Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 12-09-2006, 22:37
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 864
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,013
Falėnderuar 2,495 herė nė 712 Postime
Rep Fuqia: 764
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Dy fjale rreth Imanit

Dy fjale te shkeputura nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit.

Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia tha nė “Kitabul-Iman”: “Di se Imani dhe Islami pėrbėjnė fenė nė tėrėsi. Megjithatė ka pasur shumė diskutime, mosmarrveshje dhe konfuzion mes njerėzve rreth esencės sė Imanit dhe rreth islamit dhe shumė vėllime janė shkruar rreth kėsaj. Mosmarrveshja rreth kėsaj ēėshtje e ka origjinėn qė nga koha kur Khawarixh-t u shkėputėn nga sektet e tjera”.

Une thashe: Nė historinė Islame (madje edhe tė Krishtere e Ēifute), ka patur gjithnjė dy rrugė qė janė ndjekur pėr tė kuptuar realitetin e ēėshtjeve.

1) Rruga e Ahlus-sunės

2) Rruga e Ahlul-bida’s

Ahlus-sunah gjithnjė ėshtė pėrmbajtur provave dhe fakteve tė paraqitura nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij pa tejkaluar nė to por duke iu pėrmbajtur atyre saktėsisht dhe duke ndaluar aty ku Rrasuli dhe sahabat e tij ndaluan. Ahlus-sunah beson se nėse sahabat ndaluan nė njė pikė, ata u ndaluan aty me dije tė plotė dhe se ne duhet qė akoma mė tepėr tė ndalemi tek kjo pikė. Ē’ishte mjaft pėr ata ėshtė akoma mė e mjaftueshme pėr ne. Ne as nuk jemi mė tė zellshėm e mė tė devotshėm se ata e as nuk jemi mė tė aftė pėr tė kuptuar fenė se ata. Allahu zgjodhi Islamin si fenė e vetme tė pranuar tė Tij. E perfeksionoi atė dhe zgjodhi njeriun mė tė mirė pėr tė shpallur kėtė fe, Rrasulin. Po ashtu, Ai zgjodhi pėr Rrasulin sahabat e tij. Ata po ashtu ishin njerėzit mė tė mirė pėr kėtė. Sikur ndonjėri nga ne tė kishte qenė vėrtetė aq i zgjuar e aq i devotshėm nuk po them mė tepėr se ata por tė paktėn sa ata, patjetėr qė Allahu do ta kishte pozicionuar nė atė kohė dhe jo nė kohėn tonė pasi Rrasuli ka thėnė qė njerėzit mė tė mirė janė brezi i tij pastaj ata qė ndjekin ata e pastaj ata qė ndjekin ata . Mė pas gėnjeshtra dhe mashtrime do tė pėrhapeshin. Prandaj nuk mund tė mendohet qė ne mund tė kemi mė tepėr se sahabat asgjė, pėrveē qė kemi mė tepėr injorancė ashtu sikurse edhe brezat qė do tė vijnė pas nesh do tė kenė mė tepėr injorancė se ne e kėshtu me rradhė derisa tė mbeten nė tokė vetėm ata qė do dinė tė thonė vetėm shehadetin e asgjė mė shumė. Nga ana tjetėr ahlul-bida’ kėrkon tė thellohet nė ēėshtje ku sahabat nuk janė thelluar e madje edhe tė nxjerrin interpretime qė jo vetėm qė nuk kanė egzistuar nė kohėn e Rrasulit por edhe i kundėrshtojnė interpretimet qė egzistonin nė kohėn e Rrasulit madje pėr tė njėjtėn ēėshtje. Njė nga kėto ēėshtje ėshtė edhe Imani. Nga shkaqet kryesore qė i ēoi ata nė rrugė tė shtrembėr ishte se ata i lakonin tekstet pėr tė justifikuar mendimet e tyre apo atė qė ata mendonin se ishte kuptimi i fjalėve nė gjuhėn arabe. Shkaku tjetėr ėshtė se ata i dhanė pėrparėsi llogjikės dhe filozofisė ndaj teksteve tė Kur’anit dhe sunahs duke marrė vehten e tyre si sistem referimi. Pėrsa i pėrket shkakut tė parė, ajo qė i bėri ata tė rrėshqasin ishte fakti se ata u pėrpoqėn tė nxirrnin kuptime tė reja pėr ēėshtjet e ndryshme duke u munduar tė pėrdornin thėniet e gjuhėtarėve tė caktuar kundėr kuptimeve tė stabilizuara nga Rrasuli dhe sahabat e tij. Ky patjetėr qė ėshtė gabim fatal pasi sikurse sheikh ul-Islam Ibn Tejmia thotė nė “kitab el-Iman”: “Duhet kuptuar se nėse ndonjė term gjendet nė Kur’an apo hadithe dhe kuptimi i tij ėshtė shpjeguar dhe qėllimi i pėrdorimit tė tij ėshtė bėrė i qartė nga Rrasuli atėherė nuk ka nevojė qė tė pėrdoren si evidencė thėniet e gjuhėtarėve apo tė tjerėve”.
Shafi’ tha tė vėrtetėn kur tha nė “Risalah” se: “nga tė gjitha gjuhėt, Arabishtja ėshtė mė e pasura dhe mė e zgjeruara pėr nga fjalori. A mos njohim ndonjė njeri pėrveē njė profeti qė t’a kuptojė tė tėrėn?” Them se Shafi’ tha tė vėrtetėn sepse Allahu tha: “Vertetė qė Ne e kemi shpallur shpalljen qė ti t’ua bėsh tė qartė njerėzve ē’ėshtė zbritur pėr ta e kėshtu ata tė mund tė mendojnė”. Allahu nuk tha thjesht qė t’ua paraqesėsh se ē’shpallet por tha t’ua shpjegosh qartė se ē’shpallet pėr ta. Rrasuli po e paraqiste mesaxhin ndaj Arabėve dhe sikur vetėm gjuha tė qe mjaft atėherė pse duhet tė shpjegonte qartė se ē’shpallej? Ky ajet ėshtė mjaft provė pėr atė qė sheikh ul-islam tha. Po ashtu pėr atė qė Shafi tha se askush veē njė profeti nuk e di tėrė gjuhėn, ka shumė raste kur sahabat mėsonin fjalė tė reja nga Rrasuli. Po ashtu ka edhe shumė raste kur Rrasuli kuptonte atė qė sahabat e tjerė nuk kuptonin. Bukhari trasmetoi nga Abu Hurrejrah gjykimin e Dawudit dhe tė Sulejmanit ndaj dy grave, foshnjen e njėrės nga ata e hėngri ujku, dhe Rrasuli perdori pėr thikė fjalen sakin. Abu Hurrejra tha: “Wallahi! Unė kurrė nuk e kisha dėgjuar para asaj dite fjalėn sakin tė pėrdorej pėr thikė pasi ne e quanim atė mudja”.

