Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 27-08-2006, 16:12
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera


Ēėshtja / 1.Besimi(Imani).


Ehli Suneti

Tė shqiptuarit me gojė, tė vėrtetuarit me zemėr dhe tė zbatuarit me gjymtyrė.

Shtohet me punimin e veprave dhe thėnieve tė mira. Pakėsohet apo zvogėlohet me mėkate.

Lejohet pėrjashtimi nė iman (thėnia: unė jam mumin (besimtar) inshallah).

Pėrjashtimi nuk konsiderohet dyshim nė besim, por ajo ėshtė njė praktikė e njohur tek dijetarėt.

Nėse pyetet ndonjėri: A je mumin (besimtar) ti?Atij i lejohet tė thotė: Unė jam besimtar inshallah, apo shpresoj tė jem besimtar. gjithashtu i lejohet tė thotė: Kam besuar nė Allahut, engjėjt, librat, tė dėrguarit …

_________________________________

Tepruesit


Fjala hauarixh ėshtė shumėsi i fjalės harixheh qė do tė thotė: i dalur, ndėrsa nė esencė hauarixh konsiderohet ēdo njeri qė ėshtė ndarė nga Aliu r.a. nė betejen e Sifinit, ku nė fillim e detyruan Aliun tė pranonte gjykimin dhe pastaj i thanė se pėrse ke pranuar tė gjykosh ndėrmjet dy grupeve nė betejė, nderkohė qė gjykimi i takon vetėm Allahut.

Hauarixhėt janė quajtur harrurrijeh pėr shkak tė pėrqėndrimit tė tyre nė kėtė vendin Harrurra, pas kthimit nga beteja e Sifinit.

Nė atė kohė numri i tyre arrinte nė 12 mijė.

Aliu r.a. i polemizoi ata dhe disa prej tyre u kthyen nė tė vėrtetėn, ndėrsa tė tjerėt i lufoi derisa i mundi ata.

Qė nga kjo kohė hauarixhėt u pėrēanė nė disa grupe dhe qė tė gjithė ata bashkohen nė thėniėn se Aliu r.a., Uthmani dhe pjesmarrėsit nė betejen e deves janė kafira.

Ata bėjnė kafir ēdokėnd qė ėshtė i kėnaqur me gjykimin e Aliut, apo tė dy gjykimeve apo edhe njerin prej tyre i konsideron tė saktė.

Gjithashtu, ata bėjnė kafira praktikuesit e mėkateve tė mėdha duke thėnė se lejohet rrebelimi ndaj imamit nėsė ėshtė i padrejtė.

Ēdokush qė ka ardhur pas tyre dhe ka bazat e thėniet e tyre apo ka pasuar metodikėn e tyre, konsiderohet hauarixh.
________________________________

Neglizhuesit


Murxhiet janė ata tė cilėt i kanė pezulluar veprat nga imani.

Mė ekstremėt prej tyre thonė: “Imani ėshtė tė njohurit e Allahut me zemėr.”

Gjithashtu thonė se besimin (imanin) nuk e dėmton mėkati sikurse edhe vepra e mirė nuk i bėn dobi kufrit (duke bėrė analogji-kijas).

Tek ata imani ėshtė diēka qė nuk ndryshon as nuk shtohet, as nuk pakėsohet.

Sė fundi pėrpunuar nga Ebu Velid : mė 27-08-2006 16:25.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), islam4life (23-08-2008), sunnih (03-09-2006)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 27-08-2006, 16:24
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 2. Emrat dhe Cilėsitė e Allahut.


Ehli Suneti

Pohojnė pėr Allahun ēdo gjė qė Allahu ka pohuar pėr veten e Tij dhe qė ka pohuar pėr Tė i dėrguari i Tij, pa krahasim.

Mohojnė pėr Allahun ēdo gjė qė ka mohuar Allahu pėr vetėn e Tij dhe qė ka mohuar pėr Tė i dėrguari i Tij.

Besimi i tyre nė emrat dhe cilėsitė e Allahut ėshtė pohim pa pėrngjasim dhe pa pastrim (nga cilėsitė qė nuk i ka) duke mos i mohuar Cilėsitė qė posedon.

______________________________

Tepruesit

Muatilėt janė ata tė cilėt mohojnė cilėsitė e Allahut. Ata quhen ndryshe edhe si xhehmije. Janė emėrtuar kėshtu pėr shkak tė Xheh ibn Safuan Tirmidhiut.

Ky term ėshtė bėrė emėr indentifikues pėr ata tė cilėt mohojnė cilėsitė nė pėrgjithėsi, duke pasur parasysh se xhehmijtė janė tė parėt qė kanė mohuar cilėsitė.

______________________________

Neglizhuesit

Mushebihet janė ata tė cilėt pėrngjasojnė cilėsitė e Allahut me cilėsitė e krijesave.

Ata thonė se Allahu posedon dėgjim, sikurse dėgjimi i njerėzve. Nė krye tė pėrngjasuesve (mushebihet) janė hakemijet, tė cilėt janė pasuesit e Hisham ibn Hakem er Rafidij. Ai pretendoi se Allahu i Lartėsuar (Allahu ėshtė i pastėr nga kjo) ka trup qė mund tė perceptohet deri nė fund. Ata thonė se Ai ėshtė i gjatė dhe i gjerė dhe se gjatėsia e Tij ėshtė e barabartė me gjerėsinė e Tij.

