Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Akide

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 10-07-2006, 00:56
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 840
All-llahu tė shpėrbleftė: 991
Falėnderuar 2,349 herė nė 687 Postime
Rep Fuqia: 740
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Tre themelet baze

Ky eshte teksti i "Tre themeleve baze" i Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab dhe eshte i domosdoshem te lexohet nga cdo musliman dhe muslimane.

Me Emrin e Allahut, i Gjithmėshirėshmi, Mėshirėploti.

Di, Allahu tė mėshiroftė, qė ėshtė detyrim mbi ty qė tė kesh dije rreth katėr ēėshtjeve:

(i) Dija (EL- 'ILM), qė ėshtė njohja e Allahut dhe njohja e tė Dėrguarit dhe njohja e fesė Islame me argumentat (faktet, provat) e saj.

(ii) Tė vepruarit me kėtė (dije).

(iii) Tė thirrurit nė tė.

(iv) Tė duruarit ndaj ēdo fatkeqėsie apo dėmi qė tė bie si pasojė e kėsaj.

Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Pasha kohėn! Njeriu ėshtė nė humbje. Pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė drejta. Dhe e kėshillojnė njėri-tjetrin me vėrtetėsi dhe e kėshillojnė njėri tjetrin me durim."(El-'Asr)

Esh-Shaf'i (Allahu e mėshiroftė) tha: " Nėse Allahu nuk do tė zbriste pėr krijimin e Tij asnjė argument tjetėr pos kėtij, (ky argument) do tė qe mjaft pėr ta (pėr tu udhėzuar)."

El-Bukhari (Allahu e mėshiroftė) tha (nė Sahih el-Bukhari): "Kapitulli: Dija paraprin tė folurit dhe tė vepruarit dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:
"Di qė s'ka zot veē Allahut, dhe kėrko falje nga Zoti yt pėr mėkatet e tua..." (Muhamed:19). Pra Ai pėrmendi dijen pėrpara tė folurit apo veprimit."

Di, Allahu tė mėshiroftė, se ėshtė e detyrueshme pėr ēdo Musliman, mashkull apo femėr qė tė mėsojė dhe tė veprojė mbi tre ēėshtje:

E Para: Qė Allahu na krijoi ne dhe na furnizoi, dhe nuk na krijoi pa qėllim, por pėrkundrazi Ai dėrgoi tė Dėrguarin e Tij tek ne. Kėshtu, kush i bindet atij do tė hyjė nė Xhenet dhe kush nuk e pranon dhe nuk i bindet atij do tė hyjė nė Zjarr (Xhehenem) dhe provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Ne u dėrguam njė tė Dėrguar pėr tė qenė dėshmitar mbi ju, sikurse ēuam tė Dėrguar (Musėn) tek Faraoni. Por Faraoni nuk iu bind tė Dėrguarit kėshtu qė Ne e mbėrthyem atė me ndėshkim tė ashpėr." (Muzzemil: 15-16)

E Dyta: Allahu nuk do qė t'i pėrshkruhet partner Atij nė adhurim, as ndonjė engjėll sado i afėrt qoftė, as ndonjė i Dėrguar dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Dhe xhamitė janė vetėm pėr Allahun (qė ėshtė I Vetėm e pa partner), pra mos adhuro askėnd me Allahun (mos i bėj shirk Atij).(Xhin:18)

E Treta: Kush i bindet tė Dėrguarit dhe njėson Allahun (veēon Allahun si Tė Vetėm e pa partner duke mos i bėrė shirk Allahut) nė tė gjithė adhurimin e tij (me tė cilin ne jemi urdhėruar) mbi Tewhid (duke e bazuar adhurimin e tij mbi faktin qė s'ka zot veē Allahut dhe duke e bėrė adhurimin e tij tė pastėr dhe tė sinqertė dhe vetėm pėr Allahun pa i pėrshkruar partner Atij), nuk i lejohet qė tė marrė si mbrojtės dhe aleatė ata qė kundėrshtojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij edhe sikur kėta tė jenė mė tė afėrmit e tij dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Nuk do tė gjesh njerėz qė besojnė Allahun dhe ditėn e fundit qė tė duan ata qė i kundėrvihen Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij edhe sikur kėta tė jenė baballarėt e tyre, apo djemtė e tyre, apo vėllezėrit e tyre, apo tė afėrmit e tyre. Pėrkundrazi Allahu ka caktuar besim tė vėrtetė pėr zemrat e tyre dhe i ka pėrforcuar ata me argumenta, dritė dhe udhėzim nga Ai dhe Ai do t'i fusė ata nė kopshtet e Xhenetit nėn pemėt e tė cilit rrjedhin lumenj dhe ata do tė jenė aty pėrgjithmonė. Allahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Ata janė grupi i Allahut. Vėrtetė grupi i Allahut janė tė suksesshmit." (Muxhadilah:22)

