|
Veprat tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira
Veprat tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ka shumė vepra tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira dhe ne do tė pėrmendim disa prej tyre.
Shirku
Me tė vėrtetė shirku ėshtė shkak pėr asgjėsimin e tė gjitha veprave. Allahu i Lartėsuar i tha tė Dėrguarit tonė, Muhamedit, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė: Pasha Allahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: Nėse i bėn shok (Allahut), veprat e tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jesh prej tė humburve. (Ez-Zumer, 65)
Ka thėnė Allahu i Lartėsuar: E Ne i kthehemi ndonjė vepre qė e bėnė ata dhe e bėjmė atė hi e pluhur. (El Furkan, 23)
Atij qė bėn shirk Allahu i Lartėsuar nuk ia pranon asnjė vepėr qė do tė bėjė pas shirkut. Allahu i Lartėsuar thotė: Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė, e ky ėshtė ai dėshtimi i madh. (Ibrahim, 18)
Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar thotė: O ju besimtarė, respektojeni Allahun dhe respektojeni tė Dėrguarin e mos i asgjėsoni veprat tuaja! (Muhammed, 33)
Ebu Xhafer Et-Taberiu pėr ajetin e mos i asgjėsoni veprat tuaja! ka thėnė: Mos i asgjėsoni veprat tuaja tė mira me mėkatet tuaja ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė, duke e mohuar Allahun. Me tė vėrtetė kufri i asgjėson veprat e mira.
Ebu Seid ibn ebi Fedale el Ensarij (ka qenė prej sahabėve) thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė, duke thėnė: Kur do ti tubojė Allahu (i Lartėsuar) njerėzit nė Ditėn e Gjykimit, nė ditėn pėr tė cilėn nuk ka asnjė dyshim, do tė thėrrasė njė thirrės dukė thėnė: Kush i ka bėrė shok Allahut nė ndonjė vepėr tė cilėn e ka vepruar pėr hir tė Allahut, le ta kėrkojė shpėrblimin te tjetėrkush pėrveē Allahut, sepse Allahu (i Lartėsuar) ėshtė Ai i Cili nuk ka nevojė aspak pėr shok. Sunen Tirmidhi, nr. 3154.
2. Rideja (dalja nga feja islame)
Allahu i Lartėsuar thotė: E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata i kanė asgjėsuar veprat e veta nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr. Tė tillėt janė banorė tė zjarrit dhe nė tė do tė qėndrojnė pėrjetshėm. (El Bekare, 217)
Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar thotė: E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarve. (El Maide, 5)
Pra, o vėllezėr, tė kemi kujdes dhe tė mos bėjmė kufėr dhe tė mos dalim nga feja e Allahut tė Lartėsuar me veprat tona apo gjuhėt tona dhe kjo tė bėhet shkak pėr asgjėsimin e tė gjitha veprave tona tė mira, si namazi, agjėrimi, zekati etj.
3. Bėrja e ibadetit pėr hir tė tjetėrkujt
Nėse njė person bėn ndonjė ibadet, fal namazin apo jep sadaka, mirėpo kėto ibadete i bėn pėr hir tė tjetėrkujt, atėherė ky ka bėrė shirk, apo siē e quajnė disa dijetarė shirk nė nijet, apo qėllim. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Kush ka pėr qėllim jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, Ne do tua plotėsojmė atyre shpėrblimin e veprave tė tyre nė tė, dhe atyre nuk do tu mungojė gjė. Tė kėtillėve nė botėn tjetėr u pėrket vetėm xhehenemi. Ajo qė punuan dhe vepruan ata ka dėshtuar dhe ėshtė asgjėsuar. (Hud 15-16)
4. Syefaqėsia apo tė lėvduarit me ibadetin e bėrė
Me tė vėrtetė ai i cili e bėn njė ibadet dhe krenohet para tė tjerėve me atė ibadet qė ka bėrė, pėr shembull nėse njė person jep sadaka (lėmoshė) dhe mburret para tė tjerėve se kam dhėnė sadaka, kjo vepėr ėshtė shkak pėr asgjėsimin e ibadetit tė tij.
Allahu i Lartėsuar thotė: O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim. (El Bekare, 264). Si dhe: Ata qė pėr hir tė Allahut e japin pasurinė e tyre, e pastaj atė qė e dhanė nuk e pėrcjellin me tė pėrmendur e me mburrje, ata e kanė shpėrblimin e vet te Zoti i tyre, pėr ata nuk ka frikė, ata as qė do tė brengosen. (El Bekare, 262)
D.m.th., nėse jep lėmoshė pėr hir tė Allahut dhe nuk ia pėrmend askujt duke shpresuar vetėm shpėrblimin e Allahut tė Lartėsuar, atėherė kjo vepėr do tė shpėrblehet. E lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na bėjė prej robėrve tė Tij tė devotshėm dhe tė na ruajė nga veprat tė cilat i asgjėsojnė ibadetet tona!
Pėrgatiti: Eroll Nesimi
|