Nė radhėt e pėrngjasuesve futen edhe xheualikijet, tė cilėt janė pasuesit e Hisham ibn Salim Xheualikij Rafidij, i cili thotė se Allahu i Lartėsuar ka fizionominė e Ademit.

Nė radhėt e pėrngjasuesve futen, gjithashtu, edhe hauarijet, tė cilėt janė pasuesit e Daud Hauarit, i cili i pėrshkruan Allahut tė gjitha organet e njeriut, pėrveē organit gjenital dhe mjekrrės.

Gjithashtu, nga radhėt e pėrngjasuesve numėrohen edhe keramijet, tė cilėt pretendojnė se Allahu ka trup. Pėrveē kėtyre ka edhe shumė tė tjerė.

Imamėt dhe dijetarėt janė ballafaquar duke i kundėrshtuar dhe kritikuar ata dhe i kanė refuzuar pretendimet e tyre dhe shumicėn e tyre i kanė quajtur jobesimtarė dhe i kanė konsideruar tė dalur nga Islami.

_______________________________

Vėrejtje

Nė ēėshtjen e cilėsive tė Allahut, grupi qė konsiderohet se ėshtė mė sė shumti i pėrhapur janė esharitė.

Medhhebi i esharive qė ekziston sot nė botėn islame i referohet Ali ibn Ismail ibn Ebi Besher el Esharij el Basrij, pėr tė cilin El Makrizi ka thėnė: “Ai e ka marrė medhhebin e mutezilėve nga Xhubai (dijetar prej mutezilėve), pastaj ka kuptuar qė kjo gjė ėshtė e gabuar dhe e braktisi atė dhe ka pasuar rugėn e Abdullah ibn Kulabit. Mė vonė vazhdoi metodologjinė e Abdullah ibn Kulabit nė ēėshtjen e cilėsive tė Allahut dhe tė kadasė e kaderit. Njė grup prej njerėzve qė posedojnė dije anuan nga ai dhe mendimet e tij dhe polemizuan nė mbrojte tė ideve tė tij. Medhhebi i Ebil Hasen el Esharij u pėrhap dhe njerėzit u detyruan tė pasojnė idetė e tij. Pastaj kjo gjė u pėrhap pothuajse nė tė gjitha vendet islame. Eshariu vdiq nė vitin 324 h.

Nga idetė esharite mė tė njohura janė: mohimi i tė gjitha cilėsive tė Allahut pėrveē 7 cilėsive, tė cilat i pohojnė me logjikė dhe thėnia se veprat e njerėzve janė tė krijuar prej Allahut dhe tė pėrfituara nga njerėzit. Nga dijetarėt mė tė njohur tė esharive konsiderohen: Bakilani, Xhuvejni, Ixhi dhe Rrazi. Ebu Hasen Eshariu ėshtė kthyer nga ky medhheb dhe ėshtė shprehur me thėniet e Ehli Sunetit nė ēėshtjet bazė tė fesė. Ai e vėrtetoi kėtė nė dy librat e fundit tė tij “Mekalat el Islamijin” (Thėniet e islamistėve) dhe “El Ibane an usuli dijane” (Qartėsim rreth bazave tė fesė). Ajo qė ėshtė e ēuditshme ėshtė se ata tė cilėt e kanė pasuar atė nė thėniet e tij tė mėparshme kanė mbetur tė vendosuar nė ato thėnie edhe pas kthimit tė imamit tė tyre nga ato thėnie. Kėshtu qė, thėniet e esharijve nuk janė thėnie qė duhen t’i referohen Ebu Hasen Eshariut.”

>> Vazhdon <<
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), sunnih (03-09-2006)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 02-09-2006, 12:48
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 3. Kadaja dhe kaderi.


Ehli Suneti

Ėshtė i obliguar besimi nė kader, nė tė mirėn dhe tė keqen, tė paktėn dhe tė shumtėn, tė dukshmen dhe tė padukshmen, tė dashurėn dhe tė urryeren, fillimin dhe fundin.

Allahu ka vendosur caktimin e tij ndaj robėrve dhe ka caktuar pėr ta atė qė nuk mundet askush t’i ikė dėshirės sė Allahut tė Lartėsuar dhe ta tejkalojė caktimin e Tij, por tė gjithė ata i nėnshtrohen caktimit tė Allahut.

Krijesat i nėnshtrohen patjetėr asaj qė Allahu ka caktuar. Kjo ėshtė drejtėsi nga Zoti ynė i Lartėsuar. Ai dėshiroi pėr ne adhurimin dhe e deshi atė, ėshtė i kėnaqur pėr tė dhe urdhėroi pėr tė. Ai nuk urdhėroi pėr mėkatin dhe nuk e deshi dhe nuk e pėlqeu atė pėr ne, por e caktoi atė dhe deshi qė mėkati tė ekzistonte.

