-
Rreziqet e shirkut
Rreziqet e shirkut
Shirku është mëkati i vetëm që Allahu i Lartësuar nuk e falë:
“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do”. (Nisa, 48)
“Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron”. (Nisa, 116)
Shirku ndalon hyrjen e personit në xhennet dhe e obligon përhershmërinë në xhehenem:
“…sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri”. (Maide, 72)
Shirku është aq i keq, saqë i asgjëson të gjitha veprat e mira:
“Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve”. (Ez Zumer, 65)
Nëse një person vdes në shirk, familjes së tij i ndalohet të kërkojnë falje për të:
“Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit”. (Teube, 113)
Allahu i Lartësuar njerëzit që i bëjnë shirk Atij, i përshkruan si të papastërt:
“…vërtet idhujtarët (ata që i bëjnë shirk Allahut) janë të ndyrë…" (Teube, 28)
Përktheu: Burhan SEFERI
Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET
Teuhid
-
Autorizimet e Postimit
- Ju nuk mund të postoni tema të reja
- Ju nuk mund të postoni përgjigje
- Ju nuk mund të postoni shtojca
- Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
-
Rregullat e Forumit
Bookmarks