Sheikh ul-islam Ibn Tejmia thotė: “ Fjalėt salat, zekat, sijam dhe haxh qė gjenden nė fjalėt e Allahut dhe tė Rrasulit i kanė kuptimet e tyre tė qartėsuara dhe tė strabilizuara nga Rrasulilahi. Ne ua dimė kuptimin nga ai. Nėse dikush mundohet tė shpjegojė kuptimin e tyre nė mėnyrė tjetėr nga ajo qė Rrasuli i shpjegoi ato, njė shpjegim i tillė nuk do tė pranohet”.

Unė them se nėse dikush do tė shpjegonte fjalėt qė Rrasuli ka shpjeguar nė tjetėr mėnyrė nga ajo e Rrasulit diēka e tillė ėshtė haram pėr atė qė e shpjegon dhe po ashtu haram pėr tė tjerėt qė tė pėrkrahin dhe marrin kėtė shpjegim pasi ajeti qė pėrmendėm mė lart na e ndalon kėtė. Ėshtė detyra e Rrasulit dhe vetėm e tij qė tė shpjegojė kuptimet e termave tė sheriahs dhe askush tjetėr s’ka autoritet ta bėjė kėtė veē Rrasulit pasi akush veē tij nuk e di qėllimin e kėtyre fjalėve. Askush veē tij nuk e di se ē’ka dashur qė tė na komunikojė Allahu ne me anė tė kėtyre fjalėve. Interpretimi i kėtyre fjalėve ndryshe nga ai qė i ka bėrė Rrasuli do qe tė thuash pėr Allahun atė pėr tė cilėn nuk ke dije dhe kjo ėshtė gjėja e parė me tė cilėn ne jemi urdhėruar qė tė ruhemi pas ruajtjes nga shirku. Kjo pėrsa i pėrket atyre interpretimeve qė kundėrshtojnė interpretimet e Rrasulit por pėr ato interpretime pėr tė cilat ka argument tė drejtpėrdrejtė nga Kur’ani apo sunnah, atėherė patjetėr qė nuk hidhen poshtė. Megjithėatė shumė njerėz pretendojnė se kanė argumenta deēizivė specifikė nė lidhje me kėtė ēėshtje por kjo nuk ėshtė gjithmonė ashtu. Qė argumentat tė pranohen duhet tė plotėsojnė tė paktėn katėr kushte qė duhen plotėsuar plotėsisht dhe njėkohesisht:

1) Tė jenė argumenta dhe jo hamendje.

2) Tė kenė lidhje me ēėshtjen pėr tė cilėn po paraqiten.

3) Tė plotėsojnė minimumin e kushteve pėr tu pranuar si argumenta.

4) Tė mos kundėrshtojnė argumenta mė tė saktė e mė tė stabilizuar se ato.

Nė lidhje me stabilizimin e qėllimit qė ka patur folesi, kjo ėshtė fusha ku ka mė tepėr mundėsi pėr tė gabuar. Mendjet dhe intelektet e njerėzve ndryshojnė nga njėri-tjetri. Po qe se analizuesit do tė marrin botkuptimin e tyre si sistem referimi atėherė vėrtetė qė do tė ishte tepėr e vėshtirė qė tė arrihej i njėjti konkluzion nga analizues tė ndryshėm. Kjo edhe mė teper kur bėhet fjalė pėr kuptime gjuhėsorė dhe ndėrtime gramatikore. Edhe vetė gjuhėtarėt nuk bien dakort pėr ēėshtje tė ndryshme. Si vallė mund tė pėrdoren ata si sistem referimi kur ata vetė kanė mosmarrveshje mes tyre? Dy vetė qė pėrdorin sisteme referimi tė ndryshme do tė arrijnė nė konkluzione tė ndryshme pėr tė njėjtėn ēėshtje. Pėr shembull: njė njeri i ulur nė sendile tė veturės qė leviz, nuk po lėviz po qe se i referohemi veturės. Ama po qe se i referohemi pikės sė nisjes sė veturės, ai eshtė nė lėvizje tė vazhdueshme per aq kohė sa vetura lėviz. Kur bėhet fjalė pėr kuptime fjalėsh dhe ndėrtime gramatikore ky ndryshim ėshtė edhe mė i madh akoma. Kur bėhet fjalė pėr tė nxjerrė gjykime nga fjalėt e Allahut po qe se nuk bazohesh nė udhėzimin e Rrasulit do tė gabosh edhe pse mund tė tė duket e lehtė pėr tu kuptuar. Si shembull kemi rastin e ajetit tė agjerimit ku Allahu pėrmend fijen e bardhė nga fija e zezė. Njerėz tė ndryshėm e ndėr ta edhe Adi ibn Hatim kujtuan se duheshin marrė dy fije dhe lejohej tė hash derisa tė dallohej fija e bardhė nga e zeza por nė tė vėrtetė Allahu ka si qėllim fillin e agimit dhe tė errėsirės. Po ashtu edhe rasti i Aishes dhe i Urwahs rreth ajetit: “Vėrtetė qė Safa dhe Marwah janė nga shenjat e Allahut. Kushdo qė bėn haxh apo umrah nuk ka dėm nėse bėn tawaf mes tyre”(2:158). Urwah tha: “Wallahi! S’ka dem nėse nuk bėn tawaf mes Safa dhe Marwahs”. Aisha tha: “O nipi im! Interpretimi yt nuk ėshtė i vėrtetė! Nėse do qe sikurse thua ti, fjalėt e Allahut do ishin: “nuk ka dėm pėr tė po qe se nuk bėn tawaf mes tyre”, por nė fakt ky ajet hyjnor zbriti nė lidhje me ensarėt, qė hynin nė ihram pėr tė adhuruar njė idhull tė quajtur manat qė e adhuronin nė njė vend tė quajtur mushallal para se tė pranonin Islamin dhe kushdo qė hynte nė ihram nuk e konsideronte tė drejtė tė kryente tawaf mes Safahs dhe Marwahs. Kur pranuan Islamin ata pyetėn Rrasulilahin: “O Rrasulullah! Ne nuk kryenim tawaf mes Safahs dhe Marwahs. Kėshtu qė Allahu shpalli ajetin.....”. Po ashtu sahabat e keqkuptuan ajetin qė flet pėr bėrjen zullum ndaj vehtes dhe u rėnduan shumė nga ky ajet. Rrasuli u qartėsoi se zullumi nė kėtė ajet duhej kuptuar si shirk sikurse Llukmani i tha tė birit se shirku ėshtė zullum i madh. Po ashtu edhe rasti i Abu Ejub el-Ensarit dhe tė tjerėve me ajetin ku Allahu thotė tė mos hedhim vehtet tona nė shkatėrrim. Raste tė tilla jane tė shumta. Dhe nėse sahabat mund tė gabojnė nė pėrcaktimin e gjykimit duke u nisur thjeshtė nga ana gjuhėsore, atehere si i bėhet me ata qė janė inferiorė ndaj tyre si pėrsa i pėrket anės gjuhėsore ashtu edhe asaj fetare? Pėrgjigja e saktė pėr kėtė na ėshtė dhėnė nga sheikh ul-Islam Ibn Tejmia: “ Ēdo premisė, qė shkon kundėr qartėsimit qė ka bėrė Allahu dhe Rrasuli ėshtė humbje e sigurtė”. Pėrsa i pėrket menyrės sė dytė (ndjekjes sė llogjikės dhe intelektit nė kundėrshtim apo duke lėnė mėnjėanė qartesimin e bėrė nga Allahu apo Rrasuli) qė ndiqet nga ahlul bida’: “Allahu na e ka bėrė te qartė se ēdo ndodhte sikur haku tė ishte sipas dėshirave tė njerezve. Ai thotė: “Sikur haku tė ishte sipas dėshirave tė tyre, qielli, toka dhe ē’ka nė to do ishin nė kaos dhe korrupsion”. Njeriu sikurse dihet ėshtė i ndikuar nga faktorė tė ndryshėm dhe sikurse Ibn Uthejmin e shpjegon nė “Kawaidul-muthla”: “Njeriu ėshtė vetem qenie njerezore dhe si e tillė ai ka emocione tė brendeshme dhe tė jashtme dhe ka gjendje qė e bejnė atė tė mos kete vėmendje dhe qetėsi mendore rreth asaj qė mund tė dalė nga theniet (apo veprat) e tij. Ai mund tė jete neglizhent ose mund tė harrojė apo tė menduarit e tij mund tė shqetėsohet ose ai mund tė thotė diēka nė mes tė njė debati kur ėshtė me nerva, pa menduar pėr pėrfundimin e tij”. Unė them qė nga kėto pozita dhe situata qė Ibn Uthejmin pershkroi nė mėnyrė tė shkėlqyer, bėn pėrjashtim vetėm Rrasuli pasi per kėtė dėshmon Allahu kur thotė: “E ēdo gje qe i Dėrguari u jep merreni, e ēdo gje qe ai u ndalon hiqni dorė nga ajo” po ashtu “ai s’flet nga mendja e tij, s’eshtė shpallje veē shpallje qė i shpallet”. Ne e kemi pėrmendur mė parė se kur kurejshėt thanė se Muhamedi eshtė veēse njeri dhe ai nxehet sikurse tė tjerėt nxehen, Rrasuli tregoi me gisht nga gjuha e tij dhe tha se nga ajo s’del veēse haku. Po ashtu provė se Rrasuli nuk ėshtė si tė tjeret ėshtė edhe fakti se ēdo profet e ka njė dua tė pranuar. Tė gjithė e bėnė ate kurse Rrasuli e ka ruajtur atė pėr ditėn e gjykimit edhe pse ishte nė vėshtirėsi tė tilla qė mund ta bėnte gjithėkush atė dua po tė qe nė vend tė tij.

Ibn Tejmia na shpjegon: “Termat, Iman, Islam, nifakė dhe kufr, janė mė tė rėndėsishme se termat e tjerė. Rrasuli i ka shpjeguar kėto terma nė mėnyrė tė atillė qė s’ka nevoje qė tė kerkohet kuptimi i tyre apo origjina gjuhėsore e se si qenė pėrdorur nga arabet para islamit e keshtu me rradhė. Prandaj ėshtė domosdoshmeri qė, ndėrsa kėrkohet tė gjendet kuptimi i termave tė tillė, duhet parė se si Allahu dhe Rrasuli i kane shpjeguar kėto terma. Shpjegimi i tyre ėshtė i qartė dhe me se i mjaftueshėm... Bidatēinjtė kane shkuar huq nė kėtė ēeshtje. Ata ia kthejnė shpinėn kesaj metode dhe fillojnė tė shpjegojnė fene islame duke u bazuar nė disa premisa qė ata besojnė se jane korrekte, qoftė pėr nga ana e kuptimit gjuhėsor, qoftė nga ana e mendimit rracional. Ata nuk kerkojnė dhe nuk mendojnė mbi shpjegimin qė Allahu dhe Rrasuli kane dhenė. Ēdo premisė qe shkon kundėr qartėsimit qė ka bėrė Allahu dhe i Dėrguari i Tij ėshtė humbje e sigurtė”.

Unė them: “provė pėr atė qė sheikhu thotė eshtė thėnia e Allahut:

"Nuk i takon asnjė besimtari apo besimtarje qė kur Allahu dhe i dėrguari i Tij kanė vendosur pėr njė ēėshtje, qė ata tė zgjedhin ndonjė zgjidhje tjetėr pėr atė ēėshtje. E kush nuk i bindet Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, kanė dalė nė rrugė tė shtrembėr dhe nė humbje tė hapėt.” (33:36).


Imani sipas Ahlus-sunahs.

Sipas ahlus-sunnahs imani ėshtė besim me zemėr, thėnie dhe vepra dhe ka mbi 70 degė. Ai rritet me punė tė mira dhe bie me punė tė kėqia. Disa nga veprat janė tė domosdoshme, disa tė tjera janė tė nevojėshme dhe tė tjera janė tė rekomanduara. Persa i perket kryerjes se veprave, Imani konsiston ne kryerjen e gjithėēkaje qė Allahu dhe Rrasuli i Tij urdhėrojnė qofshin kėto obligime apo rekomandime dhe po ashtu konsiston nė tė njėjtėn kohė nė braktisjen e ndalesave. Megjithėatė kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė besimtarėt tė kryejnė mėkate. Mėkatet po qe se nuk janė kufr i madh dhe shirk i madh, nuk e nxjerrin dikė nga feja. Nė botėn tjetėr mėkatari qė ka bėrė mėkate por nuk ka bėrė kufr tė madh apo shirk tė madh mund tė ndėshkohet nė zjarr dhe pastaj do tė falet nga Allahu. Megjithėatė tė gjithė njerėzit qė kanė iman sadopak do tė dalin nga xhehenemi dhe do tė hyjnė nė xhenet pėrfundimisht dhe do tė jenė aty sikurse tė gjithė ata qė hyjnė nė xhenet, pėrgjithmonė. Po ashtu Imani ndryshon nė njerėz tė ndryshėm dhe nuk ėshtė i njėjtė tek tė gjithė prandaj edhe Allahu i ndan njerėzit nė tė pėrparmė, tė djathtė dhe tė majtė. Po ashtu disa njerėz kanė iman tė shkėlqyer dhe tė plotė dhe disa tė tjerė kanė mangėsi nė tė kėshtu duke e pasur imanin e tyre jo tė plotė dhe disa prej tyre kanė vetėm minimumin e Imanit pėr tu quajtur besimtarė. Disa tė tjerė nuk arrijnė dot tė quhen besimtarė por mbeten nė nivelin e parė pra vetėm muslimanė, megjithėatė kjo nuk i bėn ata qafira apo hipokritė pasi ata kanė njė lloj imani qė i pėrjashton ata nga kufri dhe nifaku por ky iman nuk mjafton qė ata tė quhen mumininė, sikurse beduinėt qė thanė ne besojmė. Ahlus-sunnah dallon mes Imanit dhe Islamit dhe nuk i quan ato sinonime te njeri - tjetrit dhe tė njėjtėn gjė. Islami ėshtė mė i pėrgjithshėm dhe imani ėshtė mė specifik. Kėshtu ēdo mumin ėshtė edhe muslim por jo ēdo muslim ėshtė mumin. Pėrsa i pėrket pėrkufizimeve tė ndryshme tė selefėve ndaj Imanit, sheikh ul-Islam Ibn Tejmia thotė: “Njėherė thanė: imani ėshtė thėnie dhe vepėr. Njėherė tjetėr:- thėnie, vepėr dhe njet. Njė tjetėr herė thanė: thėnie, vepėr, njet dhe ndjekje tė sunnah-s. Po ashtu: thėnie e gjuhės, besimi i zemrės dhe vepra tė organeve tė trupit. Vėrtetė qė, qė tė gjitha kėto janė korrekt. Ngase po qe se thanė se Imani ėshtė thėnie dhe vepėr, atėherė po qe se vepra e tė folurit bėhet lirisht (pa detyrim), kjo tregon veprėn e tė dyjave, zemrės dhe gjuhės dhe veprat tregojnė edhe veprat e jashtme dhe tė brendėshme.... Nėse thanė: Imani ėshtė thėnie, vepėr dhe njet, atėherė kjo thėnie pėrbėn njėkohėsisht edhe besim edhe thėnie me gjuhė ndėrkohė qė vepra mund tė mos tregojė qartė njet prandaj ata i shtuan edhe njet interpretimit tė tyre. Pėr mė tepėr shtesa “dhe ndjekje tė sunnah-s”, ndaj interpretimit tė tyre i atribohet faktit se fjala vepra dhe njeti nuk e kėnaqin Allahun po qe se nuk janė sipas sunnah-s (se Rrasulit). Nė fakt njeti nė gjithė kėtė ėshtė tė refuzuarit e Murxhijave qė e kufizuan imanin si vetėm thėnie. Ata qė e pėrkufizojnė imanin si katėr pjesė: thėnie, vepėr, njet dhe ndjekje tė sunnah-s e interpretojnė kėtė sikurse Sahl Ibn Abdullah et-Tustari e interpretoi kur u pyet pėr kėtė. Ai tha: “Imani ėshtė thėnie, vepėr njet dhe Sunnah. Ngase nėse imani ėshtė thėnie pa vepra, kjo konsiderohet kufr. Nėse ėshtė thėnie dhe vepėr por pa njet ėshtė nifak dhe nėse ėshtė fjalė, vepėr dhe njet pa sunnah, konsiderohet bidah”.

Mendimi i Khawarixhve pėr Imanin.

Edhe sipas tyre imani ėshtė besim me zemėr thėnie e gjuhės dhe vepra tė gjymtyrėve. Megjithėatė ata e shohin imanin si tė njėjtė me islamin dhe nuk bėjnė diferencim mes tyre. Kėshtu sipas tyre kush ėshtė beimtar ėshtė musliman dhe kush nuk ėshtė besimtar nuk ėshtė musliman por kefėr. Sipas tyre imani ėshtė njė entitet prandaj po qe se humb diēka nga ai e ke humbur tė tėrin plotėsisht, kėshtu kush dėshton tė kryejė ndonjė obligim apo kryen mėkate tė mėdha, pėr ta ky person ėshtė kefėr dhe do jetė nė xhehenem pėrgjithmonė. Sikurse vėrehet qartė kjo ėshtė gabim pasi sė pari, islami dhe imani nuk janė njė por islami ėshtė mė i pėrgjithshėm dhe imani mė specifik. Po tė qe se islami dhe imani janė njė, atėherė rasti i beduinėve do qe se ata meqė nuk janė besimtarė, atėherė duhet tė ishin kufarė, por kjo nuk ėshtė kėshtu pasi Allahu i quan ata muslimanė. Po tė thuhet se ishin muslimanė munafikinė, u thuhet se kjo nuk qėndron pasi Allahu na thotė nė shumė vende se veprat e munafikinėve janė pa vlerė dhe nuk kanė shpėrblim kurse pėr beduinėt Allahu tha: “po qe se i bindeni Allahut dhe Rrasulit, Ai nuk do u pakėsojė asgjė nga shpėrblimi i veprave tuaja”. Po ashtu ka shumė transmetime tė ndryshme nga Rrasuli dhe sahabat se ata qė kryejnė mėkate tė mėdha si zinaja, pirja e alkoholit, vjedhja, grabitja...etj nuk janė besimtarė nė momentin e kryerjes sė tyre. Hadithet nuk thonė se nuk janė muslimanė por nuk janė besimtarė duke bėrė dallim mes imanit dhe islamit. Po ashtu disa nga kėto hadithe na kanė arritur duke na shpjeguar se po qe se persona tė tillė pendohen atyre u rikthehet imani. Po ashtu ndėshkimi i sheriatit ndaj kryersve tė kėtyre mėkateve nuk ėshtė i njėjtė me tė atyre qė braktisin Islamin. Sipas historisė Islame mėkatarė tė tillė nuk janė ndaluar tė lėnė trashėgimi apo tė trashėgojnė, nuk janė ndarė nga gratė e tyre, nuk janė varrosur pa iu falur xhenazja dhe janė qefinosur dhe varrosur si muslimanė dhe nė varreza muslimane madje edhe gjatė kohės sė Rrasulit dhe pėr disa nga kėta Rasuli ka dėshmuar vetė pėr pendimin e madh tė tyre. Argumentat pėr kėtė ēėshtje janė tė shumta dhe nuk mund tė ndalemi gjatė kėtu pasi nuk ėshtė ky qėllimi ynė por kush dėshiron tė thellohet mė tej nė kėtė pikė mund t’i referohet librave tė shkruajtur mbi imanin nga dijetarėt tanė dhe nė mėnyrė tė veēantė nga dy prej kėtyre dijetarėve: Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia dhe nxėnėsi i tij Ibn Kajjim el-Xhewzijah.

Mendimi i Mu’tezilave rreth imanit.

Edhe kėta thonė se Imani ėshtė besim me zemėr, thėnie e gjuhės dhe vepra tė gjymtyrėve. Por nė ndryshim me khawarixh-t ata nuk i quajtėn kryerėsit e mėkateve tė mėdha si kufarė. Ata u munduan tė qėndrojnė mes ahlus-sunnah-s dhe khawarixhve duke thėnė qė kėta nuk janė as muslimanė e as kufarė por janė “menzilah bejn el-menziletejn” gjendje mes dy gjendjeve. Edhe kėta e konsideruan islamin dhe imanin si tė njėjtė. Edhe pse nė ndryshim me khawarixh-t ata nuk i quajtėn persona tė tillė kufarė, ata dhanė tė njėjtin gjykim pėr ta si edhe khawarixh-t. Ata thanė se kryerėsit e mėkateve tė mėdha do jenė nė xhehenem pėrgjithmonė. Evidenca qė ata sjellin ėshtė akoma mė e dobėt se e khawarixhve edhe pse ata mundohen ta shtjellojnė atė nė mėnyrė mė elokuente se khawarixhėt.

Mendimi i Ashairave dhe shumė prej Maturidive

Sipas tyre imani ėshtė vetėm nė zemėr. Imani ėshtė vetėm “tasdik” afirmim nė zemėr. Sipas tyre imani as nuk rritet e as nuk ulet. Ata pėrjashtojnė tė gjitha veprat madje edhe veprat e zemrės. Sipas tyre personi ėshtė besimtar perfekt edhe nėse nuk kryen asnjė vepėr pėr aq kohė sa ka tasdik nė zemėr. Ata thonė se personi nuk ka pse tė shprehė besimin e tij as me gjuhė edhe pse thonė ata kėshtu konsiderohet kefėr nė kėtė botė ndėrkohė qė ėshtė besimtar nė zemėr.

Mendimi i shumicės sė Maturidive

Sipas tyre vendi i imanit ėshtė zemra dhe gjuha dhe veprat e trupit pėrjashtohen. Ata thonė se meqė imani ėshtė vetėm thėnie dhe afirmim ai as nuk rritet e as nuk ulet. Ata ndryshojnė me murxhiat nė atė se kėta pėrjashtojnė edhe veprat e zemrės si pjesė e imanit.

Mendimi i shumė murxhiave

Sipas tyre imani ėshtė vetėm nė zemėr dhe as nuk rritet e as nuk ulet. Shumė prej tyre i fusin edhe veprat e zemrės por pėrjashtojnė veprat e trupit madje edhe tė gjuhės.

Mendimi i fukahave tė murxhiave

Sipas tyre imani ėshtė nė zemėr dhe gjuhė. Ata i pėrfshijnė nė iman veprat e zemrės por pėrjashtojne veprat e trupit. Sipas tyre veprat janė vetėm frut i besimit dhe jo komponente tė domosdoshme tė imanit. Sipas tyre imani ėshtė nė esencė afirmim nė zemėr kėshtu qė ėshtė njė nivel dhe as nuk mund tė rritet e as tė ulet.