Ai qė vdes, vdes me caktimin e Tij.
______________________________


Tepruesit

Kaderijtė janė ata tė cilėt e mohojnė kaderin dhe nė tė shumtėn e rasteve me kėtė emėrtim emėrtohen mutelizėt.

Se cilėt janė mutezilėt do tė flasim mė vonė
_______________________________


Neglizhuesit

Xhebrijtė janė ata tė cilėt thonė se njeriu ėshtė i detyruar nė veprat e tij dhe nuk posedon vullnet pėr tė vepruar, por shembulli i tij nė caktimi e Allahut ėshtė sikurse penda nė frymėn e erės dhe ai nuk ka mundėsi tė zgjedhė. Ky ėshtė medhhebi i xhehmijėve.

Ndėrsa esharitė janė munduar tė mbajnė qėndrim tė mesėm ndėrjmet thėnies sė mutezilėvė dhe xhehmijeve nė ēėshtjen e kaderit,duke pėrdorur metodat e kelamijėve (skolastikėve), por ata nuk i shpėtuan animit nga xhebrijtė, prandaj dijetarėt i klasifikojnė ata nė radhėt e xhebrijėve.
________________________________


Vėrejtje

Mutezilėt janė grup i kelamijėve (skolastikėve) qė janė shfaqur nė pjesėn e parė tė shek. II hixhrij. Kulminacionin e vet e arritėn nė etapėn e parė tė sundimit tė abasitėve. Emėrtimi i tyre vjen nga fjala itizal qė do tė thotė veēim, pasi udhėheqėsi i tyre Uasil ibn Ata u largua nga mexhlisi i Hasan el Basriut dhe u veēua nga ata me thėnien “Ai i cili bėn mėkat tė madh nuk konsiderohet as kafir as besimtar, por konsiderohet se ndodhet nė njė gjendje tė ndėrmjetme midis kufrit dhe imanit.

Kur Ualisi u largua nga mexhlisi i Hasanit me tė u bashkua edhe Amėr ibn Ubejdi dhe ata dy i pasuan ithtarėt e tyre. Pasuesit e tyre u quajtėn mutezilė qė do tė thotė tė veēuarit.

Mutezilėt janė njė grupacion qė bazohen nė logjikė dhe kanė ekstemitet nė tė, derisa i japin pėrparėsi logjikės para citateve kuranore dhe haditheve.

Mutezilėt kanė 5 baza kryesore mbi tė cilat ndėrtohet medhhebi i tyre.

Ato janė: Drejtėsia (adli), Njėsimi (teuhidi), gjendja e ndėrmjetme midis kufrit dhe besimit (bejne menziletejn), realizimi i premtimit dhe realizimi i dėnimit (el uadu uel uaid), urdhėri pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ( emru bil maruf ue nehij anil munker). Kėtyre bazave u japin kuptime me tė cilat i kanė kundėrshtuar tė gjithė muslimanėt dhe atė qė aludon sheriati (feja).

Edhe pse ky grupacion mund tė konsiderohet i shuar si mutezile, shumė nga idetė, mendimet, bazat e tyre janė prezente tek ibaditė, shijat, ithneasherijet, zejditė, por edhe tek disa qė i referohen Ehli Sunetit dhe e quajnė veten e tyre si aklanijin (moderrnista) apo si ithtarė tė rrymės fetare tė ndritshme, si dhe me terma tė tjera.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), muslim_965 (03-09-2006), sunnih (03-09-2006)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 02-09-2006, 12:55
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 4.Pejga-mberllėku, muxhizet (mrekullitė) dhe pagabu-eshmėria.


Ehli Suneti

Pejgamberėt posedojnė cilėsi me tė cilat njihen. Vėrtetėsia e tyre nuk pėrzihet me ata qė pretendojnė se janė pejgamberė, pėrveē atyre qė janė tė padijshėm.

Allahu i Lartėsuar i pėrforcon ata me argumente dhe muxhize (mrekulli). Ata janė tė mbrojtur, nė atė qė pėrcjellin prej Allahut tė Lartėsuar nuk gabojnė, nuk gėnjejnė dhe nuk harrojnė.

Gjithashtu, ata janė tė mbrojtur nga mėkatet e mėdha pėr shkak tė devotshmėrisė ndaj Allahut qė posedojnė, kurse nė mėkatet e vogla ka mospajtim (se a ka mundėsi qė tė bien nė te apo jo).
________________________________


Tepruesit

Metodika e mutezilėve ėshtė se ēdonjėri qė bėn atė qė ėshtė e panatyrshme (jo normale) ėshtė profet. Pasi tė panatyrshmen nuk mund ta bėj askush pėrveē profetėve. Ata pėrgėnjeshtruan veprimet e magjistarėve dhe falltorėve. Gjithashtu edhe kerametet (mrekulli qė u shfaqen njerėzve) e njerėzve tė mirė i pėrgėnjeshtrojnė.

Kjo ėshtė metodologjia e shumicės sė tyre nė kėtė ēėshtje.