Di, Allahu tė drejtoftė nė bindje ndaj Tij, qė feja e vėrtetė dhe e drejtė, rruga e Ibrahimit, ėshtė qė ta adhurosh Allahun si Tė Vetėm e pa partner duke e bėrė adhurimin tė pastėr dhe tė sinqertė e vetėm pėr Tė. Kjo ėshtė ajo me tė cilėn Allahu urdhėroi tė gjithė njerėzit dhe pėr kėtė Ai i krijoi ata. Allahu thotė:

" Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pos tė mė adhurojnė Mua" (Dharijatė:56)
Dhe kuptimi i adhurimit kėtu ėshtė tė njėsosh Allahun nė gjithēka me tewhid. Dhe urdhėri mė i lartė qė ka urdhėruar Allahu ėshtė tewhidi qė ėshtė njėsimi i Allahut nė tė gjithė adhurimin. Gjėja mė serioze qė Ai ka ndaluar ėshtė shirku qė ėshtė t'i lutesh dikujt tjetėr veē Tij (apo sė bashku me Tė) dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Adhuroni vetėm Allahun (duke e bėrė tė gjithė adhurimin tė pastėr e vetėm pėr Tė), dhe mos i pėrshkruaj Atij partner (nė kėtė adhurim)..." (Nisa:36)

Pra nėse tė pyesin: cilat janė tre bazat themelore (tre principet themelore) qė dikush duhet tė dijė? Thuaj: dija e robit rreth Zotit tė tij, dhe fesė sė Tij (Islamit) dhe tė Dėrguarit tė Tij, Muhamedit.


[Principi i parė: Njohja e Allahut]

Nėse tė pyesin: Kush ėshtė Zoti yt? Thuaj: Zoti im ėshtė Allahu qė mė ka furnizuar mua dhe gjithė krijimin me favoret dhe bekimet e Tij. Ai ėshtė Ai qė unė adhuroj dhe s'ka tjetėr qė unė adhuroj veē Tij. Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut: "I gjithė falenderimi dhe larmadhėrimi i pėrkasin vetėm Allahut, Zotit tė botėve" (Fatiha:1). Gjithēka pėrveē Allahut ėshtė e krijuar dhe unė jam njė nga krijesat.

Nėse tė pyesin: si arrite ta njohėsh Zotin tėnd? Thuaj: nėpėrmjet Shenjave tė Tij dhe atyre qė Ai ka krijuar; dhe nga shenjat e Tij janė nata dhe dita, dielli dhe hėna; dhe nga ato qė Ai ka krijuar janė shtatė qiejt dhe shtatė tokat dhe gjithēka nė to dhe mes tyre. Prova ėshtė thėnia e Allahut:

"Dhe nga shenjat e Tij janė dita dhe nata, dielli dhe hėna. Mos i bėni sexhde diellit, as hėnės, por bini nė sexhde Allahut qė i krijoi ato po qe se vėrtetė e adhuroni Atė." (Fusilet:37)

dhe thėnia e Allahut:

"Zoti juaj ėshtė Allahu qė krijoi qiejt dhe tokėn nė gjashtė ditė, pastaj qėndroi mbi Arsh. Ai e bėn natėn qė tė mbulojė ditėn qė vjen me nxitim. Dhe dielli, hėna dhe yjet janė vazhdimisht nėn komandėn e Tij. Patjetėr qė krijimi dhe komanda i pėrkasin vetėm Atij. I Lartmadhėruar ėshtė Allahu, Zoti i gjithė krijimit." (Araf:54)

Zoti ėshtė Ai qė adhurohet dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"O njerėz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj. Ai qė u krijoi ju dhe ata qė erdhėn para jush qė tė mund tė bėheni tė devotshėm (nga ata qė kėrkojnė tė shmangin inatin dhe ndėshkimin e Allahut). Ėshtė Ai qė e ka bėrė tokėn vendpushim pėr ju dhe qiellin mbulojė dhe zbret shi nga qielli dhe nxjerr nga toka me tė bimė dhe fruta si furnizim pėr ju. Pra mos i pėrshkruani partnerė Atij (kur e dini se nuk ka Zot veē Tij)." (Bakarah:21-22)


