Kushtet e vlefshmërisë së ibadetit (adhurimit)
Kushtet e vlefshmërisë së ibadetit (adhurimit)
Ulemat e Nexhdit
Shejh Muhammed ibn Abdul-Vehhab, rahimehullah, thotë: "Dije se ibadeti nuk mund të quhet një akt adhurimi, përveçse me Tevhid. Ashtu siç namazi nuk mund të quhet namaz përveçse me abdes. Pra, nëse shirku hyn në ibadet ai do ta prish atë, ashtu siç lëshuarja e gazrave ose të ngjashme me të prishin abdesin.
Siç thotë Allahu:
"Idhujtarët nuk janë të denjë për të ruajtur xhamitë e All-llahut, kur ata pranojnë se ata janë jobesimtarë. Veprat e tyre do të jenë të pavlefshme dhe në Zjarrë do të mbeten përgjithmonë. " (Et-Teube, 17)
Nëse e din se shirku prish ibadetin, kur përzihet me atë dhe anulon veprat, dhe se vepruesin e saj (shirkut) e bën nga banorët e zjarrit përgjithmonë, do të kuptosh se kjo është gjëja më e rëndësishme për ta njohur – ashtu që Allahu ndoshta do të shpëtoi nga kjo kurthë – dhe ajo është të bërit shirk ndaj Tij. "
Ed-Durerus-senijje, 2 / 23
Shejh Abdur-Rahman ibn Hasan, rrahimehullah, thotë: "Në kapitullin, dua të them, në kapitullin e parë të Kitabu Tevhid, është nxitja në sinqeritet (ihlas) në ibadetin ndaj All-llahut, dhe se nuk bënë dobi me shirk, e as që quhet ibadet."
Fethul Mexhid, fq. 33
Gjithashtu thotë se shejh Abdur-Rahman ibn Hasan, rahimehullah:
Fjalët e Allahut: "Dhe adhuroni vetëm Allahut dhe mos i shoqëroni asgjë Atij." ( En-Nisa, 36)
Ky ajet shpjegon se ibadeti është arsyeja pse ata janë krijuar, dhe se Allahu, subhanehu ue teala, bashkoi imperativin( domosdoshmërinë) me ibadetin, që ka urdhëruar, dhe ndalimin e shirkut, të cilën ndaloi, dhe ajo është shirku në ibadet. Pra, ky ajet ka theksuar se distancimi nga shirku është kushtë i vlefshmërisë së ibadetit, dhe se pa të nuk do të jetë e vlefshme, sikur që Allahu thotë:
“Ky është udhëzimi i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur ti përshkruajnë shok Zotit kishte për tu shkuarë huqë ajo që kan vepruarë.” ( El-Enam, 88)
Kuretu ujun muvvehidin, fq.6
Shejh Sulejman ibn Abdullah, rrahimehullah, thotë: "Distancimi nga shirku është diçka e domosdoshme në ibadet, sepse përndryshe robi nuk do të vjen me ibadet ndaj Allahut, por do të ishte sikur një mushrik."
Tejsirul azizil hamid, fq. 34
Shejh Ebu Battin, rrahimehullah, thotë: "Përsa i përket definicionit të ibadetit, shejhu ynë Muhamed ibn Abdul-Vehhab, rahimehullah, e ka definuarë në shkrimet e tija të dobishme, në veprën Kitabu Teuhid, sepse konflikti është përeth saj, dhe kushdo që nuk ka ardhur me atë nuk ka ardhur me ibadet ndaj All-llahut. Kështu që tregon se distancimi nga shirku duhet të ekzistojë në ibadet, sepse përndryshe nuk do të quhet ibadet. "
Ed-Durerus-senijje 2 / 303
Përgaditi: ebu Orhan
''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Bookmarks