Kurse metodika e disa dijetarėve tė tjerė pėrveē mutezilėve, si Muhamed ibėn Hazmi dhe tė tjerėve nė pagabueshmėrinė e profetėve thonė se ata janė tė mbrojtur nga mėkatet e mėdha dhe tė vogla dhe argument i tyre ėshtė logjika (mendja) pasi nėse themi se ata kanė mundėsi tė gabojnė (qoftė edhe nė mėkate tė vogla), atėherė kjo pėrjashton detyrueshmėrinė e pasimit tė tyre.
________________________________


Neglizhuesit

Metodika e esharive nė kėtė ėshtė se ata thonė se ēdo ndodhi qė ėshtė e jashtėzakonshme, konsiderohet e panatyrshme, por nuk konsiderohet muxhize (mrekulli) pėrveē nėse kėsaj i bashkangjitet pretendimi pėr profet. Kėshtu qė, kush nuk ėshtė realisht profet nuk do tė ketė mundėsinė qė t`i shfaqen kėto muxhize nga ana e tij nė formėn se si shfaqen ato profetit tė vėrtetė. Profetit tė vėrtetė i shfaqen kėto muxhize qartė, realisht (qė njerėzit mund ta pėrceptojnė atė), dhe kur tė sfidohen njerėzit tė mos kenė mundėsinė qė ta bėjnė tė njejtėn, ata qė e kundėrshtojnė dhe e pėrgėnjeshtrojnė atė.
________________________________


Vėrejtje

Metodika e rafidive (shijat) thonė se profetėt, para shpalljes, gjithashtu edhe ehli bejti (familja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) janė tė pagabuar nga tė gjitha mėkatet tė vogla dhe tė mėdha.

>> Vazhdon <<
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
beqir (02-09-2006), ebuusame (06-09-2006), muslim_965 (03-09-2006), sunnih (03-09-2006)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2006, 07:13
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 5.Qėndrimi ndaj sahabėve dhe ehli bejtit.


Ehli Sunneti

Metodologjia jonė ėshtė se njerėzit mė tė mirė pas Profetit (sallahau alejhi ue selem) dhe ata qė janė mė tė vlefshėm pas profetėve nė pėrgjitėsi janė shokėt (sahabėt) e Muhamedit (alejhi selam). I pari i tyre ėshtė Ebu Bekri pastaj Umer Faruku, pastaj Uthman Dhu Nurejni (poseduesi i dy dritave), pastaj Ali Ibėn Ebi Talibi, pastaj tė tjerėt nga dhjetė tė pėrgėzuarit, pastaj ata qė ishin prezent te pema dhe nė dėrgojmė mėshirė ndaj tė gjithėve dhe heshtim nė ndodhitė qė kanė ngjarė ndėrmjet tyre. Nuk pretendojmė atė qė pretendojnė rafiditė (shijat) pėr ehli bejtin se ata janė tė pagabuar dhe se Resulullahu (salallahu alejhui ue selem) ka porositur se ata janė zėvendės tė tij pas vdekjes.
_______________________________

Tepruesit

Rafiditė qė do tė thotė refuzim: ėshtė term me tė cilėn i emėrtoi Zejd Ibėn Aliu ibėn Husejni ata tė cilėt iu ndanė nga ai pasi qė ia dhanė bejan (zotimin pėr bindje ndaj tij) nė Kufe pasi ai (Zejd ibėn Aliu) ua mohoi fyerjet qė ia bėnin Ebu Bekrit dhe Umerit. Ai u tha ju mė refuzuat mua dhe u quajtėn refuzues (rafide). Eshariu nė librin e ti “Mekalatė” i quan me kėtė emėrtim (rafide) tė gjithė ata qė refuzojnė hilafetin e Ebu Bekrit dhe tė Umerit prej shijave.

Rafidijtė thonė se imameti (udhėheqja e muslimanėve pas Muhamedit (salallahu alejhi ve selem)) ėshtė e cituar se kjo ėshtė e drejtė e vetėm pėr ehli bejtin dhe se sahabėt kanė dezertuar (reneguar) nga Islami pasi ata nuk ia dhanė bejen (zotimin pėr bindje ndaj tij) Aliut pėr hilafet (udhėheqje).
________________________________

Vėrejtje

Neuasibe apo nasibe: kėta nuk janė grupacion qė kanė baza, por janė disa njerėz qė iu kundėrvyen ehli bejtit tė Profetit (salallahu alejhi ue selem) me armiqėsi ndaj tyre, duke i sulmuar ata me fjalė e shpifje. Kėta nuk konsiderohen nga Ehli Suneti, ashtu si pretendojnė rafidijtė, por Ehli Suneti e konsideron fasik (mėkatarė) ēdo njeri qė flet keq pėr ehli bejtin e Profetit (salallahu alejhi ue selem)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), muslim_965 (05-09-2006), sunnih (05-09-2006)
  #6 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2006, 07:18
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 6. Mehdiu.


