Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Bidatet - Risitë në Fe

Bidatet - Risitë në Fe Forum për diskutim rreth Bidateve - Risive në Fe


Përgjigju
LinkBack Vegla të Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Palexuar 04-06-2008, 16:40
Anëtarë Aktiv
 
Data e Anëtarësimit: 03-04-2006
Postimet: 107
All-llahu të shpërbleftë: 0
Falënderuar 9 herë në 6 Postime
Rep Fuqia: 136
Muharem Fazliu do t´i dëgjohet emri së shpejti
➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Me emrin e All-llahut Gjithmëshirshmit Mëshirëbërësit
Kur shtrohet pyetja e HAKUT për leximin e Kur’anit të vdekurve,në SHERIAT nuk ekziston një gjë e tillë.Ne nuk kemi asnjë argument në Kur'an ose në Sunnet për leximin e Jasinit të vdekurve.Asnjë prej katër methebeve
nuk kanë ARGUMENT se Pejgamberi s.a.v.s.,e ka bërë një gjë të tillë.

Të ishte Kur’ani për të vdekurit,Pejgamberi s.a.v.s.,do të ia lexonte të tre vajzave dhe dy djemve të tij të vdekur në varrezat e tyre.Që do të thotë se,çfarëdo që nuk ishte pjesë e Fesë në atë ditë,nuk është pjesë e fesë edhe në këtë ditë.
Argumenti është thënia e Allahut subhanehu ve teala në Kur’an:
" الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِينًا“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju,plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe."( 5:3)
,dhe se Kur’ani është për të gjallit dhe jo për të vdekurit.

Argumenti është thënia e Allahut subhanehu ve teala në Kur’an: لينذر من كان حيا ويحق القول على الكفرين
“Për t'ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët”.(SUra Jasin 36:70)

Me këtë Ajet Allahu s.v.t.,na e bëri të qartë se feja është e përkryer dhe se dhuntia e Allahut s.v.t.,ndaj neve është plotësuar,dhe çdo kush që në fe shpik gjë të re për të cilën pretendon se është e ligjshme dhe ka bazë në fe,vetëm se ka bërë një KRIM kundër Allahut s.v.t.,duke menduar se FEJA është e MANGËT dhe ka nevojë për plotësime, Estagfirullah!.

Risi dhe bidate ka pasur edhe në kohën e Pejgamberit s.a.v.s.,mirëpo,ai s.a.v.s.,e këshillonte popullin me bindje që të largohen shpikjeve dhe bidateve në Fe.
Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: أفنجعل المسلمين كالمجرمين ما لكم كيف تحكمون
"A t'i konsiderojmë muslimanët njësoj si kriminelët? Ç'është kështu me ju? Si gjykoni kështu?" [El Kalem 68:35-36]

Pejgamberi s.a.v.s.në një rast u ngjit në minber,dhe tha:“Çështë me popullin? Ven kushte të cilët nuk gjenden në Librin e Allahut,ai kusht është i pavlerë edhe nëse e kushtëzon njëqind herë”. Sahih'ul´Buhari Vol. 2 Hadithi nm.44.

Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:"Kush ma mvesh mua atë që unë nuk e kam thënë,le të përgatitet për në Xhehennem!"Sahih'ul´Buhari Vol.1 Hadithi nm.109

Nga Ebu Hurejre r.a.trans¬me¬tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى قيل : يا رسول الله : ومن يأبى ؟ قال : من أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى “Tërë ummeti im do të hyjnë në Xhennet përpos atyre që refuzojnë.Shokët e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pyetën kush do të refuzoje o i Dërguari i Allahut? Ai i cili do ti respekton urdhërat e mija do të hyj në Xhennet e ai i cili nuk i respekton ka refuzuar(të hyjë në Xhennet)”
(RIJADU SALIHIN I Hadithi nm 112)

Këtë rrugë na e ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk na lejohet që në si robër të Allahut s.v.t.të shpikim rrugë tjera.Kjo vepër është krim kundër Allahut subhanehu ve teala dhe përgënjeshtron
ajetin në të cilin Allahu subhanehu ve teala thotë:“Sot përsosa për ju fenë tuaj,plotë- sova ndaj jush dhuntinë Time,zgjodha për ju islamin fe” Maide,3

Na ka treguar Abdulaziz b.Abdullahu,këtij i ka treguar Maliku,ky nga Ibën Shihabi,ky nga A’rexhi,e ky nga Ebu Hurejra r.a.,i cili tregon se populli thoshte:
"Ebu Hurejre është më i frytshmi (transmetues) i haditheve.’‘E,unë nuk do të kisha thënë asnjë hadith,po të mos ishin këto dy ajete në Librin e Allahut (në Kur’an).’ Pastaj i citoi:
إن الذين يكتمون ما أنزلنا من البينت والهدى من بعد ما بينه للناس في الكتب أولئك يلعنهم الله ويلعنهم اللعنون"Sigurisht se ata që fshehin provat e qarta,dëshmitë dhe udhëzimet të cilat Ne i kemi dërguar…" (2:159).
Deri te fjala; إلا الذين تابوا وأصلحوا وبينوا فأولئك أتوب عليهم وأنا التواب الرحيم"...dhe Unë padyshim jam Ai i Cili e pranon pendimin (e robëve të Mi),Mëshirëploti." (EL Bekareh 2:160).Shiqo shpjegimin në Sahih'ul´Buhari Vol.1 Hadithi nm.118

Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh,radijall-llahu anhu,trasmetohet të ka thënë:"Na ka këshilluar Resulull-llahi,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,me një vaz( këshillë)nga i cili zemrat na janë ndritur dhe sytë na janë përlotur dhe i thamë:
'O Resulull-llah,sikur ky eshte vazi yne i lamtumi rës,prandaj na porosit.'Tha:'U porosis juve devotshmërinë ndaj Allahut të Madhëruar,dëgjueshmërinë dhe nënshtrueshmërinë ndaj sunduesit edhe sikur ai të ishte rob.Vërtet,kush jeton nga ju do të shikojë shumë kundërthënie.Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve të përudhur drejtë.Mirë mbajuni për këto dhe ruajuni nga risitë (bid'atet) në Fe,sepse çdo bid'at është lajthitje."
(Davudi dhe Tirmidhiu,i cili thotë: ky është hadith hasen sahih.)
40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam En-Nevevi Hadithi nm.28

➲ Tefsiri i Imam Ibn Kethirit për leximin të vdekurve
Ka thënë Ibn Kethiri Zoti e mëshiroftë në tefsirin e fjalës së Allahut s.v.t.:
فجعلنهن أبكارا عربا أترابا لأصحب اليمين ثلة من الأولين وثلة من الاءخرين وأصحب الشمال ما أصحب الشمال
"A nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.Dhe të Ibrahimit që gjithnjë i kryente obligimet. (që në to shkruhet) se askush nuk bart barrën e tjetrit.Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që e ka punuar.Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet.Pastaj ai do të shpërblehet me shpërblim të plotë." (Sure Nexhm 53:36-41)

Çdo person që i ka bërë padrejtësi vetes së tij me mosbesim ose me diçka nga gjynahet me të vërtetë mbi atë është barra e atij (gjynahi ose mosbesimi) e nuk e mbart barrën e tij në vend të tij njeri;siç thotë Allahu s.v.t. :
ولا تزر وازرة وزر أخرى وإن تدع مثقلة إلى حملها لا يحمل منه شيء ولو كان ذا قربى إنما تنذر الذين يخشون ربهم بالغيب وأقاموا الصلوة ومن تزكى فإنما يتزكى لنفسه وإلى الله المصير "Edhe nëse mëkatari thërret për t'ia
bartur atë ajo nuk do t'i bartet atij,edhe nëse (ai që thirret) është i afërmi i tij." (Sure Fatir 35:18).
وأن ليس للإنسن إلا ما سعى "Dhe se njeriut nuk i takon vetëm se ajo që e ka punuar."
(53:39) d.m.th ashtu siç nuk i mbartet atij mëkati i tjetrit,ashtu nuk merr shpërblim vetëm se çfarë e ka fituar për vetveten.
Ka thënë nga ky ajet fisnik deduktoi Shafiu r.a.dhe kush e ndoqi atë se nuk i arrin shpërblimi i leximit të vdekurve,sepse ai nuk është nga puna e tyre e as nga fitimi i tyre,ndaj nuk e ka thirrur në të i Dërguari salallahu alejhi ve selem umetin e tij dhe nuk i ka nxitur ata më të,dhe s'i ka udhëzuar tek ajo me tekst ose shenjë,dhe nuk është transmetuar nga ndonjë prej sahabeve dhe sikur të ishte e mirë do të kishin qenë të parët në të.Çështja e afrimit tek Allahu s.v.t.,
kufizohet me tekstet,e nuk veprohet në të me llojet e anologjisë dhe opinioneve.Ndërsa duaja dhe lëmosha për këtë është rënë dakort për mbërrijten e tyre dhe ka tekste nga Allahu s.v.t. për këto.
Ndërsa hadithin të cilin e transmeton Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejreh
thuhet: Idha mate Ibnu Adem inkata'a amelehu il-la min thelatheh:
Sadakatul xherije,ilmun nafiun terekehu,ue ueledun salihun jed'u leh"Kur vdes i vdekuri i ndërpritet puna e tij përveç se tri gjërave:lëmoshë e pandërprerë,dituria që ka dobi për të tjerët ose pasardhës i mirë i cili lutet për të." RIJADU SALIHIN III hadithi num.754

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.,se ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s.,
ka thënë:"Kur njeriu vdes,atij i ndërprehet puna,përveç tre gjërave:Lëmosha e vazhdueshme,dija nga e cila përfitohet pas tij,apo fëmija i mirë
që lutet për të."Hadith Sahih.Atë e ka nxjerë Muslimi (1631), Buhariu në librin e veçantë për moralin,Tirmidhiu (1376),En-Nesai etj.

