Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Libri i Teuhidit Muhammed ibn Abdul Wehab

  1. #1
    Grafika e Jahja
    Jahja nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    07-06-2008
    Postimet
    187
    All-llahu të shpërbleftë
    343
    Falënderuar 483 herë në 152 Postime
    Rep Fuqia
    263

    Post Libri i Teuhidit Muhammed ibn Abdul Wehab

    Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim, po fillojm me lejen e All-llahut shkrimin e librit te teuhidit nga autori Muhammed Ibn Abdul Wehab All-llahu e meshiroft.
    Per te lehtesuar kuptimin do te shtohen ajete kur'anore (tefsiri i perdorur do te jete ai i Ibn kethirit).

    MESIMI 1
    Thënia e All-llahut të Madhëruar:
    “ Unë (All-llahu) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit veç që të më adhurojnë”.
    “Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit...”
    “xhindët” janë botë e fshehtë për ne.
    “njerëzit” (elins) janë emërtuar kështu ngaqë nuk jetojnë pa gjallëri e lëvizje, ku
    lëvizin njëri-tjetrin.
    “veç që të më adhurojnë”. Është komentuar: veç që të më njesojnë.Ky komentim
    është i vërtetë.
    Po ashtu është komentuar me kuptimin të më përulen Mua me bindje në veprimin e të urdhëruarave dhe largimin e të ndaluarave.
    Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron.
    Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto),
    për një popull që ka mend ka argumente.
    E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt...
    [Bekare 163, 164,
    165]
    Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të
    qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
    Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur
    janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke
    thënë):Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit!

