Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Bidatet - Risitė nė Fe

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 14-02-2008, 13:49
Grafika e Kur“an dhe Sunnet
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 19-02-2005
Postimet: 115
All-llahu tė shpėrbleftė: 2
Falėnderuar 120 herė nė 42 Postime
Rep Fuqia: 169
Kur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud ofKur“an dhe Sunnet has much to be proud of
Gjykimi rreth Ditės sė Valentinit

Gjykimi rreth Ditės sė Valentinit


Pyetje:
Cili ėshtė gjykimi rreth Ditės sė Valentinit?

Pėrgjigje:
Falėnderimi i takon All-llahut [Subhanehu ve Teala].

Sė pari:

Dita e Valentinit ėshtė njė festė xhahile (sh.p.: injorante, nga koha e injorancės) e romakėve, e cila vazhdoi tė festohet deri kur Romakėt u bėnė tė Krishterė. Kjo festė u ndėrlidh me tė shenjtin e njohuri si Valentin, i cili u dėnua me vdekje mė 14.Shkurt tė vitit 240 (sh.p.: sipas kalendarit gregorian). Jobesimtarėt ende e festojnė kėtė festė, gjatė sė cilės praktikohen tejmase imoraliteti dhe ligėsi (sh.p.: tė ndryshme).

Sė dyti:

Nuk ėshtė e lejuar pėr njė Musliman qė tė festojė asnjė festė tė jobesimtarėve, pasiqė festat hyjnė nė ēėshtje tė sheriatit, tė cilat bazohen nė tekste autentike.

Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh [All-llahu e mėshiroftė] ka thėnė:
Festat janė pjesė e Sheriatit, rrugė e qartė dhe ritual pėr ēka All-llahu thotė:

"Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit)."
[El-Maideh, 48]

"Secilit popull Ne i dhamė ligj (fetar) qė ata veprojnė sipas tij."
[El-Haxhxh, 67]

..sikurse kiblah (tė drejtuarit gjatė namazit), namazi dhe agjėrimi. Nuk ka dallim nė mes tė pjesėmarrjes sė tyre nė festė dhe nė tė gjitha ritualet tjera. Pjesėmarrja e plotė me festimin ėshtė pjesėmarrje nė kufėr (mosbesim), dhe pjesėmarrja nė disa prej ēėshtjeve mė tė vogla tė saj (sh.p.: tė festes) ėshtė pjesėmarrje nė disa prej degėve tė kufrit. Nė tė vėrtetė, festat janė njė prej gjėrave unike tė cilat dallojnė religjionet e ndryshme dhe janė prej simboleve mė prominente tė tyre, prandaj, pjesėmarrja nė to ėshtė marrje pjesė nė simbolet mė karakteristike dhe prominente tė kufrit. Pa dyshim, pjesėmarrja nė to mund tė ēoj nė kufėr tė plotė.

Pjesėmarrja e pjesėrishme, sė paku, ėshtė mosnėnshtrim (sh.p.: ndaj All-llahut) dhe mėkat. Kjo tregohet nga i Dėrguari i All-llahut [Paqja dhe Mėshira e All-llahut qofshin mbi tė], kur ai tha:
{ Ēdo popull ka festat e tyre, dhe kjo ėshtė festa jonė."

Kjo ėshtė mė e keqe sesa ngjasimi me ta nė veshmbathje dhe 'zinaar' (veshje e cila vishej vetem nga ehl el-dhimmah) dhe nė karakteristika tjera tė tyre, pasiqė ato karakteristika janė tė bėra nga njeriu dhe nuk janė pjesė e fesė sė tyre, por mė tepėr, qėllimi i tyre ėshtė thjeshtė pėr tė dalluar nė mes tė njė Muslimani dhe njė kufari (jobesimtari). Sa i pėrket festėes dhe ritualeve tė saja, kjo ėshtė pjesė e fesė e cila ėshtė mallkuar sė basku me pasuesit e saj, andaj pjesėmarrja nė tė nėnkupton pjesėmarrje nė diēka qė ėshtė shkak i tėrheqjes sė hidhėrimit dhe dėnimit tė All-llahut."
[Iktida“ el-Sirat el-Mustekim, 1/207]

Ai [All-llahu e mėshiroftė] poashtu ka thėnė:

Nuk ėshtė e lejuar pr muslimanėt qė tė imitojnė ata nė ēfarėdo qoftė, qė ėshtė pjesė unike e festave tė tyre, qoftė kjo ushqim, veshmbathje, larje, ndezja e zjarreve, pėrmbajtja nga shprehitė e zakonshme, kryerja e akteve tė adhurimit, apo ēfarėdo qoftė tjetėr. Nuk ėshtė e lejuar qė tė jepen ahengje apo tė jipen dhurata, apo tė shitet ēfarėdo qoftė qė u ndihmon atyre nė kėtė qėllim, apo tė lejohen fėmijėt dhe tė tjerėt tė luajnė lojra qė janė pjesė e festave, apo tė mbajturit e stolive.