Transmetohet nga Enesi r.a.se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.ka thënë:
“Të vdekurin e përcjellin tri gjëra:familja e tij,pasuria e tij dhe veprat e tij.Dy kthehen kurse një mbetet me të.Kthehet familja dhe pasuria e tij,kurse me të mbesin veprat e tij”. (Muttefekun alejhi) (RIJADU SALIHIN I Hadithi nm.74),(Rijadus-Salihin Hadis nr.104),(Rijadus-Salihin Hadis br.461)

➲ Tefsiri i Imam Sheukanit për leximin të vdekurve
Ka thënë Imam Sheukani Zoti e mëshiroftë në komentin e fjalës së Allahut s.v.t.;"Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që e ka punuar." kuptimi i këtij ajeti është:se njeriut nuk i takon vetëm se shpërblimi i mundit dhe punës së tij,e nuk i bën dobi dikujt puna e askujt.Ky përgjithësim është përveçuar me argumente të njëjta si fjala e Allahut s.v.t.; "Ne atyre do t'u shoqërojmë pasardhësit e tyre." (Et-tur 52:21) dhe të njëjta si ky ajet që kanë ardhur në ndërmjetësimin e pejgamberëve,të engjujve për robërit e lejimi i lutjes së të gjallëve për të vdekurit e të tjera si to.
Nuk ka arritur në mendimin e saktë ai i cili ka thënë se ky ajet është anulluar me të tilla çështje,sepse rregulli i përveçëm nuk e anullon të përgjithshmin por e përveçon atë.çdo gjë që ngrihet si argument se njeriu përfiton nga mundi i të tjerëve është përveçues nga ai përgjithësim që gjendet në këtë ajet.

➲ Tefsiri i Sahibul-Menar për leximin të vdekurve
Ka thënë Autori i tefsirit El-menar Rashid Rida Zoti e mëshiroftë në komentin e tij për ajetin:
قل أغير الله أبغي ربا وهو رب كل شيء ولا تكسب كل نفس إلا عليها ولا تزر وازرة وزر أخرى ثم إلى ربكم مرجعكم فينبئكم بما كنتم فيه تختلفون"Dëmi i secilit person është kundër vetes dhe askush nuk do ta mbajë barrën e tjetrit." (El-en'am 6:164),në fund të sures El-enam pas një studimi të gjatë ç'ka vijon:"Ajo që është bërë traditë nga leximi i Kur'anit,dhe përmendja e Allahut s.v.t.e dhurimi i shpërblimit të kësaj pune për të vdekurin dhe marrja me pagesë e lexuesve (të Kur'anit) e bllokimi i vakëfeve për këtë qëllim janë risi të palejuara në fe,e shembull i atyre çfarë quhet lënia e namazit.Sikur të kishte bazë në fe nuk do të ishin të parët tanë të paditur për këtë veprim,e sikur ta kishin ditur nuk do ta neglizhonin punën me to."

Ka thënë gjithashtu:Hadithi i leximit të sures Jasin për të vdekurit është jo i saktë,e edhe në qotë se është i saktë ai ka patur si qëllim atë të cilit i ka prezantuar vdekja prapë se prapë nuk është i saktë në këtë çështje asnjë hadith siç ka thënë Imam Darul Kutni.
Dije se ajo që është bërë e njohur dhe ka përfshirë nomadët dhe banorët e qytezave nga leximi i fatihas për të vdekurit nuk ka ardhur për të as hadith i saktë,e as i dobët.Ai (leximi i fatihas) është nga risitë që bien në kundërshtim me çfarë u përmend më sipër nga tekstet e prera,por ky veprim u bë me heshtjen e atyre që kanë veshur uniformën e dijetarëve dhe miratimin e tyre,e pastaj vazhdimësia e njerëzve në duke menduar se është nga Sunetet muekedeh ose nga obligimet.
Thahe përmbledhja e fjalës është se çështja është nga temat e adhurimit në të cilat duhet të kufizohemi me tekstet e qarta të Kur'anit dh Sunetit dhe në punën e gjeneratës së parë nga të parët tanë të mirë Selefus-Salihin.
Mësuam se rregulli i vendosur në tekstet e qarta të Kur'anit dhe në hadithet e sakta është se njerëzit nuk shpërblehen në botën tjetër vetëm se me punën e tyre:"Është dita kur askush,askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë."
(El-Infitar 82:19).

Rashid Rida Zoti e mëshiroftë vazhdon;Ka thënë Allahu s.v.t.:
يأيها الناس اتقوا ربكم واخشوا يوما لا يجزي والد عن ولده ولا مولود هو جاز عن والده شيءا إن وعد الله حق فلا تغرنكم الحيوة الدنيا ولا يغرنكم بالله الغرور"Kini frikë ditën kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet,e as fëmija nuk mund t'i bëjë asnjë send prindit të vet." (El-Lukman 31:33) dhe se i Dërguari s.a.v.s i ka njoftuar njerëzit më të afërt të farefisit të tij me urdhrin e Zotit të tij:"Punoni se me të vërtetë nuk ju mjaftoj nga Allahu asgjë."dhe se boshti i shpëtimit në ahiret bazohet në pastrimin e shpirtit me besim e me punë të mira.
Ka transmetuar Reshid Rida nga hafiz Ibn Haxher r.a.,se ai është pyetur
për atë që e lexon diçka nga Kur'ani dhe thotë në duanë e tij:"O Zot bëje shpërblimin e asaj që lexova shtesë në nderimin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s? Tha:u përgjigj me thënien e tij hafiz Ibn Haxheri r.a.,:kjo është e shpikur nga të pasmit e lexuesve të Kur'anit dhe nuk e di që të kenë paraardhës që e kanë përkrahur këtë vendim.
Themi se shumë nga shehelerë të cilët nuk e kanë kuptuar kuptimin e një ajeti nga libri ngadhnjyes,dhe nuk e kanë kuptuar kuptimin e ajetit:"Atë që ua jep i Dërguari merreni."e kuptimin e hadithit të saktë:
"Kush vepron çfarë nuk është në të(fenë tonë) ai është i refuzuar." e hadithi: "Punët më të këqija janë ato të shpikurat,e çdo e shpikur është risi e çdo risi është humbje."Ata janë personat të ushqehen nga Kur'ani e llogaria e tyre është tek Allahu s.v.t..