    [Ali Imran 190-191]
    Pra te gjitha keto shenja jane deshmi per njeshmerine e All-llahut subhanehu we te ala. Dhe krijimi i qiejve dhe i tokes eshte per te bere qe njerezit te meditojn dhe te perkujtojn njeshmerine e All-llahut
    Prej bindjes ndaj Allahut është njesimi i Tij. Kjo është urtësia e krijimit të xhindëve dhe njerëzve. Për këtë All-llahu u dha njerëzve mendje, u dërgoi Profetët dhe u zbriti
    Librat.
    Sikur qëllimi i krijimit të tyre të ishte i njëjtë me qëllimin e krijimit të kafshëve do
    të humbte urtësia e dërgimit të Profetëve dhe zbritjes së Librave, sepse ai në fund do
    të ishte si pema që mbin zhvillohet dhe zhduket.
    Për këtë i Madhëruari thotë: “Sigurisht se Ai që të ka dhënë ty (o Muhammed)
    Kur’anin” patjetër që do të të kthejë ty në Mead (në vendin e kthimit)” [Kassas: 85].
    Patjetër do të të kthejë ty në vendin e kthimit që të shpërblehesh për veprat e tua,
    nëse janë të mira do të shpërblehesh me të mira e nëse janë të këqija do të
    shpërblehesh me të këqija.
    Urtësia e krijimit të tyre nuk është për ti bërë dobi All-llahut. Për këtë All-llahu
    thotë: “Unë nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë”
    [Dharijat: 57].
    “Pa dyshim, që Ne kemi çuar te çdo ummet të dërguar (duke Shpallur): Adhuroni
    vetëm All-llahun dhe shmanguni prej tagutëve” [Nahl 36]
    1- Popull; bashkësi njerëzish, ashtu si në ajetin e lartpërmendur.
    2- Imam (prijës), si në thënien e të Madhëruarit: “Me të vërtetë Ibrahimi ishte ummet
    (shembull i besimit udhëheqës) e i bindur ndaj All-llahut...” [Nahl: 120].
    3- Fe, si në thënien e të Madhëruarit: “Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një fe...”
    4- Kohë, Si në thënien e të Madhëruarit “Pasi kaloi një kohë u kujtua” [Jusuf: 45].
    Pra në çdo popull është dërguar një Profet, prej kohës së Nuhut deri në kohën e të
    Dërguarit tonë Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin për të).
    Urtësia e dërgimit të Profetëve është:
    1- Ngritja e argumentit. Allahu i Madhëruar thotë: “Të dërguar si Përgëzues dhe si
    Paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për t’u shfajësuar ndaj
    All-llahut pas të Dërguarve...” [Nisa: 165].
    “Ne deshiruam te terheqim verejtjen e njerezit te jene te gatshem” [duhan: 2]
    2- Si mëshirë. Argument është thënia e Allahut të Madhëruar: “Ne nuk të kemi
    dërguar ty veçse si mëshirë për gjithë alemin (njerëz dhe xhinde e gjithçka që është
    në gjithësi)”[Enbija: 107]
    Njeriu nuk e di çfarë detyrimi ka ndaj All-llahut në mënyrë të imtësishme vetëm me
    anë të rrugës së Profetëve.
    Thënia e Tij: “Adhuroni vetëm All-llahun dhe shmanguni prej tagutëve”, pra largohuni
    prej tagutëve në mënyr që ata të jenë në një anë, e ti në anën tjetër.
    Tagutët: Kjo fjalë është nxjerrë prej “tug’jan”që do të thotë tejkalim i kufirit, ashtu
    siç është përëmendur në thënien e Allahut të Madhëruar “Vërtetë se kur uji u ngrit tej
    kufijve të tij...”
    [Hakkah: 12].
    Ajet tjeter qe flet per tagutin eshte ajeti 51 i sures Nisa Thote All-llahu ne kur'an:
    “A nuk u vure re atyre qe u eshte dhene nje pjese nga libri? Besojne idhujt dhe
    tagutet dhe per ata qe nuk besuan thone : “keta jane ne rruge me te drejte se ata qe
    besuan”
    Nga Umer Ibn Hattab “ Xhibt jane idhujt e Tagut eshte shejtani “
    Muxhahidi ka thene se Taguti eshte Djall ne formen e njeriut te cilit te tjeret i
    drejtohen per gjykim.
    Imam Malik ka thene se Tagut eshte ç'do gje qe adhurohet perveç All-llahut
    Subhanehu we te ala. Nderkohe qe Jabir bin Abdullah eshte pyetur per tagutin dhe ka
    thene se Tagut jane idhuj qe rrjedhin nga shejtani.
    Fjala më përmbledhëse në përkufizimin e tij është ajo që ka përmendur Ibnu
    Kajjim, All-llahu e mëshiroftë.
    Tagut është tejkalimi i kufirit që bën njeriu (ndaj atij që ndjek, adhuron ose i
    bindet) në ndjekje , adhuruarim dhe bindje.
    Qëllimi i tij është për atë person që e pëlqen këtë gjë.
    Po ashtu thuhet: Tagut është sipas adhuruesit të tij, pasuesit të tij dhe bindësit të
    tij, sepse ai e kaloi kufirin e tij , duke e ngritur mbi atë shkallë që i kishte caktuar All-
    llahu. Ky adhurimim ,ky pasim dhe kjo bindje konsiderohet tug’jan, tejkalim kufiri.
    • Të adhuruar janë: idhujt (statujat).
    • Të pasuar janë: falltorët, magjistarët dhe të diturit e prishur.
    • Të bindurit janë: Prijësit të cilët jan jasht bindjes së All-llahut.
    Kur njeriu i merr ata si Zotra, lejon atë që i ndaloi All-llahu për shkak se ata ja lejuan
    dhe e ndalon atë që e lejoi All-llahu sepse ata ja ndaluan. Këta janë tagutët. Pra
    vepruesi është ndjekës i tagutit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “A nuk i sheh ata të
    cilëve u qe dhënë pjesë nga libri? Ata besojnë në Xhibt dhe Tagut “. Dhe nuk ka thënë
    se vet ata janë tagutë.
    Ajeti argumenton se idhujt janë prej tagutëve, të cilët adhurohen përveç All-llahut.
    Teuhidi nuk plotësohet vetëm se me dy shtylla:
    1- Mohimi
    2- Pohimi
    Nëse do të kemi vetëm mohim, kjo do të thotë mohim i gjithçkaje. Ndërsa vetëm
    pohimi nuk pengon shoqërimin(e dikujt tetër me të). P.sh: Zejdi është ngritur. Kjo nuk
    do të thotë se vetëm ai është i ngritur. Nëse do të thuhej nuk është ngritur askush ky
    është mohim i gjithçkaje. Kur themi: Askush nuk është ngritur veç Zejdit. Kjo do të
    thotë se vetëm ky është ngritur,pasi këtu është përfshirë pohimi dhe mohimi.
    Ky ajet argumenton se të gjithë Profetët kanë qenë të bashkuar për thirrje në Teuhid.
    Allahu i Madhëruar në një ajet thotë:ًْ
    “Ndërsa Zoti yt ka ligjëruar që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh
    i përkushtuar ndaj prindërve të tu” [Isra: 23].
    Kadaja (përcaktimi) e All-llahut ndahet në dy lloje:
    1- Kada sherije (Përcaktimi i Sheriatit).
    2- Kada keunije (Përcaktimi i krijimit).
    Përcaktimi i sheriatit lejon ndodhjen dhe mos ndodhjen e tij, e ai nuk mund të jetë
    vetëm se në atë që do All-llahu. Shembull: “Ndërsa Zoti yt ka ligjëruar që të mos
    adhuroni askënd e asgjë veç Atij...” Kadaja këtu është me kuptimin; ka ligjëruar,
    porositur, e të ngjashme me të.
    Përcaktimi i krijimit patjetër do të ndodh, ai është në atë që e do All-llahu dhe për
    atë që nuk e do. Shembull për këtë është thënia e të Madhëruarit: “Dhe Ne kemi
    përcaktuar për Beni Israilët në Libër (Teurat) se vërtet që ju (Beni Israilë) do të bëni
    dy herë padrejtësi në tokë...” [Isra: 4].
    Përcaktimi këtu është i krijimit sepse All-llahu nuk ligjëron prishje (padrejtësi) në
    tokë, e as nuk e do atë. Nëse thuhet: e si ka përcaktuar All-llahu atë që nuk e do?
    Përgjigjje:
    E dashura është dy llojesh:
    1- E dashura për qenjen e saj.
    2- E dashur për diçka tjetër veç saj.
    E dashura për diçka tjetër veç saj mund të jetë e urryer për qenien e e saj, porse e
    dashur për hir të urtësive apo dobive që fshihen nën të. Ajo,në këtë rast është e
    urryer nga njëra anë, por e dashur nga ana tjetër. Kështu,fesadi në tokë prej beni
    Israilëve, është i urryer tek All-llahu sepse All-llahu nuk e do fesadin e as ata që bëjnë
    fesad (prishje,shthurje), por në një aspekt tjetër, për urtësitë që përmban është e
    dashur tek All-llahu i Madhëruar .Shembuj të till janë: thatësira, sëmundjet, varfëria.
    All-llahu nuk do t’i japë lëndim robërve të Tij me diçka. Madje Ai për
    robërit e Tij do lehtësimin, porse i përcakton për urtësi që rrjedhin prej tyre, kështu
    është e urryer tek All-llahu në një anë dhe e dashur në anën tjetër. Nëse thuhet si
    mund të përfytyrohet se diçka është e dashur në një anë dhe e urryer në anën tjetër?
    Përgjigjja është: Një njeri i sëmurë, i jepet për të pirë prej ilaçit të idhët me erë dhe
    shije të keqe
    e ai e pi, duke e urryer shijen, ngjyrën dhe erën e tij, por e do për hir të shërimit. Po
    kështu edhe
    doktori mjekon të sëmurët me hekur të nxehtë (el-kej}i shkakton dhembje prej saj.
    Kjo dhembje është e urryer për atë në një anë dhe e dashur në anën tjetër.
    Nëse thuhet: E përse të mos jetë thënia e Tij: “Ndërsa Zoti yt ka porositur
    (urdheruar) që të mos adhuroni askënd e asgjë tjetër veç Atij...”
    në anën e përcaktimit të krijimit?
    Përgjigjja: Ajo është e pamundur sepse sikur të ishte përcaktim i krijimit, të gjithë
    njerëzit do të adhuronin Zotin e tyre. Porse ky është përcaktim i sheriatit, i cli mund
    të nodhë edhe mund që të mos ndodh.
    “dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu”. Pra Zoti yt ka porositur
    (urdhëruar) të tregosh bamirësi ndaj prindërve. Tek prindërit përfshihet: Nëna, babai
    dhe ata që janë më lart, porse nëna dhe babai janë më parësorë. Sa më afër të jenë
    prej tij aq më të detyrueshme e ka bamirësin. Bamirësia është mirëbërja ndaj tyre. Ky
    ajet është argument se e drejta e prindërve
    është pas të drejtës së All-llahut. Nëse thuhet: ku është e drejta e Profetit (paqja dhe
    bekimet e All-llahut qofshin për të)?
    Përgjigjje: E drejta e All-llahut përmban edhe të drejtën e Profetit (sepse All-
    llahu, adhurohet vetëm me atë mënyr që ka ligjëruar Profeti .
    “Adhuroni All-llahun dhe mos i vini Atij asgjë në adhurim”. “shej-jen”- kjo fjalë
    përfshin
    gjithçka. Pra të mos i shoqërojmë Allahut të Madhëruar as profet, as melek, as uelij,
    as ndonjë çështje prej çështjeve të dynjasë. Të mos e bësh dynjanë ortak me All-
    llahun. Njeriun, kur e preokupon dynjaja dhe e bën atë qëllim kryesor, ai është rob i
    saj ashtu siç tha Profeti (sal-lAll- llahu alejhi ue sel-lem): “Ka dështuar robi i dinarit,
    ka dështuar robi i derhemit, ka dështuar robi i kadifes dhe ka dështuar robi i
    këmishave” [Buhariu]
    “Thuaj: Ejani, unë do t’ju shpall (lexoj) çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj:
    Mos të bashkoni askënd në adhurim me Të”. Pra ejani, afrohuni t’ju lexoj çfarë ju
    ka ndaluar Zoti juaj; e nuk thotë çfarë ju ka ndaluar All-llahu, përdorimi ifjalës Zoti
    (Krijuesi) këtu është më i përshtatshëm pasi Ai zotëron pushtet absolut mbi krijesën.
    “Mos të bashkoni askënd në adhurim me Të.” Tu lexoj juve që të mos i bëni shok
    Allahut asgjë.
    “dhe jini të mirë dhe të përkushtuar ndaj prindërve”. Pra t’u lexoj juve çështjen e
    bamirësisë ndaj
    prindërit:
    “Dhe mos i vrisni fëmijët tuaj nga varfëria”, pra për shkak të varfërisë. “Ne ju
    furnizojmë ju dhe
    ata” Pra nëse ju i lini ata të jetojnë nuk do të ndjeni ngushtim në furnizim për shkak
    të ekzistencës së tyre, sepse Ai i Cili garanton furnizimin është All-llahu.
    “Dhe mos iu afroni gjynaheve të turpshme (marrëdhënieve të paligjshme të tradhëtisë
    bashkëshortore ose jashtë martese)”. Pra nuk thotë mos veproni, sepse ndalimi për
    afrim është më i plotë se ndalimi për veprim.
    Ndalimi për afrim përfshin gjithçka që të çon në gjynah, për këtë arsye është ndaluar
    për burrin të shikojë një grua të huaj apo të veçohet me të, ose gruaja të udhëtojë pa
    të afërm (që nuk i lejohet martesa me të) ngase këto afrojnë drejt imoralitetit.
    “Të hapura apo të fshehta”
    Thuhet: Çka është e dukshme turpësia e saj dhe çka fshihet, pasi nga të
    turpshmet ka që janë të turpshme te të gjith nefset e njerëze, ka prej tyre që fshihet.
    Po ashtu thuhet: Atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni.
    Shfaqja është veprimi i zinasë, All-llahu na mbrojtë prej saj , ndërsa fshehja është
    veprimi i saj fshehurazi. Po ashtu thuhet: Ajo me të cilën zmadhohet turpësia e saj
    dhe ajo që është më e vogël. Sepse gjynahet e turpshme nuk janë të një rangu , për
    këtë transmetohet në një hadith: “A t’u lajmëroj për gjynahun më të madh”
    [Buhariu]. Ky hadith tregon se gjynahet e mëdha janë: disa më të mëdha e disa më
    të vogla.
    “dhe mos vrisni atë njëri që ju’a ka ndaluar All-llahu, përveç për një çështje të drejtë
    (sipas ligjit Islam). Këtë ju’a ka urdhëruar Ai me qëllim që të kuptoni”.
    Abdull-llah ibnu Mes’udi thotë: Kush dëshiron të shikojë tek porosia e Muhammedit
    (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) mbi të cilën është vula (ose firma) e tij, le të lexojë
    Thënien e Allahut të
    Madhëruar: “Thuaj: Ejani unë do t’ju lexoj çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj...” deri tek
    Thënia e Tij:
    “Dhe vërtet kjo është Rruga ime e drejtë...”
    Muadh ibnu Xhebeli (Zoti qoftë i kënaqur prej tij) thotë: Isha hipur pas Profetit ,
    në gomar e më tha : “O Muadh a e di ç’është haku (e drejta) e All-llahut te robt dhe
    haku(e drejta) e robve te All-llahut? I thashë: All-llahu dhe i Dërguari i Tij janë më të
    diturit. Ai u përgjigj:
    Haku i All-llahut te robt është ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë
    asgjë Atij. Ndërsa Haku i robve te All-llahut është që të mos e ndëshkojë
    atë që nuk shoqëron asgjë Atij. Unë i thashë: O i Dërguar i All-llahut a t’i
    përgëzoj njerëzit? Tha: Mos i përgëzo se mbështeten (tek ajo).” [Bukhariu,
    Muslimi].
    Kuptimi i hadithit është se All-llahu nuk ndëshkon atë që nuk i shoqëron asgjë Atij
    dhe se
    gjynahet i falen me realizimin e Teuhidit. Profeti @, e ndaloi t’i lajmëronte ata, që të
    të mos mbështeteshin në këtë përgëzim duke mos e ditur kuptimin e tij. Sepse
    realizimi i Teuhidit obligon
    largimin nga mëkatet,ngase ato burojnë prej epshit e kjo është nga llojet e shirkut.
    All-llahu thotë:
    “A e ke parë atë i cili merr epshin e tij për ilah (të adhuruar, për Zot)” [Xhathijeh]
    Përmendja e hadithit në këtë temë është bërë për shkak se ai tregon vlerën e
    teuhidit dhe
    se ai (teuhidi) është pengues prej ndëshkimit të All-llahut.
    Esh-heduenne La Ilahe Il All-llah, we Eshheduenne Muhammeden Abduhu, we resuluhu.

