Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Bidatet - Risitė nė Fe

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 16-06-2004, 05:11
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 04-01-2004
Lokacioni: kalimtar nė evrop
Postimet: 75
All-llahu tė shpėrbleftė: 6
Falėnderuar 36 herė nė 24 Postime
Rep Fuqia: 0
Nuhi do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Veprat e njė bidatgjije nuk pranohen , ka edhe disa hadith qka flasin per kete...?

vllazni te dashur aka munsi me mė spjegu dikush reth nje hadithit ku thot muhamedi s.w .s se veprat e njė bidatqije nuk pranohen , ka edhe disa hadith qka flasin per ket pune deshta ta dijė nga nje njeri qka esht kompetetn keth qeshtjes islame hoxh apo talebe bazuar nga dijetart ehlisuna se siesht puna e ketyre persona se edim se vetźm veprat e kufarve nuk praohen andaj kisha dasht pak sbjegim keth ksaj mesele. ma bani hallall qka poju mundoj Allahu ju shperbleft tanve eselamu alejkum we rahmetullah
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 08-03-2006, 14:04
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 04-03-2006
Lokacioni: shkoder
Postimet: 12
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 5 herė nė 2 Postime
Rep Fuqia: 0
Arditi ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: selamu alejkum deshta ta baj nje pytje

Es-selamu alejkum vella. Nese ka mundesi hadithin qe keni shkruar ta shkruani te plote dhe hadithet e tjera qe keni permendur aty sepse siē e dime ne temen e hadithit ka shume gjera qe jane transformuar dhe nga nje hadith i dobet kane dalur dmth kan perpunuar shume hadithe qe dalin ne kundershtim me hadithin e vertete. Nese ju do na shkruani hadithet qe juve ju interesojne te dini rreth tyre atehere mund tu ndihmoj.

me respekt Arditi.
Pėrgjigje me Citat
  #3 (permalink)  
Vjetėr 03-06-2007, 13:00
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 03-06-2007
Postimet: 7
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 6 herė nė 3 Postime
Rep Fuqia: 0
ubej bin kabi ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: selamu alejkum deshta ta baj nje pytje

Selam alejkum.

Shej Salih el Feuzani ka thene ma i keq eshte bidatxhia se gjynahqari i madh.
Arsyja se ka thene se gjynahqari apet pritet me u pendu najher e bidatxhia thot jam ne te verteten dhe thirri ne te.

Pastaj vella e din: Veprat me te kqija jan ato te shpifurat, e qdo shpikje eshte bidat e qdo bidat dalalet(humbje) e humbja ne zjarr.

All-llahu na ruajt e na befte prej pasuesve te devotshem te Kur'anit e Sunnetit
Pėrgjigje me Citat
  #4 (permalink)  
Vjetėr 03-06-2007, 13:09
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 03-06-2007
Postimet: 7
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 6 herė nė 3 Postime
Rep Fuqia: 0
ubej bin kabi ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: selamu alejkum deshta ta baj nje pytje

Marrė nga Sherh Usul ul-I’tikad tė Imam el-Lalika’it





El Imam el-Hafiz Ebul-Kasim Habetullah ibn el-Hasan ibn Mensur et-Taberi el-Lalika’i (v. 418H) transmeton nė Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhema’a (1/135-136 nr. 252)



“Muhamed ibn Ahmed ibn el-Kasim transmetoi, duke thėnė: Ahmed ibn el-Hasan na rrėfeu duke thėnė: Sulejman ibn el-Ashe’eth na rrėfeu duke thėnė: Abdullah ibn Shubi el-Atik na rrėfeu duke thėnė: Jeus ibn Asbat na rrėfeu duke thėnė: E kam dėgjuar Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi duke thėnė: “Kushdo qė e dėgjon njė person tė risisė (bidatit) dhe e di se ai ėshtė person i risisė, atėherė mbrojtja ėshtė larguar prej tij dhe ai i ėshtė lėnė vetes sė tij.”, dhe Imam Ebu Abdullah ibn Muhamed ibn Bata el-Ekberi el-Hanbeli (v. 387H) e transmeton kėtė nė ‘Ibanetul-Kubra’–nė e tij (2/460 nr. 443):



