Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack (1) Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  1 links from elsewhere to this Post. Click to view. #1 (permalink)  
Vjetėr 01-01-2008, 04:10
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Keshf esh-shubuhat (me shume rendesi)

Keshf esh-shubuhat i sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab

Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qė idhujtarėt ngrenė nė ēėshtjet e tewhidit


Me Emrin e Allahut, I Gjithėmėshirėshmi, Mėshirėploti.

Di, Allahu tė mėshiroftė se Tewhidi ėshtė tė njėsosh Allahun nė adhurim. Kjo ėshtė feja e tė tėrė tė dėrgurve tė Allahut me tė cilėn Ai i dėrgoi ata tek robėt e Tij. I dėrguari i parė prej tyre ishte Nuhu, tė cilin Allahu e dėrgoi tek njerėzit e tij (Nuhut) pasi ata egzagjeruan statusin e njerėzve tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Wad, Suwa, Jaghuth, Ja'uk dhe Nasr. Dhe i fundit i kėtyre tė dėrguarve ishte Muhamedi qė ishte ai qė i theu imazhet e kėtyre njerėzve tė cilėt idhujtarėt i kishin marrė si zota veē Allahut duke i adhuruar ata.

Allahu dėrgoi Profetin tek njė grup njerėzish qė e adhuronin Allahun dhe kryenin Haxh, jepnin Sadakah dhe e pėrmendnin Allahun. Megjithėatė ata merrnin disa objekte tė krijuara si ndėrmjetėsa mes tyre dhe Allahut. Ata nxirrnin si justifikim pėr veprimin e tyre: "Ne vetėm duam me anė tė kėtyre objekteve ti afrohemi Allahut dhe duam qė kėto objekte (idhuj) tė ndėrmjetėsojnė pėr ne tek Allahu".

Kėshtu ata u drejtoheshin (imazheve), engjėjve, Isės, Merjemes dhe njerėzve tė tjerė tė drejtė e tė devotėshėm veē tyre (duke iu drejtuar atyre me pėrkushtim).

Kėshtu Allahu dėrgoi tek ata profetin Muhamed pėr tė ringjallur fenė e tyre tė vėrtetė dhe tė pastėr, fenė e Ibrahimit dhe ti informonte ata se kjo praktikė e tyre e kėrkimit afrim tek Allahu dhe ky besim i tyre (tė marrurit e ndėrmjetėsave pėr t'iu afruar Allahut), ėshtė njė e drejtė qė i takon vetėm Allahut. Nuk ėshtė e drejtė dhe e pranueshme qė kėto akte adhurimi ti drejtohen tjetėr veē Allahut pa marrė parasysh nėse kėto objekte konsistojnė nė engjėj fisnikė apo tė dėrguar tė Allahut e aq mė pak nėse janė tė njė statusi mė tė ulėt se ata.

Kėta idhujtarė tek tė cilėt Profeti u dėrgua, dėshmonin se Allahu ishte Krijuesi i vetėm dhe se Ai ishte Unik dhe pa partnerė si Ai. Ata dėshmonin gjithėashtu se askush e asgjė nuk jepte furnizim veē Tij, dhe askush e asgjė nuk jepte jetė dhe vdekje pos Tij, dhe askush e asgjė nuk mund t'i kontrollonte dhe t'i mirėmbante ēėshtjet e krijimit veē Tij. Gjithėashtu ata besonin se tė shtatė qiejt dhe gjithēka qė ata pėrmbajnė, tė shtatė tokat dhe gjithėēka ato pėrmbajnė, tė tėrė pa pėrjashtim janė robėr tė Allahut dhe nėn Kontrollin dhe Fuqinė e Tij.

Nėse dėshiron tė dish argumentin se vėrtetė kėta paganė tė cilėt profeti i luftoi, dėshmonin pėr tė gjitha kėto, atėherė recitoji kėto ajete atij qė kėrkon argument:

"Thuaj: Kush ju furnizon ju nga qiejt dhe nga toka? Apo kush kontrollon dėgjimin dhe shikimin? Kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe tė vdekukin nga i gjalli, dhe kush rregullon ēdo ēėshtje? Ata do tė pėrgjigjen: - "Allahu!". Thuaj! A nuk do ti frikėsoheni Atij ?!". (10:31)

Dhe ajetet:

"Thuaj! Kujt i takon toka dhe gjithėēka nė tė po qe se e dini....(deri tek) ........atėherė si po mashtroheni ?" (23: 84-89)

Dhe ka dhe ajete tė tjera pėrvē kėtyre pėr tė faktuar kėtė ēėshtje.

Nėse e ke stabilizuar faktin qė kėta paganė afirmonin tėrė kėtė (aspektet kryesore tė Rububijeh-s) e megjthatė ky besim i tyre nuk mjaftoi qė ata tė pėrfshiheshin nė njerėzit e tewhidit, tek i cili ftuan tė dėrguarit e tyre dhe sidomos, tek i cili i ftoi Resuli, atėherė do tė kuptosh qė tewhidi tė cilin ata mohuan, ishte tewhidi i adhurimit (tewhid el-uluhijeh) qė quhet nga paganėt e kohės tonė: besime apo besim.

Kėshtu, kėta paganė tė herėshėm Arabė, e lusin Allahun ditėn dhe natėn, por disa prej tyre u luteshin dhe engjėjve sė bashku me Allahun, duke menduar se engjėjt janė tė devotshėm dhe janė tė afruar tek Allahu dhe se ata mund tė ndėrhynė pėr ta tek Allahu qė Ai t'u pranonte lutjet. Po ashtu, ata lutnin sė bashku me Allahun, ndonjė njeri tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Lat-in, apo ndonjė profet sikurse Isėn. Duhet tė kuptosh, se profeti i luftoi ata pėr kėtė shirk tė tyre dhe i thirri ata qė ta bėnin adhurimin e tyre tė sinqertė dhe vetėm pėr Allahun, ngase Allahu tha:

"Mos ju lut askujt veē Allahut" (72: 18)

Po ashtu Allahu thotė:

"Atij i takon lutja e vėrtetė" (13: 14)

Ėshtė tepėr e rėndėsishme tė arrish tė kuptosh, se Resuli i luftoi ata, qė duaja tė bėhej vetėm ndaj Allahut, kurbani tė therej vetėm nė emrin e Tij, betimet tė bėheshin vetėm nė emrin e Tij, dhe ndihma e mbinatyrėshme tė kėrkohej vetėm prej Tij. Nė fakt, tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Tij dhe pėr Tė.

Nėse arrin tė kuptosh se besimi i tyre nė tewhid Er-rububijeh nuk bėri qė ata tė hyjnė nė Islam. Nė fakt, kthimi i tyre ndaj engjėjve, profetėve, njerėzve tė devotėshėm, (besimi) qė me ata tė afroheshin tek Allahu apo qė ata tė ndėrmjetėsonin pėr ta tek Allahu, bėri qė jetėt dhe pasuritė e tyre tė ishin hallall pėr Resulin. (Nėse kupton kėtė) Atėherė dhe vetėm atėherė, ke pėr tė kuptuar kuptimin e vėrtetė tė tewhidit tek i cili profetėt i thirrėn ata dhe qė ata mohuan me arrogancė tė ashpėr.

Ėshtė ky tewhid qė ėshtė kuptimi i dėshmisė "la ilaha ila Allah", ngase kuptimi i fjalės "ilah" tek Arabėt ėshtė:

"Ai tė cilit i kthehesh pėr ndihmė nė ēėshtjet e mbinatyrėshme qoftė objekti i lutjes njė engjėll, profet, njeri i mirė, pemė, varr ose xhin".

Arabėt e herėshėm nuk kuptonin me fjalėn ilah, qė Ky ėshtė Krijuesi, Mirėmbajtėsi, Rregulluesi i ēėshtjeve. Kjo ngase ata e kishin kuptuar plotėsisht dhe e dinin me siguri se kėto ēėshtje i takonin vetėm Allahut dhe provat dhe faktet pėr kėtė tashmė i kemi pėrmendur. Pėrkundrazi, arabėt kuptonin me fjalėn ilah, atė qė paganėt e kohės sonė kuptojnė me fjalėn sejid.

Meqė ata e refuzuan konceptin e saktė tė fjalės ilah, Resuli u dėrgua tek ata qė ti thėrriste tek realiteti i dėshmisė sė tewhidit qė ėshtė:

"S'ka tė drejtė tė adhurohet askush e asgjė veē Allahut".

Ajo ē'ka kėrkohet prej kėsaj dėshmie, ėshtė kuptimi i vėrtetė i saj dhe aplikimi i tėrė implikimeve tė saj dhe jo thjeshtė shqiptimi i saj.

Kufarėt xhahilė, e dinin mirė se me kėtė fjalė Resuli kishte si synim qė tė njėsohej Allahu nė gjithėēka me tė cilėn preokupohet zemra, duke bėrė kėshtu qė tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Allahut dhe pėr Allahun dhe njėkohėsisht, tė braktisej dhe mohohej gjithėkush e gjithėēka qė adhurohej nga ata veē Tij.

Njėkohėsisht kjo bėnte tė domosdoshme shkėputjen dhe armiqėsimin ndaj kėtyre idhujve. Kjo ishte arsyeja qė kur Resuli u tha atyre: "Thuaj! La ilaha ila Allah, ata u pėrgjigjėn:

"A i ka bėrė ai tė tėrė zotat njė Zot tė vetėm?! Vėrtetė kjo ėshtė diēka tepėr e ēuditėshme" (38:5)
Kur tė tė bėhet e qartė se kėta qafira xhahilė e kishin tė qartė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj dėshmie, vėrtetė tė befason fakti se ka nga ata qė pėrkufizojnė vehtet e tyre me ndjekėsit e Islamit nė kohėn tonė, e prapė nuk arrijnė tė kuptojnė atė qė kėta kufarė xhahilė arritėn tė kuptonin saktėsisht.