    O All-llah, me bej mua dhe ata qe e lexojn kete prej atyre qe e thone ne momentin e kjametit te vogel.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Jahja
    Jahja nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    07-06-2008
    Postimet
    187
    All-llahu të shpërbleftë
    343
    Falënderuar 483 herë në 152 Postime
    Rep Fuqia
    263

    Re: Libri i Teuhidit Muhammed ibn Abdul Wehab

    Vlera e Teuhidit dhe gjynahet që ai fshin.


    Këtu autori përmend vlerën e teuhidit. Përmendja e vlerës së diçkaje nuk do të thotë se ajo nuk është uaxhib (detyrë), por tregon se vlera, është nga rezultatet dhe ndikimet e tij.
    Prej tyre është namazi me xhemat. Në thënien e Profetit sel All-llahu alejhi we selam e cila ka ardhur në rrugë të sakta, permendet vlera e tij
    “Namazi me xhemat është 27 gradë më i mirë se namazi individual” [Buhari, Muslim].
    Pohimi i vlerës së tij nuk do të thotë se ai nuk është detyrë. Kështu teuhidi është detyra më madhore pa të cilën nuk pranohen punët.
    Nuk afrohet robi tek Zoti i tij veçse me të e megjithkëtë në të ka vlera.
    Thënia e autorit: “dhe gjynahet që ai fshin”.
    Autori e ka shkruar këtë temë për dy arsye:
    1-Për të sqaruar vlerën e teuhidit.
    2- Për të sqaruar gjynahet që fshihen, sepse prej ndikimeve të vlerës së teuhidit është fshirja e gjynaheve.

    Vlerat e teuhidit
    Prej dobive të teuhidit është:
    1-Ai është ndihmësi më i madh për veprimin e të mirave, sepse muahidi (njësuesi i All-llahut) punon për hir të All-llahut të Lartësuar. Ai punon hapur e fshehur ndërsa jonjësuesi, syfaqësori p.sh jep sadaka, falet e përmend All-llahun vetëm kur tek ai është dikush që e sheh. Për këtë kanë thënë disa selefë: Unë dua të afrohem tek All-llahu me një adhurim (punë të mirë) që nuk e di atë veçse Ai.

    2-Ata që njësojnë All-llahun në adhurim kanë siguri dhe janë të udhëzuar ashtu siç thotë Allahu i madhëruar:
    “Ata të cilët besojnë dhe nuk e përziejnë imanin e tyre me dhulm (padrejtësi). Ata kanë siguri të plotë dhe ata janë të udhëzuarit”
    [En-amë:82]
    Thënia e Tij: “me dhulm” (padrejtësi),synon atë që bie ndesh me imanin, ajo është shirku.
    Kur zbriti ky ajet, sahabeve iu duk e vështirë dhe thanë: Cili prej nesh nuk i bën padrejtësi vetes së tij?
    Profeti sel All-llahu alejhi we selam, tha: “Nuk është çështja ashtu siç e mendoni ju, por qëllimi me të është shirku: A nuk e keni dëgjuar thënien e burrit të mirë ,pra Llukmanit: “Vërtet që ortakëria në adhurim me All-
    llahun është padrejtësia më e madhe”.
    Llojet e Padrejtësis
    1- Padrejtësi më e madhje është të bërit shok All-llahut në atë që është e drejta e Tij.
    2-Padrejtësia e njeriu ndaj vetes së tij është kur nuk ia jep hakun e saj. p.sh. agjëron dhe nuk e prish (agjërim pa ndërprerje), falet natën e s’fle.
    3-Padrejtësia e njeriut ndaj dikujt tjetër, si: ta dëmtojë dikë me rrahje ,vrasje ose me marrjen e pasurisë, etj.

    Nëse eleminohohet padrejtësia arrihet siguria ,por a është ajo një siguri e plotë?
    Përgjigjje: Nëse imani është i plotë nuk përzihet me mëkate edhe siguria është e plotë.
    Nëse imani nuk është i plotë edhe siguria nuk është e plotë. Një shembull për këtë është vepruesi i gjynahit të madh.
    Ai është i sigurtë prej mosqëndrimit të përhershëm në zjarr por i pasigurtë prej
    ndëshkimit.Ai është nën dëshirën e All-llahut të Madhëruar “Sigurisht që All-llahu nuk e fal shokvënjen ndaj Tij dhe fal veç kësaj atë që e dëshiron” [Nisa: 116].
    Pra atij që ia merr shpirtin All-llahu duke e patur teuhidin të realizuar ai është në siguri të plotë.
    Ai është i sigurt prej mosqëndrimit të përhershëm në zjarr dhe i sigurt prej mosndërshkimit. Këtë ajet e përmend All-llahu si gjykim ndërmjet Ibrahimit dhe popullit të tij kur ai u tha atyre: “E si t’u frikësohem atyre
    që ju i bashkoni në adhurim me All-llahun” [En’am] deri tek thënia e Tij “e ata janë të udhëzuarit”.
    Thënia e Tij: “dhe ata janë të udhëzuarit” Pra në dynja për në fen e Allahut me dije dhe punë.
    Udhëzimi i dijes është: udhëzimi i orjentimit.
    Udhëzimi i punës është: udhëzimi i suksesit.
    Shumë prej komentuesve thonë për thënien “Ata kanë siguri të plotë” pra siguria është në botën tjetër ndërsa udhëzimi në këtë botë ndërsa e sakta është se ajo është gjithpërfshirëse për sigurinë dhe udhëzimin në këtë botë dhe botën tjetër.
    Përputhshmëria e ajetit me temën.
    Në këtë ajet, All-llahu pohon sigurinë për atë që nuk bën shirk. Ai që nuk bën shirk është muahid. Atëherë argumenton se prej vlerave të teuhidit është stabiliteti i sigurisë.

    Hadithi
    Prej Ubade ibnu Samet transmetohet se Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue
    sel-lem) ka thënë: “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë
    përveç All-llahut të vetëm pa ortak dhe se Muhammedi është robi dhe i
    Dërguari i Tij dhe se Isai është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij dhe
    fjala e Tij që e hodhi atë tek Merjemja dhe shpirti i krijuar prej Tij dhe se
    Xhenneti është i vërtetë, Zjarri është i vërtetë, e fut All-llahu në Xhennet me
    atë që të ketë prej punëve” [Buhariu].

    “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut”. Dëshmia duhet të paraprihet nga dija.Allahu i Madhëruar thotë: “përveç atyre të cilët dëshmojnë për të vërtetën dhe i dinë (faktet për njësinë e tij)” [Zuhrkuf: 86].
    Kjo dije mund të jetë e fituar por mund të jetë e natyrshme.
    Dija se s’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut është e natyrshme . Profeti sel All-llahu alejhi we selam thotë: “Çdo foshnje lind në natyrën e pastër (islame)” [Bukhari, Muslim].
    Ajo edhe mund të fitohet me anë të studimit të ajeteve dhe hulumtimit në to. Patjetër duhet të ekzistojë dija se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut, pastaj ta dëshmosh atë.
    Ndodh që mund të gjendet dija por mohohet dëshmia ashtu siç gjendej tek Kurejshit. Ata e dinin se All-llahu është Krijuesi, Furnizuesi, porse ata nuk e njësonin All-llahun në adhurim.
    Teuhidi tek mutekeliminët (emër i një grupi). të cilët thonë se kuptimi i fjalës Ilah është i Plotpushtetshmi për shpikje,krijim sipas kësaj del kuptimi i fjalës s’ka të fuqishëm për shpikje krijim përveç All-llahut. Teuhidi tek ata është ta njësosh All-llahun e të thuash: Ai është Një në Qënie e Tij është i Pandashëm. Ai është i vetëm në veprat e Tij pa ortak është i vetëm në cilësit e
    tij s’ka të përngjashëm.Ata nuk thonë Ai është i vetëm në adhurimin e Tij. Sikur të ishte ky kuptimi i fjalës LA ILAHE IL-L ALL-LLAH nuk do ta mohonin Kurejshët prej Profetit sel All-llahu alejhi we selam thënien e tij, e do të kishin besuar në të, sepse Kurejshët thonë:S’ka Krijues tjetër përveç All-llahut.
    Fjala e Kurejshëve është më e plotë se fjala e mutekeliminëve e kështu teuhidi i Kurejshëve del më i mirë se teuhidi i këtyre. Teuhidi me të cilin erdhën Profetët është pikërisht ashtu siç përmendet në thënien e Allahut të Madhëruar: “Ju nuk keni ndonjë të adhuruar tjetër veç Tij”.
    Pra të Adhuruar të vërtetë që meritonin të adhurohet e Ai i Cili e meriton këtë është All-llahu.
    Është për të ardhur keq kur sheh shumë prej shkrimtarëve, që shkruajnë për teuhidin dhe nuk përmendin më shumë se teuhidin Rububije. Ky është gabim i madh dhe mangësi e madhe.
    Ne duhet të mbjellim në zemrat e muslimanëve teuhidin uluhije më shumë se teuhidin rububije, sepse teuhidin rububije nuk e ka mohuar askush me mohim të vërtetë.
    Përmendja vetëm e kësaj çështje, e cila është në natyrën e Krijimit, e cila është e njohur dhe e pranuar me llogjikën e shëndoshë dhe heshtja ndaj çështjes mbi të cilën ngadhënjen epshi , tregon një mangësi të madhe. Adhurimi i dikujt tjetër veç All-llahut ngadhënjen dëshirat e njeriut ndaj vetes së tij, aqsa Profeti sel All-llahu alejhi we selam atë që preokupimin kryesor ka dirhemin dhe dinarin e bëri adhurues(të tyre). Po ashtu i Madhëruari
    thotë: “A e ke parë atë i cili marr epshin e tij për të adhuruar” [Xhathijeh: 23].

    Mëkatet në kuptimin e përgjithshëm mund t’i konsiderojmë prej shirkut ndërsa në kuptimin e veçantë i ndajmë në disa lloje:
    1-Shirku i madh
    2-Shirku i vogël
    3-Mëkati i madh
    4-Mëkati i vogël
    Prej këtyre mëkateve ka që lidhen me të drejtën e All-llahut dhe prej tyre ka që lidhen me të drejtën e vetë njeriut, e prej tyre ka që lidhen me të drejtën e krijesave.
    Realizimi i fjalës LA ILAHE IL-L ALL-LLAH është një çështje në kulmin e vështirësisë.Për këtë kanë thënë disa selefë: Çdo mëkat është një lloj prej shirkut.
    Disa selefë kanë thënë: “Nuk jam përpjekur mbi diçka me një përpjekje të vërtetë aq sa në sinqeritet”. Nuk e njeh këtë vetëm se besimtari, ndërsa jobesimtari nuk përpiqetet për sinqeritet.
    Për këtë i është thënë Ibn Abbasit: Me të vërtetë jehudët thonë: ne nuk kemi cytje në namaz? Ai u përgjigj: E ç’të bëjë shejtani me zemrën e prishur. Shejtani nuk vjen për të prishur atë të prishurën por vjen për të prishur të ndërtuarën. Profetit ,sel All-llahu alejhi we selam kur iu bë ankesë se një burrë gjen në veten e tij atë që nuk mund ta shprehë . Ai u tha: A gjendet ajo tek ju? Ata thanë: Po. Ai tha: “Ajo është qartësia e Imanit”. Pra, ajo është shenjë se Imani juaj është i qartë, sepse ai shmanget prej saj e ajo nuk vjen veçse tek zemra e shëndoshë.


    “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut”. Kjo fjali është kushtëzuese ndërsa përgjigjja e kushtit është “E fut All-llahu atë në Xhennet me atë që të ketë prej punëve”.

    Dëshmia është ta shprehësh me gjuhë, të besosh me zemër dhe ta vërtetosh me gjymtyrë e në të kundërtën ajo është gënjeshtër.
    “Kur munafikët i thanë Profetit ,sel All-llahu alejhi we selam dëshmojmë se ti je i Dërguar i All-llahut”, edhe pse kjo fjalë në gjuhën arabe vjen me tre përforcuese, megjithatë All- llahu i përgënjeshtroi me thënien e Tij: “All-llahu e di se ti je i Dërguari i Tij dhe All-llahu dëshmon se hipokritët janë me të vërtetë gënjeshtarë” [El Munafikun: 1]. Vetëm pohim nuk u bëri dobi me gjuhë sepse ai ishte bosh nga besimi me zemër dhe nga vërtetimi me punë . Pra dëshmia realizohet vetëm me besimi me zemër, shprehje me gjuhë dhe vërtetim me punë.
    “S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut”.
    Pra, s’ka të adhuruar me atë formë që meriton të adhurohet përveçse All-llahu. Këta idhuj që adhurohen nuk meritojnë adhurim sepse ata nuk kanë asgjë prej cilësive të të adhuruarit.
    Thënia e tij: “ të vetëm pa ortak”. Pjesa e parë është pohim, ndërsa pjesa e dytë është mohim.
    Pra, mohohet gjithçka që veçohet me të qoftë në Rububije (Hyjninë) qoftë në Emrat dhe Cilësit.
    Prandaj Profeti sel All-llahu alejhi we selam dhe të tjerë prej besimtarëve mbështeteshin tek All-llahu në vështirësi.
    Ka ardhur një arab tek profeti ,sel All-llahu alejhi we selam, ndërkoh që te Ai ishin disa shokë të tij.Ai rrëmbeu shpatën të cilën Profeti sel All-llahu alejhi we selam, e kishte varur në pemë dhe tha: Kush të mbron ty tani? Ai u përgjigj: Më mbron All-llahu." [Buhariu]. Ai nuk tha shokët e mi. Ky është realizimi i teuhidit Rububije, sepse All-llahu është Ai që e zotëron dobinë, dëmin, krijimin, rregullimin e punëve të gjithësisë dhe veprimin në të si të dëshirojë. Kjo, sepse Ai është pa ortak në gjithçka që i përket vetëm Atij, si në Rububije, Uluhije dhe Esmae ue Siffat.
    Thënia e tij: “Dhe se Muhammedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij”.
    Muhammedi: është Muhammedi i biri i Abdull-llahut i biri i Abdul Mutalib, Kurejshit, Hashimij, vula e Profetëve.
    “Rob i Tij”: pra nuk është ai ortak me All-llahun.
    “dhe i Dërguar i Tij”, pra ai nuk është gënjeshtar ndaj All-llahut. Profeti ,sel All-llahu alejhi we selam, është rob i krijuar dhe ka të gjitha cilësitë e njerëzve që u përshtaten atyre, përveç një gjëje të vetme.
    All-llahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Unë nuk kam asnjë fuqi përfitimi ose dëmtimi për vetem time, por vetëm si të dojë All-llahu...” [Araf: 188]. Pra, ai është njeri sikurse ne, vetëm se atij i erdhi Shpallja. “Thuaju: Unë jam vetëm një njeri si edhe ju. Më është shpallur mua se i adhuruari juaj është Një Zot,...” [Fussilet: ].
    Kush thotë se Profeti ,sel All-llahu alejhi we selam s’ka pasur hije dhe se drita e tij e hiqte hijen kur ecte në diell, të gjitha këto janë gënjeshtra dhe gjëra të pa baza. Aishja (RadijAll-llahu anha) thotë: “I zgjasja këmbët përpara tij
    dhe i kërkoja ndjesë se dhomat nuk kishin ndriçuese”. Sikur Profeti sel All-llahu alejhi we selam, të kishte dritë, ajo nuk do të kërkonte ndjesë, porse kjo është prej teprimeve që e prishën fenë dhe dynjanë, lusim All-llahun të na mbrojë. Disa të tjerë thanë: “All-llahu thotë: Kush më përmend Mua në një grup, e përmend atë në një grup më të mirë e Unë jam me robin Tim kur ai më përmend Mua”. Profeti sel All-llahu alejhi we selam, është me ne kur ne e përmendim atë. Për këtë, natën e meuludit kur personi lexon (ai i cili tregon përralla)
    fjalën e El Mustafa, ngrihen që të gjithë në këmbë. Thonë: U ngritëm sepse Profeti sel All-llahu alejhi we selam,prezantoi me veten e tij e ne u ngritëm për respektimin e tij. Sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre kanë qenë shumë herë më të respektueshëm se këta e se ne megjithatë, kur ai futej tek ata e u fliste atyre ata nuk çoheshin, ndërsa këta ngrihen vetëm duke imagjinuar ardhjen e tij. Shiko se ku ka arritur logjika e tyre! Këta nuk kanë dëshmuar se Muhammedi është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij.
    Këta janë përrallëthurës të shkretë. Nëse ne i shikojmë me atë syrin e Kadrit, është për të ardhur keq, por lusim All-llahun t’i shpëtojë. E nëse shikojmë me syrin e Sheriatit, ne duhet t’i kundërshtojmë derisa të kthehen në rrugën e drejtë. Profeti sel All-llahu alejhi we selam, e adhuronte dhe i friksohej All-
    llahut më shum se çdokush tjetër,ngrihej e falej derisa i enjteshin këmbët,edhe pse i i ishin falur gjynahet e kaluara dhe ato të ardhshme. Kur i thuhej përse e bën një gjë të tillë ai i është përgjigjur: “A të mos jem rob falënderues”. Ky është realizimi i adhurimit të madh. Përsa i përket
    Shpalljes: Ai është i Dërguar, e dërgoi atë All-llahu me Sheriatin më të madh tek të gjithë krijesat. Ua kumtoi (përcolli) atyre në formën më të mirë,edhe pse i shkaktuan mundime ,u luftua derisa i hodhën edhe lëkurën e devesë mbi shpinë kur ai ishte në sexhde në Kabe. Të gjithë këtë e vepronin nga urrejtja ndaj asaj shtratin e të voglit të me të cilën erdhi megjithëatë i duroi. I hidhnin
    mbeturinat, plehrat në pragun e derës porse kjo ishte për Të sprovim prej All-llahut Az-ze ue Xhel-le ,për shkak që të sqarohej vlera e tij. Ai dilte dhe thoshte: “E çfarë fqinjësie është kjo o fisi i Abdul menafit prej anës së Kurejshëve”. Kjo ishte sprovë prej All-llahut të Lartësuar, që të
    dallohej durimi i madh i tij, derisa i dhuroi All-llahu fitore.
    Ai ftoi në Islam Mekën dhe vendet e tjera përreth saj. Më pas e mbartën këtë Sheriat njerëzit që e ruanin më shumtë amanetin dhe më të fortët në pasimin, sahabët (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre) e përçuan atë tek ummeti të
    pastër e pa mangësira.
    E All-llahut i takon falënderimi. Ne e duam Profetin për hir të All-llahut
    dhe në saj të All-llahut dashuria jonë nuk është e shkëputur. Dashuria e Profetit është prej dashurisë së All-llahut. Ne i japim përparësi atij mbi vetet tona, fëmijët tanë dhe njerëzve në përgjithësi. E duam atë për shkak se ai është i Dërguar i All-llahut.
    Ne e realizojmë dëshminë : Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, duke e besuar atë me zemrat tona, duke e shprehur me gjuhët tona dhe duke e praktikuar atë në pasimin e tij me gjymtyrët tona.
    Punojmë me rrugën e tij dhe nuk punojmë për të.
    Detyrimi jonë ndaj Profetit është:
    1-Të besojmë se ai është i Dërguar i All-llahut.
    2-Ta duam atë për hir të dashuris ndaj All-llahut Azze ue Xhel-le.
    3-Të realizojmë dëshminë se ai është i Dërguar i All-llahut.
    Ajo që e prish realizimin e kësaj dëshmie është:
    1-Veprimi i mëkateve. Mëkati është mangësi në realizimin e kësaj dëshmie sepse me mëkatin tënd ti ke dalë prej pasimit të Profetit sel All-llahu alejhi we selam.
    2-Shpikjet në fe. (Punimi i bidateve) ç’ka nuk është prej fesë, është mangësi në realizimin e kësaj dëshmie sepse ti kërkove të afrohesh tek All-llahu me atë që nuk e ka ligjëruar as All-llahu e as i Dërguari i Tij.

