lidhje me to. Kur themi: "Ato informacione dhe gjykime qė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to pėrbėn obligim individual dhe mohimi i tė cilave pėrbėn kufr", kihen parasysh aspekti afirmues dhe pėrqafues si dhe aspekti mohues dhe braktisės. Kėshtu, gjithėēka nga informacionet apo gjykimet qė sheriati Islam na kėrkon tė afirmojmė dhe tė pėrqafojmė, ne i afirmojmė dhe i pėrqafojmė ato qoftė sipas pėrmbajtjes po ashtu edhe sipas mėnyrės sė kryerjes sė tyre, ndėrkohė qė gjithėēka nga informacionet apo gjykimet qė sheriati Islam na kėrkon qė ne tė mohojmė dhe tė braktisim, ne i mohojmė, distancohemi dhe i braktisim ato qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė tyre po ashtu edhe pėrsa i pėrket mėnyrės sė kryerjes sė tyre.

 Ato informacione dhe gjykime qė pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to nuk pėrbėn obligim dhe mohimi i tė cilave edhe pse mund tė pėrbėjė mėkat tė madh, nuk pėrbėn kufr.

Nė lidhje me atė qė tashmė kemi pėrmendur: "Pėrsa i pėrket afirmimit tė asaj qė njerėzit e Librit mbajnė si Librin e tyre atėherė kemi dy pjesė tė mesazhit qė gjendet aty me dy gjykime tė ndryshme lidhur me to". Pėrmendėm si pjesėn e dytė tė mesaxhit: "Kėtu pėrfshihet gjithėēka qė nuk bie ndesh me Kur'anin apo me hadithet sahih tė Rrasulit dhe pėr tė cilat nuk kemi asnjė transmetim sahih".

Ēfarėdolloj informacioni apo gjykimi qė nuk bie ndesh me Kur'anin apo me hadithet sahih tė Rrasulit por pėr tė cilat nuk kemi asnjė transmetim sahih atėherė, pranimi, besimi dhe veprimi nė konformitet me to nuk pėrbėn obligim dhe mohimi i tyre edhe pse mund tė pėrbėjė mėkat tė madh, nuk pėrbėn kufr. Duhet patur parasysh se nė kėtė kategori nuk kemi parasysh ato informacione apo gjykime qė implikojnė kufr apo obligim por sikurse e kemi shpjeguar mė lart janė ato ēėshtje pėr tė cilat Rrasuli na ka thėnė qė as mos ti besojmė dhe as mos ti mohojmė. Si p.sh. histori tė ndryshme, emra tė Dėrguarish apo vepra tė tyre e kėshtu me rradhė, tė cilat nuk bien ndesh me sheriatin Islam por janė gjėra qė mund tė kenė ndodhur ose jo. Megjithėatė, edhe pse mohimi i informacioneve apo gjykimeve tė kėsaj kategorie nuk pėrbėjnė kufr, ato mund tė pėrbėjnė mėkate tė mėdha ngase janė tė folura pa dije dhe ne jemi ndaluar tė bėjmė diēka tė tillė. Pėr mė tepėr mund tė ndodhė sikurse Rrasuli na ka shpjeguar: "...ndoshta dėshmoni pėr diēka qė ėshtė gėnjeshtėr ose pėrgėnjeshtroni diēka qė ėshtė e vėrtetė.."

Nė lidhje me kėtė ēėshtje kemi dy aspekte: Aspekti i pėrgjithėshėm dhe aspekti specifik. Qė tė dy kėto aspekte gjenden tek udhėzimi qė Rrasuli na ka dhėnė dhe tė cilin e kemi pėrmendur tashmė: "...Mos i besoni njerėzit e Librit e as mos i mohoni ata (rreth transmetimeve tė tyre) por thoni: - Ne besojmė nė Allah dhe nė gjithėēka qė na ėshtė shpallur ne dhe nė gjithėēka u ėshtė shpallur juve" (Bukhari nga Abu Hurrejra). Pėrsa i pėrket aspektit tė pėrgjithėshėm, ai pėrbėn besimin nė tė gjitha shpalljet e Allahut, si nė atė qė na ėshtė shpallur ne edhe nė atė qė u qe shpallur atyre para nesh. Sikurse hadithi thekson: "Ne besojmė nė Allah dhe nė gjithėēka qė na ėshtė shpallur ne dhe nė gjithėēka u ėshtė shpallur juve". Pėrsa i pėrket aspektit specifik, ai pėrbėn abstenimin nė besim apo mohim tė informacioneve apo gjykimeve tė kėsaj kategorie, sikurse hadithi thekson: "...Mos i besoni njerėzit e Librit e as mos i mohoni ata (rreth transmetimeve tė tyre)".
 Librat e Allahut dhe muaji i Ramadanit.

