Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit

  1. #1
    Grafika e Suela
    Suela nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    13-08-2008
    Postimet
    71
    All-llahu të shpërbleftë
    1,345
    Falënderuar 137 herë në 57 Postime
    Rep Fuqia
    190

    Shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit

    Shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit



    Në këtë artikull do të përmendim shenjat e vogla më të rëndësishme ,nuk do të japim ndonjë koment të veqantë vetëm aty ku është e patjetërsushme dhe për secilen shenjë të përmendur do të përmëndim edhe hadithin autentik më të cilin vërtetohet se këto shenja janë 100 % të vërteta .Qellimi i kësaj teme është pershkrimi i disa shenjave te vogla te Kijametit në menyrë qe njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë se jetojnë të kaluaren të tashmen dhe te ardhmen. Muhammedi s.a.v.s. tha: 'NJERËZIT JANË NË GJUMË, KUR TE VDESIN - ZGJOHEN'
    - Lexoni më vemëndje shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit, All-llahu ju shperbleft.




    1. Kur robëresha të lindë zonjën e saj . Me këtë aludohet në pushtime të shumënumërta islame në të cilat do të këtë shumë robëresha të cilat do të lindin fëmijët e zotërinjëve të tyre, dhe të cilat, sikurse djemtë e baballarve të tyre, do të lirohen dhe nënshtrohen nënës së tyre e cila është robëreshë. Gjithashtu është e mundur që me këtë të aludohet në padëgjueshmërinë e fëmijëve ndaj prinderve, kështu që fëmija do të sillet ndaj nënës së tij sikur ndaj robëreshës. Të dyja komentime janë realizuar në jetën e përditshme .


    2. Kur të shohësh të zbathurit, të zhveshurit dhe barinjtë duke u ngritur në pallate. Kuptimi i hadithit 'të zbathurit, te zhveshurit dhe barinjtë' ne bazë të një hadithi është pyetur Muhamedi s.a.v.s se kush janë ata? E ai tha: ' Ata janë beduinet (fshataret)'.Kurse 'ngritja në pallate'paralajmron se njerëzit do ti ngrisin shtepitë e tyre, siq është rasti sot me ndertimin e pallateve e ndertesave te larta.


    3. Lënia e punëve atyre të cilët nuk janë të denjë për to. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: ' Kur punët i lihen atyre të cilët nuk janë të aftë për to, pritne Kijametin'.

    4. Zvoglimi i diturisë dhe përhapja e paditurisë. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit do të përhapet padituria e do të humb dituria'.


    5. Shumë vrasje. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: ' Para dyerve të Kijametit do të ndodhë El-herexhi' e pyetën shoket e q'është El-herexhi? Pejgamberi tha: 'Vrasja , nuk them se ju do t'i vritni politeistet, por do të vritni njëri-tjetrin'.


    6. Pirja e verës (alkoolit) dhe emërtimi i saj me emra të ndryshëm. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Njerëzit e umetit tim do të pijnë verë ndersa do ta quajnë me emra të ndryshëm'.


    7. Përhapja e amoralitetit (Zinasë).


    8. Mëshkujt do të veshin rrobe të mëndafshta.


    9. Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Me siguri në umetin tim do të këtë të cilët do te lejojnë zinanë, mendafshin, verën dhe instrumentet muzikore'.


    10. Huazimi i këngëtarve


    11. Paraqitja e paturpësisë dhe të folurit e shfrenuar.


    12.Ndërprerja e lidhjeve farefisnore.


    13. Mashtrimet dhe akuzimi i të pafajshmit.


    14. Dhënia e besimit mashtruesit. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Prej shenjave të Kijametit është paturpësia dhe te folurit e shfrenuar, ndërprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj të besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit'.


    15. Paraqitja e vdekjeve të papritura të njerëzit. => Hadith- Muhamedi s.a.v.s thotë: 'Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit ( si p.sh pika në zemër ).


    16. Kalimi përskaj xhamie e moskryerja e namazit në to. =>Hadith-Muhamedi.s.a.v.s. thotë: '…Dhe kur të kaloni përskaj xhamive dhe kur të paraqiten vdekjet e papritura'. Pritne Kijametin.


    17. Lufta ndërmjet dy ushtrive muslimane, thirrja e të cilëve do të jetë e njëjtë. => Koment : Kjo ka të bëjë me përleshjen e njohur ndërmjet Aliut dhe Muaviut.


    18. Paraqitja e televizionit dhe shkurtimi i kohës . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vij Dita e Kijametit para se të hyj në qdo shtëpi një trazirë(fitne)'. Shumë dijëtar e identifikuan këtë me televizionin , sepse është pothuajse e vetmja gjë qe ka hyrë në qdo shtepi dhe rreziku i tij kunder qdo vlere njerezore është i qartë , edhe pse nga ai ka dobi por sherri është shumë me i madh se sa hajri. Kjo nuk ka te bëjë me vetë televizionin , sepse ai është vetem një gjë e ngurt , por ka te bëjë me programet qe emetohen në te. Sa i perket shkurtimit të kohës - Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të ndodh Kijameti para se të shkurtohet koha , një vit në të do të jetë sa një muaj , një muaj sa një javë , një javë sa një orë dhe një orë sa një ndezje e zjarrit…'. Koment: Shkurtimin e kohës , sipas komentimit të shumë dijetarëve , ka për qellim kalimin e një largësie te madhe për një kohë te shkurt , siq ndodh në kohën tonë me shpikjen e automjeteve , aeroplaneve etj ,. Prandaj ne ketë menyrë edhe e përshkroj Muhammedi s.a.v.s.


    19. Shumë tërmete . => Koment : Seizmologet Egjiptian pohojnë se toka ka ardhur në gjëndjen e dridhjeve të pandërprera.


    20. Paraqitja e shumë çrregullimeve dhe përhapja e së keqes. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vijë Kijameti derisa nuk tërhiqet dituria, përhapen tërmetet, paraqiten çrregullime dhe të shtohen vrasjet'.


    21. Bashkimi i popujve kundër muslimanëve sikur një grup i njerëzve kur tubohen rreth enës me ushqim.
    => Hadith: Muhamedi s.a.v.s, thotë 'Gati janë popujt t'ju rrethojnë ashtu siq rrethohen ngrënësit rreth pjates.' Tha njeri: A pse jemi pak atë ditë? Tha: Ju atë ditë jeni shumë, por jeni sikur shkuma e detit.Do ta nxjerr All-llahu nga zemrat e armiqve tuaj frikën nga ju, dhe do fuse ne zemrat tuaja dobësinë'.Tha njëri: E q'është dobësia? Pejgamberi tha: 'DASHURIA PËR JETË DHE URREJTJA E VDEKJES'. Në një hadith tjeter thuhet: '…dhe urrejtja e luftës në rrugen e All-llahut'.


    22. Kërkimi i diturisë nga njerëzit e papjekur, të cilët nuk janë të udhëzuar mirë në shkencë. =>Koment : Do të pyeten dhe do të japin përgjigjëje pa njohuri dhe kështu do të lakojnë nga rruga e drejtë edhe të tjerët dhe do t'i çojnë në humbje. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Një prej shenjave të Kijametit është kërkimi i diturisë nga të papjekurit'.


    23. Paraqitja e lakuriqësisë të gratë , kështu që do të mbulojnë një pjes të trupit , ndërsa pjesën tjetër do të zbulojnë, apo do të veshin rrobe të ngushta dhe të tejdukshme . =>Koment : Keshtu që ky veprim do të jet shumë fatal për shumë njerëz pasi që si pasoj e veshjeve të tilla do të shkojnë rrugës se prostitucionit.


    24. I marri do të zë vend të nderuar dhe do të kujdeset për punët e interesit të përgjithshëm . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit do të këtë kohë të mashtrimeve, kur do të akuzohen të besueshmit ndërsa rrenacakut do t'i bëhët nder. Gjykimin do të sjellë Ruvejda.' Sahabët pyeten:'Kush është Ruvejda ?' I Dërguari u përgjigj: Ai është i marri i cili sjellë vendim për punët e përgjithshme'.


    25. Selami do të jetë vetëm për të njohurin, pra selam do t'i jepet vetëm atij i cili është i njohur . => Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Një prej parashenjave të Kijametit është që njeriu të përshëndet me selam vetëm atë të cilin e njeh'. =>Koment : Dhe nuk është e preferueshme të ipet Selami më shkurtes siq jan (s.a./- Slm/- Slm Alm/- Selam.etj) të cilat këto përdoren tek muslimanet andaj Selamin jepe si Selam dhe ktheje si Selam, Selamu Alejkum / Alejkum Selam dhe asesi më shkurtesa.


    26. Nuk do të ketë kujdes për furnizimin hallall. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Do të vijë koha në të cilën njeriu nuk do të këtë kujdes për mallin, nafakën të cilën e ka arritur , a është ne menyrë hallall apo jo'.


    27. Përhapja e përgjithshme e gënjeshtrës.


    28. Afërsia e çarshive (tregjeve) me çka tregohet në përhapjen e tregtisë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: '…Përhapja e gënjeshtrës, shkurtimi i kohës dhe afërsia e çarshive'.