    Bidati në fe, në të vërtetë është tallje me All-llahun, sepse ti kërkon të afrohesh me diçka që Ai nuk e ka ligjëruar. Nëse dikush thotë: Unë kam qëllim të afrohem tek All-llahu me këtë punë. Atij i thuhet: Ti ndoqe rrugën e gabuar, je arsyetuar në qëllimin tënd.
    E nuk je i arsyetuar për rrugën e gabuar, kur mëson të vërtetën.
    Për punuesit e bidatit themi: Ata shpërblehen për nijetin (qëllimin) kur nuk e dinë të vërtetën, por ne e konsiderojmë krejtësisht të gabuar atë që ata punuan. Prijësit e tyre të cilët e mësuan të vërtetën por e refuzuan atë për të ruajtur pozitën e tyre, i ngjajnë Ebu Xhehlit, Utbe ibnu Rebias,
    Uelid ibnu Mugires e të jerë të cilët e pritën profetsin e Protit sel All-llahu alejhi we selam, me refuzim për të qëdruar në pozitën dhe udhëheqjen e tyre.

    Përsa u përket pasuesve të këtyre prijësve ata ndahen në dy grupe:
    1-Ata të cilët nuk e dinin të vërtetën nuk mësuan asgjë për të e as nuk lanë asgjë mangët në kërkimin e saj, aq sa menduan se ajo që ata janë duke punuar është e vërteta, janë të arsyetuar.
    2-Ata të cilët e njohën të vërtetën porse e refuzuan nga fanatizmi për prijësat e tyre. Këta nuk janë të arsyetuar. Ata janë për të cilët All-llahu thotë
    “Ne i gjetëm baballarët tanë të ndjekin një farë rruge e një lloj feje dhe sigurisht që Ne do të ndjekim gjurmët e tyre” [Ez-Zukhruf: 22].
    “dhe se Isa është rob i All-llahut dhe i Dërguar i Tij”.
    Të folurit për të është si të folurit për dëshminë e Muhammedit sel All-llahu alejhi we selam, vetëm se ne besojmë në profetësinë e Isait (alejhis-selam),por nuk e pasojmë atë kur sheriati i tij kundërshton sheriatin
    tonë. Sheriati para nesh ka tre gjendje:
    1-Kundërshton sheriatin tonë .Në këtë rast ne punojmë me sherjatin tonë.
    2-Përputhet me sheriatin tonë. Ne pasojmë sheriatin tonë dhe këtë sheriat për të cilin na është thënë: “Ata janë të cilët All-llahu i ka udhëzuar, kështu që ndiqni udhëzimin e tyre”.
    3- Sheriati ynë hesht. Në këtë gjendje dijetarët e Usulit kanë mosmarrëveshje.
    A të punojmë me atë apo ta lemë?E sakta është se ai është sheriat edhe për ne. Argument për këtë është thënia e All-llahut që përmendëm pak më parë dhe ajeti i Sures Jusuf: “Në tregimet e tyre ka mësime e përvoj për të zotët e mendjes...”