Ibn Kethir(Allahu e mėshiroftė) tha: "Krijuesi i kėtyre gjėrave ėshtė I Vetmi qė meriton (tė adhurohet) dhe qė duhet adhuruar."
Llojet e adhurimit qė Allahu ka urdhėruar janė: Islami (nėnshtrimi dhe bindja ndaj Allahut), imani (besimi i zemrės i shoqėruar me fjalėt dhe veprat) dhe ihsani (adhurimi perfekt) dhe nga kėto ėshtė duaja, frikė-respekti (khauf), shpresa (raxhaa), dhe mbėshtetja (tawakul), tė dėshiruarit me ngulmim (raghbah), tė frikėsuarit (rahbah), respekti dhe pėrulja(khushu'), kujdesi(khashjah), tė kthyerit me pendim (inaabah), tė kėrkuarit ndihmė (isti'anah), tė kėrkuarit strehim (isti'adhah), tė kėrkuarit lirim dhe shpėtim (istighathah), kurbani (dhabh), betimet (nadhr), dhe pjesa tjetėr e adhurimit e urdhėruar nga Allahu. Tė gjitha kėto duhen bėrė absolutisht vetėm pėr Allahun. Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Dhe xhamitė janė vetėm pėr Allahun (qė ėshtė I Vetėm e pa partner), pra mos adhuro askėnd me Allahun (mos i bėj shirk Atij).(Xhin:18)

Kushdo qė drejton ndonjė pjesė tė tij (adhurimit) ndaj dikujt apo diēkaje veē Allahut, ėshtė mushrik (idhujtar), kefėr (qafir) dhe provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Dhe kush adhuron paralelisht me Allahun dikė (apo diēka tjetėr), s'ka argument pėr kėtė; llogaria e tij ėshtė me Zotin e tij. Vėrtetė kefirunėt nuk do bėjnė kurrė pėrpara." (Mu'minunė:117)

Nė hadith thuhet: "Duaja ėshtė qendra (esenca) e adhurimit" dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Zoti juaj thotė: O njerėz, lutmuni Mua dhe (kėrkoni nga Unė duke e bėrė adhurimin tuaj tė pastėr e vetėm pėr Mua), Unė do u pėrgjigjem, (do u fal dhe do kem mėshirė mbi ju). Vėrtetė ata qė dėshtojnė tė mė adhurojnė vetėm Mua do tė hyjnė nė xhehenem tė poshtėruar." (Ghafir:60)

Prova pėr frikė-respektin (khawf) ėshtė thėnia e Allahut:

"...Pra mos iu frikėso atyre por mu frikėso Mua (dhe kujdes se mos nuk bindesh ndaj Meje) nėse jeni me tė vėrtetė besimtarė." (Aal-'Imran:175)

Prova pėr shpresėn (raxha) ėshtė thėnia e Allahut:

"Pra kushdo qė shpreson tė shohė Zotin e tij (dhe tė shpėrblehet prej Tij), le tė bėjė vepra tė mira dhe tė mos i pėrshkruaj Allahut partner nė tė." (Kehf: 110)

Prova pėr mbėshtetjen (tawakul) ėshtė thėnia e Allahut: 

"Dhe mbėshtetuni tek Allahu nėse jeni me tė vėrtetė besimtarė." (Ma'idah: 23)

dhe Ai thotė:

" Dhe kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij." (Talak:3)

Prova pėr tė dėshiruarit me ngulmim (raghbah), tė frikėsuarit (rahbah), respektit dhe pėruljes(khushu'), ėshtė thėnia e Allahut:

"Ata shpejtonin tė bėnin punė tė mira dhe gjithnjė na luteshin Ne me shpresė dhe frikė dhe ishin respektues e tė pėrulur pėrpara Allahut." (Enbija:90)

Prova pėr kujdesin (khashjah), ėshtė thėnia e Allahut:

"Pra mos jua ki frikėn atyre por mu frikėsoni Mua." (Ma'ida: 3)

Prova pėr tė kthyerit me pendim (inaabah), ėshtė thėnia e Allahut:
"Kthehuni (o njerėz) me pendim e pėrkushtim me besim tė vėrtetė tek Zoti juaj, dhe nėnshtrojuni Atij." (Zumer:54)

Prova pėr tė kėrkuarit ndihmė (isti'anah), ėshtė thėnia e Allahut:

" Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm tek Ti ndihmė kėrkojmė." (Fatiha: 5)

