|
Kushtet e pranimit tė pendimit
1. Kushti i parė: Tė jemi tė sinqertė. Ngase pendimi ėshtė adhurim, e sinqeriteti ėshtė kusht i ēdo adhurimi.
Siē ka thėnė Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Veprat shpėrblehen sipas qėllimit. (Buhariu dhe Muslimi) Andaj, patjetėr pėr atė qė pendohet ėshtė qė tė synojė kėnaqėsinė e All-llahut, hyrjen nė Xhenetin e Tij,
dhe shpėtimin nga dėnimi i Tij.
Ngase njeriu ka mundėsi qė ta braktisė njė mėkat pėr ta ruajtur pozitėn apo karrierėn e tij, apo pėr tė arritur ndonjė gjė tė kėsaj bote.
2.Kushti i dytė: Largimi nga ai mėkat. Pasiqė ėshtė e pamundur qė njeriu tė pendohet e mos tė largohet nga mėkati.
3. Kushti i tretė: Keqardhja pėr veprėn e bėrė. E nėse nuk pikėllohet zemra nga vepra e fėlliqur, atėherė aludon nė kėnaqėsinė e asaj vepre. E mėkati nėse nuk digjet me zjarrin e pendimit nė kėtė botė, do tė digjet me zjarrin e Xhehenemit nė botėn tjetėr.
4.Kushti i katėrt: Vendosshmėria pėr tė mos u kthyer nė atė mėkat. E kjo vėrtetohet me qėndrueshmėri nė ibadete dhe nėnshtrim ndaj All-llahut.
Disa nga dijetarėt e kanė bėrė kusht moskthyerjen nė mėkatin e bėrė, duke thėnė: Atė ditė qė personi kthehet nė mėkat pėrsėri, vėrteton se pendimi i tij nuk ka qenė i vėrtetė. Por, shumica e dijetarėve janė tė mendimit se ky nuk ėshtė kusht pėr pranimin e pendimit, sepse ka mundėsi qė personi tė pendohet sinqerisht duke qenė i vendosur qė tė mos kthehet nė mėkat, e pastaj dobėsohet Imani i tij dhe e mashtron djalli e bjen pėrsėri nė tė njėjtin mėkat.
I ka thėnė njė njeri Hasan Basriut: Si nuk turpėrohet njė njeri, i cili bėn mėkat, pastaj pendohet, pastaj pėrsėri bėn mėkat e pastaj pėrsėri pendohet? Tha: Dėshira e Shejtanit ėshtė qė tė mashtrohet dikush nga ju me kėtė e mos ti kėrkojė falje All-llahut.
5. Kushti i pestė: Kthyerja e hakut dhe kėrkimi i faljes nėse gabimi ėshtė bėrė ndaj ndonjė njeriu. Ka thėnė Muhamedi s.a.v.s.: Kush i ka bėrė vėllaut tė tij ndonjė padrejtėsi qoftė ajo nė pasuri apo nė nderė, le ti kėrkojė falje (le tia kthejė) para se tė vijė dita nė tė cilėn nuk ka dinar e as dirhem, por ka (vepra) tė mira ose tė kėqia. (Buhariu)
Ėshtė obligim pėr muslimanin qė tia kthejė hakun dhe ti kėrkojė falje atij qė i ka bėrė padrejtėsi, para se tė vijė dita e vėshtirė, nė tė cilėn ndėrrohen gjėrat me tė mira dhe tė kėqia. Nė ditėn nė tė cilėn nuk ka mundėsi besimtari tė shtojė njė tė mirė nė tė mirat e tij, e as tė pakėsojė njė tė keqe nga tė kėqiat e tij. Pėr atė Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: Keni frikė zjarrin, qoftė edhe me njė gjysmė hurme, e kush nuk ka as aq, atėherė me njė fjalė tė mirė. (Buhariu dhe Muslimi)
Ka mundėsi qė njeriu tė ketė nevojė pėr shpėrblimin e dhėnies sė njė gjysmė hurme, pėr tė shpėtuar nga dėnimi, e pėr tė hyrė nė Xhennet.
6. Kushti i gjashtė: Pendimi tė bėhet para kohės nė tė cilėn nuk pranohet pendimi:
- Para se tė vijė shpirti nė gargarah (nė momentin e fundit tė daljes sė tij), dhe
- Para se tė lindė dielli kah perėndimi.
Shejh Ahmed Ferid
Pėrktheu: Omer Bajrami
__________________
Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės. (33:36)
|