    Rreth Isait kaluan në ekstrem dy grupe:
    1-Jehudët e përgënjeshtruan dhe thanë ai është fëmijë i lindur nga imoraliteti (zinaja). Nëna e tij është lavire dhe ai s’është Profet dhe fetarisht e vranë . Pra ata gjykohen tek All-llahu sikur e kanë vrarë, duke u mbështetur tek thënia e All-llahut: “Dhe për shkak të thënies së tyre (duke u mburrur): “Ne e vramë Mesihun, Isain, birin e Merjemes”. Ndërsa sipas gjykimit të All-llahut të
    krijimit (pra realiteti i asaj që ndodhi), gënjyen ata sigurisht nuk e vranë .All-llahu e ngriti atë, ata vranë dhe kryqëzuan atë që i përngjau atij .
    2-Të krishterët thanë ai është biri i All-llahut dhe i treti në treshen. E bënë atë të adhuruar bashkë me All-llahun, e gënjyen në çka thanë.
    Ndërsa besimi ynë është: të dëshmojmë se ai është rob i All-llahut dhe i Dërguar i Tij dhe nëna e tij është besnike e sinqertë ashtu siç ka lajmëruar për të All-llahu i Madhëruar. Ajo e ruajti dëlirësinë e saj dhe ajo ishte e pamartuar. Shembulli i tij (Isait) tek All-llahu është si shembulli i Ademit, e krijoi atë prej balte dhe pastaj i tha “Bëhu”, dhe u bë.
    -Thënia e tij: “rob i All-llahut”, është kundërpërgjigje ndaj krishterëve.
    -Thënia e tij: “dhe i Dërguar i Tij”, është kundërpërgjigje ndaj jehudëve.
    -Thënia e tij: “dhe fjala e Tij që ia drejtoi Merjemes”, All-llahu i Lartësuar përdor termin fjalë, sepse e krijoi atë me fjalën. Hadithi nuk është në atë kuptim që mund ta kuptosh në pamjen e jashtme. Isai (alejhis-selam) nuk është fjalë, sepse ai ha, pi, urinon, e kryen jashtëqitje dhe gjenden
    tek ai të gjitha vetit njerëzore. All-llahu i Lartësuar thotë: “Vërtetë, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Ai e krijoi atë nga dheu, pastaj atij i tha
    “bëhu!”ai u bë”. [Ali Imran :59]. Fjala e All-llahut është cilësi e qenies se Tij dhe nuk është e ndarë prej tij. Ndërsa Isai është një qenie e ndarë nga All-llahu. Ai shkon, vjen, e ha ushqim.
    Thënia e tij: “që ia drejtoi Merjemes”, pra e drejtoi atë tek ajo me thënien “Bëhu dhe ajo bëhet”
    Ashtu siç thot Allahu “Vërtetë, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Ai e krijoi atë nga dheu, pastaj i tha “bëhu!” ai u bë”. Merjemja ,bija e Imranit nuk është motra e Musait dhe Harunit alejhimus-selam, por është ashtu siç thotë Profeti sel All-llahu alejhi we selam: “Emërtoheshin me emrat e profetëve të tyre” [Muslimi]. Haruni ishte vëllai i
    Merjemes dhe jo vëllai i Musait, porse ai ishte një tjetër që kishte emrin e tij. Po ashtu edhe Imrani u emërtua me emrin e babait të Musait.
    “dhe shpirti i krijuar prej Tij”, pra u formua trupi i tij (alejhis-selam) me fjalën e i fryu në të këtë shpirt i cili ishte prej All-llahut, pra ishte një krijesë prej krijesave të Tij, i atribuohet Allahut
    për fisnikëri dhe nderim. Isai (alejhis-selam) nuk ishte shpirt por ishte trup me shpirt. All-llahu i Lartësuar thotë: “ Mesihu biri i merjemes, nuk është tjetër vetëm se i Derguar; para tij pati shum të dërguar ....” [El Maide: 75].Me fryerjen u formua trupi e me shpirtin u bë trup dhe shpirt(trup i gjall).
    “prej Tij”.
    Kjo është ajo që i humbi krishterët dhe shumë të tjerë. Porse ne themi: me të vërtetë All-llahu i verboi shikimet e tyre, sepse nuk verbohen sytë por verbohen zemrat që janë në gjokse, ngaqë është e njohur se Isai (alejhis-selam) hante ushqim, po ashtu është e njohur se jehudët thanë se e kryqëzuan. A mundet për atë që është një pjesë prej Krijuesit (Zotit) të ndahet prej Zotit ,të hajë të pijë e të pretendohet se u vra e u kryqëzua? Kjo është si në thënien e të Madhëruarit: “Për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë prej Tij” [Xhathijeh: 13]. Ne nuk mund të themi: Dielli,
    hëna dhe lumenjtë janë një pjesë prej All-llahut. Këtë nuk e thotë askush.
    “prej Tij”, pra një shpirt që e ka pikënisjen prej All-llahut Azze ue Xhel-le e nuk është një pjesë prej All-llahut ashtu siç pretenduan krishterët.
    “e fut All-llahu në Xhennet”.
    Futja në Xhennet ndahet në dy pjesë:
    1-Hyrje e plotë pa dënim përpara, për atë që e plotëson punën.
    2-Hyrje jo e plotë duke i paraprirë dënimi, duke u ndëshkuar përpara për punën që ka lënë mangët.
    Besimtari, që i ka më të shumta punët e këqija, All-llahu nëse do e dënon sipas punës së tij e nëse do e fal. All-llahu i Lartësuar thotë:
    “Sigurisht që All-llahu nuk e fal shokvënjen ndaj Tij dhe fal veç kësaj atë që e dëshiron” [Nisa: 116].
    Shkaku i përmendjes së këti hadithi në këtë kapitull është fjala;
    “Me atë që ka prej punës”.
    Domethënia e fjalës “me atë që ka” pra me atë që ka prej punës edhe sikur të jetë neglixhent në punë e të ketë mëkate. Teuhidi i tij për Allahun, dëshmia e tij për Të duke e njehsuar dhe për pejgamberin se është i dërguar,për Isain se është rob i Allahu dhe i dërguri iTij,fjalë që ja drejtoj Mejremes dhe shpirt i krijuar prej Tij, pohimi i tij për të fshehtën dhe ringjalljen,vërtet këto kanë vlerë të madhe dhe kjo është: që ta fusi Allahu në xhenet edhe nëse ka mangësi në punë. Në këtë hadith shfaqet vlera e teuhidit për ata që e realizojnë.

    Hadithi 2

    Po prej atyre të dyve transmetohet në hadithin e Utbes: “Me të vërtetë
    All-llahu ia ka ndaluar zjarrit atë që thotë LA ILAHE IL-L ALL-LLAH
    duke shpresuar me të Fytyrën e All-llahut”.
    Utban ibnu Malik është njëri prej Ensarëve (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij). Ai falej me Profetin (paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin për të), porse iu dobësua shikimi i tij aq sa e kishte të vështirë të vinte tek Profeti sel All-llahu alejhi we selam,. Kërkoi prej Profetit sel All-llahu alejhi we selam, të vinte e të falej në një vend të shtëpisë së tij që ta bënte atë vendfalje.
    Profeti sel All-llahu alejhi we selam shkoi tek ai, bashkë me një grup shokësh. Pasi u fut në shtëpi i tha: ku do që të falem? Ai i tha: Falu këtu! Profeti u priu atyre dhe falën dy rekate namaz. Pastaj u ul në ushqimin që kishin përgatitur për të e filluan të diskutojnë për një burrë që quhej Malik ibnu Duhshum. Disa prej tyre thanë se ai është munafik. Profeti sel All-llahu alejhi we selam, tha: “Mos thoni kështu: A nuk dëshmon ai se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut.” Ata i thanë: Po. Ai tha: “Me të vërtetë All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë LA ILAHE IL-L ALL-LLAH dhe shpreson me të Fytyrën e All-llahut”.