Ehli Shuneti

Ehli Suneti thotė se Mehdiu ėshtė njė nga pjestarėt e familjės sė Profetit (salallahu alejhi ue selem) ehli bejtit dhe ai ėshtė njė nga pasardhėsit e Hasan ibėn Aliut, i cili do tė paraqitet nga fundi i botės, pasiqė toka do tė mbushet me padrejtėsi dhe zullum, e ai do ta pėrmbush atė me drejtėsi dhe barazi. Shumica e haditheve aludojnė nė kėtė qė e thamė.
_______________________________

Tepruesit

Rafidijtė kanė thėnė se Mehdiu ėshtė Husejn ibėn Askerije dhe ai ėshtė nga pasardhėsit e Husejnit tė birit tė Aliut (radijallahu anhu) e jo tė Hasanit. Ata thonė se ai ėshtė prezent tani nė tokė, por njerėzit nuk mund ta shohin.
_______________________________

Neglizhuesit

Disa nga njerėzit kanė menduar se Mehdiu nuk do tė paraqitet (metodologjia e tyre nė kėtė ēėshtje nuk konsiderohet dalje nga besimi i Ehli Sunetit, pasi ata argumentohen me disa argumente qė i kanė marrur sipėrfaqėsisht dhe mendojnė se kjo ėshtė e saktė dhe kjo ėshtė ajo qė aludojnė kėto citate).

Nga kėto hadithe ėshtė ajo qė transmetohet nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se ka thėnė: “Nuk ėshtė Mehdiu vetėm se Isai i biri i Merjemes (alejhi selam).” E transmeton Ibėn Maxhe dhe hadithi ėshtė i dobėt.

Transmetimet nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) tė cilat vėrtetojnė ardhjen e Mehdiut dhe se ai ėshtė nga ehli bejti dhe se do tė gjykojė shtatė vite dhe ai do ta mbush tokėn me drejtėsi dhe se Isai do tė paraqitet nė kohėn e tij dhe do ta ndihmojė atė nė vrasjen e Dexhalit dhe se do tė jetė imam i kėtij umeti, ku Isai do tė falet pas tij.
_________________________________

Vėrejtje

Shumė nga grupacionet e devijuara kanė pretenduar se udhėheqėsit e tyre janė Mehdiu. Sikurse Mehdiu i marokianėve Muhamed ibėn Tumerti, i cili ishte njė gėnjeshtar, zullumqar, u imponua me padrejtėsi, sundoi me zullum dhe vrau shumė njerėz, shkeli dhe e bėri tė lejuar robėrimin e grave tė muslimanėve dhe fėmijėve tė tyre, ua mori pasurinė atyre.

Ai i vendoste disa nga njerėzit e tij tė gjallė nė varreza dhe i urdhėronte qė kur ky tė thėrrasė ata tė ngrihen nga varret dhe tė dėshmojnė se ai ėshtė Mehdiu pėr tė cilėn ka porositur Resulullahu (salallahu alejhi ue selem), pastaj i vriste qė mos ta pėrgėnjeshtrojnė atė. Ai i emėrtoi pasuesit e tij xhehmije, mohues tė cilėsive tė Allahut, tė folurit e Tij, se Ai ėshtė lartė krijesave tė Tij, se qėndron mbi Arsh, se do ta shohin Atė muslimanėt Ditėn e Gjykimit. Gjithashtu, i quajti Muehidin (monoteist) dhe lejoi tė luftohet ēdonjėri qė i kundėrshton nga dijetarėt dhe besimtarėt. Ai e quajti vetėn Mehdiu i pagabuar.

Pas tij praqitet edhe njė Mehdi tjetėr ateist qė quhej Ubejdullah bin Mejmun Kadah. Ky e kishte gjyshin ēifut dhe ka preardhje nga njė familje mexhusite (zjarrputiste) dhe pretendoi se i pėrket familjės sė ehli bejtit, pastaj pretendoi se ėshtė Mehdiu pėr tė cilin pėrgėzoi Resulullahu (salallahu alejhi ue selem). Ai u bė sundues dhe ēėshtja e tij u bė e madhe. Pas vdekjes e morėn sundimin pasardhėsit e tij qė ishin mohues dyfytyrsha dhe ata ishin armiq mė tė mėdhenj tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij nė trojet e Magribit arab, Egjiptit, Hixhazit, Shamit. Nė kohėn e tyre u shtua gurbetizimi i Islamit.

Kėta pretendonin se sheriati ka tė brendshmėn (Batinin) qė nuk ėshtė e njejtė me atė tė jashtmen (dhahirin). Kėta janė ata sunduesit qė njihen me termin keramita, armiq tė Islamit qė mundoheshin tė identifikoheshin si rafida dhe pjestarė tė ehli bejtit, kurse kishin fe pabesimin. Fuqia e tyre ishte prezente deri sa Allahu i shpėtoi muslimanėt nepėrmjet Salahudin Jusuf ibėn Ejubit, i cili e shpėtoi umetin islam prej tyre dhe u kthye Egjipti prap nė njė vend islam pasi ishte njė vend i ateizmit dhe dyfytyrsisė nė kohėn e tyre.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), sunnih (05-09-2006)
  #7 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2006, 07:26
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2006
Postimet: 580
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,087
Falėnderuar 1,004 herė nė 373 Postime
Rep Fuqia: 410
Ebu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond reputeEbu Velid has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Ēėshtja / 7.Shefati.