“Ebul-Kasim Hafs ibn Umer transmetoi duke thėnė: Ebu Hatim er-Razi na rrėfeu duke thėnė: Muhamed ibn Ubade ibn el-Bahteri na rrėfeu duke thėnė: Ubade ibn Kulejb Ebu Gasan el-Lejthi na rrėfeu: prej Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi, i cili tha: “Kushdo qė e dėgjon njė person tė risisė, ai i ėshtė lėnė vetes sė tij dhe e ka lėnė mbrojtjen e Allahut.”



Edh-Dhehebi tha pėr tė nė ‘Sijar A’lamin-Nubela’ (8/175-176): “Muhamed ibn en-Nedr, Ebu Abdur-Rahman, el-Harithi, el-Kufi: Adhurues i popullit tė kohės sė tij nė Kufe. Ai transmetoi nga el-Auzai dhe tė tjerė. Prej tij (transmetojnė): Ibn Mehdi, Halid ibn Jezid, Xherir ibn Zijad dhe Ebu Nasr et-Tamer – disa thėnie. Ebu Usame ka thėnė: “Ai ishte njė prej adhuruesve mė tė mėdhenj nė Kufe.”



Dhe Abdul-Kudus ibn Bekr transmetoi nga Muhamed ibn en-Nedr se ai ka thėnė: “Fillimi mė i madh i diturisė ėshtė qė tė dėgjojmė dhe tė heshtim, pastaj ajo tė mėsohet pėrmendsh, pastaj tė veprohet sipas saj, pastaj ajo tė pėrhapet.”



Ibn el-Mubarek ka thėnė: “Kur Muhamed ibn en-Nedr e pėrmendte vdekjen, nyjet e tij dridheshin.”



Prej Ebul-Ahves i cili tha: “Muhamed ibn Nedr i premtoi vetes se ai s’do tė flinte, pėrveē nėse sytė e tij kaplohen nga gjumi.”



Ibn Bata po ashtu transmeton nė ‘el-Ibantul-Kubra’ (2/461 nr. 444): “Ebul-Kasim Hafs ibn Umer na rrėfeu duke thėnė: Ebu Hatim na rrėfeu duke thėnė: ibn Ibrahim en-Nesaburi na rrėfeu duke thėnė: Sheker ka thėnė: *Manuskripta e paqartė, el-Husain ibn er-Rebi na rrėfeu duke thėnė: Jahja ibn Umer eth-Thekefi na rrėfeu, se ai ka dėgjuar Sufjan eth-Theurin duke thėnė: “Kushdo qė e dėgjon personin e risisė, ai e lė mbrojtjen e Allahut dhe i lihet vetes sė tij.”



Ruajuni nga tė shoqėruarit me njerėzit e sekteve tė shpikura, besimeve tė shpikura dhe njerėzve tė devijimit. Ruajuni nga tė ulurit me ta dhe ruajuni tė mos i dėgjoni ata apo t’i lexoni fjalėt e tyre. Ruajuni nga tė debatuarit me ta dhe argumentimit me ta – dhe tė mos ua citojnė juve besimet e tyre tė shtrembėruara. Imam el-Lalika’i pėrmend njė numėr tė madh tė transmetimeve nga Selefi qė paralajmėrojnė kundėr shoqėrimit me njerėzit e risisė nė ‘Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhemat’ – kėtu janė disa prej tyre (zingjiri i transmetimit ėshtė hequr):



(31)... prej Ejub (es-Sihtijeni) i cili tha: “Vėrtet, prej mirėqenies sė njė tė riu apo njė jo-Arabi ėshtė ajo qė Allahu ta udhėzojė atė pėr tek njė dijetar prej shoqėruesve tė Sunetit.”