Tabarani dhe Albani nė "Sahih xhami es-saghir" nė njė hadith me isnad hasen pėrmendin se tė gjithė librat qė ne njohim janė shpallur gjatė muajit tė Ramadanit. Kėshtu: "Suhufet e Ibrahimit u shpallėn natėn e parė tė Ramadanit. Tewrati u shpall mė gjashtė tė Ramadanit, Inxhili u shpall mė trembėdhjetė tė Ramadanit. Zeburi u shpall mė tetėmbėdhjetė tė Ramadanit dhe Kur'ani u shpall mė njėzetekatėr tė Ramadanit".

 Pozicioni i Kur'anit nė lidhje me shpalljet e mėparėshme.

Allahu  thotė nė lidhje me Kur'anin: "E Ne ta kemi zbritur librin ty me vėrtetėsi duke konfirmuar Librat para tij dhe si Muhajmin mbi ta..." (5:48)

Ibn Kethir tha nė tefsirin e tij: " Fjalėt e Allahut - muhajmin mbi ta - do tė thotė besnik mbi ta, sipas Sufjan eth-Thewrit qė e transmetoi kėtė nga Abu Is'hak nga et-Temimi nga Ibn Abaz. Ali ibn Ebi Talha transmetoi se Ibn Abz tha se muhajmin ėshtė besniku. Allahu tha se Kur'ani ėshtė besniku mbi ēdo libėr hyjnor qė e parapriu atė. Kjo ėshtė transmetuar nga Ikrimah, Said ibn Xhubejr, Muxhahid, Muhamed ibn Kab, Atijah, El-Hasan, Katedah, Ata el-Khurasani, Es-Sudij dhe Ibn Zejd. Ibn Xharir tha: Kur'ani ėshtė besniku mbi librat para tij. Kėshtu, gjithėēka qė ėshtė nė kėta libra dhe konfirmohet me Kur'an ėshtė e vėrtetė dhe gjithėēka bie nė kundėrshtim me Kur'anin ėshtė falsitet. El-Walibi tha se Ibn Abas tha se muhajmin do tė thotė dėshmitar. Muxhahid, Kateda dhe Sudij thanė tė njėjtėn. El-Awfi tha se Ibn Abaz tha se muhajmin do tė thotė ngadhėnjyes mbi librat e tjerė tė mėparėshėm. Kėto kuptime janė tė pėrngjashme ngase muhajmin i pėrmbledh tė tėra kėto kuptime. Si rrjedhim, Kur'ani ėshtė besnik, dėshmitar dhe ngadhėnjyes mbi ēdo libėr para tij. Ky libėr i madhėrishėm qė Allahu shpalli si librin e fundit dhe final ėshtė mė pėrmbledhėsi mė i madhėrishmi dhe mė perfekti i tė gjitha kohėrave. Kur'ani pėrfshin tė gjitha aspektet mė tė shkėlqyera tė librave tė mėparėshėm dhe akoma mė tepėr ato qė asnjė libėr i mėparėshėm nuk kishte pėrmbajtur. Ja pse Allahu e bėri atė besnik, dėshmitar dhe ngadhėnjyes mbi tė gjithė librat e tjerė. Allahu premtoi se Ai do ta mbrojė Kur'anin dhe u betua mbi Vehten e Tij Madhėshtore: "Vėrtetė Ne e kemi shpallur dhikrin dhe Ne do ta mbrojmė atė" .

Tabarani nė "El-Kebir" dhe Albani nė "Sahih el-xhami es-saghir" transmetojnė me zinxhir sahih se Rrasuli tha: "Nė vend tė Tewratit mė janė dhėnė shtatė suret e gjata, nė vend tė Zeburit mė janė dhėnė suret prej njėqind ajetesh, nė vend tė Inxhilit mė janė dhėnė shtatė vargjet e shumė pėrsėritura dhe si shtesė mė janė dhėnė suret mufasal (nga sureja Kaf deri nė fund tė Kur'anit)" .

Tabarani nė "El-Kebir" dhe Albani nė "Sahih el-xhami" transmetojnė se Rrasuli u tha sahabave tė tij: "Gėzohuni se ky Kur'an ėshtė nė dorėn e Allahut dhe cepi i tij ėshtė nė dorėn tuaj. Kėshtu qė pėrmbajuni atij me vendosmėri ngase ju nuk do tė shkatėrroheni kurrė dhe nuk do tė shkoni kurrė huq pas kėsaj".

Sė fundi pėrpunuar nga sunnih : mė 26-06-2006 23:53.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Siraatalmustekiim (13-01-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Besimi nė Librat e All-llahut [Subhanehu ve Teala] Kur“an dhe Sunnet Akide 0 18-03-2007 03:37
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Besimi ne Librat Muhammed AbdulMalik Akide 1 15-10-2005 03:52


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:14.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.