Ehli Shuneti

Metodologjia e Ehli Sunetit ėshtė se ata besojnė nė shefatin (ndėrmjetsimin) e Resulullahut (salallahu alejhi ve selem) pėr mėkatarėt. Gjithashtu besojnė nė shefatin (ndėrmjetsimin) e profetėve tė tjerė dhe njerėzve tė mirė tė tjerė, e tėrė kjo pas lejes qė ua jep atyre Allahu i Lartėsuar dhe pėr atė qė Ai ėshtė i kėnaqur. Pra ata nuk do tė mund tė bėjnė shefat pėrveē me lejen e tij, ashtu si aludon Kurani dhe hadithet e shumta qė arrijnė shkallėn e mutevatirit.
________________________________

Tepruesit

Mutezilėt dhe hauarixhėt mohuan shefatin e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe profetėve dhe njerėzve tė mirė ndaj mėkatarėve duke u bazuar nė esencėn e medhhebit tė tyre se mėkatarėt do tė jenė pėrgjithmonė nė zjarr, do tė thotė se sipas tyre mėkatarėt dalin nga besimi (iman).
_________________________________

Vėrejtje

Shumė nga bidatēinjtė qė janė teprues nė madhėrimin e dijetarėve tė tyre konsiderojnė se do tė bėjnė shefat tė gjithė ata qė i madhrojnė ata (nga njerėzit).

Ata konsiderojnė se shefati (ndėrmjetėsimin) tek Allahu ėshtė i njejtė sikurse qė njihet nė kėtė botė.
----------------------


Pėrktheu: Alaudin Abazi
Burimi: klubikulturor


FUND
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (06-09-2006), muslim_965 (05-09-2006), sunnih (05-09-2006)
  #8 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2006, 13:09
Grafika e ebuusame
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 02-01-2004
Postimet: 578
All-llahu tė shpėrbleftė: 311
Falėnderuar 2,007 herė nė 479 Postime
Rep Fuqia: 703
ebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond reputeebuusame has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

esselamu alejkum

Allahu te shperblefte vella Ebu Velid per kete teme,mirepo une deshta te sqaroj diqka ne lidhje me pėrjashtimin nė iman (thėnia: unė jam mumin (besimtar) inshallah).

Mendimi me i sakt ne kete qeshtje eshte mendimi i cili e lejon perjashtimin ne disa raste dhe e ndalon ne disa tjera.

1. Nese ti thua:"Une jam mumin insha Allah" dhe e ke per qellim se une dyshoj se a jam mumin apo nuk jam,sepse kete e din vetem Allahu xh.sh. Atehere ky perjashtim eshte i ndaluar sepse ti po dyshon ne besimin tend.

2. Kurse nese thua "Une jam mumin insha Allah" dhe e ke per qellim se une shpresoj qe te jem prej mumineve per te cilit ka thene Allahu xh.sh :

"E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.Dhe, tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me ēka Ne i furnizuam, ata japin.Tė tillėt janė besimtarė tė vėrtetė dhe pėr kėtė kanė vende tė larta te Zoti i tyre, kanė falje dhe kanė furnizim nė mėnyrė tė ndershme"
(El Enfal 2-4)

Ose une jam mumin insha Allah per te cilet ka thene Allahu xh.sh :

"Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hir tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetit."
(Huxhurat 15)

Pra vellezer lejohet te thuhet "une jam mumin (besimtar)insha Allah duke mos dyshuar se ti je besimtare,mirepo duke shpresuar qe te jesh nga besimtaret te cilet jane cekur ne ajet.

wesselamu alejkum
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
Ebu Velid (06-09-2006), Muhammed AbdulMalik (05-09-2006), muslim4ever (17-11-2006), muslim_965 (05-09-2006), Sumeja (20-11-2007), sunnih (05-09-2006)
  #9 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2006, 22:35
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Selam aleikum.

Allahu e shperblefte Abu Usamen ngase kjo eshte teme e gjere dhe eshte folur shume per kete teme nga dijetaret dhe sidomos Ibn Tejmia ne maxhmu el-fatawah kitab ul-iman dhe el-hamdulilah vellai e ka permbledhur shkurt.

Une desha te shtoj disa fjale qe te mos kete keqkuptime ne lidhje me c'eshte thene me lart nga vellai yne Abu Usamah (Allahu ia shtofte dijen dhe veprat e mira).

Kur themi se ahlus-sunah thone une jam besimtar inshallah, kihet parasysh realiteti i imanit pra eshte njelloj sikur te thuhet se une jam besimtar perpara Allahut inshallah, dhe kjo nuk eshte dyshim por eshte perjashtim me dije dhe bindje ngase te thuash se je besimtar apsolut do te thote se po qe se vdes ne kete gjendje do te jesh nga banoret e xhenetit dhe kjo nuk mund te thuhet nga askush.

Ibn Mas'udit i thane se dikush thote se eshte besimtar perfekt. Ai tha; shkoni e pyeteni se a eshte ne xhenet apo ne xhehenem?! E pyeten dhe thane; O ibn Mas'ud, ai tha Allahu alem (Allahu e di kete). Ibn Mas'ud tha: Mashallah. Pse nuk tha keshtu edhe heren e pare? (Jam basimtar inshallah).

