Mëkati më i madh dhe më i shëmtuar (Hadithi -5- Akide)

El – Hamis 09 Rabi el Euel 1433 / 02 02 2012

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu i cili ka thënë: E kam pyetur të Dërguarin salAllahua lejhi ve selem: Cili është mëkati më i madh tek Allahu i Madhëruar? Tha: Ti bësh Allahut shok kurse Ai të ka krijuar. Thashë -ky është shumë i madh, pastaj i thash cili mëkat? Tha: Ta mbytësh fëmijën tënd duke u frikësuar që të ngrënë me ty. Pastaj thash cili? Tha: Të bësh zina (prostitucion) me gruan e kushëririt tënd. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Sahabët e pyetshin të Dërguarin salAllahu alejhi ve selem për mëkatet në mënyrë që të largoheshin prej tyre, ta kuptonin shëmtimin e tyre dhe të iknin prej tyre, për këtë qellim ky sahabi i ndershëm e pyeti të Dërguarin salAllahu alejhi ve selem: Se cili është mëkati më i madh, më i keqi, më i shëmtuari ku i Dërguari salAllahu alejhi ve selem e lajmëroi se është shirku në Allahun e që është: Që njeriu të merr shok në adhurim së bashku me Allahun dhe ti lutet atij, ti mbështetët atij, ta len adhurimin e Zotit të tij, kurse Allahu është ai i cili e ka krijuar dhe e furnizon atë.

Pastaj e pyeti Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu se cili mëkat vjen pas tij (shirkut)? I tha i Dërguari atij: Që ta mbyt njeriu fëmijën e tij duke u frikësuar që ta shoqëron atë në ushqimin dhe pijen e tij kjo tregon për zemër të prishur që ta mbyt njeriu fëmijën e tij nga frika se po ushqehet s´bashku me të kjo tregon se ai nuk beson se Allahu është Furnizues i çdo gjëje dhe gjithashtu kjo tregon për ngurtësinë e zemrave të këtyre njerëzve që i mbysin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë dhe ky mëkat hyn menjëherë pas shirkut i cili është mëkati më i shëmtuar. Pastaj e pyet Abdullah ibn Mesudi radijAllahu se cili mëkat vjen pas këtyre dy mëkateve të mëdha dhe të shëmtuara krimit të shirkut dhe krimit të mbytjes së fëmijës, i Dërguari salAllahu alejhi ve selem i përgjigjet se është prostitucioni (zinaja) me gruan e kushëririt tënd bërja e këtij mëkatit del në pah se pasi që kushëriri është i sigurt nga ti dhe kryerja e një mëkati të tillë del se ti e ke tradhtuar atë e dihet se Allahu e ka shenjtëruar fqinjësinë.

Dobitë e akides nga hadithi:

Ndryshimi i mëkateve dhe gjynaheve në shëmtimin e tyre.
Shirku në Allahun është mëkati më i madh në Allahun.
Sqarimi se e vërteta e shirkut është barazimi i dikujt tjetër me Allahun në vepra dhe emrat e tij.
Se vetëm Allahu e meriton adhurimin sepse Ai është Krijues dhe vetëm Ai është i cili i ka krijuar të gjitha këto krijesa.
Ndalimi i çfarëdo lloji prej llojeve të adhurimit për dikë tjetër përveç Allahut.
Ndalimi i barazimit të Allahut me dikë tjetër.
Vlera e Teuhidit dhe se ai është adhurimi më madhështor.
Përktheu: -Ebu Merjem-

Bota Islame