|
Njohja e bidatit [risisė nė Fe] ėshtė detyrim
Njohja e bidatit [risisė nė Fe] ėshtė detyrim
1. Nga fjala e Muhamedit [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė], “Ēdo bidat ėshtė devijim dhe ēdo devijim ėshtė nė zjarr!” na u qartėsua se pėr ēdo gjė tė shpikur nė fe duhet tė kemi njohuri, qė tė largohemi nga ajo, sikur thotė edhe poeti:
E njoha tė keqėn, jo pėr tė keq por qė mos tė bie nė tė
Dhe kush nuk e njeh [dallon] tė mirėn nga e keqja, do tė bie nė tė [tė keqen]
Esenca e kėsaj bazohet nė hadithin e Hudhejfe ibn Jeman ku thotė: ”Njerėzit e kanė pyetur Pejgamberin [paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė] pėr tė mirėn, kurse unė e kam pyetur pėr tė keqen nga frika se mos po bie nė tė.1
2. Nuk mjafton nė adhurim vetėm njohja e Sunnetit, por patjetėr duhet qė t’i njohim edhe gjėrat qė i kundėrvihen nga bidatet, ashtu siē nuk mjafton tė njohim nga Imani [besimi] vetėm njėshmėrinė pa njohjen e Shirkut [politeizmit].
Dhe pėr kėtė realitet tė ndritshėm na lajmėroi mė i Larti, mė i Madhi, nė Kur’an:
“E kush nuk i beson tė pavėrtetat e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė Dėgjues dhe i Dijshėm.” [el Bekaretu: 256]
Dhe ky ėshtė qėllimi esencial i dėrgimit tė pejgamberėve. Thotė All-llahu: “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguarė, qė t’u thonė: adhurojeni vetėm All-llahun e largohuni djajve [adhurimit tė tyre]!”
Ēėshtje tė cilėn e vėrtetuan besimtarėt nė jetėn e tyre. Thotė All-llahu nė Kur’an: ”Ndėrkaq ata qė u larguan prej adhurimit tė idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanė gėzim tė madh, e ti pėrgėzoji robėrit e Mi!” [ez-Zumer: 17]
Pejgamberi [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė] e ka predikuar kėtė duke thėnė: ”Kush thotė, ‘askush s’meriton tė adhurohet pos All-llahut’ dhe mohon atė qė adhurohet pos Tij, ėshtė ndaluar [ėshtė bėrė haram] pasuria e tij, gjaku i tij dhe llogaria e tij mbetet te All-llahu.”2
Nuk ka mjaftuar pėr Muhamedin [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė] vetėm Teuhidi [njėshmėria] por edhe mohimi i asaj qė adhurohet pos Tij. Pėr kėtė shkak detyrohemi qė ta njohim Kufrin [mosbesimin], nė tė kundėrtėn do tė biem nė tė duke mos e vėrejtur fare, siē thotė All-lahu nė Kur’an: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-lahun, vetėm se duke i shoqėruar [zota tė tjerė].” [Jusuf:106]
Gjithashtu i njėjti raport qėndron mes Sunnetit dhe bidatit - nuk ka dallim. Kjo ėshtė e qartė nė porosinė e Muhamedit [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė] drejtuar shokėve tė vet, tė cilėn e ka transmetuar deri tek ne Urban iben Sarijeh, ku thotė: ‘Ka thėnė Pejgamberi [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė]:
“… Kapuni pėr Sunnetin tim dhe sunnetin e udheheqėsve tė drejtė. Kapuni pėr tė me dhėmballa dhe ruajuni nga gjėrat e shpikura, se ēdo e shpikur ėshtė devijim.”
I ka porositur ata qė tė kapen pėr Sunnetin dhe tė largohen nga bidati. Dhe kjo ėshtė realiteti i kohės: “Nuk ėshtė e mundur njohja e njė gjėje deri sa mos tė njihet e kundėrta e saj.”
Thotė Iben Kutejbe ed-Dinuri [All-llahu e mėshiroftė]: “Nuk plotėsohet urtėsia e krijimit derisa tė mos krijohet e kundėrta e saj, qė tė njihet secila nga ajo me shokun [tė kundėrtėn] e vet: drita njihet prej errėsirės, dituria njihet prej injorancės [paditurisė], e mira njihet prej tė keqes, e dobishmja njihet nga e dėmshmja, e ėmbla njihet prej tė idhtės; bazuar nė fjalėn e All-llahut - xhele sha’nuhu - ku thotė: ”I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet nė ēifte nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė.“
Qifte, lloje tė kundėrta si: mashkullin me femrėn, e thara me tė lagurėn, etj.
Thotė All-llahu nė Kur’an: ”Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet, mashkullin dhe femrėn.“
Gjithashtu ėshtė e qartė nė dy dėshmitė: Askush s’meriton tė adhurohet pos All-llahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.
- Dėshmia e parė: pozitive dhe negative, pohim dhe mohim, mohim i njėshmėrisė sė tjetėrkujt pos All-llahut, pėr arsye se nuk e meriton atė askush pos All-llahut, dhe vėrtetim nė All-llahun, i cili ėshtė i pashoq, Zot i merituar.
- Dėshmia e dytė: mohim i ndjekjes sė tjetėrkujt pos Muhammedit [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė]. Ai ėshtė i cili meriton tė ndiqet…
Kėshtu qė nė dėshminė e parė kuptojmė:“Nuk ka tė adhuruar qė meriton tė adhurohet pos All-llahut” dhe dėshmia e dytė, “Nuk ka tė ndjekur qė meriton tė ndiqet pos Muhamedit [paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė].
Thotė Jahja ibn Mundhir er-Rrazi: ”Kundėrthėniet e njerėzve ndahen nė tri parime, secila prej tyre posedon tė kundėrtėn e saj. Nėse largohet njėra, bihet nė tė kundėrtėn e saj: njėshmėria - e kundėrta e saj ėshtė politeizmi; Sunneti - e kundėrta e saj ėshtė bidati; dhe dėgjueshmėria - e kundėrta ėshtė mėkati.3
3. Pėr kėtė shkak detyrohet ēdo thirrės qė t’i kėshillojė muslimanėt pėr t’u ruajtur, qė tė largohen nga bidati dhe shirku [politeizmi] dhe t’i urdhėrojė nė njėshmėri tė All-llahut dhe nė Sunnet. Nga kjo pikėnisje ngritet thirrja nė rrugė tė All-llahut, ashtu siē thotė All-llahu xhele-shanuhu nė Kur’an: ”Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillėt janė tė shpėtuarit…” [Aal Imran:104]
Thirrja nė njėshmėri [Teuhid] dhe Sunnet ėshtė urdhėr nė tė mirė dhe ndalim nga e keqja. Ndjekja e kėsaj rruge [metode] bėri qė Ummeti i Muhamedit [paqja dhe mėshira e All-llahur qoftė mbi tė] tė jenė njerėzit mė tė mirė, qė thėrrasin nė atė qė ėshtė e dobishme, qė tė jenė Ummeti mė i mirė, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga e keqja dhe tė besoni nė All-llahun...” [Aal Imran:110]
*Thotė imam Ebu Shametu el-Makdesi4: “Dhe i kanė kėshilluar Muhammedi dhe shokėt e tij – dhe ata pas tyre - ndjekėsit e kohės sė tyre, qė tė ruhen nga bidatet dhe punėt e shpikura, dhe ka urdhėruar nė ndjekjen e tij, nė ēka ėshtė shpėtimi nga ēdo rrezik qė kanoset…
Ka ardhur nė Kur’an urdhėri pėr ndjekje duke mos bėrė pėrjashtim, ku thotė All-llahu: “Thuaj: nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje, qė All-llahu t’ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja!” [Aal Imran:31]
Thotė All-llahu:“Dhe se kjo ėshtė rruga [feja] ime e drejtė [qė e caktova pėr ju], pra pėrmbajuni kėsaj e mos ndiqni rrugė tjetėr e t’ju ndajė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni [tė bėheni tė devotshėm].” [el Enam:153]
Kėto ishin disa nga argumentet pėr atė qė paraqitem mė lart.
Ėshtė transmetuar nga Ebi el-Huxhaxh bin Xhebe el Meki, i cili ėshtė nga Tabi’inėt e mėdhenj dhe imam i mufesirinjėve [komentatorėve] pėr fjalėn e All-llahut, “ ...dhe mos ndiq,” thotė: bidatet dhe epshet.5
Ka thėnė Eliz ibn AbduSelam [All-llahu e mėshiroftė]: “Lum pėr atė qė merr post nga postet e muslimanėve dhe ndihmon nė mposhtjen e bidatit dhe ringjalljen e Sunnetit...”6
Dhe thotė nė Nihajetu el Mubtedi’in: “Tė urryerit e bidatit shkatėrrues ėshtė detyrim, dhe po ashtu [ėshtė detyrim] ngritja e argumenteve nė mposhtjen e tij, pa marrė parasysh se a e pranon apo refuzon kėtė thėnėsi i tij.”7
el Meuerdhi thotė: I kam thėnė Ebu Abdullahit - imamit tonė [imam Ahmed ibn Hambel]: “Si gjykon pėr njė njeri qė agjėron dhe falet, mirėpo nuk flet kundėr ndjekėsve te bidatit?” U vėrejtėn shenjat e hidhėrimit nė fytyrėn e tij dhe ėshtė pėrgjegjur duke thėnė: “Nėse njeriu falet, agjėron apo largohet nga njerėzit [pėr tė bėrė ibadet sa mė shumė], a nuk ėshtė kjo vepėr vetėm pėr vetėn e tij? U pėrgjigja: “Po.” Ai tha: “Atėherė tė folurit pėr bidatēinjtė ėshtė pėr tė dhe pėr tė tjerėt, e kjo ėshtė mė e mirė pėr tė...”8
Sa e mirė ėshtė fjala e imam Katadetu, ku thotė: “Me tė vėrtetė nėse njė njeri e shpif njė bidat, ne detyrohemi qė ta pėrmendim [bidatin] nė mėnyrė qė tė ruhemi nga ai.”9
Fatkeqėsisht realiteti i kėsaj ēėshtjeje fshihet tek shumė grupacione tė kohės sonė [nė ditėt e sotme], dhe shkak i zhvillimit tė kėsaj ėshtė mosnjohja e shkaqeve te bidatit, tė cilat janė tė shumta, ku mund tė bie edhe dijetari.
1. Transmeton Buhariu [6/615-616,13/35], Muslim [12/ 236 - Neueui]
2. Transmeton Muslimi [1/212 Neueui]
3. Transmeton Ebu Daud [4607],Tirmidhi [2676], Ibn Maxhe [43-44]
dhe tė tjerėt. Hadithi ėshtė i vėrtetė
4. el-Itisam [1/91]
5. el-Bath ala Inkari el Bida uel Hauadith [faqe 11]
6. Transmeton ed-Derami [1/68] dhe Bejhaki nė “Medkhal” [200]
7. Musaxheletul Ilmije [faqe 10]
8. E ka pėrmendur Ibn Muflih ne “Edab esh-Sheria” [1/210]
9. Tabakat el Hanabile [2/ 216]
Sė fundi pėrpunuar nga Uthman Ibn Affan : mė 24-11-2007 00:11.
|