➲ Thëniet e Imam Neveviut për leximin të vdekurve
Ka thënë Imam Neveviu Zoti e mëshiroftë në librin e tij"Shpjegimi i sahihut të muslimit" në kapitullin "Mbërritja e shpërblimit të sadakasë për të vdekurin tek ai" në hadithin e Aishes r.a. se një person e ka pyetur të Dërguarin salallahu alejhi ve selem e i ka thënë: "O i Dërguar i Allahut,nëna ime ka vdekur e nuk ka lënë porosi,e mendoj se sikur të fliste do të jepte lëmoshë.A ka ajo shpërblim nëse jap lëmoshë për të? Tha:"Po"hadithi tregon se lëmosha për të vdekurin i bën dobi atij dhe i arrin shpërblimi i lëmoshës tek ai,dhe kjo është me konsensusin e dijetarëve e kështu kanë rënë dakort për arritjen e duasë dhe shlyerjen e borxhit duke u bazuar në tekstet e ardhura për të gjitha këto.
Gjithashtu është i saktë,haxhi dhe agjërimi për të vdekurin nga hadithet e sakta që transmetohen për to.E mendimi më i njohur nga medhhebi ynë është se leximi i Kur'anit nuk arrin tek ai shpërblimi i tij.

➲ Thëniet e Imam San'anit për leximin të vdekurve
Imam San'ani në librin e tij"Subulus Selam"thotë tek hadithi se Ibn Abasi r.a.,
ka thënë:Kaloi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem në varrezat e Medines e iu drejtua atyre me fytyrën e tij e tha:
es-Selamu alejkum ehl el-dijar min el-mu'minin uel-muslimin,ue inna in shaAllah bikum lakihun,nes'el Allahe lene ue lekum el-afijeh"[Paqja qoftë mbi ju,o njerëz të vendbanimeve,besimtarë dhe muslimanë.Nëse do Allahu edhe ne do t'ju bashkëngjitemi.Lusim Allahun të na dhurojë sigurinë neve dhe juve]".
Pastaj thotë: në këtë hadith ka argument se njeriu kur bën dua për tjetrin ose kërkon falje fillon me dua e kërkim falje për vetveten,e kështu kanë ardhur duatë Kur'anore;
والذين جاءو من بعدهم يقولون ربنا اغفر لنا ولإخوننا الذين سبقونا بالإيمن ولا تجعل في قلوبنا غلا للذين ءامنوا ربنا إنك رءوف رحيم"O Zoti ynë na fal ne e vëllezërit tanë."(El-hashr 59:10),
فاعلم أنه لا إله إلا الله واستغفر لذنبك وللمؤمنين والمؤمنت والله يعلم متقلبكم ومثويكم"E kërko falje për gjynahet tuaja e për besimtarët." (Muhamed 47:19) dhe në këtë hadith,se këto dua e të njëjta si to janë të dobishme për të vdekurin pa kundërshtim,
ndërsa përveç tyre si leximi i Kur'anit për të Imam Shafiiu r.a.,thotë:Nuk i arrin ajo atij.

》Medhhebi Ebu Hanifes r.a. për leximin të vdekurve
Ka thënë Imam Mulla Alijul-Karrijil-Hanefij në librin"El fikhul ekber" faqe 100:
“Leximi tek varrezat është mekruh tek Ebi Hanife,Maliku e Ahmedi r.a.në një transmetim,sepse ai (leximi )është një gjë e shpikur e nuk ka arrdhur me të
sunneti.Kështu ka thëne dhe shpjeguesi i librit"El-Ihja"(vëllimi tre faqja 280)
Argument është prej Vet Ebu Hanifes r.a.,që të Pasosh atë se ai ka thënë:
“Ebu Hanife Radijallahu anhu Haramun ala men lem jaarif Delil en Jufti Be Kauli” (Haram e ka ai i cili Jep fetva në fjalën time dhe se din Argumentin se ku e kam marë atë Argument.)
Vepra Fikh’ul-ekber e Ebu Hanifes konsiderohet vepra e parë e shkruar në mbrojtje të ehli sunetit,Selefus-Salihin:as’habëve,tabiinëve dhe tebei tabiinëve.Shiqo;Mevlana Halid-i Bagdadi,I’tikadnama (Iman i islam),1999,fq. 114 e tutje.

》Medhhebi Shafiij për leximin të vdekurve
Imam Shafiiju r.a.,argumentoi mosarritjen e shpërblimit të leximit me ajetin:
"E nuk i takon njeriut vetem se ajo që e ka punuar"e me hadithin:"Kur vdes biri i Ademit ndërptitet puna e tij me përjashtim te tre gjërave,."

Ka thënë imam Neveviu në shpjegimin e këtij hadithi: "Ndërsa leximi i Kur'anit dhe dhënia e shpërblimit të tij për të vdekurin e namazi për të e të njëjta si këto gjëra,imam Shafiiju dhe shumica e dijetarëve kanë thënë se ato s'i bashkangjiten të vdekurit.
E ka përsëritur këtë në shumë vende te libri"Sherhu muslim"Po ashtu thotë ne librin"Sherhu minhaxh"të Ibn Nahviut:"Nuk i arrin të vdekurit tek ne shpërblimi i leximit të Kur'anit sipas mendimit më të pëlqyer në medhheb."
U pyet El-Izu Ibn Abdu Selam r.a.,për shpërblimin e leximit që i dhurohet të vdekurit a i shkon apo jo? U përgjigj duke thënë:"Shpërblimi i leximit është i kufizuar për lexuesin dhe nuk arrin tek dikush tjetër”.

