Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #11 (permalink)  
Vjetėr 23-04-2008, 11:04
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 16-02-2008
Postimet: 121
All-llahu tė shpėrbleftė: 134
Falėnderuar 322 herė nė 103 Postime
Rep Fuqia: 125
Kuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

KAPITULLI 11
Ndalimi i therjes sė kurbanit nė atė vend ku ėshtė therur kurban pėr tjetėr veē Allahut



Allahu thotė:

"Mos u fal aty (nė xhaminė e sherrit) kurrė! Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar nė respekt dhe devotshmėri (ndaj Allahut), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė. Aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen! Allahu i do tė pastrit" (9:108)

Thabit bin Dahhak tha: "Dikush u zotua qė tė therte kurban njė deve nė njė vend tė quajtur Buwanah, kėshtu qė ai pyeti Resulin rreth kėsaj ēėshtje. Ai (Resuli) pyeti: A ka pasur aty ndonje nga idhujt qė adhuroheshin nė xhahilijeh?! Ata (sahabat) thanė jo. Resuali pyeti mė tej: A e kanė pasur traditė festimin e tyre (mushrikinėt) aty nė atė vend?! Ata (sahabat) thanė jo. I dėrguari i Allahut tha: Pėrmbushe zotimin tėnd. Vėrtetė qė nuk ka pėrmbushje zotimi nė mosbindje ndaj Allahut e as atė (zotim) qė ėshtė pėrtej mundėsive tė birit tė Ademit". (Transmetohet nga Abu Dawud dhe hadithi plotėson kushtet e Bukharit dhe Muslimit).

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -

1. Shpjegimi i ajetit: “Mos u fal aty kurrė!”. (9:109)

2. Pabindshmėria ndaj Allahut lė gjurmė sikurse bindja ndaj Tij.

3. Ēėshtja jo dhe aq e qartė duhet sqaruar nė mėnyrė tė qartė duke shmangur kėshtu mungesėn e qartėsisė.

4. Muftiu mund tė kėrkojė detaje mė tė hollėsishme po qe se ėshtė e nevojėshme.

5. Zotimet mund tė specifikohen nė lidhje me njė vend tė caktuar pėr aq kohė sa nuk ka diēka qė ta ndalojė njė gjė tė tillė.

6. Ėshtė e ndaluar tė pėrmbushėsh zotimet nė njė vend tė caktuar po qe se aty ka pasur mė parė njė idhull apo idhuj nga idhujt e xhahiljetit edhe nėse ka shumė kohė qė idhujtaria aty nuk ėshtė praktikuar.

7. Ėshtė e ndaluar tė pėrmbushėsh zotimet nė njė vend ku mushrikinėt festonin festat e tyre edhe nėse kjo nuk ėshtė praktikuar aty prej shumė kohėsh.

8. Njė zotim nuk mund tė pėrmbushet po qe se ėshtė specifikuar pėr njė vend tė tillė ngase konsiderohet zotim nė mosbindje ndaj Allahut.

9. Tėrheqja e vėrejtjes qė tė mos u pėrngjajmė mushrikinėve nė festat e tyre edhe nėse kjo nuk ėshtė si qėllim.

10. Nuk ka zotim tė vlefshėm nė mosbindje ndaj Allahut.

11. Nuk ka zotim tė vlefshėm pėrtej mundėsive tė atij qė zotohet (birit tė Ademit).

KAPITULLI 12
Zotimi per tjeter vec Allahut eshte shirk


Allahu thotė:

“Ata pėrmbushin zotimet e tyre dhe i frikėsohen njė dite, dėmi i sė cilės do tė jetė shumė i gjerė” (76:7)

Dhe Allahu tha:

“E ēfarėdo qė shpenzon dhe ēfarėdo zotimi qė bėn, ta kesh tė sigurtė qė Allahu e di tė gjithėn...." (2:270)



Aisha transmetoi se i Dėrguari i Allahut tha: "Kushdo qė zotohet se do ti bindet Allahut, duhet tė jetė i bindur ndaj Tij dhe kushdo qė zotohet qė nuk do ti bindet Allahut, nuk duhet tė jetė i pa bindur ndaj Tij". (Bukhari).

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -


1. Pėrmbushja e zotimit ėshtė e obligueshme.

2. Meqė ėshtė aprovuar se zotimi ndaj Allahut ėshtė njė akt adhurimi ndaj Allahut, atėherė, t'ja drejtosh zotimin tjetėr veē Allahut ėshtė shirk.

3. Ēfarėdo zotimi i bazuar nė mos bindje ndaj Allahut ėshtė i pa lejuar tė pėrmbushet.



KAPITULLI 13
Tė kėrkosh strehim nė tjetėr veē Allahut ėshtė shirk


Allahu thotė:

“Dhe vėrtetė qė ka pasur burra prej njerėzve, qė kėrkonin ndihmė prej xhinėve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe mė tepėr arrogancėn dhe humbjen” (72:6)

Muslimi transmeton se Hawlah bint Hakim tha se kishte dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut tė thoshte: "Kushdo qė shkon diku (dhe ndalet aty tė pushojė) dhe thotė: Kėrkoj strehim tek fjalėt e plota dhe perfekte tė Allahut nga e keqja e asaj qė Ai ka krijuar (e'udhu bi kelimati tamati min sherri ma' khalak), asnjė dėm nuk do ti bie derisa tė largohet nga aty".

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -

1. Shpjegimi i ajtit tė sures El-Xhin (72:6).

2. Tė kėrkuarit strehim nga tjetėr veē Allahut ėshtė shirk.

3. Pėrdorimi i hadithit si argument. Ngase dijetarėt e pėrdorin kėtė hadith si argument se fjalėt e Allahut nuk janė tė krijuara. Ata e thonė kėtė ngase tė kėrkosh strehim tek krijesat ėshtė shirk.

4. Superioriteti i kėsaj duaje edhe pse e shkurtėr.

5. Edhe pse dikush mund tė pėrfitojė diēka tė kėsaj dunjaje nėpėrmjet diēkaje, sikurse ndalimi i dėmit apo i njė tė keqe, apo pėrfitimi i njė favori apo mirėsie, kjo nuk do tė thotė se ky veprim nuk ėshtė shirk.


VAZHDON IN'SHALLAH...
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.”

Sė fundi pėrpunuar nga Abu Enes : mė 28-05-2008 02:23.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Abu Enes (28-05-2008), Eli (23-04-2008), Ervala (24-04-2008), sunnih (24-04-2008)
  #12 (permalink)  
Vjetėr 23-04-2008, 11:09
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 16-02-2008
Postimet: 121
All-llahu tė shpėrbleftė: 134
Falėnderuar 322 herė nė 103 Postime
Rep Fuqia: 125
Kuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

KAPITULLI 14
Tė kėrkosh lirim dhe shpėtim (istighatha) dhe ti bėsh dua tjetėr veē Allahut ėshtė shirk


Allahu thotė:

"Dhe mos lut tjetėr veē Allahut, qė nuk tė sjellė as dobi as dėm, e nėse e bėn atė, dije se do tė jesh nga zullumqarėt. Nėse Allahu tė godet me ndonjė tė keqe, s'mund ta largojė kush pos Tij! E nėse (Allahu) dėshiron tė japė ndonjė tė mirė, s'ka kush qė tė mund ta pengojė favorin e Tij. E shpėrblen kėdo qė Ai dėshiron nga robtė e Tij. Ai ėshtė Shumėfalės, i Gjithė Mėshirėshėm" (10:106-107)

Dhe Ai tha:

"...pra kėrkojeni furnizimin prej Allahut, adhurojeni Atė dhe falėnderojeni Atė! Tek Ai do tė ktheheni" (29:17)

Ai tha:

“Kush ėshtė mė i humbur se ai qė lut veē Allahut, ēka nuk i pėrgjigjet atij deri nė kijamet, dhe madje janė tė paditur rreth lutjes (qė lutėsit bėjnė) ndaj tyre?!” (46:5-6)

Ai tha:

“A nuk ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojėtarit kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen...” (27:62)

Tabarani transmeton me isnedin e tij (me zinxhir transmetimi qė e sjell vetė ai): “Nė kohėn e Resulit ishte njė hipokrit qė i dėmtonte besimtarėt. Disa nga ata (besimtarėt) thanė: Ejani tė shkojmė tek tek i Dėrguari i Allahut pėr ndihmė kundėr kėtij hipokriti. Resuli u pėrgjigj atyre: Vėrtetė askush nuk duhet tė mė drejtohet mua pėr ndihmė. Vėrtetė qė Allahut i duhet drejtuar pėr ndihmė dhe lirim".

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit-


1. Ti bashkangjisėsh duave (tė pėrgjithėshme) istighatha-n ėshtė sikur ti bashkangjisėsh tė pėrgjithėshmes, specifiken.

2. Shpjegimi i ajetit: “Dhe mos lut, tjetėr pos Allahut, ēka nuk tė sjell as dobi as dėm, e nėse e bėn atė, dije se i ke bėrė padrejtėsi vetvehtes.” (12:106)

3. Tė kėrkosh lirim dhe shpėtim (istighatha) dhe ti bėsh dua tjetėr veē Allahut ėshtė shirk i madh (qė tė nxjerr nga feja).

4. Edhe nėse njeriu mė i devotshėm nėse kėrkon lirim dhe shpėtim edhe nėse kėtė e bėn kėtė pėr tė kėnaqur tė tjerėt, bėhet njėri nga Zullumqarėt.

5. Shpjegimi i ajetit: “Nėse Allahu tė godet me ndonjė tė keqe...” (12:107)

6. Tė lusėsh tjetėr veē Allahut pėr ndihmė nė kėtė botė jo vetėm qė nuk sjell asnjė dobi por pėr mė tepėr ėshtė Kufr.

7. Shpjegimi i ajetit: “Kėrkojeni furnizimin tek Allahu.” (29:17)

8. Lutja pėr rrisk nuk duhet ti drejtohet askujt e asgjėje veē Allahut, sikurse xheneti nuk mund ti kėrkohet askujt e asgjėje veē Tij (Allahut).

9. Shpjegimi i ajetit: “Kush ėshtė mė i humbur se...” (46:5-6).

10. Askush nuk ėshtė mė i humbur se kush i lutet tjetėr veē Allahut.

11. Kujtdo qė i drejtohet lutja veē Allahut, as nuk e di qė po i drejtohet lutja (e jo mė ti pėrgjigjet asaj).

12. Nė fakt njė dua e tillė (ndaj tjetėr veē Allahut) do tė jetė shkak pėr armiqėsimin e subjektit tė lutjes ndaj lutėsit.

13. Lutja nė fakt pėrkufizohet si adhurim i subjektit qė lutja i drejtohet (pra kush i lutet tjetėr veē Allahut, nė fakt ėshtė adhurues i subjektit qė lut pos Allahut edhe nėse pretendon se nuk e adhuron atė).

14. Subjekti tė cilit i drejtohet lutja (veē Allahut) nė fakt do ta mohojė kėtė akt adhurimi qė lutėsi drejton ndaj subjektit.

15. Kjo ėshtė arsyeja qė lutėsi ndaj tjetėr veē Allahut, ėshtė mė i humburi nga tė gjithė.

16. Shpjegimi i ajetit: “A nuk ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit...” (27:62)

17. Ėshtė njė fakt i ēuditshėm qė vetė idhujtarėt e pranojnė se askush nuk u pėrgjigjet nevojtarėve pos Allahut. Pėr kėtė shkak ata i drejtoheshin vetėm Allahut nė ēastet e vėshtirėsisė dhe e bėnin lutjen ndaj Tij me sinqeritetin dhe devotshmėrinė mė tė madhe.

18. Mbrojtja e Mustafasė (Muhamedit) ndaj Tewhidit dhe edukata dhe kujdesi i tij ndaj Allahut.



KAPITULLI 15
(Krijesave nuk mund tu drejtohet adhurimi)

Allahu tha:

“A i pėrshkruajnė ata partner (Allahut) atė ēka nuk mund tė krijojė asgjė, madje ata vetė janė tė krijuar?! Ata (idhujt) nuk mund tu sjellin atyre asnjė lloj ndihme e madje as vehten e tyre ata (idhujt) nuk mund ta ndihmojnė” (7:191-192)

Allahu thotė:

".... ata qė (ju o idhujtarė) i lutni nė vend tė Tij, nuk posedojnė as sa njė Kitmir (Lėkura e hollė e hurmave). " (35:13)


Nė sahih transmetohet se Enesi tha: “Profeti u godit nė betejėn e Uhudit dhe dhėmbėt e tij u thyen. Ai tha: "Si mund tė bėjė pėrpara njė umet qė godet Profetin e tij?!" U shpall ajeti: “Vendimi nuk tė takon ty (por Allahut)" (3:128).

Po ashtu transmetohet po aty nga Ibn Umeri se ai dėgjoi tė Dėrguarin e Allahut tė thoshte pasi ai u ngrit nga rukuja nė rekatin e fundit tė namazit tė fexhrit: "O Allah mallkoji kėta e kėta". Allahu shpalli: “Vendimi nuk tė takon ty (por Allahut)" (3:128).

Sipas njė transmetimi tjetėr: ".....Ai i bėri dua Allahut kundėr Safwan ibn Umajah dhe Suhejl ibn Amr dhe El-Harith ibn Hisham. U shpall ajeti: “Vendimi nuk tė takon ty (por Allahut)" (3:128).

Ėshtė transmetuar nė sahihet e Bukharit dhe Muslimit nga Abu Hurrejrah qė tha: "Kur u shpall ajeti: "Paralajmėro farefisin tėnd tė afėrt" (26:214), i Dėrguari i Allahut doli dhe u tha: "O njerėz tė kurejshėve!- apo fjalė tė ngjashme me to- shitini vehtet tuaja! Unė nuk mund tu ndihmoj asgjė para Allahut! O Abas ibn Mutalib unė nuk mund tė tė ndihmoj asgjė para Allahut! O Safijah tezja e tė dėrguarit tė Allahut, unė nuk mund tė tė ndihmoj asgjė para Allahut! O Fatimah, bija e tė dėrguarit tė Allahut, kėrko nga pasuria ime ēfarė tė duash. Unė nuk mund tė tė sjell asnjė dobi para Allahut".