    Ai i ndaloi ata të thonë kështu, sepse ata nuk e dinin atë që ishte në zemrën e tij, e ai dëshmonte “LA ILAHE IL-L ALL-LLAH” dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut.
    Këtu Profeti sel All-llahu alejhi we selam, nuk e pastroi personin por solli një shprehje të përgjithshme : All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që ky është fasik (i prishur) etj, sepse ne, nëse do të gjykonim duke paragjukuar, prishim dynjajan dhe ahiretin e shumë njerëzve. Ne mendojmë se janë të këqinj, por nuk na lejohet ta themi kur pamja e tyre është pozitive. Dijetarët për këtë kanë thënë: “Është e ndaluar të mendojmë keq për besimtarin kur ajo që duket prej tij është drejtësia”.
    “Me të vërtetë All-llahu ia ndaloi Zjarrit”.
    Pra e ndalon atë prej Zjarrit ose e ndaloi Zjarrin që ta djegë.
    “atë që thotë LA ILAHE IL-L ALL-LLAH”.
    Në këtë thënje kushtëzohet sinqeriteti. Argument është thënia e tij: “shpreson me të Fytyrën e All- llahut”. Pra kërkon Fytyrën e All-llahut. Kush kërkon Fytyrën e Allahut, ai patjetër punon gjithçka që është në mundësinë e tij për të arritur qëllimin. Kjo sepse dëshiruesi i diçkaje përpiqet për arritjen e saj. Hadithi është i qartë dhe argumentues për kushtëzimin e punës për atë që thotë
    “LA ILAHE IL-L ALL-LLAH” e shpreson me të Fytyrën e All-llahut. Për këtë arsye disa selefë kanë thënë në lidhje me thënjen thënia e Profetit sel All-llahu alejhi we selam,: “Çelësi i Xhennetit është fjala LA ILAHE IL-L ALL-LLAH”. Mirëpo kush vjen me një çelës pa dhëmbë nuk i hapet dera. Shejkhul Islam ka thënë:
    Dëshiruesi duhet patjetër të plotësojë (mjetet) mënyrat e dashjes, e nëse i plotëson ato i ndalohet atij Zjarri absolutisht. Nëse ai vjen me punët e mira në formë të plotë edhe Zjarri ndalohet plotësisht, nëse ai vjen me diçka të mangët, atëherë edhe dashuria është e mangët, kështuqë edhe ndalimi i Zjarrit ndaj tij është jo i plotë.Mirpo teuhidi i tij do ta mbroj atë nga përhershmëria në Zjarr. Ai i cili bën imoralitet ose pi alkool ose vjedh, nëse bën diçka prej këtyre që u përmendën pastaj thotë kur e bën atë: dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut e dua me të Fytyrën e All-llahut, ai është gënjeshtar në pretendimin e tij sepse Profeti (alejhis-selam) tha:
    “Nuk bën zina imoralisti kur bën zina e të jetë besimtar”. Pa llogarit pastaj që dëshiron Fytyrën e All-llahut.
    Hadithi është njëkohësisht kundërpërgjigjje ndaj murxhieve, hauarixhëve dhe muëtezilëve.
    Murxhiet thonë: mjafton thënia LA ILAHE IL-L ALL-LLAH edhe pa dëshiruar Fytyrën e All- llahut.
    Po ashtu është kundërpërgjigjje ndaj hauarixhëve dhe muëtezilëve, sepse nga konteksti i hadithit del qartë ,se ai që punon këto gjynahe nuk mbetet i përhershëm në zjarr porse e meriton ndëshkimin. Ndërsa ata thonë: vepruesi i gjynahut të madh është i përhershëm në Zjarr.

    Hadithi 3
    Prej Ebu Seid El Khudrij transmetohet se Profeti sel All-llahu alejhi we selam, ka thënë: “Musai tha: O Zot më mëso mua diçka që të përmend ty (të bëj dhikër) dhe të lutem me të. Ai tha: O Musa thuaj LA ILAHE IL-L ALL-LLAH. Ai tha: O Zot, të
    gjithë robërit e Tu e thonë këtë! Ai ia ktheu: O Musa, sikur shtatë qiejt dhe
    banorët e tyre përveç Meje dhe shtatë tokat të jenë në një anë të peshores
    dhe LA ILAHE IL-L ALL-LLAH në anën tjetër të peshores, do të rëndojë
    më shumë LA ILAHE IL-L ALL-LLAH”. [Transmetoi Ibnu Hibbani, Hakimi i ka
    saktësuar].
    Musai (alejhis-selam) kërkoi dy çështje:
    1-Dhikrin e All-llahut.
    2-Lutjen e Tij.
    Ndërsa All-llahu iu përgjigj: Thuaj LA ILAHE IL-L ALL-LLAH. Thënia e tij: “Të gjithë robërit e Tu e thonë këtë”. Nuk është kuptimi se kjo fjalë është pa vlerë sepse Musa (alejhis-selam) e njihte madhështinë e kësaj fjale, porse ai kërkonte diçka që të posaçërohej me të. Ngaqë posaçërimi i njeriut me një çështje tregon gradën dhe pozitën e tij. All-llahu i sqaron Musait se çfarëdo që t’i japë nuk do t’i japë më të vlefshme se kjo fjalë dhe kjo fjalë “LA ILAHE IL-L ALL-LLAH” është më e madhe se qiejtë dhe toka dhe çfarë ka në to, sepse ajo rëndon më shumë. Kjo tregon vlerën e fjalës LA ILAHE IL-L ALL-LLAH dhe madhështinë e saj, porse duhet patjetër të vihet me kushtet e saj.
    Nëse dikush e thotë thjeshtë me gjuhë ashtu si disa njerëz që e thonë atë në atë formë që nuk plotësohen me të kushtet e saj dhe mohohen pengesat, ajo është tek ai si pupla e pulës që nuk peshon gjë.
    Tirmidhiu transmeton dhe e ka qujtur hadithin hasen prej Enesit se ka
    thënë: E dëgjova të Dërguarin e All-llahut sel All-llahu alejhi we selam, të thotë: “All-llahu i
    Lartësuar thotë: O biri i Ademit! Nëse më vjen Mua me gjynahe sa toka,
    pastaj më takon duke mos më shoqëruar asgjë, të vij ty po me aq falje”.
    “më takon duke mos më shoqëruar asgjë”. Ky është një kushtëzim i madh e dhe pse e nënvleftëson njeriu e thotë: unë s’jam mushrik. Ai nuk e di se p.sh. dashuria e dynjasë që e largon nga të bindurit All-llahut është prej shirkut. Profeti sel All-llahu alejhi we selam, ka thënë: “Ka dështuar robi i kadifeve dhe
    ka dështuar robi i veshjeve..”
    Profeti ,sel All-llahu alejhi we selam atë që ka preokupim më të madh dinarët, e ka konsideruar rob të dinarit.
    “do të vij ty po me aq falje” pra të mirat e teuhidit janë të mëdha, ato fshijnë gjynahet e mëdha kur të takojë All-llahu duke mos i shoqëruar Atij asgjë.
    Esh-heduenne La Ilahe Il All-llah, we Eshheduenne Muhammeden Abduhu, we resuluhu.

    O All-llah, me bej mua dhe ata qe e lexojn kete prej atyre qe e thone ne momentin e kjametit te vogel.

Tema të Ngjashme

  1. Argumentet e Teuhidit
    By Fidan in forum Literaturë Islame
    Përgjigjet: 10
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 22:56
  2. Libri i Teuhidit
    By Jahja in forum Literaturë Islame
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:34
  3. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 08:45
  4. Libri i Teuhidit
    By Muslimin in forum Akide
    Përgjigjet: 6
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 18:55

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •