|
Shirku dhe frika prej tij
Shirku dhe frika prej tij
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fjala shirk do tė thotė ti bėsh Allahut tė Lartėsuar shok nė ēdo ēėshtje qė i pėrket Atij. Shirku ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha tė cilin Allahun i Lartėsuar nuk e fal. Nėse njė person vdes pa u penduar nga shirku, do tė jetė pėrgjithmonė nė xhehenem. Tė gjithė Pejgamberėt kanė pasur frikė nga shirku. Llukmani alejhi selam e ka porositur birin e tij duke i thėnė:
(pėrkujtoju popullit tėnd) Kur Llukmani duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe! (Lukman, 13)
Allahu i Lartėsuar ėshtė shumė i mėshirshėm ndaj robėrve tė Tij dhe ēdo send ka mundėsi ta falė pėrveē shirkut. Ai thotė: Ska dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) ti pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do. (En-Nisa, 48)
Dhe thotė: Pasha Allahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: Nėse i bėn shok (Allahut), veprat e tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jesh prej tė humburve. (Ez-Zumer, 65)
Kurse pėrveē shirkut dhe kufrit, Allahu i Lartėsuar ia fal kujt tė dojė.
Transmeton Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Ai qė e takon Allahun dhe nuk i ka bėrė Atij shok, do tė hyjė nė xhenet, kurse ai qė e takon Allahun dhe i ka bėrė shok Atij, do tė hyjė nė xhehenem. Muslimi 93.
Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Largojuni shtatė mėkateve shkatėrruese. I thanė tė pranishmit: Cilat janė ato, o i Dėrguar i Allahut? Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: Ti bėsh shirk Allahut, sihri, vrasja e njeriut qė ta ka ndaluar Allahu, pėrveē me tė drejtė, ngrėnia e kamatės, ngrėnia e mallit tė jetimit, ikja nga fronti i luftės si dhe shpifja pėr motra muslimane tė pastra. Buhariu 2615, Muslimi 89.
Allahu subhanehu ue teala kėrkon nga ne qė mos ti bėjmė shok Atij dhe ne patjetėr e kemi obligim qė mos ti bėjmė shok, se pėrndryshe do tė na presė xhehenemi nė Ditėn e Gjykimit.
Transmeton Muadh ibn Xhebeli, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i kishte thėnė: O Muadh, a e di se ēfarė haku ka Allahu ndaj robėrve tė Tij dhe ēfarė haku kanė robėrit e Allahut ndaj Allahut? I thashė: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Tha: Haku i Allahut ndaj robėrve tė Tij ėshtė qė ta adhurojnė Atė dhe mos ti bėjnė shirk Atij, kurse haku i robėrve ndaj Allahut ėshtė qė mos ta dėnojė asnjėrin prej atyre qė nuk i kanė bėrė shirk Allahut. Buhariu 6135, Muslimi 30.
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
|