Ruajuni dy musibeteve në tekfir – tepërimit dhe mangësimit
Ruajuni dy musibeteve në tekfir – tepërimit dhe mangësimit
Nxjerrja e njeriut nga Islami (p.sh.,bërja Tekfir), ose hyrja në të është prej gjërave më të mëdha në islam. Kjo mesele dhe meselet tjera na janë shpjeguar, për më tepër, dispozitat e saj, e tërë kjo është prej dispozitave më të qarta në fe.Prandaj detyra jonë është të pasojm dhe të mos shpikim, siç thotë Abdullah ibn Mesudi: ". Ndiqni, dhe mos shpikni ". Në çështjet për të cilën dijetarët janë në mospajtim se a është kufr apo jo, duhet të jemi të kujdesshëm. Ne nuk duhet të nxitojm me turr përveç nëse në mesele ka tekst të qartë prej Pejgamberit salallahu alejhi ve selem. Shejtani në këtë mesele shumicën e njerëzve i ka devijuar [mashtruar sh.p]. Një grup ka refuzuar [ka mangësuar], dhe ka gjykuar me islam [i ka quajtur musliman] të cilin kufr tregon Kurani, Suneti dhe konsensuesi.Një grup tjetër e ka tepëruar dhe ka tekfiruar [ i ka shpallur kafira] ata, në të cilën Islamin e tyre e tregon këtë Kurani, Suneti dhe konsensuesi.
E çuditshme është se, kur ndonjëri prej tyre pyetet rreth çështjes së taharetit, tregtisë dhe kështu me radhë, nuk do të jap fetva vetëm në bazë të pikpamjeve të kuptimit të tij dhe atë që e tregon mendja e tij si një gjë të bukur, por do të hulumtonte fjalët e dijetarëve dhe do të jipte fetva në bazë të asaj atë që thonë ata.
Pra, si atëherë në këtë çështje të rëndësishme e cila paraqet çështjen më të rëdësishme dhe më të rezikshëme në fe, të mbështetemi vetëm në të kuptuarit dhe mendimin tonë dhe atë se mendimin e tij e tregon atë si një gjë të bukur.
Çfarë musibeti [sprovimi] sipas islamit nga këto dy grupe dhe vuajtje prej këtyre dy belajave.
Allahu ynë, ne të lutemi që t’na udhëzojshë në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilëve i ke bekuar, e jo në rrugën e atyre të cilët ju jeni të hidhëruar apo në rrugën e atyre që devijuan. Ve sallAllahu ala Muhammed.“ Fundi i citatit nga libri "Ed-Durerus-saniyya" 8 / 217, kapitulli mbi dispozitën e femohuesve.
***********
Ai i cili e merë parasysh temën e tekfirit, në librat e fikhut, do të shohë qartë rëndësinë e një numri të madhë të meseleve që lidhën për të, dhe do të kuptojë rëndësinë e kësaj teme dhe rezikun e tij. Merrni për shembull gjendjen e sunduesit dhe rregullat që lidhen me to:
- obligim i miqësisë dhe dashurisë ndaj udhëheqësit i cili është musliman. Është detyrë për t’i ndihmuar atij dhe të jenë të bindur ndaj tij. Nuk lejohet të ngrihen kundër tij, përveç nëse nuk shohim një kufr të qartë dhe të dukshme. Është e lejuar të falemi mbas tij dhe të luftojmë me të, pa marë parasyshë a është i mirë apo i keq, për aq kohë sa është në përqafimin e islamit dhe gjykon me ligjin e Allahut. Sundimtari musliman është një velijj (kujdestar), i dikujt që nuk ka kujdestar.
- Nga ana tjetër, një sundimtar i cili është pabesimtar, nuk është lejuar t’ia japim besën, nuk është lejuar ta ndihmojmë atë e as të kemi miqësi me të dhe ta duam atë. Namazi mbas tij nuk është i lejuar e as të gjykohemi para tij. Përgjegjësia e tij për muslimanët nuk është në rregull. Muslimani nuk është i detyruar që t’i bindet një sundimtari të tillë, përkundrazi, ai është i detyruar ta shkarkoj atë ose të bëjë përpjekje për të punuar për ta hequr atë[1] dhe për ta vendosur një sundimtar i cili është musliman.
Kështu që kufri i atij që do dhe ndihmon kufrin e tij apo ligjet e tij të kafirave, apo edhe nëse i mbron ose merrë pjesë në forcimin e këtyre ligjeve, ose vënë ligje dhe gjykon sipas këtyre ligjeve, siç janë gjyqtarët dhe të ngjajshmit sikur këta.
- Pastaj, në legjislacionin e kujdestarisë, kafiri nuk mund t’i bëhet kujdestar muslimanit, kështu që kafiri nuk mund të jetë përgjegjës apo gjyqtar i muslimanit. Ai nuk mund të bëhet imam në namaz e as nuk mund të bëhet përgjegjës dhe kujdestar i muslimanës në rastin e martesës. Gjithashtu, e humbë hadanën (kujdestarinë e fëmijëve të muslimanëve) dhe vasijjetin e jetimëve dhe të ngjajshme.
-Në dispozitën e martesës, nuk është e lejuar të martohet kafiri me një muslimane, e as kafiri nuk mund të bëhet velijj (kujdestar) i muslimanës gjatë martesës.[2] Dhe në qoftë se një musliman martohet me një muslimane dhe pastaj dezertonë nga feja, martesa bëhet e pavlefshme dhe është detyrë me i ndarë...
- Në ligjet e trashëgimisë (mirazit), diversiteti i fesë është një faktor që ndikon në ndalimin e trashëgimisë tek shumica e dijetarëve.
-Në dispozitën e gjakut dhe hakmarrjes nuk vritet muslimani nëse e mbyt kafirin e as për vrasjen e kafirit el-harbin (kundër të cilëve luftohet) apo murtedve, pavarësisht nëse vrasja ishte me ose pa qëllim, nuk e lidhë keffaretin [shpagimin] e as gjakun. Çfarë nuk është për të njëjtin rast kur është fjala për muslimanët.
-Në dispozitat e xhenazës [varrimit], nuk i falët xhenazja pabesimtarit, nuk gasulohet e as që varroset në varrezat e muslimanëve. Nuk është e lejuar të lutemi për të për kërkim faljeje e as të mos qëndrojm pranë varrit të tij, e cila nuk është për të njëjtin rast me muslimanët.
-Në dispozitat gjygjësore, nuk është e saktë vendpozita e kadisë [gjykatësit] i cili është pabesimtarë. Nuk lejohet të dëshmojë kundër myslimanëve kafiri. Gjithashtu, nuk lejohet të gjykohet me dikë para kadisë i cili gjykon me ligjin e pabesimtarëve. Vendimet e tij nuk zbatohen, as nuk lidhët për të çdo pasojë e ndërveprimit të tyre.
-Në rregullat e dashurisë (el-vela') dhe urrejtja (el-Bera '), është detyrë [obligim] ta do muslimanin dhe nuk lejohet të dinstacohet nga ai në tërësi, por disntacohet nga mëkati i tij. Është e ndaluar që t’i doj jobesimtarët, ose për të ndihmuar ata kundër muslimanëve ose për t’ju treguar pikat e dobësisë të muslimanëve. Është obligim urretja e pabesimtarëve dhe heqja dorë nga ata.
Dhe kështu me radhë rregullat e tjera të Sheriatit që lidhen me këtë çështje shumë të rëndësishme. Dhe atë që kemi thënë është vetëm një pikë në det të cilën kemi dhënë shembuj dhe për të tërhequr vëretjen në seriozitetin e kësaj çështjeje.Dëshmi për atë që përmendëm më lartë janë të njohura mirë dhe janë në librat e fikhut dhe libra të tjerë.
Nga libri "Thelathenije -. vërejtje për ekzagjerim nëTekfir"
----------------------------------------------------------------------------
[1] Shih. në obligimin për të: "Fethul Bari" 13/123, "Koment muslim" nga Neveviu 12/229, shih ,,Sarimul maslul" 13 dhe 216 faqe. Pastaj "Ed-devenë al-fi axhil def'i aduvvi es-sail" Shevkaniju nga 33 në 35 faqe, nën mbikëqyrjen e letrës selefije. Pastaj libri ibn Hamed Atikës "Subulu en-Nexhati fekaki vel min el-murteddin muvalati ve Ehlul-Israk" 412th faqe, "Mexhmu'atut-Tawhid". "Et-teshri 'el-xhinaijj" nga Abdul-Kadir el-Avde 2 / 232, etj
[2] Shiko "Mugni", një libër për felëshuesit, kapitulli:. 'Nëse martohet (murtedi) martesa me atë është jo e vlefshme, edhe në qoftë martohet, martesa me të është e pavlefshme, për shkak kujdestarisë së tij mbrojtësi i tij është zhdukur "
Përktheu: Ahmed Ebu Muhamed
''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Bookmarks