Pėr tė konkluduar: Muslimanėt nuk duhet tė bėjne asnjė prej ritualeve tė tyre nė kohėn e fesatve tė tyre; mė tepėr, festat e tyre (sh.p.: tė jobesimtarėve) pėr Muslimanėt duhet tė jenė si ēdo ditė tjetėr. Muslimanėt nuk duhet tė bėjnė asgjė specifike nė imitimin e tyre.
[Mexhmu el-Fatava, 25/329]

El-Hafiz el-Dhehebi [All-llahu e mėshiroftė] ka thėnė:
Nėse tė Krishterėt kanė njė festė, dhe Jehudėt kanė njė festė, ato janė vetėm pėr ta, andaj asnjė Musliman nuk duhet tė u bashkangjitet atyre nė kėtė, ashtu sikur asnjė Musliman nuk duhet tė u bashkangjitet atyre nė fenė e tyre apo nė marrjen e drejtimit gjatė namazit.
[Tashabbuh el-Khasis bi Ehl el-Khamis, publikuar nė Maxhallat el-Hikmeh, 4/193]

Hadithi tė cilit i referohej Sheikh el-Islam ibn Tejmijeh ėshtė transmetuar nė el-Buhari (952) dhe nė Muslim (892) prej Aishes [All-llahu qoftė i kėnaqur me tė], e cila tha:
Ebu Bekri (sh.p.: babai i saj) hyri dhe aty ishin dy vajza prej Ensarėve me mua, tė cilat ishin duke kėnduar rreth asaj qė u kishte ndodhur Ensarėve nė ditėn e 'Buath'-it. Ajo tha: Dhe ato nuk ishin kėngėtare (profesionale). Ebu Bekri tha: "Instrumente muzikore tė shejtanit nė shtėpinė e tė Dėrguarit tė All-llahut [Paqja dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi tė]?!" dhe kjo ishte nė Ditėn e Bajramit. I Dėrguari i All-llahut [Paqja dhe Mėshira e All-llahut qofshin mbi tė] tha: { O Ebu Bekėr, ēdo popull ka njė festė dhe kjo ėshtė festa jonė." }

Ebu Davudi (1134) transmeton se Enesi [All-llahu qoftė i kėnaqur me tė] ka thėnė:
Kur erdhi i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nė Medine, ata kishin dy ditė nė tė cilat ata luanin (sh.p.: ditė hareje). Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Ēfarė janė kėto dy ditė?" Ata thanė: "Kishim shprehi tė luanim gjatė kėtyre ditėve nė kohėn e xhahilijetit." I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "All-llahu ua ka zėvendėsuar ato me dy ditė mė tė mira: dita e Kurban Bajramit dhe dita e Fitėr Bajramit."
[Ky hadith ėshtė klasifikuar si sahih nga el-Albani nė Sahih Ebi Davud]

Kjo tregon se, festat janė prej karakteristikave pėrmėes sė cilave popujt dallohen, dhe nuk ėshtė e lejuar tė festohen festat e injorantėve dhe mushrikėve (politeistėve).

Dijetarėt kanė dhėnė fetva duke deklaruar se ėshtė haram festimi i Ditės sė Valentinit.

1 - Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mėshiroftė) ėshtė pyetur:

Nė kohėt e fundit, festimi i Ditės sė Valentinit ėshtė bėrė i pėrhapur, posaēėrisht nė mesin e nxėnėsve tė gjinisė femrore. ėshtė festė Krishtere, nė tė cilėn njerėzit vishen tėrėsisht nė tė kuqe, pėrfshirė teshat dhe kėpucėt, dhe ata shkėmbejnė lule tė kuqe. Ne shpresojmė qė ju tė na sqaroni gjykimin rreth festimit tė kėsaj feste, dhe ēfarė ėshtė kėshilla juaj ndaj Muslimanėve rreth ēėshtjeve tė tilla; All-llahu ju bekoftė dhe ju ruajtė.

Ai u pėrgjigj:

Festimi i Ditės sė Valentinit nuk ėshtė i lejuar pėr njė numėr arsyesh.

1. ėshtė njė festė e shpikur, rreth sė cilės nuk ka bazė nė Islam.
2. Promovon dashuri dhe pasion (apo tėrheqje) tė pandėrgjegjshme.
3. Thėrret qė zemrat tė preokupohen me gjėra tė kota, tė cilat janė nė kundėrshtim me rrugėn e selefėve tė drejtė (All-llahu qoftė i kėnaqur me ta)

Nuk lejohet qė nė kėtė ditė tė veprohet asnjė gjė, e cila ėshtė karakteristikė e kėsaj feste, qoftė kjo tė bėjė me ushqim, pije, veshmbathje, shkėmbim dhuratash apo ēfarėdo qoftė tjetėr.

Muslimani duhet tė jetė krenarė me fenė e tij dhe nuk duhet tė shndėrrohet nė njė karakter tė dobėt, i cili pason ēdo Tom, Dik dhe Herry. Lus All-llahun qė tė mbrojė Muslimanėt nga ēdo sprovim, tė dukshėm dhe tė padukshėm, dhe tė na mrojė dhe udhėzojė neve.
[Mexhmu Fatava el-Sheikh Ibn Uthejmin, 16/199]

2 - Komiteti i Pėrhershėm (Legjna) ėshtė pyetur:

Disa njerėz festojnė Ditėn e Valentinit mė 14 Shkurt tė ēdo viti. Ata shkėmbejnė dhurata dhe trėndafila tė kuq, dhe veshin tesha tė kuqe dhe urojnė njėri-tjetrin. Disa furra bėjnė ėmbėlsira tė kuqe dhe vizatojnė zemra nė to, derisa disa shitore reklamojnė produkte tė cilat janė speciale pėr kėtė ditė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr gjėrat nė vijim:

1. Festimi i kėsaj dite
2. Blerja e produkteve nė dyqane nė kėtė ditė
3. Mbajtėsit e dyqaneve, tė cilėt nuk e festojnė kėtė ditė, mirėpo shesin gjėra tė cilat shėrbejnė si dhurata pėr njerėzit tė cilėt e festojnė?

Ata u pėrgjigjėn:

Argumentet e qarta tė Kur“anit dhe Sunnetit, dhe koncensi i gjeneratave tė para tė kėtij ummeti, tregojnė se ekzistojnė vetėm dy festa nė Islam: Kurban Bajrami dhe Fitėr Bajrami. Ēdo festė tjetėr qė ka tė bėjė me njė person, grup, ngjarje apo ēfarėdo tjetėr, janė festa tė shpikura, tė cilat nuk lejohet qė Muslimanėt ti shikojnė, aprovojnė apo tė shprehin kėnaqėsi nė rastė tė tilla, apo tė ndihmojnė tjerėt nė festimin e tyre nė ēfarėdo qoftė mėnyre, sepse kjo ėshtė tejkalim i kufinjve tė shenjtė tė All-llahut, dhe kushdo qė tejkalon kfinjtė e shenjtė tė All-llahut, ai i ka bėrė keq vetės sė tij. Nėse festa e shpikur ėshtė edhe festė e jobesimtarėve, atėherė mėkati ėshtė edhe mė i madh, sepse kjo ėshtė imitim i tyre dhe ėshtė lloj i tė marrurit ata si shokė tė ngushtė nė Librin e Tij tė Shenjtė. Dhe ėshtė dėshmuar se i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:

"Kushdo qė imiton njė popull, ai ėshtė prej tyre."

Dita e Valentinit hynė nėn kėtė gjykim, sepse ėshtė njė festė idhujtare e Krishterėve, prandaj, nuk ėshtė e lejuar pėr njė Musliman i cili beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit qė tė shikojė apo aprovojė atė, apo tė urojė njerėzit nė tė. Mė tepėr, ai duhet tė injorojė dhe t'i shmanget asaj, nė nėnshtrueshmėri ndaj All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe kėshtu tė largohet prej gjėrave tė cilat shkaktojnė zemėrimin dhe dėnimin e All-llahut. Poashtu, ėshtė haram pėr Muslimanėt qė tė ndihmojnė njėrėzit nė festimin e kėsaj, apo ēfarėdo feste tjetėr tė ndaluar, duke i furnizuar ata me lloje tė ushqimeve dhe pijeve, apo duke blerė, shitur, prodhuar, dhuruar apo reklamuar, etj., sepse e tėrė kjo ėshtė pjesėmarrje nė mėkat dhe tejkalim tė kufinjve dhe ėshtė mosnėnshtrueshmėri ndaj All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem). All-llahu thotė:

"Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė."
[El-Maideh, 2]

Muslimani duhet t“i pėrmbahet Librit tė All-llahut dhe Sunnetit nė tė gjitha ēėshtjet e tij, posaērisht nė kohėt e fitneve kur ligėsitė janė tė pėrhapura. Ai duhet tė jetė i menē dhe tė evitojė rėnien nė devijim tė atyre tė cilėt kanė merituar zemėrimin e All-llahut dhe tė cilėt kanė devijuar, dhe tė keqbėrėsve tė cilėt nuk e kanė frikė All-llahun dhe tė cilėt nuk kanė asnjė krenari tė tė qenurit Musliman

Muslimani duhet t“i kthehet All-llahut dhe tė kėrkojė udhėzimin e Tij, dhe tė qėndrojė i fortė nė pasimin e tij, sepse nuk ka asnjė Udhėzim pos All-llahut dhe askush nuk mund ta bėjė njeriun tė qėndrueshėm por Tij. Dhe All-llahu ėshtė Burim i Fuqisė. Paqja dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonė, Muhammedin, familjen e tij dhe shokėt e tij.

3 - Sheikh Ibn Xhibrin (All-llahu e ruajtė) ėshtė pyetur:

Nė mesin e tė rinjve, meshkuj dhe femra, ėshtė bėrė shprehi festimi i Ditės sė Valentinit, e cila ėshtė emėrtuar sipas njė tė shenjti tė nderuar nga tė Krishterėt, tė cilėt festojnė kėtė festė ēdo vit mė 14 Shkurt, me ē“rast ata shkėmbejnė dhurata dhe trėndafila tė kuq, dhe veshin rroba tė kuqe. Cili ėshtė gjykimi rreth festimit tė kėsaj dite dhe shkėmbimit tė dhuratave?

Ai u pėrgjigj:

Sė pari: nuk ėshtė e lejuar qė tė festohen kėto festa tė shpikura, sepse janė risi tė cilat nuk kanė bazė nė Islam. Kjo hynė nė hadithin e Aishes (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė), sipas tė cilit i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
{ Kushdo qė sjell ēfarėdo qoftė nė kėtė ēėshtjen tonė, e qė nuk ėshtė pjesė e saj, do t“i refuzohet. }

Sė dyti: kjo pėrfshinė imitimin e kufarėve dhe kopjimin e tyre duke nderuar atė qė ata nderojnė dhe respektimin e festave dhe ritualeve tė tyre, dhe imitimin e tyre nė diēka qė ėshtė pjesė e fesė sė tyre. Nė hadith qėndron:
{ Kushdo qė imiton njė popull, ai ėshtė prej tyre. }

Sė treti: kjo rezulton nė ligėsi dhe gjėra tė ndaluara si: humbja e kohės, kėndimi, muzika, ekstravaganca, zhevshuria, paraqitje e papėrmbajtur, pėrzierja e meshkujve me femra, paraqitja e femrave nė prezencė tė meshkujve jo-mahram (sh.p.: me tė cilėt u lejohet martesa), dhe gjėra tjera tė ndaluara (harame), apo gjėra tė cilat janė mjete drejt imoralitetit. Kjo nuk mund tė arsyetohet me pohimin se kjo ėshtė njė lloj zbavitjeje dhe argėtimi. Ai i cili ėshtė i sinqertė me veten e tij, duhet tė qėndrojė larg mėkatit dhe rrugėve qė qojnė nė tė.

Dhe ai tha:

Bazuar nė kėtė, nuk ėshtė e lejuar tė shiten kėto dhurata dhe trėndafila, nėse dihet se blerėsi i feston kėto festa apo i shpėrdnanė kėto gjėra si dhurata nė kėto ditė, ashtuqė shitėsi tė mos bėhet bashkėpunues i atij qė i bėn kėto risi. Dhe All-llahu e di mė sė miri.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2008

Kur“an dhe Sunnet - Gjykimi rreth Ditės sė Valentinit
__________________
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Muhammed AbdulMalik (14-02-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Bidatet - Risitė nė Fe


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dy fjale rreth dawahs sunnih Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 16-10-2006 18:50
Gjykimi rreth ndihmės ndaj jobesimtarėve kundėr muslimanėve Muhammed AbdulMalik Akide 1 07-05-2006 23:13
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Tefsiri i Kur“anit nė kohėn e Resulullahut SalAll-llahu Alejhi ve Selem Muhammed AbdulMalik Kur“an dhe Tefsir 0 15-02-2005 19:14


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 21:53.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.