》 Medhhebi Malikij për leximin të vdekurve
Shejh Ibn Ebi Xhemre r.a.ka thënë: "Leximi tek varrezat është risi,e nuk është Sunnet".
Kështu ka arrdhur në librin el med'hal.Ka thënë shejh Ed-derdiri r.a.,në librin e tij "Esh-sherhus-sagir "(vëlimi i parë faqa 180) "Leximi i diçkaje nga Kur'ani në vdekje,e pas saj është mekruh e gjithashtu edhe në varreza,sepse ai (leximi ) nuk është nga puna e të parëve Selefus-Salihin,por nga puna e tyre ka qenë duaja për faljen,mëshirimin e këshilimin.Kështu ka arrdhur në librin Hashijetu alame eladvi me shpjegimin e Ebi Hasenit r.a.".

》Medhhebi Hanbelij për leximin të vdekurve
Ka thënë Imam Ahmedi r.a.,për atë të cilin e ka parë të lexojë në varreza:
"O njeri me të vërtetë leximi i Kur'anit në varreza është risi e kjo është mendimi i shumicës së dijetarëve të parë”.
Dhe sipas kësaj thënie punojnë pasuesit e medhhebit hanbeli,poashtu ka thënë:"Nuk ka qenë nga zakoni i të parëve kur falnin namazin ose agjëronin ose bënin haxh nafile ose lexonin Kur'an t'ia dhuronin shpërblimin e tij të vdekurve musliman e ne nuk duhet të devijojmë nga rruga e të parëve tanë”.
Pasaktësia e hadithit:"Lexoni Jasin për të vdekurit tuaj"Ndërsa hadithi:"Lexoni Jasin për të vdekurit tuaj"është hadith i pasaktë në isnad [1] e me sened [2] të panjohur,e edhe nëse supozohet saktësia e tij në të nuk ka asnjë argument në mënyrë absolute,sepse e pasur si qëllim me fjalën,të vdekurve tuaj" d.m.th atij të cilit i janë paraqitur shenjat e vdekjes.
[1] Isnad d.m.th. : zinxhiri i transmetimit të hadithit.
[2] Sened d.m.th. : personat të cilët e transmetojnë hadithin.

➪ Thëniet e dijetarëve të Usulit
(Bazës së jurisprudencës islame) për leximin të vdekurve


Ka thënë autori i librit"Rruga e mbërritjes për prishjen e risive me dijen e usulit"
pasi përmendi një rregull të vlefshëm të usulit që teksti i tij është ( ) nga ky rregull i madhërueshëm dije se gjërat më të shumta të cilat i veprojnë njerëzit e thjeshtë janë nga risitë e qortuara.Disa shembuj nga këto risi janë:
➦ E para:leximi i Kur'anit në varrezat,mëshirë për të vdekurit?.
Këtë veprim nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.,e as sahabet e tij megjithë ngritjen e obligimit për vep- rimin e tij e kërkimin e mëshirës për të vdekurin,e mos ndalesa nga ky veprim.
Sipas rregullës së lartpërmendur lënia e këtij veprimi është Sunnet e veprimi i saj është risi e qortuar!
Si logjikohet që të lejë i Dërguari s.a.v.s.,diçka të dobishme për umetin e tij, që i kthehet me mëshirë dhe e len atë i Dërguari s.a.v.s.,gjatë gjithë jetës së tij nuk e vepron atë as edhe një herë të vetme për të vdekurin?.
➦ E dyta: Leximi i sures "Ihlas" në një numër të caktuar.
Kur'ani në vetvete është adhurim për atë që e lexon,dhe afrohet me leximin e dëgjimin e tij te Allahu s.v.t.,e nuk e kundërshton këtë askush,por kundërshimi është në leximin e tij për të vdekurin që të jetë lirim për të nga zjarri. Megjithatë dije se Kur'ani nuk ka zbritur për të vdekurit por ka zbritur për të gjallët,ka zbritur për të qenë përgëzues për të bindurin,e paralajmërues për të mosbindurin,zbriti që të edukohemi me të e t'i rregullojmë çështjet tona sipas tij.E zbriti Allahu s.v.t.,ur'anin jo si librat e tjerë qiellorë,por për ta ndjekur rrugën e tij ata që e ndjekin,e të udhëzohen me udhëzimin e tij të ata që e duan udhëzimin.Ka thënë Allahu s.v.t. në Kur’an:
إن هذا القرءان يهدي للتي هي أقوم ويبشر المؤمنين الذين يعملون الصلحت أن لهم أجرا كبيرا
وأن الذين لا يؤمنون بالاءخرة أعتدنا لهم عذابا أليما"Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërtetë,e besimtarët që bëjnë punë të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë një shpërblim të madh.Ndërkaq për ata që nuk e besojnë botën tjetër,Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë." (el-isra 17:9-10)
A keni dëgjuar se ndonjë libër nga librat qiellor është lexuar për të vdekurit ose është marrë për të (leximin e Kur'anit) shpërblime e lëmosha?