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -

1. Shpjegimi i dy ajeteve (7:191-192 dhe 35: 13)

2. Historia e Uhudit.

3. Kunuti i Prijėsit tė tė Dėrguarve tė Allahut nė namaz (nė dua kundėr dikujt) dhe thėnia Amin e parisė sė Ewlijave nė namaz pas tij.
4. Ata kundėr tė cilėve u bė dua ishin kufarė.

5. Ata po bėnin gjėra qė shumica e kufarėve nuk po i bėnin sikurse plagosja e profetit dhe tentativa e tyre pėr ta vrarė atė, ata po vrisnin dhe deformonin kufomat edhe pse kufomat ishin nga fisi i tyre.

6. Allahu i shpalli atij rreth kėsaj:"Nuk tė takon ty vendimi (por Allahut)" (3:128)

7. Thėnia e Allahut: "...Ai i ndryshon ata apo i ndėshkon..." dhe nė fakt Allahu i ndryshoi ata dhe ata besuan mė pas.

8. Kunuti nė situata tė vėshtira dhe katastrofa.

9. Specifikimi i atyre ndaj tė cilėve bėhet duaja duke pėrmendur emrat e tyre dhe tė baballarėve tė tyre.

10. Mallkimi specifik ndaj njė individi nė kunut.

11. Rrethanat e Profetit kur u shpall ajeti: "Paralajmėro farefisin tėnd tė afėrt" (26:214) (Ai e bėri kėtė menjėherė).

12. Serioziteti me tė cilin Profeti pėrmbushte urdhėrin e Allahut sa qė i thonin nė lidhje me veprimin e tij qė ai ishte i ēmendur, sikurse edhe sot i ndodh muslimanit po tė veprojė ngjashėm.

13. Profeti i paralajmėroi si tė afėrmit edhe tė largėtit e tij qė: "une nuk mund tu ndihmoj asgje para Allahut", madje edhe Fatimahs i tha: "O Fatimah e bija e Muhamedit, unė nuk mund tė tė ndihmoj asgjė para Allahut". Kėshtu kur ėshtė e qartė qė edhe Prijėsi i tė Dėrguarve tė Allahut nuk mund tė garantojė asgjė para Allahut pėr Prijėsen e grave tė botėve dhe njerėzit e besojnė se ai nuk thoshte pos tė vėrtetės, atėherė shiko se ēfarė po ndodh nė zemrat e nejrezve sidomos nė ditėt tona (qė shpresojnė nė "garancitė" e idhujve dhe ewlijave pėr ta nė ahiret). Kjo (thėnie dhe qartėsim nga vetė Profeti) e qartėson kuptimin e tewhidit dhe fenė e pastėr qė ėshtė e rrallė.


KAPITULLI 16
(Ēfarė tha Zoti juaj?)

Allahu tha:

“...E kur u largohet frika nga zemrat e tyre, ata thonė: Ē'tha Zoti juaj? Ata thonė: Tė vėrtetėn! Ai ėshtė Mė i Larti, Mė i Madhi" (34:23).

Nė sahih (el-Bukhari) transmetohet nga Abu Hurrejrah se Profeti tha:“Kur Allahu pėrcakton njė ēėshtje mbi qiej, engjėjt pėrplasin krahėt e tyre nė nėnshtrim ndaj fjalės sė Tij sikur tė ishte zinxhir qė tėrhiqet mbi njė shkėmb tė fortė e tė lėmuar, dhe kjo i pėrshkon ata (engjėjt tmerrohen nga frika ndaj Allahut). Kur tmerri dhe frika u largohet nga zemrat e tyre thuhet: Ēfarė tha Zoti Juaj? Ata thonė: Tė vėrtetėn! Dhe Ai ėshtė Mė i Larti, mė i Madhi! Kjo mundohet tė dėgjohet nga vjedhėsit qė mundohen tė vjedhin ndonjė fjalė kėshtu njėri mbi tjetrin - Sufjani e ilustroi me dorėn e tij duke ngritur dorėn e tij duke hapur gishtat e tij- ai (vjedhėsi) dėgjon njė fjalė dhe ja transmeton atij qė ėshtė poshtė tij dhe kėshtu me radhė derisa arrin tek magjistari apo falltori. Disa herė goditet me yll tė zjarrtė tė gjuajtur tek ta para se ta arrijė atė dhe disa herė arrin pa u goditur. Pastaj i shtojnė 100 gėnjeshtra kėsaj fjale tė vėrtetė. Kėshtu qė thuhet (nga njerėzit qė u besojnė atyre): A nuk na tha se kjo do tė na ndodhte sot neve?! Kėshtu ata e besojnė atė si rrjedhojė e asaj fjale qė u dėgjua nė qiej!"

En-Newas bin Sem'an transmeton se Profeti tha: “Kur Allahu dėshiron tė shpallė diēka, Ai flet me shpallje. Kur Ai ka folur, qiejt tronditen-ose tha rrufe tė fuqishme- nga frika ndaj Allahut tė Lartmadhėruar dhe tė pastėr nga ēdo e metė. Kur banorėt e qiellit e dėgjojnė kėtė, ata tronditen (nga frika) dhe bien nė sexhde ndaj Allahut. I pari qė e ngre kokėn ėshtė Xhibrili. Allahu i thotė atij shpalljen qė shpall dhe Xhibrili kalon nga tė gjithė engjėjt e ēdo qielli tė cilėt e pyesin atė: “O Xhibril! Ēfarė tha Zoti ynė?!” Ai u pėrgjigjet: “Tė vėrtetėn dhe Ai ėshtė mė i Larti, Mė i Madhi” Mė pas tė gjithė ata thonė sikurse Xhibri'ili tha. Xhibri'ili pastaj e ēon shpalljen aty ku e ka urdhėruar Allahu i Lartmadhėruar dhe i pastėr nga ēdo e metė.

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -

1. Shpjegimi i ajetit: “...E kur u largohet frika...” (34:23).

2. Nė kėtė ajet ka argument tė fortė kundėr shirkut. Sidomos nė lidhje me atė qė i atribohet tė drejtėve. Ėshtė thėnė se ky ajet ja pret rrėnjėt pemės sė shirkut nė zemėr.

3. Shpjegimi i fjalėve tė Allahut:"... Ata thonė: Tė vėrtetėn! Ai ėshtė Mė i Larti, Mė i Madhi" (34:23).

4. Arsyeja pėr kėtė pyetje.

5. Xhibrili u pėrgjigjet atyre duke u thėnė: “Ai (Allahu) tha kėshtu e kėshtu.”

6. Fakti qė i pari qė e ngre kokėn ėshtė Xhibrili.

7. Xhibrili u pėrgjigjet tė tėrė engjėjve tė qiejve ngase tė gjithė ata pyesin atė.

8. Tmerr dhe tė fikėt u bie tė gjithė banorėve tė qiejve.

9. Qiejt dridhen dhe tronditen nga fjalėt e Allahut.

10. Xhibrili ėshtė ai qė shpall shpalljen e Allahut aty ku e urdhėron Allahu.

11. Shejtanėt mundohen tė vjedhin lajme nga qielli.

12. Ata qėndrojnė hipur njėri mbi tjetrin (pėr tė pėrgjuar ndonjė lajm nga qielli).

13. Goditja e shejtanėve me yll tė zjarrtė.

14. Ndonjėherė ylli e godet shejtanin para se ai ta transmetojė fjalėn e vjedhur dhe ndonjėherė ai arrin (lejohet tė arrijė) tek veshi i mikut tė tij njeri (magjistarit apo falltorit) para se tė goditet.

15. Falltori (apo magjistari) ndonjėherė mund tė thotė edhe tė vėrtetėn.

16. Falltori (apo magjistari) pėrzien tė vėrtetėn me qindra gėnjeshtra.

17. Gėnjeshtrat e falltorit (apo magjistarit) nuk do tė besoheshin po tė mos qe pėr fjalėn e vėrtetė qė u vodh nga qielli.

18. Pranimi i falsitetit nga natyra njerėzore. (Sa ēudi qė) njerėzit kapen tek njė e vėrtetė dhe nuk konsiderojnė 100 gėnjeshtrat qė u thuhen (nga falltori apo magjistari).

19. Si ja kalojnė fjalėn njėri-tjetrit e memorizojnė atė dhe e pėrdorin si argument (pėr gėnjeshtrat e tyre).

20. Afirmimi i Sifateve tė Larta tė Allahut nė kundėrshtim me mohimet e Ashairah-ve dhe Mu'atilah-ve.

21. Dridhja dhe tronditja e qiejve janė rezultat i frikės nga Allahu Fuqiplotė.

22. Engjėjt bien nė sexhde ndaj Allahut.

Vazhdon inshallah.....
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.”

Sė fundi pėrpunuar nga Abu Enes : mė 10-06-2008 19:12.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Eli (23-04-2008), Ervala (24-04-2008), sunnih (24-04-2008)
  #13 (permalink)  
Vjetėr 06-05-2008, 00:00
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 16-02-2008
Postimet: 121
All-llahu tė shpėrbleftė: 134
Falėnderuar 322 herė nė 103 Postime
Rep Fuqia: 125
Kuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

KAPITULLI 17
Ndėrmjetėsimi (shefa'ati)

Allahu thotė:

“Paralajmėro me tė (Kur'anin) ata qė i frikėsohen tubimit para Zotit tė tyre. Nuk ka as mbrojtės e as ndėrmjetėsues pėr ta veē Tij” (6:51).

Dhe thėnia e Tij:

“Thuaj: I tėrė shefa'ati (ndėrmjetėsimi) i takon vetėm Allahut!” (39:44).

Dhe thėnia e Tij:

“Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij...” (2: 255)

Dhe thėnia e Tij:

“E sa engjėj ka qė janė nė qiej, e qė ndėrmjetėsimi i tyre nuk bėn dobi asgjė, vetėm pasi qė Allahu tė japė leje pėr atė qė dėshiron dhe me tė cilin ėshtė i kėnaqur?!” (53:26).

Dhe thėnia e Tij:

“Thuaj! Thirrini ata, qė ju i morėt pėr zota pos Allahut! Ata nuk posedojnė asnjė grimcė as nė qiej e as nė tokė dhe as nuk kanė nė to ndonjė pjesė e as nuk ėshtė askush prej tyre ndihmės pėr Allahun. Asnjė ndėrmjetėsim nuk mund tė sjellė dobi para Tij pos me lejen e Tij ndaj atyre tė cilėve ai u ka dhėnė leje”(34:22-23).

Abu el-Abas (sheikh ul-Islam Ibn Tejmijah) tha: “Allahu mohoi apsolutisht tėrė atė mbi tė cilėn mushrikinėt mbėshteteshin pos Allahut. Ai mohoi autoritetin dhe fuqinė nga tjetėr veē Tij e as qė ka ndihmėtarė pėr Allahun. Dhe Ai e qartėsoi se (ndėrmjetėsimi) nuk i bėn dobi askujt pos atij pėr tė cilin e lejon Zoti. Sikurse Ai tha:

"E askush nuk mund tė ndėrmjetėsojė pos atij qė Ai lejon" (21:28).

Ndėrmjetėsimi qė mushrikinėt besonin ėshtė ai qė mohohet nė Ditėn e Ringjalljes sikurse e mohon edhe Kur'ani. Profeti na informoi se ai: "....vjen dhe i bie nė sexhde Zotit tė tij (Allahut) dhe e Lartmadhėron Atė- e nuk fillon me ndėrmjetėsim ( por me sexhde dhe lartmadhėrim) dhe do ti thuhet: "Ngrije kokėn! Fol dhe do tė dėgjohesh. Kėrko dhe do tė tė jepet. Ndėrmjetėso dhe do tė pranohet....".

Abu Hurrejrah e pyeti atė: “Kush ėshtė personi mė me fat qė do tė fitojė ndėrmjetėsimin tėnd? Ai (Profeti) u pėrgjigj: “Ai i cili tha "La ilaha ila Allah" me sinqeritet dhe pastėrti nga zemra".

Ky ėshtė ndėrmjetėsimi pėr njerėzit e sinqertė dhe me lejen e Allahut dhe nuk ėshtė pėr ata qė i bėjnė shirk Allahut. Realiteti ėshtė se Allahu ėshtė Ai qė jep falje pėr njerėzit e sinqertė kėshtu qė ai i fal ata nėpėrmjet duasė sė atij (Profetit) pėr tė cilin Ai jep leje ndėrmjetėsimi si njė nder dhe favor pėr tė duke i dhėnė atij (Muhamedit) pozitėn me tė lartė (el-Mekam el-Mahmud).

Kėshtu ndėrmjetėsimi qė Kur'ani mohon ėshtė ai qė pėrmban shirk dhe po ashtu ėshtė konfirmuar ndėrmjetėsimi me lejen e Tij nė disa vende. Dhe Profeti na e ka shpjeguar se kjo nuk do tė lejohet pos pėr njerėzit e tewhidit dhe sinqeritetit".

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -

1. Shpjegimi i ajeteve tė pėrmendura mė lart.

2. Lloji i ndėrmjetėsimit qė refuzohet.

3. Lloji i ndėrmjetėsimit qė pranohet.

4. Pėrmendja e ndėrmjetėsimit mė tė madh dhe statusi i lartė i tij (el-mekam el-mahmud qė do ti jepet Resulit)

5. Pėrshkrimi i veprimit tė Resulit dhe se ai nuk fillon me ndėrmjetėsimin por bėn sexhde ndaj Allahut dhe pastaj lejohet tė ndėrmjetėsojė.

6. Individėt mė me fat qė do tė pėrfitojnė nga ndėrmjetėsimi (i Resulit).

7. Nuk bėhet (ndėrmjetėsim) pėr mushrikinėt.

8. Realiteti i ndėrmjetėsimit.


VAZHDON IN'SHALLAH...
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.”