Dhe nė hadith thuhet:

"Nėse kėrkoni ndihmė, kėrkoni ndihmė nga Allahu."(Tirmidhi)

Prova pėr tė kėrkuarit strehim (isti'adhah), ėshtė thėnia e Allahut:

"Thuaj: kėrkoj strehim me Zotin e agimit." (Felek:1)

dhe

" Thuaj: Kėrkoj strehim me Zotin e njerėzve." (Nas:1)

Prova pėr tė kėrkuarit lirim dhe shpėtim (istighathah), ėshtė thėnia e Allahut:

" Kur ju i kėrkuat ndihmė e shpėtim Zotit tuaj e Ai iu pėrgjigj juve." (Enfal:9)

Prova pėr kurbanin (dhabh), ėshtė thėnia e Allahut:

" Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botėve. S'ka partner me Tė..."(En-'Am:162-163)

Gjithashtu Rrasuli tha: " Allahu ka mallkuar kėdo qė bėn kurban pėr dikė (apo diēka) tjetėr veē Allahut." (Muslim)

Prova pėr betimet (nadhr), ėshtė thėnia e Allahut:

" Ata pėrmbushin betimet e tyre dhe i frikėsohen njė dite tė ashpėr." (Insan:7)





[ Principi i dytė]

Dija rreth fesė sė Islamit me prova, qė ėshtė t'i nėnshtrohesh Allahutme tewhid, dhe (tė nėnshtrohesh) me bindje ndaj Tij dhe tė pastrohesh dhe tė distancohesh nga shirku dhe mushrikinėt. Kjo ėshtė nė tre nivele: islam, iman dhe ihsan. Ēdo nivel ka shtyllat e tij.

Niveli i parė: Shtyllat e Islamit janė pesė:

(1) Tė dėshmuarit se s'ka Zot veē Allahut dhe tė dėshmuarit se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut.

(2) Tė falurit e Namazit.

(3) Tė dhėnit e Zekatės.

(4) Tė agjėruarit e Ramazanit.

(5) Tė kryerit e Haxhit.

Prova pėr Shehadetin ėshtė thėnia e Allahut:

" Allahu dėshmon se s'ka Zot veē Allahut dhe engjėjt dhe tė diturit dėshmojnė pėr kėtė: Ai e mban drejtėsinė. Askush s'ka tė drejtė tė adhurohet veē Tij, I Gjithėfuqishmi, Mė i Urti Gjithėgjykues."(Al-'Imran:18)

Kuptimi i shehadetit ėshtė se askush s'ka tė drejtė tė adhurohet veē Allahut: "LA ILAHA", mohon gjithēha qė adhurohet veē Allahut dhe "ILA ALLAH" pėrcakton adhurimin vetėm pėr Allahun pa i pėrshkruar partner nė adhurimin e Tij, sikurse (fakti se) Ai nuk ka partner nė Pushtetin dhe Sundimin e Tij.

Shpjegimi qė e qartėson kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Pėrkujto kur Ibrahimi i tha tė atit dhe njerėzve tė tij: unė jam larg asaj qė ju adhuroni pėrveē Atij qė mė krijoi mua, Ai do tė mė udhėzojė (nė fenė e vėrtetė dhe nė udhėzimin e vėrtetė). E Allahu e bėri thėnien qė S'ka Zot veē Allahut tė vazhdueshme mes bijve tė Ibrahimit qė ata tė pėrkujtojnė dhe tė rikthehen (tek bindja ndaj Zot dhe tek tė adhuruarit e Tij si tė vetėm dhe tė pendohen pėr kufrin e tyre dhe mėkatet e tyre)."(Zukhruf:26-28)

Dhe thėnia e Tij:

"Thuaj: O ithtarė tė librit, ejani tek njė fjalė e drejtė mes nesh dhe jush, qė ne do tė adhurojmė vetėm Allahun duke mos i pėrshkruar partner. As nuk do tė marrim njėri-tjetrin si zota veē Allahut. E nėse kthejnė shpinėn thuaj: dėshmoni se ne jemi muslimanė."(Al-'Imran: 64)

Prova pėr tė dėshmuarit se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, ėshtė thėnia e Allahut:

"Vėrtetė u ka ardhur i dėrguari i Allahut nga mesi juaj dhe qė e njihni(mirė). Ai dėshpėrohet nėse ju vuani. Ai ėshtė i palodhshėm pėr ju (pėr tė udhėzuar ata qė janė nė rrugė tė shtrembėr nga ju qė tė rikthehen nė tė vėrtetėn). Dhe ndaj besimtarėve ėshtė i mėshirshėm." (Tawbah: 128)

Kuptimi i tė dėshmuarit se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, ėshtė qė ti bindesh atij nė ēdo gjė qė ai komandon. Tė besosh gjithēka qė ai na ka informuar. Tė qendrosh larg gjithēkaje qė ai ka ndaluar apo qortuar dhe tė adhurosh Allahun vetėm siē e ka pėrshkruar ai(Muhamedi).

Prova pėr namazin, zekatėn dhe shpjegimin e tewhidit ėshtė thėnia e Allahut:

" Dhe ata nuk qenė adhuruar me mė tepėr se kaq: Tė adhurojnė vetėm Allahun(pa i pėrshkruar partner) duke e bėrė adhurimin dhe bindjen e tyre tė pastėr dhe vetėm pėr Tė dhe tė falnin namazin dhe tė japin zekatėn. E kjo ėshtė feja e vėrtetė."(Bejinah:5)

Prova pėr agjėrimin ėshtė thėnia e Allahut:

" O ju qė besoni! Agjėrimi ėshtė bėrė i detyrueshėm pėr ju siē qe i detyrueshėm pėr ata para jush qė tė bėheni tė devotshėm." (Bakarah:183)

Prova pėr Haxh ėshtė thėnia e Allahut:

" Dhe Haxhi tek shtėpia e Allahut ėshtė detyrim pėr ata qė kanė mundėsi ta kryejnė atė. E kushdo refuzon apo mohon obligimin e Haxhit, vėrtetė qė Allahu nuk ka nevojė pėr tė apo pėr asnjė nga krijimi."(Al-'Imran:97)


Niveli i dytė: Imani qė ka shtatėdhjetė e mė tepėr degė, mė e larta e sė cilave ėshtė "LA ILAHA ILA ALLAH" dhe mė e ulėta ėshtė tė largosh diēka qė shkakton dėm, nga rruga dhe "el-haja" (ndrojtja) ėshtė degė e imanit. Gjashtė shtyllat e tij janė:

(1) Besimi nė Allah.

(2) Nė engjėjt e Tij.

(3) Nė librat e Tij.

(4) Nė tė dėrguarit e Tij.

(5) Nė ditėn e fundit.

(6) Besimi i nė "Kader" qoftė e mirė apo e keqe.

Prova pėr kėto gjashtė shtylla ėshtė thėnia e Allahut.

" Nuk ėshtė devotshmėri qė ti ktheni fytyrat nga lindja apo perėndimi, por devotshmėria ėshtė tė besosh nė Allah, nė ditėn e fundit dhe tek engjėjt dhe librat dhe tė dėrguarit."(Bakarah:177)

Prova pėr Kaderin ėshtė thėnia e Allahut:

" Ne kemi krijuar gjithēka me Kadr."(Kamar:49)



Niveli i tretė: Ihsani. Ka njė shtyllė e vetme qė konsiston nė tė adhuruarit e Allahut, njėlloj sikur ta shohėsh Atė pasi edhe nėse ti nuk e sheh Atė patjetėr qė Ai tė sheh ty.

Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut.

" Allahu ėshtė me ata qė i frikėsohen Atij (dhe qėndrojnė larg harameve dhe i plotėsojnė detyrimet ndaj Tij ), kėta janė njerėzit e ihsanit (muhsininėt)"(Nahl:128)

Dhe thėnia e Tij:

" Dhe mbėshtetu (o Muhamed) tek i Gjithfuqishmi, I gjithmėshirėshmi. Ai qė tė sheh ty kur qėndron nė namaz, kur je nė kėmbė, nė ruku sexhde dhe kur je ulur. Vėrtetė qė Ai, vetėm Ai ėshtė Gjithdėgjuesi, I Gjithėdituri."(Esh-Shura:217-220)

Dhe thėnia e Tij:

" Ti nuk pėrzihesh nė asnjė ēėshtje (o Muhamed) e as nuk reciton librin e Allahut as nuk bėni ndonjė vepėr (o njerėz) qoftė e mirė apo e keqe veē se Ne jemi dėshmitarė kur ju i bėni..."(Junuz:61)

Prova nga syneti ėshtė hadithi i mirėnjohur i Xhibriilit i trasmetuar nga Umari qė tha:

" Njė ditė kur po rrinim me Rrasulilahin, erdhi tek ne njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe me flokė shumė tė zeza. Tek ai nuk vėreheshin shenja udhėtimi e asnjėri nga ne nuk e njihte atė. Ai erdhi e u ul me Rrasulin duke bashkuar gjunjėt e tij me gjunjėt e Rrasulit dhe shuplakat e tij mbi kofshėt e tij dhe tha: "O Muhamed! Mė informo pėr islamin!" Rrasuli tha: " Islami ėshtė qė tė dėshmosh se s'ka zot veē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut; tė falėsh namazin; tė japėsh zekatėn; tė agjėrosh Ramadanin dhe tė kryesh Haxhin nėse ke mundėsi." Ai tha:" Ke thėnė tė vėrtetėn!" Ne u mahnitėm se si ai i drejtonte (Rrasulit) pyetjen dhe pastaj thonte qė ai (Rrasuli) kishte thėnė tė vėrtetėn. Ai tha:" Mė informo pėr imanin!" Ai (Rrasuli) tha: "Ėshtė tė besosh nė Allah; nė engjėjt e Tij; nė librat e Tij; tek tė derguarit e Tij; tek dita e fundit; dhe qė tė besosh nė kader qoftė i mirė apo i keq." Ai tha:" Ke thėnė tė vėrtetėn!" Ai tha:" Mė informo pėr ihsanin!" Ai (Rrasuli) tha: " Tė adhurosh Allahun njėlloj sikur e shikon Atė pasi edhe ti nuk e sheh Atė patjetėr qė Ai tė sheh ty." Ai tha: "Mė informo pėr orėn e fundit!" Ai (Rrasuli) tha: " Ai qė pyetet nuk e di mė mirė se ai qė pyet." Ai tha: " Atėherė mė informo rreth shenjave tė saj!" Ai (Rrasuli) tha: " Qė skllavja do tė lindė pronaren e saj; kur tė shohėsh barinjtė e zbathur e tė zhveshur qė tė bėjnė gara nė ndėrtesa tė larta." Umari tha se ai (pyetėsi) u largua dhe pas pak kohe ai (Rrasuli) pyeti: "O Umar a e di se kush ishte pyetėsi? Unė u pėrgjigja: " Allahu dhe i Dėrguari i tij e dinė mė mirė." Ai (Rrasuli) tha: " Ai ishte Xhibriili dhe erdhi tu mėsojė ju fenė tuaj."


[Principi i tretė]

Dija rreth tė dėrguarit tė Allahut, Muhamedit dhe ai ishte; Muhamed ibn Abdullah ibn Abdul-Mutalib ibn Hashim; dhe Hashim ishte nga Kurejshėt; Kurejshėt ishin nga arabėt dhe arabėt nga Ismaili i biri i Ibrahimit Khalili (i Allahut) paqja dhe mėshira mė e shkėlqyer qoftė mbi tė dhe mbi Rrasulin. Ai (Rrasuli) jetoi 63-vite, 40-vite para se tė ishte i Dėrguar dhe 23-vite si Rrasul dhe Nebi. Ai u dėrgua si Nebi me Ikra (fillimin e sures El-Alak) dhe si Rrasul me suren Muddeththir. Toka e tij qe Meka dhe emigroi nė Medinah. Allahu e dėrgoi atė paralajmėrues ndaj Shirkut dhe tė pėrgėzonte dhe thėrriste nė Tewhid.

Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" O ti i mbėshtjellur (Muhamed)! Ngrihu dhe paralajmėro njerėzit; dhe Zotin tėnd madhėro; rrobat e tua pastro; dhe qėndro larg idhujve; dhe mos jep pėr tė marrė mė tepėr; dhe kij durim pėr hir tė Zotit tėnd (pėr ēdo fatkeqėsi qė tė bie)." (Muddeththir:1-7)

Kuptimi i " Ngrihu dhe paralajmėro njerėzit" ėshtė qė tu tėrheqė vėrejtjen ndaj shirkut dhe tė propagandojė tewhidin. " dhe adhuro Zotin tėnd" do tė thotė adhuroje Atė me tewhid. " pastro vehten tėnde;rrobat dhe veprat e tua" do tė thotė pastro vehten nga Shirku. " qėndro larg idhujve" , er- ruxhz do tė thotė idhujt dhe haxhr do tė thotė qėndroju larg atyre e mos iu afro atyre apo mushrikinėve.

Ai e kreu kėtė detyrė pėr dhjetė vite duke thirrur nė tewhid, dhe pas dhjetė vitesh ai u ngrit nė qiej (miraxh) dhe pesė kohėt e namazit u bėnė tė detyrueshme pėr tė dhe Ai u fal nė Mekė pėr tre vite dhe pastaj u urdhėrua tė bėjė Hixhra (tė emigrojė) nė Medinah.

Hixhrah ėshtė tė emigrosh nga tokat e shirkut nė toka Islame. Hixhrah nga tokat e shirkut nė tokat Islame ėshtė detyrim mbi muslimanėt dhe vazhdon deri orėn e fundit dhe provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

"Sikur ti shohėsh kur engjėjt ua marrin shpirtėrat atyre qė i bėnė zullum vehtes duke u thėnė:"Nė ē'gjendje ishit ju? ata pėrgjigjen: "Ne ishim tė dobėt dhe tė shtypur nė tokė. Atyre u thuhet: " A nuk ishte toka e Allahut e gjerė dhe e mjaftueshme pėr ju pėr tė bėrė hixhra? Njerėz tė tillė do tė gjejnė vendbanimin e tyre nė xhehenem. Sa pėrfundim i keq ėshtė ai. Pėrveē tė dobtėve qė s'kishin as rrugė e as mundėsi pėr tu shpėrngulur. Pėr kėta ka shpresė se Allahu do ti falė. E Allahu ėshtė kurdoherė Falės, gjithnjė Falės i Madh. "(Nisa' : 97-99)

Po ashtu thėnia e Allahut:

" O robėt e Mi qė besoni tek Unė (dhe tek i Dėrguari Im). Vėrtetė toka ime ėshtė e gjerė, pra (bėni hixhra dhe) mė adhuroni vetėm Mua." (Ankebut :56)

El-Baghawi (Allahu e mėshiroftė) tha: " Ky ajet zbriti pėr muslimanėt e Mekės qė nuk bėnė hixhra. Allahu iu drejtua atyre me titullin e Imanit."

Prova nga syneti pėr hixhra ėshtė thėnia e Rrasulit: " Hixhra nuk merr fund derisa pendimi tė marrė fund dhe pendimi nuk merr fund derisa dielli tė lindė nga perėndimi."


Kur u vendos nė Medinah ai urdhėroi pjesėn tjetėr tė obligimeve Islame si: Zekatė, Salatė, Haxh, Xhihad, Ezanin, urdhėrimin nė tė mirėn dhe tė ndaluarit e sė keqes dhe pjesėn tjetėr tė detyrimeve Islame. Ai i kushtoi dhjetė vite duke i stabilizuar ato dhe mė pas ndėrroi jetė, paqja dhe bekimet mė tė mira tė Allahut qofshin mbi tė. Ai ndėrroi jetė por feja e tij mbetet. Dhe kjo (fe e jona, Islami) ėshtė feja e tij. Nuk ka tė mirė veē se ai e udhėzoi ymetin e tij tek ajo dhe nuk ka tė keqe veēse ai e paralajmėroi ymetin e tij nga ajo (nė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė tė plotė e perfekte tė pastėr nga ēdo mangėsi apo defekt). Kėshtu e mira tek e cila ai na thirri ėshtė tewhidi dhe gjithēka qė Allahu do dhe me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur dhe e keqja nga e cila ai na paralajmėroi ėshtė shirku dhe gjithēka qė Allahu urren dhe qorton. Allahu e dėrgoi atė tė Dėrguar tek tė gjithė njerėzit dhe Allahu e bėri tė detyrueshme pėr tė gjithė njerėzit dhe xhinėt qė ti binden atij.

Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" Thuaj (o Muhamed) tė gjithė njerėzve; unė jam i Dėrguari i Allahut tek tė gjithė ju."
(A'raf: 158)

Nėpėrmjet tij, Allahu plotėsoi dhe perfeksionoi fenė dhe prova ėshtė thėnia e Allahut:

" Sot e kam pėrsosur fenė tuaj, dhe kam perfeksionuar favorin Tim ndaj jush dhe Jam i kėnaqur me Islamin si fenė tuaj." (Ma'idah: 3)

Prova se Rrasuli vdiq ėshtė thėnia e Allahut:

" O Muhamed ti do tė vdesėsh sė shpejti, dhe njerėzit e tu do tė vdesin. Dhe ditėn e ringjalljes ju do tė debatoni para Zotit tuaj." (Zumer: 30-31)

Pas vdekjes njerėzit do tė ringjallen dhe provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" Nga toka ju jeni krijuar, tek ajo do tu kthejmė dhe nga ajo do tu sjellim pėrsėri nė jetė."
(Ta-Ha:55)

Po ashtu thėnia e Allahut:

" E Allahu u krijoi nga dheu i tokės dhe pastaj Ai do tu kthejė nė tė e do tu nxjerrė prej saj pėrsėri." (Nuh: 17-18)

Pas ringjalljes njerėzit do tė merren nė llogari dhe do tė shpėrblehen ose ndėshkohen sipas veprave tė tyre.

Prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" ...Qė Ai ti marrė nė pyetje ata qė vepruan keq dhe ti ndėshkojė ata nė Zjarr pėr ēka bėnė; dhe Ai ti shpėrblejė ata qė bėnė vepra tė mira me mė tė mirėn (Xhenetin)" (Nexhm:31)

Dhe kush mohon ringjalljen ėshtė kefėr dhe provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" Ata qė nuk besojnė thonė se Allahu nuk do ti ringjallė pas vdekjes. Thuaju! Pasha Zotin tim ju patjetėr qė do tė ringjalleni dhe pastaj do tė informoheni pėr ato qė bėnit. Kjo ėshtė e lehtė pėr Allahun." (Taghabun: 7)

Allahu i solli tė dėrguarit e Tij si pėrgėzues dhe paralajmėrues dhe prova pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" Tė Dėrguar si pėrgėzues dhe paralajmėrues qė njerėzimi tė mos ketė mė arsye pėr tu shfajsuar ndaj Allahut pas tė dėrguarve. Dhe Allahu ėshtė kurdoherė I Gjithfuqishėm, Mė i Urti Gjithėgjykues. " (Nisa' :165)

I pari i tyre qe Nuhu dhe i fundit qe Muhamedi dhe prova ėshtė thėnia e Allahut:

" Ne tė kemi frymėzuar ty (o Muhamed) sikurse dėrguam Nuhun dhe tė dėrguarit pas tij." (Nisa' :163)

Allahu dėrgoi tė dėrguar tek ēdo komb nga Nuhu deri tek Muhamedi duke urdhėruar adhurimin e Allahut me tewhid dhe duke ndaluar adhurimin e taghutit.

Provė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:

" Ne u dėrguam tė dėrguar ēdo ymeti duke urdhėruar :adhuroni vetėm Allahun,( ti binden Atij dhe ta bėjnė adhurimin tė pastėr e vetėm pėr tė), dhe tė distancohen nga taghuti."(Nahl:36)

Allahu e bėri tė detyrueshme mbi gjithė robėt e Tij qė tė bėjnė kufr ndaj taghutit dhe tė kenė iman tek Allahu. Ibnul – Kajjim (Allahu e mėshiroftė) tha: "Taghut ėshtė gjithēka pėr tė cilėn robi (i Allahut) kalon kufinjtė qoftė kjo dikush qė adhurohet (veē Allahut), tė cilit i bindet (nė mosbindje ndaj Allahut), apo ndiqet (nė mosbindje ndaj Allahut)."

Taghutėt janė shumė dhe kokat e tyre janė pesė:

(1) Iblisi – Mallkimi i Allahut qoftė mbi tė.

(2) Kushdo qė adhurohet dhe ėshtė i kėnaqur me kėtė adhurim qė i ofrohet.

(3) Kushdo qė i thėrret njerėzit qė tė adhurojnė atė.

(4) Kushdo qė pretendon se ka dije nga Ghajb-i.

(5) Kushdo qė gjykon me tjetėr nga ajo qė ka shpallur Allahu.

Prova ėshtė thėnia e Allahut:

" Nuk ka dhunė nė fe. E vėrteta ėshtė qartėsuar nga falsiteti. Kushdo qė bėn kufr ndaj taghutit dhe beson nė Allah, ai ka kapur dorezėn mė tė fortė qė kurrė nuk thyhet." (Bakarah: 256)

Ky ėshtė edhe kuptimi i LA ILAHA ILA ALLAH.
Dhe nė hadithin: " Koka e ēėshtjes ėshtė Islami. Shtylla e tij ėshtė Namazi dhe kulmi i tij ėshtė Xhihadi nė rrugėn e Allahut."
E Allahu e di mė mirė dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabat e tij.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
ebuusame (10-07-2006), muslim4ever (16-12-2006), sunna (17-11-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Akide


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Islami dhe Medicina AbdulVehab Literaturė Islame 11 14-11-2006 19:27


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 22:27.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.