Pėrkundrazi, kujtojnė se atyre u kėrkohet vetėm tė shqiptojnė kėtė dėshmi ndėrkohė qė nuk ėshtė e domosdoshme tė besojnė me zemrat e tyre asnjė lloj tė pėrcaktuar kuptimi pėr tė. Mė tė zgjuarit e tyre kujtojnė se ajo qė implikon kjo dėshmi ėshtė se nuk ka Krijues, Furnizues, Mbikqyrės veē Allahut, qė nė fakt ėshtė pikėrisht ajo qė paganėt arabė besonin. Vėrtetė nuk ka mirėsi tek dikush nėse paganėt arabė janė mė tė ditur se ai rreth kuptimit tė fjalės "La ilaha ila Allah".Kėshtu, kur tė arrish tė dish me dije tė saktė dhe tė sigurtė tre cėshtjet e mėposhtėme:

Sė pari: Kuptimin preēiz tė shirkut pėr tė cilin Allahu thotė:

"Vėrtetė Allahu nuk fal qė Atij ti bėhet shirk" (4 : 48)

Sė dyti: Feja e tėrė tė dėrguarve tė Allahut, nga i pari i tyre tek i fundit prej tyre, ėshtė e njėjtė dhe Allahu nuk pranon tjetėr veē saj pėr krijimin e Tij.

Sė treti: Faktin se shumica e njerėzve janė bėrė injorantė ndaj kėtyre fakteve, do tė pėrfitosh nė dy ēėshtje:

Sė pari: Gėzohu me mėshirėn e Allahut dhe bekimet e Tij ngase Ai thotė:

"Thuaj! Pėr Bekimet e Allahut dhe Mėshirėn e Tij, le tė gėzohen...." (10:58)

Sė dyti: Stabilizimi i njė frike tė madhe. Kjo ngase ti e di se nėse dikush mund tė bėhet kufr si rezultat i njė thėnie, dhe ai mund ta thotė kėtė edhe ndėrkohė qė ėshtė injorant dhe injoranca e tij nuk e shfajėson atė. Ose mund ta thotė ndėrkohė qė beson se kjo thėnie e afron atė tek Allahu, sikurse qafirat besonin, atėherė frika se mos edhe ti bie nė kėtė kufr do tė jetė e madhe dhe pėrpjekjet dhe vendosmėria pėr tė mos rėnė nė kėtė gendje do tė jenė tė mėdha.

Nxirr mėsim nga historia e njerėzve tė Musės (po qe se Allahu tė frymėzon tė pėrfitosh nga ajo), kur ata edhe pse tė devotshėm dhe tė ditur i kėrkuan atij:

"Bėj pėr ne njė zot si zotin e tyre" (7: 138)

Duke e kuptuar kėtė, frika e individit nga shirku dhe vendosmėria pėr tė ditur se si ta shmangė atė, rritet.

Kupto gjithėashtu se Allahu me Urtėsinė e Tij tė pafund, nuk dėrgoi ndonjė tė dėrguar me kėtė mesazh tė tewhidit veēse bėri disa individė nga ata tek tė cilėt u dėrgua ky i dėrguar, armiq ndaj tij. Sikurse Ai thotė:

"Kėshtu Ne kemi bėrė pėr ēdo tė dėrguar armiq, (shejtanė) nga njerėzit dhe xhinėt" (6 : 112)

E ka mundėsi qė kėta armiq tė tewhidit tė jenė dinakė dhe tė mundohen tė sjellin argumente dhe fakte pėr tė justifikuar veprimet e tyre sikurse Allahu na ka paralajmėruar:

"Kur tė dėrguarit Tanė u erdhėn atyre me shenja tė qarta, ata (dinakėt nga armiqtė e tė dėrguarve) u gėzuan me dijen qė kishin" (40:83)

Nėse arrin tė kuptosh kėtė, dhe se rruga e adhurimit tė Allahut gjithnjė do tė ketė armiq qė do tė zėnė pritė nė tė, qė mund tė jenė njerėz elokuentė, me dije pėr tė ngritur dyshime dhe justifikime, atėherė stabilizohet mbi ty detyrueshmėria pėr tė mėsuar aq sa ėshtė e mjaftueshme nga feja e Allahut, nė mėnyrė qė kjo dije tė bėhet njė armė me tė cilėn ti mund tė luftosh kėta shejtanė lideri i tė cilėve (Iblisi i mallkuar) i tha Allahut:

"Unė do tė ulem nė rrugėn Tėnde tė drejtė (t'i devijoj ata)" (7 : 16).

Por nėse kthehesh me sinqeritet tek Allahu dhe i pėrkushtohesh mėsimit tė argumentit tė Allahut dhe shpjegimeve tė Tij, as mos ki frikė e as mos u dėshpėro.

"Vėrtetė kurthi i shejtanit ėshtė shumė i dobėt" (4:76)

Dhe me tė vėrtetė njeriu i thjeshtė e i pa ditur nga njerėzit e tewhidit mund tė mposhtė 1000 nga dijetarėt e kėtyre paganėve sikurse thotė Allahu:

"Dhe vėrtetė ushtritė tona do tė jenė ngadhėnjyese" (37: 173)

Kėshtu, ushtritė e Allahut do tė jenė ngadhėnjimtare mbi armiqtė e Tij, me evidenca dhe agumente tė qartė tė gjuhės ashtu sikurse do tė jenė ngadhėnjimtarė mbi ta me fuqi.

Frika egziston, vetėm kur personi i tewhidit ecėn nė shtegun e adhurimit tė Allahut i pa armatosur me dije. Dhe vėrtetė Allahu na ka bekuar ne, me librin e Tij, Kur'anin, tė cilin e ka bėrė:

"...qartėsim pėr tė gjitha ēėshtjet, udhėzim dhe mėshirė" (16: 89)

Nuk ka tė humbur qė tė vijė me argumente boshe, por se Kur'ani pėrmban atė qė e refuzon atė dhe i ējerr maskėn. Allahu thotė:

" Dhe ata nuk tė bėjnė asnjė pyetje, por Ne tė shpallim tė vėrtetėn dhe shpjegimin mė tė mirė pėr tė". (25: 33)

Disa nga dijetarėt e tefsirit thanė se ky ajet pėrfshin tė gjitha argumentet fallco qė njerėzit e humbur do tė sjellin deri nė ditėn e gjykimit.

Do tė tė pėrmend ēėshtje tė cilat Allahu i ka pėrmendur nė librin e Tij, si kundėrpėrgjigje ndaj pretendimeve qė njerėzit e humbjes dhe shirkut nė kohėn tonė, mundohen tė pėrdorin kundėr nesh. Kėshtu themi se pėrgjigja ndaj njerėzve tė humbjes ėshtė nė dy mėnyra: Pėrgjigje e pėrgjithshme dhe pėrgjigje e detajuar.

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė pėrgjigjshme ajo ėshtė e thjeshtė, ēėshtje e madhe dhe pėrfitim i shkėlqyer pėr atė qė e kupton atė. Ajo konsiston nė tė kuptuarit e ajetit:

"Ėshtė Ai qė tė ka shpallur ty librin, nė tė ka ajete tė qarta, kjo ėshtė shumica e librit. Ka edhe ajete tė pa qarta (pėr shumicėn e njerėzve)..." (3 : 7)

Ėshtė transmetuar saktėsisht se Resuli ka thėnė: "Kur i sheh njerėzit tė ndjekin ajetet e pa qarta, ata janė njerėzit qė Allahu i ka pėrmendur nė librin e Tij. Kij kujdes prej tyre".



Njė shembull i pėrgjigjes sė pėrgjithėshme:

Kur dikush qė bėn shirk vjen tek ti dhe justifikohet duke tė recituar ajetin:

"Vėrtetė mbi ewlijatė e Allahut nuk do ketė as frikė e as dėshpėrim."(10 :62)

Ose pretendon se ndėrmjetėsimi ėshtė e vėrtetė e faktuar, apo se profetėt kanė njė status tė lartė tek Allahu, apo mundohet tė justifikohet me ndonjė thėnie tė profetit dhe ti nuk e kupton qėllimin dhe kuptimin e sė folurės sė tij, atėherė pėrgjigja e tė gjithė dyshimeve qė ai ngre ėshtė tė thuash:

"Allahu thotė nė librin e Tij qė ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje, i lėnė ajetet e qarta dhe ndjekin ato qė nuk janė tė qarta. Ē'farė unė tė kam cituar ty si provė qė paganėt e herėshėm besonin nė rububijeh-n e Allahut, por kufri i tyre ndodhi si rezultat i faktit se ata u kthyen nga engjėjt, profetėt ose njerėzit e mirė duke u justifikuar:

"Kėta janė ndėrmjetėsat tanė tek Allahu". (10:18)

E tėra kjo, ėshtė ēėshtje e qartė dhe askush nuk e ndryshon kuptimin e kėtyre ajeteve. Pėrsa i pėrket asaj qė ti mė pėrmende mua o idhujtar, nga Kur'ani dhe nga thėnjet e Resulit, unė nuk e kuptoj qėllimin dhe kuptimin egzakt tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, unė besoj me vendosmėri se fjala e Allahut nuk ka kontradita dhe fjala e Resulit nuk e kontradikton fjalė e Allahut".

Dhe vėrtetė kjo ėshtė njė pėrgjigje e mirė, por askush pėrveē atyre qė Allahu i ka udhėzuar, nuk arrin ta kuptojė atė. Prandaj mos e nėnvlerėso kėtė pėrgjigje.