Sė fundi pėrpunuar nga Abu Enes : mė 10-06-2008 19:11.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Eli (15-06-2008), Ervala (12-06-2008), sunnih (06-05-2008)
  #14 (permalink)  
Vjetėr 06-05-2008, 00:03
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 16-02-2008
Postimet: 121
All-llahu tė shpėrbleftė: 134
Falėnderuar 322 herė nė 103 Postime
Rep Fuqia: 125
Kuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

KAPITULLI 18
(Allahu udhėzon kė tė dojė Ai)

Allahu tha:

“Vėrtetė ti nuk mund tė udhėzosh atė qė ti dėshiron, por Allahu udhėzon kė tė dojė! Dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri tė udhėzuarit" (28:56)

Nė sahih (Bukhari dhe Muslim) transmetohet nga Ibn el-Musejjib qė transmeton nga babai i tij qė tha: “Kur ju afrua vdekja Abu Talibit, erdhi ta vizitojė atė i Dėrguari i Allahut dhe aty ishin edhe Abdullah bin Umajah dhe Abu Xhehl. Ai (Resuli) tha: "O xhaxha! Thuaj "La ilaha ila Allah", njė fjalė me tė cilėn unė mund tė lutem pėr ty para Allahut! Ata (Ibn Umajah dhe Abu Xhehli) i thanė: "A e ke braktisur fenė e Abdul-Mutalibit?!" Kėshtu qė Profeti pėrsėriti atė qė kishte thėnė mė parė dhe edhe ata po ashtu. Fjalėt e fundit qė ai (Abu Talib) tha ishin: "Unė mbetem nė fenė e Abdul-Mutalibit" dhe refuzoi tė thoshte "La ilaha ila Allah". Profeti tha: "Unė do tė vazhdoj tė kėrkoj falje pėr ty pėr aq kohė sa nuk mė ndalojnė ta bėj kėtė". Kėshtu qė Allahu shpalli: "Nuk ėshtė e drejtė pėr Profetin dhe besimtarėt qė tė kėrkojnė falje nga Allahu pėr mushrikinėt edhe nėse kėta janė nga tė afėrmit e tyre" (9:113). Allahu po ashtu shpalli rreth Abu Talibit: “Vėrtetė ti nuk mund tė udhėzosh atė qė ti dėshiron, por Allahu udhėzon kė tė dojė! Dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri tė udhėzuarit" (28:56).

- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli -

1. Shpjegimi i ajetit: “Vėrtetė ti nuk mund tė udhėzosh atė qė ti dėshiron, por Allahu udhėzon kė tė dojė! Dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri tė udhėzuarit" (28:56)

2. Shpjegimi i ajetit: "Nuk ėshtė e drejtė pėr Profetin dhe besimtarėt qė tė kėrkojnė falje nga Allahu pėr mushrikinėt edhe nėse kėta janė nga tė afėrmit e tyre pasi u ėshtė bėrė e qartė se ata janė nga banorėt e Zjarrit" (9:113).

3. Ēėshtja e madhe nė shpjegimin e thėnies "La ilaha ila Allah" dhe kjo ėshtė kundėr atyre qė mendojnė se i mjafton individit dija rreth kuptimit tė saj (pa e shqiptuar atė).

4. Abu Xhehli dhe kush ishte me tė e dinin mirė domethėnien e kėrkesės sė Resulit ndaj dikujt qė tė thoshte "La ilaha ila Allah". Allahu e poshtėroftė kėdo qė ka mė pak dije se Abu Xhehli rreth themelit Islam (Pastrimi nga shirku dhe pėrqafimi i tewhidit).

5. Kėmbėngulja dhe dėshira e madhe e Profetit pėr xhaxhanė e tij qė tė pranonte Islamin.

6. Refuzimi i atyre qė pretendojnė se Abdul-Mutalib dhe para-ardhėsit e tij ishin Muslimanė.

7. Allahu nuk e fali Abu Talibin edhe pse Profeti nė fillim u lut pėr faljen e tij. Pėr kundrazi, Profeti u ndalua (nga Allahu) qė tė kėrkojė falje pėr tė.

8. Influenca e keqe qė ka tek individi shoqėria e keqe e tij.

9. E keqja e lavdėrimit tė tepruar e para-ardhėsve apo personaliteteve.

10. Argumentet e pretenduesve duke mbetur nė atė qė para-ardhėsit e tyre ishin, janė argumentet e xhahiljetit.

11. Afirmimi i peshės qė veprat e fundit tė jetės kanė ngase nėse Abu Talib do tė kishte thėnė "La ilaha ila Allah" do tė pėrfitonte nga kjo.

12. Roli i madh qė mburrja pėr para-ardhėsit luan tek zemrat e tė devijuarve nė kėtė ēėshtje ngase historia tregon se kjo ishte i vetmi argument qė ata pėrdorėn ndėrkohė qė Profeti u mundua dhe ja pėrsėriti atij (tė thoshte shehadetin). Prapė pėr hir tė mburrjes pa masė pėr para-ardhėsit, dhe respektit tė tepruar ndaj tyre ata e konsideruan mjaft tė mbeteshin nė atė qė para-ardhėsit e tyre ishin.

VAZHDON IN'SHALLAH...
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.”

Sė fundi pėrpunuar nga Abu Enes : mė 10-06-2008 19:11.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Eli (15-06-2008), Ervala (12-06-2008), sunnih (06-05-2008)
  #15 (permalink)  
Vjetėr 12-06-2008, 14:12
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

Kapitulli 19

Shkaku i kufrit dhe largimi nga feja e drejtė pėr bijtė e Ademit, ėshtė egzagjerimi rreth njerėzve tė drejtė e tė devotshėm



Allahu tha:

"O njerėzit e librit, mos tejkaloni nė fenė tuaj dhe mos thoni pėr Allahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė..." (4:171)

Nė sahih, Ibn Abasi komentoi rreth ajetit: "Dhe thanė: Mos i braktisni zotat tuaj, mos i braktisni Wadd, as Suwa, e as Jaghuth, Jauk e Nasr" (71:23). Ai tha: "Kėto janė emra tė disa njerėzve tė drejtė dhe tė devotshėm nga populli i Nuhut. Kur ata vdiqėn, Shejtani cyti popullin e tyre qė tė ngrinin statuja nė nder tė tyre dhe ti vendosnin nė vendmbledhjet e tyre dhe ti emėrtonin kėto statuja me emrat e kėtyre njerėzve tė mirė. Ata nuk i bėnė kėto statuja pėr ti adhuruar ato por kur ai brez vdiq dhe dija e shkakut tė ndėrtimit tė tyre ishte zhdukur, (brezat e tjerė) filluan ti adhurojnė ato".

Ibn El-Kajjim tha tė tjerė prej selefėve thanė: "Pas vdekjes sė tyre (njerėzve tė drejtė e tė devotshėm) ata (populli i tyre) u mblodhėn tek varret e tyre (ku shpenzonin shumė kohė) dhe bėnė statuja dhe pasi kishte kaluar shumė kohė, filluan ti adhuronin ato".

Umari tha se i Dėrguari i Allahut tha: "Mos e egzagjeroni nė lavdėrimin tim sikurse Kristjanėt bėjnė me Isėn tė birin e Merjemes. Unė nuk jam pos njė rob (i Allahut). Kėshtu qė mė thėrrisni Abdullah dhe Resuli i Tij (Allahut)" (Bukhari dhe Muslim).

Ai (Profeti) tha: "Kujdes nga egzagjerimi. Ata para jush u shkatėrruan nga egzagjerimi i tyre".

Dhe Muslim transmeton nga Ibn Mas'ud se i Dėrguari i Allahut tha: "Tė shkatėrruar janė ata qė janė ekstremė (nė fe)". Ai e pėrsėriti kėtė tre herė.


-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-


1. Kush arrin tė kuptojė kėtė kapitull dhe dy tė tjerėt qė vijnė pas tij, do tė shohė qartėsisht se Islami ėshtė unik (i veēantė), do tė shohė afėsinė/fuqinė e mahnitėshme tė Allahut dhe se zgjuarsinė me tė cilėn Ai i ndryshon zemrat e robėve tė Tij.

2. Shirku i parė qė ndodhi nė tokė ndodhi si rezultat i konfuzionit rreth njerėzve tė drejtė e tė devotshėm.

3. Gjėja e parė qė ndryshoi fenė e Profetėve dhe arsyet pse ndodhi kjo pavarėsisht njohjes sė faktit qė ata (Profetėt) ishin dėrguar nga Allahu.

4. Pranimi i bidateve edhe pse legjislacioni dhe instinktet janė kundėr tyre.

5. Arsyeja pėr tėrė kėto ėshtė pėrzierja e sė vėrtetės me falsitetin. Nė fillim ishte dashuria pėr njerėzit e drejtė e tė devotshėm, dhe e dyta ishte se disa nga njerėzit e dijes ndėr ta vetėm dėshironin tė bėnin mirė por brezat e mėvonėshėm menduan se qėllimi ishte diēka tjetėr.

6. Shpjegimi i ajetit tė sures en-Nur (71:23)

7. Natyra njerėzore dobėsohet nė zemėr nė lidhje me tė vėrtetėn ndėrkohė qė forcohet nė lidhje me falsitetin (pėrveē atyre qė Allahu mbron dhe mėshiron).

8. Konfirmimi i thėnies sė selefėve se Bidati ėshtė arsyeja kryesore qė tė shpie nė kufr. Dhe ėshtė mė e dashur pėr Iblisin se mėkatet ngase nga mėkatet pendohesh ndėrkohė qė nga bidati nuk pendohesh (ngase mendon se po vepron mirė).

9. Shejtani e ka tė qartė tė keqen e bidatit edhe nėse bėhet me qėllim tė mirė.

10. Njohja e rregullės qė teprimet dhe egzagjerimet janė tė ndaluara si edhe dija e asaj drejt tė cilės (teprimet dhe egzagjerimet) tė ēojnė.

11. Dėmi i shpenzimit tė kohės tek varret edhe nėse kihen si qėllim veprat e mira.

12. Ndalesa e statujave dhe urtėsia e shkatėrrimit tė tyre.

13. Rėndėsia e jashtėzakonėshme e kėsaj historie dhe theksimi i nevojės pėr nxjerrjen mėsim prej saj ngase nėnvlerėsohet shumė.

14. Ėshtė apsolutisht e mahnitėshme, dhe akoma mė e mahnitėshme qė njerėzit e bidatit e lexojnė kėtė histori nė librat e tefsirit dhe haditheve sė bashku me kuptimin e saj (nga selefėt), por Allahu ka vėnė njė barrierė mes kėsaj dhe zemrave tė tyre. Ata besojnė se njerėzit e Nuhut kryen llojin mė tė mirė tė adhurimit dhe (nė fakt ata) besojnė (janė besimtarė) nė atė lloj kufri qė e bėn gjakun dhe pasurinė hallall dhe qė ėshtė ndaluar nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij.

15. Qartėsimi i faktit qė ata vetėm deshėn ndėrmjetėsim me veprat e tyre.

16. Ata besonin se njerėzit qė i ndėrtuan kėto imazhe kishin po kėtė qėllim.

17. Qartėsimi madhėshtor i thėnies sė Profetit: "Mos egzagjeroni nė lavdėrimin tim sikurse Kristjanėt egzagjeruan me Isėn tė birin e Merjemes". Allahu dėrgoftė falje dhe salawate mbi kėdo qė e permend dhe sqaron kėtė mesazh si duhet.

18. Tėrheqja e vėrejtjes nga Profeti rreth shkatėrrimit tė teprimeve dhe tejkalimeve.

19. Qartėsimi se ata nuk e filluan adhurimin e imazheve derisa dija u zhduk nga mesi i tyre. Kjo tregon domosdoshmėrinė e dijes dhe prezencės sė saj dhe humbja nėse ajo mungon (apo neglizhohet).

20. Arsyeja e humbjes sė dijes ėshtė vdekja e dijetarėve.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
ebu_muadh (12-06-2008), Eli (15-06-2008), Ervala (12-06-2008), Kuds (12-06-2008), Siraatalmustekiim (15-06-2008), sunna (19-09-2008)
  #16 (permalink)  
Vjetėr 14-06-2008, 23:03
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

Kapitulli 20


Nėse qortohet ai qė adhuron Allahun tek varri i njė njeriu tė drejtė dhe tė devotshėm, po ai qė adhuron atė (tė vdekurin)?!


Nė sahih (Bukhari dhe Muslim) transmetohet nga Aishah se Umm Salamah i pėrmendi tė Dėrgurit tė Allahut se ajo pa njė kishė nė Abisini plot me piktura dhe statuja. Ai tha: "Kur njė njeri i drejtė apo adhurues i devotshėm nga mesi i tyre vdes, ata ndėrtojnė njė vend adhurimi mbi varrin e tij dhe e mbushin me imazhe. Ata janė krijesat mė tė kėqia para Allahut".

(Ibn Tejmia komentoi) "Kėshtu kėta njerėz kombinuan dy fitneh bashkė: fitneh-n e varreve dhe fitneh-n e imazheve".

Ata (Bukhari dhe Muslim) po ashtu transmetuan se ajo tha: "Kur ju afrua vdekja tė Dėrguarit tė Allahut, ai filloi tė mbulonte fytyrėn e tij me njė pjesė tė khamisės sė tij. Dhe kur i vėshtirėsohej frymėmarrja e zbulonte (fytyrėn). Ai tha ndėrsa ishte nė kėtė gjendje: "Mallkimi i Allahut qoftė mbi Jehuditė dhe Kristjanėt, ata i morėn varret e profetėve tė tyre si vende adhurimi". Kėshtu ai paralajmėroi ndaj veprimeve tė tilla si tė tyret. Po tė mos ishte kjo frikė (se njerėzit mund ta merrnin varrin e tij si vend adhurimi), varri i tij do tė ishte haptaz. Por ai kishte frikė se mos varri i tij merrej si xhami.

Muslim transmeton nga Xhundub bin Abdilah qė transmetoi: "Dėgjova tė Dėrguarin e Allahut tė thoshte vetėm pesė ditė para vdekjes sė tij: "Unė jam i pastėr nga tė pasurit e dikujt nga ju si Khalil (mė tė dashurin e zemrės). Vėrtetė Allahu mė ka marrė mua si Khalil sikurse mori Ibrahimin si Khalilin e Tij. Nėse do tė kisha marrė dikė nga umeti im si Khalil do tė merrja Abu Bekrin. Vėrtetė ata para jush i merrnin varret e profetėve tė tyre si vende adhurimi. Pra mos i merrni varret si xhami. Vėrtetė qė unė ua ndaloj kėtė juve!"

Ai e ndaloi kėtė nė raste tė ndryshme (nga fundi i jetės sė tij). Ai i mallkoi ata qė veprojnė njė praktikė tė tillė. Kjo ndalesė pėrfshin edhe namazin afėr varreve edhe nėse ato janė jashtė xhamisė (edhe nėse nuk ėshtė ngritur xhami mbi varr). Ky ėshtė edhe kuptimi i thėnies: "Ai kishte frikė se mos varri i tij merrej si xhami!"
Sahabat kurrė nuk ngritėn asnjė lloj vendi adhurimi rreth varrit tė tij. Dhe ēdo vend qė kihet pėr qėllim falja e namazit nė tė nė fakt ėshtė marrė si xhami. Sikurse ēdo vend ku falet namazi quhet xhami sikurse nė thėnien e tij: "E tėrė toka ėshtė bėrė pėr mua xhami dhe mjet pastrimi (pėr tejemum)...."

Dhe Ahmed ka transmetuar me njė zinxhir tė mirė qė arrin deri tek Profeti nga Ibn Mas'ud: "Nga njerėzit mė tė kėqinj janė ata qė i kap Ora e Fundit gjallė dhe ata qė marrin varret si vende adhurimi". Kjo ėshtė transmetuar edhe nga Abu Hatim nė sahihun e tij.

-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-

1. Paralajmėrimi i tė Dėrguarit tė Allahut ndaj atij qė ngre xhami pėr tė adhuruar Allahun pranė varreve tė njerėzve tė drejtė e tė devotshėm edhe nėse ai qė vepron kėtė ka njet tė mirė.

2. Ndalesa e imazheve dhe tėrheqja e shpeshtė e vėrejtjes nga kjo gjė.

3. Qartėsimi i kėsaj ēėshtje nė faktin se ai ua qartėsoi kėtė gjė nė fillim sahabave, pastaj pesė ditė para vdekjes sė tij e ritheksoi nė mėnyrė mė tė ashpėr kėtė. E prapė nuk ju duk e mjaftueshme tėrheqja e vėrejtjes nga ky veprim (pra nuk ėshtė asnjėherė mjaft tėrheqja e vėrejtjes nga veprime tė tilla).

4. Profeti ashpėrsisht e ndaloi kthimin e varrit tė tij nė vend adhurimi edhe para se varri i tij tė egzistonte.

5. Kthimi i varreve tė profetėve nė vende adhurimi ishte tradita e Jehudive dhe tė Krishterėve.

6. Ai i mallkoi ata pėr kėtė.

7. Paralajmėrimi i qėllimshėm (me forcė) prej tij ndaj nesh rreth varrit tė tij (qė tė mos veprojmė edhe ne sikur vepronin Jehuditė dhe tė Krishterėt me varret e profetėve tė tyre).

8. Arsyeja pėr mos lėnien e varrit tė tij nė njė vend tė hapur.

9. Kuptimi i marrjes sė varreve si xhami.

10. Ata qė i marrin varret si xhami dhe ata qė Ora e Fundit i kap gjallė i pėrmendi sė bashku (pėr tė tėrhequr vėrejtjen nga pesha e kėsaj praktike tė urryer). Ai qartėsoi mjetet qė tė shpien nė shirk para se tė ndodhte (i qartėsoi ato) sė bashku me konseguencat e tyre.

11. Pėrmendja nga ai pesė ditė para vdekjes sė tij. Kjo qartėson dy sektet mė tė kėqia tė bidatēinjve. Madje (aq tė kėqia janė kėto sekte sa qė) disa dijetarė nuk i fusin ata as tek 72 grupet e humbura. Ato janė Rafidat dhe Xhehmitė. Shfaqja e shirkut dhe adhurimit tė varreve ndodhi nga Rafidat dhe ata ishin tė parėt (qė pretendojnė se janė muslimanė) tė cilėt ndėrtuan xhami mbi varret.

12. Vuajtjet dhe agonitė e vdekjes nuk pėrjashtuan as Profetin.

13. Allahu e nderoi atė (Muhamedin) duke e marrė atė si Khalil (sikurse kishte marrė si Khalil edhe Ibrahimin).

14. Deklarimi i qartė se marrja si Khalil ėshtė grada mė e lartė e dashurisė dhe mė e vlefshme se dashuria.

15. Deklarata e qartė se (Abu Bakr) Es-Sidik ėshtė mė i miri i sahabave.

16. Shenja pėr khilafetin e tij.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 5 Pėrdorues nė vijim:
Eli (15-06-2008), Ervala (15-06-2008), Kuds (15-06-2008), Siraatalmustekiim (15-06-2008), sunna (19-09-2008)
  #17 (permalink)  
Vjetėr 20-06-2008, 21:43
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

Kapitulli 21


Egzagjerimi tek varret e tė drejtėve dhe tė devotėshmėve tenton qė ata tė shndėrrohen nė idhuj qė adhurohen veē Allahut.


Imam Melik mblodhi nė librin e tij "El-Muwatta" se Profeti tha: "O Allah! Mos lejo qė varri im tė kthehet nė idhull qė adhurohet. Inati i Allahut intensifikohet pėr ata qė qė i shndėrrojnė varret e profetėve tė tyre nė vende falje".

Rreth ajetit: "A nuk e ke konsideruar ti Lat-in dhe Uza-nė..." (53:19)

Ibn Xharir (Et-Tabari) transmetoi me zinxhir transmetimi nga Sufjani nga Mansuri nga Muxhahidi: "Ai (Lat-i) u shėrbente haxhilerėve duke u pregatitur dhe servirur Sawik (lloj pije). Pas vdekjes sė tij njerėzit filluan tė qėndrojnė tek varri i tij duke shpenzuar kohė aty".

Kjo ėshtė transmetuar po ashtu nga Abul-Xhawza nga Ibn Abas: "Ai (Lat-i) pregatiste sawik pėr haxhilerėt.

Ibn Abas tha: "I dėrguari i Allahut mallkoi gratė qė vizitojnė varret dhe ata qė i marrin ato (varret) si vende adhurimi dhe i ndriēojnė ato". (Kjo transmetohet nga kompiluesit e sunen-eve).

-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-


1. Shpjegimi i kuptimit tė fjalės "idhull".

2. Shpjegimi i adhurimit.

3. Ai (Profeti) kėrkoi strehim tek Allahu pėr atė qė kishte frikė se mos ndodhte.

4. Ai (Profeti) e ēiftoi duanė e tij (O Allah! Mos lejo qė varri im tė kthehet nė idhull qė adhurohet...) me marrjen e varreve tė profetėve si vende adhurimi.

5. Pėrmendja e intensifikimit tė inatit tė Allahut (pėr ata qė veprojnė praktika tė tilla).

6. Nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme ėshtė qartėsimi se si filloi adhurimi i Lat-it qė ishte njė nga idhujt mė madhor tė xhahiljetit.

7. Dija se origjina ishte varri i njė njeru tė drejtė e tė devotshėm.

8. Lat ishte emri i personit nė varr dhe sqarimi i origjinės sė emrit tė tij (Latta-tė pėrziesh).

9. Mallkimi i grave qė vizitojnė varret.

10. Mallkimi i profetit pėr ata qė ndriēojnė varret.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Eli (25-06-2008), Ervala (21-06-2008), sunna (19-09-2008)
  #18 (permalink)  
Vjetėr 25-06-2008, 01:13
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

Kapitulli 22


Ē'ka ardhur rreth mbrojtjes sė tewhidit nga El-Mustafa (Profeti) dhe bllokimit qė ai i bėri ēdo rruge qė tė shpie nė shirk.


Allahu tha:

"U ka ardhur ju njė i dėrguar nga mesi juaj! Ai vuan nėse ju u godet ndonjė vuajtje apo vėshtirėsi. Ai ėshtė i zellshėm pėr ju (qė tė udhėzoheni). Ndaj besimtarėve ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm" (9:128).

Abu Hurrejrah tha se i Dėrguari i Allahut tha: "Mos i shndėrroni shtėpitė tuaja nė varr dhe mos e bėni varrin tim njė vend (grumbullimi) festimi. Dėrgoni salawate mbi mua, ngase salawatet tuaja mė arrijnė mua kudo qė ju tė jeni".

Ky hadith ėshtė transmetuar nga Abu Dawud me njė zinxhir hasen dhe transmetuesit e tij janė preēizė dhe tė besueshėm.

Ali ibn Husejn transmetoi se: "Ai pa njė burrė qė erdhi tek njė hapėsirė e varrit tė Profetit (hapsirė nė muret e dhomės sė Aishes) dhe ai qėndronte aty dhe bėnte dua. Ai (Ali ibn Husejn) e ndaloi tė vepronte kėshtu dhe i tha: "A tė tė them njė hadith prej babait tim (Husejnit) prej gjyshit tim (Aliut) prej tė Dėrguarit tė Allahut? Ai tha:- Mos e merrni varrin tim si vendmbledhje e festim as shtėpitė tuaja si varre, dėrgoni salawate mbi mua. Vėrtetė qė salawatet tuaja mė arrijnė mua kudo qė ju tė jeni". (El-Mukhtarah).

-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-


1. Shpjegimi i ajetit tė sures Bara'ah (Et-Tewbah).

2. Pėrpjekjet e profetit pėr tė mbajtur sa mė larg tė jetė e mundur, umetin e tij nga kufijtė e shirkut (duke i prerė shirkut ēdo rrugė qė tė shpie drejt tij).

3. Kujdesi i profetit, mėshira, dashamirėsia e tij pėr ne dhe pėr mirėqenien tonė.

4. Ndalesa qė ai i bėri vizitės sė varrit tė tij nė njė mėnyrė tė caktuar edhe pse vizita e varrit tė tij ėshtė nga veprat mė tė mira.

5. Ndalesa qė ai i bėri vizitės sė varrit tė tij, shpesh.

6. Theksimi i kryerjes sė namazeve nafile nė shtėpi.

7. Qartėsimi i faktit se ishte diēka e mirėnjohur tek (Sahabat) se nuk lejohet namazi nė varreza.

8. Shpjegimi i arsyes qė nuk ka nevojė tė jesh afėr varrit tė tij pėr tė dėrguar salawate mbi tė ngase salawatet e arrijnė atė kudo qė tė jesh ti.

9. Shpjegimi i faktit qė ai ėshtė nė Barzakh dhe atij i prezantohen tė gjitha salawatet qė umeti i tij dėrgon tek Ai.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Eli (25-06-2008), Ervala (25-06-2008), sunna (19-09-2008)
  #19 (permalink)  
Vjetėr 06-07-2008, 03:21
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

Kapitulli 23


Ē'ka ardhur nė lidhje me faktin se disa pjesėtarė tė kėtij umeti do tė adhurojnė idhuj.



Allahu tha:

"A nuk i ke parė ata qė u ėshtė dhėnė njė pjesė nga libri?! Ata besojnė nė El-Xhibt (Shirk, idhuj, magjistarė, falltorė...etj) dhe Et-Taghut (gjithėēka qė kalon caqet qoftė i adhuruar, qė ndiqet apo qė i binden...etj) dhe thonė pėr ata qė nuk besuan: "Kėta janė nė rrugė mė tė drejtė, se ata qė besuan!" (4:51)

Allahu tha:

"Thuaj: A t'u lajmėroj pėr njė tė keqe mė madhore si dėnim nga Allahu? Ata qė mallkoi Allahu dhe hidhėrimi ndaj tyre, e disa prej tyre i shndėrroi nė majmunė e nė derra. Ata adhuruan taghutin" (5:60)

Allahu tha:

"... E ata qė kishin fuqinė (pėr vendim) thanė: "Do tė ndėrtojmė mbi ta njė vend falje" (18:21)

Abu Said transmetoi se profeti tha: "Patjetėr qė ju do tė ndiqni rrugėt e atyre qė ishin para jush tėrėsisht sikurse shigjeta ndjek shigjetėn tamam sikur nėse ata do te hynin ne njė vrimė zhapiku shkretėtire, do tė hynit edhe ju. Ata thanė: O i Dėrguari i Allahut, a e ke fjalėn se do tė ndjekim Jehuditė dhe tė Krishterėt? Ai u pėrgjigj: Kė tjetėr?!" (Bukhari dhe Muslim).

Muslim transmeton nga Thawban se i Dėrguari i Allahut tha: "Allahu i Lartmadhėruar, palosi pėr mua tokėn sa qė pashė lindjen dhe perėndimin e saj (ekstrmitetet e saj). Mbretėria e umetit tim do tė arrijė aq sa toka u palos pėr mua. Dy thesaret, i kuqi (floriri) dhe i bardhi (argjendi) mu dhanė. Ju luta Zotit tim qė umeti im tė mos shkatėrrohet nga uria dhe qė Ai tė mos i japė fuqi armikut qė ta shkatėrrojė atė nė masė pėrveē mes vehteve. Zoti im mė tha: Muhamed! Nėse Unė pėrcaktoj diēka nuk ndryshohet. I kam premtuar umetit tėnd se nuk do ta shkatėrroj me uri dhe se nuk do ti jap fuqi (kontroll) armikut (pos mes vehteve te tyre) qė ti shkatėrrojė ata nė masė edhe nėse ata sulmohen nga tė gjitha anėt e tokės, vetėm njė pjesė e tyre do tė shkatėrrojė njė pjesė tjetėr dhe njė pjesė do tė burgosė njė pjesė tjetėr".

Barkani e mblodhi kėtė hadith nė sahihun e tij dhe shtoi fjalėt e mėposhtme:

"Frikėsohem pėr umetin tim pėr ata prijėsa qė do tė ēojnė nė devijim. Kur shpata tė pėrdoret mes njerėzve tė mi, nuk do tė hiqet nga ata deri ditėn e gjykimit. Ora e fundit nuk do tė vijė derisa fise tė njerėzve te mi ti bashkangjiten idhujtarėve dhe fise tė njerėzve tė mi tė adhurojnė idhuj. Do tė ketė mes njerėzve tė mi 30 mashtrues tė mėdhenj secili prej tyre do tė pretendojė se ėshtė profet ndėrkohė qė unė jam vula e profetėve dhe nuk ka profet pas meje. Njė grup nga umeti im do tė vazhdojė tė kapet pas sė vėrtetės dhe ata do tė jenė fitimtarė dhe nuk do tė dėmtohen nga ata qė u kundėrvihen atyre derisa Urdhėri i Allahut tė vijė".


-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-

1. Shpjegimi i ajetit tė sures en-Nisa (4:5).

2. Shpjegimi i ajetit tė sures el-Maidah (5:60)

3. Shpjegimi i ajetit tė sures el-kehf (18:21)

4. Ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė kuptimi i xhibt dhe taghut. A do tė thotė kjo vetėm besimi me zemėr, apo ėshtė kjo, aprovimi i atyre qė veprojnė ashtu ndėrkohė qė e