(32)... prej ibn Sheudheb i cili tha: “Vėrtet, nga bekimet e Allahut ndaj njė tė riu i cili kėrkon ta adhurojė Allahun, ėshtė ajo se atij i ėshtė dhėnė si vėlla njė shoqėrues i Sunetit i cili e inkurajon atė nė tė (Sunet).”



(196)... prej Abdur-Rahman ibn Jezid i cili tha: E kam dėgjuar Abdullah ibn Mes’udin duke thėnė: “Ruaju nga risitė tė cilat i shpikun njerėzit, meqė feja nuk del nga zemra e tėra pėrnjėherė, por shejtani i prezenton atij risi derisa ta dėbojė Imanin nga Zemra. Dhe shumė shpejt do tė ndodhė qė njerėzit t’i lėnė detyrat tė cilat Allahu i ka urdhėruar pėr ta: namazin, agjėrimin, tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn, dhe tė flasin pėr Zotin e tyre. Pra, kushdo qė e mbėrrin kėtė kohė, atėherė le tė ikė.” Qe thėnė: O Ebu Abdur-Rahman, ku tė iket? Ai tha: “Askund. Ai duhet tė ikė me zemrėn e tij dhe fenė e tij dhe tė mos ulet me asnjė nga njerėzit e risisė.”



(199)... prej Muxhahidit i cili tha: “I ėshtė thėnė Ibn Umerit se Nexhde thotė kėtė dhe kėtė..., por ai e ndaloi veten nga tė dėgjuarit e asaj nga frika se diēka nga ajo mund t’i mbesė nė zemėr.”



(240)... prej el-Hasan (el-Basri) i cili thoshte: “Mos u ulni me njerėzit e besimeve tė shpikura, mos debatoni me ta e as mos i dėgjoni ata.”



(242)... prej Se’id ibn Amir i cili tha: E kam dėgjuar Isma’ilin (ibn Harixhe) duke thėnė: dy njerėz prej njerėzve tė sekteve tė shpikura erdhėn tek Muhamed ibn Sirini dhe thanė: “O Ebu Bekr, dėshirojmė tė tregojmė diēka ty. Ai tha: “Jo.” Ata thanė: “Atėherė, a mund ta themi njė ajet nga Libri i Allahut?” Ai tha: “Jo.” Dhe tha: Ose ēohuni ju tė dy e largohuni, ose do tė ēohem unė.” Kėshtu qė tė dy njerėzit u ngritėn dhe shkuan. Njėri prej njerėzve i tha: “Ēfarė tė keqe do tė tė bėnte qė ai ta thoshte njė ajet?” Ai tha: “E urreja atė qė ata tė recitonin ajetin e ta shtrembėronin atė dhe pastaj ajo tė mė hynte nė zemėr.”



(246)... prej Ejub es-Sihtijeni i cili tha: Ebu Kulabe mė tha: “O Ejub, mbaj nė mend katėr gjėra nga unė: Mos fol pėr Kur’anin sipas mendimit tėnd, ruaju (nga tė folurit) pėr Kaderin, dhe nėse pėrmenden Shoqėruesit e Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) atėherė pėrmbaju, dhe mos i lejo njerėzit e risisė qė tė kenė qasje nė dėgjimin tėnd.”



(249)... Ma’mer tha: Ibn Tavus qe ulur kur njėri prej Mu’tezilėve erdhi dhe filloi tė flasė, kėshtu qė ibn Tavus i futi gishtat e tij nė vesh dhe i tha tė birit tė tij: “O biri im, vendosi gishtat tu nė vesh dhe ndrydhi fort qė tė mos e dėgjosh fare fjalimin e tij.” Ma’mer tha: Qė do tė thotė se zemra ėshtė e dobėt.



(250)... Abdur Rezak na transmetoi duke thėnė: Ibrahim ibn Ebi Jahja mė tha: “Mendoj se ka shumė nga Mu’tezilet nė rrethinėn tėnde!?” Unė thashė: “Dhe ata pohojnė se ti je njėri prej tyre.” Ai tha: “A mund tė hysh nė kėtė shitore qė tė flas me ty?” Unė thashė: “Jo.” Ai tha: “Pse?!” Unė thashė: “Meqė zemra ėshtė e dobėt dhe Feja s’ėshtė pėr atė i cili fiton nė debat.”



(251)... prej el-Auzait i cili tha: Umer ibn Abdul Aziz ka thėnė: “Nėse i sheh njerėzit duke u takuar nė lidhje me fenė me ēfarėdoqoftė nė pėrjashtim tė njerėzve tė rėndomtė, atėherė dije se ata janė nė fundamentin e devijimit.”



(252)... Jusef ibn Asbat tha: Kam dėgjuar Muhamed ibn en-Nedral Harithi duke thėnė: “Kushdo qė ia vė veshin njė risimtari dhe e di se ai ėshtė risimtar, atėherė mbrojtja largohet prej tij dhe ai i lihet vetes sė tij.”



(252)... Junus ibn Ubejd ka thėnė: “Mos u ul me as sundues as me risimtar.”



(254)... Ahmed ibn Junus ka thėnė: Njė njeri i tha Sufjanit – dhe unė isha duke dėgjuar – ‘O Ebu Abdullah, mė kėshillo’. Ai tha: “Ruaju nga sektet e shpikura dhe polemika, dhe ruaju prej sunduesve.”



(259)... Jahja ibn Ebi Kethir tha: “Nėse e sheh ndonjė person tė risisė nė njė rrugė tė caktuar, atėherė merr rrugė tjetėr.”



(260)... Isma’il et-Tusi tha: Ibn el-Mubarek mė tha: “Le tė jetė ulja jote me tė varfėrit dhe ruaju nga tė ulurit me personin e risisė.”



(261)... el-Fudejl ibn Ijad ka thėnė: “Cilindo njeri tė cilin e pyet ndokush pėr kėshillė dhe ai e drejton atė te njė risimtar, atėherė ai ėshtė sjellur nė mėnyrė mashtruese ndaj Islamit, dhe ruaju nga shkuarja te personi i risisė meqė ata parandalojnė nga e vėrteta.”



(262)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjė risimtar, se kam frikė se mallkimet do ty zbresin mbi ty.”



(263)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjė risimtar – Allahu i ka bėrė veprat e tija tė kota dhe e ka nxjerrur dritėn prej zemrės sė tij. Dhe nėse Allahu e do njė rob, Ai i jep atij ushqim tė mirė dhe tė pastėr.”



(264)... el-Fudejl ka thėnė: “Mos i beso risimtarit nė lidhje me fenė tuaj, mos i kėrko kėshillė atij nė ēėshtjet tuaja, dhe mos u ul me tė sepse kushdo qė ulet mė njė risimtar, Allahu do ta bėjė atė tė verbėr.”



(265)... el-Fudejl tha: “Shpirtat e armatės me aranzhim paraprak – secili nga ata qė e kanė njohur njėri-tjetrin do tė bashkohen, ndėrsa ata qė s’janė njohur do tė ndahen. “Dhe s’ėshtė e mundur qė personi i Sunetit ta ndihmojė njė risimtar, pėrveē nga hipokrizia.”



(267)... el-Fudejl tha: “I kam mbėrri njerėzit mė tė mirė – tė gjithė ata ishin njerėz tė Sunetit dhe paralajmėronin kundėr njerėzve tė risisė.”



(268)... el-Fudejl tha: “Pėrgėzime pėr atė qė ka vdekur nė Islam dhe Sunet, dhe nėse kėshtu ėshtė rasti, atėherė le tė thuhet: Siē do Allahu (Ma Sha Allah).”



(270)... el-Hasan ka thėnė: “Prej personit tė risisė Allahu nuk e pranon namazin, as agjėrimin, as haxhin, as umren, as xhihadin, as pendimin, as lėmoshėn.”



(271)... el-Hasan tha: “Allahu nuk pranon asgjė nga personi i risisė.”



(272)... el-Fudejl ibn Ijad ka thėnė: “Asnjė vepėr e personit tė risisė nuk ngrihet tek Allahu.”



(273)... Ibrahim ibn Mejsere ka thėnė: “Ai qė e nderon njė risimtar ka ndihmuar nė shkatėrrimin e Islamit.”



(274)... Abdullah ibn Umer es-Sarkusi – dijetar i el-Khazarit – ka thėnė: E kam ngrėnė njė racion tė vetėm me njė risimtar dhe kur Ibn el-Mubarek dėgjoi pėr kėtė, ai tha pėr mua: “S’do t’i flas atij tridhjetė ditė.”



(275)... el-Fudejl ka thėnė: Ibn el-Mubarek ka thėnė: “S’kam parė ndonjė pasuri tė cilėn e pėrbuzi mė shumė sesa atė tė personit tė risisė dhe tha: “O Allah, mos lė ndonjė risimtar tė mė japė ndonjė gjė, ashtu qė zemra ime ta dojė atė.”



(276)... prej Ibrahimit (en-Nekhi) i cili tha: “Nuk ka pėrgojim nė lidhje me risimtarin.”



(278)... prej Hasan el-Basrit, i cili tha: “Janė tre, tė cilėt s’kanė paprekshmėri nė lidhje me pėrgojimin: njėri prej tyre ėshtė personi i risisė i cili thėrret nė risinė e tij.”



(281)... prej Kethirit, Ebu Sehl i cili ka thėnė: “Thuhet se nuk ka paprekshmėri pėr njerėzit e sekteve tė shpikura.”



(284)... prej Abdullah ibn el-Mubarek:“Personi i risisė ka errėsirė nė fytyrėn e tij edhe nėse ai e lyen atė tridhjetė herė nė ditė.”



(286)... Selam ibn ebi Mute ka thėnė: njė njeri i tha Ejubit: “O Ebu Bekr, Amr ibn Ubejd ėshtė kthyer nga pozita/mendimi i tij!!’ Ai tha: “Ai s’ėshtė kthyer.” Ai tha: ‘Vėrtet, O Ebu Bekr, ai ėshtė kthyer.” Ejubi tha: ‘Ai s’ėshtė kthyer – (tri herė). A nuk e ke dėgjuar thėnien e tij (sallallahu alejhi ue selam): “Ata dalin nga feja mu ashtu siē shigjeta e shpon gjahun, pastaj ata nuk kthehen nė tė derisa shigjeta tė kthehet nė hark.”



(290)... Ejub i thėrriste tė gjithė njerėzit e sekteve tė shpikura ‘Havarixh’, dhe thoshte: “Havarixhėt kanė emra tė ndryshėm, por tė gjithė janė tė bashkuar nė pėrdorimin e shpatės.”



(291)... Selam tha: Njė person i njė sekte tė shpikur i tha Ejubit: “Dua tė tė pyes pėr njė fjalė.” Ai u kthye prej tij dhe tha: “Jo, madje as njė gjysmė fjale.” Dy herė duke treguar me gishtin e tij.



(293)... Malik ibn Enes ka thėnė: “A duhet qė sa herė tė na vjen dikush qė mund tė polemizojė mė mirė se tjetri, ne ta lėmė atė ēka Xhibrili i solli Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) pėr shkak tė argumentimit tė tij?!”
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Alba (03-06-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Bidatet - Risitė nė Fe


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh" AbdulVehab Haxhxhi 26 13-09-2008 04:32
Veprat tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira Eroll Nesimi Akide 0 10-06-2008 16:28
Mustalahul hadith sunnih Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 52 21-04-2008 12:29
Ju lutem! Lexojeni kete Hadith.. ebu abdullah Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 2 24-03-2008 22:25
Parimet pėr pranimin dhe transmetimin e hadithit Ebu Katade Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 07-01-2006 14:20


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:06.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.