Allahu thotė:

"E askush nuk do ta arrijė kėtė, pėrveē atyre qė kanė durim. E askush nuk do ta arrijė kėtė, pėrveē njerėzve qė u dhurohet mirėsi e madhe". (41: 35)

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė detajuar:

Di, se armiqtė e Allahut mund tė ngrejnė shumė kritika dhe dyshime nė drejtim tė fesė sė gjithė profetėve. I pėrdorin kėto kritika dhe dyshime pėr tė penguar dhe ndaluar njerėzit nga ndjekja e rrugės sė Allahut. Nga kėto:

Pretendimi i parė :

"Ne nuk bėjmė shirk me Allahun. Pėrkundrazi, ne dėshmojmė qė nuk ka Zot ose fuqi qė tė krijojė, tė furnizojė tė sjellė mirėsi ose dėme pėrveē Allahut. Ai ėshtė i vetėm dhe pa partner apo tė barabartė me Tė. Po ashtu ne dėshmojmė se vetė Muhamedi nuk ka mundėsi tė tė sjellė mirėsi, apo tė tė shkaktojė dėm. Aq mė pak Abdulkadri e tė tjerė veē tij. Megjithėatė, edhe pse e dėshmoj gjithė kėtė, e kam tė qartė se unė jam mėkatar, dhe kėta njerėz tė mėdhenj kanė status tė lartė tek Allahu, kėshtu qė unė i lutem Atij nėpėrmjet tyre".

Kur ai tė paraqesė kėtė, pėrgjigju me ēfarė kemi pėrmendur mė parė, qė ėshtė se vėrtetė njerėzit qė Resuli luftoi, pranonin gjithėēka qė ti afirmon. Ata haptas e pranonin se idhujt e tyre nuk mund tė kontrollonin asgjė. Pėrkundrazi, ajo qė ata donin nga kėta idhuj, ishte tė pėrfitonin nga statusi i tyre tek Allahu dhe ndėrhyrjen e tyre pėr tė. Recitoji atė qė Allahu ka pėrmendur nė librin e Tij dhe shpjegoja atė.

Pretendimi i dytė:

Nėse pėrgjigjet: "Kėto ajete janė shpallur pė njerėz qė adhuronin idhuj. Si mund ti krahasosh ti njerėzit e mirė me idhujt? Si mund ti bėsh ti profetėt, idhuj?"

Pėrsėri pėgjigju me dijen qė kemi prezantuar mė parė. Kjo ngase nėse ai pranon, se paganėt e herėshėm besonin nė rububijeh-n e Allahut dhe ata u ktheheshin idhujve, vetėm pėr tė fituar ndėrhyrjen e tyre pėr ta, dhe ai mundohet tė bėjė dallime mes asaj qė ata bėnin dhe asaj qė ai bėn, atėherė tregoi atij se ndėr ata idhujtarė, kishte nga ata qė adhuronin idhuj dhe gurė, kishte dhe nga ata qė adhuronin njerėz tė mirė. Ėshtė pikėrisht pėr kėta njerėz qė merreshin si idhuj veē Allahut pėr tė cilėt Allahu thotė:

"Kėta janė ata qė i luten Zotit tė tyre duke u munduar tė afrohen tek Ai, secili mė tepėr..." (17: 57)

Disa nga kėta paganė adhuronin Isėn tė birin e Mejremes dhe nėnėn e tij edhe pse Allahu thotė:

"Isa biri i Mejremes ėshtė vetėm njė i dėrguar. Tė shumtė janė tė dėrguarit e tjerė pėrpara tij dhe nėna e tij ishte njė grua e drejtė". (5: 75)

Kujtoji kėtij personi thėnien e Allahut:

"Dhe ditėn qė Ne i ringjallim ata, Ai do tu thotė engjėjve: A juve u adhuronin kėta njerėz? Ata do tė pėrgjigjen: Subhaneke..." (34 :40-41)

Po ashtu kujtoji thėnien e Allahut:

"Kur Allahu tė pyesė: "O Isa i biri i Mejremes! A ti u the njerėzve: Merrmėni mua dhe nėnėn time si zota pėrkrah Allahut?". (5: 116)

Pasi ti kesh prezantuar kėto argumente, thuaji: "Tani e ke tė qartė se Allahu gjykoi me kufr ata qė iu kthyen idhujve. Po ashtu gjykoi me kufr ata qė iu kthyen
njerėzve tė mirė. Gjithėashtu, Profeti i luftoi tėrė kėta njerėz pa bėrė dallim mes tyre".

Pretendimi i tretė:
Ka mundėsi qė ai tė tė pėrgjigjet: "Idhujtarėt, nė fakt synonin nga kėto objekte tė cilave u drejtoheshin, pėrfitim dhe mirėsi. Nga ana tjetėr, unė dėshmoj se vetėm Allahu ėshtė Ai qė sjell mirėsi dhe mund tė tė dėmtojė. Ai ėshtė i Vetmi qė Kontrollon ēėshtjet. Unė vetėm dua ndihmėn e Tij (Allahut), dhe e kam tė qartė se kėta njerėz tė mirė, nuk kontrollojnė asgjė. Unė u drejtohem atyre duke shpresuar se ndėrhyrja e tyre do tė pranohet nga Allahu".

Pėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė tė thuash: "Ky ėshtė egzaktėsisht justifikimi i paganėve arabė tė herėshėm, fjalė pėr fjalė. Dhe provė pėr kėtė ėshtė kur ti ti recitosh atij ajetin:

"Dhe ata qė kanė marrė mbrojtėsa pėrveē Allahut thonė, ne vetėm i adhurojmė ata qė tė na afrojnė tek Allahu". (39: 3).

Po ashtu recito ajetin:
"Kėta janė ndėrmjetėsat tanė tek Allahu".(10: 18)
Dhe dije se kėto tre dyshime, janė justifikimet dhe pretendimet mė tė mėdha qė ata kanė. Kėshtu, nėse arrin tė kuptosh se Allahu e ka demaskuar falsitetin e kėtyre pretendimeve nė librin e Tij, dhe ti ke arritur ta kuptosh kėtė mirė, atėherė ēfarė vjen mė pas ėshtė mė e lehtė pėr tu kuptuar dhe refuzuar se ē'kemi pėrmendur tashmė.

Pretendimi i katėrt:
Nėse tė thotė: "Unė adhuroj vetėm Allahun. Por drejtimi im ndaj kėtyre njerėzve tė drejtė dhe kėrkimi prej tyre pėr plotėsimin e nevojave tė mia nuk konsiderohet adhurim".

Pėrgjigju si mė poshtė:

"A je dakort se Allahu e ka bėrė tė obligueshme pėr ty tewhidin e Tij nė adhurim tė sinqertė dhe se adhurimi ėshtė vetėm e drejta e Tij dhe nuk mund ti drejtohet tjetėr veē Tij? Kur tė tė pėrgjigjet :"Po", pyete:

"Ma shpjego kėtė koncept tė cilin Allahu e ka bėrė obligim pėr ty, qė ėshtė sinqeriteti qė duhet tė kesh ndaj Tij nė adhurim dhe qė ėshtė vetėm e drejta e Tij?"

Ke pėr tė parė qė ai nuk e di kuptimin e adhurimit dhe as qė i njeh kategoritė e tij.Tani qė ai ka nxjerrė nė pah injorancėn e tij, qartėsoja ēėshtjen atij duke i cituar thėnien e Allahut:

"Lutjuni Zotit tuaj me pėrulje dhe frikė" (7: 55).
Pasi t'ja kesh shpjeguar kėtė ajet atij, pyete: "A ėshtė duaja njė lloj adhurimi ndaj Allahut? (Po qe se ja ke shpjeguar mirė ajetin) patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po! duaja ėshtė njė lloj adhurimi".

Pyete: "Nėse e pranon se duaja ėshtė njė lloj adhurimi dhe ti iu lute Allahut ditė dhe natė me frikė se mos duaja jote nuk pranohet dhe duke shpresuar se Allahu do ti pėrgjigjet duasė tėnde, por nė tė njėjtėn kohė, ju lute njė profeti apo tjetėr veē tij qė ai ti pėrgjigjet duasė qė i bėre Allahut, a bėre shirk ndaj Allahut me kėtė veprim tėndin?"

Ai duhet tė tė pėrgjigjet: "Po". (Po qe se ėshtė i sinqertė).

Kalo nė njė ajet tjetėr:

"Pra falju Zotit tėnd dhe pre kurban. " (108:2)
Tani pyete: "Nėse i bindesh Allahut dhe ther kurban nė emėr tė Tij, a ėshtė ky adhurim?" Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po".

Pyete: "Atėherė, nėse bėn kurban ndaj njė krijese, qoftė kjo profet, xhin apo ēfarėdo tjetėr, a nuk do tė kishe bėrė shirk duke drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Allahut?"

Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Tani pyete: "Paganėt arabė tė cilėve Kur'ani u referohet dhe tek tė cilėt u dėrgua profeti, a nuk adhuronin engjėj, njerėz tė mirė si Lat-in dhe objekte tė tjera?"

Patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Pyete: "E ē'ishte adhurimi i tyre veēse nė dua dhe kurban dhe duke iu drejtuar atyre pėr ndihmė dhe tė tjera si kėto? Vėrtetė ata e pranonin se kėto objekte adhurimi ishin robėr tė Allahut dhe nėn mbikqyrjen e Tij, dhe se vetėm Allahu i kontrollon tė gjitha ēėshtjet. Kėshtu ata iu drejtonin idhujve me duatė e tyre vetėm pėr tė arritur ndėrhyrjen e tyre tek Allahu si pasojė e statusit tė tyre tek Allahu, e tėrė kjo ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar".

Pretendimi i pestė.
Nėse fillon tė debatojė duke thėnė: "A e mohon ti ndėrhyrjen e profetit dhe i lan duart nga kjo ndėrhyrje?"