    29.Devetë dhe shtëpit do t'i shfrytëzojnë shejtanët . =>Koment : Që do të thotë se njeriu do të ngarendë devenë të cilën do ta pasojë tjetra e cila nuk është për t'i grahur e as që do t'i ndihmojë atij që ka nevojë për të, dhe shejtani do ta ngarendë. Gjithashtu ,njeriu do të blejë një shtëpi jo që ka nevojë për banim dhe me vite do të jetë e zbrazur dhe shejtanët do ta banojnë.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Shtëpitë dhe devetë do të jenë të përgaditura për shejtanët'.


    30. Garat për ngritjen e xhamive dhe për hijeshin e tyre .=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vij Kijameti derisa njerëzit nuk garojnë në ndërtimin e xhamive'.


    31. Dëshira e madhe për të parë ëndërr Muhamedin.s.a.v.s. =>Koment ndërsa kjo do të jetë një kohë e çrregullimeve të përgjithshme dhe largimi prej fesë.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Do të vijë koha kur dikush do të dëshirojë të më shohë në ëndërr më shumë se sa që e do pasurinë dhe familjen e tij'.


    32. Përhapja e mosrespektit ndaj njerëzve dhe veprimi shumë i vogël të veprave për ahiret.


    33. Përhapja e koprracisë. =>Koment- Kështu që të gjithë do të jenë dorështrënguar në atë që e kanë. Pasaniku do të jëtë koprrac në pasurinë e tij, dijetari në diturin e tij , ndersa prodhuesi ne atë qe e prodhon .=> Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Puna do të zvogëlohet, ndërsa do të shtohet koprracia'. .


    34. Vrasja e ndërsjellë pa kurfarë shkaku . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, do të vijë koha kur vrasësi nuk do të dijë se për çka ka vrarë, ndërsa i vrari për çka është i vrarë'.


    35. Pasuria shoqërore do t'i nënshtrohet grabitjes, dhe njerëzit nuk do të ngurrojnë nga plaçkitja dhe fshehja e asaj pasurie.


    36. Humbja e besimit.


    37. Pakujdesia e njerëzve ndaj dispozitave të fesë.


    38. Nënshtrimi i njeriut ndaj gruas së tij, ndërsa padëgjueshmëria ndaj nënës.


    39. Sjellja e vrazhdë ndaj babait, ndërsa mirësjellja ndaj shokut.


    40. Ngritja e zërave në xhami.


    41. Prijësi i një populli të jetë më i mjeruari , ndërsa më i prishuri në mesin e tyre të jetë me autoritet.


    42.Respektimi i njeriut për shkak të frikës nga e keqja e tij, e jo për shkak të meritës dhe fisnikërisë së tij. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Kur profiti të ndryshojë, besimi të humbë , zekati sikur dënim, kur njeriu ti nënshtrohet gruas së tij, ndersa i ashper ndaj babait të tij , kur të ngriten zërat në xhami dhe prijësi i popullit të jetë më i mjerueshmi, dhe më autoritativi të jetë më i prishuri, kur njeriu respektohet për shkak të frikës nga e keqja e tij, kur të pihen pije alkoolike dhe kur të veshet mëndafshi, kur të porositen këngëtare dhe instrumenete muzikore, dhe kur të fundit e këtij umeti t;i mallkojnë ata të mëparshmit.Atëherë njerëzit le të presin një erë te kuqe , deformime ose poshtërime, ngjarje të cilat do të pasojnë njëra tjetrën, ashtu siç mbërthehet ajo që është e varguar në varg kur ajo të ndërpritet'.


    43. Policia e kohës se fundit e cila rrah dhe keqtrajton qytetaret. => Hadith-Muhammedi s.a.v.s. thotë: ' Do te ketë në kohen e fundit njerëz që me vete mbajnë kamxhikë të ngjajshem me bishtin e lopes, dalin ata në hidhërimin e All-llahut (ndaj tyre).'



    44. Epërsi do t'i jepet njeriut në prirjen e namazit për shkak të zërit të mirë qoftë ai më pak i ditur dhe më pak i vlefshëm në mesin e njerëzve prezent.


    45. Blerjen e pozitës, pra ardhjen në pozitë nëpërmjet ryshfetit.


    46. Derdhja e madhe gjakut. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Ngutuni për vepra të mira para se të ndodhin gjashtë gjëra sundimi i të marrëve , policia e shumtë, shitja e pushtetit , derdhja shumë e lehtë e gjakut , nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe turma e të rinjëve të cilët nga këndimi i Kur'anit do të mbajn koncerte .Do të zgjedhet njëri prej tyre i cili do t'u këdojnë melodikisht pa marrë parasysh që më së dobëti njeh rregullat e fikhut'.


    47. Gruaja të marrë pjesë bashkë me burrin e saj në punët e tregtisë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit njerëzit do të përshendesin me selam vetëm ata që i njohin , do të përhapet tregtia dhe gruaja do të marrë pjesë në tregti me burrin e saj.


    48. Shumësia e shkrimit dhe përhapja e tij .


    49. Femija është i pamëshirshëm.


    50. Shiu te jetë i nxehtë.


    51. Kërkimi i diturisë jo për shkak të fesë, por për të fituar pozitë apo pasuri.


    52. Paraqitja e automobilëve. =>Hadith- Kjo është diçka shumë e mahnitshme për të cilën na ka lajmëruar – Muhamedi s.a.v.s. ku ka thënë: 'Para fundit të jetës së umetit tim, do të këtë njerëz të cilët do të voziten ne ulëse komode ngjashëm me ato të shtepisë. Do te vijnë ashtu para derës së xhamisë,ndersa gratë do t'i kenë të zhveshura .


    53. Paraqitja e luksit dhe jetës komode në mesin e muslimanëve . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Kur umeti im të mburret dhe kur t'u shërbejn bijtë e mbretërve persianë dhe bizantinë , e keqja do të sundojë mbi ta të cilët janë të mirë .


    54. Do të ngritet mashtrimi, ndersa ndershmëria do të nënqmohet . =>Koment- Në të vërtetë , do të respektohen e nderohen mëkatarët ,ndërsa nënçmohen njerëzit bujarë.


    55. Do t'i thuhet njeriut 'Sa kokëfortë qe je, i dërmuar dhe mendjelehtë!
    =>Koment- Në zemrën e tij nuk do të ketë një thërrmi imani.


    56. Të dëshiruarit e vdekjes për shkak të sprovave të medha. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vijë Kijameti derisa njëriu nuk kalon përskaj varrit të njeriut tjëtër duke thënë : Sikur të isha në vendin e tij!'.


    57. Bllokada apo sanksionet e vendosura Irakut , te cilit do ti pamundësohet ushqimi dhe ndihma.


    58. Bllokada e Shamit (Palestina , Jordani ,Siria) =>Koment- Po ashtu do t'u pamundësohet ushqimi dhe ndihma .Këto dy shenjat e përmëndura më lartë janë gjërat më interesante për të cilat na ka paralajmruar Muhamedi.a.s. ndërsa do të ndodhin para fundit të ekzistimit të kësaj bote. Bllokada e Irakut, pastaj e Palestinës vërtetojn fjalet e Muhamedit s.a.v.s. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: ' Do të vij koha kur banorët e Irakut nuk do të mund të mbërrijnë as te malli e as të paraja ,' 'Prej nga kështu ?'-Pyetëm. Ai na u përgjigj: 'Nga të huajt joarabë të cilët do ta bëjnë këtë!' Pastaj tha 'Do te vij koha kur banorët e Shamit nuk do të mund të mbërrijnë as te paratë e as te malli.' 'Prej nga keshtu'?' –pyetëm? Pejgamberi tha : 'Nga bizantinasit' .


    59. Vdekja e Muhamedit.s.a.v.s.


    60. Qlirimi i Kudsit. =>Koment- Kjo ka ndodhë gjatë halifatit te Omerit.r.a. dhe do të ndodh prapë



    61. Vdekja masovike nga epidemia e murtajës dhe prej semundjeve tjera ngjitëse. =>Koment- Sikur epidemia e mortajes gjatë kohës se halifatit te Omerit.r.a. në vendin Amvas dhe gjatë luftrave botërore.Vdekja nga epidemit e ndryshme d.m.th që edhe sot jan prezente siq e dim te gjithë.


    62. Paraqitja e qmimeve të larta . =>Koment- Njeriut në vend që t'i jepen 100 i jepen 300 euro p.sh. ndersa ai mbetet i pakënaqur .


    63. Turbullira e cila do të hyjë në çdo shtëpi arabe dhe jo arabe . =>Siç është televizioni dhe instrumentet muzikore .


    64. Armëpushimi dhe marrëveshja që do të vendoset ndërmjet nesh dhe bizantineve (Evropa dhe Amerika). =>Koment-Kjo është shenja e fundit e vogël sepse do të paraqitet menjëherë pas betejës së dunit të përgjakshme .




    Marrë nga Librat:
    1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor 'EMIN MUHAMED XHEMALUDIN'
    2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE - Autor 'OSMAN ABAZI'


    Përgaditen:
    Berat Shatri & Besa Haxhiu - Skenderaj-Kosovë

    =>Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu<=

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2010, 22:01
  2. Shenjat e vogla të Kijametit
    By Ibni Mes'ud in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2010, 03:13
  3. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 14-02-2010, 11:31

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •