Tagutat janë grupe të veçantë në xhehenem! "Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutit e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje. All-llahu është Dëgjues i Dijshëm. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë". (Bekare 256-257)

Tagut quhen ata që e provokojnë [e sfidojnë] Zotin dhe e shpallin veten si hyjni, dhe ata që në tokë dëshirojnë të vendosin ligje në mesin e njerëzve. Kushdo që dëshiron të sundoj me ndonjë ligj tjetër pos ligjit të Allahut dhe kushdo tjetër që përcakton ligje tjera për të gjykuar në mes popullit, e quajmë Tagut!

Tagutat nganjëherë mund të jenë zyrtarët e shtetit e nganjëherë personel ushtarak. Çdo parim, rregull apo ligj që nuk është në përputhje me sheriatin dhe i cili vjen nga një sistem i caktuar, ideologjie ose udhëheqës i caktuar dhe personalitet e quajmë Tagut. Sot sistemi i tagutave më i përhapur është demokracia [demonkracia sh.p] dhe laicizmi. Në ligjet e sotme parlamentare njerëzit prodhojnë [shpikin] ligje, ku me ndihmën e të cilit i sundojnë njerëzit me të. Ata vendosin kushtetuta që i japin cilësi të paprekshme, edhe pse njerëzve Allahu u shpalli ligje, të cilët ata kanë nevojë për jetën e tyre. All-llahu ka urdhëruar dënimin për vjedhje dhe vrasje, dhe ndaloi lojërat e fatit, amoralitetin, kamatën dhe alkoolin... dhe megjithatë ka urdhëruar[ ka shpallur] shumë urdhra dhe ndalesa në ligjin e tij. A dëshironi ju me të vërtetë ta provokoni [sfidoni] Atë që ju krijoi, duke sjellë ligje të shpikura [të trilluara sh. p.] dhe duke hedhur pas shpine ligjin e Tij Subhanehu ve teala? Mos ekziston ndonjë qëndrim arrogant ndaj Zotit nga kjo marrëdhënie?

Po, njeriu që është krijuar nga një pikë e farës, dëshiron ta sfidoj Zotin e tij duke mos e pranuar [njohur sh. p.] sundimin e Tij dhe duke menduar për veten që është dikush dhe diçka.

Çfarë pikëllimi [trishtimi] është kjo!!! O ju ndihmësit e Tagutave! Për sa kohë kjo do të vazhdojë t’ju ndihmoni. Krijuesi i të gjithë neve, Allahu dëshiron prej nesh për të zgjedhur ligjin [sheriatin] e tij dhe ta ndihmojmë atë!

Dhe ty më pas të kemi përcaktuar që në fe të shkosh në atë drejtim të caktuar, kështu që ndiqe atë dhe mos ndiq epshet e atyre që nuk dinë. Në këtë ajet është mësim i qartë dhe i dukshëm. Kjo do të thotë ose ju do t’i ndiqni epshet dhe dëshirat e njerëzve ose ligjet e Allahut të Lartësuar. Nga njëra anë, sistemi i Allahut të Lartësuar dhe në anën tjetër sistemin e të mjeruarve.

E kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? (Kasas 50)

A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta? (Muhammed 14)

Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar [i ka bërë padrejtësi] vetvetes. (Talak 1)

Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë. (Nisa 14)

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni Taghutit (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve? (Nahl 36)

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë Taghuti, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E shejtani dëshiron t'i humbë në pafundësi. (Nisa 60)

A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut? (Maide 50)

A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm. (Shura 21)

Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm. (Muxhadele 5)

SELEFIMEDIA BALLKAN

Përktheu: Ebu Muhamed

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET


Teuhid