Imani eshte besim ne zemer, fjale dhe veper dhe te qenit besimtar apsolut do te thote qe nuk neglizhon asgje nga urdherat e Allahut dhe nuk ke lene asgje pa braktisur nga haramet sikurse ajeti qe Abu Usamah permend.

Kur i thane Imam Ahmedit se a mund te them se filani eshte besimtar inshallah? Ai tha po. I thane: me thone se jam ne dyshim per kete. Ahmed tha: sa gje te keqe qe kane thene.

Kur pyetesi po largohej, Ahmedi i tha te kthehej. E pyeti: A nuk thone ata se Imani eshte fjale dhe vepra qe rritet dhe ulet? Pyetesi tha; po. Ahmed tha;Atehere duhet te besh perjashtimin.

Pyetesi tha; si keshtu o Abu Abdullah? Ahmedi u pergjigj: Thuaju atyre se ata thone se imani eshte fjale dhe veper. Ata kane folur fjalet por nuk kane bere veprat. Prandaj ata duhet te bejne perjashtimin per veprat.

Ai u pyet, a duhet te bejme perjashtimin per imanin, po? Ai tha: Une them! Une jam besimtar inshallah por e bej kete perjashtim me siguri dhe jo me dyshim. Me pas tha se Allahu thote: Ju do te hyni ne mesxhid ul-haram inshallah...(48:27). Ne kete ajet Allahu u thote atyre se ata do te hyjne ne xhamine e shenjte, inshallah, edhe pse Ai e di qe ata do te hyjne ne te. (Maxhmu el-fatawah, kitab ul-iman).

Pra ne themi une jam besimtar ne Allah inshallah me dije dhe jo me dyshim. Nese dikush thote se jam besimtar inshallah d.m.th se nuk e di a eshte besimtar apo kefer kjo eshte haram. Ai duhet te thote se beson ne Allah, ne engjejt, ne librat..... pa pike dyshimi ngase dyshimi ne to eshte kufr.

Imam Ahmed (Allahu e meshirofte) e sqaroi piken e perjashtimit dhe bazuar ne kete realitet dijetaret kane bere dallimin mes akides dhe imanit ne ate qe akidah eshte pjese e imanit dhe imani perbehet nga akidah dhe vepra.

Prandaj thuhet qe akidah e filanit eshte korrekte por nuk mund te themi se imani i filanit eshte korrekt (kuptohet pervec atyre qe Allahu dhe Rrasuli kane deshmuar per kete). Si delile per kete eshte hadithi i Bukharit nga Sad ibn Ebi Wakas qe i tha Rrasulit per dike; Wallahi une e konsideroj ate besimtar. Rrasuli iu pergjigj; ose mezi eshte musliman....

Por nuk duhet bere perjashtimi me dyshim sikurse thote edhe vella Abu Usamah ngase kjo eshte haram. Po ashtu po qe se do te qe e vertete se perjashtimi behet me dyshim, atehere te gjitha ajetet qe vijne: "O ju qe besoni!", nuk do te ishin per ne por kjo nuk eshte e vertete ndase me kete term Allahu ju drejtohet te tere atyre qe e perkufizojne vehten me iman. po ashtu prove per kete eshte edhe ajeti qe thote: " O ju qe besoni! Kini frike Allahun dhe mos vdisni ndryshe vecse si muslimane".

Kjo eshte teme e gjere sikurse thashe dhe nuk mund te permblidhet shkurt. Kush do te mesoje me teper rreth kesaj ceshtje duhet ti referohet librave te sheikh ul-Islam Ibn Tejmise. e Allahu e di me mire.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

Sė fundi pėrpunuar nga sunnih : mė 05-09-2006 22:41. Arsyeja: korrektim gjuhesor
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 5 Pėrdorues nė vijim:
beqir (05-09-2006), Ebu Velid (06-09-2006), ebuusame (06-09-2006), Muslimi (05-09-2006), muslim_965 (06-09-2006)
  #10 (permalink)  
Vjetėr 20-11-2007, 01:30
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 20-11-2007
Postimet: 3
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 2 herė nė 2 Postime
Rep Fuqia: 0
EbuBekir nuk ka vlerėsime momentalisht
Re: Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Es-Selam alejkum vellezer, desha qe te shtoj edhe une ne kete teme nga theniet e Ibn Kajjum el-Xheuziut nga libra e tij “Hadil el-Eruah” dhe dijetarėve tė tjerė:

“Ky ėshtė drejtimi i dijetarėve dhe i pasuesve tė etherit [gjurmėve] dhe Ehlu Sunnetit, tė cilėt kanė qenė tė kapur pėr tė [Sunnet]. Kėta janė pasuesit e Sahabeve nė kėto ēėshtje deri nė ditėt e sotme, dhe i ka takuar kush i ka takuar prej dijetarėve tė Hixhaz-it, Sham-it e tė tjerė.

Kush kundėrshton diēka prej kėtij drejtimi, fyen diēka nga kjo ose i kritikon kėto thėnie, ai ėshtė kundėrshtues, bidatēi i dalur nga xhemati, i larguar nga metoda e Sunnetit dhe nga rruga e vėrtetė.

Ka thėnė [Harb bin Ismail]: “Po ashtu ky ėshtė drejtimi i Ahmedit, Is’hak ibn Ibrahim ibn Mahled, Abdullah ibn Zubejr el-Humejdij, Seid bin Mensur, dhe prej tė tjerėve me tė cilėt jemi ulur dhe kemi marrė dituri prej tyre, e thėniet e tyre kanė qenė:

1. Vėrtet, imani [besimi] ėshtė thėnie, vepėr, qėllim dhe kapje pėr Sunnet. Imani shtohet dhe pakėsohet.

2. Bėhet pėrjashtim [istithna]1 nė iman, me kusht qė ky pėrjashtim tė mos jetė nga dyshimi. Dhe kjo ėshtė sunnet [traditė] i sė kaluarės tek dijetarėt.2

Kėshtu qė nėse njė njeri pyetet: a je besimtar [mu’min]? Ai duhet tė thotė: unė jam besimtar Insha’Allah, apo: shpresoj se jam besimtar, apo: kam besuar nė All-llahun, engjėjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberėt e Tij.

Sqarim: Pra, me mu’min nuk ėshtė pėr qėllim tė pyeturit se a je musliman - shqiptimi i shehadetit me gjuhė.3

Ngase, po tė ishte pėr qėllim kjo, do tė nėnkuptohej se ai i cili thotė “InshaAllah” dyshon nė Imanin e tij, kėshtu qė nė kėtė rast nuk ėshtė e lejueshme ta thotė kėtė.

Por, kėtu ėshtė pėr qėllim shkalla e dytė e Islamit, e ajo ėshtė Imani. Ngase shkallėt e Islamit janė tri4: Islami, Imani dhe Ihsani.

E njerėzit ndahen nė muslimanė, mu’minė dhe muhsinė. Musliman ėshtė ai i cili ka shqiptuar shehadetin, kryen disa nga obligimet dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė zullumqar ndaj vetvetes ngase bėn mėkate. Kurse Mu’min ėshtė ai, i cili pėrveē qė beson nė tė gjitha kushtet e Imanit dhe Islamit, ai njėherit edhe i kryen tė gjitha ato dhe ēdo urdhėr tjetėr, dhe nė tė njėjtėn kohė mundohet qė tė largohet nga ēdo ndalesė. Kėshtu qė – siē thotė edhe Ibn Tejmijje5 - ēdo mu’min ėshtė musliman, kurse ēdo musliman nuk ėshtė mu’min.

Pra, siē po vėrehet, me mu’min kėtu ėshtė pėr qėllim shkalla e Imanit, e jo vetė Imani [besimi, i domosdoshėm e pa dyshime] i njeriut.


Ibn Tejmijje nė librin e tij, “el-Iman,” faqe 198 thotė:

"Dhe me kėtė ajet [Huxhurat:14], Ahmed ibn Hanbeli dhe tė tjerėt kanė argumentuar se lejohet Istithnaja(pėrjashtimi) nė Iman, por jo nė Islam. Dhe se pronarėt e mėkateve tė mėdha dalin nga Imani nė Islam [dmth nuk janė mė mu'minė, por vetėm muslimanė]."

Mejmuni ka thėnė: "E kam pyetur Ahmed ibn Hanbelin pėr mendimin e tij lidhur me ēėshtjen: Unė jam mu’min inshaAllah. Ai tha: "Unė them: mu’min inshaAllah, dhe them: muslim, pa bėrė Istithna. Ai [Mejmuni] tha: "I thashė Ahmedit: A bėn dallim nė mes Islamit dhe Imanit? Ai mė tha: "Po." "I thashė: Me ēfarė argumenton?" Ai ma ktheu: Beduinėt thanė: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorėzuar, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja…,"[Huxhurat:14], dhe ceku gjėra tjera.”

___________________________________

1. Gjuhėsisht do tė thotė: pėrjashtim, por nuk ėshtė fjala pėr pėrjashtimin e veprave nga Imani, sepse veprat janė prej Imanit tek Ehlus-Sunneti.

2. Autori i kėtyre paragrafeve ka vdekur nė vitin 280 hixhrij, dhe ėshtė njėri prej shokėve tė Imam Ahmedit. Qė do tė thotė se dijetarėt pėr tė kanė qenė Sahabėt dhe Tabi'inėt, e nga kjo kuptojmė se kjo ėshtė traditė e tėrė Selefus-Salih!.

3. Ibn Tejmijje nė el-Iman, fq. 204, thotė: “Kėshtu qė Islami, i cili nuk ka Istithna nė tė, ėshtė [shqiptimi] i dy dėshmive vetėm me gjuhė, ngase ato nuk shtohen e as nuk pakėsohen, kėshtu qė nuk ka Istithna nė tė.”

4. el-Iman, te Ibn Tejmijjes, fq.11, me Tahrixh tė N.Albanit, el-Mektebul-Islami, botimi i pestė, 1996, Bejrut.

5. el-Iman, fq.204.

Sė fundi pėrpunuar nga EbuBekir : mė 20-11-2007 01:32.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Kuds (21-02-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv