Teuhidi (Njėshmėria e Zotit) dhe llojet e tij
Teuhidi, d.m.th. tė veēuarit e Allahut, subhanehu we teala, me adhurim (ibadet), pėr tė cilin qėllim e ka krijuar Allahu, subhanehu we teala, botėn. Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“Unė nuk i krijova xhinnėt dhe njerėzit pėr tjetėr, pos qė tė mė adhurojnė”. (Dharijat, 56), qė d.m.th. tė mė veēojnė Mua nė adhurim dhe lutje.
Llojet e Teuhidit tė poshtėshėnuara janė marrė nga Kur’ani famėlartė e ato janė:
1.
Teuhidi (Njėshmėria) e Zotit: pranimi se Allahu, subhanehu we teala, ėshtė Zot dhe krijues. Kėtė e kanė pranuar edhe kafirėt (mohuesit), mirėpo kjo gjė nuk i ka futur nė islam, ngase Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“Po nėse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do tė thonė: Allahu! E si pra, ia kthejnė shpinėn?” (Zuhruf, 87)
Komunistėt e mohuan ekzistimin e Zotit, e me kėtė gjė u bėnė mohuesit (kafirė) mė tė mėdhenj se kafirat e xhahilijetit (injorancės).
2.
Teuhidi (Njėshmėria) e tė Adhuruarit: njėshmėria e Allahut, subhanehu we teala, ėshtė nė tė gjitha llojet e adhurimit tė pėrshkruar, siē ėshtė lutja, tė kėrkuarit ndihmė, tavafi, therrja e kurbanit, besatimi etj. Kėtė lloj tė Teuhidit e kanė mohuar kafirėt, dhe ky ka qenė shkaku i armiqėsisė ndėrmjet pejgamberėve dhe popujve tė tyre, duke filluar nga Nuhi, alejhi selam, e deri te Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem. Nė shumė sure tė Kur’anit famėlartė nxiten besimtarėt nė kėtė dhe nė tė luturit vetėm Allahut, Njė. Pėr kėtė shkak, nė ēdo namaz lexojmė suren Fatiha nė tė cilėn gjenden kėto fjalė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ti kėrkojmė ndihmė”, qė d.m.th., vetėm Ty tė veēojmė nė adhurim dhe vetėm Ty tė lusim, dhe nuk kėrkojmė ndihmė nga tė tjerėt, pos Teje. Teuhidi i tė Adhuruarit pėrmbledh tė veēuarit e Allahut, subhanehu we teala, nė dua (lutje), nė tė gjykuar me Librin dhe ligjin e Tij, kurse e gjithė kjo hyn nė fjalėn e Tij:
“Vėrtetė, vetėm Unė jam Allahu, nuk ka tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro”. (Taha, 14)
3.
Teuhidi (Njėshmėria) i emrave dhe cilėsive tė Allahut, subhanehu we teala: t’i besohet ēdo sendi qė pėrmendet nė Kur’anin Kerim dhe nė hadithe tė vėrteta mbi cilėsitė e Allahut, subhanehu we teala, me tė cilat e ka cilėsuar veten dhe me tė cilat e ka cilėsuar Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, nė hadithe tė vėrtetė, nė realitetin e tyre, duke mos shtrembėruar kuptimin e tyre, pa pyetur si, dhe duke mos ia lėnė kėtė ēėshtje tjetėrkujt por, vetėm Allahut, (ngase kjo ėshtė e kuptuar nga vet teksti), siē ėshtė istivaja (qėndrimi i Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh), zbritja e Tij, dora e Tij, tė adhurit e Tij dhe cilėsitė tjera, tė cilat i sqarojmė me atė qė transmetohet nga tė parėt tanė (selefitė). P.sh. sqarimi i istivasė (qėndrimit tė Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh) gjendet nė fjalė tė tabi’iut, qė transmeton Buhariu nė sahihun e tij (libri i haditheve tė vėrteta tė Buharisė) nė kuptim tė tė qenit lart dhe tė ngriturit ashtu, siē i takon Allahut, subhanehu we teala. Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi...” (Shura, 11)
a)
Et-Te’vil – d.m.th.: ndryshimi i kuptimit tė ajeteve dhe haditheve nė kuptim jo tė drejtė, si p.sh. istivanė (qėndrimi i Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh) me istevla, qė d.m.th. tė mbisunduarit.
b)
Et-Ta’til – d.m.th.: mohimi i cilėsive tė Allahut, subhanehu we teala, mbi Arsh, lart nė qiell, siē mendojnė grupet e humbura se Allahu, subhanehu we teala, ėshtė nė ēdo vend.
c)
Et-Tejkif – d.m.th.: tė pyeturit mbi mėnyrėn e kėtyre cilėsive, tė pyesėsh si, ngase tė qenit e Allahut, subhanehu we teala, lart mbi Arsh, nuk u pėrngjan krijesave dhe mėnyrėn nuk e di askush, pos Allahut, subhanehu we teala.
d)
Et-Temthil – d.m.th.: pėrngjasimi (shėmbėllimi) i cilėsive tė Allahut, subhanehu we teala, me cilėsitė e krijesave tė Tij, prandaj nuk thuhet: Allahu, subhanehu we teala, zbret siē zbresim ne, kurse hadithin e zbritjes e transmeton Muslimi. Nuk ėshtė e vėrtetė se Ibni Tejmije ka pėrngjasuar cilėsitė e Allahut, subhanehu we teala, me cilėsitė e krijesave, ngase kėtė nuk e gjejmė nė librat e tij, por pėrkundrazi kemi gjetur mohimin e pėrngjasimit dhe shėmbėllimit.
e)
Et-Tefvid – d.m.th.: kjo te selefi (tė parėt tanė) ėshtė paraqitur nė pėrshkrimin e mėnyrės e jo tė kuptimit tė cilėsive tė Allahut, pėr kėtė shkak istivaja ėshtė tė qenit e Allahut, subhanehu we teala, lart, mėnyrėn e tė cilės nuk e di askush, pos Allahut, subhanehu we teala.
Marre nga:
Teuhidi (Njshmria e Zotit) dhe llojet e tij-teuhid.NET - Ta msojm TEUHIDIN...