Pėrgjigju: "As nuk e mohoj, dhe as nuk i laj duart nga ai. Pėrkundrazi, ai ėshtė ndėrmjetėsi (nė ditėn e gjykimit) dhe ai ėshtė tė cilit duaja do t'i pranohet pa pikė dyshimi. Po ashtu lutem qė Allahu tė mė bėjė nga ata tė cilėt do tė pėrfitojnė prej ndėrhyrjes sė tij (Muhamedit). Por e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut sikurse Ai thotė:

"Thuaj! Allahut i takon ndėrmjetėsimi, i tėri" (39: 44).
Kėshtu, ndėrmjetėsimi nuk ka pėr tė ndodhur pėrveē pasi Allahu ta lejojė tė ndodhė sikurse Ai thotė:

"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė pėrveē me lejen e Tij" (2 :255)

Dhe profeti nuk do tė ndėrhyjė pėr askėnd, derisa Allahu ta lejojė atė tė ndėrhyjė sikurse Ai thotė:

"Dhe ata nuk do tė ndėhyjnė pėr askėnd, pėrveē atyre pėr tė cilėt Allahu i lejon ata dhe me tė cilėt Ai ėshtė i kėnaqur". (21: 28)

Dhe Allahu kurrė nuk do tė jetė i kėnaqur, pėrveē se me njerėzit e tewhidit sikurse Ai thotė:

"E kush dėshiron fe tjetėr veē islamit, kurrė nuk i pranohet" (3 :85)

Kėshtu, nėse e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut dhe do tė ndodhė vetėm nėse Ai do ta lejojė dhe as profeti as tjetėr pėrveē tij nuk do tė ndėrhynė po qe se Allahu nuk i lejon tė ndėrhynė pėr dikė. Dhe Allahu nuk do tė lejojė tė ndėrhyjė pėr dikė pėrveēse pėr njerėzit e tewhidit. Kėshtu, qartėsohet qė tėrė ndėrmjetėsimi i takon vetėm Allahut. E unė do ti lutem vetėm Atij duke thėnė: "O Allah! Mos e ndalo ndėrmjetėsimin e Resulit pėr mua. O Allah! Bėje atė tė ndėrmjetėsojė pėr mua". Dhe dua tė tjera tė ngjashme me kėto".

Pretendimi i gjashtė.
Nėse ai fillon tė ndjekė rrugė tjetėr dhe mundohet tė justifikohet duke thėnė:

"Profetit i ėshtė dhėnė e drejta e ndėrmjetėsimit nė ditėn e gjykimit. Unė po i lutem atj vetėm pėr atė tė cilėn Allahu ia ka dhėnė atij".

Pėr kėtė pėrgjigju: "Vėrtetė profetit i ėshtė dhėnė e dejta e ndėrmjetėsimit nga Allahu, por nė tė njėjtėn kohė, Allahu tė ka ndaluar qė ta kėrkosh atė prej Resulit.

Allahu thotė:

"Pra mos lut askėnd veē Allahut". (72: 18)
Kėshtu lutja ndaj Allahut qė tė bekojė ty me ndėrmjetėsimin e profetit, ėshtė nė vetvehte njė akt adhurimi. E ty Allahu tė ka ndaluar qė ti bėsh shirk Atij duke e drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Tij. E nėse do ti lutesh Allahut tė mundėsojė ndėrmjetėsimin e Resulit pėr ty atėherė bindju Allahut nė atė qė Ai thotė:

"Pra mos lut askėnd veē Allahut". (72: 18)
Pėr mė tepėr, njė mėnyrė tjetėr pėr tė hedhur poshtė kėtė pretendim ėshtė fakti se Allahu i ka dhėnė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit edhe tė tjerėve pėrveē Resulit. Ėshtė transmetuar autentikisht se engjėjt ndėrmjetėsojnė, dhe fėmijėt qė kanė vdekur pėrpara moshės sė pjekurisė ndėrmjetėsojnė pėr prindėrit e tyre po ashtu ewlijatė ndėrmjetėsojnė. Mos do tė thuash qė pėrderisa Allahu u ka dhėnė tėrė kėtyre tė drejtėn pėr tė ndėrmjetėsuar unė do ti marr kėta tė gjithė si ndėrmjetėsa tek Allahu?

Po qe se thua kėtė, atėherė ti qartėsisht dhe plotėsisht ke pėrqafuar adhurimin e njerėzve tė mirė qė paganėt arabė bėnin dhe qė Allahu ka pėrmendur nė librin e Tij. Nėse thua: "Jo! Nuk do tė kėrkoj ndėrmjetėsimin e tė gjithė atyre", atėherė vetė thėnia jote: "Allahu i ka dhėnė Resulit tė drejtėn e ndėrmjetėsimit, kėshtu qė unė do ti lutem Resulit pėr tė, refuzohet".

Pretendimi i shtatė.
Nėse tė nxjerr njė pretendim tjetėr:

"Unė nuk i bėj shirk Allahut, nuk do ta bėja kurrė njė gjė tė tillė por drejtimi ndaj kėtyre njerėzve tė mirė nuk ėshtė shirk".

Atėherė pyete: "Nėse vėrtetė beson se Allahu e ka ndaluar shirkun nė mėnyrė mė tė rreptė se sa ka ndaluar zinanė dhe ti e pranon qė Allahu nuk e fal atė (shirkun) atėherė cili ėshtė kuptimi i kėsaj ēėshtje kaq tė madhe tė cilėn Allahu e ka ndaluar dhe nuk e fal?"

Ke pėr ta parė se ai nė tė vėrtetė nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė shirku. Pyete atė:

"Si mund ti qėndrosh larg shirkut ndėrkohė qė nuk ia ke idenė se ēfarė ėshtė ai (shirku) apo si ėshtė e mundur qė njė gjė tė cilėn Allahu e ka ndaluar pėr ty dhe ka thėnė se nuk do ta falė atė, dhe ti as nuk pyet pėr tė e as nuk e njeh atė mos vallė mendon se Allahu e ka ndaluar shirkun dhe nuk na ka qartėsuar pėr tė?"

Nėse tė thotė: "Shirku ėshtė tė adhurosh idhuj dhe ne nuk adhurojmė idhuj."

Pėrgjigju: "Cili ėshtė kuptimi i adhurimit tė idhujve? Mos vallė ti mendon se paganėt arabė besonin se kėta shkėmbinj dhe gurė krijonin dhe rregullonin ēėshtjet e lutėsve qė u luteshin idhujve? Po qe se ky ėshtė pretendimi yt atėherė vetė Kur'ani e hedh poshtė kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Ata u drejtoheshin kėtyre pemėve dhe gurėve, mauzoleumeve mbi varre dhe ikonave tė tjera dhe u bėnin dua atyre pėr tė plotėsuar nevojat e tyre, thernin kurban pėr ta pėr tu afruar tek Allahu dhe qė Allahu tė shmangte tė keqen nga ata, ose pėr tė plotėsuar dėshirat atyre si rrjedhim i statusit tė lartė qė ata (idhujt) kishin tek Allahu".

Pėrgjigju: "Ke folur tė vėrtetėn. Kjo ėshtė egzaktėsisht ajo qė ju bėni pėrpara mauzoleumeve dhe varreve tė ngritura".

Ky person mė nė fund e pranoi edhe vetė se ajo qė kėta bėjnė ėshtė shirk nė adhurim dhe kjo ėshtė pika qė duhet kuptuar.

Po ashtu (thuaji) pėr tė qartėsuar thėnien tėnde: "Shirku ėshtė adhurim i idhujve", mos vallė me kėtė do tė thuash se shirku ndodh vetėm kėshtu? Mos vallė mendon se tė mbėshtetesh tek ewlijatė pėr tė plotėsuar nevojat e tua dhe tu lutesh atyre nuk hyn nė shirk? Nėse e beson kėtė, atėherė dije se Kur'ani ka hedhur poshtė qartėsisht kėtė pretendim, ngase Allahu e ka pėrmendur kufrin e atyre qė u drejtohen engjėjve me akte adhurimi dhe atyre qė u drejtohen Isės dhe njerėzve tė tjerė tė mirė".

Si pėrfundim, ai qė ėshtė i ndershėm duhet ta pranojė se ai qė i bėn shirk Allahut duke drejtuar njė akt adhurimi ndaj njerėzve tė mirė ka rėnė nė tė njėjtin lloj shirku qė Kur'ani pėrmend. Dhe kjo ėshtė ēėshtja qė ne duam qė ata tė arrijnė tė kuptojnė.

Thelbi i ēėshtjes ėshtė se nėse ai tė thotė: "Unė nuk i bėj shirk Allahut"

Pyete: "Cili ėshtė kuptimi i tė bėrit shirk Allahut? Ma shpjego atė!"

Nėse ai tė pėrgjigjet: "Ėshtė adhurimi i idhujve!"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh idhuj? Ma shpjego kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Po unė adhuroj vetėm Allahun"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh vetėm Allahun? Ma shpjego kėtė".

Nėse ai i shpjegon tė tėra kėto sipas asaj qė Allahu ka pėrcaktuar nė Kur'an, kjo ėshtė ajo qė ne dėshirojmė.

Nėse nuk i di kuptimet e vėrteta tė tyre, si mund tė pretendojė se ėshtė i pasėr nga diēka kuptimin e sė cilės ai nuk e di?

Nėse ai i shpjegon kėto ēėshtje gabimisht duke kundėrshtuar realitetin e pėrcaktuar nė Kur'an, atėherė kėrkohet nga ty qė me argumente tė qarta Kur'anorė ti qartėsosh atij kuptimin e shirkut.

Ti duhet t'ia faktosh atij, se adhurimi i idhujve ėshtė egzaktėsisht ajo qė ata bėjnė nė kohėn tonė duke adhuruar kėto varre ndėrkohė qė na kritikojnė ne kur adhurojmė vetėm Allahun. Kėshtu thirrja e tyre ėshtė pikėrisht thirrja e paganėve tė hershėm: "Vallė i ka bėrė ai tė gjithė zotat njė? Vėrtetė kjo ėshtė diēka tepėr e ēuditshme" (Sad :5)


Pretendimi i tetė:

Ka mundėsi qė ai tė pėrdorė krejtėsisht njė taktikė tjetėr duke thėnė:

"Ata (paganėt arabė) nuk bėnė kufr si rrjedhim i duasė sė tyre ndaj engjėjve, profetėve apo ngase ata drejtuan aktet e tyre tė adhurimit ndaj tjetėr veē Allahut. Pėrkundrazi ata bėnė kufr kur pretenduan se engjėjt ishin vajzat e Allahut. Ne, ndėrkohė nuk pretendojmė se Abdulkadri apo ewlijatė e tjerė janė djemtė e Allahut".

Pėrgjigja e parė:

Pėrgjigja ndaj kėtij pretendimi ėshtė tė thuash: "Pretendimi se Allahu ka fėmi ėshtė tėrėsisht njė lloj tjetėr kufri, ngase Allahu thotė:

"Thuaj! Ai ėshtė Allahu Ahad. Allahu Samed" (112:1-2)

Dhe kuptimi i Ahad ėshtė se askush e asgjė nuk ėshtė i ngjashėm apo i krahasueshėm me Tė. Dhe kuptimi i Samed ėshtė se tėrė krijesat i kthehen Atij pėr ndihmė dhe ia kanė nevojėn. Kėshtu kush mohon kėtė ka bėrė kufr edhe nėse nuk mohon ajetin e fundit nė kėtė sure. Allahu thotė:

"Ai as nuk lind e as nuk ėshtė i lindur..." (112:3)

Kushdo qė mohon kėtė ka bėrė kufr edhe nėse nuk mohon pjesėn pėrpara saj nė kėtė sure".

Pėrgjigja e dytė:

Allahu po ashtu ka thėnė:

"Allahu as nuk ka bir, e as nuk ka ndonjė Zot sė bashku me Tė" (23:91)

Kėshtu, Allahu bėri dallim mes dy llojeve tė kufrit dhe secilin prej tyre e bėri njė kadegori tė veēantė kufri. Po ashtu Allahu tha:

"E ata i shoqėrojnė Atij si partnerė, xhinėt" (6:100)

Duke diferencuar kėshtu mes dy llojeve tė kufrit.




Pėrgjigja e tretė:

E njė provė tjetėr e mėtejėshme pėr kėtė ėshtė fakti se kufarėt qė i luteshin Lat-it, nuk e konsideronin atė si birin e Allahut edhe pse ai ishte njeri i drejtė e i devotshėm. Po ashtu kufarėt qė adhuronin xhinėt nuk i konsideronin ato si fėmitė e Allahut.

Pėrgjigja e katėrt:

E pėr mė tepėr, fakti se tė tėrė dijetarėt e tė katėr medhhebeve, pėrmendin nė rregullat nė kapitullin e murtedinėve se nėse muslimani pretendon se Allahu ka djalė, ai ėshtė murted. Nėse muslimani bėn shirk, po ashtu ėshtė murted. Kėshtu ata diferencojnė mes dy rasteve. Kjo ēėshtje ėshtė mė se e qartė dhe nuk ka nevojė pėr shqyrtim tė mėtejshėm.

Pretendimi i nėntė:

Nėse ai provon taktikė tjetėr pėr tė justifikuar shirkun e tij dhe thotė:

"Vėrtetė mbi ewlijatė e Allahut nuk ka as frikė e as dėshpėrim" (10:62)

Dhe mundohet tė provojė se njerėz tė tillė meritojnė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit".

Pėrgjigju: "Ėshtė mė se e vėrtetė se ata kanė njė pozitė tė lartė tek Allahu. Por ata nuk duhen adhuruar. Dhe ne mohojmė vetėm faktin se ata duhen adhuruar bashkė me Allahun dhe se ata duhet tė merren si partnerė me Tė. Pėrndryshe, si ne edhe ju, jemi dakort qė ėshtė e detyrueshme qė ti duam ata, dhe tė ndjekim shembullin e tyre, dhe tė besojmė nė ēfarėdo nga mbrekullitė qė u kishin ndodhur atyre me lejen dhe bekimin e Allahut. E askush veē njė tė devijuari nuk e mohon egzistencėn e mbrekullive tė tilla. Por feja e Allahut ėshtė tė qėndrosh nė mes dy ekstremeve. Ėshtė udhėzim mes dy ekstremeve tė humbjes dhe e vėrteta mes dy ekstremeve tė sė keqes".

Kur tė arrish tė kuptosh se koncepti i atyre qė bėjnė shirk nė kohėn tonė tė cilin e quajnė besim, ėshtė nė fakt po ai shirk pėr demaskimin dhe braktisjen e tė cilit u shpall Kur'ani dhe ėshtė po ai shirk qė luftoi Resuli, atėherė dije se shirku i paganėve tė herėshėm ėshtė mė pak mizor se shirku i paganėve tė kohės sonė. Kjo pėr dy arsye:

Sė pari: Paganėt e herėshėm arabė nuk bėnin shirk dhe nuk i drejtonin duatė e tyre ndaj engjėjve, ewlijave dhe idhujve pėrveē nė kohė qetėsie. Megjithėatė nė momente tė vėshtira dhe nė situata kur kishin nevojė tė dėshpėruar pėr tė marrė pėrgjigje pėr lutjet e tyre, ata e bėnin fenė dhe lutjet e tyre tė sinqerta dhe vetėm pėr Allahun. Allahu thotė:

"Kur janė nė vėshtirėsi nė anije, ata i luten Allahun me sinqeritet tė plotė duke i braktisur zotat e tyre. Kur Allahu i nxjerr nė breg, ata i kthehen shirkut" (29:65)

Ai thotė po ashtu:

"E kur u godet ndonjė e keqe ndėrsa jeni nė det, tė tėrė ata (idhujt qė ju adhuroni) tė cilėve u luteni, u braktisin, pėrveē Allahut" (17:67)

Po ashtu Ai thotė:

"Pyeti! Nėse u vjen juve ndėshkimi i Allahut, ose dita e gjykimit, a do ti luteshit tjetėr veē Allahut po qe se jeni nga ata qė e thoni tė vėrtetėn?! Pėrkundrazi, do ti luteshit vetėm Atij! E Ai do u largojė juve atė qė u ka goditur po qe se Ai dėshiron, e ju prapė harroni ata qė i pėrshkruani Atij si partnerė.!"(6: 40-41)

E Allahu thotė:

"E kur njė e keqe e godet njeriun, ai i lutet Zotit tė tij me pėrulje. E kur Ai ia shndėrron atė njeriut me njė situatė tė favorshme, njeriu harron se pėr ēfarė po lutej pėrpara."(39: 8)

E Allahu thotė:

"E kur dallgėt u afrohen atyre si re tė zeza, ata i luten Allahut duke e bėrė fenė e tyre tė sinqertė e vetėm pėr Tė..." (31: 32)

Kush arrin tė kuptojė kėtė pikė, qė ata tė cilėt Resuli luftoi, i luteshin Allahut dhe i luteshin tjetėr veē Allahut vetėm nė kohė rehatie, ndėrsa pėrsa i pėrket situatave tė vėshtira i luteshin vetėm Allahut dhe braktisnin lutjen e tyre ndaj ewlijave, ke pėr tė parė qartė dallimin mes dy llojeve tė shirkut. Po ku janė ata qė do ta kuptojnė kėtė ēėshtje sikurse duhet? Allahut i lutemi tė na forcojė!"

Sė dyti: Paganėt e herėshėm u luteshin duke bėrė shirk, robėve me status tė lartė tek Allahu, qofshin kėta profetė, ewlijah, apo engjėj. Ose u luteshin shkėmbinjve dhe pemėve qė janė tė bindur ndaj Allahut dhe qė nuk mund tė bėjnė mėkate. Ndėrkohė, njerėzit e kohės sonė, u luten njerėzve duke i marrė ata si partnerė me Allahun, ndėrkohė qė kėta janė nga njerėzit mė tė ulėt e tė kėqinj nga njerėzit. Kėta individė tek tė cilėt ata i drejtojnė duatė e tyre, dihet mirė se ata janė nga ata qė kryejnė mėkate sikurse zinaja, vjedhin, braktisin namazin e tė tjera veē kėtyre. Dhe ai qė beson tek njė njeri i mirė, apo tek njė objekt qė nuk mėkaton dot sikurse shkėmbinjtė, apo gurėt, se mund tė ndėrmjetėsojnė pėr tė tek Allahu ėshtė shumė mė i mirė se ai qė beson se njė person, mėkatet e tė cilit janė evidente dhe reputacioni i keq i tė cilėve ėshtė me famė.




Pretendimi i dhjetė:

Tani qė e ke kuptur se ata njerėz tė cilėt Resuli i luftoi ishin mė tė zgjuar dhe bėnin njė shirk mė pak mizor se njerėzit e kohės sonė, di se kėta njerėz kanė akoma njė pretendim tė tyre qė e paraqesin pėrveē pretendimeve qė kemi pėrmendur mė parė. Nė fakt ky ėshtė nga argumentet mė tė mėdha tė tyre prandaj kushtoji kujdes kėtij pretendimi dhe pėrgjigjes ndaj tij.

Ata pretendojnė: "Idhujtarėt tė cilėt Kur'ani i pėrmend nuk dėshmonin la ilaha ila Allah. Ata e mohonin Resulin dhe mendonin se ai ishte gėnjeshtar. Ata po ashtu mohonin ringjalljen dhe Kur'anin dhe thonin se ishte magji. Ndėrsa ne dėshmojmė:"La ilaha ila Allah Muhamed Resul Allah". Ne besojmė nė Kur'an dhe tek ringjallja. Ne falemi dhe agjerojmė. Si mund tė na krahasosh ne me ata?"

Pėrgjigja e parė:

Pėrgjigja pėr kėtė:"Nuk ka mosmarrėveshje mes dijetarėve qė nėse dikush beson Resulin nė njė ēėshtje dhe mohon njė ēėshtje tjetėr nga ai, ky individ ėshtė kefėr dhe nuk ka hyrė nė islam. Po ashtu nėse beson tek njė pjesė e Kur'anit dhe mohon njė pjesė tjetėr tė tij, edhe ky nuk ėshtė musliman. Pėr shembull: Nėse dikush beson nė tewhid, por pretendon se nuk duhet tė falet, ose nėse beson nė tewhid dhe namaz por pretendon se ai nuk e ka pėr detyrė tė japė zekatėn ose edhe nėse beson nė tėrė kėto por pretendon se nuk ka pėr detyrė tė agjerojė ramazanin ose edhe nėse beson tek tėrė kėto por mohon obligueshmėrinė e haxhit, ky individ nuk ėshtė musliman. Prova pėr kėtė ėshtė se nė kohėn e Resulit disa njerėz nuk donin tė kryenin haxhin dhe Allahu shpalli nė lidhje me ta:

"E haxhi ėshtė njė e drejtė e Allahut mbi njerėzit. E kush bėn kufr, Allahu nuk ka nevojė pėr tėrė botėt" (3:97)

E kushdo qė afirmon tėrė kėto shtylla tė Islamit, por mohon ringjalljen nė ditėn e gjykimit, ai ka bėrė kufr sipas koncensusit tė dijetarėve dhe jeta dhe pasuria e tij janė hallall pėr tu marrė sikurse Allahu thotė:

"Ata qė nuk besojnė tek Allahu dhe tė Dėrguarit e Tij dhe mundohen tė diferencojnė duke thėnė ne besojmė ca por mohojmė tė tjerat...."(4:150)

Pra, nėse Allahu ka pėrmendur qartėsisht nė librin e Tij, se dikush qė beson nė njė pjesė tė tij dhe mohon njė pjesė tjetėr tė tij ėshtė kefėr, atėherė ky pretendim ėshtė i refuzuar dhe i asgjesuar. Dhe ky pretendim mu dėrgua mua nga njerėzit e Ahsah-s".

Pėrgjigja e dytė:

Po ashtu mund tė thuash nė pėrgjigje tė kėtij pretendimi: "Ti e pranon se dikush mund tė besojė tek Resuli nė njė ēėshtje ndėrkohė qė mohon namazin, ai ėshtė kefėr dhe jeta dhe pasuria e tij janė hallall sipas koncensusit tė dijetarėve. Po ashtu ti afirmon se kushdo qė beson nė gjithėēka me tė cilėn Resuli u dėrgua pėrveē ringjalljes, edhe ky ėshtė kefėr. I njėjti gjykim ėshtė i aplikueshėm edhe pėr agjerimin e muajit tė ramazanit edhe nėse beson nė ringjallje. Pėr kėtė nuk ka mosmarrveshje mes muslimanėve dhe Kur'ani ėshtė i qartė nė kėtė pikė sikurse kemi pėrmendur mė parė.

Dihet se tewhidi ėshtė ēėshtja mė e madhe me tė cilėn erdhi Resuli ngase tewhidi ėshtė mė i rėndėsishėm se namazi, zekata, agjerimi dhe haxhi. Si mund tė jetė e mundur qė dikush qė mohon kėto shtylla tė Islamit, konsiderohet kefėr nga ty edhe nėse vepron sipas gjithėēkaje tjetėr me tė cilėn erdhi Resuli ndėrkohė qė kur mohon realitetin e tewhidit me tė cilin erdhėn tė tėrė tė Dėrguarit, ky individ nuk ėshtė kefėr sipas teje?! Subahanallah! Sa injorancė e thellė dhe e ēuditėshme!"

Pėrgjigja e tretė:

Po ashtu mund tė thuhet: "Sahabat e Resulit luftuan fisin Beni-Hanifah edhe pse ata pranuan Islamin me Resulin dhe dėshmuan la ilaha ila Allah dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari dhe robi i Allahut. Po ashtu ata faleshin dhe thėrrisnin ezanin".

Kur tė tė pėrgjigjet: "Por sė bashku me dėshminė e tyre ata dėshmuan se Musejlima, profeti i rremė ishte nė realitet profet!"

Pėrgjigju: "Kjo ėshtė saktėsisht ajo qė dua tė them. Nėse tė ngresh dikė nė nivelin e tė qėnit profet bėn jetėn dhe pasurinė tėnde hallall dhe dėshmia dhe namazi i atij qė bėn kėtė ėshtė pa vlerė, po ai qė ngre Shemsan apo Jusufin apo cilindo sahab ose profet nė nivelin e Allahut tė Lartmadhėrishėm, Zotit tė qiejve dhe tė tokės?! I Lartmadhėruar pa kufi ėshtė Ai dhe i pastėr nga shpifjet e shpifėsve! Por pak e kuptojnė kėtė ngase: "Kėshtu i vulos Allahu zemrat e injorantėve" (30:59)

Pėrgjigja e katėrt:

Po ashtu mund ti thuash: "Ali ibn Ebi Talib dogji tė gjallė njerėz qė dėshmuan se ishin muslimanė. Ata ishin nga ndjekėsit e tij dhe e mėsuan fenė nga sahabat e Resulit. Megjithėatė ata besonin se Aliu posedonte njė status tė lartė sikurse ju besoni se Jusufi, Shemsan dhe tė tjerė veē tyre posedojnė. Si ka mundėsi qė sahabat ranė dakort ti vrisnin ata dhe i konsideruan ata kufarė edhe pse ata afirmonin dhe pretendonin se ishin Muslimanė? Mos vallė do ti akuzosh sahabat se quajtėn kufarė ata qė ishin muslimanė? Apo vallė ju dalloni mes besimit nė Taxh dhe tė tjerė veē tij duke pretenduar se njė besim i tillė nuk tė sjell humbje ndėrkohė qė besimi se Aliu kishte disa cilėsi supernatyrore e bėn dikė kefėr?"

Pėrgjigja e pestė:

Po ashtu mund tė pėrmendet gjithėashtu si pėrgjigje tjetėr: "Beni Ubejd el-Kaddah (Fatimid-ėt), familja qė kontrollonte territorin nga Maroku deri nė Egjypt nė kohėn e Abasidėve, dėshmonin la ilaha ila Allah Muhamed Resul Allah, falnin namazin e xhumasė dhe namazet e tjera me xhemat. Megjithėatė kur ata kundėrshtuan ligjin Islam nė disa aspekte qė janė mė tė vogla se kėto qė ne po diskutojmė, dijetarėt ranė dakort se ata ishin kufarė qė duheshin luftuar. E konsideruan territorin e tyre si territor armik dhe kėshtu muslimanėt i luftuan ata derisa i ēliruan tokat nė posedimin e tyre dhe i rikthyen ato nė duart e muslimanėve".

Pėrgjigja e gjashtė:

Po ashtu mund tė pėrgjigjesh me njė pėrgjigje tjetėr: "Nėse pretendon se arabėt nė kohėn e xhahiljetit u bėnė kufarė vetėm nga fakti se bashkuan tek ata shumė faktorė sikurse shirk, mohuan profetėt dhe Kur'anin, mohuan ditėn e gjykimit dhe ēėshtje tė tjera veē tyre, si e shpjegon kapitullin qė tė gjithė dijetarėt pėrmendėn nė librat e fikhut tė titulluar: "Kapitulli rreth gjykimit tė murtedit"? Ngase murtedi ėshtė muslimani qė bėhet kefėr pasi ėshtė musliman. Kėta dijetarė kanė pėrmendur shumė ēėshtje qė e bėjnė muslimanin, kefėr! Secila nga kėto ēėshtje e bėn muslimanin tė bėhet kefėr dhe e kthejnė jetėn dhe pasurinė e tij hallall. Nė fakt dijetarėt pėrmendin edhe disa ēėshtje qė mund ti duken tė vogla e tė parėndėsishme atij qė i kryen ato sikurse tė thuash diēka pa qėllim apo duke luajtur dhe bėrė shaka".

Pėrgjigja e shtatė:

Njė tjetėr pėrgjigje do tė ishte: "A nuk e shikon se Allahu tha rreth njė grupi qė kishte marrė pjesė nė xhihad me Resulin, ishin falur me tė, kishin dhėnė zekatė, kishin kryer haxh dhe kishin besuar tewhidin se:

"...Ata do tė tė betohen nė Allah se ata nuk thanė (asgjė tė keqe) edhe pse thanė kufr dhe mohuan pas Islamit" (9:74)

A nuk e shikon se Allahu i deklaroi ata kufarė pas njė thėnie tė tyre edhe pse ata kishin kryer tėrė ato vepra tė mira para thėnies sė tyre?! Po ashtu Allahu tha rreth disa njerėzve:

"Thuaj! A u tallėt me Allahun, me ajetet e Tij dhe me tė Dėrguarin e Tij? Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas imanit!"(9:65-66)

Kėta persona tė cilėve Allahu u referohet, bėnė kufr pas Imanit. Ata kishin luftuar krah pėr krah Resulit gjatė betejės sė Tebukut, dhe ata thanė njė thėnie kufri rreth sė cilės mė pas thanė se ishte vetėm lojė dhe shaka. Megjithėatė ky justifikim nuk u pranua pėr ta".

Ndalo dhe mendo rreth thėnies sė tyre: "Ti konsideron muslimanėt qė thonė la ilaha ila Allah, falen dhe agjerojnė, (ti i konsideron) kufarė?"

Po ashtu ndalo dhe mendo rreth pėrgjigjes sė kėtij justifikimi ngase mbase ėshtė pika mė e rėndėsishme nė kėtė shkrim.

Pėrgjigja e tetė:

Dhe argumenti qė ne kemi pėrmendur gjendet nė pėrshkrimin qė Allahu u bėn beni-Israilėve edhe pse ata ishin muslimanė, kishin dije dhe devotshmėri. Ata i thanė Musės: "Bėj pėr ne njė Zot..."(7:138). Po ashtu disa nga sahabat thanė: "O Resulullah! Bėj pėr ne njė dhat anwat!" Resuli u betua se thėnia e tyre ishte sikurse thėnia e beni-Israilėve: "Bėj pėr ne njė Zot".

Por idhujtarėt nxjerrin njė justifikim qė e pėrdorin pėr tė refuzuar tė kuptuarit e drejtė tė kėsaj historie. Ata thonė: "Beni-Israilėt nuk u bėnė kufarė me kėtė veprim tė tyre dhe as sahabat nuk u bėnė kufarė kur kėrkuan njė dhat anwat!"

Ne pėrgjigjemi: "Beni-Israilėt nuk e kryen aktin dhe po ashtu edhe sahabat nuk e kryen kėtė akt. Dhe nuk ka mosmarrėveshje se nėse beni-Israilėt do tė vepronin atė qė thanė, ata do tė ishin bėrė kufarė. Po ashtu nuk ka mosmarrveshje se nėse sahabat nuk do ti ishin bindur Resulit kur ai i ndaloi ata dhe nė vend tė bindjes do tė kishin marrė njė dhat anwat pasi Resuli ua kishte ndaluar atyre kėtė, edhe ata do tė ishin bėrė kufarė. Dhe tėrė thelbi i ēėshtjes kėtu qėndron".

Pėrfitimet nga kjo histori:

Kjo histori ka njė numėr pėrfitimesh qė ne derivojmė nga ajo:

E para ėshtė se muslimani madje edhe dijetari mund tė bie nė disa lloje shirku ndėrkohė qė nuk e vė re kėtė.

E dyta ėshtė nxjerrja mėsim dhe tėrheqja e vėrejtjes pėr ne se thėnia e njė xhahili: "Ne e kuptojmė tewhidin", ėshtė nga llojet mė tė thella tė injorancės. Madje ėshtė njė kurth nga shejtani.

E treta ėshtė se nėse njė musliman mundohet tė gjejė tė vėrtetėn dhe thotė njė thėnie kufri pa e kuptuar se ėshtė kufr atij i tėrhiqet vėrejtja pėr kėtė dhe nėse ai pendohet pėrnjėherė, ai nuk ka bėrė kufr. Dhe kjo ėshtė ajo qė ndodhi me beni-Israilėt dhe sahabat e Resulit kur ata pyetėn Resulin.

E katra ėshtė se edhe nėse ky individ nuk hyn nė kufr ai duhet qortuar rėndė sikurse Resuli i qortoi rėndė ata.

Pretendimi i njėmbėdhjetė:

Njerėzit e shirkut tė kohės sonė mundohen tė nxjerrin edhe njė pretendim tjetėr tė ngjashėm me atė qė sqaruam mė parė me tė cilin mundohen tė kundėrshtojnė kundėrshtarėt e tyre. Ata thonė: "Resuli e qortoi Usamah ibn Zejdin kur Usamah vrau dikė qė dėshmoi la ilaha ila Allah dhe i tha atij: "Guxove dhe e vrave atė pasi ai tha la ilaha ila Allah?" dhe ata po ashtu pėrdorin hadithin: "Unė jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė la ilaha ila Allah..." dhe hadithe tė ngjashme qė dėshmojnė pėr ndalesėn e luftimit tė atij qė dėshmon la ilaha ila Allah. Pika qė kėta tė shkretė mundohen tė faktojnė me kėto justifikime tė tyre ėshtė se kushdo qė thotė shehadetin, nuk duhet luftuar dhe nuk bėhet kefėr, ēfarėdo qė tė bėjė ai.

U duhet thėnė kėtyre injorantėve qė kryejnė shirk: "Dihet mirė se Resuli i luftoi Jehuditė dhe i mori ata si robėr lufte edhe pse ata dėshmonin la ilaha ila Allah. Po ashtu sahabat luftuan fisin beni-Hanifah edhe pse ata dėshmonin la ilaha ila Allah Muhamed Resul Allah dhe ata faleshin dhe pretendonin se ishin muslimanė. Po ashtu edhe njerėzit qė Ali ibn Abu Talib dogji, dėshmonin tėrė kėto.

Kėta injorantė janė dakort se dikush qė mohon ditėn e gjykimit, bėhet kefėr dhe duhet vrarė edhe pse dėshmon la ilaha ila Allah sikurse edhe ai qė mohon shtyllat e Islamit edhe ai bėhet kefėr dhe duhet vrarė edhe nėse thotė shehadetin. E pra si ka mundėsi qė shehadeti i tij nuk i hyn nė punė atij nėse ai mohon diēka nga gjėrat vijuese por i hyn nė punė nėse mohon vetė tewhidin qė ėshtė themeli dhe esenca e fesė tė tėrė profetėve tė Allahut pa pėrjashtim?!

Armiku i Allahut nuk i ka kuptuar tamam kuptimet e kėtyre haditheve. Sa pėr hadithin e Usamah-s, bėn fjalė pėr individin qė ai vrau pasi dėshmoi shehadetin duke menduar se e bėri kėtė sa pėr sy e faqe pėr tė mbrojtur jetėn dhe pasurinė e tij. Megjithėatė kur dikush pranon islamin dukėshėm, ėshtė obligim ndalimi nga tė luftuarit e tij pėrderisa tė mos ketė diēka tė dukėshme qė e kontradikton dėshminė e tij. Allahu shpalli pėr kėtė:

"O ju qė besoni! Kur niseni nė rrugė tė Allahut, verifikoni...."(4:94)

Qė e ka kuptimin: "Verifikoni dhe sigurohuni se personi tė cilin po luftoni nuk ėshtė musliman...". Ky ajet tregon se ėshtė e obligueshme tė mos luftosh dikė qė deklaron vehten si musliman ndėrkohė qė ka nevojė pėr verifikim. Kėshtu nėse pas deklaratės sė tij del nė pah diēka qė kontradikton islamin, ai vritet. Provė pėr kėtė ėshtė kushti qė ajeti vė: "...Verifikoni..." ngase nėse pas dėshmisė sė tij ai nuk vritet pa marrė parasysh se ēfarė ai bėn, nuk do tė kishte kuptim tė verifikohej deklarata e tij e Islamit.

Po ashtu tė tėra hadithet e tjera tė pėrmendura, duhen kuptuar nėn tė njėjtin kėndvėshtrim. Kushdo qė deklaron islamin dhe pretendon se ndjek tewhidin, bėhet e ndaluar ta luftosh atė pėrveē nėse diēka del nė pah qė e kontradikton deklaratėn e tij. Dhe fakt pėr kėtė ėshtė se Resuli, i njėjti person qė tha: "A e vrave atė pasi tha la ilaha ila Allah", dhe tha: "Unė jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė thonė la ilaha ila Allah", po ashtu tha pėr khawarixh-ėt: "Kudo qė ti gjeni ata vritini ata" dhe tha: "Nėse do tė arrija tė jetoja kohėn kur ata tė shfaqen, do ti vrisja ata me vrasjen e popullit Add". Ky verdikt u dha edhe pse khawarixh-ėt ishin nga ata qė adhuronin Allahun shumė, dhe e lartmadhėronin Allahun vazhdimisht. Nė fakt sahabat ndiheshin inferiorė ndaj adhurimit tė theksuar tė khawarixhve edhe pse khawarixhėt kishin mėsuar prej sahabave. Dėshmia e tyre la ilaha ila Allah nuk u hyri atyre nė punė e as adhurimi i tyre apo pretendimi i tyre se ata ishin muslimanė ngase ata haptazi treguan me ēėshtje tė tjera, kundėrshtimin e ligjit Islam.

Po ashtu njė fakt tjetėr ėshtė edhe ajo qė pėrmendėm mė parė rreth tė luftuarit tė Jehudive dhe luftimit qė sahabat i bėnė fisit beni-Hanifah. Pėr mė tepėr Resuli donte tė sulmonte benu-Mustalik ngase dikush e informoi atė se ata refuzuan tė paguanin zekatėn, derisa Allahu shpalli:

"O ju qė besoni! Nėse njė mėkatar u vjen ju me njė lajm, verifikojeni..." (49: 6)

Kėshtu pas verifikimit, u zbulua se individi qė informoi Resulin, nė fakt kishte gėnjyer pėr ta. Tė tėra argumentet tregojnė atė qė Resuli kishte qėllim me hadithet e sipėrpėrmendura sipas shpjegimit tė qartė qė ėshtė dhėnė.

Pretendimi i dymbėdhjetė:

Justifikuesit e shirkut, kanė edhe njė pretendim tjetėr: "Faktin se Resuli pėrmendi se nė ditėn e gjykimit njerėzit do tė kėrkojnė ndihmė nga Ademi, pastaj nga Nuhu, pastaj nga Ibrahimi, pastaj nga Musa e pastaj nga Isa dhe tė tėrė ata do tė justifikohen derisa njerėzit tė arrijnė tek Resuli. Ata pretendojnė me kėtė se tė kėrkosh ndihmė prej tjetėr veē Allahut nuk ėshtė shirk".

Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė tė thuash: "Sa i Lartė e i Pastėr ėshtė Ai qė i ka vulosur zemrat e armiqve tė Tij! Ne nuk mohojmė vlefshmėrinė e tė kėrkuarit ndihmė nga krijesat nė ēėshtje pėr tė cilat kanė mundėsi tė tė ndihmojnė. Allahu thotė:

"Ai kėrkoi ndihmė nga (Musa) kundėr armikut tė tij..." (28:15)

Dhe individi gjatė betejės apo nė situata tė ndryshme kėrkon ndihmė nga tė tjerėt pėr gjėra qė ata kanė mundėsi ta ndihmojnė dhe nuk janė gjėra mbinatyrore apo pėrmbi mundėsitė e njeriut. Ne kundėrshtojmė ndihmėn mbinatyrore qė kėrkohet, ndihmėn fetare qė kėrkohet pranė varreve tė njerėzve tė drejtė e tė devotshėm, apo nė mungesė tė tyre, pėr ēėshtje qė vetėm Allahu ka mundėsi tė bėjė".

Pasi tė ėshtė bėrė e qartė kjo, atėherė kupto se ndihma qė u kėrkohet profetėve ditėn e gjykimit ėshtė se ata duan nga profetėt qė ti luten Allahut tė pėrshpejtojė gjykimin nė mėnyrė qė njerėzit e xhenetit tė ēlirohen nga agonitė e asaj dite. Kjo lloj kėrkese lejohet nė kėtė botė dhe nė ahiret. Ti mund tė shkosh tek njė njeri i devotshėm qė ėshtė para teje dhe qė ka mundėsi tė tė dėgjojė, dhe i lutesh atij tė bėjė dua pėr ty. Kjo ėshtė ajo qė sahabat bėnin me Resulin kur ai ishte gjallė dhe mes tyre. Megjithėatė pas vdekjes sė tij ata nuk kėrkuan asgjė prej tij, as edhe nuk kėrkuan asgjė pranė varrit tė tij. Pėrkundrazi, dijetarėt e brezave tė parė qortonin atė qė i lutej Allahut tek varri i Resulit. E ēfarė do tė ishte gjykimi i tyre ndaj atij qė i lutet Resulit?!"

Pretendimi i trembėdhjetė:

Ata qė justifikojnė shirkun pėrdorin edhe njė pretendim tjetėr: Historinė e Ibrahimit. Kur atė e hodhėn nė zjarrin qė Nemrudi kishte ngritur pėr ta djegur atė, Xhibriili erdhi tek Ibrahimi dhe e pyeti: "A ke nevojė pėr gjė?" Ibrahimi iu pėrgjigj: "Jo nga ty". Ata pretendojnė se nėse kėrkimi i ndihmės prej Xhibriilit do tė ishte shirk, vetė Xhibriili nuk kishte pėr ti ofruar Ibrahimit ndihmė.

Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė tamam sikurse pėrgjigja e sipėrpėrmendur. Kjo ngase Xhibriili i ofroi atij ndihmė pėr tė cilėn ai kishte mundėsi t'ia ofronte ngase Allahu e pėrshkruan atė: "...i fuqishėm" (53:5)

Sikur Allahu ti kishte dhėnė leje atij tė merrte zjarrin ku ishte Ibrahimi dhe gjithėēka qė ishte rrotull tij sikurse toka dhe malet, dhe ti flakte nė skajet e lindjes apo tė perėndimit ai do ta bėnte kėtė. E nėse Allahu do ta urdhėronte atė ta merrte dhe ta transportonte Ibrahimin nė ndonjė vend tė largėt, ai do ta bėnte kėtė. E nėse Allahu do ta kishte komanduar atė ta ngrinte Ibrahimin nė qiej, ai do ta bėnte kėtė.

Ky shembull ėshtė sikurse shembulli i njė pasaniku, qė shikon njė varfanjak dhe e ndihmon atė qoftė duke i dhėnė borxh atij apo duke i dhuruar atė qė i nevojitet pėr tė plotėsuar nevojat e tij. Nė vend qė tė pranojė ndihmėn e pasanikut, varfanjaku e refuzon atė duke pritur dhe duruar derisa Allahu ti japė mundėsi qė tė plotėsojė nevojat e tij pa kėrkuar ndihmėn e tė tjerėve.

I tillė ishte edhe shembulli i Ibrahimit kur u mbėshtet tek Zoti i tij dhe jo tek ndonjė krijesė tjetėr. E ēfarė justifikon ky shembull pėr tė kėrkuar ndihmė fetare apo pėr tė kryer shirk?! Ah sikur ata tė kuptonin".

Konkluzion:

Le ta mbyllim kėtė libėr duke pėrmendur njė ēėshtje tė rėndėsishme qė do tė qartėsojė tėrė ē'thamė mė parė. Duke pasur parasysh rėndėsinė e saj do ta diskutojmė veē si edhe pėr shkakun se shumė njerėz dėshtojnė ta kuptojnė atė siē duhet. Kėshtu themi:

"Nuk ka mosmarrveshje se tewhidi duhet tė jetė i pranishėm dhe duhet deklaruar me anė tė zemrės, gjuhės dhe veprave tė gjymtyrėve. Nėse njė nga kėto ēėshtje mungon, individi nuk ėshtė musliman. Kėshtu nėse dikush e njeh tewhidin por nuk vepron nė konformitet me tė, ai ėshtė njė kefėr arrogant sikurse ėshtė rasti i Faraonit, Iblisit dhe tė tjerėve si ata.

Kjo ėshtė njė ēėshtje qė shumė njerėz nuk arrijnė tė kuptojnė. Ata thonė: "Kjo ēėshtje qė sapo shpjegove ėshtė e vėrtetė dhe ne e kemi tė qartė kėtė dhe e kuptojmė dhe dėshmojmė pėr vėrtetėsinė e saj. Megjithėatė, ne nuk jemi tė aftė ta bėjmė kėtė e ta vėmė nė praktikė atė dhe nuk lejohet pėr shtetasit tanė tė veprojnė mbi diēka pėrderisa tė mos jetė sipas besimeve dhe traditave tė tyre". E ata nxjerrin justifikime tė tjera pėr tė mos ndjekur dhe vepruar sipas besimit korrekt.

Njė njeri i mjerė si ky nuk e kupton se shumica e liderėve tė fasitetit e njohin tė vėrtetėn dhe ata vetėm e braktisin ndjekjen e sė vėrtetės duke u bazuar nė disa justifikime sikurse Allahu thotė:

"Ata arritėn me shitjen e ajeteve tė Allahut, njė pėrfitim tė vogėl" (9:9)

Ajete tė tjera po ashtu e shpjegojnė kėtė pikė sikurse:

"Ata e njohin atė sikurse njohin bijtė e tyre..." (2:146)

Nėse vepron sipas tewhidit me veprat e tija ndėrkohė qė nuk kupton dhe zemra e tij nuk beson, atėherė ai ėshtė njė hipokrit qė ėshtė mė i keq se njė kefėr origjinal. Allahu thotė:

"Vėrtetė qė hipokritėt janė nė fund tė zjarrit" (4:145)

E kjo ėshtė njė ēėshtje e gjatė pėr tu diskutuar. Megjithėatė nėse mendon rreth saj, dy kategori njerėzish do tė qartėsohen ty nė diskutimet e tua me ta. Do tė shohėsh se njėri e di tė vėrtetėn por nuk vepron sipas saj nga frika e humbjes sė njė pėrfitimi nė dunja sikurse prestigji apo pasuria qė gėzon. Po ashtu ke pėr tė parė atė qė vepron nga ana e jashtėme sipas sė vėrtetės por jo nga ana e brendėshme e tij. Sikur ta pyesėsh atė se ēfarė beson me tė vėrtetė nė zemrėn e tij, ai nuk e di.

Por kėrkohet nga ty, qė tė kuptosh dy ajete nga Libri i Allahut. Ajeti i parė tashmė tė ėshtė pėrmendur dhe ėshtė ajeti:

"Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas imanit"(9:66)

Kėshtu nėse ėshtė konfirmuar se disa na bashkėkohėsit e Resulit qė luftuan me Resulin kundėr Romakėve u bėnė kufar si pasojė e njė thėnie qė e thanė me shaka, do tė tė qartėsohet fakti se ai qė thotė njė thėnie kufri, apo vepron sipas tij, nga frika e humbjes sė pasurisė, prestigjit apo qė tu bėjė qefin atyre qė janė mė lart se ai nė pozitė, ėshtė nė njė mėkat mė tė madh se ai qė e tha kufrin si shaka.

Ajeti i dytė ėshtė:

"Kushdo qė humb besimin nė Allah pasi ka besuar, pėrveē atij i cili detyrohet nė tė, kurse zemra e tij ėshtė e qetė me besim,-por ama tė atillėt tė cilėt i hapin gjoksin mohimit, -mu mbi kėta ėshtė Zemėrimi i Allahut dhe pėr ta do tė ketė ndėshkim tė madh" (16:106)

Kėshtu, Allahu nuk i justifikon njerėz qė bėjnė kufr pėrveē nėse ata janė tė detyruar ndėrkohė qė zemrat e tyre janė tė kėnaqura dhe tė vendosura nė besim. Pra, pėrveē kėtyre individėve, cilido tjetėr ėshtė bėrė kefėr pas imanit, pa marrė parasysh nėse e bėn kėtė nga frika apo nga zilia apo nga dėshira pėr ti bėrė qefin dikujt, apo nga dashuria pėr vendin e tij, familjen apo farefisin dhe paratė e tij, apo edhe nėse e bėn kėtė duke u tallur apo pėr ēfarėdo lloj arsye tjetėr. I vetmi justifikim i pranuar ėshtė detyrimi me forcė.

Kėshtu ajeti e fakton kėtė nė dy mėnyra:

Sė pari pjesa: "...pėrveē atij qė ėshtė detyruar", justifikon vetėm personin qė e detyrojnė. Dhe dihet mirė se dikush mund tė detyrohet vetėm tė bėjė diēka me gjymtyrė ose tė thotė diēka. Ai nuk mund tė detyrohet tė besojė me zemėr ngase askush nuk mund tė detyrojė zemrėn e dikujt tjetėr.

Sė dyti, pjesa: "...ngase ata preferuan jetėn e kėsaj bote mbi ahiretin" (nahl:107)

Pra ėshtė pėrmendur qartė se arsyeja pėr tė cilėn ata bėnė kufr dhe pėr ndėshkimin e tyre nuk ishte ngase ata ndien diēka nė zemėr. Pėrkundrazi arsyeja pėr ndėshkimin e tyre nė ahiret ishte pėr faktin se ata pėrfituan diēka nė kėtė botė duke preferuar kėtė pėrfitim mbi fenė e tyre.

E Allahu e di mė mirė.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

Sė fundi pėrpunuar nga sunnih : mė 01-01-2008 04:15.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
Asija122 (21-10-2008), ebu_fudajl (01-05-2008), Ervala (01-01-2008), Muhammed AbdulMalik (01-05-2008), Muslimi (12-08-2008), Sumeja (30-04-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv

LinkBacks (?)
LinkBack to this Thread: http://forumi.kurandhesunet.net/akide(19)/keshf-esh-shubuhat-me-shume-rendesi(7562).html
Postuar nga For Type Data
Kur“an dhe Sunnet - Home This thread Refback 03-01-2008 15:59

Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Porosi dhe kėshilla pėr mosdevijimin e muslimanėve nė rrugėn e Ehli Sunneti... garib Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 29-08-2007 16:39
Agjerimi i Ramazanit Granit Agjėrimi 0 05-07-2007 11:15
Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem valeriana89 Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 02-09-2006 07:38
Ju rrėfej arėsyet e mia: Ja pse e lashė muzikėn dhe u ktheva n’rrugė tė Zotit beqir Lajme nga Bota Islame 0 31-08-2006 17:58


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:06.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.