Thotë Allahu s.v.t.,duke iu drejtuar të Dërguarit të Tij: قل ما أسءلكم عليه من أجر وما أنا من المتكلفين
إن هو إلا ذكر للعلمين ولتعلمن نبأه بعد حين "Thuaj:"Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim,dhe nuk jam prej atyre që bëjnë trillime.Ky nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij."
(Sad 38:86-88)

Shtrohet pyetja:A ka qënë Pejgamberi s.a.v.s.,që i lexonte sahabëve të tij një numër të caktuar nga surja Ihlas ose numër të caktuar nga madhërimi që të ishte lirim e shpëtim për ta nga zjarri?
Duke e ditur se ai që s'është i ruajtur nga gjynahet ka nevojë për faljen e të këqijave dhe lartësimin e gradëve,apo ka qenë Sunneti i tij ta varroste një person nga as'habët e tij dhe të shkonin të gjithë në punën e tyre,e të vdekurit s'i takon vetëm se çfarë e ka ofruar?
Ky ka qenë Sunneti i tij dhe kjo ishte rruga e tij,e Allahu i Madhëruar thotë:
لقد كان لكم في رسول الله أسوة حسنة لمن كان يرجوا الله واليوم الاءخر وذكر الله كثيرا"Ju e kishit shembullin më të mirë në të Dërguarin e Allahu,kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër." (El-Ahzab 33:21) Ta pasojmë atë në veprim,siç e pasojmë atë në lënien e punëve.

Ndërsa çfarë transmetohet nga Ibn Umeri r.a.,se ai ka porositur për leximin e Fatihës e ajetet e fundit të Sures Bekare në varrin e tij,ai është transmetim i parregullt nuk është saktësuar senedi i tij,e nuk e ka miratuar atë asnjë nga sahabët,dhe kështu çfarë transmetohet për leximin e Fatihës,Ihlasit,dy sureve të fundit,Et-Tekathur dhe El-kafirun dhe dhurimin e tyre të vdekurit është i pavlefshëm për shkak të kundërshtimit të tyre fjalëve të Pejgamberit s.a.v.s.,
veprimeve të tij e të sahabeve.
Mendimi i dijerarëve të jurisprudencës Islame thotë se mendimi i një sahabiu nuk është nga argument i sheriatit.

Muharem ibn Shaban ibn Fazliu
Melbourne - Australi.
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
Deliresia (09-08-2009), En Nisa (04-06-2008), Medresantja (05-07-2009), ramazani (13-11-2008), vloraa (15-12-2009)
  #2 (permalink)  
Palexuar 22-02-2009, 23:36
Grafika e ibraim
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 16-02-2009
Lokacioni: Kumanove
Postimet: 9
All-llahu të shpërbleftë: 3
Falënderuar 11 herë në 5 Postime
Rep Fuqia: 0
ibraim është në rrugë të mirë
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Citat:
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.,se ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s.,
ka thënë:"Kur njeriu vdes,atij i ndërprehet puna,përveç tre gjërave:Lëmosha e vazhdueshme,dija nga e cila përfitohet pas tij,apo fëmija i mirë
që lutet për të."Hadith Sahih.Atë e ka nxjerë Muslimi (1631), Buhariu në librin e veçantë për moralin,Tirmidhiu (1376),En-Nesai etj.
ju kisha lutur vella te na tregoni, se nese leximi i Kur'anit eshte i ndaluar per te vdekurit, atehere c'far mund te bejme per te vdekurin?
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:
Deliresia (09-08-2009), Detarja (24-02-2009)
  #3 (permalink)  
Palexuar 24-02-2009, 01:38
Grafika e ebu abdullah
Administrator
 
Data e Anëtarësimit: 28-12-2003
Postimet: 925
All-llahu të shpërbleftë: 392
Falënderuar 2,497 herë në 542 Postime
Rep Fuqia: 763
ebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond reputeebu abdullah has a reputation beyond repute
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Selamun alejkum

Vella ibraim, pergjigjen e ke ne pjesen e fundit te hadithit:
"Kur njeriu vdes,atij i ndërprehet puna,përveç tre gjërave:Lëmosha e vazhdueshme,dija nga e cila përfitohet pas tij,apo fëmija i mirë që lutet për të."

InshAllah eshte e qarte.
Selamun alejkum
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:
Deliresia (09-08-2009), Detarja (24-02-2009), Ebu Hatib (26-02-2009), ibraim (26-02-2009)
  #4 (permalink)  
Palexuar 24-02-2009, 08:18
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 16-10-2008
Postimet: 11
All-llahu të shpërbleftë: 116
Falënderuar 39 herë në 10 Postime
Rep Fuqia: 0
Detarja do t´i dëgjohet emri së shpejti
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Selamun alejkum,

Vella Zoti te nderofte per mundin dhe keshillat e vlershme! Lutja per te vdekurit? Kete pyetje dhe pergjegje te ndryshme kam degjuar shume here; nje kohe te gjate kam degjuar se leximi i Yasinit per te vdekurit eshte i lavderueshem, por kjo me eshte hedhur poshte nga nje familjar i imi qe ka pas rastin te rri me nje nga ish- udheheqesit te BIK. Para disa viteve ne nje tubim e kishin pas pyetur kete dijetar se çka duhet te bejme per te vdekurit? Pergjegja e ti kishte qene asgje?....
Prandaj te falenderoj per kete hadith, ngase shpesh here mendoj se çka te beje per nenen time te vdekur, All-llahu e meshiroft, qe mos te ndihet e harruar nga ne!
Ne hadith nder te tjera thuhet ' lemosha e vazhdueshme' çfare nenkupton kjo?

All-llahu te shperblefte
Përgjigje me Citat
  #5 (permalink)  
Palexuar 26-02-2009, 00:15
Grafika e ibraim
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 16-02-2009
Lokacioni: Kumanove
Postimet: 9
All-llahu të shpërbleftë: 3
Falënderuar 11 herë në 5 Postime
Rep Fuqia: 0
ibraim është në rrugë të mirë
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Citat:
Postuar fillimisht nga ebu abdullah Shiko Postimin
Selamun alejkum

Vella ibraim, pergjigjen e ke ne pjesen e fundit te hadithit:
"Kur njeriu vdes,atij i ndërprehet puna,përveç tre gjërave:Lëmosha e vazhdueshme,dija nga e cila përfitohet pas tij,apo fëmija i mirë që lutet për të."

InshAllah eshte e qarte.
Selamun alejkum
Selamu alejkum vella.
Jo, nuk eshte e qarte.
Zakonisht thoni, te luteni per te vdekurin, por menyren se si dhe me cka e ne cka nuk i permendni.
Do ishte mire, qe per ne qe nuk kemi njohuri, te na i sqaroni pak me shume keto gjera.

Allahu ju shperblefte me xhennet per mundin qe merrni te na sqaroni.
Përgjigje me Citat
  #6 (permalink)  
Palexuar 16-04-2009, 00:18
Grafika e Jahja
Anëtarë Aktiv
 
Data e Anëtarësimit: 07-06-2008
Postimet: 189
All-llahu të shpërbleftë: 343
Falënderuar 437 herë në 146 Postime
Rep Fuqia: 150
Jahja has a brilliant futureJahja has a brilliant futureJahja has a brilliant futureJahja has a brilliant futureJahja has a brilliant future
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

We Alejkum selam we rrahmetullahi we berrakatuhu.
Po citoj nje hadith te profetit sel All-llahu alejhi we selam.
Gjate jetes se profetit sel All-llahu alejhi we selam njeri nga sahabet (shoket e tij) nderroi jet, dhe Resulullahu sel All-llahu alejhi we selam ishte tek varri.
Nderkohe qe hapej gropa e varrit profeti sel All-llahu alejhi we selam u mbajti ashabeve te tij nje rikujtim per vdekjen dhe kur gropa u hap dhe meiti (i vdekuri) u fut ne varr dhe filluan ti hidhnin dhe siper, profeti sel All-llahu alejhi we selam tha: "Beni dua per te vdekurin se melaiket po vijn te pyesin" Dhe Ai sel All-llahu alejhi we selam dhe sahabet e tij ngriten duart dhe filluan te bejn dua per te vdekurin ne menyre individuale pra jo te gjith bashkarisht, dhe duan mund ta bejm duke thene, O Zot fale ate, o ZOT meshiroje ate, o ZOT beje prej banoreve te xhennetit e keshtu me rradhe.
KUJDES, NUK U BE DUAJA E BASHKUAR; PRA U BE NE MENYRE INDIVIDUALE.
Dhe kjo kur ndodh varrosja, pra mbasi i falet xhenazja.
Me vone, kur ka vdekur dhe eshte varrosur, eshte e lejuar qe te behet dua per te afermin, por kjo nese ai ka qene musliman dhe kjo kur pershembull shkon ne sexhde mund te behet dua per prindin, nenen apo baben e kjo pa pasur nevoje per te shkuar tek varri.

SI TE BEJM DUA

Duaja behet duke ngritur duart perpara fytyres, dhe e mire eshte qe qe perpara se te ngrihen duart te jete i qarte nijeti i duas (qellimi i duas) , mbas kesaj kur ngrihen duart fillohet me Lavderimin dhe Falenderimin e All-llahut, dhe mbas kesaj behet duaja dhe eshte e preferueshme qe te jete e permbledhur dhe profeti sel All-llahu alejhi we selam e perseriste 3 here duan dhe keshtu ne duhet te ndjekim shembullin me te mire keshtu qe eshte e mire qe te perseritet 3 here duaja, mbas kesaj dergohen salavate mbi profetin sel All-llahu alejhi we selam dhe mbyllet duaja.
Pra
duaja behet
1.Behet Nijeti
2.Lavderohet dhe Falenderohet All-llahu
3.Behet duaja me ze te ulet, ose duke peshperitur duke qene e permbledhur dhe duke u perseritur 3 here
4.çohen salavate mbi profetin sel All-llahu alejhi we selam.
KUJDES, mbas perfundimit te duas dhe uljes se duarve nuk ferkohet fytyra, kete nuk e ka bere profeti sel All-llahu alejhi we selam.
Kjo eshte menyra qe e ka bere profeti sel All-llahu alejhi we selam duan, dhe kjo eshte me e mira.
__________________
Esh-heduenne La Ilahe Il All-llah, we Eshheduenne Muhammeden Abduhu, we resuluhu.

O All-llah, me bej mua dhe ata qe e lexojn kete prej atyre qe e thone ne momentin e kjametit te vogel.

Së fundi përpunuar nga Jahja: më 16-04-2009 00:25
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:
biki (16-04-2009), Dariina (15-05-2009), Deliresia (09-08-2009), ramazani (23-05-2009), Shkupjani_ger (16-04-2009), ShPëtimm (16-04-2009)
  #7 (permalink)  
Palexuar 02-06-2009, 22:17
Grafika e ines
Anëtarë Aktiv
 
Data e Anëtarësimit: 27-05-2009
Lokacioni: Aty ku se dua te jetoj
Postimet: 163
All-llahu të shpërbleftë: 497
Falënderuar 323 herë në 105 Postime
Rep Fuqia: 107
ines has much to be proud ofines has much to be proud ofines has much to be proud ofines has much to be proud of
...

Allahu ju shperbleft,dhe njeashtu lus Allahun te naj fal gabimet se metevertet ne vendet tona akoma ju kendojm verse Kuranore te vdekurve,
Përgjigje me Citat
  #8 (permalink)  
Palexuar 09-08-2009, 11:23
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 09-08-2009
Lokacioni: Gjilan,dheu i bardhe
Postimet: 1
All-llahu të shpërbleftë: 0
Falënderuar 1 herë në 1 Postim
Rep Fuqia: 0
mubarek007 nuk ka vlerësime momentalisht
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

All-llahu qoft i kenaqur me ty vella qe na e tregove edhe nje hakk ,innshallah te ben ALL-LLAHU prej xhennetlinjve ,e prej atyre qe diten e Gjykimit do ta shohin ALL-LLAHUN,gjithashtu ta perjetosh momentin ku ALL-LLAHU roberve te vet ne xhennet do tu a tregoj fytyren.....me nje fjal ta shijosh shperblimin e ALL-LLAHUT xh.sh.
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
taulant01 (10-08-2009)
  #9 (permalink)  
Palexuar 16-10-2009, 15:26
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 17-01-2008
Postimet: 17
All-llahu të shpërbleftë: 1
Falënderuar 25 herë në 13 Postime
Rep Fuqia: 0
abdullai do t´i dëgjohet emri së shpejti
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Esselamu Alejkum,edhe un e kam bër këtë pyetje ma heret se si duhet mu lut per te vdekurit dhe me intereson shum kjo gjë meqense e kem te lejuar me shku tek varezat ne vizit ,duhet me dit edhe qfar dua dhe lutje duhet me bo per ata por ju na i sqarut shum mir Allahu tshperbleft me Xhenet Inshalla,ju si that
Citat:
duaja behet
1.Behet Nijeti
2.Lavderohet dhe Falenderohet All-llahu
3.Behet duaja me ze te ulet, ose duke peshperitur duke qene e permbledhur dhe duke u perseritur 3 here
4.çohen salavate mbi profetin sel All-llahu alejhi we selam.
KUJDES, mbas perfundimit te duas dhe uljes se duarve nuk ferkohet fytyra, kete nuk e ka bere profeti sel All-llahu alejhi we selam.
Kjo eshte menyra qe e ka bere profeti sel All-llahu alejhi we selam duan, dhe kjo eshte me e mira.
__________________
pra domethën te pika e 2 Lavderohet dhe Falenderohet All-llahu,në rregull por sa po mundem me logjiku Allahu lavderohet dhe falenderohet me kuran ndoshta nuk jam gabim dhe prap se prap me Elhamin paska nevoj mu këndu apo surja Ihlas në rast se paska vepru kshtu pejgamberi a.s ather edhe ai e paska kendu te njejten gjë suret nga kurani famelart Allahu e di më së miri po them prap.
Përgjigje me Citat
  #10 (permalink)  
Palexuar 17-11-2009, 00:36
Anëtarë i Ri
 
Data e Anëtarësimit: 16-11-2009
Lokacioni: Berlin
Postimet: 13
All-llahu të shpërbleftë: 40
Falënderuar 14 herë në 9 Postime
Rep Fuqia: 0
mimmar është në rrugë të mirë
Re: ➪ Leximi i Kur`anit për të vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

Per Abdullain. Es selamu aeljekum.
Vellai dashur, piken 1. nijetin beje me zemer, piken 2. lavderimin dhe falenderimin e Allahut mund ta besh keshtu: "Elhamdulilahi rabil alemin" dhe mund te dergosh salavate mbi te derguarin e Allahut alejhi selam dhe pastaj ben duane.
Shpresoj se te ndihmova sado pak.
Përgjigje me Citat
Përgjigju


Vegla të Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janë Aktiv
[IMG] Kodi është Aktiv
HTML Kodi është jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv


Tema të Ngjashme
Tema Fillues i Temës Forumi Përgjigjet Postimi i Fundit
A lejohet leximi i Kur’anit në vërreza? Jetmir Fetua nga Sheikh Salih El-Feuzan (All-llahu e ruajt) 0 23-03-2009 21:23
Gjatë ciklit mujorë, a lejohet leximi i Kur´anit, dua dhe libra Islame në internet ? SecretGirl Pyetje-Përgjigje 1 22-02-2009 23:50
Leximi i Kur´anit në shqip, çfarë vlere ka ? Menntori Pyetje-Përgjigje 1 26-09-2008 15:32
A lejohet leximi i Kur´anit pa abdes ? Masaar Pyetje-Përgjigje 14 28-09-2007 01:18
Leximi i Kur`anit për të vdekurit Ebu Katade Literaturë Islame 4 15-11-2005 00:39


Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 12:39.


Mirëmbajtur nga: Kur´an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Të drejtat e rezervuara për të gjithë Muslimanët
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.