Mendimi i Abu Hanifės

Sipas abu Hanifės Imani ėshtė afirmim me zemėr dhe shprehje me gjuhė. As nuk rritet e as nuk ulet. Kėto thėnie tė Abu Hanifės e ndajnė atė nė kėtė ēėshtje nga imamėt e tjerė tė sunnah’s si Melik, Shafi, Ahmed, Ishaku...etj. Megjithėatė Ibn Abdul-Barr nė “Et-Temhid” dhe Ibn Abil-‘Izz el-Hanafi nė “Sharh akidat et-Tahawijah”, transmetruan se Imam Abu Hanifa e ka tėrhequr kėtė thėnie tė tij. Megjithėatė Abu Hanifa dhe ndjekėsit e tij kanė ndryshim nga murxhiat nė atė qė ndryshe nga murxhiat, ata kanė tė njėjtat kushte si dijetarėt e synetit pėr tė ēuar dikė nė xhenet apo nė xhehenem. Ndėrkohė qė murxhiat dhe tė tjerė veē tyre quajnė besimtar atė qė ka besim nė zemėr por megjithėatė nuk kryen asgjė nga urdhėresat, Abu Hanifa dhe ndjekėsit e tij janė tė prerė nė kėtė pozicion duke i konsideruar persona tė tillė kufarė. Ibn Tejmia thotė nė kitab ul-iman: “Ėshtė e pa mundur qė dikush qė ėshtė besimtar nė zemrėn e tij, tė mos kryejė asgjė nga urdhėresat si faljen e namazit, dhėnien e zekatės, agjerimin, haxhin nė Mekė apo tė pėrzihet nė harame sikurse tė falet pa avdes, apo duke mos u drejtuar nga kibla, apo tė martohet me nėnėn e tij. Pėrkundrazi dikush mund tė sillet kėshtu vetėm nėse ka mungesėn e besimit nė zemrėn e tij. Pėr kėtė arsye ndjekėsit e Abu Hanifės i deklaronin kufarė grupe qė nxirrnin pretendime tė tilla....”
Po ashtu nė “Maxhmu el-fatawah”, kur sheikh ul-Islam Ibn Tejmia u pyet pėr akidėn e Shaf’it, tha: “Akidah e Shaf’it –Allahu e mėshiroftė- dhe akidah e dijetarėve tė ymetit si Melik, Eth-Thewrij, Awza’i dhe Ibnul-Mubarek dhe Ahmed ibn Hanbal dhe Is’hak ibn Rahawajh ėshtė akidah e dijetarėve qė ata ndoqėn si Fudhejl ibn ‘Ijad dhe Ebi Sulejman ed-Darani dhe Sahl ibn Sa’d et-Tustari dhe tė tjerė veē tyre. Kėshtu qė nuk ka pasur mosmarrveshje mes kėtyre imamėve dhe tė tjerėve nga ata nė bazat e fesė dhe po ashtu Abu Hanifa-Allahu e mėshiroftė. Vėrtetė qė akidah ėshtė afirmuar nga ai nė tewhid dhe kadr dhe tė tjera tė ngjashme me to. Ai ėshtė nė pėrputhje me akidėn e atyre imamėve ai ėshtė nė atė qė Sahabat dhe ata qė i ndoqėn ata nė ihsan qenė dhe ai ėshtė nė atė qė Kitabi dhe Sunnah flasin”.

Mendimi i Jahmive

Sipas tyre vendi i imanit ėshtė vetėm zemra por sipas tyre nė zemėr nuk bėhet fjalė pėr tasdik por vetėm pėr “Marifah”, dije qė Allahu ėshtė zoti. Sipas tyre kush ka dije nė zemėr ėshtė besimtar perfekt dhe besimi i tij ėshtė madje po aq i plotė sa edhe i profetėve pavarėsisht se ē’thotė apo bėn. Madje edhe nėse mallkon Allahun dhe Rrasulin, sipas tyre ky njeri ėshtė besimtar pėr aq kohė sa e njeh Allahun. Sipas rregullės sė tyre edhe Iblisi, faraoni, Abu Xhehli, Abu Lehebi...etj janė besimtarė perfektė. Shumica e dijetarėve tė synetit i kanė deklaruar xhahmitė, si kufarė.

Mendimi i Karramitave

Sipas tyre vendi i imanit ėshtė vetėm zemra. Sipas tyre kushdo qė shpreh besim me gjuhė ėshtė besimtar pavarėsisht nga ē’ka nė zemėr. Sipas pėrkufizimit tė tyre hipokritėt janė besimtarė perfektė. Megjithėatė duke parė kėtė konkluzion ata u munduan tė dalin nga ky gabim duke kontradiktuar vehten dhe thanė se hipokriti edhe pse ėshtė besimtar ai do tė jetė pėrgjithmonė nė xhehenem ngase ai besoi vetėm nga jashtė dhe jo pėr brėnda tij. Ata thanė se tė vetmit besimtarė qė hyjnė nė xhenet janė ata qė besojnė edhe nga jashtė edhe nga brenda. Megjithėatė kontradikta e tyre i shtyu ata edhe mė larg sė vėrtetės dhe krijoi pėr ta edhe mė tepėr konfuzion.

..............

“Pėrsa i pėrket besimit nė Allah, ky ėshtė ai besim tek i cili thirrėn tė gjithė tė dėrguarit e Allahut dhe i cili zė pjesėn kryesore tė asaj qė Allahu shpalli nė tė gjitha shpalljet. Ai konsiston nė tre ēėshtje qė duhen plotėsuar plotėsisht dhe njėkohėsisht:

1) Njohja dhe pranimi i Egzistencės sė Allahut sikurse Ai e pėrshkruan Vehten e Tij me Emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij duke iu pėrmbajtur asaj qė Rrasuli na solli pa bėrė krahasime, pa deformuar, pa ndryshuar, pa shtuar apo hequr asgjė nga ajo por duke iu pėrmbajtur me pėrpikmėri gjithėēkaje qė Rrasuli na solli qoftė pėrsa i pėrket pėrmajtjes sė saj po ashtu edhe sipas mėnyrės. Dhe po ashtu tė pranosh se nė tėrė kėto Ai ėshtė unik dhe akush e asgjė nuk ėshtė si Ai.

2) Nėnshtrimi dhe besimi i plotė ndaj kėsaj njohje dhe pranimi.

3) Pozicionimi i vehtes ndaj asaj qė kjo njohje, pranim, nėnshtrim dhe besim kėrkojnė duke plotėsuar tė tėra kėrkesat me domosdoshmėri, pastėrti dhe sinqeritet.

Pėrsa i pėrket dy ēėshtjeve tė para, sipas thirrjes sė tė dėrguarve tė Allahut kjo ėshtė pėrqendruar nė katėr ēėshtje:

1) Besimi nė egzistencėn e Allahut.
2) Besimi nė Zotėrimin e Tij (er-Rububijah).
3) Besimi nė Emrat dhe Atributet e Allahut (Esma was-sifat).
4) Besimi nė atė qė vetėm Allahu e meriton dhe duhet adhuruar (el-Uluhijah).

Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė tretė, ajo konsiston nė atė qė meqė e di se s’ka Zot veē Allahut, dhe se vetėm Ai e meriton tė adhurohet atėherė duhet ta bėsh adhurimin tėnd tė pastėr dhe vetėm pėr tė dhe nė tė njėjtėn kohė tė qėndrosh larg asaj qė idhujtarėt i pėrshkruajnė Atij, madje tė bėsh kufr ndaj gjithėēkaje qė adhurohet me tė, pa drejtė, qoftė kjo veē Allahut, qoftė nėse i ėshtė bashkangjitur adhurimit me Allahun. Besimi nė Allah ėshtė i drejtė dhe i plotė vetėm atėherė kur vihet nė praktikė sikurse Rrasuli dhe sahabat e tij e vunė nė praktikė atė. Pra jo vetėm qė duhet tė besosh nė njėshmėrinė e Allahut por duhet edhe tė punosh me tė dhe tė mos i drejtosh askujt apo asgjėje veē Tij asgjė nga adhurimi nė tėrėsi apo nga detajet e tij nė veēanti. Tė bėsh kujdes nė veēanti se mos i drejtosh tjetėr veē Allahut, duatė e tua, frikėn tėnde, shpresėn tėnde, mbėshtetjen tėnde, tė dėshiruarit me ngulmim, tė frikėsuarit, respektin me pėrulje, kujdesin, tė kthyerit me pendim, kėrkimin e ndihmės, kėrkimin strehim, kėrkimit lirim dhe shpėtim, kurbanin, zotimet dhe gjithėēka tjetėr qė Ai kėrkon ekskluzivisht nga ti. Tė distancohesh nga kufri dhe shirku dhe nga gjithėēka qė tė ēon drejt tyre qoftė kjo diēka materiale, emocionale apo prestigji e statusi, qoftė njerėz qė adhurojnė tjetėr veē Allahut apo qė tė shtyjnė drejt kėsaj. Tė besosh dhe ta adhurosh Allahun sikurse Rrasuli dhe sahabat e tij besuan dhe e adhuruan atė. T’i pėrmbahesh asaj qė ata iu pėrmbajtėn dhe tė distancohesh nga gjithėēka qė ata u distancuan. Vetėm atėherė do tė kesh besim nė Allah sikurse duhet, me tewhid dhe sipas synetit dhe i distancuar nga shirku, kufri dhe bidatet. Vetėm atėherė do tė fitosh dashurinė dhe shpėrblimin e Allahut dhe do tė shmangėsh hidhėrimin dhe ndėshkimin e Tij.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ebu_Fudejl (16-09-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit Sumeja Akide 0 22-01-2007 00:54
Dy fjale rreth dawahs sunnih Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 16-10-2006 18:50
Kush eshte qafir e kush eshte bidatgji ? Mumin Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 23-09-2006 19:19
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Tefsiri i Kur“anit nė kohėn e Resulullahut SalAll-llahu Alejhi ve Selem Muhammed AbdulMalik Kur“an dhe Tefsir 0 15-02-2005 19:14


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:50.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.